Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Punonjësit e Bashkisë së Vlorës, vjedhin karburant nga mjetet e punës në pikën e grumbullimit të mbetjeve

By: Elva
25 December 2025 at 13:12

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej 19 dhjetorit 2025, pasi dyshohet se kanë marrë karburant nga mjetet e punës në Pikën e Grumbullimit të Mbetjeve. Gjithashtu është nisur procedim disiplinor edhe ndaj një efektivi të Policisë Bashkiake, i cili duhej të kontrollonte zonën. Rasti u evidentua pasi u ngritën […]

The post Punonjësit e Bashkisë së Vlorës, vjedhin karburant nga mjetet e punës në pikën e grumbullimit të mbetjeve appeared first on BoldNews.al.

Oltion Çaçit i plasin ujërat e zeza pranë kopshtit të fëmijëve, Saranda prag epidemie

By: armand
21 December 2025 at 21:39

Banorët e lagjes përballë kopshtit nr.2 në Sarandë po përballen me një situatë të papranueshme. Sipas tyre, një tubacion për shkarkimin e ujrave të zeza është vendosur në mënyrë të papërshtatshme, duke shkaktuar përhapjen e ujërave të ndotura në rrugë dhe zonën përreth. “Gjithçka është e mbushur me fekale dhe ujëra të zeza. Nuk mund […]

The post Oltion Çaçit i plasin ujërat e zeza pranë kopshtit të fëmijëve, Saranda prag epidemie appeared first on BoldNews.al.

Benet Beci në SPAK/ Kryebashkiaku i Shkodrës u thirr për t’iu komunikuar mbyllja e hetimeve

By: xhir jeta
19 December 2025 at 15:10

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur këtë të premte në ambjentet e Prokurorisë së Posacme.

ABC News mëson se Beci është thirrur nga SPAK për t’iu komunikuar mbyllja e hetimeve.

Ai është marrë nën hetim nga SPAK për shkeljen e barazisë në tenderë apo ankande publike bashkë me 7 të tjerë, për tenderin “Zhvillimi strategjik i sektorit energjetik”.

Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Ndërkohë, më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.

Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë, me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave./abcnews.al

Bregdeti i Divjakës i mbuluar nga mbetjet, Bashkia pastron vetëm për “show”

By: armand
10 December 2025 at 19:21

Publikimi në media i pamjeve alarmante të tonelatave plehrave urbane që kishin pushtuar plazhin, vuri në lëvizje autoritetet në Divjakë. Por përfaqësues të bashkisë dhe të zonave të mbrojtura duket se aksionin për pastrimin e plazhit e kanë përdorur vetëm sa për shou. Ata kanë punuar për pak orë, sa për t’u filmuar nga kamerat […]

The post Bregdeti i Divjakës i mbuluar nga mbetjet, Bashkia pastron vetëm për “show” appeared first on BoldNews.al.

FRANCË – Kryebashkiaku dënohet për shantazh me video intime

1 December 2025 at 19:49

PARIS, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një gjykatë në Francë ka dënuar me pesë vite burg kryebashkiakun e qytetit Saint-Étienne, pranë Lionit, Gaël Perdriau, për shantazhimin e një rivali politik përmes një videoje intime.

Sipas raportimit të “Le Figaro”, gjykata e konsideroi të provuar se politikani 53-vjeçar konservator kishte organizuar filmimin me kamera të fshehtë të zëvendësit të tij në shoqërinë e një punonjësi seksual mashkull në një hotel të Parisit.

Deputeti dyshohet se ishte vënë qëllimisht në kurth për ta nxjerrë jashtë loje politikisht.

Nga pesë vitet e dënimit, një vit u pezullua.

Perdriau mohoi deri në fund akuzat në sallën e gjyqit dhe ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin. Megjithatë, ai duhet të lërë menjëherë detyrën në bashki pas shpalljes së dënimit.

Gjyqtarja Brigitte Verney e cilësoi çështjen si me “rrezikshmëri ekstreme për mënyrën si u kryen veprat”.

