Normal view

Ankesat për shkeljet e konkurrencës, tashmë mund të raportohen online 24/7

3 August 2026 at 22:00

TIRANË, 3 gusht/ATSH/Autoriteti i Konkurrencës ka përmirësuar platformën online për paraqitjen e ankesave, duke u mundësuar qytetarëve dhe bizneseve raportimin elektronik të shkeljeve të dyshuara të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Sipas njoftimit të institucionit, përmes platformës së re, ankesat mund të paraqiten në çdo kohë, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, nëpërmjet faqes zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës.

Platforma u jep përdoruesve mundësinë të raportojnë në mënyrë anonime ose duke u identifikuar, si edhe të bashkëngjisin dokumente dhe prova mbështetëse për rastet e denoncuara.

Autoriteti bën të ditur se çdo ankesë regjistrohet automatikisht dhe trajtohet në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Institucioni fton qytetarët dhe bizneset të përdorin këtë mekanizëm për të kontribuar në mbrojtjen e konkurrencës së ndershme dhe funksionimin e drejtë të tregut.

/a.f/

The post Ankesat për shkeljet e konkurrencës, tashmë mund të raportohen online 24/7 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

21:59 Flakët janë përhapur me shpejtësi në Opar të Maliqit, përfshijnë edhe dy banesa

By: Monika
3 August 2026 at 21:59

Situata nga zjarri në fshatin Opar, në njësinë administrative Moglicë të Bashkisë Maliq, është përkeqësuar, pasi flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë edhe dy banesa të pabanuara.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri vijon të përhapet në zonën me shkurre dhe barishte, ndërsa ende nuk është bërë e ditur sipërfaqja e saktë e djegur.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për izolimin e vatrës, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të tjera dhe banesave përreth.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin për vënien nën kontroll të zjarrit./mxh

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Peqin, pesë të plagosur

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 19:20 në Murras, të Njësisë Administrative Papër, në aksin nacional Elbasan–Peqin, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit kanë marrë dëmtime të ndryshme dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, grupi hetimor dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë bërë normalizimin e qarkullimit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Si pasojë e përplasjes, në këtë segment rrugor u krijua për disa minuta vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/e.i/r.e/a.f/

The post Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Peqin, pesë të plagosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dinamo, Lorenco Vila: Të tregojmë më të mirën, është një sfidë shumë e vështirë

3 August 2026 at 21:54
Sulmuesi i Dinamos, Lorenco Vila ka dalë në konferencë për shtyp, bashkë me trajnerin Daja, duke komentuar në funksion të sfidës me skuadrën letoneze, Auda “Po, kam shënuar dy gola në dy raundet e deritanishme të Conference League dhe jam në formë të mirë. Jam shumë i lumtur për shokët e skuadrës, stafin dhe klubin […]

Elvis Kabashi gati të niset nga Seria C, marrëveshje verbale me Perugian

3 August 2026 at 21:54
E ardhmja e mesfushorit Elvis Kabashi, aktualisht një lojtar i lirë pas përvojës së tij të fundit në Pontedera, mund të jetë ende në Serie C, një kategori që ai e njeh shumë mirë duke pasur parasysh mbi 170 paraqitjet e tij të akumuluara ndër vite. Sipas TMW, lojtari i lindur në vitin 1994 ka […]

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

3 August 2026 at 21:51

Një hetim rreth dyvjeçar i autoriteteve të Kosovës çoi fillimisht në arrestimin e dy personave të dyshuar për krime lufte, dhe më pas në gërmime në një lokacion në Zubin Potok, ku dyshohej se ndodhej një varrezë masive. Brenda pak ditësh, u zbuluan mbetje mortore me origjinë njerëzore, u arrestua edhe një i dyshuar tjetër për krime lufte, u identifikua një lokacion i dytë ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore, ndërsa në Serbi u arrestua një shtetas i Kosovës nën dyshimin për spiunazh.

