Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Në ish-vilën e diktatorit: Zërat e grave që sfiduan dhunën

8 December 2025 at 16:03

Në një hapësirë që dikur i përkiste diktatorit Enver Hoxha, vajza dhe gra nga komunitetet rome, egjiptiane, LGBT dhe me aftësi të kufizuara ndanë historitë e tyre të dhunës, mbijetesës dhe rezistencës.

Vila e diktatorit, dikur simbol i frikës dhe pushtetit absolut, u shndërrua për një ditë, të premten, në një hapësirë rrëfimi për historitë e luftës së grave për një jetë të pranuar dhe trajtuar me dinjitet.

Ato u mblodhën fillimisht në ish-kinemanë private të diktatorit, ku u shfaq dokumentari i realizuar nga Citizens.al: “Rrënjët e Rezistencës”, një dokumentar që pasqyron lëvizjen feministë në Shqipëri pas viteve ’90 dhe përpjekjet për të sfiduar patriarkatin për një të ardhme më të mirë.

Gjatë shfaqjes së dokumentarit “Rrënjët e Rezistencës”/Citizens.al

Rrëfime që thyejnë heshtjen

Romina Sefa, drejtuese e Qendrës për Advokim Social, gjithashtu një prej organizatoreve të eventit, nënvizoi domosdoshmërinë e një hapësire të sigurt ku vazjat dhe gratë të flasin lirshëm për shqetësimet dhe vështirësitë e tyre.

“Pavarësisht sfidave, ne ia kemi dalë”, tha ajo, duke kujtuar se ky duhet të jetë mesazhi kryesor në diskutime.

Akullin e theu Doliana Velia, një grua me aftësi të kufizuar në shikim që foli për jetën me një shqisë të munguar që në lindje dhe paragjykimet shoqërore.

Ajo theksoi se mentaliteti dhe mungesa e infrastrukturës e kufizojnë pavarësinë e njerëzve me aftësi të kufizuara shumë më tepër se vetë aftësia.

“Të lindësh me një shqisë që nuk ekziston, është njësoj si t’ju them a ju mungon të fluturuarit? Jo, nuk ju mungon, ju duket qesharake, sepse nuk e keni provuar”, paralelizoi Doliana.

Sipas saj, besimi i prindërve për ta trajtuar si një person jo ndryshe nga të tjerët e ka ndihmuar të jetë sot një grua e pavarur.

“Ne nuk duhet a pranojmë mëshirën nga askush, le ti përkasim një komuniteti të caktuar, le të kemi një diferencë fizike apo shqisore, ne duhet të jetojmë me dinjitet”, ndau Doliana me vajzat dhe gratë e tjera.

Ajo theksoi se mentaliteti dhe mungesa e infrastrukturës e kufizojnë pavarësinë e njerëzve me aftësi të kufizuara shumë më tepër se vetë aftësia.

“Të shembim strukturat. Së pari në mendjen tonë dhe pastaj te ata që na rrethojnë”, theksoi Doliana, sipas së cilës të jesh grua me aftësi të kufizuar në Shqipëri është sfidë e dyfishtë.

Doliana ndau raste ku gratë me aftësi të kufizuara mbeten të izoluara, të pambrojtura dhe shpesh pa mundësi të denoncojnë edhe dhunën që pësojnë.

Për këtë ajo tregoi për raste ku për shkak të pagesës së ulët që marrin, ndihmësi personal qëllon të jetë familjar i tyre, njëherësh edhe person i dhunshëm.

“Për shkak të kufizimit fizik nuk mundet të shkojë as për ta denoncuar rastin. Ka njerëz që janë të privuar edhe nga kjo lloj lirie”, theksoi Doliana.

Një rast i tillë ishte ai i një vajze të dhunuar nga nëna e saj, e cila ishte edhe kujdestarja ligjore.

“Lajmëronim policinë ne, sepse i kishin hequr edhe telefonin dhe kur i shkoi policia i tha: ‘Po ti nuk ke turp që këta po të mbajnë me bukë dhe ti i turpëron?”, rrëfeu ajo, duke vënë në pah dështimin institucional.

Nga shtëpia e humbur, tek sipërmarrja e parë

Vjollca, një grua rome, tregoi për dhunën dhe padrejtësinë strukturore që e la pa shtëpi, pa mbështetje dhe pa mundësi për t’u qasur në shërbime dhe përkrahje shtetërore. Historia e saj tregoi njëherësh edhe për forcën e jashtëzakonshme që ka një gruaje e pakicës rome për t’ia dalë në realitetin shqiptar.

E gjendur përballë humbjes së bashkëshortit, me dy fëmijë, ajo përjetoi dhunë nga të afërmit e tij, të cilët synuan ta nxirrnin nga shtëpia. Kjo ndodhi kur hasi në kërkesën: “Për 15 ditë, liro shtëpinë!”.

Për një vit Vjollca nuk përfitoi as ndihmën ekonomike, sepse, sikurse tregoi ajo, i vinte turp të firmoste pasi nuk dinte të lexonte dhe shkruante.

Kjo e shtyu të arsimonte fëmijët e saj, duke i larguar nga cikli i turpit dhe varfërisë.

“Nuk dua që edhe fëmijët e mi të kenë turp në të ardhmen dhe i çova në shkollë. Sot kam dy fëmijë të edukuar,” tregoi ajo me krenari.

Pas tre vitesh procese gjyqësore, Vjollca arriti të siguronte një dhomë në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin.

“Kur fitova [gjyqin] filluan të më thërrisnin ‘gabele’, sepse njerëzit e burrit nuk janë romë,” rrëfeu ajo një tjetër aspekt diskriminues nga historia e saj.

Një thes me rroba të përdorura, që iu dha për ta shitur, e futi Vjollcën në tregun informal të punës. Pavarësisht kësaj, ajo ia doli të ndërtonte një ekonomi familjare të mjaftueshme sa për të shkolluar fëmijët.

“Kam vetëm tre vitet e fundit të siguruara”, tregoi ajo duke nënvizuar se kjo ishte mundësuar falë mbështetjes nga programet sociale.

Gjatë diskutimit në kuadër të 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore/Citizens.al

Gra që sfidojnë dhunën

Elisabeta, ndau me të pranishmit kalvarin që ju desh të kalonte si gjyshe për të shpëtuar vajzën dhe mbesën e saj nga një cikël dhune, të ushtruar nga dhëndri.

E martuar jashtë vendit, vajza ishte izoluar dhe dhunuar vazhdimisht. E pa-arsimuar, qe detyruar të luftojë ndaj një sistemi që e kishte bërë vajzën “pronë ligjore” të babait.

Por, me këmbëngulje të vazhdueshme, vajza e Elisabetës ia doli të njoftonte policinë, gjeti strehë derisa mbylli të gjitha dokumentet për të kthyer sigurinë dhe përkatësinë ligjore mbi mbesën.

Njëjtë si Elisabeta, edhe Miranda ndau një histori jetësore të rëndë: një martesë me dhunë dhe një bashkëshort të alkoolizuar, që kishte krijuar një ambient të pasigurt edhe për vajzën e tyre.

“Një nxënëse ekselente” tregoi ajo, “e cila edhe përmes traumave që kalonte gjente kohë të studionte”.

Ky takim i kryer në “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” solli një akt simbolik rivendosjeje: zëra të heshtur, histori të lëna mënjanë, dhimbje të padëgjuara, në dritën e një vile që dikur nuk do ti ftonte kurrë e që për dekada ka simbolizuar pushtetin, frikën dhe privilegjin.

Shiko dokumentarët e Citizens.al:

The post Në ish-vilën e diktatorit: Zërat e grave që sfiduan dhunën appeared first on Citizens.al.