Tre persona të tjerë të përfshirë në skemën e shantazhit, e cila ka zgjatur për disa vite, u dënuan gjithashtu me burg.

Partia konservatore “Les Républicains”, ku Perdriau ishte nënkryetar në atë kohë, e ka përjashtuar tashmë për përdorimin e “metodave të neveritshme” kundër një rivali politik. /Ad.Ab./

The post FRANCË – Kryebashkiaku dënohet për shantazh me video intime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryetare e re, bashki e re/ Vlorë, ndryshime në strukturë, numër dhe paga

By: xhir jeta
26 November 2025 at 15:20

Struktura e bashkisë së Vlorës dhe numri i punonjësve të saj pritet të ndryshojë. Kryetarja e re e bashkisë së Vlorës, dalë nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, ka propozuar projektvendimin i cili pritet të miratohet nga këshilli bashkiak i Vlorës në ditët në vijim.

Brunilda Mersini në projektvendimin që mban firmës e saj ka propozuar ndryshime që lidhen me numrin e punonjësve dhe nivelit të pagave të bashkisë si edhe ndryshime në disa prej institucioneve në varësi të pushtetit vendor.

Me argumentin se kërkohet nevoja e plotësimit të shërbimeve dhe rritje të eficences, Mersini kërkoi miratimin për shtimin e punonjësve në disa ndërmarrje të varësisë së bashkisë.

Të tjera pika të cilat janë propozuar në këtë projektvendim janë edhe njohja e shtesës në pagë për vështirësi pune për punonjësit e policisë bashkiake si edhe punonjësit mbështetës të specialiteteve të veçanta.

Shërbimi I funksionit të ndërmarrjes së gjelbërimit do të transferohet në ndërmarrjen e pastrimit dhe do shërbejë si institucion më vete. Po kështu sektori I ndriçimit do kalojë në varësi të ndërmarrjes së shërbimeve publike.

Një vit më parë, në mbledhjen e këshillit bashkiak struktura e bashkisë u bë me tre drejtori, Ndërmarrja e gjelbërimit, e pastrimit dhe ndërmarrja e shërbimit publik.

Shkrirja e ndërmarrjes së pastrimit dhe gjelbërimit në një institucion të vetëm sipas projektvendimit, kërkohet për shkak të keqmenaxhimit.

Në këtë projektvendim është kërkuar gjithashtu që godina e shkollës “Shaban Demiraj” të vihet në shërbim të institucioneve të shërbimeve publike dhe drejtorisë së tatim taksave të bashkisë së Vlorës.

Evakuohen banorët e bllokuar në Ndërlysaj të Thethit, bashkia e Shkodrës merr masa për lirimin e rrugëve

17 November 2025 at 19:29

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, banorët e bllokuar në Ndërlysaj të Thethit janë evakuar.

Ekipi i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile në terren konfirmon se banorët dhe familjet e bllokuara në Ndërlysaj (Theth) janë evakuar dhe tashmë nuk ka asnjë rrezik për jetën e tyre, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Gjithashtu theksohet se, bashkia e Shkodrës po punon për lirimin e rrugëve dhe rikthimin e normalitetit në transport.

Instituti i Gjeoshkencave njoftoi më herët se gjatë datave 17-18 nëntor vendi do të përfshihet nga reshje intensive shiu, me rrezik për përmbytje, rrëshqitje dherash dhe vërshime të shpejta. Qarqet më të prekura priten të jenë Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa reshje intensive deri mesatare priten edhe në Lezhë, Dibër, Durrës dhe Tiranë.

Prurjet në lumenjtë kryesorë, përfshirë Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë, pritet të rriten ndjeshëm.

