Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PD: Do të bëjmë kallëzim penal ndaj Peleshit, po pengon drejtësinë

TIRANË, 8 janar /ASTH/ Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, kërkuan sërish sot mbledhjen e Këshillit, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij, nga kryesia e Kuvendit, Oerd Bylykbashi, bëri të ditur se PD do të depozitojë kallëzim penal ndaj Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për shkak se po pengon Kuvendin, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

“Do të bëjmë kallëzim penal ndaj Kryetarit të Kuvendit, i cili me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka penguar autoritetin kushtetues të Parlamentit të Shqipërisë, për të shqyrtuar këtë kërkesë dhe ka penguar nëpërmjet këtyre veprimeve bërjen e drejtësisë, duke penguar prokurorinë që duke marrë autorizimin e Kuvendit të shkojë të marrë masën e arrestit para Gjykatës së Posaçme”, tha Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit, “Kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca po bllokojnë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të hequr imunitetin. PD e ka bërë të qartë se ne jemi në mbështetje të plotë për të vazhduar procedurën për të hequr imunitetin e deputetes së Belinda Ballukut”.

Bylykbashi theksoi se “provat janë të qarta se kërkesa për të zbatuar masën ka ardhur për shkak se janë rënduar rrethanat dhe është rritur rrezikshmëria e personit të pandehur për shkak se ka intimiduar dëshmitarët”.

“Ne kërkojmë me urgjencë thirrjen e mbledhjes dhe sot që e kemi kërkuar Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi e ka penguar thirrjen e Këshillit. Rregullorja e përcakton qartë se 5 anëtarët e opozitës e kanë të drejtën të thirri mbledhjen njësoj me kryetarin dhe kjo e vendos kryetarin në detyrimin ligjor për të njoftuar palët. Mjafton gjysma e anëtarëve që mbledhja të jetë e vlefshme”, tha ai.

Sipas Bylykbashit urdhri vjen nga kryeministri Edi Rama. “Edi Rama duke urdhëruar mazhorancën, po e kthen Kuvendin dhe procedurën për heqjen e imunitetit në një koracë për mbrojtjen e korrupsionit”, tha ai.

Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”.

/m.q/a.f/r.e/

The post PD: Do të bëjmë kallëzim penal ndaj Peleshit, po pengon drejtësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bylykbashi: Fajin për përmbytjet në Durrës e ka korrupsioni

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, njëkohësisht drejtues politik i PD-së për qarkun e Durrësit, i shoqëruar me drejtues të tjerë strukturash të PD-së, inspektoi sot disa zona dhe banesa të përmbytura në Durrës.

Bylykbashi e cilësoi gjendjen si “katastrofike”, dhe theksoi se “vjen nga dora e qeveritarëve dhe jo e natyrës”.

“Fajin nuk e kanë shishet plastike që kanë bllokuar kanalet, siç pretendon Kryeministri! Fajin e ka korrupsioni dhe grykësia e qeveritarëve që ka masakruar dhjetëra miliona euro të hedhura dëm”, theksoi Bylykbashi.

Sipas tij “rezultati është kjo përmbytje, për të cilën shumë banorë thonë që nuk e kanë parë asnjëherë në këto 30 vite”.

Bylykbashi theksoi se hidrovori i ri është jashtë kuotës së nevojshme dhe nuk tërheq ujë sa duhet,

“Përsëritjet, duke u rënduar e përmbytjes 3 herë nga janari 2025 deri më sot, banorët dhe specialistët i lidhin drejtpërdrejt me punimet për hidrovorin e ri që është jashtë kuotës së nevojshme e nuk tërheq ujë sa duhet, mbulimit të 2,6 km kanal të ujërave të larta që duhet të mbledhë ujërat e kodrave, por e mbuluan për ta kthyer në shëtitore mes varrezave, mospastrimit të kanaleve kryesore”, shkruan Bylykbashi.

Deputeti i PD-së kërkoi që “prokuroria të nisë menjëherë hetimet për të gjetur përgjegjësitë e veprimeve dhe mosveprimeve kriminale të Bashkisë Durrës në shpenzimin e dhjetëra milionë eurove ndër vite”.

