Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pati edhe hedhje karrigesh – pamje të një përplasjeje të dhunshme midis ushtarëve në një bazë në Izrael

19 November 2025 at 22:57


Ushtarët e Brigadës Givati të ushtrisë izraelite dhe inxhinierët luftarakë janë përfshinë në një përleshje.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një përleshje në një sallë ngrënieje në një bazë veriore, që përfshinte hedhje karrigesh dhe goditje – pamje të së cilës janë publikuar në media sociale.

Siç bëhet e ditur më tej, bëhet fjalë për një incident që ndodhi të dielën.

Sipas raportimeve, përleshja fizike fillimisht filloi si një grindje verbale.

Pamjet tregojnë ushtarë që hedhin karrige drejt njëri-tjetrit, qëndrojnë mbi tavolina dhe godasin njëri-tjetrin.

Disa ushtarë u përpoqën të ndanin ata që ziheshin.

🚨🇮🇱 Breaking from the IDF cafeteria:
Givati troops and Engineering Corps soldiers ended up brawling over dinner, leaving multiple injuries.

If they can’t control their own soldiers at the lunch table… how exactly are they winning any war? pic.twitter.com/qw3O9TKvsz
— SilencedSirs◼️ (@SilentlySirs) November 18, 2025

IDF tha se e konsideron incidentin si serioz, duke theksuar se "nuk pasqyron vlerat e IDF ose atë që pritet nga ushtarët dhe komandantët e IDF".

Incidenti po hetohet, sipas ushtrisë.

"Në përfundim të tij, do të merren masa komanduese dhe disiplinore në përputhje me gjetjet”.

"IDF dënon çdo sjellje të dhunshme dhe do të vazhdojë të mbështesë disiplinën, etikën dhe profesionalizmin në çdo kohë", ka përfunduar deklarata e ushtrisë izraelite. /Telegrafi/

TEL AVIV – Izraeli sulmon objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor dhe lindor

10 November 2025 at 18:35

BEJRUT/TEL AVIV, 10 nëntor /ATSH-DPA/- Libanlite nisi sot një seri sulmesh ajrore duke shënjestruar Hezbollahun pro-iranian në Libanin jugor dhe lindor.

Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se kishte eliminuar tre terroristë të Hezbollahut që nga e diela.

“Ushtria goditi dhe eliminoi terroristin Samir Ali Faqih në zonën Srifa në Libanin jugor”, sipas deklaratës.

“Terroristi mori pjesë në kontrabandën e armëve që i përkisnin Hezbollahut në zona të ndryshme në Liban”, tha ushtria.

Përveç kësaj, IDF goditi dhe eliminoi dje dy terroristë të Hezbollahut në zonat Houmin al-Fawqa dhe al-Sawana, në Libanin jugor.

Ministria libaneze e Shëndetësisë konfirmoi sot se një person ishte vrarë në Libanin jugor – pas një sulmi izraelit që goditi makinën e tij në Libanin jugor.

Agjencia shtetërore e lajmeve NNA raportoi sulme të ndryshme izraelite në të gjithë Libanin jugor, me shpërthime të forta që u dëgjuan në zonat e synuara.

Më herët, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kishin shënjestruar infrastrukturën terroriste të Hezbollahut, duke përfshirë vendet në Nabatiyeh dhe Luginën Bekaa të përdorura për prodhimin, ruajtjen dhe lëshimin e raketave të armëve që shënjestrojnë Izraelin.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në nëntor 2024, Ministria e Shëndetësisë libaneze raportoi se ka pasur gati 300 të vdekur.

OKB raportoi se 100 prej këtyre vdekjeve ishin civilë. Hezbollahu nuk ka publikuar asnjë shifër mbi viktimat e veta.

Qeveria në Bejrut është nën presion për të zbatuar çarmatimin e Hezbollahut, një proces i propozuar nga SHBA-ja dhe i miratuar nga Kabineti. //a.i/

The post TEL AVIV – Izraeli sulmon objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor dhe lindor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryqi i Kuq i dorëzon IDF-së trupat e 4 pengjeve të pajetë

By: fjori
14 October 2025 at 22:41

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë konfirmuar se Kryqi i Kuq ka dorëzuar katër arkivole me trupat e pengjeve të vrarë nga Hamasi, të mbledhur në qytetin e Gazës. Ceremonia e dorëzimit u zhvillua brenda Gazës, e udhëhequr nga një rabin ushtarak, përpara se mbetjet mortore të dërgoheshin për identifikim. Katër pengjet e identifikuar […]

The post Kryqi i Kuq i dorëzon IDF-së trupat e 4 pengjeve të pajetë appeared first on BoldNews.al.