Në Kalludër të Vogël, fshat malor i komunës veriore të Zubin Potokut, në Kosovë, më 28 korrik nisën gërmime nën dyshimet për një varrezë masive.

Këto gërmime, sipas autoriteteve, filluan pas një hetimi rreth dyvjeçar të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Disa ditë para nisjes së gërmimeve, u arrestuan dy persona të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Rasti i tyre, sipas Prokurorisë, lidhet me këto gërmime.

Ndonëse nuk janë bërë publike detaje të sakta se për çfarë dyshohen këta dy të arrestuar, për njërin prej tyre Policia tha se ka gjetur prova se ai kishte qenë “i mobilizuar dhe pjesë aktive gjatë periudhës së luftës në ish-armatën jugosllave”.

Dy të dyshuarit, M.J. dhe M.B., momentalisht gjenden në paraburgim.

Varrezat e dyshuara masive në Zubin Potok

Kalludra e Vogël dhe Jabuka – fshatra të Zubin Potokut – ku kanë nisur gërmime për varreza të dyshuara masive, ndodhen rreth 5 kilometra larg njëra-tjetrës.

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në

Më 2 gusht, Policia e Kosovës arrestoi edhe një person tjetër në lidhje me të njëjtin rast.

Prokuroria Speciale tha se arrestimi i J.R. është rezultat i veprimeve të mëtejshme hetimore, por nuk dha hollësi për rolin e tij të dyshuar.

Një ditë pas arrestimit të tij, Gjykata Themelore në Prishtinë shqiptoi masën e paraburgimit prej një muaji. Gjykata tha se ka rrezik real që nëse J.R. lihet në liri, mund të arratiset dhe duke qenë se është shtetas i Serbisë, ekziston rreziku që të arratiset dhe të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë në Kosovë.

Avokati i të pandehurit M.B., Dejan Vasiq, tha për Radion Evropa e Lirë se klienti i tij dyshohet se ka qenë në mesin e personave që kanë varrosur viktimat e ngjarjeve të përmendura, në kërkesën për caktimin e paraburgimit.

“Ai është i bindur se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, pasi nuk ka qenë fare në vendin që përmend prokurori”, tha Vasiq.

Millosh Deleviq, avokat i të pandehurit tjetër M.J., nuk deshi të tregonte hollësi se për çfarë dyshohet konkretisht klienti i tij, duke thënë vetëm se vepra penale është cilësuar si krim lufte kundër popullsisë civile.

Ditë më parë, avokati Deleviq u tha mediave serbe jashtë gjykatës se klienti i tij, M. R. është i dyshuar në bazë të parimit të përgjegjësisë komanduese.

Ndërkohë, Lista Serbe, – partia më e madhe e serbëve të Kosovës- tha më 2 gusht se aksionet e fundit brenda hetimeve për krime lufte në Zubin Potok, po zhvillohen “në kundërshtim me procedurat ligjore”.

Kjo parti i cilësoi ato si përpjekje për frikësimin e serbëve në veri.

“Është absolutisht e papranueshme që, me arsyetimin e hetimeve për krime të pretenduara të luftës, të terrorizohet një komunë e tërë. Nuk mund të shpallen të gjithë ata që kanë qenë në moshë madhore në vitin 1999 si kriminelë të mundshëm lufte”, thuhet ndër tjera në reagimin e saj.

Çfarë dihet për varrezën masive në Kalludër të Vogël?

Teksa gërmimet vazhdonin, autoritetet konfirmuan se mbetjet e gjetura në Kalludër të Vogël janë me origjinë njerëzore.

Por, që nga fillimi i gërmimeve, u ngritën dyshime se mbetjet mortore në këtë lokacion – që është ende duke u gërmuar – mund t’i takojnë një grupi të caktuar të shqiptarëve të zhdukur me forcë nga lufta e fundit.

