Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Deputeti gjerman: Rusia ka grumbulluar 360 mijë trupa pranë vendeve të NATO-s

16 December 2025 at 19:01


Rusia grumbullon trupa pranë vendeve anëtarë të NATO-s – paralajmëroi deputeti gjerman për kërcënimin e drejtpërdrejtë.

Rusia ka dislokuar rreth 360 mijë trupa pranë kufijve të NATO-s, sipas deputetit të Bundestagut gjerman dhe ekspertit të mbrojtjes Roderich Kiesewetter, i cili foli për kanalin ntv.

Ish-koloneli ushtarak gjerman tha se këto forca përbëhen nga dy korpuse ushtarake të vendosura në Bjellorusi, të afta për të goditur vendet e NATO-s.

Kiesewetter theksoi se, falë një ekonomie të orientuar nga lufta, presidenti rus, Vladimir Putin po trajnon qindra mijëra ushtarë që nuk po përdoren fare në luftën kundër Ukrainës.

Ai i quajti naive shpresat se Kremlini do të “vijë në vete”.

Deputeti paralajmëroi se vitet 2026–2027 mund të jenë më të rrezikshmet. /Telegrafi/

Merz: Gjermania po përgatitet për ndryshim transatlantik, shpreson që SHBA-ja të mbetet partnere

By: Rovena
10 December 2025 at 21:53

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se strategjia e re e sigurisë e administratës amerikane pritet të ndryshojë marrëdhëniet transatlantike, ndërsa shprehu shpresën që Washingtoni të mbetet partner.

“Po përgatitemi për një ndryshim në marrëdhëniet transatlantike”, tha Merz në një konferencë për media në Berlin.

“Por unë do të doja që Amerika të mbetet partnere dhe shpresoj që SHBA-ja ta shohë Evropën dhe Gjermaninë në të njëjtën mënyrë”, shtoi ai.

Lideri konservator shprehu keqardhje për kritikat dhe akuzat e administratës amerikane ndaj qeverive evropiane në dokumentin strategjik, por shtoi se ato nuk ishin “surprizë e madhe”, pasi pasqyronin edhe mesazhin që nënpresidenti amerikan JD Vance u dha evropianëve në Konferencën e Sigurisë në Mynih më herët këtë vit.

I pyetur për kritikat e ashpra të presidentit amerikan Donald Trump ndaj politikave pro imigracionit të qeverive evropiane, Merz tha se ai dhe Trump e kanë diskutuar këtë çështje disa herë që nga takimi i tyre i parë në qershor.

“I thashë presidentit amerikan se ne në Gjermani po ndjekim një politikë të re në lidhje me emigracionin dhe ligjin e azilit. Do t’ia përsëris edhe herën tjetër kur të takohemi, se kemi arritur rezultate të mëdha”, tha Merz.

“Ne kemi arritur ta përgjysmojmë numrin e azilkërkuesve në Gjermani, dhe besoj se ai do ta vlerësojë faktin që kemi bërë një korrigjim kursi në këtë fushë, e cila realisht ka qenë një barrë e rëndë për Gjermaninë”, deklaroi kancelari Merz.

Strategjia e re amerikane e sigurisë kombëtare, e publikuar javën e kaluar, përshkruan prioritetet e administratës Trump në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë. Dokumenti fokusohet te rajoni i Indo-Paqësorit dhe kundërshton karakterizimin e Rusisë si “kërcënim ekzistencial” nga qeveritë evropiane.

Në dokumentin prej 33 faqesh bëhen edhe vlerësime të debatueshme për Evropën, duke paralajmëruar për rënie ekonomike dhe “rrezikun real dhe gjithnjë e më të theksuar të zhdukjes së civilizimit” brenda 20 viteve të ardhshme.

Po ashtu, kritikohet qëndrimi i qeverive evropiane ndaj lëvizjeve euroskeptike, të djathta ekstreme dhe kundër imigracionit.

Në një largim të fortë nga dokumentet e mëparshme strategjike, aty thuhet: “Çështjet më të mëdha me të cilat përballet Evropa lidhen me aktivitetet e Bashkimit Evropian dhe organeve të tjera transnacionale që minojnë lirinë politike dhe sovranitetin, politikat e migracionit që po e transformojnë kontinentin dhe po krijojnë përçarje, censurën e fjalës së lirë dhe shtypjen e opozitës politike, rënien e lindshmërisë dhe humbjen e identiteteve kombëtare dhe të vetëbesimit”.

