Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Historiani gjerman përdor AI për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit

2 October 2025 at 20:03

Një nga imazhet më të ftohta dhe tronditëse të Holokaustit, ku një ushtar nazist i veshur me uniformë dhe syze drejton armën drejt kokës së një burri hebre që gjunjëzohet para një grope të mbushur me trupa, ka marrë një dimension të ri pas gjetjeve më të fundit të një historiani gjerman, raporton The Guardian. Prej […]

The post Historiani gjerman përdor AI për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit appeared first on BoldNews.al.

Jennifer Lawrence për Gazën: Ajo që po ndodh atje nuk është asgjë më pak se gjenocid

27 September 2025 at 15:10


Aktorja amerikane Jennifer Lawrence ka dënuar ashpër atë që e quajti “gjenocid” në Rripin e Gazës, duke e cilësuar si “të papranueshëm”, ndërsa kritikoi politikën e SHBA-së për “mungesë integriteti”. Deklaratat ajo i bëri gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian të Spanjës, pak para se të pranonte çmimin prestigjioz Donostia.

“Çfarë po ndodh nuk është asgjë më pak se gjenocid dhe është e papranueshme”, u shpreh aktorja 35-vjeçare në konferencën për media. “Jam shumë e shqetësuar për fëmijët e mi, për të gjithë fëmijët tanë”, shtoi ajo, duke kaluar më pas te situata në vendin e saj.

“Çfarë më trishton më shumë është fakti që kjo mungesë respekti dhe retorika e sotme politike në SHBA po bëhet normale për të rinjtë që sapo kanë filluar të votojnë. Për ta do të duket krejt e zakonshme që politika të mos ketë integritet, që politikanët të gënjejnë dhe të mos tregojnë empati. Por duhet kujtuar se kur injoron atë që ndodh në një cep të botës, shumë shpejt mund ta përjetosh edhe në vendin tënd,” tha ajo, pa përmendur emra.

Foto: EPA

Fituesja e Oscar-it në vitin 2013 për filmin Happiness Therapy shprehu keqardhje se deklaratat e saj apo të kolegëve shpesh përdoren vetëm për të “shtuar zjarrin e debatit publik”, ndërkohë që, sipas saj, çështje të tilla duhet të trajtohen nga përfaqësuesit e zgjedhur me votë.

Në këtë edicion të 73-të të festivalit, Lawrence prezantoi edhe filmin e saj më të fundit “Umri, dashuri”, me regji të Lynne Ramsay, i cili u shfaq fillimisht në Festivalin e Kanës. Filmi, i bashkëprodhuar nga ajo dhe Martin Scorsese, bazohet në romanin e shkrimtares argjentinase Ariana Harwicz dhe trajton sfidat e një çifti me ardhjen e një fëmije, duke ofruar një qasje të sinqertë e të çliruar nga mitet mbi amësinë.

Foto: EPA

“Pas lindjes së djalit tim të dytë, përjetova një periudhë shumë të vështirë post-partum. Ishte e çuditshme dhe e rëndë. Duke e parë filmin tani, pas gjithë asaj përvoje, mendoj se Harwicz ka bërë një punë vërtet të jashtëzakonshme”, u shpreh Lawrence. /Telegrafi/

Komisioni i OKB-së publikon raportin: Izraeli po kryen gjenocid në Gaza

By: Elva
16 September 2025 at 11:26

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i OKB-së mbi Territorin e Pushtuar Palestinez ka deklaruar se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza. Sipas raportit të publikuar, veprimet e Izraelit përmbushin katër nga pesë kriteret e përcaktuara në Konventën e Gjenocidit, duke treguar një qëllim të qartë për shkatërrimin e palestinezëve në këtë territor. Raporti thekson […]

The post Komisioni i OKB-së publikon raportin: Izraeli po kryen gjenocid në Gaza appeared first on BoldNews.al.