Cila e majtë na përfaqëson kur rreziku është i përbashkët?

16 November 2025 at 19:07

Debati rreth ligjit për barazinë gjinore ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të kuptuar dinamikën që shfaq disa kundërshti themelore brenda së majtës në Shqipëri. Kur them e majta, e përjashtoj këtu në mënyrë kategorike Partinë Socialiste, si një parti thelbësisht totalitare në organizim, të korruptuar në praktikë e neoliberale në diskurs publik. Hapësirë e […]

The post Cila e majtë na përfaqëson kur rreziku është i përbashkët? appeared first on Reporter.al.

Shqipëria nuk lejoi martesat brenda së njëjtës gjini

10 November 2025 at 13:52

Pretendimi: Shqipëria miraton ligjin që lejon martesat midis personave të së njëjtës gjini

Verdikti: E pavërtetë

—————————————————————

Një postim që ka marrë mbi 500 pëlqime dhe 600 komente në Instagram pretendon se Shqipëria ka miratuar “ligjin që lejon martesat midis personave të së njëjtës gjini.”

Megjithatë, shqiptarët gej dhe biseksualë nuk duhet të gëzohen ende.

Postimi i mësipërm është i rremë. Martesat mes personave të së njejtës gjini mbeten të jashtëligjshme në Shqipëri.

TV Besa ka postuar këtë pretendim pas miratimit në Parlamentin e Shqipërisë të një ligji të shumëpërfolur mbi barazinë gjinore në nëntor 2025.

Megjithëse projektligji ka qenë në qendër të keqinformimit nga media dhe rrjetet sociale, askush në Shqipëri, dashamirës apo dashakeqës ndaj projektligjit, nuk ka pretenduar se ai do të lejonte martesat mes personave me seks të njejtë.

The post Shqipëria nuk lejoi martesat brenda së njëjtës gjini appeared first on Faktoje.al.

“Gjinia është ajo që ndihemi?”/ Ja 72 variantet që “sugjerohen” pas ligjit Rama-Luarasi-Soros

By: Ela
10 November 2025 at 10:43

Nga Boldnews.al Deputetja socialiste, Iris Luarasi, një aktiviste e hershme e shoqërisë civile nën ombrellën e fondacionit “Soros”, ka marrë përsipër që t’i shpjegojë “popullit të internetit” se ligji i ri për “Barazinë Gjinore” nuk krijon gjini të tjera, përveç atyre tradicionale “burrë” dhe “grua”. Në diskutime të gjata në rrjete socialiste, Luarasi ka debatuar […]

The post “Gjinia është ajo që ndihemi?”/ Ja 72 variantet që “sugjerohen” pas ligjit Rama-Luarasi-Soros appeared first on BoldNews.al.

‘Më morën 14 vjeçe!’: Rrëfimi që tronditi Shqipërinë dhe heshtja e shtetit/ Brenda rrjetit të interesave, kërcënimeve dhe abuzimeve pas flamurit të ylberit

By: Iconstyle
9 November 2025 at 17:31

Një rrëfim i vetëm, i dhënë live në një studio televizive, mjaftoi për të tronditur themelin e të ashtuquajturave organizata të “mbrojtjes” së komunitetit LGBT+ në Shqipëri. Transgjinorja Luana Myrto, në një deklaratë rrëqethëse gjatë emisionit “Review” në Euronews Albania, foli për abuzim, manipulim, presion psikologjik dhe shfrytëzim të të miturve nën pretekstin e “strehimit dhe mbështetjes.” Por historia nuk ndalet këtu: ajo ka hapur një zinxhir reagimesh, përplasje publike, akuza për trafikim dhe kërcënime që po zhveshin nga çdo fasadë një realitet të errët institucional e politik.

Më morën nga familja, LGBT-ja pra, më futi te streha. Isha me 10-ta në nota, në gjimnaz dhe më premtuan se do më fusnin në shkollë… dhe më lanë. Më premtuan se do të vazhdoja shkollën, dhe më morën e më çuan te kjo streha e LGBT nën moshë. Familja ishte e varfër. Ka ndodhur në vitin 2018, isha 14 vjeç. Do kisha trokitur diku tjetër dhe jo te këta. Isha pa suport, sepse këta këto gjejnë, këtu fillon. Që i kapin këto në rrjetat e tyre. Je në trupin e gabuar, ne nuk të shohim grua ty deri sa të marrësh hormone. I merrnin nga 16, 14, 13 vjeç.”

Ky është një denoncim i drejtpërdrejtë për abuzim me të mitur, i cili sipas nenit 124/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, përbën shkelje të rëndë që ndëshkohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet.

Nëse vërtetohet se ndërhyrjet mjekësore janë kryer pa pëlqimin e prindërve, kemi shkelje shtesë të nenit 88 të Kodit të Familjes, që garanton të drejtën prindërore për çdo vendimmarrje shëndetësore mbi fëmijën.

Dhe nëse ka pasur ndikim psikologjik për ta shtyrë drejt ndryshimit gjinor, përbën abuzim të statusit të kujdestarisë, i cili dënohet nga neni 125/a i Kodit Penal, deri në 7 vjet burgim.

Luana vazhdoi:

Na premtonin që do na blinin telefon, që do na siguronin kushte më të mira, por as rroba të përdorura nuk na jepnin! Më lanë në mëshirë të fatit dhe nëse do kisha qëndruar atje, do shkoja drejt prostitucionit, ashtu siç kanë bërë me shumë të tjera. Ata marrin miliarda në emër të mbrojtjes së komunitetit, por nuk ngrejnë asnjë institucion real që të ndihmojë njerëzit që janë vërtet në nevojë. Këta njerëz duhet të jenë pas hekurave.”

Mashtrim, shfrytëzim, dhe përfitim i fondeve në emër të “tolerancës.”

Nëse akuzat për trafikim, përfitim të padrejtë dhe manipulim ekonomik konfirmohen, kemi të bëjmë me shkelje të nenit 110/a të Kodit Penal (trafikimi i personave) dhe nenit 143 (mashtrim), që mund të çojnë në dënime deri në 15 vjet burg në rast abuzimi me persona vulnerabël.

Në anën tjetër, Shoqata “Streha” reagoi duke mohuar gjithçka, duke pretenduar se Luana nuk është “marrë nga familja,” por është vendosur në qendër me vendim të Shërbimit Social Shtetëror, në moshën 16 vjeçare, pas një situate rreziku për trafikim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aleanca LGBT (@aleancalgbt)

Në deklaratën e tyre thuhet se vendosja ka qenë “përjashtimore dhe e përkohshme,” sepse qendra punon vetëm me të rritur, dhe se çdo gjë është dokumentuar ligjërisht. Shoqata fton madje Prokurorinë të nisë hetime, duke theksuar se “çdo veprim është i verifikueshëm në dosjen individuale.”

Një organizatë që merr fonde shtetërore dhe ndërkombëtare për “mbrojtjen e personave LGBT në rrezik” është akuzuar publikisht për abuzim me të mitur… dhe shteti hesht.

Pas publikimit të deklaratës së “Strehës”, Luana reagoi sërish me tone të forta, duke akuzuar se “nga një qendër sociale janë kthyer në qendër trafiku droge, dhe disa nga pjesëtarët e saj janë në burg.
Ajo i ftoi publikisht përballë gjykatës, duke i sfiduar:

Mos më bëni të flas se sa veta keni në burg nga qendra Streha për trafik droge… Ndërsa këtyre zonjave të ambasadave bujrum në gjykatë të verifikojmë llogaritë dhe transfertat bankare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luana (@luanamyrto)

Gjatë pushimit të publicitetit në të njëjtin emision, aktivistja Elsa Ballauri, drejtuese e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut dhe përkrahëse e projektligjit për “më shumë se dy gjini,” e ka kërcënuar Luana Myrton me fjalët “do të të fundos” dhe ka lënë në mes emisionin.