TEL AVIV – IDF evakuon 900 000 palestinezë, Gaza pothuajse e zbrazët

5 October 2025 at 12:44

TEL AVIV, 5 tetor /ATSH-ANSA/ – Sipas vlerësimeve të ushtrisë izraelite, IDF, Qyteti i Gazës është zbrazur pothuajse plotësisht nga palestinezët, raporton ”The Times of Israel”.

Sipas vlerësimeve të ushtrisë, afërsisht 900 000 nga një milion palestinezë që banonin në Qytetin e Gazës para ofensivës së madhe të IDF-së janë evakuuar në Rripin Jugor.

Muajin e kaluar, civilëve iu urdhërua të linin qytetin e Gazës dhe të shkonin në një zonë humanitare të përcaktuar nga Izraeli.

Sipas të dhënave izraelite, shkalla e braktisjes së zonës nga palestinezët është rritur në javët e fundit, ndërsa IDF ka përparuar drejt Qytetit të Gazës. /os/

The post TEL AVIV – IDF evakuon 900 000 palestinezë, Gaza pothuajse e zbrazët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nuk ikim”/ Banorët e Gazës sfidojnë urdhrat e IDF, eksodi që nuk po ndodh…

7 September 2025 at 10:07

Kur fletushkat e ushtrisë izraelite bien nga qielli, për banorët e Gazës kjo është shenja se duhet të braktisin shtëpitë e tyre. Rosey, e bllokuar në Gaza, i filmon nga dritarja e apartamentit të saj teksa bien mbi horizontin e mbuluar me tym, “si konfeti të trishta”. Ajo tregon se ushtria izraelite u kërkon banorëve të […]

The post “Nuk ikim”/ Banorët e Gazës sfidojnë urdhrat e IDF, eksodi që nuk po ndodh… appeared first on BoldNews.al.

TEL AVIV – IDF: Do të eliminojmë udhëheqësit e Hamasit edhe jashtë vendit

1 September 2025 at 11:42

TEL AVIV, 1 shtator /ATSH-ANSA/ – Shefi i Shtabit i shtrisë izralite, (IDF) Eyal Zamir, komentoi mbi eliminimin e zëdhënësit të Hamasit, Abu Obeida, duke kërcënuar se do të shënjestrojë edhe udhëheqësit e grupit që jetojnë jashtë vendit.

“Shumica e udhëheqjes së Hamasit tani jeton jashtë vendit; ne do t’i arrijmë edhe ata kudo të jenë”, shtoi ai.

Disa udhëheqës të Hamasit ndodhen aktualisht në Katar dhe Turqi, përfshirë Khaled Meshaal, Khalil al-Hayya dhe Razi Hammad.   /os/

 

The post TEL AVIV – IDF: Do të eliminojmë udhëheqësit e Hamasit edhe jashtë vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – IDF: Kemi ekzekutuar në Gaza një anëtar të lartë të Shtetit Islamik

29 August 2025 at 21:29

TEL AVIV, 29 gusht /ATSH-DPA/ – Forcat izraelite kanë vrarë një anëtar të lartë të grupit terrorist Shteti Islamik në Rripin e Gazës, deklaroi ushtria.

Muhammad Abd al-Aziz Abu Zubaida u vra në një sulm në zonën Bureij në qendër të territorit bregdetar të mbyllur”, shkroi IDF në Telegram.

Bureij është shtëpia e një kampi refugjatësh.

Sipas ushtrisë, Abu Zubaida ishte përgjegjës për degën e grupit në Palestinë, duke mbikëqyrur politikat, planifikimin dhe sulmet në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Gadishullin Sinai.

”Dega e Shtetit Islamik në Gaza thuhet se është e përfshirë në mënyrë aktive në luftimet kundër trupave izraelite”, sipas deklaratës. /os/

The post TEL AVIV – IDF: Kemi ekzekutuar në Gaza një anëtar të lartë të Shtetit Islamik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – IDF nis operacionet ushtarake në qytetin e Gazës

29 August 2025 at 18:24

GAZA, 29 gusht /ATSH-ANSA/ – “Nuk do presim. Kemi filluar fazat fillestare të sulmit në Qytetin e Gazës”,deklaroi zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee, për X.

