Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 December 2025Main stream

Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër”

24 December 2025 at 17:21

Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik. […]

The post Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër” appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Ardian Koçi: “Lufta më e madhe është me shtetin”

10 December 2025 at 19:04

Në janar 2023, Ardian Koçi, atëherë drejtor i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, një nga zonat më të rëndësishme mjedisore në jug të Shqipërisë, dha një deklaratë 30-sekondësh për Zërin e Amerikës rreth turizmit dhe natyrës. Edhe pse foli në mënyrë të pakontestueshme për mikpritjen e turistëve dhe kujdesin ndaj natyrës, ai nuk kishte marrë leje për […]

The post Ardian Koçi: “Lufta më e madhe është me shtetin” appeared first on Reporter.al.

Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë

11 November 2025 at 11:12

Dy partitë më të mëdha të Shqipërisë, Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës dhe Partia Demokratike në opozitë e Sali Berishës, janë rivale të ashpra që nuk humbasin asnjë rast për të denigruar motivet dhe ndershmërinë e njëra-tjetrës. Prandaj, ishte një surprizë javën e kaluar kur ato hodhën një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit […]

The post Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë appeared first on Reporter.al.

Gjyqtarët kritikojnë “sigurinë joekzistente” pas vrasjes së Astrit Kalasë në sallën e gjyqit

20 October 2025 at 11:48

Arma e fshehur aktivizoi alarmin e detektorit të metaleve kur 30-vjeçari Elvis Shkambi hyri në godinën e gjykatës, por policia thotë se roja i sigurisë nuk u ngrit fare nga karrigia, e lëre më të njoftonte oficerin e policisë në detyrë. Ishte ora 13:42 e datës 6 tetor në qendër të Tiranës, disa metra larg […]

The post Gjyqtarët kritikojnë “sigurinë joekzistente” pas vrasjes së Astrit Kalasë në sallën e gjyqit appeared first on Reporter.al.

Protestuesit në Shqipëri kërkojnë “drejtësi” në gjyqin e krerëve të UÇK-së

17 October 2025 at 19:51

Qindra mbështetës të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe u mblodhën të premten në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, për të protestuar kundër gjyqit për krime lufte ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-zyrtarëve të tjerë të UÇK-së në Hagë. Duke u mbledhur në sheshin kryesor “Skënderbej”, protestuesit mbanin pankarta me slogane […]

The post Protestuesit në Shqipëri kërkojnë “drejtësi” në gjyqin e krerëve të UÇK-së appeared first on Reporter.al.

Kryqi i Kuq i dorëzon IDF-së trupat e 4 pengjeve të pajetë

By: fjori
14 October 2025 at 22:41

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë konfirmuar se Kryqi i Kuq ka dorëzuar katër arkivole me trupat e pengjeve të vrarë nga Hamasi, të mbledhur në qytetin e Gazës. Ceremonia e dorëzimit u zhvillua brenda Gazës, e udhëhequr nga një rabin ushtarak, përpara se mbetjet mortore të dërgoheshin për identifikim. Katër pengjet e identifikuar […]

The post Kryqi i Kuq i dorëzon IDF-së trupat e 4 pengjeve të pajetë appeared first on BoldNews.al.

Nesër protesta kundër bllokimit të monopatinave, qytetarët: Shkelje e ligjit

By: fjori
14 October 2025 at 21:24

Prej dy ditësh, Policia Rrugore ka nisur një aksion për sekuestrimin e monopatinave elektrike në Tiranë, duke e justifikuar ndërhyrjen me numrin e lartë të aksidenteve të ndodhura me këto mjete. Ky veprim ka shkaktuar reagime të forta nga qytetarët, të cilët e konsiderojnë sekuestrimin si të paligjshëm dhe të paprecedentë. Në shenjë reagimi, është […]

The post Nesër protesta kundër bllokimit të monopatinave, qytetarët: Shkelje e ligjit appeared first on BoldNews.al.