Mungon fjala gjenocid, Parlamenti Europian miraton rezolutën për Gazën

11 September 2025 at 17:11

Parlamenti Evropian ka miratuar me 305 vota pro, 151 kundër dhe 122 abstenime rezolutën për Gazën, të paraqitur nga socialistët, liberalët dhe të gjelbrit, e cila, pas një negociate të gjatë, mori gjithashtu mbështetjen e Partisë Popullore Evropiane (PPE). Në tekstin e titulluar “Gaza në limit: veprimi i BE-së për të luftuar urinë, nevoja urgjente […]

The post Mungon fjala gjenocid, Parlamenti Europian miraton rezolutën për Gazën appeared first on BoldNews.al.

BRUKSEL – BE distancohet nga deklarata për gjenocidin në Gaza

5 September 2025 at 17:17

BRUKSEL, 5 shtator /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian, nën udhëheqjen e Ursula von der Leyen, nuk e klasifikon veprimin ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës si gjenocid, tha sot një zëdhënëse.

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Teresa Ribera shkaktoi një polemikë të enjten, kur përdori termin ”gjenocid” në një fjalim në Paris.

“Gjenocidi në Gaza ekspozon dështimin e Evropës për të vepruar dhe për të folur me një zë të vetëm, edhe pse protestat u përhapën në qytetet evropiane dhe 14 anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kërkuan një armëpushim të menjëhershëm”, tha ajo në fjalimin e saj në universitetin prestigjioz francez ”Sciences Po”.

Zëdhënësja e komisionit theksoi se Ribera nuk po fliste në emër të krahut ekzekutiv të BE-së kur bëri këto komente.

”Komisioni nuk ka qëndrim mbi çështjen e gjenocidit, pasi u takon gjykatave të vendosin”, tha zëdhënësja.

Izraeli dhe qeveria gjermane e hedhin poshtë akuzën për gjenocid.

Sipas Konventës së OKB-së, termi gjenocid i referohet “akteve të kryera me qëllim shkatërrimin, tërësisht ose pjesërisht, të një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar”.

Izraeli po lufton grupin islamik palestinez Hamas në Gaza.

Lufta u shkaktua nga masakra e kryer nga Hamasi dhe ekstremistë të tjerë nga Rripi i Gazës në Izrael më 7 tetor 2023, në të cilën u vranë 1 200 persona dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Që atëherë, më shumë se 64 000 palestinezë janë vrarë në Gaza, sipas autoritetit lokal shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi, shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme.

Kritikat ndaj Izraelit po rriten duke pasur parasysh situatën katastrofike humanitare në Gaza dhe ndërsa Izraeli zgjeron operacionet e tij ushtarake atje./  a.jor.

The post BRUKSEL – BE distancohet nga deklarata për gjenocidin në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë do të thotë “gjenocid” dhe pse gjithnjë e më shumë intelektualë po e fajësojnë Izraelin?

1 August 2025 at 22:23

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme me italianen La Repubblica. Shkrimtari më i madh i gjallë i Izraelit nuk është i vetmi që e thotë këtë. “Më dhemb ta pranoj, por ajo që po ndodh në Gaza është një gjenocid”, tha së […]

The post Çfarë do të thotë “gjenocid” dhe pse gjithnjë e më shumë intelektualë po e fajësojnë Izraelin? appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Hagës refuzon lirimin e parakohshëm për Ratko Mlladiçin

29 July 2025 at 20:19

Mekanizmi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Gjykatat Penale në Hagë hodhi poshtë të martën kërkesën e ish-shefit ushtarak serb të Bosnjës të kohës së luftës, Ratko Mlladiç, për lirimin e parakohshëm për arsye humanitare. Presidentja e Mekanizmit, gjykatësja Graciela Gatti Santana, theksoi në vendimin e saj se “opinione mjekësore të pakontestuara tregojnë se Mlladiçi […]

The post Gjykata e Hagës refuzon lirimin e parakohshëm për Ratko Mlladiçin appeared first on Reporter.al.