Ky grup civil, i njohur si “grupi i intelektualëve”, është i zhdukur që nga 19 prilli i vitit 1999. Në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profile të tjera.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, më 29 korrik u tha mediave se ekziston dyshimi fillestar se mbetjet mund t’u përkasin këtij grupi.

“Ne nuk mund të konfirmojmë se bëhet fjalë për ta, por ky ka qenë dyshimi ynë i menjëhershëm. Sidoqoftë, duhet t’i presim organet tona të na tregojnë se për çfarë bëhet fjalë atje”, tha Kurti.

Procesi i identifikimit tashmë është në duart e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa autoritetet kanë theksuar se vetëm analizat forenzike dhe të ADN-së do të përcaktojnë identitetin e viktimave.

Prokuroria Speciale u bëri thirrje mediave, qytetarëve dhe zyrtarëve të mos spekulojnë për identitetin e mbetjeve.

“…Ende gjithçka është herët, dhe deklarimet në publik mund ta dëmtojnë procesin e hetimit, e natyrisht mund edhe ta devijojnë rezultatin final”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Ndërkaq, kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, më 3 gusht e vlerësoi lartë punën e të gjitha institucioneve të përfshira në “rastin e zbulimit të varrezave masive” në Zubin Potok, ku, sipas tij, gjetur mbetje mortore dhe dyshohet se ka trupa tjerë të viktimave që i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

“Zbulimi i këtyre varrezave masive është një përpjekje dhe angazhim shtetëror për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë. Mbi të gjitha, ndriçimi i këtyre rasteve përbën një detyrim institucional dhe ligjor ndaj viktimave dhe familjeve të tyre që prej vitesh presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre”, tha ai, duke e vlerësuar praninë e të gjitha institucioneve dhe qytetarëve në vendin e ngjarjes ku janë gjetur mbetje mortore.

“Kontributi dhe bashkëpunimi i secilit kanë qenë dhe mbetët thelbësor për zbardhjen e këtyre rasteve, si dhe për identifikimin e personave përgjegjës të përfshirë në kryerjen e këtyre krimeve me qellim që ata të përballen me drejtësinë”, shtoi Gashi.

Gërmime të reja në Zubin Potok?

Më 2 gusht, Prokuroria dhe Policia njoftuan se është identifikuar edhe një lokacion tjetër në fshatin Jabukë të Zubin Potokut, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore.

Institucionet thanë se do t’i kërkojnë Gjykatës Themelore në Prishtinë leje për të kryer gërmime edhe në këtë vend.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e vizitoi vendin ku dyshohet për mbetje mortore. Ai tha për mediat se viktimat dyshohet se pas ekzekutimit janë hequr në një gropë qereçi.

Sipas tij, deri të hënën janë zbuluar të paktën katër trupa.

Një ditë para njoftimit për dyshimet në Jabukë për lokacionin e dytë, kryeministri në detyrë, Kurti, vizitoi vendin e gërmimeve në Kalludër të Vogël.

Ai tha se puna në terren mund të zgjasë “shumë javë, ndoshta edhe shumë muaj”, pasi mbetjet mortore janë gjetur të shpërndara përgjatë një përroi.

Ai përsëriti, gjithashtu, thirrjen që Serbia të hapë arkivat shtetërore dhe ushtarake, duke thënë se ato mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Edhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, reagoi pas njoftimit për lokacionin e dytë, duke e cilësuar atë “një rikujtim të rëndë të krimeve të kryera gjatë luftës”.

Arrestimi në Serbi

Derisa hetimet për varrezën e dyshuar masive po vazhdonin në Zubin Potok, autoritetet serbe arrestuan një shtetas të Kosovës nën dyshimin për “spiunazh”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, R.T., nga Istogu, u arrestua më 30 korrik në Kralevë, ndërsa Gjykata e Lartë në atë qytet i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Autoritetet serbe nuk dhanë hollësi për veprimet që i atribuohen atij, përveç se dyshohet për veprën penale të spiunazhit.