Dumani “shfajësohet” për mënyrën e arrestimit të Metës: Nuk është përgjegjësi e SPAK…

By: fjori
14 October 2025 at 21:05

Gjatë seancës raportuese në Komisionin e Ligjeve, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u përball me pyetje të drejtpërdrejta nga deputeti Tedi Blushi lidhur me mënyrën e ekzekutimit të masës së arrestit ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Dumani u shpreh se “mënyra si u ekzekutua masa e arrestit lë shumë për të dëshiruar”, duke nënvizuar […]

The post Dumani “shfajësohet” për mënyrën e arrestimit të Metës: Nuk është përgjegjësi e SPAK… appeared first on BoldNews.al.

Nuk mbahen kuqezinjtë, menjëherë pas Arbër Hoxhës, Nedim Bajrami shënon golin e katërt

By: fjori
14 October 2025 at 20:45

Shqipëria vijon avantazhin 4-1, në miqësoren ndaj Jordanisë. Kuqezinjtë realizuan të tretin me Arbër Hoxhën, i cili shënoi një supergol nga jashtë zone në minutën e 75-të. Vetëm 3 minuta më vonë, një lëvizje e bukur e Brojës nga e djathta, solli asistin për Bajramin që shënoi të katërtin.

The post Nuk mbahen kuqezinjtë, menjëherë pas Arbër Hoxhës, Nedim Bajrami shënon golin e katërt appeared first on BoldNews.al.

Flakët përfshijnë Hidrovorin në Novoselë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

By: fjori
14 October 2025 at 19:56

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Hidrovorit në Novoselë, duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të menjëhershëm të forcave zjarrfikëse të Vlorës. Flakët, të ndihmuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit jashtë kontrollit dhe duke vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës. Sipas informacioneve paraprake, […]

The post Flakët përfshijnë Hidrovorin në Novoselë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme appeared first on BoldNews.al.

FMN ul parashikimin për ekonominë shqiptare në 2025, bie pritshmëria për rritje me 3.8%

By: fjori
14 October 2025 at 19:40

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rishikuar në ulje parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2025. Sipas raportit më të fundit të Pasqyrës Ekonomike Globale të tetorit, të sapopublikuar, ekonomia shqiptare parashikohet të zgjerohet me 3.4%, nga 3.8% që ishte pritshmëria në raportin e pranverës. Në të kundërt është rishikuar me rritje të lehtë […]

The post FMN ul parashikimin për ekonominë shqiptare në 2025, bie pritshmëria për rritje me 3.8% appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ja çfarë i tha vrasësi vetëm pak çaste para se të kryente krimin

By: fjori
14 October 2025 at 19:20

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur në detaje mekanizmin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, një ngjarje tronditëse që ndodhi më 6 tetor brenda Gjykatës së Apelit. Për herë të parë, janë bërë publike edhe fjalët e fundit të shkëmbyera në sallë, vetëm pak çaste para se të ndodhte krimi. Sipas dosjes hetimore, tensioni në sallë […]

The post Zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ja çfarë i tha vrasësi vetëm pak çaste para se të kryente krimin appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet bashkëpunëtori i Aldo Avdylit, ja kush e strehoi nipin e Astrit Avdylit

By: fjori
14 October 2025 at 17:56

Në një operacion të zhvilluar nga autoritetet në Qarkun e Durrësit, është arrestuar Dorjan Sherifi, i cili kishte marrë me qira banesën ku strehohej Aldo Avdyli, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ky arrestim vjen si pjesë e hetimeve intensive të Prokurorisë së Posaçme, që po ndjek çështjen e atentatit ndaj Edmir Bregut. Aldo […]

The post Arrestohet bashkëpunëtori i Aldo Avdylit, ja kush e strehoi nipin e Astrit Avdylit appeared first on BoldNews.al.