FOKUS – 54 të dënuar për gjenocidin e Srebrenicës, 781 vite burg dhe pesë burgime të përjetshme

POTOÇARI/SREBRENICË (BH), 11 korrik /ATSH-FENA/ – Për gjenocidet dhe krimet e kryera gjatë rënies së Srebrenicës më 11 korrik 1995, kur u vranë më shumë se 8 000 boshnjakë, 54 individë janë dënuar deri më tani nga gjykatat ndërkombëtare dhe vendase duke marrë një total prej 781 vitesh burg dhe pesë dënime me burgim të përjetshëm.

Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska (VRS) Ratko Mladiç u dënua nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995.

Gjykata e Hagës dënoi gjithashtu ish-presidentin e Republikës Srpska, Radovan Karaxhiç me burgim të përjetshëm në vitin 2019.

Përveç Karaxhiçit dhe Mladiçit, gjykata ka dhënë edhe tre dënime të tjera me burgim të përjetshëm për gjenocidin e Srebrenicës.

Në vitin 2010, iu dha një dënim ish-Shefit të Sigurisë së VRS-së, Ljubisha Beara, i cili vdiq në Berlin në vitin 2017.

Në vitin 2015, u dënua ish-ndihmëskomandanti për Inteligjencë dhe Siguri i Shtabit të Përgjithshëm të VRS-së, Zdravko Tolimir. Ai vdiq vitin pasardhës.

Nënkoloneli i Korpusit ”Drina” të VRS-së, Vujadin Popoviç, u dënua gjithashtu me burgim të përjetshëm për gjenocid, shfarosje, vrasje dhe persekutim të boshnjakëve.

Gjykata e Hagës lëshoi ​​vendimin e saj të parë që e klasifikonte krimin e Srebrenicës si gjenocid në vitin 2001, duke dënuar ish-gjeneralin e VRS-së, Radislav Krstiç, me 35 vjet burg për ndihmë dhe pjesëmarrje në gjenocid.

Në vitin 2024, Krstiç shkroi një letër të hapur të shkruar me dorë duke pranuar gjenocidin kundër boshnjakëve në Srebrenicë.

Oficerë të tjerë të VRS-së të dënuar me burgim të gjatë përfshijnë Drago Nikoliç (35 vjet), Dragan Obrenoviç (17 vjet), Momir Nikoliç (20 vjet), Radivoje Miletiç (18 vjet) dhe Ljubomir Borovçanin (17 vjet).

Jovica Stanishiç dhe Franko Simatoviç, krerët e sigurisë serbe gjatë viteve 1990, u dënuan në vitin 2023 për një sipërmarrje të përbashkët kriminale që përfshinte krimin e vitit 1995 në Trnovo, ku u vranë gjashtë civilë boshnjakë nga Srebrenica.

Drazhen Erdemoviç, një anëtar i Detashmentit të 10-të të Sabotazhit, ishte personi i parë që pranoi fajësinë në Gjykatën e Hagës për vrasjen e boshnjakëve të kapur.

I arrestuar në Serbi në vitin 1996, ai u dënua po atë vit me pesë vjet burg, dhe dëshmia e tij më vonë kontribuoi në dënimin e Ratko Mladiçit./   /os/

The post FOKUS – 54 të dënuar për gjenocidin e Srebrenicës, 781 vite burg dhe pesë burgime të përjetshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në Srebrenicë, viktimat e gjenocidit jetojnë përmes emrave të të porsalindurve

11 July 2025 at 11:06

Djali i Muhamed Avdiçit u pagëzua me emrin “Azam”, por në fillim Avdiçi nuk mundej ta thërriste me atë emër. “Kur ishte foshnjë, kur e puthja dhe e përkundja… e thërrisja me përkëdheli ‘bej i mirë’ ose ‘ëmbëlsirë’”, tha Avdiç. “M’u desh kohë të mësohesha ta thërrisja Azam.” Azam ishte emri i babait të Avdiçit, […]

The post Në Srebrenicë, viktimat e gjenocidit jetojnë përmes emrave të të porsalindurve appeared first on Reporter.al.

