Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Reporter

Grupi muzikor nga Mitrovica e Veriut sfidon stereotipet lokale

20 January 2026 at 18:34

Skena është shumëngjyrëshe: nën dritat vjollcë, grupi alternativ rok me anëtarë nga etni të ndryshme, Something Went Wrong, performon live në një pub të mbushur plot në Mitrovicën e Veriut. Këngëtarja kryesore tërheq vëmendjen me parukën e saj vjollcë, ndërsa publiku këndon bashkë me ta dhe kërcen në ritmin e muzikës. Grupi vjen nga Mitrovica […]

The post Grupi muzikor nga Mitrovica e Veriut sfidon stereotipet lokale appeared first on Reporter.al.

Rama sulmon Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shqyrtohej padia e gjyqtarëve

20 January 2026 at 18:15

Kryeministri Edi Rama lëshoi të martën një batare akuzash ndaj gjyqtarëve, duke përdorur terma si “marrëbabëzi”, “skandal” dhe “turp kombëtar”, në një përpjekje të dukshme për të diktuar vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e dy shoqatave për të shpallur antikushtetues nene të ligjit që lidh pagën e magjistratëve me atë të Presidentit të […]

The post Rama sulmon Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shqyrtohej padia e gjyqtarëve appeared first on Reporter.al.

A ka jetë pas dollarit?

20 January 2026 at 18:02

Sulmet e pandërprera të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, së bashku me politikën e tij të jashtme destabilizuese – veçanërisht përpjekjet për të rrëzuar presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe kërcënimet e mëvonshme për të bombarduar Iranin dhe për të pushtuar Groenlandën – kanë vënë në pikëpyetje të gjithë […]

The post A ka jetë pas dollarit? appeared first on Reporter.al.

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e Jurida Bajraktarit

20 January 2026 at 17:30

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 20 janar me parashtrimet në çështjen e vetingut të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Jurida Bajraktari. Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho deklaroi se u qëndronte shkaqeve të ankimit dhe kërkoi shkarkimin e Bajraktarit për cënim të besimit të publikut tek drejtësia. Ndërsa […]

The post KPA njihet me parashtrimet në vetingun e Jurida Bajraktarit appeared first on Reporter.al.

Zvarritja e vendimit për Ballukun është ‘standard europian’, sipas qeverisë

20 January 2026 at 17:18

Prej dy muajsh, Kuvendi i Shqipërisë po zvarrit procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit për zv.kryeministren Belinda Balluku, ndërsa kjo e fundit është marrë e pandehur dhe po hetohet për veprën penale të ‘shkeljes së barazisë në tendera’ në disa procedura me vlerë qindra-milionë euro. Por për ministrin […]

The post Zvarritja e vendimit për Ballukun është ‘standard europian’, sipas qeverisë appeared first on Reporter.al.

KPA pushon vetingun ndaj Klerona Meçit

20 January 2026 at 15:12

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 20 janar pushimin e gjykimit të çështjes së vetingut ndaj ndihmëses ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Klerona Meçi, nga për rrjedhojë mbeti në fuqi vendimi i Komisionit për konfirmimin e saj në detyrë. Vendimarrja e Kolegjit erdhi pasi drejtuesi i SPAK u tërhoq nga shkaqet […]

The post KPA pushon vetingun ndaj Klerona Meçit appeared first on Reporter.al.

Prokuroria mbyll verifikimet për gjyqtaren Irena Gjoka, vendimi në duart e KLGJ

20 January 2026 at 11:53

Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se ka përfunduar verifikimin e thelluar për pastërtinë e figurës së gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, GJKKO, Irena Gjoka, por rezultatin e verifikimit e mbajti të fshehtë. Verifikimi nisi pas akuzave se Gjoka ishte dënuar në Greqi. Prokuroria bëri me dije se […]

The post Prokuroria mbyll verifikimet për gjyqtaren Irena Gjoka, vendimi në duart e KLGJ appeared first on Reporter.al.

“Jetë & Yje”, tituj karrem dhe lajme të kobshme për të shitur kura ‘mrekullibërëse’

20 January 2026 at 07:43

“Dhimbje/ Vdes këngëtarja e njohur”, shkruan postimi në Facebook. Teksti shoqërohet me një kolazh fotosh të një prej këngëtareve më të njohura shqiptare. Faqja thotë se ajo ka ndërruar jetë dhe të sugjeron të lexosh lajmin që ndodhet në një “link” të fshehur në komente. Linku të dërgon në një faqe interneti me tekst të […]

The post “Jetë & Yje”, tituj karrem dhe lajme të kobshme për të shitur kura ‘mrekullibërëse’ appeared first on Reporter.al.

Yesterday — 19 January 2026Reporter

Morali anti-moral i Donald Trump

19 January 2026 at 18:34

Dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara nisën sulme ushtarake kundër Venezuelës, ku mbetën të vdekur 100 persona dhe që çuan në kapjen e presidentit Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, zëvendësshefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, u pyet nëse SHBA-ja po e drejtonte Venezuelën. Përgjigjja e Miller-it e përmblodhi në […]

The post Morali anti-moral i Donald Trump appeared first on Reporter.al.