Edhe Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë ka njoftuar më 3 gusht, se ka nxjerrë urdhër për fillimin e hetimeve ndaj personit me inicialet R.T, nën dyshimin për spiunazh.

Në Kosovë, megjithatë, disa burime thanë për Radion Evropa e Lirë se arrestimi lidhet me dyshimet se ai kishte dhënë informacione që çuan te lokacioni ku po zhvillohen gërmimet për mbetje mortore në Zubin Potok.

Ministri në detyrë i Punës, Familjes, Mbrojtjes Sociale dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare i Kosovës, Andin Hoti, e ka vlerësuar arrestimin e personit, për të cilin pretendon se ka ndihmuar në zbulimin e një varreze të dyshuar masive të dyshuar në Kosovë si “tentim-vrasje ndaj së vërtetës”.

“Ky nuk është shtet që kërkon drejtësi. Ky është një aparat shtetëror që vazhdon të mbrojë kriminelët, të frikësojë dëshmitarët dhe të pengojë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Çdo arrestim i tillë dërgon një mesazh të qartë: kush flet për varrezat masive, ndëshkohet”, shkroi Hoti në Facebook.

Hoti nuk ka bërë të ditur se në bazë të cilave informacione pretendon se personi është arrestuar për shkak të ndihmës së supozuar në zbulimin e varrezës masive, ndërsa ai nuk ka qenë i qasshëm për një koment shtesë.

Sipas të dhënave zyrtare, 1.579 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-99./REL/

Ariana Grande ndez spekulimet, kënga e re për Ricky Alvarez?

3 August 2026 at 21:50
Ariana Grande ka ndezur menjëherë spekulimet me albumin e saj të ri “Petal”, ndërsa fansat besojnë se një nga këngët, “Bad Thing (Bunny Hop)”, i kushtohet rikthimit të saj romantik me ish-të dashurin Ricky Alvarez. Kënga, e publikuar të premten si pjesë e albumit të tetë në studio të artistes, përmban vargje që kanë bërë […]

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

3 August 2026 at 21:50
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në një intervistë për “Klan News” ka folur për protestat që vijojnë prej 65 ditësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, masat ndaj personave që konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare, si edhe situatën e zjarreve në vend. Duke u ndalur fillimisht te protestat, Lamallari tha se Policia e Shtetit është treguar […]

Protestë edhe në Cërrik, qytetarët kundër bashkimit me Bashkinë e Elbasanit

By: redi
3 August 2026 at 21:50

Qytetarët e Cërrikut zhvilluan këtë të hënë një protestë kundër reformës territoriale, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj bashkimit të bashkisë me atë të Elbasanit. Banorët e qytetit, i cili është bashkia e dytë më e madhe për nga numri i popullsisë në qarkun e Elbasanit, kërkuan shpjegime mbi arsyet që kanë çuar në propozimin për shkrirjen e saj. Gjatë protestës…

Source

Gazi i Bardhit për flamingot socialiste të Poliçanit

3 August 2026 at 21:49
Nga Ylli Pata Gazmend Bardhi, në një postim të tijin silurues ndaj Edi Ramës, shkruante sot se edhe socialistët e bashkive të shkrira, duke ju referuar aktit demonstrative të Poliçanit u bënë flamingo, duke e parë këtë ngjarje me ngazëllim politik. Ku me arsye një actor politik shikon me shpresë se një zhvillim problematic tek […]

21:47 Ferran Torres i hap derën transferimit, klubet tani po punojnë për të mbyllur marrëveshjen

By: Monika
3 August 2026 at 21:47

Paris Saint-Germain po punon për të finalizuar transferimin e Ferran Torresit nga Barcelona dhe në klubin francez ekziston optimizëm se marrëveshja mund të arrihet gjatë kësaj jave.

