Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Këmbimi valutor 22 dhjetor/ Me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

By: Brisi
22 December 2025 at 08:17

Në tregun e këmbimit valutor sot, (22 dhjetor 2025) monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me 82.9 lekë. Franga zvicerane do blihet me 102.9 lekë dhe do shitet me 103.9 lekë. Ndërsa paundi britanik […]

The post Këmbimi valutor 22 dhjetor/ Me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 21 December 2025Main stream

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

By: E S
21 December 2025 at 20:13

Shqipëria do të dalë përsëri në tregjet ndërkombëtare për të marrë eurobonde, për të shlyer borxhin në valutë dhe sidomos eurobondet ekzistuese.

Qeveria ka parashikuar në Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit 2026-2030, të marrë deri tre eurobonde të tjera. Emetimi i parë pritet të bëhet në nisje të 2027-ës rreth vlerës 650 milionë euro, ndërsa emetimi i dytë pritet të ndodhë në 2028-ën, me vlerë edhe më të lartë.

“Dalja me Eurobond në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, planifikohet të jetë një burim i rëndësishëm i financimit, ku parashikohen 2-3 emetime në tregjet ndërkombëtare, gjatë afatit pesë vjeçar të strategjisë”, thuhet në strategji.

Dalja e fundit në tregjet ndërkombëtare ishte në shkurt të këtij viti kur u emetua eurobondi 10- vjeçar, me shumë 650 milionë euro. Ndërkohë gjatë viteve 2010-2025 janë marrë në total 7 Eurobonde, ku 3 prej tyre janë maturuar dhe 4 të tjerë po paguhen.

Deri në qershor të vitit 2027 vendi duhet të shlyejë 650 milionë eurot e marra në 2020-ën dhe brenda 2028-ës mbyllet borxhi 600 milionë euro i marrë në 2023-shin. Sa i takon dy euronondeve ai i vitit 2021 dhe ai i 2025-ës mbyllen pas 2030-ës, thuhet në Planin e Huamarrjes për 2026-ën.

Për vitin që po vjen qeveria nuk parashikon të dalë në tregun e huaj, pasi financimi i nevojshëm është planifikuar të sigurohet në tregun e brendshëm. Përmes obligacioneve dhe bonove të thesarit në 2026-ën planifikohen të sigurohen në sektorin financiar të vendit 450 milionë euro, ndërsa financimi i huaj parashikohet 470 milionë euro, që do vij kryesisht si kredi e butë për projekte të rëndësishme.

Stoku i borxhit publik për 2026-ën është vlerësuar 14.9 miliardë euro ose 53.6% e Prodhimit Kombëtar, nga 54.1% i pritshëm për gjithë 2025-ën. /shqiptarja.com/

The post Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet first appeared on JavaNews.al.

Nga emigrantë në faktorë ekonomikë/ Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, një histori suksesi

By: Fax Web
21 December 2025 at 19:04

Në nëntorin e Festave kuqezi, Bad Homburg, një qytet spa pranë Frankfurt, u shndërrua në pikëtakimin e rradhës të sipërmarrjes shqiptare në Gjermani, teksa priti takimin vjetor të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

Ky event i përvitshëm mblodhi dhjetëra biznesmenë, profesionistë dhe përfaqësues institucionesh, të cilët ndanë përvoja, ide dhe vizione për forcimin e bashkëpunimit mes anëtarëve dhe jo vetëm.

Takimi shërbeu jo vetëm si një platformë rrjetëzimi, por edhe si një hapësirë reflektimi mbi sfidat, arritjet dhe perspektivat e reja të biznesit në Gjermani.

Më pas, në një prej restoranteve më të famshëm të Bad Homburg, pjesë e UNESCO dhe që menaxhohet nga një shqiptar, Kryetari i Unionit, Nazmi Viqa, përballë moderatores Marlbora Gurra dha më shumë detaje rreth punës së Unionit, rrugëtimit të tij dhe çfarë synohet.

Sipas tij, Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane po tërheq gjithnjë e më shumë sipërmarrje shqiptare dhe gjermane, duke u shndërruar në një platformë reale bashkëpunimi.

Sot Unioni nuk është vetëm i shqiptarëve për shqiptarët, por një hapësirë serioze ekonomike,” thotë Viqa.

40 anëtarësime të reja vetëm gjatë vitit 2025

Një nga shifrat që bie më shumë në sy në intervistën me Viqën, është numri i anëtarësime gjatë vitit që po lemë pas, plot 40 hyrje të reja.

Është dëshmi e qartë se Unioni po forcohet dhe po fiton besimin e biznesit,” thekson Kryetari i Unionit Shqiptaro-Gjerman të Biznesit.