Gratë, shënjestër e dezinformimit gjinor — Rudolph kërkon politika të qarta dhe media të forta në DISICON 9

8 December 2025 at 17:47


Integriteti i informacionit në hapësirën digjitale po bëhet çështje gjithnjë e më urgjente, duke ndikuar drejtpërdrejt në besimin publik dhe në barazinë shoqërore.

Gratë mbeten një nga grupet më të prekura nga dezinformimi me bazë gjinore, një fenomen që po thellohet me zgjerimin e platformave online.

Në këtë kontekst, Ambasadori gjerman Rainer Rudolph mori pjesë si folës në panelin hapës të konferencës vjetore Information Integrity Conference – DISICON 9, të organizuar nga National Democratic Institute (NDI).

Rudolph theksoi tri kërkesa thelbësore për të garantuar një hapësirë digjitale dhe mediale të barabartë për gratë dhe burrat:

Nevojiten udhëzime gjithëpërfshirëse për sjelljen e pranueshme në hapësirën digjitale, në mënyrë që të parandalohet abuzimi, sulmet gjinore dhe përhapja e dezinformimit.

Sipas tij, integriteti dhe liria e medias mund të mbrohen vetëm kur institucionet mediale janë të pavarura strukturalisht dhe financiarisht.

Rudolph nënvizoi se respektimi i të drejtave digjitale fillon nga veprimet e çdo individi.

“Çdo qytetar ka një rol në ruajtjen e një hapësire online të sigurt, të drejtë dhe të respektueshme.”

Konferenca DISICON 9 ka mbledhur ekspertë, diplomatë, gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile për të diskutuar sfidat dhe zgjidhjet ndaj dezinformimit në një periudhë ku ndikimi i teknologjisë në demokraci është më i madh se kurrë./Telegrafi/

Pse fondacioni ‘Hanns Seidel’ i CSU-së largohet sot? Tritan Shehu: Qeveria duhet të negociojë seriozisht

By: armand
4 December 2025 at 14:04

Në Kuvend u debatua sot projektligji për ndërprerjen e marrëveshjes me fondacionin gjerman Hanns Seidel, pjesë e CSU-së, forcë politike që qeveris Gjermaninë së bashku me CDU-në. Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e cilësoi largimin e fondacionit si një humbje të rëndë për Shqipërinë. Shehu theksoi se Hanns Seidel është një fondacion me reputacion […]

The post Pse fondacioni ‘Hanns Seidel’ i CSU-së largohet sot? Tritan Shehu: Qeveria duhet të negociojë seriozisht appeared first on BoldNews.al.

Merz: Evropa nuk duhet të trajtohet si e pavlerë në bisedimet për Ukrainën

By: redi
26 November 2025 at 20:46

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se SHBA-ja nuk duhet t’i lë mënjanë evropianët në negociatat me Rusinë për Ukrainën si dhe ka këmbëngulur se çdo marrëveshje kërkon miratimin evropian. Në fjalën e tij para ligjvënësve në Parlamentin gjerman, Merz tha se evropianët duan të shohin fundin e luftës në Ukrainë sa më parë, por theksoi se çdo marrëveshje e negociuar midis “fuqive të…

Source

Inspektori gjerman dhe gruaja e tij përvetësuan mbi 1 milion euro nga matësit e parkimit

By: Rovena
26 November 2025 at 18:57

Një inspektor parkimi dhe gruaja e tij janë arrestuar me dyshimin për përvetësim të më shumë se 1 milion eurove nga matësit e parkimit të një qyteti të vogël gjerman.

Punonjësi i paidentifikuar i bashkisë mendohet se ka nxjerrë monedha nga matësit e parkimit në qytetin Kempten “në raste të shumta” dhe i ka vendosur ato në llogari bankare në të cilat gruaja e tij kishte qasje, ka thënë policia lokale në një deklaratë.

Një raport për pastrim parash nga një institucion financiar i alarmoi hetuesit për vjedhjen e dyshuar.
Inspektori tani përballet me akuza në lidhje me 720 raste të dyshuara vjedhjeje, ndërsa gruaja e tij përballet me akuza për ndihmë dhe inkurajim të vjedhjes, gjithashtu në 720 raste.

Kryebashkiaku i Kemptenit, Thomas Kiechle, ka thënë se ishte “i tronditur” nga rasti.