Një fjali që, nëse provohet, përbën kërcënim penal sipas nenit 84 të Kodit Penal, me dënim deri në 3 vjet burgim.

Por heshtja pasoi. As policia, as Prokuroria, as Ministria e Brendshme nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim verifikues, ndonëse rasti është tashmë publik dhe filmimi ekziston.

Sipas nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, organet e rendit janë të detyruara të nisin hetim sapo të kenë dijeni për një vepër penale të dyshuar, edhe pa kallëzim të drejtpërdrejtë. Këtu, duket qartë shkelje e detyrës.

Në këtë situatë, një ndër të paktët që ka reaguar është pastori Akil Pano, i cili publikisht ka bërë thirrje që policia të marrë në mbrojtje Luana Myrton.

Kjo vajzë duhet mbrojtur menjëherë. Ajo është kërcënuar live dhe askush nuk reagon. Ky është turp për një shtet që pretendon se mbron të drejtat e njeriut.

Në këtë pikë, situata është politikisht e kapur.

Policia e varur nga qeveria nuk reagon ndaj një rasti që prek një temë të mbrojtur nga vetë pushteti, i cili në parlament po miraton ligje që shkojnë përtej dy gjinive biologjike.

Kur organet e drejtësisë i shmangen detyrimit ligjor për hetim vetëm sepse denoncimi vjen kundër strukturave “të preferuara” të qeverisë dhe ambasadave, tregohet hapur kapja e institucioneve.

Kujtojmë se disa ditë më parë bëri bujë edhe rrëfimi i Elton Ilirjanit, një nga figurat më të njohura të komunitetit LGBT, që publikisht deklaroi:

Në të gjithë botën kanë interesa financiare. Nuk besoj se këtu ka përjashtim. Nuk besoj se ka një shoqatë shqiptare që vetë-financohet, apo jo?

Dhe më tej: “Unë ndoshta hyj në sherr me ata që vetëquhen ‘drejtues’ të komunitetit LGBT. Komuniteti nuk ka drejtues, se nuk janë bërë zgjedhje.

Në deklaratat e tij të plota, Ilirjani e thekson: “Ka dy gjini: mashkull, femër. Gjinitë e tjera janë çështje politike, e majta ekstreme, çështje interesash financiare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_media)

Këto fjalë, të ardhura nga një person që për vite është identifikuar si përfaqësues i komunitetit queer, janë rrëfim nga brenda sistemit, një pranim i hapur se “kauzat” janë kthyer në industri fondesh dhe pushteti, pa llogaridhënie, pa zgjedhje, pa transparencë.

Nga njëra anë kemi aktivistë që pretendojnë “barazi gjinore,” nga ana tjetër kemi një vajzë transgjinore që thotë se e kanë keqpërdorur, një pastor që kërkon mbrojtje për të, një publik të tronditur dhe një shtet që hesht. Kjo është pamja e vërtetë e Shqipërisë progresiste të vitit 2025: një vend ku flamuri i ylberit përdoret si perde për të mbuluar rrjete fondesh, manipulimesh dhe privilegjesh të mbështetura nga politika.

Nga ana ligjore, ky rast kërkon hetim për:

Abuzim me të mitur (neni 124/b),
Ndërhyrje mjekësore pa pëlqim prindëror (neni 88 i Kodit të Familjes),
Mashtrim dhe përfitim të padrejtë (neni 143),
Trafikim i personave vulnerabël (neni 110/a),
Kërcënim dhe pengim i denoncimit (neni 84 dhe neni 301),
– dhe mosveprim i policisë (neni 248 – Shpërdorimi i detyrës).

Rasti i Luanës është tregues i një realiteti ku individët e brishtë, shpesh të varfër, të përjashtuar ose pa familje, bëhen pre e një sistemi që përdor idealet për të ushqyer burokracitë dhe fondet e vetvetes.

Jo vetëm për identitetin apo ideologjinë, ky është një debat edhe për fëmijët, për ata që nuk kanë zë, që nuk dinë ku të kërkojnë ndihmë dhe që mund të bien lehtë në duart e kujtdo që shfaqet si “shpëtimtar.”

Nëse një fëmijë 14 vjeç mund të merret nga familja dhe të futet në një sistem që askush nuk e kontrollon, nëse institucionet që duhet të mbrojnë heshtin, ndërsa organizatat që përfitojnë fonde justifikohen, atëherë çfarë garancie mbetet për fëmijët e këtij vendi?

Shteti ynë nuk mbron të miturin, ligji kthehet në dekor politik, ndërgjegjja publike mbyll sytë përballë abuzimit.

Një provë morale e një shoqërie që po sheh abuzimin në sy dhe nuk guxon të flasë…

/ICONSTYLE

The post ‘Më morën 14 vjeçe!’: Rrëfimi që tronditi Shqipërinë dhe heshtja e shtetit/ Brenda rrjetit të interesave, kërcënimeve dhe abuzimeve pas flamurit të ylberit appeared first on iconstyle.al.

Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini! Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin

By: Ela
9 November 2025 at 11:58

Transgjinorja Luana Myrto ka hedhur akuza të rënda ndaj shoqatës së komunitetit LGBT, duke pretenduar se organizata nuk e mbajti premtimin për ta ndihmuar të vazhdonte shkollën dhe se e la në kushte të vështira. E ftuar në emisionin “RevieW”, Myrto rrëfeu se fillimisht i ishte premtuar ndihmë financiare dhe vend në një strehë, por […]

The post Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini! Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin appeared first on BoldNews.al.

“Grupet LGBTQ në Shqipëri targetojnë të miturit dhe i shtyjnë drejt terapisë hormonale pa dijeninë e prindërve”

By: Ela
9 November 2025 at 08:22

Transgjinori Ersild Myrtollari, i njohur si Luana, rrëfeu mbrëmjen e së shtunës historinë e tij personale live në një intervistë mediatike, duke treguar për përvojën e vështirë me komunitetin LGBTQ dhe presionin për të nisur tranzicionin hormonal në moshë të mitur. Sipas Ersildit, grupet LGBTQ targetojnë të mitur të grupmoshave 13-16 vjeç duke i drejtuar […]

The post “Grupet LGBTQ në Shqipëri targetojnë të miturit dhe i shtyjnë drejt terapisë hormonale pa dijeninë e prindërve” appeared first on BoldNews.al.

“Zëri i shqiptarëve”/ Prej një dekade në Shqipëri është krijuar komuniteti LGBTI, sa dijeni kanë shqiptarët?

20 October 2025 at 22:18

SHQIPËRIA- Temat sociale ato që shqetësojnë kryesisht shqiptarë, ishin sot ndër pyetjet që iu dërguan një kampioni të caktuar qytetarësh nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, përgjigjet e të cilave u publikuan këtë të hënë në ‘Zëri i shqiptarëve’ në ABC News.

Janë 1107 të anketuar në të gjithë Shqipërinë, në 61 bashkitë e vendit, të cilëve iu është dërguar linku në mënyrë krejt të rastësishme, për të analizuar kampionë si në zonat urbane por edhe ato rurale me një marzh gabimi prej 3%.

Pyetjes së parë të sondazhit se: A keni dijeni se në Shqipëri është krijuar prej më shumë se një dekade komuniteti LGBTI?