1000 biznese në databazë, një fuqi që nuk injorohet

Aktualisht, Unioni ka rreth 1000 biznese të regjistruara në databazën e tij, duke u konsideruar tashmë një forcë reale ekonomike.

Shumë anëtarë ja kanë parë hajrin këtij rrjeti bashkëpunimi“.

Investimet në Shqipëri dhe Kosovë, fokusi i radhës

Unioni synon të luajë një rol më aktiv edhe në investimet në Shqipëri dhe Kosovë, veçanërisht në sektorë strategjikë.

Vetëm në Kosovë, diaspora sjell rreth 1.3 miliardë euro remitanca në vit, shifër që tregon potencialin e jashtëzakonshëm ekonomik. Ndaj dhe z.Viqa kërkon më shumë projekte që përfshijnë bizneset nga Diaspora.

Bizneset e diasporës duhet të përfshihen drejtpërdrejt në projektet zhvillimore,” thotë Viqa.

Reportazhi i plotë:

“Ndryshimet në buxhetin 2026 sërish nuk sjellin krahasim me rajonin”, ekspertët: Pak mbështetje për bujqësinë

By: E S
21 December 2025 at 17:44

“Instrumentet janë: buxheti i shtetit, Agjencia e Mbështetjes së Zhvillimit Rural, agro-kredia dhe linja e re e financimit të Bankës Shqiptare për Zhvillim”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama në datë 15 dhjetor 2025.

Një buxhet më i lartë, që do të pasqyrohet në më shumë subvencione. Rikthimi i rimbursimit 10% për fermerët për faturat që dorëzojnë te grumbulluesit apo përpunuesit, si edhe Banka Shqiptare për Zhvillim, e cila pritet të nisë funksionimin këtë vit, sipas qeverisë pritet t’i ndryshojnë “ngjyrën” një sektori që vitet e fundit ka humbur ndikimin që ka pasur në ekonomi. Por a ndajnë të njëjtin mendim ekspertët e fushës?

“E gjithë mbështetja për bujqësinë për vitin që kaloi ka qenë rreth 50 milionë euro, një shifër shumë e vogël krahasuar me vendet e rajonit. Maqedonia e Veriut ka 120 milionë euro, Kosova 100 milionë euro, ndërsa Serbia gati 300 milionë euro mbështetje nga buxheti i shtetit. Pra, jemi ende në shifra të ulëta”, tha eksperti i bujqësisë Gjok Vuksani.

Rreth 10 mijë fermerë që janë të pajisur me NIPT pranë tatimeve do të mund të kryejnë dy herë në vit procesin e rimbursimit për çdo faturë që do të dorëzojnë te grumbulluesit.

“Si ide mund të jetë diçka pozitive për uljen e kostove të prodhimit bujqësor, por djalli qëndron te detajet. Në radhë të parë, janë përjashtuar 30–40% e fermerëve që shesin në treg të lirë”, shtoi Vuskani.

E fundit, por me një rëndësi të lartë, është Banka Shqiptare për Zhvillim, e cila sipas kryeministrit Rama pritet të hapet vitin e ardhshëm dhe do të ofrojë kredi me norma interesi shumë të ulëta për financimin e fermerëve, ku shteti do të jetë aksioner me 51%.

“Unë mendoj se duhen politika më specifike, siç i kanë vendet e rajonit, ku mund të përfshihet subvencionimi i normës së interesit apo garancia për kolateralin nga shteti. Kjo do të bënte që fermeri të mos ketë frikë për të marrë kredi”, tha eksperti.

Sipas të dhënave, rreth 35% e të punësuarve në Shqipëri merren me bujqësi, ose 1 në 3 persona siguron jetesën duke punuar në sektorin bujqësor./vizionplus

The post “Ndryshimet në buxhetin 2026 sërish nuk sjellin krahasim me rajonin”, ekspertët: Pak mbështetje për bujqësinë first appeared on JavaNews.al.

Tabaku: Banka Kombëtare e Zhvillimit, pa asnjë kontroll real

21 December 2025 at 14:50

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilësoi ngritjen e Bankës Kombëtare të Zhvillimit, si një institucion që rrezikon të kthehet në një lavatriçe financiare, një instrument i rrezikshëm pa asnjë kontroll real, përmes të cilit mund të abuzohen qindra miliona euro nga paratë e qytetarëve.

Sipas Tabakut, problemi nuk është ideja e bankës, por arkitektura e saj e qëllimshme për të vjedhur në hije.

Deputetja renditi disa nga shqetësime kryesore sipas saj.

“Sipas ligjit të miratuar, kjo bankë funksionon si një “ishull financiar” ku qeveria bën çfarë të dojë: nuk mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë; nuk i nënshtrohet kontrollit teknik të KLSH-së për kreditë që jep dhee më e rrezikshmja do të mbledhë kursimet tuaja në postë për t’ua dhënë si kredi klientëve të qeverisë”, theksoi Tabaku.