Autoritetet u kanë kërkuar bashkive të marrin masa urgjente për njoftimin e popullsisë, kontrollin e kanalizimeve dhe gatishmërinë e sistemeve të ujësjellësit dhe furnizimit me energji.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apelojnë qytetarët të tregojnë kujdes, të shmangin zonat me rrezik dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Evakuohen banorët e bllokuar në Ndërlysaj të Thethit, bashkia e Shkodrës merr masa për lirimin e rrugëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E para grua që qeveris Vlorën/ Mersini për ABC News: E privilegjuar nga besimi i qytetarëve

By: xhir jeta
10 November 2025 at 16:31

Brunilda Mersini, do të jetë e para kryebashkiake grua në Bashkinë e Vlorës, e dalë me votën e qytetarëve më 9 nëntor.

Në një intervistë për gazetarin Andon Kello, për ABC News, Mersini tha se ndihej e privilegjuar për besimin e marrë nga qytetarët dhe se me punën e saj në Bashki, do të cojë Vlorën në një nivel tjetër ku nuk kanë qenë më parë.

Intervista:

Si ndiheni që në qytetin e historisë, aty ku zakonisht iështë kënduar burrave, prej kohës së Pavarësisë, ju shkruani një histori të re, gruaja e parë kryebashkiake.

Padiskutim që ndihem e nderuar, edhe e emocionuar. Ky qytet është qyteti ku ka lindur pavarësia, identiteti ynë kombëtar dhe ka patur burra të mëdhenj që kanë shkruar historinë, por sot ky qytet hapi një faqe të re për një grua. Dhe fitorja ime personale është mesazh për cdo grua dhe për cdo vajzë në këtë qytet, që përmes punës dhe përkushtimit, misioni i tyre mund të lëvizë një qytet të tërë.

Megjithatë duket se vlonjatët në krahasim me vitet e tjera nuk patën një pjesëmarrjë, 12.54% si e patë ju këtë pjesëmarrje, statistikisht të ulët?

Historia e zgjedhjeve lokale gjithmonë kanë patur përqindje të ulëta pjesëmarrje, por unë dua të fokusohem te mesazhi i qartë që patën këto zgjedhje. Dhanë mandatin e kryebashkiakes dhe në ato kuti votimi mesazhi ishte shumë i qartë që vlonjatët zgjodhën stabilitetin për vazhdimin e projekteve të Bashkisë, kudo ku bashkia ka projekte në infrastrukturë, turizëm, në menaxhimin e mbetjeve dhe kudo të bërë Vlorën një qytet gjithë përfshirës, modern. Një qytet ku rinia do ta shikojë të ardhmen e vet, të moshuarit do ndihen të respektuar, dhe padiskutim vizitorët do të rikthehen në këtë qytet.

Shënuat rekord personal por edhe politik në Vlorë, fituat me 78% duke e bërë opozitën të duket inekzistente. Megjithatë, ndiheni pak në faj që nuk e arritët dot 80% që i premtuat kryeministrit.

Unë nuk kam qenë në garë për përqindje por për të fituar besimin e qytetarëve, tashmë këtë besim e kam. Dhe padiskutim ky besim u pasua me një përqindje të qytetarëve, nuk dhash atë shifër se isha e bindur se qytetarët dinë të zgjedhin njeriun e përkushtuar, njeriun e punës, një njeri që ka ardhur nga energjia e këtij qyteti, që e njeh këtë qytet dhe i ka kushtuar edhe jetën këtij qyteti me përkushtimin tim në punë si mjeke në këtë qytet.

Kryeministri Rama ka shfaqur pakënaqësinë në Vlorë nga pushteti vendor..

Nuk janë vetëm shqetësime të kryeministrit por të një qyteti të tërë, një qytet turistik dhe tashmë me aeroportin do të jetë edhe një qytet europian, do të hapë dyert për gjithë pjesën e botës dhe janë të dukshme problemet në menaxhimin e mbetjeve, por në programin tim elektoral, i cili ka qenë kryesisht në përmirësimin e shërbimeve bazë të qytetit është shumë i qartë se si do të realizojë me projekte të financuara të matshme për publikun me objektiva të qarta edhe në afate kohore, sepse landifilli i Sherishtës sot është një instrument që do e ndihmojë bashkinë me menaxhimin e mbetjeve, po ashtu mobiliteti ka projekte të qarta dhe produkti do të jetë i matshëm për qytetin, dhe kudo ku ka probleme infrastruktura, Bashkia në vijimin e zgjidhjeve që ka parashtruar kryebashkiaku i parë, stafi do përfshihet në zgjidhje të reja alternative, për ta bërë qytetin në fillimin e sezonit turistik, një qytet që do ta ndjejë ndjeshëm kudo cilësinë e shërbimit.