Sipas gazetarit Matteo Moretto, PSG ka përshpejtuar negociatat me Barcelonën dhe synon të arrijë sa më shpejt një marrëveshje mes klubeve për sulmuesin spanjoll.

Barcelona raportohet se kërkon të paktën 55 milionë euro për kartonin e Torresit, i cili ka edhe 11 muaj të mbetur në kontratën e tij me klubin katalunas.

26-vjeçari thuhet se është i hapur për një largim nga “Camp Nou”, pasi nuk është ndier mjaftueshëm i vlerësuar nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

Një faktor shtesë që mund ta bindë Torresin për kalimin në Paris është mundësia e një ribashkimi me Luis Enriquen, ish-trajnerin e tij te Kombëtarja e Spanjës.

Vetë Torres ka pranuar se ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij. Në një intervistë për “NBC Today Show”, sulmuesi spanjoll deklaroi: “Kam kontratë me Barcelonën, por në futboll nuk i dihet kurrë. Po pres të marr vendimin e duhur. Ende nuk e di”.

I pyetur nëse ka një klub ëndrrash, Torres u përgjigj: “Ëndrra ime është të jem i lumtur”.

Ferran Torres iu bashkua Barcelonës në janar të vitit 2022 nga Manchester City dhe që atëherë ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës katalunase, por tashmë mund të jetë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij./mxh

METEO – Britania e Madhe përjetoi korrikun më të thatë në gati 190 vite

3 August 2026 at 21:44

LONDËR, 3 gusht /ATSH-DPA/- Anglia dhe Uellsi kanë regjistruar korrikun më të thatë, që nga fillimi i matjeve zyrtare në vitin 1836, sipas të dhënave paraprake të Shërbimit Meteorologjik Britanik (Met Office).

Edhe Anglia jugore ka përjetuar muajin më të thatë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa vendi po përballet me një verë me temperatura ekstreme, disa valë të të nxehtit dhe thatësirë të shpallur në të gjithë Uellsin dhe në gjysmën e Anglisë.

Fermerët e kanë cilësuar situatën si një nga thatësirat më të rënda të dekadave të fundit.

Ata kanë raportuar prodhim më të ulët, vështirësi për sigurimin e ujit për frutat dhe perimet, si dhe mungesë ushqimi për bagëtitë, duke përdorur rezerva ushqimore të destinuara për dimrin.

Unioni Kombëtar i Fermerëve në Britani të Madhe ka kërkuar masa urgjente, për të garantuar furnizimin me ujë dhe mbështetjen e prodhimit vendas të ushqimeve.

Gjatë korrikut, 19 qarqe në Angli pothuajse nuk patën fare reshje, me vetëm 1 milimetër shi ose më pak gjatë gjithë muajit.

Anglia pati vetëm rreth 10% të sasisë mesatare të reshjeve gjatë korrikut.

Uellsi regjistroi vetëm 9% të reshjeve normale.

Korriku i këtij viti në Angli dhe Uells, pati edhe më pak shi — më pak se gjysmën e sasisë së reshjeve që ranë gjatë korrikut më të thatë të regjistruar më parë, në vitin 1911.

Përveç thatësirës, korriku ishte gjithashtu, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Anglinë jugore; ndër më të nxehtët në histori për Uellsin dhe korriku i dytë më i nxehtë i regjistruar për Britaninë e Madhe dhe Anglinë.

Ky muaj ishte edhe më me shumë diell se çdo korrik tjetër i regjistruar.

Kjo ndihmoi në prodhimin e energjisë diellore, e cila siguroi 14,4% të gjithë energjisë elektrike gjatë muajit dhe arriti një pikë kulmore prej 44% të prodhimit të energjisë, në një moment të mëngjesit të 12 korrikut.

Ndërkohë, një pjesë e madhe e Anglisë është sërish nën alarm shëndetësor portokalli për shkak të të nxehtit, pasi temperaturat pritet të arrijnë deri në 35°C.