Tabaku nënvizoi, se ndryshe nga Shqipëria, bankat e zhvillimit në vendet europiane janë tërësisht të kontrolluara.

“Në Gjermani, KfW kontrollohet deri në qindarkën e fundit nga Banka Qendrore dhe Parlamenti. Në Itali, çdo investim i Cassa Depositi e Prestiti kalon në sitën e institucioneve të pavarura. Në asnjë vend serioz nuk ekziston një bankë që menaxhon para publike pa një palë të tretë që i vendos frenat. Por këtu, frenat i ka hequr qeveria që t’i japë gaz korrupsionit”, tha Tabaku.

Tabaku shtoi se Shqipëria sot nuk ka nevojë për një tjetër “gropë financiare” që i shërben një pakice klienteliste.

Sipas saj “ka nevojë për institucione që mbrojnë djersën e qytetarëve, jo për një bankë që financon PPP-të dhe dështimet e radhës me kursimet e prindërve tanë”. /m.q/j.p/

The post Tabaku: Banka Kombëtare e Zhvillimit, pa asnjë kontroll real appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut

By: A R
21 December 2025 at 11:58

Në pritje të zbatimit dhe më tej të efekteve të paqes fiskale, analiza e tregut në Shqipëri ka treguar vetëperformancë me kërkesën. Ekspertë dhe analistë të tregut rekomandojnë për të gjitha kategoritë se ku mund të përdoret paraja kesh.

“Na rezulton që jo gjithmonë, siç ndodh në rastet e tyre që duhen bërë për të investuar, vendosen në të njëjtin vend. Pra, në përgjithësi, paraja kesh duhet kanalizuar në ato kanale tradicionale për familjet, që lidhen me bonot dhe nga ana tjetër, edhe me situatën bankare. Sado e ulët të jetë, ajo ofron një siguri dhe qëndrueshmëri, pasi këtë ka nevojë familja,” tha eksperti Eduard Gjokutaj.

Një skemë e mundshme lidhet me biznesin e mesëm.

“Ndërkohë, bizneset e mesme dhe të vogla, të cilët gjithashtu kanë para kesh, pasi pjesa më e madhe e ekonomisë shqiptare është ekonomi shërbimi dhe tregtie, duhet të investojnë në sektorë apo aktivitete që u rikthejnë fitimin, por me rrezik të ulët. Këtu kam parasysh inovacionin dhe ato investime brenda proceseve, mënyra e të cilave lidhet me agro-përpunimin, zinxhirët e furnizimit dhe energjetikën, në përgjithësi, por jo në kuptimin e investimeve të mëdha”, tha eksperti.

Po ashtu, biznesi i madh ka hapësirë investimi në sektorë më të kontrolluar për rrezikun.

“Ndryshon pastaj rasti i investitorëve të mëdhenj, të cilët kanë prani dhe, edhe pse kanë shumë para kesh, investojnë në sektorë që kanë rrezik të lartë dhe kthim të shpejtë investimesh, por në mënyrë më të qartë kontrollojnë rrezikun, veçanërisht në ato që lidhen me tregun e brendshëm”, nënvizoi eksperti.

The post Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut first appeared on JavaNews.al.

Këmbimi valutor 21 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

By: Elva
21 December 2025 at 08:55

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.9 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 21 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Premtimet fokusohen në paga

20 December 2025 at 22:33

Rritja e pagave, pensioneve e shtesave janë premtimet kryesore të partive politike gjatë fushatës së deritashme zgjedhore. Njohës të çështjeve të ekonomisë dhe të zhvillimeve politike thonë se realizimi i tyre do të ketë efekt afatshkurtër në mirëqenie. Sipas tyre, partitë janë fokusuar në këto premtime për të fituar vota, e duke lënë anash identitetin e tyre ideologjik

Premtimet kyç të partive politike në fushatën zgjedhore janë rritja e pagave dhe pensioneve, si dhe e skemave sociale.

Disa nga to kanë premtuar pagë minimale deri në 1 mijë euro, rritje të koeficientit në vlerë të 150 eurove, rritje për 50 për qind të pagave në sektorin publik, pensione prej 300 eurosh, shtesa për të porsalindurit 200 euro e të tjera.

Sipas ekonomistit, Fidan Qerimi, Kosova nuk ka buxhet aq të madh për t’i inkorporuar të gjitha këto premtime, të cilat po qe se do të realizoheshin, do të sakrifikonin investimet kapitale që kanë efekt më afatgjatë në mirëqenien e qytetarëve.