Me profesion jeni mjeke, a ka Vlora nevojë për shërim, do ia dilni në më pak se dy vite.

Unë nuk hy në garë për karrierë. Kam hyrë në këtë garëpër t’iu përkushtuar punës janë qytetarët që në 2027 do të vendosin kush do jetë kryebashkiaku i radhës. Kjo pjesë e mandatit politik që me të drejtë qytetarët vlonjatë më kanë besuar, do të jetë një mandat që do të shfaqë rezultate të prekshme për qytetarët. Ajo që duhet të ndryshojë është efikasiteti i administratës, në opinionin tim drejtimi nuk është vetëm për të marrë vendime, por është për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të patur përgjigjet e pyetjeve drejt të ardhmes dhe padiskutim do të cojmë njerëzit në një nivel tjetër ku ata nuk kanë qenë më parë./abcnews.al

Tjetër ‘tërmet’ në Tepelenë/ Gramoz Sako për ABC News: Agroturizmi do të jetë prioriteti jonë, thirrje bizneseve të investojnë

By: xhir jeta
10 November 2025 at 15:31

Gramoz Sako, tashmë kryear i Bashkisë së Tepelenës pas zgjedhjeve të 9 nëntorit, tha në një intervistë për ABC News, se e priste fitoren.

Intervista:

Fituat me një diferencë të thellë ndaj rivalit në garë për Bashkinë e Tepelenës, e prisnit?

Patjetër që rezultatin e prisja për shkak të shumë investimeve që janë bërë në Bashkinë e Tepelenës, dhe atmosfera në gjithë këto ditë ka qenë pozitive për PS, në cdo vend ku kemi shkuar ne kemi gjetur mbështetje të njerëzve.

Pjesëmarrjen si do e konsideroni?

Pjesëmarrja e kënaqshme, por kushtet atmosferike ndoshta e bënë të pamundur që edhe disa njerëz që duhet të vinin në votime, por ishte kohë shume e keqe ditën e djeshme.

Qytetarët ju besuan, cilat do të jenë prioritet e punës tuaj për Bashkinë?

Gjatë gjithë kësaj periudhe fushate ne kemi shëtitur në pothuaj të gjitha fshatrat, kemi parë cfarë i duhet këtij qyteti dhe patjetër që me  fillimin e punës do merrem me të gjitha problematikat që kemi parë. Agroturizmi do të jetë prioriteti jonë, mbarimi i kalasë, ura për në Përmet do i japë një zhvillim më të madh kësaj zone. Paketa e Maleve, kemi 73 aplikime jemi shumë entuziastë që Tepelena do zhvillohet me biznese, u bëjmë thirrje gjithë biznesmenëve të vijnë të investojnë, është një qytet që ia vlen të investosh.

Kriza e PD në veri, humb Matin me 40 për qind

10 November 2025 at 07:34

MAT- Altin Bojni do jetë kryetar i bashkisë së Matit deri në 2027. Ai fitoi me se paku 66 për qind të votave përballë 28 për qind që mori kandidati i PD Eduart Brahilika.

Ai nuk u ndihmua dot as nga një kandidate e majtë, e cila mori së paku 5 për qind të votave duke konfirmuar kështu krizën e thelle të PD edhe në veri të vendit.

Rezultati sipas KQZ-së:

Policia e Elbasanit: Nuk ka persona të paautorizuar në QV e gjimnazit “Tomorr Sinani” në Cërrik

9 November 2025 at 16:16

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit reagoi sot në lidhje me pretendimet e njërit prej kandidatëve për zgjedhjet vendore, se pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut ndodheshin persona që po intimidonin qytetarët.