“Po operojmë me forcë të madhe në periferi të qytetit”, shtoi ai.

Gazetarët e Al Jazeera raportuan mijëra njerëz të zhvendosur që po iknin “nën një qiell të errësuar nga tymi i bombardimeve”.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit gjetën trupin e pengut të vrarë Ilan Weiss në Gaza dhe mbetjet e një të burgosuri tjetër në Gaza, të cilat po identifikohen, raporton The Times of Israel.

Ilan Weiss, 56 vjeç, u vra në mëngjesin e 7 tetorit 2023, ndërsa mbronte Kibbutz Be’eri si anëtar i ekipit të reagimit të shpejtë.

Trupi i tij i pajetë u dërgua më vonë në Gaza. Mbetjet e një pengu të dytë u gjetën gjithashtu dhe po identifikohen në Institutin Ligjor Abu Kabir.

Grupet terroriste në Gaza besohet se ende mbajnë 48 pengje izraelite, 20 prej të cilëve janë ende gjallë. /os/

The post GAZA – IDF nis operacionet ushtarake në qytetin e Gazës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – IDF shkatërron dhjetëra mijëra artikuj me ndihma humanitare të destinuara për banorët

GAZA, 26 korrik /ATSH-ANSA/ – Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) shkatërruan dhjetëra mijëra artikuj me ndihmë humanitare, duke përfshirë sasi të mëdha ushqimesh të destinuara për banorët e Gazës, të cilat skaduan pasi u lanë në pritje për javë të tëra në anën palestineze të pikës kufitare Kerem Shalom.

Sipas burimeve, sasia e furnizimeve të shkatërruara vlerësohet në mbi një mijë kamionë.

“Ne varrosëm gjithçka dhe madje dogjëm disa,” tha një burim.

“Edhe sot, ka mijëra pako që presin në diell, dhe nëse ato nuk transferohen në Gaza, ne do të detyrohemi t’i shkatërrojmë ato”, theksoi IDF. /os/

The post GAZA – IDF shkatërron dhjetëra mijëra artikuj me ndihma humanitare të destinuara për banorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Netanyahu përplaset me shefin e IDF-së për vonesën e ndihmës për Gazën

6 July 2025 at 09:15

Kabineti i sigurisë i Izraelit u mblodh vonë të shtunën në mbrëmje për një takim ku thuhet se pati konfrontime të tensionuara midis kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe shefit të shtabit të IDF-së, Eyal Zamir, mbi temën e ndihmës humanitare, raportoi N12.

Takimi u zhvillua vetëm disa orë para se delegacioni izraelit të nisej për në Doha dhe përfundoi me një vendim për të shpërndarë më tej ndihmat humanitare në të gjithë Rripin e Gazës, vuri në dukje N12.

Raporti deklaroi se kishte një vonesë në krijimin e “qytetit të ndihmës humanitare” në pjesën jugore të Gazës, me Netanyahun që thuhet se kritikoi vonesën e ushtrisë, duke thënë: “Nuk ka arsye për të pritur; ne duhet të ecim përpara”.

Ministrat Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir votuan kundër propozimit dhe thuhet se argumentuan se do të ishte më e vështirë të evakuohej popullsia nga zona.

N12 raportoi se gjatë takimit, u shfaqën imazhe të civilëve të Gazës që vraponin drejt qendrave të shpërndarjes së ndihmave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu përplaset me shefin e IDF-së për vonesën e ndihmës për Gazën appeared first on Euronews Albania.

Ushtarët e plagosur të IDF-së: Lufta në Gaza të vazhdojë derisa Hamasi të mposhtet

2 July 2025 at 07:17

Disa ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), të plagosur gjatë konfliktit me Hamasin, i kërkuan qeverisë izraelite të hënën në mëngjes të vazhdojë operacionet ushtarake derisa Hamasi të shpërbëhet plotësisht si forcë qeverisëse dhe ushtarake.

Gjatë një tubimi jashtë ndërtesës së Knessetit, ushtarët përcollën një mesazh të qartë publik: lufta nuk duhet të përfundojë para kohe. “Jepini kuptim gjakut tonë,” thanë ata, duke kërkuar që përpjekjet të përfundojnë me një fitore të qartë dhe vendimtare kundër Hamasit.