“Niveli i buxhetit nuk është që po na ndryshon. Nuk kemi mundësi buxhetore që t’i rrisim pagat dhe pensionet. Ne e kemi një nivel të njëjtë përafërsisht të buxhetit dhe do të duhej të heqim dorë prej investimeve kapitale, prej shpenzimeve që i bën qeveria për mirëqenien e popullatës dhe i drejton në këto paga dhe pensione. Padyshim do të kemi zvogëlim të këtyre investimeve kapitale”, ka thënë Qerimi.

E njohësi i çështjeve politike, Basri Muja, thotë se fokusi i partive është kryesisht në premtime për rritje pagash e pensionesh pasi thekson se ato pranohen më mirë nga elektorati.

Sipas tij, partitë kanë hequr dorë nga identiteti i tyre ideologjik dhe japin premtime vetëm për të përfituar vota.

“Tek ne shumica e partive politike operojnë me programe të ngjashme dhe pa dallime të qarta mes të djathtës dhe të majtës. Kjo ndodhë edhe për faktin se partitë politike shpesh adaptojnë diskurse pragmatike dhe populiste vetëm e vetëm për të fituar vota, duke hequr dorë nga identiteti i tyre ideologjik”, ka thënë Muja, shkruan KOHA.

Premtimet aktuale të partive politike, sipas ekonomistit Qerimi kanë ndikim jetëshkurtër në mirëqenien e qytetarëve.

“Ndoshta kërkesa e qytetarëve nuk është kjo që të kemi reforma, që të kemi përmirësim të performancës ekonomike, por më tepër po merremi me patriotizëm dhe me një politikë shumë ditore me të cilat do të mund të përfitonim në afat shumë të shkurtër. Por, mendoj që duhet të fokusohemi në afatgjatë dhe afatmesëm për efektet ekonomike”, ka thënë Qerimi.

E Muja thotë se premtime për paga e pensione kanë lënë në hije tema të tjera të rëndësishme për të cilat qytetarët kërkojnë qartësi politike.

“Ta zëmë politika e jashtme, dialogu me Serbinë, raportet me BE-në dhe SHBA-në, këto janë çështje kyç për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës, por fatkeqësisht gjatë tubimeve zgjedhore deri më tani në masë të madhe janë anashkaluar”, ka theksuar Muja.

Fushat e partive politike do të zgjasë deri më 28 dhjetor në orën 7 të mëngjesit, kur hapen qendrat e votimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Premtimet fokusohen në paga appeared first on Sinjali.

Ekonomia e ndikimit/ Si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës

By: Brisi
20 December 2025 at 22:39

Ka një sërë këndvështrimesh mbi mënyrën se si rrjetet sociale ndikojnë shoqërinë tonë, si pozitivisht, ashtu edhe negativisht. Në fund të fundit, disa njerëz kalojnë orë të tëra çdo ditë në këto platforma, ndaj duhet të jemi të vetëdijshëm për ndikimin e tyre. Tashmë, ndikimet kanë prekur edhe zakonet tona në shpenzime, kursime dhe investime. […]

The post Ekonomia e ndikimit/ Si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Deri në 450 mln euro në 2026, BSH shton tërheqjen e euros nga tregu valutor, shkak “superleku”

By: E S
20 December 2025 at 17:13

Banka e Shqipërisë do të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm për vitin 2026. Sipas informacioneve nga Banka Qendrore, ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025.

Banka e Shqipërisë planifikon të tërheqë së paku 330 milionë euro nga tregu valutor vitin e ardhshëm. Në bazë të sasisë së monedhës europiane që do të futet në vend, blerjet mund të rriten deri në 450 milionë euro.

Ky është niveli më i lartë ndonjëherë i planifikimeve që Banka Qendrore bën për të ndërhyrë në tregun valutor.

“Ka sinjale për një forcim të mëtejshëm të lekut. Për të ruajtur ekuilibrat, Banka e Shqipërisë ndërhyn duke tërhequr valutë nga tregu. Ky është mekanizmi”, tha kreu i Shoqatës së Agjencive të këmbimit Valutor, Dritan Vakaj.

Sipas kalendarit të Bankës Qendrore, ndërhyrjet në tregun valutor pritet të nisin në 19 shkurt për të vijuar në 13 dhe 24 mars. Blerjet planifikohet të përshpejtohen me 9 ankande vetëm në muajt qershor, korrik dhe gusht. Me ardhjen e vjeshtës , Banka planifikon të realizojë nga një ndërhyrje për secilin muaj, për të përmbyllur blerjet në 4 dhe 18 dhjetor 2025.

“Pritet të hyjë më shumë euro si pasojë e turistëve, por edhe investimeve të huaj, remitancave apo eksporteve. Ndaj gjatë verës janë planifikuar edhe më shumë ndërhyrje”, tha Vakaj.