Policia e Elbasanit bën të ditur se shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga verifikimet e kryera, nuk janë konstatuar shtetas në afërsi, apo pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut.

Gjithashtu, nuk ka patur persona të paautorizuar të grumbulluar jashtë qendrave të votimit dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bën të ditur se, mbetet plotësisht e angazhuar për të garantuar rendin, qetësinë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe për të verifikuar me përgjegjësi çdo njoftim apo denoncim që mund të lidhet me këtë proces.

Më herët sot kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Eligert Hima, ka bërë një denoncim nëpërmjet një prononcimi për mediet, ku ka theksuar se, persona të paautorizuar qëndronin  në hyrjet e qendrave të votimit, për të intimiduar votuesit.

Ai bëri thirrje që këta persona të largohen nga qendrat e votimit dhe të lejojnë qytetarët që të votojnë me vullnetin e tyre të lirë pa presion dhe ndikim.

/gj.m/j.p/

The post Policia e Elbasanit: Nuk ka persona të paautorizuar në QV e gjimnazit “Tomorr Sinani” në Cërrik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot zgjedhje në 5 bashki në Shqipëri, mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote

9 November 2025 at 06:44


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore në pesë bashki.

Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë së shtunës në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.

Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.

Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi.

Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47.

Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724.

Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.

Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë.

Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.

Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë. /Tch/

Nis votimi për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në pesë bashki

9 November 2025 at 09:04

Tiranë, 9 nëntor /ATSH/ Që prej orës 07.00 janë hapur qendrat e votimit për kryetar bashkie në pesë bashki, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat.

Në këto bashki garojnë kandidatët e Partisë Socialiste dhe kandidatët e mbështetur nga forcat e opozitës.

Në bashkinë Vlorë, për postin e kryetarit të bashkisë garojnë Brunilda Mersini nga Partia Socialiste, kandidati Gjergji Nika, i propozuar nga zgjedhësit, si dhe kandidati Dionis Sota i mbështetur nga opozita.

Në Bashkinë Cërrik në garë janë Eligert Hima kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Amarildo Hoxha i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe Florenc Doka nga Partia Socialiste.

Në Bashkinë Mat garojnë Altin Bojni nga Partia Socialiste, Eduart Brahilika i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe kandidatja e propozuar nga zgjedhësit, Suzana Pasha.

Në Bashkinë Tepelenë, kandidatët janë Gabriel Guma i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe Gramos Sako nga Partia Socialiste.

Në Bashkinë Berat, gara zhvillohet mes Ervin Cecës nga Partia Socialiste dhe Pavlo Shkarpës i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat organizative dhe logjistike për zhvillimin e procesit zgjedhor në kushte normale dhe të sigurta.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 18:00.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Nis votimi për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në pesë bashki appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sakot zaptojnë Jugun/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës me kompaninë 2T

By: armand
3 November 2025 at 21:03

Ish komandanti i gardës, Gramoz Sako ka nisur zyrtarisht takimet elektorale për zgjedhjet në Bashkinë Tepelenë. Por ndërsa Gramozi kërkon votën e qytetarëve të Tepelenës për bashkinë, vëllai i tij Artani, është duke bërë kërdinë me tendera publik në Jug. Vetëm gjatë javës së fundit kompania 2T ka përlarë të paktën 3 tendera të majmë […]

The post Sakot zaptojnë Jugun/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës me kompaninë 2T appeared first on BoldNews.al.

“Zëri i Shqiptarëve”/ Nëse zgjedhjet në Vlorë do të mbaheshin sot, Bashkia do të drejtohej nga …

3 November 2025 at 22:34

TIRANË- Nëse zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbaheshin sot, Bashkia e Vlorës do të kishte në krye të saj kandidaten e PS, Brunilda Mersini.