Në një intervistë të dhënë të martën në 103FM, oficeri Itamar Eitam, pjesë e njësisë që vrau ish-liderin e Hamasit, Yahya Sinwar, theksoi se qëllimet e fushatës duhet të përfshijnë heqjen totale të sundimit dhe pranisë ushtarake të Hamasit në Gaza.

“Lufta nuk mund të mbarojë kur Hamasi mbetet një entitet sundues me aftësi ushtarake në Gaza,” deklaroi Eitam.

The post Ushtarët e plagosur të IDF-së: Lufta në Gaza të vazhdojë derisa Hamasi të mposhtet appeared first on Euronews Albania.

Ushtria izraelite kryen sulme vdekjeprurëse gjatë natës në Gaza

28 June 2025 at 08:42

Ushtria izraelite ka vazhduar sulmin e saj në Gaza gjatë natës, duke kryer disa sulme që kanë vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz.

Sipas Al Jazeera një sulm ajror izraelit ndaj një tendë që strehonte palestinezë të zhvendosur në al-Mawasi, në perëndim të Khan Younis në Gazën jugore, vrau të paktën katër palestinezë, raportoi Spitali Nasser në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një tjetër sulm ajror izraelit në një shkollë që strehon njerëz të zhvendosur në veriperëndim të qytetit të Gazës ka vrarë dy palestinezë dhe ka plagosur disa të tjerë.

Forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj kërkuesve të ndihmës palestinezë pranë qendrës së shpërndarjes së ndihmave Netzarim në Gazën qendrore, duke plagosur të paktën 10 persona, sipas burimeve në Spitalin al-Awda.

Ushtria izraelite ka granatuar dy shtëpi në Jabalia al-Balad në veri të Gazës, duke plagosur tetë palestinezë, sipas televizionit Al-Aqsa.

The post Ushtria izraelite kryen sulme vdekjeprurëse gjatë natës në Gaza appeared first on Euronews Albania.

Ushtria izraelite vlerëson dëmet në uzinën bërthamore iraniane pas sulmeve amerikane

22 June 2025 at 13:35

Një zëdhënës i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thotë se ata ende po e vlerësojnë situatën dhe shton se është “shumë herët për të përcaktuar” nëse pretendimi i Iranit se uraniumi i pasuruar është hequr nga vendet bërthamore para sulmit amerikan është i vërtetë.

Effie Defrin e IDF-së thotë gjithashtu se ushtria po shqyrton dhe vlerëson shkallën e dëmit të shkaktuar nga sulmi amerikan në Fordo – një uzinë pasurimi uraniumi e fshehur në një shpat të largët mali që është jetike për ambiciet bërthamore të Iranit.

Kur u pyet nëse Izraeli mund të zgjerojë objektivat e tij për të përfshirë edhe vende civile, Defrin tha: “Ne kemi një plan me objektiva dhe do të vazhdojmë të godasim këto objektiva”, pa dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria izraelite vlerëson dëmet në uzinën bërthamore iraniane pas sulmeve amerikane appeared first on Euronews Albania.

Ushtria izraelite gjen trupat e tre pengjeve të mbajtura nga Hamasi

22 June 2025 at 11:09

Ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit përshkallëzohet, ushtria izraelite po vazhdon gjithashtu sulmet dhe operacionet e saj në Gaza.

Ushtria, pak çaste më parë, tha se ka gjetur trupat e tre robërve të mbajtur nga Hamasi në territorin palestinez.

Ai identifikoi trupat si të Ofra Kider, Yonatan Samrano dhe rreshterit Shay Levinson.

Thuhet se Kider, 71 vjeç, dhe Samrano, 21 vjeç, u vranë gjatë sulmit të Hamasit në Kibbutz Be’eri më 7 tetor 2023, dhe se Levinson, 19 vjeç, vdiq në betejë me luftëtarët e Hamasit në të njëjtën ditë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria izraelite gjen trupat e tre pengjeve të mbajtura nga Hamasi appeared first on Euronews Albania.

IDF: Gati për fushatë të zgjatur në luftë shumëfrontëshe

20 June 2025 at 18:37

Shefi i Shtabit të Forcave Mbrojtëse Izraelite (IDF), Eyal Zamir, tha se ushtria izraelite “nuk rri duarkryq përballë kërcënimeve në zhvillim”.