Në tetor, zyra e prokurorit publik të Kemptenit u informua se para të gatshme po depozitoheshin vazhdimisht në disa llogari bankare, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

Policia më pas kontrolloi ambientet e zyrës në orët e para të 24 nëntorit, të njëjtën ditë kur u arrestuan burri 40-vjeçar dhe gruaja 38-vjeçare.

Ata tani po mbahen në qendra të ndara paraburgimi. Nuk është e qartë se sa kohë mund t’i jetë dashur çiftit për të mbledhur shumën.

Në përgjigje të akuzave, Kiechle ka njoftuar emërimin e një komisioni për të “shqyrtuar proceset e punës së kaluar, për të zbuluar dobësitë e mundshme dhe për t’i korrigjuar ato në mënyrë të besueshme për të ardhmen”.

Kempten është një nga vendbanimet më të vjetra në Gjermani. I vendosur në jug të vendit, ndodhet nën kodrat e Allgäu dhe ka rreth 70,000 banorë.

Armëpushimi stabilizohet, Gjermania ndryshon kurs

By: melisa
17 November 2025 at 15:05

Qeveria gjermane ka vendosur të heqë embargon e pjesshme për eksportet e armëve drejt Izraelit, duke filluar nga data 24 nëntor. Lajmi u konfirmua sot nga zëdhënësi i qeverisë, Steffen Kornelius. Sipas tij, vendimi vjen si rezultat i stabilizimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, në fuqi që prej 10 tetorit, si edhe përpjekjeve të vazhdueshme për arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe…

Source

Gjenerali gjerman paralajmëron: Rusia mund të sulmojë territorin e NATO-s në çdo moment

By: Elva
7 November 2025 at 21:02

Gjenerali gjerman Alexander Sollfrank ka ngritur alarmin për një rrezik të mundshëm ushtarak nga Rusia, duke deklaruar se Moska ka kapacitetin për të ndërmarrë në çdo kohë një ofensivë të shpejtë ndaj territorit të NATO-s. Në një intervistë për agjencinë Reuters, Sollfrank theksoi se një sulm i gjerë kundër aleancës mbetet një mundësi reale deri […]

The post Gjenerali gjerman paralajmëron: Rusia mund të sulmojë territorin e NATO-s në çdo moment appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i Veliajt bëhet çështje në parlamentin gjerman, deputeti i Bundestag pyet Qeverinë: A u prek autonomia e pushtetit vendor? Ja qëndrimi i ekzekutivit

By: D Marku
17 October 2025 at 11:55

Deputeti i Bundestagut gjerman, Andreas Mayer, i është drejtuar Qeverisë Federale me një sërë pyetjesh lidhur me situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet ende në paraburgim pas 8 muajsh.

Deputeti gjerman ka kërkuar sqarime mbi ndikimin që mund të ketë rasti i Veliajt në vlerësimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe në perceptimin për gjendjen e sistemit të drejtësisë në vend.
Në pyetjet e tij, deputeti Meyer pyet: se a është i njohur për Qeverinë Federale rasti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, me sa duket për një periudhë joproporcionale prej tetë muajsh, prej të cilëve gjashtë pa akuzë, si dhe a është e njohur për Qeverinë Federale vlerësimi për Shqipërinë, nëse po, cilat përfundime nxjerr ajo prej kësaj në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE?

Ai shton se “sistemi i drejtësisë, ashtu edhe paditë ndaj kundërshtarëve politikë dhe raportimet mediatike të njëanshme, përdoren si “arma politike” për të eliminuar kundërshtarët politikë”.
Deputeti gjerman i ka drejtuar qeverisë gjermane edhe pyetjen: a janë të njohura për Qeverinë Federale raportimet mediatike, sipas të cilave ka ndërhyrje në autonominë e pushtetit vendor, dhe nëse po, cilat përfundime nxjerr ajo prej kësaj në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE?
Ndërkaq, në përgjigjen e saj, Qeveria Federale Gjermane ka theksuar se: “Ashtu si Gjermania, edhe Shqipëria e ka ratifikuar Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe është zotuar për respektimin e pavarësisë politike, administrative dhe financiare të njësive vendore. Qeveria Federale po ndjek zhvillimet përkatëse dhe do të ndjekë me vëmendje të veçantë rezultatet e vizitës së ardhshme të rregullt të monitorimit nga Kongresi i Pushteteve Vendore dhe Rajonale të Evropës në kuadër të Kartës”, thuhet në përgjigjen e qeverisë federale gjermane.