Evropa është më e fortë nga sa mendojnë liderët e saj

19 January 2026 at 18:05

Mos u gaboni: pavarësisht pretendimeve të presidentit amerikan Donald Trump, zv/presidentit J.D. Vance dhe ithtarëve të MAGA-s, Bashkimi Evropian nuk është në rënie. Në shumë aspekte, projekti i BE-së ka pasur sukses përtej pritshmërive më optimiste të themeluesve të tij. Për herë të parë në historinë moderne, Evropa njihet nga fuqitë e tjera si një […]

The post Evropa është më e fortë nga sa mendojnë liderët e saj appeared first on Reporter.al.

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtares Sonjela Voskopi

19 January 2026 at 15:34

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 19 janar me parashtrimet në çështjen e vetingut të gjyqtares së Korçës, Sonjela Voskopi. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson në këtë çështje drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, u shpreh se u qëndronin në parim gjithë shkaqeve të ankimit të ngritur për të tre […]

The post KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtares Sonjela Voskopi appeared first on Reporter.al.

Intervista të trilluara dhe faqe të klonuara, biznesi miliona euro i suplementeve online

19 January 2026 at 07:27
suplemente bimore

Një postim në Facebook, që i atribuohet mjekut Ilir Alimehmeti, endokrinolog dhe këshilltar bashkiak në Tiranë, paralajmëron se “9 nga 10 njerëz janë të infektuar me parazitë”, ndërsa premton një recetë “shtëpiake” që do t’i çlirojë pacientët nga “deri në dy kilogramë krimba brenda natës”. Një klikim mbi postimin e çon lexuesin në një faqe […]

The post Intervista të trilluara dhe faqe të klonuara, biznesi miliona euro i suplementeve online appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayReporter

Kurvë!

18 January 2026 at 20:14
opened book on brown table

Nisma për hartimin e një fjalori të ri të gjuhës shqipe është padyshim, e domosdoshme. Puna e bërë deri tani ngjan me të vërtetë titanike. Janë identifikuar diku te 150 mijë fjalë dhe janë shpjeguar një më një nga  një grup ekspertësh përgjatë pesë viteve të fundit. Ndër zhvillimet pozitive, disa fjalë dialektore të përjashtuara […]

The post Kurvë! appeared first on Reporter.al.

Goditet në Tiranë një skemë mashtrimi që premtonte investime në kriptomonedha

18 January 2026 at 20:06
black and white star logo

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të dielën më 18 janar rezultatet e një operacioni ndaj një grupi të strukturuar kriminal që kishte krijuar një skemë call center, përmes së cilës dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe evropianë, për investime në kriptomonedhave të ndryshme. Sipas SPAK, hetimi ka filluar më […]

The post Goditet në Tiranë një skemë mashtrimi që premtonte investime në kriptomonedha appeared first on Reporter.al.

Mesazhi amerikan për grupet kriminale të drogës: Për kë bien këmbanat?

18 January 2026 at 07:48

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i konsiderojnë grupet kriminale shqiptare dhe lidhjet e tyre me kartelet e drogës në Amerikën Latine si rrezik për sigurinë e Shqipërisë, duke kërkuar forcim të institucioneve të drejtësisë në luftën kundër tyre. Shqetësimi u përcoll nga e Ngarkuara me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn, gjatë një mesazhi  të publikuar […]

The post Mesazhi amerikan për grupet kriminale të drogës: Për kë bien këmbanat? appeared first on Reporter.al.

Përmbytjet nxjerrin në pah keqmenaxhimin e territorit dhe infrastrukturës

17 January 2026 at 08:40

Përmbytjet prekën disa qarqe të Shqipërisë në jabën e dytë të Janarit, duke shkaktuar bllokime rrugësh, dëme materiale dhe ndërprerje të përkohshme të aktiviteteve në zona urbane dhe rurale, si pasojë e reshjeve të dendura dhe vërshimeve të ujërave. Sipas autoriteteve, moti i keq ka shkaktuar një të vdekur, përmbytjen e gati 1600 banesave dhe […]

The post Përmbytjet nxjerrin në pah keqmenaxhimin e territorit dhe infrastrukturës appeared first on Reporter.al.

Arrestohet drejtori i burgut të Durrësit pas arratisjes së Altin Ndocit

16 January 2026 at 18:30

Policia e Durrësit njoftoi të premten arrestimin e drejtorit të pezulluar të burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i akuzuar për “shpërdorim detyre” lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit. Po ashtu, është ekzekutuar dhe vendimi tjetër i Gjykatës së Durrësit, për vendosjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj doktoreshës […]

The post Arrestohet drejtori i burgut të Durrësit pas arratisjes së Altin Ndocit appeared first on Reporter.al.

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Gentian Hamiti

16 January 2026 at 16:07

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi gjatë parashtrimeve të premten më 16 janar, shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Tiranës, Gentian Hamiti. Ashtu si Ballhysa, edhe Braho u shpreh se gjetjet lidhur me veprimet e subjektit, e vendosin […]

The post KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Gentian Hamiti appeared first on Reporter.al.

❌
❌