Linku i sondazhit në ‘Zëri i shqiptarëve’, iu dërgua në mënyrë rastësore, 571 banorë në Vlorë, nga të cilët vlonjatët e vendosur për të votuar që sot, do të votonin 69.8 % kandidaten socialiste dhe 30.2% kandidatët opozitarë.

Marzhi i gabimit statistikor në këtë sondazh përllogaritet në +/- 3.9%.

Rezultati i pyetësorit:

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

1 November 2025 at 10:25

Në qendrën historike të Durrësit, dhjetra banorë janë rritur dhe plakur në shtëpitë e tyre. Por tani, qeveria po i nxjerr në rrugë për të zhvilluar një projekt rijetëzimi, në këmbim të dëmshpërblimeve disafish më të ulëta se vlera e tregut. Në rrugën që përshkon qendrën historike të Durrësit, gjurmët e historisë rrethohen nga kaosi […]

The post “Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës appeared first on BoldNews.al.

“Legen, dil jashtë”/ Qytetarët në Kamëz “i zenë derën nga halli”, Rakip Suli i ofendon (VIDEO)

31 October 2025 at 21:37

Jemi në Kamëz, aty ku tre vëllezër janë përplasur me njëri-tjetrin për shkak të një biznesi inertesh dhe materialesh ndërtimi që njëri prej tyre ka ngjitur me banesat e dy të tjerëve, duke u shkaktuar shqetësime për shkak të pluhurit dhe zhurmave që vijojnë pa ndalur nga mëngjesi në darkë. Islam dhe Shemsi Brahilika kanë […]

The post “Legen, dil jashtë”/ Qytetarët në Kamëz “i zenë derën nga halli”, Rakip Suli i ofendon (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Guma takim me gra punëtore të një fasonerie në Tepelenë

30 October 2025 at 12:21

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Kandidati i mbështetur nga opozita për bashkinë Tepelenë, Gabriel Guma, në ditën që i kushtohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit ka zhvilluar një takim me disa gra punëtore të një fasonerie në Tepelenë.

Guma dëgjoi historitë e tyre, vështirësitë që hasin dhe bëri disa zotime për t’i kthyer dinjitetin punës së ndershme dhe respektin që meritojnë gratë që mbajnë familjet dhe ekonominë në këmbë.

Guma gjithashtu zhvilloi takime me qytetarë të Tepelenës.

Ai u shpreh se çdo takim në rrugë nuk është thjesht një përshëndetje, është një moment për të dëgjuar, për të mësuar dhe për të ndarë shpresën për një Tepelenë më të mirë.

“Çdo fytyrë që takoj, çdo dorë që shtrëngoj më kujton pse kam nisur këtë rrugë, për njerëzit e zakonshëm që duan një jetë më të ndershme, më të qetë dhe më të sigurt”, shkroi ai në rrjetet sociale.

“Unë besoj se ndryshimi fillon pikërisht këtu në rrugë, mes njerëzve, me fjalën dhe besimin që na bashkon”, theksoi Guma.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Guma takim me gra punëtore të një fasonerie në Tepelenë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

29 October 2025 at 22:45

Emisioni “Plug” Sonte do t`ju njohim me çuçkën e Kolonjës. Erion Isai, aktori që u bë kryetar bashkie, që duket në periferi të vendit, por nga shkalla e abuzimeve nuk është i tillë. Që prej vitit 2019 kur shkeli në Bashkinë Kolonjë, Erion Isai ka shpërdorur rreth 10 milionë euro fonde publike, vetëm për ndërtim […]

The post Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë appeared first on BoldNews.al.

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

28 October 2025 at 19:13

Gjashtë vite pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019 dhe pas premtimeve të përsëritura për përfundimin e rindërtimit, banorët e lagjes nr. 5 në Durrës vijojnë të presin të futen në banesat e tyre. Edhe pse Bashkia konfirmon se një prej pallateve është përfunduar dhe familjet janë sistemuar, rindërtimi për pjesën tjetër të pallateve ende nuk […]

The post 6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar appeared first on BoldNews.al.

❌
❌