I janë përgjigjur me po, kanë dijeni, 40.2 % e të anketuarve, ndërsa 59.8 % thonë se nuk kanë interes.

Duke sqaruar shifrat e sondazhit, Zaloshnja tha se ata që janë te 40% janë më të rinj në moshë, më urbanë, dhe me nivel më të lartë arsimor. Por kjo nuk do të thotë se ka dijeni dhe është pro këtij komuniteti./abcnews.al

10 arsye pse Shqipëria duhet ta mbrojë identitetin gjinor

2 October 2025 at 19:33

Bëhet fjalë për projektligjin që thotë se, ndër të tjera, nuk meriton të diskriminohesh prej identitetit tënd gjinor. Po të më pyesësh mua, askush nuk meriton të diskriminohet mbi asnjë bazë. Por këtu po flasim për një historik të mungesës së vullnetit për të ndryshuar shoqërinë shqiptare që të jetë e jetueshme nga të gjithë. […]

The post 10 arsye pse Shqipëria duhet ta mbrojë identitetin gjinor appeared first on Reporter.al.

Projektligji për barazinë gjinore/ Këshilli Ndërfetar: Bie në kundërshti me traditën e familjes shqiptare

By: armand
23 September 2025 at 18:20

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë) kanë deklaruar se janë kundër projektligjit “Për barazinë gjinore”, i cili pritet të marrë miratim në Kuvend. Me anë të një deklarate të përbashkët Këshilli Ndërfetar i […]

The post Projektligji për barazinë gjinore/ Këshilli Ndërfetar: Bie në kundërshti me traditën e familjes shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Projekt-ligji për njohjen e më shumë se dy gjinive/ Shehu: Grupet LGBT duan të degradojnë shoqërinë

By: armand
17 September 2025 at 15:50

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka shprehur sot shqetësimin e tij për projektligjin e ri mbi Barazinë Gjinore, që parashikon njohjen e më shumë se dy gjinive në Shqipëri. Në një intervistë në News 24, Shehu e ka cilësuar këtë iniciativë si një tentativë për të degradojë shoqërinë dhe për të shkatërruar familjen tradicionale, […]

The post Projekt-ligji për njohjen e më shumë se dy gjinive/ Shehu: Grupet LGBT duan të degradojnë shoqërinë appeared first on BoldNews.al.

Barazia gjinore/ S’ka më burrë-grua, ligji i ri i hap rrugën agjendës LGBT në Shqipëri

By: Ela
17 September 2025 at 11:05

Në emër të barazisë gjinore, Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Projektligji i ri “Për barazinë gjinore”, i prezantuar si hap drejt përputhjes me standardet evropiane, në fakt akuzohet si një portë e hapur për futjen e konceptit të gjinisë së tretë […]

The post Barazia gjinore/ S’ka më burrë-grua, ligji i ri i hap rrugën agjendës LGBT në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Boksierja algjeriane nuk u tërheq nga sporti pas akuzave mashkullore

27 August 2025 at 15:06

Pretendimi: Imane Khelif është tërhequr nga karriera e boksit

Verdikti: E pavërtetë

——————————————————

Një numër mediash shqipfolëse kanë raportuar se boksierja algjeriane Imane Khelif i ka dhënë fund karrierës duke u tërhequr nga boksi pas akuzave se “është burrë”.

Lajmi për tërheqjen e Imane Khelif nga boksi qarkulloi më 20 gusht, kur ish-menaxheri i saj, Nasser Yesfah, deklaroi në një intervistë me gazetën franceze Nice Matin se “Imane jo vetëm që është larguar nga Nice , por edhe nga bota e boksit.”

Po atë ditë, pak pasi u botua artikulli, Imane Khelif publikoi një postim në faqen e saj në Facebook, duke deklaruar: “Lajmi për tërheqjen time nga boksi nuk është i vërtetë, por bazohet vetëm në deklaratat e bëra nga ata që nuk më përfaqësojnë më në asnjë mënyrë.” 

Statusi i Khelif

Boksierja algjeriane shkroi se nuk e kishte njoftuar kurrë tërheqjen e saj nga boksi dhe se po stërvitet rregullisht midis Algjerisë dhe Katarit në përgatitje për ngjarjet e ardhshme sportive. 

“Thashetheme të tilla përhapen vetëm për të prishur dhe fyer karrierën time atletike dhe profesionale. Do të mbetem gjithmonë besnike ndaj sportit të boksit dhe atdheut tim,” përfundoi Khelif.

Prej Lojërave Olimpike të Parisit në 2024, Imane Khelif është bërë shënjestër e lajmeverreme. Këto pretendime të nxjerra nga konteksti qarkullojnë edhe në mediat shqipfolëse dhe janë verifikuar më parë nga Faktoje si të pabaza.

The post Boksierja algjeriane nuk u tërheq nga sporti pas akuzave mashkullore appeared first on Faktoje.al.

“Krah për krah për dashurinë”, parada e krenarisë 2025

24 May 2025 at 15:54

Qindra qytetarë, aktivistë dhe mbështetës të komunitetit LGBT+ marshuan sot në Tiranës në “Paradën e Krenarisë”, një aktivitet i përvitshëm që synon të ndërgjegjësojë shoqërinë për të pranuar dhe promovuar barazi sociale dhe të drejta për të gjithë.

Organizimi, që këtë vit kishte si moto thirrjen përbashkuese “Krah për krah” nisi paraditen e së shtunës në instilacionin “Reja” përballë “Galerisë Kombëtare të Arteve” ku u mbajtën fjalime frymëzuese nga aktivistë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve.

Patris Pustina, aktiviste dhe anëtare e komunitetit u shpreh se slogani i këtij viti nënkupton që jemi shumë dhe na mbështesin shumë.

“Marshojmë edhe për ju që sot jeni në shtëpi dhe nuk vini dot. Është shumë e gëzueshme të përjetosh PRIDE-n në Shqipëri në Tiranë, në qytetin tim ku unë jam rritur, si një pjesë e komunitetit LGBT”, deklaroi Patrisi.

Gjatë organizimit të Paradës së Krenarisë/Citizens.al

Livia Zotrija nga Aleanca LGBT i bëri thirrje institucioneve shtetërore qe për njohjen e çifteve të së njëjtës gjini dhe personave transgjinorë.

“Na jepni statusin që na takon, na jepni mbrojtje. Mos na detyroni të largohemi nga vendi, për të jetuar si vetja”, u shpreh Livia.

Ndërsa ju kërkoi familjeve shqiptare të pranojnë fëmijët e tyre dhe të mos i lenë të ndjehen të huaj në shtëpi.

“Familje shqiptare, nuk ka dhuratë më të madhe se pranimi. Zgjedhja është e juaja, të bëheni mburojë apo plagë”.

Në thirrje të njëjta u bashkua edhe Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, të cilat po rrisin dy vajza binjake, por shteti shqiptar nuk ju njeh mëmësinë.

“Ne duam që të drejtat tona të njihen njësoj si çdo qytetari tjetër shqiptar. E njëjta gjë për martesë, e njëjta gjë për bashkëjetesën, e njëjta gjë për adoptimet, nuk kërkojmë asnjë gjë më tepër”, u shpreh Alba Ahmetaj.

“Përkushtimi ynë nuk është më i dobët dhe fëmijët tanë meritojnë siguri dhe mbrojtje ashtu si çdo fëmijë tjetër në këtë vend. Ju pyes: çfarë mund të jetë më tradicionale se dashuria ndaj fëmijëve të tu?“, përmbylli fjalimin Edlira Mara.

Veçanërisht u vu re prania e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, e cila theksoi nevojën për të bërë më shumë në mbështetje të komunitetit LGBT+.