Shkencëtarët thonë se Britania e Madhe po përballet, gjithnjë e më shumë me ngjarje ekstreme të motit, si thatësirat dhe valët e të nxehtit, të cilat lidhen kryesisht me ndryshimet klimatike.

Këto shkaktohen nga emetimet e gazrave që vijnë nga djegia e naftës, gazit dhe qymyrit në industri, transport dhe ngrohjen e banesave, si dhe nga bujqësia dhe shpyllëzimi.

Vera ekstreme e këtij viti ka sjellë, dy valë rekord të të nxehtit në maj dhe qershor, që shkaktuan mbi 2 800 vdekje shtesë; si dhe dy valë të tjera të të nxehtit në korrik, të cilat kanë përkeqësuar thatësirën dhe kanë rritur rrezikun e zjarreve. //a.i/

The post METEO – Britania e Madhe përjetoi korrikun më të thatë në gati 190 vite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“No Deals”/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës, mesazhi për Ramën në Bulevard

By: Brisi
3 August 2026 at 21:42

Në ditën e 65-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë lënë një tjetër mesazh simbolik në bulevardin përpara Kryeministrisë. Protestuesit kanë formuar me shkrim gjigant në shesh mesazhin “NO DEALS”,  në shqip “Nuk ka marrëveshje!“, duke përcjellë qartë qëndrimin e tyre se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit nuk është e negociueshme. Mesazhi u shoqërua […]

The post “No Deals”/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës, mesazhi për Ramën në Bulevard appeared first on BoldNews.al.

Fatura e flakëve në Europë, mbi 3 miliardë euro humbje

By: redi
3 August 2026 at 21:42

Sipas një analize të Financial Times, valët e të nxehtit dhe zjarret në pyje gjatë këtij viti i kanë shkaktuar kontinentit një kosto që tejkalon 3 miliardë euro, duke nxjerrë në pah pasojat e drejtpërdrejta ekonomike të fenomeneve ekstreme. Që nga fillimi i sezonit të zjarreve janë djegur rreth 5 milionë hektarë tokë. Vetëm në pesë vendet më të prekura të Eurozonës: Francë, Spanjë, Portugali…

Source

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

3 August 2026 at 21:42

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në një intervistë për “Klan News” ka folur për protestat që vijojnë prej 65 ditësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, masat ndaj personave që konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare, si edhe situatën e zjarreve në vend.

Duke u ndalur fillimisht te protestat, Lamallari tha se Policia e Shtetit është treguar e matur dhe se ka vepruar në përputhje me ligjin dhe standardet për menaxhimin e tubimeve publike.

Besoj se në këto protesta, Policia ka dëshmuar se ka dituar ti menaxhojë më së miri ato, duke iu përmbajtur pikërisht standardeve të përcaktuara në ligjin, si në ligjin për tubimet  po ashtu deh ën protokollet e veta dhe procedurat standarde të veprimit. Padyshim që një protestë është tregues i një demokracie të shëndoshë. Megjithatë fakt është se ka pasur një dallim të madh me atë që nisi ditët e para si një manifestim paqësor, dhe më pas disa elementë të caktuar, 15-20 persona, shumë aktivë, shumë agresivë tentonin që herë me vezë dhe herë me gurë kanë tentuar të provokojnë policinë, në disa raste duke goditur efektivë, por edhe deputetë të zgjedhure, të cilët janë përfaqësues të qytetarëve shqiptarë. Çdokush që kryen veprime të dhunshme, të paligjshme , duhet mbajtur përgjegjësi para ligjit”, tha ministri.”, u shpreh ministri.

Sa i përket masave ndaj personave që konsiderohen rrezik për sigurinë kombëtare, Lamallari konfirmoi se nuk është vetëm rasti i Ikballe Hudutit (Berisha), e cila është shpallur e padëshiruar në Shqipëri për 15 vjet.