Zamir thotë se Izraeli është “në mes të një lufte shumëfrontëshe”, duke përmendur një vizitë në Rripin e Gazës, si dhe për të parë vendet në Izrael të goditura nga sulmet iraniane.

Ai shton: “IDF është e përgatitur. Ditë pas dite, liria jonë për të vepruar po zgjerohet, ndërsa ajo e armikut po ngushtohet.”

“Ne kemi nisur fushatën më komplekse në historinë tonë për të larguar një kërcënim të një madhësie të tillë, kundër një armiku të tillë, duhet të jemi të gatshëm për një fushatë të zgjatur.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post IDF: Gati për fushatë të zgjatur në luftë shumëfrontëshe appeared first on Euronews Albania.

Ushtria izraelite vret 23 palestinezë pranë një vendi ndihme në Gaza

20 June 2025 at 16:24

Forcat izraelite kanë vrarë 23 palestinezë pasi hapën zjarr ndaj turmave të mbledhura pranë një vendi për shpërndarjen e ndihmave, thonë dëshmitarë dhe mjekë.

Tanke dhe dronë qëlluan drejt mijëra njerëzve pranë një qendre shpërndarjeje në Gazën qendrore, të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, thanë dëshmitarët dhe mjekët.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se trupat qëlluan me armë paralajmëruese pasi njerëzit u mblodhën aty pranë. Një avion izraelit më pas goditi “disa të dyshuar”, të cilët, sipas IDF-së, vazhduan të ecnin drejt trupave.

GHF ka mohuar se ka pasur të shtëna pranë vendeve të saj. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 400 palestinezë janë vrarë në incidente të ngjashme që nga fundi i majit.

Atëherë GHF mori përsipër pjesën më të madhe të shpërndarjes së ndihmave në Gaza, në një përpjekje të Izraelit për të anashkaluar OKB-në si furnizuesi kryesor i ndihmës.

Ky veprim pasoi një bllokadë të plotë tremujore izraelite, gjatë së cilës nuk hyri asnjë ushqim në territor, duke e vënë të gjithë popullsinë në rrezik kritik nga uria, sipas një vlerësimi të mbështetur nga OKB-ja.

Në pothuajse të gjitha incidentet, dëshmitarët kanë thënë se trupat izraelite kanë hapur zjarr, megjithëse ka pasur edhe raportime për persona të armatosur vendas që kanë qëlluar drejt njerëzve.

Një zëdhënës i spitalit al-Awda në Nuseirat konfirmoi se kanë marrë 23 trupa dhe më shumë se 100 të plagosur. Imazhet nga spitali tregojnë trupa në dysheme.

IDF tha se incidenti ishte duke u shqyrtuar.

Agjencia e OKB-së për fëmijët, UNICEF, tha se sistemi i shpërndarjes së ushqimit i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të, i drejtuar nga GHF, po e “përkeqsonte një situatë të dëshpëruar humanitare”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria izraelite vret 23 palestinezë pranë një vendi ndihme në Gaza appeared first on Euronews Albania.

TEL AVIV – Ushtria izraelite këshillon iranianët e shqetësuar të kontaktojnë Mossad-in

TEL AVIV/TEHERAN, 18 qershor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite tha sot se ka marrë shumë mesazhe nga iranianë të shqetësuar dhe ka rekomanduar që njerëzit të kontaktojnë shërbimin e huaj sekret izraelit, Mossad.

“Ndoshta do të gjeni një mënyrë të re për të përmirësuar situatën tuaj atje”, thuhej në një deklaratë të botuar në persisht në platformën X.

Ushtria izraelite siguroi një lidhje për faqen e internetit të Mossad-it.

Ushtria izraelite tha se e kupton situatën e vështirë të njerëzve në Iran.

Në ditët e fundit, ushtria izraelite ka marrë shumë mesazhe nga njerëz të shqetësuar për të ardhmen e pasigurt të vendit të tyre.

“Edhe anëtarët e agjencive të sigurisë së qeverisë iraniane kanë shprehur frikën, dëshpërimin dhe zemërimin e tyre për ngjarjet në Iran dhe i kanë kërkuar ushtrisë të kontaktojë autoritetet izraelite për të parandaluar që Irani të përballet me të njëjtin fat si Libani dhe Gaza”, tha ajo.