“Kemi sfida, të cilat bashkarisht do të mund ti adresojmë akoma më mirë, por ajo që do të ishte ftesa ime ishte të jemi së bashku, të dialogojmë dhe të bëjmë maksimumin për të respektuar dhe për të garantuar liritë dhe të drejtat e gjithkujt”, u shpreh ministrja Koçiu, ndërsa shtori se duhet ta bëjmë zërin e komunitetit të kumbojë jo vetëm sot, por çdo ditë.

Gjatë “Paradës së Krenarisë” 2025/Citizens.al

Ndërkohë të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga komuniteti i personave me aftësi të kufizuara, të cilët sollën një dimension të ri solidariteti dhe bashkëpunimi.

“Unë jam këtu me babain tim 76 vjeçar, i cili i përket një brezi konformist. Megjithatë ai kupton dhe e quan krejt të natyrshme që ky komunitet të ketë fëmijë, të rrrisë fëmijët e tyre sepse e ka provuar në kurriz se cfarë do të thotë të të përbuzin dhe të të lenë në cep vetëm për një karakteristikë të identitetit tënd dhe jo për arsye më të qenësishme se kaq”, u shpreh Suela Lala, drejtuese e “Fondacionit Së Bashku” që lobon për të drejta për personat me aftësi të kufizuar.

Përfaqësues diplomatikë, si ambasadorët e Suedisë, Kanadasë dhe BE-së, shprehën mbështetjen përmes pranisë së tyre. Ndërsa mes fjalimeve u theksua rëndësia e respektimit të të drejtave të njeriut, shëndetit mendor dhe përfshirjes sociale.

“Përkushtimi ynë ndaj të drejtave të njeriut shkon përtej kufijve tanë [Kanadasë] dhe jemi krenarë që bashkëpunojmë me Shqipërinë […] ndërsa ajo vijon të forcojë respektin për të drejtat e njeriut dhe përfshirjen sociale,” deklaroi ambasadorja e Kanadasë, Elissa Golberg, gjatë organizimit.

Gjatë “Paradës së Krenarisë” 2025/Citizens.al

Ndërsa ambasadori i Bashkimit Evropian Silvia Gonzato, u shpreh se edhe pse ka një histori të tijën personale që e lidh me komunitetin, ai ishte edhe si përfaqësues si Bashkimit Evropian që përçon mesazhin e vlerave dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

“Bashkimi Evropian mbështetet në vlerat e respektit për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, sundimin e ligjit, respektin për të drejtat e njeriut, përfshirë këtu të drejtat e personave që u përkasin pakicave dhe këto vlera janë të përbashkëta, për të gjitha shtetet anëtare në një shoqëri në të cilën lulëzon pluralizmi, mos diskriminimi, toleranca, drejtësia, solidariteti dhe barazia mes femrave dhe meshkujve”, deklaroi ambasadori Gonzato.

Pas grumbullimit, grupi nisi marshimin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar zonën e ish-Bllokut, sheshin “Nënë Tereza” dhe duke e përmbyllur “Paradën e Krenarisë” përpara Kryeministrisë, nga ku kërkohet që të ketë përkrahje të këtij komuniteti.

Himni i paradës këtë vit ishte me një rikonceptim të këngës “Zjerm” që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision por me vargjet: “Ne jemi vetë dashuria, nuk na mungon krenaria, ‘Krah për krah’ ecim bashkë, mësojmë botën si me dashtë, ngjyrat tona sot i ka liria”.

Himni u këndua gjatë gjithë rrugës, duke marrë energjinë e këngës së dyshes Beatriçe Gjergji e Kolë Laca të “Shkodra Elektronike”.

Në duart e marshuesve valëviteshin pankarta me mesazhe të qarta: “Liri, barazi, siguri krah për krah”; “Gjuha e urrejtjes nuk është liri e shprehjes”; “Poshtë homofobia!”; “Duam barazi, duam liri” dhe madje edhe mesazhe solidariteti për Palestinën.

Ky është marshimi i 12-të që organizohet në Tiranë në mbështetje të komunitetit LGBT+. Shqipëria ka ende rrugë për të bërë drejt barazisë, por çdo hap, çdo pankartë, çdo këngë janë dëshmi se ky ndryshim është i mundur – dhe i domosdoshëm.

Lexoni gjithashtu:

The post “Krah për krah për dashurinë”, parada e krenarisë 2025 appeared first on Citizens.al.

“Krah për Krah” për Paradën e Krenarisë LGBTI+

23 May 2025 at 17:12

Shkallët e “Bulevard”, instituti i artit dhe medias në rrugën “Zogu i Parë” në Tiranë, nisën të gumëzhijnë nga ecejaket e aktivistëve të komunitetit LGBTI+ të martën.

Si çdo pasdite para “Paradës së Krenarisë”, aktivistët e këtij komuniteti u mblodhën për të kryer provat e “himnit” që do të shoqërojë paradën, e cila këtë vit do të zhvillohet paraditen e së shtunës së 24 majit.

“Ne jemi vetë dashuria,
Nuk na mungon krenaria,
‘Krah për kra’ ecim bashkë,
Mësojmë botën si me dashtë,
Ngjyrat tona sot i ka liria.”

Teksti është përshtatur mbi melodinë e “Zjerm”, kënga që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, dhe do të shoqërohet me zhurmat muzikale të daulleve dhe zërave të aktivistëve për të shënjuar kështu jo vetëm një performancë, por një mesazh politik që tejkalon muret e institucioneve.

Për Ebi Spahiun, aktiviste e Aleancës LGBTI+, parada është dita dhe momenti më i rëndësishëm i vitit.

“Njësoj si fëmijët kur presin Krishtlindjen, presin Vitin e Ri, unë me të vërtetë pres ‘Pride-in’, sepse me të vërtetë gjatë periudhës që rritesha në Shqipëri dhe shihja se sa e thellë ishte homofobia dhe se sa e thellë ishe edhe fshehja e personave LGBT”, tha Ebi për Citizens.al.

Ebi Spahiu, aktiviste

Pavarësisht se ka marrë pjesë në shumë parada krenarie në shtetet e tjera, realizimi i këtij marshimi në Tiranë merr kuptim tjetër për Ebin.

“[Parada]… është një vend ku mund të shfaqem vetvetja dhe mund ta bëj pa frikë, shpresoj që një event i tillë t’u japë gjithashtu frymëzim personave të tjerë që ende janë duke pyetur veten nëse me të vërtetë kanë kurajën të dalin hapur dhe të jetojnë jetën ashtu siç duan,” shprehet Ebi.

Një tjetër zë që rezonon në provat për paradën është ai i artistes dhe aktivistes nga Kosova, Arlinda Morina, e cila drejton me megafon. Ajo prin grupin, që dalë-ngadalë merr sintoni duke u unifikuar në një këngë që buçet përtej mureve të institutit.

“Të jesh vetvetja është sfidë, por edhe liri. Prandaj, ata që të gjykojnë, edhe në se do të ishte dikush tjetër në vendin tënd, do të gjykonin po njësoj, prandaj, jeto!” thotë Arlinda, për të cilën parada e së shtunës do të jetë e disata në Tiranë teksa aktivizmi i saj në Prishtinë është mjaft i zëshëm.

Arlinda Morina-artiste dhe aktiviste duke lexuar tekstin e këngës

Motoja e këtij viti, “Krah për krah”, sipas Arlindës është thirrje force, e cila inkurajon këdo të re dhe të ri, pjesë të komunitetit, që nuk e ka pranuar ende veten.

“‘Krah për Krah’, jemi rrethi më i fortë dhe askush nuk mund të na sfidojë ngjyrat që dalin nga brendësia jonë,” vijon ajo.