Bosnja shënon 30-vjetorin e Srebrenicës me një varrim masiv

11 July 2025 at 10:33

Dhjetëra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë të premten në përkujtimoren e 30-vjetorit dhe varrosjen masive të shtatë viktimave të identifikuara të gjenocidit në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës. Ceremonia përkujtimore nderon më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë që u masakruan pasi forcat serbe të Bosnjës pushtuan zonën e shpallur nga OKB-ja si “zonë […]

The post Bosnja shënon 30-vjetorin e Srebrenicës me një varrim masiv appeared first on Reporter.al.

30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë

11 July 2025 at 07:34

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ 11 Korriku është shpallur nga OKB si Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë.

Viti 2025 shënon 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, ku në korrik të 1995-ës humbën jetën më shumë se 8 mijë boshnjakë myslimanë, mijëra të tjerë u zhvendosën dhe familje e komunitete u shkatërruan.

Lufta që pasoi shpërbërjen e ish-Jugosllavisë mori më shumë se 100,000 jetë në Bosnjë dhe Hercegovinë midis 1992 dhe 1995, kryesisht të myslimanëve boshnjakë dhe zhvendosi më shumë se dy milionë të tjerë.

Masakra në Srebrenicë shënoi një nga kapitujt më të errët të asaj lufte.

Në korrik 1995, ushtria serbe e Bosnjës pushtoi Srebrenicën, e cila ishte shpallur më parë një zonë e sigurt sipas Rezolutës 819 të Këshillit të Sigurimit të OKB. Ushtria serbe e Bosnjës vrau brutalisht mijëra burra dhe adoleshentë atje. Pjesa e mbetur e popullsisë muslimane boshnjake e pranishme në Srebrenicë, rreth 25 mijë gra, fëmijë dhe të moshuar, u transferuan me forcë jashtë enklavës. Kjo ishte masakra më e madhe në Evropë që nga Holokausti.

Deri më sot, vetëm disa ngjarje janë përcaktuar si gjenocid nga organet kompetente të drejtësisë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) njohën masakrën e myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë nga ushtria e Republikës Srpska si një akt gjenocidi.

/e.r//a.f//r.e/

The post 30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rezoluta e OKB-së rrit përkujtimin ndërkombëtar të gjenocidit të Srebrenicës

8 July 2025 at 19:14

Tetë vende evropiane, së bashku me Australinë dhe Kanadanë, kanë konfirmuar për BIRN se këtë vit do të përkujtojnë zyrtarisht 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës. Kjo pason miratimin vitin e kaluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (UNGA) të një rezolute që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të […]

The post Rezoluta e OKB-së rrit përkujtimin ndërkombëtar të gjenocidit të Srebrenicës appeared first on Reporter.al.

Izraeli planifikon të dërgojë divizione shtesë ushtarake në Gaza

30 June 2025 at 20:19

Mediat izraelite po raportojnë se qeveria po përgatitet të intensifikojë sulmin e saj ndaj Gazës duke vendosur një divizion shtesë ushtarak në enklavën e rrethuar.

Yedioth Ahronoth raportoi se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ushtarak, Eyal Zamir, përshkroi fazën tjetër të luftës gjatë një takimi të kabinetit të dielën.

Ky veprim do ta çonte në pesë numrin e përgjithshëm të divizioneve ushtarake izraelite që veprojnë brenda Gazës, në atë që konsiderohet gjerësisht si një përshkallëzim i madh.

Zyrtarët e sigurisë të cituar në raport thanë se ushtria izraelite konfirmoi: “Të gjitha kapacitetet e forcave ajrore dhe tokësore janë tani në dispozicion pas përfundimit të operacionit në Iran.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli planifikon të dërgojë divizione shtesë ushtarake në Gaza appeared first on Euronews Albania.

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

28 June 2025 at 14:08

66 fëmijë në rripin e Gazës kanë humbur jetën nga mungesa e ushqimit, apo kequshqyerja, raporton Al Jazeera.

Kjo ka ndodhur për shkak të mbylljes së vazhdueshme të kalimeve nga forcat izraelite dhe “parandalimit të hyrjes së qumështit për foshnje dhe shtesave ushqimore të caktuara për grupet vulnerabël dhe të dobëta, veçanërisht foshnjat dhe të sëmurët”, sipas Zyrës së Medias së Qeverisë së Gazës.