The post Arrestimi i Veliajt bëhet çështje në parlamentin gjerman, deputeti i Bundestag pyet Qeverinë: A u prek autonomia e pushtetit vendor? Ja qëndrimi i ekzekutivit appeared first on Albeu.com.

Gonxhja takim me operatorë turistikë gjermanë: Forcim i partneritetit strategjik

5 October 2025 at 18:51

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi sot një takim me CEO dhe përfaqësues të disa prej agjencive dhe operatorëve më të rëndësishëm turistikë gjermanë, përfshirë DERTOUR, ADAC Reisebüro dhe Schauinsland-Reisen GmbH, në prag të xhiros së tyre për inspektimin e strukturave akomoduese dhe destinacioneve turistike në Shqipëri.

“Takimi synoi forcimin e partneritetit strategjik me tregun gjerman, një prej tregjeve më prioritarë për zhvillimin e turizmit shqiptar”, bëri të ditur Gonxhja.

Sipas tij, gjatë diskutimeve u trajtuan mundësitë e reja për bashkëpunim, zhvillimin e paketave turistike të organizuara, nxitjen e udhëtimeve familjare dhe zgjerimin e itinerareve “self-drive”, me qëllim ofrimin e një eksperiencë turistike gjithnjë e më të larmishme dhe cilësore.

Ministri Gonxhja informoi gjithashtu se ITAKA, tour operatori më i madh polak për flukse nga Europa Qendrore, po planifikon të hapë linjë direkte me aeroportin e ri të Vlorës.

Me mbi 400 mijë vizitorë gjermanë në vitin 2024 dhe objektivin për të kaluar 500 mijë në vitin 2025, Shqipëria konsolidon pozicionin e saj si një destinacion i besueshëm dhe i preferuar në tregun europian.

Ky bashkëpunim vjen si pjesë e vizionit për të bërë turizmin shqiptar një histori suksesi të përbashkët, duke kombinuar ofertën e pasurive kulturore dhe natyrore me aktivitete, art, sport, investime hotelerie dhe evenimente ndërkombëtare, në funksion të zhvillimit të  qëndrueshëm dhe promovimit të vendit në nivel evropian.

“Një bashkëpunim që afirmon vizionin tonë për ta bërë turizmin shqiptar një histori suksesi të përbashkët, një eksperiencë pushimi dhe eksplorimi të trashëgimisë e pasurive tona kulturore e natyrore, mes traditës e aktiviteteve! Kënaqësi të ndaja të rejat nga projektet tona në art e sport, qendra historike, investime hotelerie e brande globale, evenimente ndërkombëtare e zhvillim shoqëror kapilar, si edhe nga progresi drejt familjes evropiane”, u shpreh ministri Gonxhja. /j.p/

 

The post Gonxhja takim me operatorë turistikë gjermanë: Forcim i partneritetit strategjik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Historiani gjerman përdor AI për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit

2 October 2025 at 20:03

Një nga imazhet më të ftohta dhe tronditëse të Holokaustit, ku një ushtar nazist i veshur me uniformë dhe syze drejton armën drejt kokës së një burri hebre që gjunjëzohet para një grope të mbushur me trupa, ka marrë një dimension të ri pas gjetjeve më të fundit të një historiani gjerman, raporton The Guardian. Prej […]

The post Historiani gjerman përdor AI për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit appeared first on BoldNews.al.

Kancelari gjerman: Nuk jemi në luftë, por as në paqe!

By: nilda
30 September 2025 at 10:53

Kancelari paralajmëron për një epokë të re të “forcës brutale”, sulmon Rusinë dhe bën thirrje për kujdes në përballimin e kërcënimit nga dronët. “Ne nuk jemi në luftë, por as në paqe nuk jemi”, tha të hënën kancelari gjerman Friedrich Merz , duke nënvizuar se bota po përjeton ndryshime themelore. Duke folur në një aktivitet të organizuar nga gazeta Rheinische Post, Merz tha se rendi ndërkombëtar i…

Source

Gjermani bie aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku po qëndronte në Tiranë

By: Ela
29 September 2025 at 09:54

Një shtetas gjerman është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i një ambienti ku po qëndronte në kryeqytet. Policia bën me dije se menjëherë i kanë ardhur në ndihmë shërbimet mjekësore, dhe është transportuar në spital. Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, 52-vjeçari ka lënë ambientet e spitalit. “Më datë 29.09.2025, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet se […]

The post Gjermani bie aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku po qëndronte në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Dy turistë gjermanë ishin bllokuar te Ujëvara e Shëngjergjit, pas 12 orësh kërkimi Policia e Shtetit i lokalizon

20 September 2025 at 13:58


Policia e Shtetit ka bërë të ditur se u ka shkuar në ndihmë dy turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar Ujëvara e Shëngjergjit, ndërsa lokalizimi i tyre ishte bërë i mundur pas 12 orëve për shkak të terrenit të vështirë.