/m.q/j.p/

The post Bylykbashi: Fajin për përmbytjet në Durrës e ka korrupsioni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë evakuime dhe pakënaqësi në Shqipëri

7 January 2026 at 18:27

Disa qytete dhe fshatra janë prekur rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm që filluan të martën në Shqipëri, duke shkaktuar mbylljen e shkollave në Durrës, një nga qytetet më të dëmtuara. Ministria e Mbrojtjes nuk ka publikuar ende një raport të dëmeve të deritanishme, por situata duket dramatike në disa qytete. Lideri i opozitës, Sali Berisha […]

The post Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë evakuime dhe pakënaqësi në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Bylykbashi për përmbytjet në Durrës: Hodhën mbi 30 mln euro në sistemet e kanalizimeve, hidrovori i ri s’e bën si duhet punën

By: V K
7 January 2026 at 14:42

Këtë të mërkurë, në një prononcim për mediat, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, teksa po ndjek nga afër situatën e rëndë nga përmbytjet në Durrës, theksoi se kjo katastrofë nuk është vetëm natyrore, por e shkaktuar edhe nga njeriu.

Gjithashtu, deputeti theksoi se autoritetet kanë shpenzuar 30 milionë euro për sistemin e kanalizimeve, ndërkohë që përmbytjet vijojnë të jenë një ndër problemet më të mëdha të qytetit.

Ai theksoi se në zonën ndodhej aktualisht, banorët janë përmbytur tre herë brenda pak kohësh, ndërkohë që ende nuk kanë marrë si duhet dëmshpëblimet e herëve të para.

Për deputetin, situata nuk është thjesht një katastrofë natyrore por edhe njerëzore, për faktin se paratë publike kanë shkuar dëm dhe nuk është zgjidhur asgjë.

“Situata është më shumë se dramatike, është katastrofë e shkaktuar nga njeriu. Është një histori e madhe korrupsioni. Janë mbi 30 mln euro të hedhura në sistemet e kanalizimeve gjatë këtyre viteve dhe ky është rezultati. Brenda një viti kjo zonë është përmbytur tre herë. Janë mbi 400 familje që presin dëmshpërblim të dy përmbytjeve të tjera dhe i zuri i treti. Një pjese ia kanë dhënë me këste më pak se 25%, një pjese 100% por në mënyrë selektive. Edhe këtu funksionon patronazhimi. Kjo është histori jo vetëm keqmenaxhimi por kriminale, para që hidhen në mënyrë të qëllimshme vetëm për të kaluar kohën”, shprehet ai.

Sipas tij, edhe hidrovori i ri, që ka kushtuar 19 milionë euro nuk e bën si duhet punën.

“Kemi hidrovorin e vjetër, për arsye krejt korruptive e kanë transferuar në një zonë tjetër që nuk përmbush kushte teknike. Nuk garanton tërheqjen e ujërave në kohë dhe ja ku është pasoja. Kanë mbyllur kanalin e ujërave të larta të zonës së kodrës, e ka deklaruar kryetarja e bashkisë se do të mbyllin 2.6 km kanal për shëtitore. Praktikisht këtu ka punë prokuroria e shtetit, të vijë dhe të marrë në përgjegjësi penale të gjithë ata që në këto vite 25 vite qeverisje të socialistëve në Durrës kanë sjellë në këtë situatë. Specialistët tanë thonë se hidrovori i ri i ndërtuar me 19 mln euro nuk është në kushtet për të bërë atë që është detyra, ndërkohë që i vjetri duhet të spostohet për shkak se kanë përplasur me ndërtimin e portit që është në koncesion”, shtoi ai.

Kërkoi gjithashtu, auditim nga KLSH dhe hetim nga Prokuroria për të bënë para përgjegjësisë abuzuesit.

Ai bëri me dije se kanë kërkuar në Këshillin Bashkiak të qytetit që të miratohet një fond i posaçëm për krijimin e një plani që do të zgjidhte përfundimisht situatën e përmbytjeve.