Për Xheni Karajn nga Aleanca LGBT, motoja është thirrje për solidaritet përballë një vale në rritje të urrejtjes dhe dehumanizimit.

“Një thirrje jo vetëm brenda komunitetit, por edhe me aleatët tanë, me çdo qytetar që beson në barazi, dinjitet dhe drejtësi,” thotë Xheni, e cila thekson se marshimi nuk është thjesht për krenari, por për mbijetesë dhe shpresë.

Ajo e sheh paradën si një kalim nga frika drejt një zëri të fuqishëm kolektiv, ndërsa risjell në vëmendje paradën e parë me vetëm 12 persona të mbajtur në vitin 2012 në Tiranë.

“Dikur ishim një grusht aktivistësh që kërkonim të thyenim heshtjen. Sot, jemi një lëvizje e gjallë, me ngjyra, me krenari dhe me aleatë. Por mbi të gjitha, kemi fituar hapësirë publike, kemi ndërtuar narrativën tonë dhe nuk jemi më të padukshëm”, kujton Xheni, e cila prej më shumë se një dekade është në ballë të kësaj përpjekjeje.

Xheni Karaj, aktiviste (Aleanca LGBT)

Për Bledin, një tjetër aktivist, kjo paradë është për të gjithë: “për personat ‘queer’, ata që kanë pranuar veten, por dhe për ata që brohorasin në heshtje, dhe përballen me mjaft sfida”.

Davidi, fotograf dhe person transgjinor, rrëfen për Citizens.al se marshimi në paradën e krenarisë për të nuk është për dekor festiv, por si akt politik.

“Marshoj për trupat tanë që janë politizuar pa dëshirën tonë, për identitetet tona që përfliten, gjykohen dhe censurohen. Marshoj për zërat tanë që janë heshtur me dhunë institucionale dhe shoqërore”, shprehet Davidi.

Sipas tij, ky marshim është edhe për të gjitha vajzat dhe djemtë ‘queer’ në qytetet e vogla të Shqipërisë, për ata jashtë vendit që kanë emigruar për siguri dhe për çdo individ të përjashtuar.

“Marshoj për versionin tim të mëparshëm për atë djalë që më parë e përbuzte pasqyrën, që fshihej nga vetja. Sot ai marshon me kokën lart, jo për të kërkuar mëshirë, por për të kërkuar drejtësi”, rrëfen Davidi.

Ky marshim për Blinin, aktivist i Aleancës LGBT është për të frymëzuar shqiptarët LGBTI+ që ndihen të rraskapitur nga urrejtja, dhuna, diskriminimi dhe bullizimi.

“Dua që të shikojnë se nuk janë vetëm dhe ia vlen të shtyjnë përpara sepse ka shpresë. Ka shpresë jo sepse dikush do të na i servirë të drejtat që meritojmë, por sepse do të luftojmë bashkë për t’i patur. Çdo gjë është e arritshme kur bëhemi bashkë“, shprehet Blini.

Aktivistët/et duke bërë prova për Paradën e Krenarisë që do të mbahet më 24 maj

Në përpjekje të përditshme për të mposhtur sfidat

Rruga drejt barazisë dhe respektit të të drejtave të komunitetit është e gjatë, veçanërisht për një shoqëri patriarkale si shoqëria shqiptare. Ndaj edhe sfidat e të qenit pjesë e komunitetit LGBTI+ janë të përditshme.

Sfida këto, të cilat janë intensifikuar nga narrativa të ndryshme, shpesh edhe politike.

“Jemi përballur me gjuhë të hapur urrejtjeje nga figura publike dhe politike, me përpjekje për të na përdorur si gogol politik dhe me fushata të organizuara dezinformimi që na kanë portretizuar si rrezik për fëmijët dhe familjen”, tregon Xheni Karaj.

Sipas saj, këto sulme nuk kanë qenë ndaj tyre vetëm si individë, por edhe ndaj vetë “ekzistencës së dashurisë për familjet e tyre”.

“Kjo ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe mirëqenien e shumë prej nesh”, tregon Xheni.

Sfidat kanë qenë të qenësishme për Blinin në vitin që lamë pas, që u diktuan edhe nga marrëdhënia e tij me familjen, shkëputur për disa vite.

Mosnjohja ligjore e emrit tim, gjinisë time, paragjykimet në vende ku nuk ka persona LGBTI, rikthimi i marrëdhënieve me familjen me të cilën jam shkëputur për disa vite për shkak se e kanë të vështirë të më pranojnë kështu si jam. E kanë të vështirë sidomos prej gjykimeve të njerëzve, të cilët nuk kursehen që t’i bëjnë të ndihen keq për faktin se jam çun transgjinor“, ndan Blini me Citizens.al.

Për Davidin të qenit një person transgjinor në Shqipëri është sfidë për jetën dhe jo vetëm për identitetin.

“Ky vend vazhdon të mohojë të drejtat bazike për personat ‘trans’, qasjen në trajtim hormonal, mundësinë për një punë të sigurt, dhe dinjitetin në jetën publike e private. Për shumë prej nesh, vetë ekzistenca është rezistencë”, shprehet Davidi.

Pamundësia për të gjetur punë si transgjinor dhe mos-pranimi nga shoqëria e ka detyruar të emigrojë për të mbijetuar.

“…për të jetuar të lirë, për të pasur një shans drejt vetes. Dhe kjo është tragjedi që vendi ynë nuk na mbron, por na largon”.

Ndërsa, sipas tij të qenit edhe artist përpos transgjinor është sfidë e dyfishtë.

“Krijimtaria “queer” nuk mbështetet, nuk përfaqësohet, dhe rrallëherë merret seriozisht nga institucionet kulturore shqiptare. Mungon një rrjet real mbështetjeje për artistët queer, për personat me gjini jobinare dhe per komunitetin transgjinor jo vetëm për të na përfshirë, por për të kuptuar se zëri ynë është jetik, politik dhe i domosdoshëm në këtë kohë”, argumenton Davidi.

“Ne jemi këtu”

Për Bledin, ajo çfarë dëshiron që shoqëria shqiptare të kuptojë nga parada e krenarisë është pranimi se janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë.

“Ne kemi vlera dhe jemi po aq të rëndësishëm sa çdokush tjetër. Ne nuk lëndojmë kënd, ne thjesht dashurojmë dhe se dashuria s’është krim apo turp”, shprehet Bledi.

Sipas një raporti të Aleancës LGBTI+ në Shqipëri, 45% e të anketuarve LGBTI kanë përjetuar dhunë ose diskriminim në vitin 2024.

“40.8% e të anketuarve LGBTI nuk janë aktualisht dhe as nuk kanë qenë ndonjëherë të angazhuar në kontrata formale pune. 15.6% e të anketuarve LGBTI kanë filluar punësim informal. 34% e të punësuarve raportuan se kanë përjetuar ngacmim dhe paragjykim në vendin e punës për shkak të statusit të tyre LGBTI”, shpjegon raporti.

Sipas Xheni Karajt, parada nuk është provokim dhe as festë private, por është thirrje për barazi dhe dinjitet.

“Që jetojmë, duam, kontribuojmë, dhe se dashuria jonë nuk është as më pak e vlefshme, as më pak njerëzore. Duam që shoqëria shqiptare të kuptojë se të ecësh përkrah nesh nuk është akt ideologjik, por njerëzor. Një kujtesë që askush nuk është i lirë derisa të jemi të gjithë të lirë”, u shpreh Karaj.

Ndërsa Davidi, shprehet se nga shoqëria shqiptare kërkon që të kuptojë se nuk janë vetëm një komunitet minoritar.