Shumat e mësipërme nuk përfshijnë blerjet e mundshme për qëllime të ndërhyrjes në tregun valutor, në funksion të stabilizimit të tregut apo objektivave të politikës monetare.

“Blerjet gjithnjë e më të mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë i detyrohen tendencës së vazhdueshme rënëse të kursit Euro-Lek. Oferta e lartë valutore ka bërë që kursi i monedhës europiane këtë vit të arrijë nivele të reja minimale historike, poshtë kufirit të 96.5 lekëve. Megjithatë, zhvlerësimi i monedhës europiane me bazë vjetore ka zbritur poshtë nivelit të 2%, duke u frenuar ndjeshëm krahasuar me tre vitet e mëparshme”, theksoi Vakaj.

Sipas informacionit të publikuar deri në shtator Banka e Shqipërisë ka blerë afërsisht 800 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Në pjesën më të madhe, bëhet fjalë për blerje jashtë kalendarit të ankandeve, të kryera me operacione të drejtpërdrejta, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të Lekut në kursin e këmbimit valutor.

The post Deri në 450 mln euro në 2026, BSH shton tërheqjen e euros nga tregu valutor, shkak “superleku” first appeared on JavaNews.al.

Transaksionet bankare nëpërmjet internetit, mbi 2 miliardë lekë

20 December 2025 at 16:53

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Numri i transaksioneve të realizuara me home banking arriti në 9,4 milionë gjatë periudhës janar-tetor 2025, duke shënuar rritje krahasur me të njëjtën periudhë të vitit 2024, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas statistikave të BSH-së, paralelisht me numrin e transaksioneve, rritje ka shënuar edhe shuma e transaksioneve, e cila kapi një vlerë rekord prej 2,3 miliardë lekësh.

Referuar statistikave fluksi më i lartë i transaksioneve dhe pagesave home banking në shifrën mbi 1 miliard lekë u realizuan gjatë sezonit veror, që përkon dhe me ardhjen më të madhe të numri të turistëve dhe vizitorëve të huaj, në vendin tonë.

Home banking, i quajtur ndryshe si bankingu në shtëpi, përdoret për të kryer transferta parash për të paguar taksat, faturat e energjisë elektrike, të ujit, të telefonit, gjobat e policisë, pagesat e kartës së kreditit dhe të tjera, pa qenë nevoja e paraqitjes në degët fizike të bankave.

Klientët e bankave mund të kenë qasje në këto shërbime bankare kudo që ndodhen për sa kohë që kanë internet.

Rritja e transaksioneve që kryhen përmes aplikacioneve ose faqeve online të bankave është një tregues i digjitalizimit të shërbimeve bankare, ndërsa rrit edhe më tepër përfshirjen financiare të qytetarëve, si dhe transparencën e veprimeve bankare.

 

/e.xh/r.e/

The post Transaksionet bankare nëpërmjet internetit, mbi 2 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit, rreth 13 mijë priten deri të dielën

20 December 2025 at 10:54

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Në Portin e Durrësit kjo fundjavë ka shënuar nisjen e fluksit të hyrje-daljeve të udhëtarëve me rastin e festave të fundvitit.

Për përballimin e këtij fluksi prej 18 dhjetorit kanë nisur edhe lundrimet e dyfishta të trageteve (vajtje–ardhje brenda ditës) në linjat që lidhin Durrësin me portet fqinje të Italisë.

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur sot për ATSH-në se “gjatë dy ditëve të fundit, 18 dhe 19 dhjetor në port kanë mbërritur rreth 5600 udhëtarë. Fluksi më i lartë i udhëtarëve pritet të jetë të dielën”.

Sipas APD-së, në këto katër ditë pritet që të mbërrijnë 13 mijë udhëtarë dhe rreth 5 mijë mjete.

“Lundrimet e dyfishta do të kryhen deri në fund të vitit nga e enjtja deri të dielën, ndërkohë strukturat portuale dhe instancat operuese janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e intensitetit të shtuar të lëvizjeve”, tha APD duke shtuar se në port po kryhet në kohë dhe pa vonesa përpunimi i pasagjerëve dhe mjeteve.

Si çdo fundviti edhe në ndërrimin e viteve 2025-2026 parashikohet një rritje e ndjeshme e numrit të bashkatdhetarëve që preferojnë të udhëtojnë me tragete drejt portit të Durrësit, për t’iu drejtuar më pas familjeve të tyre.