Policia në njoftimin për media bën të ditur se dy turistët gjermanë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, pas marrjes së njoftimit organizuan menjëherë punën për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te Ujëvara e Shëngjergjit.

Pas 12 orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë, të thepisur dhe të largësisë së zonës nga rrugët e aksesueshme me automjete, u bë e mundur lokalizimi i tyre. Dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Policia e Tiranës thotë se mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, duke i ftuar ata që për çdo problematikë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. /Telegrafi/



Mesazhi i ambasadorit gjerman: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparent

17 September 2025 at 17:43

Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner ka reaguar pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ditën e sotme hapi zyrtarisht garën për kreun e ri të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), i cili do të pasojë Altin Dumanin. Shefi i diplomacisë gjermane në Shqipëri thotë se procesi i nisur tashmë për të zgjedhur në krye të […]

The post Mesazhi i ambasadorit gjerman: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparent appeared first on BoldNews.al.

Prof. Wilfried Fiedler, albanologu gjerman që i blatoi jetën shërbimit të gjuhës dhe kulturës shqipe

By: berti
14 September 2025 at 14:45

Nga Albert Vataj Në peizazhin e albanologjisë moderne, disa figura ngrihen mbi kohën e tyre, duke mbetur si yje udhërrëfyes në kujtesën shkencore e kulturore të shqiptarëve. Një prej tyre është pa dyshim Prof. Wilfried Fiedler, dijetari gjerman që për më shumë se gjashtë dekada ia kushtoi jetën studimit, mbrojtjes dhe promovimit të gjuhës e kulturës shqipe. Larg çdo zhurme, me përkushtim të qetë…

Source

Kancelari gjerman: Pas sulmit në Kiev një takim Putin dhe Zelensky, i vështirë!

28 August 2025 at 21:14

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka dënuar sulmet e Rusisë në Kiev duke iu bashkuar udhëheqësve evropianë.

Friedrich Merz tha se pas këtij sulmit vdekjeprurës duket se shanset për të pasur një takim mes Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy, janë gjithmonë dhe më të ulëta.

Një takim i tillë u propozua pas samitit të udhëheqësit rus në Alaskë me Donald Trump dy javë më parë.

Gjithashtu kancelari gjerman, nënvizoi se sulmi ndaj selisë së BE-së në qytet tregonte pandershmërinë e regjimit rus.

/abcnews.al/

Moskonstituimi i Kuvendit, ambasadori gjerman: Protagonistët nuk kanë vullnet

PRISHTINË, 26 gusht /ATSH/ Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde duke komentuar moskonstituimin e Kuvendit sot, për shkak se shumica e deputetëve refuzuan ta votojnë nënkryetarin nga Lista Serbe, tha se protagonistët nuk kanë vullnet politik për të gjetur një zgjidhje dhe se kjo është e keqe për Kosovën.

Ai u tha medieve se kishte shpresë që kriza mund të zgjidhej por në këto momente nuk duket e mundur.

“Më duket se këtë mëngjes kisha një shpresë të shkurtër që kriza mund të zgjidhej, por në këtë moment nuk duket e mundur. Ndoshta nuk ka mjaft vullnet politik ndër protagonistët për të gjetur një zgjidhje. Kjo është e keqe për Kosovën, sepse shumë fonde janë në lojë dhe na duhen institucione funksionale, si parlamenti dhe qeveria”, tha ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur kryetar Dimal Bashën dhe nënkryetarë Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi. Kjo e fundit me rotacion pas disa muajve.

Ndërkohë, deputetët nuk kanë votuar kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar. Kjo ka bërë që Kuvendit mos të konsiderohet i konstituuar. Seanca vazhdon të enjten e 28 gushtit, duke nisur në orën 11:00.