Zyra e Medias së Qeverisë në Gaza ka reaguar duke u shprehur se kjo është një krim lufte dhe krim kundër njerëzimit, ndërsa shton se Izraeli po përdor urinë si një armë për të shfarosur civilët.

“Ky sjellje përbën një krim lufte dhe një krim kundër njerëzimit, dhe zbulon përdorimin e qëllimshëm të urisë nga pushtimi ‘izraelit’ si armë për të shfarosur civilët, veçanërisht fëmijët, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe Konventave të Gjenevës”, shtoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza appeared first on Euronews Albania.

SHBA miraton 30 mln $ për grupin e ndihmës për Gazën, që mbështetet nga Izraeli

27 June 2025 at 14:46

Shtetet e Bashkuara njoftojnë se kanë miratuar 30 milionë dollarë financim të drejtpërdrejtë për grupin kontrovers të mbështetur nga Izraeli që ofron ndihma në Gaza, pavarësisht shqetësimit në rritje për një seri sulmesh vdekjeprurëse ndaj kërkuesve palestinezë të ndihmës pranë qendrave të shpërndarjes në territorin e rrethuar.

“U bëjmë thirrje vendeve të tjera që të mbështesin gjithashtu GHF-në, Fondacionin Humanitar të Gazës dhe punën e saj kritike”, u tha gazetarëve të enjten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott.

GHF, e mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, ka qenë një burim kritikash të gjera që nga themelimi i saj në maj. Organizata u krijua mes presionit në rritje ndaj Izraelit për të lehtësuar bllokadën totale disamujore ndaj ndihmës humanitare që hynte në Rrip. Bllokada e kishte çuar pjesën më të madhe të popullsisë së Gazës në prag të urisë.

Grupet ndërkombëtare të ndihmës dhe Kombet e Bashkuara kanë refuzuar të bashkëpunojnë me GHF-në, duke thënë se ajo shkel parimet themelore humanitare duke koordinuar shpërndarjen me trupat izraelite të mbështetura nga personel sigurie amerikan i punësuar privatisht dhe i armatosur.

Janë publikuar videoklipe që tregojnë palestinezët duke u qëlluar ndërsa përpiqeshin të mblidhnin ndihma ushqimore.

Të paktën 549 palestinezë janë vrarë ndërsa prisnin për ndihmë ushqimore të shpërndarë në vendet e GHF-së, tha të enjten Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës. GHF, e cila zyrtarisht është një grup privat, ka mohuar se kanë ndodhur incidente vdekjeprurëse në afërsi të pikave të saj të ndihmës.

Drejtori ekzekutiv i përkohshëm i GHF-së, John Acree, e mirëpriti kontributin e SHBA-së dhe tha se ishte “koha për unitet dhe bashkëpunim”.

“Ne mezi presim që organizata të tjera ndihme dhe humanitare të na bashkohen, në mënyrë që të ushqejmë edhe më shumë banorë të Gazës, së bashku”, tha ai në një deklaratë.

I pyetur në lidhje me kritikat ndaj operacionit, Pigott tha se grupi ka shpërndarë 46 milionë vakte deri më tani, gjë që është “absolutisht e pabesueshme” dhe “duhet të duartrokitet”.

Mbështetja financiare për GHF është pjesë e “ndjekjes së paqes në rajon” të Presidentit Donald Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA miraton 30 mln $ për grupin e ndihmës për Gazën, që mbështetet nga Izraeli appeared first on Euronews Albania.

Ushtria izraelite gjen trupat e tre pengjeve të mbajtura nga Hamasi

22 June 2025 at 11:09

Ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit përshkallëzohet, ushtria izraelite po vazhdon gjithashtu sulmet dhe operacionet e saj në Gaza.

Ushtria, pak çaste më parë, tha se ka gjetur trupat e tre robërve të mbajtur nga Hamasi në territorin palestinez.