Ai bëri të ditur se ka firmosur edhe vendime të tjera për shpalljen “ të padëshiruar” të personave të cilët, siç tha ai, sipas vlerësimeve të agjencive të inteligjencës dhe zbatimit të ligjit, përbëjnë kërcënim real për vendin.

Fakt është dhe kjo është e dëshmuar në fakt , një rast që ju përmendte më herët, ku unë në zbatim të së drejtës që me jep ligjin për të shpallur peron të padëshiruar në vendin tonë për 15 vite, ishte dhe rasti i zonjës Ikballe Huduti, e cila në fakt sipas inflamacioneve të administruara nga agjencitë e shërbimit informativ dhe të zbatimit të ligjit provohej se kishte lidhje dhe veprimtari, të cilët përbejnë shqetësim dhe kërcënim për Shqipërinë. Nuk është vetëm ky rast, edhe pse nuk është bërë publike, edhe më pas në javën në vijim ka pasur raste të tjera, të cilët i kam shpallur perona të padëshiruar në zbatim të atributeve që më jep ligji. Jo detyrimisht, por persona, që sigurisht me shfaqje dhe tendenca shqetësuese ekstremiste, të cilët në tërësinë e tyre, pavarësisht rrymave të ndryshme, të mbështetjes, financimit dhe propagandimit, vlerësohen nga agjencitë e Shqipërisë se përbëjnë kërcënim real për vendi dhe qytetarët shqiptarë dhe rrjedhimisht detyrohem të ndërmarrë një vendimmarrje të tillë”, tha ai.

Ministri komentoi edhe situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se të gjitha strukturat janë të angazhuara maksimalisht për neutralizimin e vatrave.

Sipas tij, vetëm gjatë kësaj të hëne janë regjistruar 32 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë, ndërsa zjarri në Finiq është vënë nën kontroll me ndihmën e tre helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sot që flasim është vënë nën kontroll zjarri në Finiq. Janë tre helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët janë vënë në dispozicion për shuarjen e tyre dhe flakët janë vënë nën kontroll. Ka pasur 32 vatra në të gjithë vendit, Është një punë voluminoze e bërë nga të gjitha institucionet. Përballja me zjarret është një sfidë e vazhdueshëm, jo vetëm për vendit tonë, por e pamë dhe Spanjën dhe Francën”, tha Lamallari.

Sekretet e bibliotekës së Umberto Eco-s, librat që formësuan një ikonë të kulturës

3 August 2026 at 21:38

Biblioteka personale e shkrimtarit dhe semiologut italian Umberto Eco nuk është thjesht një muze apo një arkiv, por një udhëtim në botën e kuriozitetit të një prej mendjeve më të ndritura të shekullit XX.

Që prej 1 korrikut, biblioteka e tij është vendosur në pjesën e shekullit XX të Palazzo Poggi, në fund të rrugës Zamboni në Bolonjë, duke i ofruar publikut mundësinë të njohë nga afër universin e tij intelektual.

Koleksioni përfshin rreth 32 mijë libra, të cilët, po të vendoseshin njëri mbi tjetrin, do të formonin një kullë rreth 900 metra të lartë, më të lartë se Burj Khalifa.

Megjithatë, vlera e bibliotekës nuk qëndron vetëm te numri i librave, por edhe te mënyra se si Eco i organizonte. Ai e përshkruante bibliotekën si “kujtesën tonë bimore”, një hapësirë ku zbulimet lindin nga rastësia dhe nga lidhjet e papritura mes librave.

I frymëzuar nga parimi i studiuesit Aby Warburg, Eco besonte te koncepti i “fqinjit të mirë”: shpesh libri më i rëndësishëm nuk është ai që kërkon, por ai që ndodhet pranë tij në raft.

Procesi i zhvendosjes dhe katalogimit të bibliotekës nga shtëpia e tij në Milano drejt Universitetit të Bolonjës zgjati disa muaj dhe u realizua duke ruajtur sa më besnikërisht renditjen origjinale të librave.