“…por një forcë politike që kërkon të drejta të barabarta dhe shkatërrimin e strukturave patriarkale dhe diskriminuese. Jemi këtu për të kërkuar ndryshim real në ligje, në politika, dhe në mentalitet”.

Për Blinin, shoqëria shqiptare duhet të kuptojë se dashuria për vendin, traditën dhe zhvillimin e mëtejshëm është e pamundur pa personat LGBTI.

Ne kemi qenë gjithmonë këtu dhe kemi dhënë e japim kontributin tonë të vyer për Shqipërinë“.

Të drejtat LGBTI+ të pashkruara në programet politike

Në zgjedhjet qendrore të 11 majit, partitë politike, kush më pak e kush më shumë, paraqitën para publikut programet e tyre elektorale. Mirëpo, në asnjë prej tyre, të drejtat e komunitetit LGBTI+ nuk u panë të reflektuara.

“Fatkeqësisht, pavarësisht se ka aghenda politike të majta, të paktën që prezantohen të tilla, nuk ka programe politike progresive akoma. Kjo ishte arsyeja që unë nuk u ndjeva e përfaqësuar. Nuk ndjehem ende e përfaqësuar”, u shpreh Ebi.

Njëjtë mendon edhe Xheni Karaj, duke theksuar se shumia e partive politike në Shqipëri vijojnë ti shmangin çështjet e komunitetit.

Të tjera parti e  kanë përdorur komunitetin tonë për të ushqyer panik moral dhe urrejtje. Ne nuk duam privilegje, kërkojmë thjesht përfaqësim real, mbrojtje ligjore dhe një vend në tavolinën ku merren vendimet që ndikojnë jetën tonë”, deklaroi ajo.

 Për Ebin është shqetësuese që ka narrative politike që mundohen të kthejnë kohën pas.

“…që mundohet të zhbëjë të gjithë progresin që është arritur mbi të drejtat e njeriut, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, mbi çështjen, mbi personat LGBT, mbi personat transgjinorë, mbi personat e margjinalizuar dhe që janë në skajet e shoqërisë dhe që të kenë më shumë dukshmëri dhe që të kenë rolin e tyre që ju përket në shoqëri”, deklaron Ebi.

The post “Krah për Krah” për Paradën e Krenarisë LGBTI+ appeared first on Citizens.al.

Shkërmoqje e stereotipeve të “Paradës së Krenarisë”

22 May 2025 at 17:25

Më 24 maj në Tiranë do të zhvillohet “Parada e Krenarisë LGBT”. Si çdo vit në këtë kohë nuk mungon gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale, që shpesh bazohet tek mite të pavërteta.

Le të shohim disa prej tyre dhe t’i japim përgjigje të vërteta!

(Komentet e mëposhtme janë marrë nga komente të njerëzve në rrjetet sociale, gjatë “Marshimit të Krenarisë”, ndër vite).

  • “Do të hysh në BE?! Nuk të pranon BE ndryshe!”

Të drejtat e LGBTQ+ janë të drejta themelore, jo një kusht politik. Nëse një shtet synon të jetë pjesë e BE-së, nuk mund të përjashtojë qytetarët për shkak të identitetit apo orientimit të tyre.

Ajo që kërkohet qëndron në vlerat themelore të Bashkimit Evropian, që mund të përmblidhen shkurt në: Mos diskrimino. Lejo të gjithë të jetojnë të lirë dhe të barabartë.

Respektimi i këtyre të drejtave është njësoj i rëndësishëm sa liria e medias apo drejtësia e pavarur.

  • “Po krenar për cfarë?”

Fjala “Pride” (Krenari) nuk ka të bëjë me mendjemadhësi apo ndjesi superioriteti.

Parada e Krenarisë lindi më 28 qershor 1970 në SHBA, si përkujtim i Revoltës së Stonewall-it, ndërsa në Shqipëri u zhvillua për herë të parë në maj të vitit

Është kundërpërgjigje ndaj turpit, dhunës dhe përjashtimit që komuniteti LGBTQ+ ka përjetuar për dekada.

Të jesh krenar për identitetin tënd kur je rritur me mesazhe që të thonë se je “gabim”, “i sëmurë” ose “i papranueshëm”, është një akt i guximshëm dhe emancipues.

  • “Ju doni të shkatërroni bërthamën e shoqërisë që është familja!”

Kërkesa për të drejta nuk do të thotë t’i marrësh të drejtën dikujt tjetër.

Kur komuniteti LGBTQ+ kërkon të drejtën për të pasur familje, nuk po cënon familjen tradicionale, por po kërkon hapësirë për të jetuar me dinjitet. Liria për një grup nuk është kërcënim për një tjetër.

Familja ka shumë forma: me një prind, me gjyshër, me kujdes të ndarë. Ajo që e bën një familje është dashuria, respekti dhe mbështetja.

  • “Çfarë hallesh ka Ballkani dhe ne festojmë Gay dhe Lezbike!”

Po, Ballkani ka shumë “halle” – por të drejtat e njeriut nuk janë luks. Parada nuk është festë, është një thirrje për dinjitet në një shoqëri ku shumë ende përballen me urrejtje dhe përjashtim.

Dhe ky është një “hall”, a nuk është drejtësia “hall i gjithë shoqërisë”?

The post Shkërmoqje e stereotipeve të “Paradës së Krenarisë” appeared first on Citizens.al.

Refuzoi të valëvisë flamurin e LGBT, Merz: Bundestagu nuk është tendë cirku

By: user 6
2 July 2025 at 23:14

Kancelari gjerman, Friedrich Merz është kritikuar ashpër nga partitë e majta pasi refuzoi thirrjet për të valëvitur flamurin e ylberit i njohur si flamuri i krenarisë LGBT mbi Bundestagun më 26 korrik, në Ditën e Christopher Street.

Në një intervistë për televizionin publik ARD të martën, Merz mbështeti vendimin e mëparshëm të kryetares së Bundestagut, Julia Klöckner, për të refuzuar këtë kërkesë.

“Bundestagu nuk është një cirk ku mund të valëvitet çdo flamur”, tha shefi i qeverisë gjermane.

Ai shtoi se flamuri i ylberit duhet të shfaqet vetëm më 17 maj, në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë.

“Të gjitha ditët e tjera valëviten vetëm flamuri gjerman dhe ai evropian dhe ky është vendimi i duhur,” theksoi ai.

Deklaratat e kancelarit shkaktuan indinjatë tek deputetët e opozitës. Sophie Koch, komisionere qeveritare për të drejtat LGBT dhe deputete e Partisë Socialdemokrate, akuzoi Merzin se nënkupton se komuniteti LGBT trajtohet si “kafshë cirku”.

Kryetarja e Partisë së Gjelbër, Katharina Dröge, tha se flamuri i ylberit “përfaqëson një grup që po përballet gjithnjë e më shumë me armiqësi, dhunë dhe urrejtje” dhe meriton vend në parlament. Gjithashtu deputetët e Gjelbër organizuan një protestë të heshtur në sallën e Bundestagut duke veshur rroba me ngjyrat e ylberit, citon Euronews. 

The post Refuzoi të valëvisë flamurin e LGBT, Merz: Bundestagu nuk është tendë cirku appeared first on Lapsi.al.

Gjykata e Lartë e ShBA nuk ndaloi librat LGBT në shkolla

1 July 2025 at 16:31

Pretendimi: Gjykata e Lartë e ShBA ndalon librat LGBT në shkolla

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————————

Një lajm i botuar më 27 qershor nga portali JOQ Albania pretendon se Gjykata e Lartë e ShBA ka vendosur në krah të prindërve dhe ka ndaluar librat LGBT në shkolla.