/k.s/a.f/

 

The post Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit, rreth 13 mijë priten deri të dielën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

20 December 2025 at 16:55

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Për herë të parë një dron bujqësor është vënë në dispozicion si mjet pune për monitorimin në kohë reale të kulturave bujqësore në zonën e Fushë-Krujës dhe Shkodrës.
Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje këtë risi që po përdoret në bujqësi, duke u ardhur në ndihmë fermerëve.
Rama theksoi se droni ndihmon në vlerësimin e shëndetit të bimëve dhe përdorimin më efikas të inputeve, duke ulur kostot, rritur rendimentin dhe cilësinë e prodhimit.
Ky dron, sipas tij, do t’u shërbejë fermerëve dhe Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë-Krujë dhe Shkodër.
“Bujqësia inteligjente është pjesë e vizionit tonë Bujqësia 2030, për një sektor më të qëndrueshëm dhe konkurrues, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”, tha Rama.

Bujqësia inteligjente është ende një nocion i ri për vendin tonë, por që shihet me shumë interes nga sipërmarrjet bujqësore.

Në Shqipëri kanë filluar të aplikohen elementë të bujqësisë precize. GPS dhe imazhet satelitore për hartëzimin e tokave bujqësore po përdoren nga fermerët për një trajtim të personalizuar të sipërfaqes së tokës.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi sot në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë-Krujë teknologjinë më të re në shërbim të bujqësisë shqiptare.

Gjatë aktivitetit, ministri Salla theksoi rëndësinë e këtij investimi për modernizimin e sektorit bujqësor dhe mbështetjen konkrete për fermerët.

Sipas tij, përdorimi i dronit do të mbulojë një sërë procesesh të rëndësishme në bujqësi, duke rritur efikasitetin dhe duke ulur kostot për fermerët. “Shpresoj që të avancojmë më tej dhe ta shtojmë flotën e dronëve, në mënyrë që kjo teknologji të shtrihet edhe më gjerë në shërbim të fermerëve”, shtoi ministri Salla.

Investimi realizohet në kuadër të projektit TYPIC-AL, i financuar nga qeveria italiane, zbatuar nga CIHEAM Bari dhe në partneritet me AICS, me qëllim modernizimin e sektorit bujqësor përmes teknologjisë së avancuar. Droni bujqësor do të shërbejë si mjet pune për monitorimin në kohë reale të kulturave, vlerësimin e shëndetit të bimëve dhe përdorimin më efikas të inputeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit.

Ky mjet do të vihet në dispozicion të QTTB Fushë-Krujë, QTTB Shkodër dhe fermerëve, si pjesë e një pakete më të gjerë investimesh që përfshin edhe mekanikë bujqësore moderne, si traktorë, freza, pompa spërkatëse, kultivatorë dhe korrëse.

Ministri Salla nënvizoi se bujqësia inteligjente është një nga shtyllat kryesore të vizionit “Bujqësia 2030”, duke synuar një sektor më të qëndrueshëm, më konkurrues dhe tërësisht në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në Qendrën e Transferimit të Teknologji...
1 nga 8
Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

/m.m/a.f/r.e/

The post Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një pasuri kombëtare e shpëtuar, ATSH nis digjitalizimin e arkivit

20 December 2025 at 16:52

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), institucioni i parë i shtypit të shkruar në Shqipëri, ka ndërmarrë një nga proceset më të rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë mediatike dhe historike të vendit: digjitalizimin dhe indeksimin e arkivës së saj fotografike.

Arkiva e ATSH-së, me mbi 300 mijë fotografi dhe negativë filmikë, përbën një pasuri të rrallë dhe një dokumentim unik të të gjitha etapave nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë. Ky fond fotografik është njëkohësisht dëshmi e punës së palodhur dhe profesionale të brezave të fotoreporterëve të ATSH-së, të cilët kanë fiksuar në imazh momentet kyçe të historisë shqiptare.

Nisja e këtij procesi shënon një hap thelbësor për ruajtjen afatgjatë të kujtesës historike dhe vizuale të Shqipërisë, si një proces dokumentimi dhe reflektimi mbi të gjitha etapat e historisë së vendit.

Prej vitesh, ky fond i paçmueshëm ndodhej në kushte të papërshtatshme ruajtjeje dhe ishte realisht në rrezik shkatërrimi. Fotografi dhe negativë të rrallë, të ekspozuar ndaj lagështirës, amortizimit dhe kalimit të kohës, po degradonin gradualisht, duke rrezikuar humbjen e një pjese të pazëvendësueshme të historisë kombëtare.

Ndërhyrja për shpëtimin e arkivës nuk ishte më një zgjedhje, por një domosdoshmëri. Digjitalizimi i arkivës fotografike të ATSH-së përfaqëson sot një ndërhyrje të drejtë, të përgjegjshme dhe të kryer me standarde profesionale, që synon jo vetëm ndalimin e degradimit, por edhe rikthimin e dinjitetit të një pasurie kombëtare të lënë për vite me radhë në kushte të papranueshme.