Do të kërkojnë komision hetimor, shtoi ai, në bashki edhe parlament dhe nëse do të konstatojnë shkelje, do të bëjnë edhe kallëzim penal.

“Zgjidhjet teknike duhet t’i bëjnë ata që shpenzojë paratë. Nëse nuk ka funksionim hidrovori, ka përgjegjësi penale. Duke filluar nga prokuroria, KLSH duhet të vijë, të auditojë dhe të çojë para përgjegjësisë ata. Ne si opozitë kemi propozuar në këshill bashkiak në dhjetor, gjatë miratimit të buxhetit, që të vendoset një fond për të bërë një masterplan të plotë për një zgjidhje përfundimtare. Durrësi këtë e ka problemin më të madh. Do të kërkojmë komision hetimor qoftë në nivelin e bashkisë por edhe parlament dhe aty ku të konstatojmë nevojën do të bëjmë edhe kallëzim penal”, përfundoi Bylykbashi.

The post Bylykbashi për përmbytjet në Durrës: Hodhën mbi 30 mln euro në sistemet e kanalizimeve, hidrovori i ri s’e bën si duhet punën appeared first on Albeu.com.

Zvarritja pa afat e mbledhjes për Ballukun shënon ‘një precedent të rrezikshëm’

7 January 2026 at 07:44

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ngjitën më kot të martën shkallët e Kryesisë së Kuvendit në pritje për të zhvilluar mbledhjen e kërkuar prej tyre për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Kërkesa e tyre u refuzua për herë […]

The post Zvarritja pa afat e mbledhjes për Ballukun shënon ‘një precedent të rrezikshëm’ appeared first on Reporter.al.

“Libri i Zi” i zgjedhjeve/ Bylykbashi: Zgjedhjet “ranë” viktimë e qeverisjes, është dh*nuar funksionimi i shtetit të së drejtës

By: D Marku
3 January 2026 at 21:19

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një intervistë ekskluzive për OraNews ka folur lidhur me Reformën “e ngrirë” Zgjedhore.

Bylykbashi ka treguar lidhur me atë që opozita e quan “Libri i Zi i zgjedhjeve”, një dokument që sipas tij pasqyron shkelje të rënda të procesit zgjedhor dhe funksionimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Gjatë intervistës, ai tha se materiali i përgatitur nga opozita përmbledh fakte dhe prova të dokumentuara, të cilat sipas tij konfirmohen edhe në raportet e ODIHR-it, duke përfshirë manipulimin e zgjedhjeve, frikësimin e votuesve dhe përfshirjen e krimit të organizuar në procesin elektoral.

“Ditët e fundit të dhjetorit paraqitëm dhe atë që e kemi quajtur rëndom “Libri i Zi i zgjedhjeve”. Për farsën zgjedhore, por me të drejtë kryetari i PD e quajti “enciklopedia e krimit shtetëror”.

Jo vetëm krimit zgjedhor. Aty gjen të gjitha gjërat që ne kemi thënë më përpara. të vërtetuara, ke prova aty që janë në raportin e ODIHR-it. Në mënyrë më të përmbledhur por që janë të gjitha aty . Por nga ana tjetër janë të gjitha ato dhunime të çdo aspekti të funksionimit të shtetit të së drejtës, të cilat kanë bërë një nga viktimat më ilustre më kryesore, zgjedhjet.

Por që në fakt janë përditshmëria e qeverisjes.

Qeverisje nëpërmjet korrupsionit dhe krimit të organizuar, në një kombinim të ndërthurrur me njëri-tjetrin.

Pra në Shqipëri, Edi Rama e ka çuar në një gradë tjetër, në një nivel tjetër. Nuk është vetëm ndarja midis shtetit dhe partisë në pushtet që të garantohet ndershmëria e zgjedhjeve.

Fusha e barabartë e lojës. ODIHR flet edhe për frikësimin e zgjedhësve. Pra ne kemi krim të organizuar, i cili është organizuar në mënyrë metodike se si duhet përfshirë në zgjedhje.