Ai identifikoi trupat si të Ofra Kider, Yonatan Samrano dhe rreshterit Shay Levinson.

Thuhet se Kider, 71 vjeç, dhe Samrano, 21 vjeç, u vranë gjatë sulmit të Hamasit në Kibbutz Be’eri më 7 tetor 2023, dhe se Levinson, 19 vjeç, vdiq në betejë me luftëtarët e Hamasit në të njëjtën ditë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria izraelite gjen trupat e tre pengjeve të mbajtura nga Hamasi appeared first on Euronews Albania.

Ushtria izraelite vret 23 palestinezë pranë një vendi ndihme në Gaza

20 June 2025 at 16:24

Forcat izraelite kanë vrarë 23 palestinezë pasi hapën zjarr ndaj turmave të mbledhura pranë një vendi për shpërndarjen e ndihmave, thonë dëshmitarë dhe mjekë.

Tanke dhe dronë qëlluan drejt mijëra njerëzve pranë një qendre shpërndarjeje në Gazën qendrore, të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, thanë dëshmitarët dhe mjekët.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se trupat qëlluan me armë paralajmëruese pasi njerëzit u mblodhën aty pranë. Një avion izraelit më pas goditi “disa të dyshuar”, të cilët, sipas IDF-së, vazhduan të ecnin drejt trupave.

GHF ka mohuar se ka pasur të shtëna pranë vendeve të saj. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 400 palestinezë janë vrarë në incidente të ngjashme që nga fundi i majit.

Atëherë GHF mori përsipër pjesën më të madhe të shpërndarjes së ndihmave në Gaza, në një përpjekje të Izraelit për të anashkaluar OKB-në si furnizuesi kryesor i ndihmës.

Ky veprim pasoi një bllokadë të plotë tremujore izraelite, gjatë së cilës nuk hyri asnjë ushqim në territor, duke e vënë të gjithë popullsinë në rrezik kritik nga uria, sipas një vlerësimi të mbështetur nga OKB-ja.

Në pothuajse të gjitha incidentet, dëshmitarët kanë thënë se trupat izraelite kanë hapur zjarr, megjithëse ka pasur edhe raportime për persona të armatosur vendas që kanë qëlluar drejt njerëzve.

Një zëdhënës i spitalit al-Awda në Nuseirat konfirmoi se kanë marrë 23 trupa dhe më shumë se 100 të plagosur. Imazhet nga spitali tregojnë trupa në dysheme.

IDF tha se incidenti ishte duke u shqyrtuar.

Agjencia e OKB-së për fëmijët, UNICEF, tha se sistemi i shpërndarjes së ushqimit i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të, i drejtuar nga GHF, po e “përkeqsonte një situatë të dëshpëruar humanitare”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria izraelite vret 23 palestinezë pranë një vendi ndihme në Gaza appeared first on Euronews Albania.

UNICEF: Mbi 5,100 fëmijë u trajtuan për kequshqyerje në Gaza në maj

19 June 2025 at 22:34

Agjencia e OKB-së për të drejtat e fëmijëve ka paralajmëruar se kequshqyerja tek fëmijët po rritet me një “shkallë alarmante” në territorin e bombarduar palestinez, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë hyrjen e shumicës së ndihmave në Gaza.

UNICEF tha se 5,119 fëmijë të moshës midis gjashtë muajsh dhe pesë vjeç u shtruan në spital për trajtim për kequshqyerje akute vetëm muajin e kaluar. Kjo është një rritje prej gati 50 për qind nga numri i shtruarve në spital të fëmijëve në prill.

“Në vetëm 150 ditë, nga fillimi i vitit deri në fund të majit, 16,736 fëmijë, mesatarisht 112 fëmijë në ditë janë pranuar për trajtim për kequshqyerje në Rripin e Gazës”, tha në një deklaratë Edouard Beigbeder, drejtori i agjencisë për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

“Çdo një nga këto raste është i parandalueshëm. Ushqimi, uji dhe trajtimet ushqyese për të cilat ata kanë nevojë urgjente po bllokohen. Vendime të marra nga njeriu që po kushtojnë jetë”, tha ai.