Ruajtja, sistemimi dhe shpëtimi i këtij fondi ka qenë një nga prioritetet kryesore të drejtoreshës së përgjithshme të ATSH-së, Valbona Zhupa, e cila ka vënë në qendër të vëmendjes mbrojtjen e arkivës si një detyrim institucional ndaj historisë dhe brezave që vijnë.

“Arkiva fotografike e ATSH-së është një pasuri kombëtare me vlerë të jashtëzakonshme dokumentare. Për vite me radhë, një pjesë e këtij fondi është përballur me rrezikun e degradimit. Ndërhyrja për digjitalizimin e saj ishte e domosdoshme për të garantuar ruajtjen afatgjatë, sistemimin profesional dhe aksesin e kontrolluar të këtij materiali, në funksion të publikut, studiuesve dhe brezave të ardhshëm”, u shpreh Zhupa.

Materialet e fazës së parë të digjitalizimit po i nënshtrohen skanimit profesional, për t’u pasuar nga një proces i detajuar inventarizimi dhe indeksimi. Digjitalizimi i arkivës nuk synon vetëm mbrojtjen e materialeve origjinale, por edhe modernizimin e mënyrës së menaxhimit dhe shfrytëzimit të tyre.

Pas përfundimit të kësaj faze, ATSH do të vijojë me një tjetër etapë të rëndësishme, atë të publikimit online të arkivës fotografike. Ky hap do t’i japë mundësi publikut të gjerë, studiuesve, historianëve, gazetarëve dhe institucioneve të kenë akses në një fond të pasur imazhesh me vlera të veçanta historike dhe kulturore.

Publikimi online i arkivës së ATSH-së do ta shndërrojë këtë fond në një burim të rëndësishëm referimi për studime, dokumentarë, botime dhe projekte kërkimore, duke kontribuar në forcimin e kujtesës kolektive dhe në ruajtjen e historisë shqiptare përmes imazhit.

Me këtë projekt, ATSH hedh një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe përafrimit me standardet bashkëkohore të arkivimit mediatik, duke garantuar që trashëgimia vizuale e Shqipërisë të ruhet, të dokumentohet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm.

/a.f/r.e/

The post Një pasuri kombëtare e shpëtuar, ATSH nis digjitalizimin e arkivit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga panoramike e Shirokës në fazën përfundimtare

20 December 2025 at 09:05

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Rruga panoramike e Shirokës, një investim strategjik që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, është tashmë drejt përfundimit.

Pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës, ky segment rrugor e kthen po ashtu qytetin në një pikë të rëndësishme si kryeqendër e rajonit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të kësaj rruge, e cila është në fazën përfundimtare të saj.

Përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale, rruga pritet të rrisë turizmin në zonë.

Rruga ka një gjatësi totale prej 6,5 kilometrash, ku 4,5 km e parë të këtij segmenti janë zgjerimi i rrugës ekzistuese që është buzë liqenit.

Bashkë me bajpasin në qendër të fshatit Zogaj, rruga panoramike e Shirokës është një segment kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj në korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

/m.m/a.f/

The post Rruga panoramike e Shirokës në fazën përfundimtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këmbimi valutor 20 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

By: Ela
20 December 2025 at 08:05

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.9 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 20 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

By: A R
19 December 2025 at 22:53

Drejtori i Shoqatës së Agjensive të Këmbimit Valutor Dritan Vakaj vlerësoi si pozitive rritjen e kreditimit për bizneset, por theksoi se duhet treguar kujdes në përzgjedhjen e sektorëve që vijojnë të financohen.

Vakaj nënvizoi se raporti i kredive mes bizneseve dhe konsumatorëve është i kënaqshëm, ndërsa niveli i kredive me probleme ka arritur një rekord minimal. Ai shtoi se kjo tregon një qasje konservatore të bankave, por paralajmëroi se duhet marrë parasysh edhe aspekti social, veçanërisht nevoja e qytetarëve për kredi për strehim dhe shtëpinë e parë.

Sipas Vakajt, një politikë tepër konservatore mund të kufizojë investimet dhe të krijojë vështirësi të panevojshme për ekonominë.

“Është e kënaqshme rritja e kreditimit për bizneset, por duhet treguar kujdes se cilët sektorë vijojnë të kreditohen. Ndërtimi mbetet një nga elementët më kritikë, ku vihet re një ftohje në vitin 2025. Raporti i kredive mes bizneseve dhe konsumatorëve është i kënaqshëm.

Kemi rekord të nivelit më të ulët të kredive me probleme, gjë që tregon një qasje konservatore, por duhet marrë parasysh edhe aspekti social. Duhet të merren parasysh nevojat që kanë qytetarët për kredi për strehim apo për shtëpinë e parë.