/KosovaPress/

The post Moskonstituimi i Kuvendit, ambasadori gjerman: Protagonistët nuk kanë vullnet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermierë

23 August 2025 at 22:44

Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike Gamescom që po zhvillohet në Këln.

Zëdhënësja e BND-së, Julia Linner, thotë se në stendën e shërbimit sekret vizitorët mund të marrin pjesë në lojën kompjuterike “BND Legends — Operation Blackbox”, ku lojtarët marrin identitetin e një agjenti të fshehtë për të penguar një sulm kibernetik. Loja, të cilën BND planifikon ta bëjë të disponueshme edhe në një platformë publike, teston aftësinë e lojtarëve në një numër situatash specifike dhe synon të tërheqë të rinj për t’u punësuar në agjencinë e shërbimit sekret ttë Gjermanisë.

Zëdhënësja Linner, thotë se për shumë njerëz BND-ja është një e panjohur e madhe dhe ne duam të zbulojmë disa nga sekretet e punës sonë, në mënyrë që të thithim punonjës të rinj. Ajo vëren se mjaft të rinj që luajnë lojëra kompjuterike kanë aftësi që janë të favorshme për të shtuar efektivitetin e punës së agjencive të spiunazhit – si p.sh. aftësi digjitale, aftësi komunikimi, frymë bashkëpunimi në ekip dhe rezistencë ndaj stresit.

Për arsye të ngjashme, pra rekrutimin e të rinjve dhe të rejave për ushtrinë gjermane, i pranishëm me një stendë në Gamescom është edhe Bundeswehri. Në stendën e Bundeswehr-it vizitorët mund të drejtojnë në simulatorë tanke ose të fluturojnë helikopterë, apo të bëjnë një stërvitje të vërtetë fizike të veshur me jelekë antiplumb pranë një posteri gjigant në të cilin shkruhet: “A je gati për nivelin tjetër?”

Sikurse zëdhënësja e BND-së, Linner, edhe zëdhënësi i ushtrisë, Marco Mann, thotë: “Ne jemi aty ku janë njerëzit që synojmë të bëjmë për vete”. Bundeswehr-i, i cili ka qenë i pranishëm në Gamescom që nga viti 2009, dëshiron t’u tregojë të rinjve se sa punëdhënës tërheqës është, thotë Marco Mann.

Megjithatë kritikët hedhin dyshime duke shtruar pyetjen se sa të përshtatshme janë aktivitete të tilla. Pacifistët si Jürgen Grässlin nga Shoqata Gjermane e Paqes (DFG) thonë: “Në lojërat me vrasje, lojtarët futen në role të ndryshme në të cilat simulojnë vrasjen; ata madje marrin pikë bonus për vrasjen e një kundërshtari”.

Sipas tij “Bundeswehr-i nuk ka asnjë arsye që të jetë i pranishëm në Gamescom”.

Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, e shfrytëzoi vizitën e tij në Indonezi, për të rekrutuar infermierë dhe infermiere nga ky vend. Ndërsa të dhënat demografike tregojnë se popullsia e Gjermanisë po plaket, rreth gjysma e 284 milionë qytetarëve të Indonezisë janë nën moshën 30 vjeç.

Në kryeqytetin e Indoneziasë, Xhakarta, Wadephul vizitoi i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë i Indonezisë Budi Gunadi Sadikin një shkollë infermierie dhe foli me nxënësit dhe nxënëset për planet e tyre për të ardhmen.

Megjithatë interesin për fuqi punëtore aktualisht Gjermania lëshon çdo vit vetëm rreth 1,000 viza pune për indonezianë. Berlini thotë se pengesë për lëshimin e vizave janë mungesa e arsimimit të nevojshëm, aftësitë e pamjaftueshme gjuhësore në gjuhën gjermane dhe mungesa e njohjes së certifikatave dhe diplomave nga Indonezia në Gjermani./DW/

Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

By: Ardit
18 August 2025 at 09:21

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi Kinën për kërcënime e saj të vazhdueshme për “ndryshimin e njëanshëm” të kufijve në rajonin e Azi-Paqësorit, duke thënë se Pekini po bëhet “gjithnjë e më agresiv”. “Kina kërcënon vazhdimisht, pak a shumë haptazi, për ndryshimin e njëanshëm të status quo-së dhe zhvendosjes së kufijve në favor të saj”, […]

The post Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive appeared first on BoldNews.al.

❌
❌