Është prishur jo vetëm ndarja e partisë dhe shtetit por dhe partisë, shtetit dhe krimit të organizuar.

I kemi të gjithë bashkë.

Në një organizim maskimal për të garantuar që njerëzit ose tu blihet vota ose të lihen në shtëpi për të mos votuar. Pra, ata që janë eventualisht votuesit e opozitës.

Këtij mekanizmi nuk i reziston dot ligji, sado ligj i mirë mund të jetë. Aq më shumë kur kryeministri shprehet që ligji është “kinezeri”, Kodi Zgjedhor është “kinezeri”.

Nuk na pengon ne.” – tha Bylykbashi.

The post “Libri i Zi” i zgjedhjeve/ Bylykbashi: Zgjedhjet “ranë” viktimë e qeverisjes, është dh*nuar funksionimi i shtetit të së drejtës appeared first on Albeu.com.

Imuniteti i Ballukut, Bylykbashi: Peleshi po pengon procesin

26 December 2025 at 11:44

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Pesë anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, thirrën sot në orën 11:00 mbledhjen e Këshillit, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Deputetët e opozitës janë paraqitur në ambientet e sallës, por sipas tyre, e kanë gjetur derën e mbyllur, duke i penguar që të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre.

Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u ka mbyllur derën duke bllokuar procesin e heqjes së imunitetit për Ballukun.

“Kryetari i Kuvendit sërish refuzon që të thërrasë pjesën tjetër, të bëjë veprimet e tij të domosdoshme të kërkuara nga ligji, duke bllokuar një proces shumë të rëndësishëm kushtetues të parlamentit të Shqipërisë, për heqjen e imunitetit dhe mospengimin e drejtësisë në hetimin e kësaj afere skandaloze korruptive.

“Ne presim këtu që Kuvendi të na vërë në dispozicion që kjo mbledhje e thirrur rregullisht të jetë funksionale, por, ja ku jemi, Kryetari i Kuvendit na ka mbyllur derën”, theksoi Bylykbashi.

Gjithashtu, sipas PD-së, Peleshi nuk lejon mediet që të futen as në sallën e grupit parlamentar të PD.

/m.q/a.f/r.e/

The post Imuniteti i Ballukut, Bylykbashi: Peleshi po pengon procesin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Opozita shqiptare me protestë kombëtare para Kryeministrisë

22 December 2025 at 19:04


Ka nisur rreth 20 minuta më vonë se orari i lajmëruar protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë.

Kryedemokrati Sali Berisha i është bashkuar mbështetësve të mbledhur në bulevard duke ecur në këmbë nga selia e PD, i shoqëruar nga nënkryetarët Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi.

Ai është pritur me ovacione dhe thirrje “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, nga simpatizantët.

1400 forca policie janë angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestën së opozitës, për të cilën është lajmëruar vetëm orari i nisjes, ora 18:00 ndërsa nuk dihet sa do të zgjasë.

Policia ka njoftuar se për shkak të protestës e cila nis në orën 18:00 do të ketë kufizime në disa rrugë.

Sipas njoftimit parkimi në disa rrugë nuk do të lejohet që nga ora 14:00. Përkatësisht nuk lejohet parkimi në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu nga ora 14:00 do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Më herë ambasada amerikane përmes një njoftimi të shpërndarë ka këshilluar personelin e saj të shmangë protestën.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet të hënën, më 22 dhjetor 2025, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej./Euronews Albania

Bylykbashi: Rama në panik, bllokon heqjen e imunitetit

By: redi
19 December 2025 at 22:04

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi denoncon veprimet e qeverisë për të penguar hetimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, Rama ka bllokuar dhënien e provave dhe zvarritur procesin e heqjes së imunitetit, duke cenuar dinamiken e hetimeve të SPAK dhe transparencën parlamentare. Bylykbashi theksoi edhe se SPAK-u ka kërkuar heqjen e imunitetit për të mundësuar arrestimin e Ballukut…

Source

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bylykbashi: Rama në panik, bllokon heqjen e imunitetit