Megjithatë, ushtria deklaroi se nuk është përgjegjëse për kërkesa të tilla.
Ushtria gjithashtu këshilloi njerëzit të përdorin rrjete private virtuale (VPN) kur kontaktojnë autoritetet izraelite.

VPN mund ta bëjë të duket sikur një përdorues është në një vend tjetër.
Megjithatë, këto shërbime tunelimi aktualisht nuk po funksionojnë veçanërisht mirë në Iran.

The “Times of Israel” e përshkroi deklaratën e ushtrisë si “të pazakontë”./ /os/

The post TEL AVIV – Ushtria izraelite këshillon iranianët e shqetësuar të kontaktojnë Mossad-in appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sirena alarmi në Izrael, IDF: Irani ka lëshuar më shumë raketa

15 June 2025 at 15:27

Sirenat e sulmeve ajrore po bien në Jerusalem dhe Tel Aviv, ndërsa ushtria izraelite raporton se raketat po shkojnë drejt Izraelit.

“Pak kohë më parë, IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit. Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin. Me marrjen e një alarmi, publiku udhëzohet të hyjë në një hapësirë ​​të mbrojtur dhe të qëndrojë atje deri në njoftim të mëtejshëm”, ka njoftuar ushtria izraelite.

Mediat shtetërore të Iranit gjithashtu pohojnë se raketat balistike janë lëshuar drejt Izraelit. Kjo është hera e parë që Irani ka qëlluar raketa gjatë kësaj të diele.

Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit, pjesë e IDF-së përgjegjëse për mbrojtjen civile, ka udhëzuar njerëzit në të gjithë vendin të qëndrojnë afër hapësirave të mbrojtura sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

“Lëvizja në zonat publike duhet të minimizohet dhe tubimet publike duhet të shmangen. Pas marrjes së një alarmi, hyni në një hapësirë ​​të mbrojtur dhe qëndroni atje derisa të lëshohet një përditësim zyrtar”, thuhet në deklaratën e IDF-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sirena alarmi në Izrael, IDF: Irani ka lëshuar më shumë raketa appeared first on Euronews Albania.

IDF: Irani ka lëshuar rreth 100 dronë drejt Izraelit

13 June 2025 at 07:48

Pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit në orët e para të së premtes drejt centraleve bërthamore dhe ushtarake të Iranit, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Gjeneral Brigade Effie Defrin, tha se Irani nisi “rreth 100 UAV drejt territorit izraelit”.

Defrin shton se shefi i shtabit të ushtrisë iraniane, komandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) të Iranit dhe komandanti i komandës së emergjencës së Iranit u vranë në sulmet e natës së kaluar.

Mediat shtetërore iraniane raportuan gjithashtu më parë se Hossein Salami, shefi i Gardës Revolucionare, është vrarë.

Kujtojmë se në Izrael është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post IDF: Irani ka lëshuar rreth 100 dronë drejt Izraelit appeared first on Euronews Albania.

Forcat izraelite ndalojnë anijen me aktivistë që po transportonin ndihma në Gaza

9 June 2025 at 07:16

Forcat zraelite kanë ndaluar një jaht që po përpiqej të sillte ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, në kundërshtim me bllokadën detare izraelite.

Aktivistja e klimës Greta Thunberg dhe një ligjvënëse franceze në Parlamentin Evropian janë midis atyre që ndodhen në anije.

Ministria e Jashtme e Izraelit, duke e quajtur atë si një “jaht për selfie” , tha më parë se marina e vendit i kishte thënë anijes të ndryshonte kursin.

Më vonë u tha se jahti po “po shkonte i sigurt drejt brigjeve të Izraelit”.

Ministria e Jashtme palestineze ka bërë thirrje për mbrojtje të sigurisë së aktivistëve.

Një zyrtar i OKB-së për çështjet e të drejtave të njeriut në Palestinë ka kërkuar që më shumë anije të “lundrojnë së bashku” për të sjellë ndihma në Gaza.

Në bord janë shtetas të Brazilit, Francës, Gjermanisë, Holandës, Spanjës, Suedisë dhe Turqisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Forcat izraelite ndalojnë anijen me aktivistë që po transportonin ndihma në Gaza appeared first on Euronews Albania.

❌
❌