Lajmi duket se i referohet një vendimi të Gjykatës së Lartë amerikane në çështjen Mahmoud v. Taylor, që lidhej me të drejtën e prindërve që t’i largojnë fëmijët e tyre nga mësimdhënia që përfshin libra me personazhe LGBTQ+.

Çështja nisi në 2022 kur Shkollat ​​Publike të Qarkut Montgomery futën në kurrikulën e tyre fillore libra me figura si “Dasma e Xhaxha Bobit” dhe “Këlyshi i Krenarisë”, një libër për një qen që humbet në një paradë krenarie. Fillimisht, prindërit mund t’i zgjidhnin që fëmijët e tyre të mos merrnin pjesë në këto mësime, ngjashëm me politikat e edukimit seksual.

Por në mars të vitit 2023, bordi i shkollës eliminoi ato dispozita përjashtimi përveç edukimit seksual, duke përmendur mungesat në rritje dhe barrën administrative. Tre familje me besime të ndryshme, myslimane, katolike dhe ortodokse ukrainase, ngritën padi, duke argumentuar se kjo shkelte lirinë e tyre fetare.

Familjet nuk kërkonin të ndalonin librat, por t’i largonin fëmijët e tyre nga mësimet e librave.

Njësoj, Gjykata e Lartë amerikane nuk “ndaloi librat LGBT në shkolla”. Gjykata vendosi që politika e distriktit shkollor për të mos lejuar përjashtimet nga mësimet që përfshinin libra me tema LGBT shkelte të drejtën e prindërve për ushtrimin e lirë të fesë sipas Amendamentit të Parë. 

Vendimi i Gjykatës urdhëroi që “derisa të përfundojë i gjithë shqyrtimi i apelit në këtë rast, bordi [i shkollës] duhet të urdhërohet t’i njoftojë ata paraprakisht sa herë që një nga librat në fjalë ose ndonjë libër tjetër i ngjashëm do të përdoret në çfarëdo mënyre dhe t’u lejojë atyre që fëmijët e tyre të përjashtohen nga ai mësim.”
Duke dhënë një urdhër paraprak ndalimi, Gjykata nuk nxori një vendim përfundimtar mbi këtë çështje, duke arritur vetëm në përfundimin se prindërit ka të ngjarë të kenë sukses dhe duke e kthyer çështjen përsëri në gjykatën e shkallës së parë për shqyrtim, duke konsideruar mendimin e Gjykatës së Lartë.

The post Gjykata e Lartë e ShBA nuk ndaloi librat LGBT në shkolla appeared first on Faktoje.al.

SHBA: Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

27 June 2025 at 20:21

Gjykata Supreme e SHBA-së ka marrë anën e prindërve të shtetit të Merilendit, duke u dhënë atyre mundësinë për të hequr fëmijët e tyre nga programet shkollore që përfshijnë libra me tema LGBTQ.

Vendimi, i marrë me një shumicë 6-3, ka shpërndarë mendimet brenda gjykatës dhe ka sjellë debate të ashpra mbi lirinë fetare dhe arsimin publik.

Prindërit argumentuan se një kurrikulë e miratuar në vitin 2022 nga Shkollat Publike të Qarkut Montgomery, e cila përfshin libra dhe materiale që trajtojnë çështje të identitetit gjinor dhe orientimit seksual, shkelte të drejtat e tyre fetare. Ata kërkuan një urdhër ndalimi, duke argumentuar se edukimi i fëmijëve të tyre mbi këto tema ishte në kundërshtim me besimet e tyre fetare.

Shumica e gjykatës e mbështeti këtë kërkesë, duke dhënë një lehtësim paraprak për prindërit. Gjyqtari Samuel Alito, në mendimin e shumicës, shkroi se prezantimi i librave pa mundësinë e përjashtimit krijon një “barrë jokushtetuese mbi të drejtat e prindërve për ushtrimin e lirë të fesë së tyre”. Ai argumentoi gjithashtu se prindërit kishin të drejtë të mbroheshin nga një dëm i pariparueshëm që mund të ndodhte nëse urdhri nuk miratohej.

Nga ana tjetër, gjyqtarët liberalë shprehën mospajtim. Gjyqtarja Sonia Sotomayor e quajti vendimin “kaos për shkollat publike të këtij kombi”. Ajo shtoi se, duke pasur parasysh diversitetin e madh të besimeve fetare në SHBA, ndalimi i librave me tema LGBTQ mund të ekspozonte fëmijët ndaj “mesazheve që bien ndesh me bindjet e prindërve”.

Prindërit që ngritën këtë çështje përfaqësojnë besime të ndryshme fetare, por të gjithë kundërshtojnë mësimin e temave LGBTQ në shkolla. Ata argumentojnë se Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SHBA-së, që mbron lirinë e besimit fetar, u jep atyre të drejtën të përjashtojnë fëmijët e tyre nga materialet që ata e konsiderojnë të papranueshëm për bindjet e tyre.

Ky vendim i Gjykatës Supreme ka krijuar një tension të ri në diskutimet mbi lirinë fetare, të drejtat e prindërve dhe programet edukative publike, duke e bërë këtë çështje një nga më të diskutuarat në SHBA.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA: Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT appeared first on Euronews Albania.

Çmimet Britanike LGBT 2025: Jess Glynne pranon çmimin në emër të Alex Scott, ndërsa Jade Thirlwall dhe të tjerë nderohen për mbështetjen ndaj komunitetit

21 June 2025 at 16:29

Mbrëmja e Çmimeve Britanike LGBT 2025, e mbajtur në Londër, shënoi një festë të vërtetë për përfaqësimin dhe aleancën në komunitetin LGBTQ+.

Në qendër të vëmendjes ishin Alex Scott dhe partnerja e saj Jess Glynne, me këtë të fundit që pranoi me krenari çmimin “Figura Publike LGBTQ+ e Vitit” në emër të prezantueses së BBC Sport.

Çifti ka mbajtur një lidhje private për muaj të tërë përpara se ta bënin publike, duke e përshkruar atë si diçka “të veçantë”, shkruan DailyMail.

Jade Thirlwall, e njohur për qëndrimet e saj të hapura dhe aktivizmin e vazhdueshëm, u vlerësua si “Aleatja e Famshme e Vitit”.

Në një videomesazh emocional, ajo falënderoi komunitetin LGBTQ+ për mbështetjen e viteve dhe u zotua se do të jetë gjithmonë një zë i hapur, veçanërisht për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit trans.

Jade përmendi gjithashtu me humor suksesin e koleksionit të saj të mallrave provokative, duke treguar se qëndron pas mesazheve që përcjell edhe përmes stilit.

Ndër të nderuarit e tjerë ishin edhe Ian H. Watkins nga grupi Steps për kontributin ndaj prindërimit queer, Billy Porter për rolin e tij si figurë inspiruese në skenë dhe ekran, si dhe India Willoughby dhe Ella Morgan, të cilat u vlerësuan për mbështetjen ndaj komunitetit transgjinor.

Ngjarja, e organizuar nga Scott Mills dhe Kemah Bob, u konsiderua një sukses i plotë për reflektimin që i bëri përfaqësimit në media, ndërgjegjësimit publik dhe rëndësisë së aleancës në kohë kur zërat për barazi janë më të rëndësishëm se kurrë. /Telegrafi/

The post Çmimet Britanike LGBT 2025: Jess Glynne pranon çmimin në emër të Alex Scott, ndërsa Jade Thirlwall dhe të tjerë nderohen për mbështetjen ndaj komunitetit appeared first on Telegrafi.

❌
❌