By: armand
19 December 2025 at 21:21

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, denoncon veprimet e qeverisë për të penguar hetimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, Rama ka bllokuar dhënien e provave dhe zvarritur procesin e heqjes së imunitetit, duke cenuar dinamiken e hetimeve të SPAK dhe transparencën parlamentare. Bylykbashi theksoi se SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit për të mundësuar […]

The post Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bylykbashi: Rama në panik, bllokon heqjen e imunitetit appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi rishpall vakancën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Kushtetuese

10 December 2025 at 13:40

Komisioni parlamentar i Ligjeve vendosi të mërkurën që të rihapë garën për një anëtar me mandat të plotë në Gjykatën Kushtetuese, i cili do të zëvendësojë Elsa Toskën e larguar me dorëheqje nga detyra në mesin e mandatit të saj. Vakanca u hap për herë të parë nga Kuvendi në fund të shtatorit 2024, por […]

The post Kuvendi rishpall vakancën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

Bylykbashi: Gjysma e qeverisjes publike me koncesion

By: redi
4 December 2025 at 15:42

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ngriti shqetësimin në lidhje me numrin e lartë të koncesioneve me partneritet publik-privat. Ai tha se paraja e shqiptarëve mund të zhduket e përvetësohet në mënyrë kriminale, jo thjesht korruptive. Bykykbashi theksoi se qeveria ka kthyer shtetin në një skemë gjigante korrupsioni dhe koncesionesh. Gjatë fjalës së tij…

Source

Bylykbashi: Më shumë se gjysma e qeverisjes publike, me koncesion

4 December 2025 at 14:34

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ngriti shqetësimin në lidhje me numrin e lartë të koncesioneve me partneritet publik-privat.

Bylykbashi tha se paraja e shqiptarëve mund të zhduket e përvetësohet në mënyrë kriminale, jo thjesht korruptive. Bykykbashi theksoi se qeveria ka kthyer shtetin në një skemë gjigante korrupsioni dhe koncesionesh.

Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi përmendi disa nga shërbimet publike që kryhen përmes kompanive private.

“Nuk ka njeri që nuk bie dakord që minimumi i korrupsionit është 20 deri në 30%. Bëni llogarinë e buxhetit të shtetit, merrni vetëm investimet, aplikojeni këtë 30% dhe kuptoni se po flasim për qindra miliona euro korrupsion në vit. Vetëm sa është hapur kutia e Pandorës me emrin Balluku”, tha Bylykbashi.

“E dyta është shprindërimi. Prindërit po largojnë fëmijët e tyre. I largojnë për të studiuar se këtu nuk kanë shpresë, i largojnë për të punuar se këtu nuk kanë punë. Prindërit nuk janë më prindër se i kanë larg fëmijët e tyre. Kjo nuk është histori opozitash, edhe votuesit tuaj i kanë fëmijët jashtë, larg”, vijoi ai.

“E treta ishte privatizimi i shtetit dhe shtetëzimi i privatit. Urdhër 257 i nëntorit 2014, urdhri i kryeministrit, për dhënien me koncesion të punëve dhe shërbimeve publike. Ministritë kanë detyrimin ta zbatojnë këtë urdhër. Nëntë ministri të përfshira, praktikisht gjithë shteti. Koncesion ose PPP për gjysmën apo më shumë të qeverisjes publike”, vuri në dukje Bylykbashi.

“Kryeministri jep urdhër: çfarë ke në kompetencë, privatizoje. Kontrolli bazë mjekësor, shërbimi i dializës, furnizimi i instrumenteve kirurgjikale, urgjenca mjekësore, oksigjeni, laboratorët, administrimi i spitaleve, mbetjet spitalore, energjia, OSHEE-ja, siguria ushqimore, peshkimi, mbetjet, inertet, inceneratorët, lumenjtë, burimet ujore, pyjet, shërbimet sociale, punësimi, shkollat profesionale, turizmi, porti i Durrësit, strehimi, landfillet, rrugët, autostradat, kuponat fiskalë, kadastra fiskale, mbledhja e borxheve të vjetra. E gjithë lista me koncesion”, tha ai.