“Izraeli duhet të lejojë urgjentisht shpërndarjen në shkallë të gjerë të ndihmave shpëtimtare përmes të gjitha pikave kufitare.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post UNICEF: Mbi 5,100 fëmijë u trajtuan për kequshqyerje në Gaza në maj appeared first on Euronews Albania.

Forcat izraelite vrasin 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 që kërkonin ndihmë

18 June 2025 at 20:28

Të paktën 69 palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit në të gjithë Gazën të mërkurën, përfshirë 29 persona që po prisnin kamionë me ndihma, thonë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë, masakra e fundit që godet njerëz të dëshpëruar për të siguruar ushqim për familjet e tyre të uritura.

Rasti më i fundit i vrasjes së përditshme të kërkuesve të ndihmës palestinezë në javët e fundit ndodhi herët të mërkurën në rrugën Salah al-Din pranë Korridorit Netzarim në Gazën qendrore, thanë burime mjekësore për Al Jazeera. Më shumë se 100 të tjerë u plagosën në sulm, thanë ata.

Në sulme të tjera vdekjeprurëse izraelite në të gjithë Gazën, tetë persona u vranë dhe të tjerë u plagosën në një sulm ajror ndaj një shtëpie në lagjen Zeitoun në jug të qytetit të Gazës, thanë burime mjekësore për Al Jazeera.

Tetë persona të tjerë u vranë dhe të tjerë u plagosën në sulmet izraelite ndaj tendave të personave të zhvendosur në kampin al-Mawasi në jug të Gazës, thanë burime mjekësore për Al Jazeera. Viktimat përfshinin një grua dhe dy fëmijë, raportoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Një tjetër sulm u zhvillua në kampin Maghazi në Gazën qendrore, raportuan agjencitë e lajmeve, duke cituar mjekët. Wafa raportoi se 10 persona, përfshirë një burrë, një grua dhe fëmijë nga një familje e vetme, u vranë në sulm.

Hamasi dënoi sulmin e Izraelit ndaj zonave të banuara në të gjithë enklavën, si dhe shënjestrimin e tij ndaj kërkuesve të ndihmës në pikat e shpërndarjes të menaxhuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, i diskutueshëm .

“Abuzimi sistematik i civilëve të pafajshëm, përshkallëzimi i masakrave, shënjestrimi i atyre që vuajnë nga uria, dëbimet me forcë dhe ngushtimi i zonave që pushtimi pretendon se janë ‘të sigurta’” përbëjnë krime lufte, tha grupi. Sulmet e Izraelit janë “pjesë e luftës brutale të shfarosjes që ka vazhduar për gati 20 muaj”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Forcat izraelite vrasin 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 që kërkonin ndihmë appeared first on Euronews Albania.

“E papranueshme!” OKB: Qindra viktima në Gaza u qëlluan kur kërkonin ushqim

17 June 2025 at 21:59

Shefi i OKB-së ka bërë thirrje për përgjegjësi pas incidenteve të fundit të forcave izraelite që vrasin palestinezët në një pikë shpërndarjeje ushqimi në Gaza.

Të paktën 338 persona janë vrarë dhe më shumë se 2,800 të tjerë janë plagosur në vendet e caktuara për shpërndarjen e ndihmave.

Zëvendëszëdhënësi i shefit të OKB-së, në komentet e bëra në selinë e OKB-së në Nju Jork, tha: “Sekretari i Përgjithshëm dënon humbjen e jetëve dhe lëndimet e civilëve në Gaza, ku edhe një herë u qëlluan ndërsa kërkonin ushqim.”

“Është e papranueshme”, shtoi Farhan Haq. “Deri dje, 338 persona janë vrarë dhe më shumë se 2,800 të tjerë janë plagosur, ndërsa përpiqen të sigurojnë ushqim, ushqim pranë vendeve të shpërndarjes.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “E papranueshme!” OKB: Qindra viktima në Gaza u qëlluan kur kërkonin ushqim appeared first on Euronews Albania.

❌
❌