Nga Amerika e Jugut në Lombardi/ Rrjeti shqiptar i lidhur me “Ndranghetën” trafikonte kokainë me vlerë miliona euro

By: fjori
14 October 2025 at 16:44

Një operacion i gjerë antidrogë i zhvilluar nga Guardia di Finanza ka goditur një organizatë kriminale me bazë në Shqipëri, e cila dyshohet se ka drejtuar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në kuadër të këtij hetimi, autoritetet italiane kanë arrestuar 15 persona, duke shkatërruar një strukturë të mirëorganizuar me lidhje të forta […]

The post Nga Amerika e Jugut në Lombardi/ Rrjeti shqiptar i lidhur me “Ndranghetën” trafikonte kokainë me vlerë miliona euro appeared first on BoldNews.al.

Si u kthye Gjykata e Apelit në skenë krimi/ Dalin detaje të reja nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja

By: fjori
14 October 2025 at 15:45

Më 6 tetor, në sallën nr. 3 të Gjykatës së Apelit në Tiranë, drejtësia shqiptare u trondit nga një akt i paprecedentë, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të gjykatës, gjatë ushtrimit të detyrës. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të plotë mekanizmin e ngjarjes, duke hedhur dritë mbi një krim që sfidon sigurinë institucionale […]

The post Si u kthye Gjykata e Apelit në skenë krimi/ Dalin detaje të reja nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja appeared first on BoldNews.al.

Polici në Krujë kapet duke nuhatur boçen e drogës, shpallet në kërkim. Në pranga bie i vëllai

By: fjori
13 October 2025 at 15:50

Punonjësi i policisë së Krujës, Elson Leka është kapur në një foto teksa hyn në një parcelë me drogë të kultivuar në fshatin Nojë, që ndodhet në zonën e Malësisë së Krujës. Momenti kur Leka, hyn në parcelën me drogë dhe më pas fillon ti bjeri erë një boçeje hashashi sikur të ishte trëndafil, është […]

The post Polici në Krujë kapet duke nuhatur boçen e drogës, shpallet në kërkim. Në pranga bie i vëllai appeared first on BoldNews.al.

Vjosa Osmani nderohet me çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: I dedikohet grave të Kosovës

By: fjori
13 October 2025 at 15:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është vlerësuar me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”. Ky është një çmim prestigjioz që nderon lidershipin dhe rolin e grave që kanë kontribuar në forcimin e paqes, demokracisë dhe sigurisë në vendet e tyre dhe në arenën ndërkombëtare. Gjatë ceremonisë së pranimit, Osmani e […]

The post Vjosa Osmani nderohet me çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: I dedikohet grave të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Sherri me thika mes të miturve në Bathore, arrestohen dy persona

By: fjori
13 October 2025 at 15:27

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri që ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Bathorës në Kamëz, ku për pasojë mbetën të lënduar 5 persona, të moshave kryesisht të mitura. Mësohet se të rinjtë që u përfshinë në sherr, që dyshohet të kenë qenë mbi 15 persona, janë të moshës nga 15 deri në […]

The post Sherri me thika mes të miturve në Bathore, arrestohen dy persona appeared first on BoldNews.al.

Çmimin Nobel në Ekonomi e marrin Mokyr, Aghion dhe Howitt

By: fjori
13 October 2025 at 12:17

Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt fituan çmimin Nobel për ekonomi për vitin 2025 për “shpjegimin e rritjes ekonomike të nxitur nga inovacioni”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave. Çmimi prestigjioz, i njohur zyrtarisht si Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit, është çmimi i fundit që do […]

The post Çmimin Nobel në Ekonomi e marrin Mokyr, Aghion dhe Howitt appeared first on BoldNews.al.

Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave, kundërshtojnë aksionin: Nuk e dinim

By: fjori
13 October 2025 at 11:40

Policia e Shtetit ka nisur një aksion në terren për bllokimin dhe sekuestrimin e monopatinave elektrike dhe mjeteve të tjera elektrike që qarkullojnë në kundërshtim me ligjin. Por pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në rrugët e qytetit, një pjesë e qytetarëve vijojnë të mos e respektojnë këtë rregull. Shumë prej tyre janë […]

The post Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave, kundërshtojnë aksionin: Nuk e dinim appeared first on BoldNews.al.

❌
❌