Bylykbashi shtoi se ka ndodhur privatizimi i shtetit, por edhe shtetëzimi i publikut.

“Po përdoret shteti dhe privati për të ushtruar presion se nuk kanë ku shkojnë tjetër. Piramida e pushtetit të centralizuar prodhon vetëm këtë në situatë”, tha Bylykbashi.

Duke iu drejtuar mazhorancës, Bylykbashi tha se “ju sot e keni kthyer qeverisjen e shqiptarëve nga një detyrim publik, përgjegjshmëri me votë, llogaridhënie me votë, ku bazohet në Kushtetutë dhe të drejtën publike, e keni kthyer në qeverisje me Kod Civil me kontrata. Po kujt do t’i japë llogari dhe deputetët dhe qeveria, për fajet e kujt? Qeverisë apo privatit?! Si do të kuptohet demokracia në këtë histori? Si mund të garantohet që vota e ndan përgjegjësinë, jo nuk është e ministrit, është e privatit tjetër?”.

“Është një logjikë e tërë kriminale, jo korruptive, por për t’i grabitur buxhetin e shqiptarëve ta bësh privat dhe më pas privatin ta kthesh në shërbëtor të shtetit”, tha Bylykbashi.

/m.q/j.p/

The post Bylykbashi: Më shumë se gjysma e qeverisjes publike, me koncesion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

101 deputetë në Kuvend? Bylykbashi kundër Ramës: Zhduk pluralizmin dhe partitë e vogla

By: redi
29 November 2025 at 16:53

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi kundërshton idenë e kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit të deputetëve në parlament nga 140 në 101. Sipas tij, një ndryshim i tillë kushtetues do të vriste pluralizmin. ”Po flasim për themelet kushtetuese që kërkojnë debat të gjerë, dhe nuk është si të forcojmë Edi Ramën apo si ta shpëtojmë duke bërë sulltan Edi Ramën. Ky është parakushti si mos ta…

Source

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

18 November 2025 at 16:06

Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime të ndara për atë se çfarë prisnin nga funksionimi i komisionit të posaçëm dypalësh. Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi […]

The post Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim appeared first on Reporter.al.

Oerd Bylykbashi zbulon për çfarë u paraqit në Prokurorinë e Posaçme

By: V K
18 November 2025 at 11:19

Ditën e sotme, deputeti i PD Oerd Bylykbashi, u paraqit në Prokurorinë e Posaccme.

Në një deklaratë për mediat, ai ka deklaruar se u thirr në lidhje me kallëzimin e grupit parlamentar të PD për Eko parkun

I pyetur nga gazetarja Klodiana lala në lidhje me çështjen e 21 janarit, për të cilën kreu i PD Sali Berisha ka marrë një fletëthirrje, Bylykbashi ka deklaruar se një njoftim i tillë nuk i ka ardhur, edhe pse në atë kohë ishte pjesë e kabinetit të Berishës në Kryeministri.

The post Oerd Bylykbashi zbulon për çfarë u paraqit në Prokurorinë e Posaçme appeared first on Albeu.com.

Bylykbashi del nga SPAK: Isha për kallëzimin e “ECO Park” në Durrës

By: Brisi
18 November 2025 at 11:05

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka dalë nga ambjentet e SPAK, aty ku u paraqit mëngjesin e kësaj të marte. Në dalje të Prokurorisë për gazetarët ai u shpreh se ishte në SPAK në cilësinë e kallëzuesit për aferën e ECO parkut në Durrës. Sipas tij në kallëzimin e bërë tregohet se ECO Park është më […]

The post Bylykbashi del nga SPAK: Isha për kallëzimin e “ECO Park” në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

By: V K
18 November 2025 at 09:14

Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u paraqit në ambientet e SPAK.

Ai u pa teksa hynte në godinën e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Arsyeja e paraqitjes së tij ende nuk është bërë e ditur.

The post Deputeti i PD Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Deputeti Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

By: Brisi
18 November 2025 at 09:09

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.

The post Deputeti Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK appeared first on BoldNews.al.

❌
❌