Nga pikëpamja operacionale, biznesi nuk është një tregues pozitiv nëse fondet që qarkullojnë për biznes qëndrojnë për një kohë të gjatë në banka, pasi kjo tregon mungesë qartësie dhe mungesë oportunitetesh për investim. Është për t’u vlerësuar politikat që kanë ndjekur bankat, por edhe një politikë shumë konservatore mund t’i vendosë investitorët në vështirësi të panevojshme.”

The post “Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet first appeared on JavaNews.al.

Themeli: Kredia në lekë ka arritur në nivelin 60%

19 December 2025 at 21:08

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Kredia në monedhën vendase lek dominon tregun, duke arritur në nivelin 60%, ndërsa ajo në euro zë 40% të totalit.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i Politikave Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, i cili gjatë emisionit “Sheshi i Dollari” u shpreh se rritja e kredive në lekë është tregues i një ndryshimi të rëndësishëm në strukturën e financimit në ekonomi.

Sipas Themelit, një nga faktorët që ka ndikuar është edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të marrë kredi në monedhën me të cilën marrin pagat.

“Leku është forcuar edhe gjatë vitit 2025. Arsyeja kryesore ka qenë përmirësimi i bilanceve të jashtme të ekonomisë shqiptare. Shqipëria ka pasur një bilanc pozitiv të pagesave. Po ashtu, qytetarët po kërkojnë kredi në monedhën ku kanë të ardhurat e tyre, duke treguar një ndërgjegjësim të shtuar. Rënia e euros do të ishte më e shpejtë pa këtë faktor. Rritja e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun valutor ka ndikuar në zbutjen e situatës. BSH ka ndjekur një regjim të lirë të kursit të këmbimit, ndërhyrjet në tregun valutor duhej konceptuar si ndërhyrje jo të zakonshme”, tha ai.

/a.f/r.e/

The post Themeli: Kredia në lekë ka arritur në nivelin 60% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtori i politikave monetare në Bankën e Shqipërisë: Kredia në lekë dominon tregun, forcimi i monedhës vendase vijoi edhe në 2025

19 December 2025 at 20:37

TIRANË- Drejtori i Politikave Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, deklaroi në emisionin “Sheshi i Dollarit” se kredia në lekë ka shënuar një rritje më të shpejtë krahasuar me kredinë në valutë, duke reflektuar një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e financimit në ekonomi.

Sipas tij, aktualisht rreth 60% e kredive janë në lekë, ndërsa 40% në euro. Themeli theksoi se leku është forcuar edhe gjatë vitit 2025, si rezultat i përmirësimit të bilanceve të jashtme të ekonomisë shqiptare dhe një bilanci pozitiv të pagesave.

Një tjetër faktor i rëndësishëm, sipas Bankës së Shqipërisë, është rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve, të cilët po orientohen gjithnjë e më shumë drejt marrjes së kredive në monedhën në të cilën kanë të ardhurat, duke ulur rreziqet nga luhatjet e kursit të këmbimit.

Duke folur për ecurinë e euros, Themeli u shpreh se rënia e saj do të kishte qenë më e shpejtë nëse Banka e Shqipërisë nuk do të kishte rritur prezencën në tregun valutor. Ai sqaroi se ndërhyrjet e BSH-së kanë pasur për qëllim zbutjen e luhatjeve të forta, duke ruajtur stabilitetin financiar.

“Kredia në lekë ka pasur një rritje më të shpejtë në raport me kredinë në valutë. Leku përbën 60 % të kredive, kurse në valutën euro 40 %. Leku është forcuar edhe gjatë 2025. Arsyeja që ka ushqyer këtë ka qenë përmirësimi i bilanceve të jashtëm të ekonomisë shqiptare.

Shqipëria ka pasur një bilanc pozitiv të pagesave. Ka dhe një ndërgjegjësim, që qytetarët po kërkojnë kredi në monedhën që kanë të ardhurat. Patjetër që rënie e euros do kishte qenë më e shpejtë . Rritja e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun valutor ka ndikuar në zbutjen e situatës. BSH ka ndjekur një regjim të lirë të kursit të këmbimit, ndërhyrjet në tregun valutor duhej konceptuar si ndërhyrje jo të zakonshme.”, tha ai.

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë

By: redi
19 December 2025 at 20:00

Qeveria miratoi rritjen e pagës minimale mujore, duke e çuar atë nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, si pjesë e angazhimeve të ndërmarra ndaj qytetarëve dhe punëmarrësve. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se vendimi prek rreth 307 850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat dhe synon mbrojtjen e nivelit të jetesës, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe…

Source

❌
❌