Vizitorët mund të gjejnë vepra që trajtojnë okultizmin, fetë, filozofinë, semiotikën, letërsinë botërore, historinë e artit, kinemanë, televizionin dhe komikët. Në koleksion përfshihen autorë si James Joyce, J. R. R. Tolkien, Franz Kafka, Italo Calvino, Jorge Luis Borges dhe Agatha Christie, si edhe mijëra revista dhe albume komikësh në gjuhë të ndryshme.

Një pjesë e veçantë i kushtohet librave të rrallë, mes tyre një botim pirat i romanit të njohur të Eco-s, Emri i Trëndafilit, i botuar në Bashkimin Sovjetik me një kopertinë që e paraqiste gabimisht si roman erotik.

Biblioteka ruan gjithashtu gjurmët personale të autorit: shënime në margjina, nënvizime, faqe të palosura, skica dhe shënime të shkruara me dorë, të cilat dëshmojnë mënyrën e tij të punës dhe marrëdhënien e veçantë me librat.

Deri më tani, rreth 150 persona e kanë vizituar këtë hapësirë, e cila mund të vizitohet vetëm me rezervim. Biblioteka do të qëndrojë e mbyllur gjatë muajit gusht dhe do të rihapet në shtator.

Biblioteka e Umberto Eco-s mbetet një dëshmi e trashëgimisë së tij intelektuale, një vend ku librat nuk ruhen vetëm si objekte, por si burime të vazhdueshme idesh, kujtimesh dhe imagjinate./KultPlus.com

21:35 Financial Times: Zjarret në Evropë, kostoja tejkalon 3 miliardë euro

By: Monika
3 August 2026 at 21:35

Sipas një analize të Financial Times, valët e të nxehtit dhe zjarret në pyje gjatë këtij viti i kanë shkaktuar kontinentit një kosto që tejkalon 3 miliardë euro, duke nxjerrë në pah pasojat e drejtpërdrejta ekonomike të fenomeneve ekstreme.

Që nga fillimi i sezonit të zjarreve janë djegur rreth 5 milionë hektarë tokë. Vetëm në pesë vendet më të prekura të Eurozonës – Francë, Spanjë, Portugali, Greqi dhe Rumani – kostoja e ripyllëzimit dhe restaurimit të zonave të djegura vlerësohet në 3.1 miliardë euro. Shifra tejkalon vlerësimin mesatar vjetor prej 2.5 miliardë eurosh që Komisioni Evropian llogarit për të gjithë Bashkimin Evropian.

Në këtë vlerësim nuk përfshihen dëmet në banesa, biznese, të mbjella dhe turizëm, si edhe kostot afatgjata, si rritja e primeve të sigurimit apo investimet shtesë në pajisjet për shuarjen e zjarreve.

Përveç zjarreve, mungesat e zgjatura të ujit po rëndojnë më tej ekonominë evropiane. Ulja e nivelit të lumenjve Rajn dhe Danub po pengon transportin e mallrave dhe aktivitetin industrial, ndërsa në Hungari dhe Rumani disa termocentrale bërthamore janë detyruar të kufizojnë prodhimin për shkak të mungesës së ujit për ftohjen e reaktorëve.

Në Francë, zjarret në Gironde detyruan kompani të mëdha industriale, si Safran, Dassault Aviation dhe ArianeGroup, të pezullonin përkohësisht prodhimin dhe të evakuonin objektet. Flakët prekën gjithashtu turizmin, kultivimin e butakëve në pellgun e Arcachon dhe mijëra biznese, me rreth 20 mijë sipërmarrje që ndërprenë aktivitetin.

Në Spanjë, vatrat e zjarrit janë afruar deri në 50 kilometra nga Madridi, duke shkatërruar banesa, automjete dhe sipërfaqe të mëdha bujqësore. Sipas shoqatës së fermerëve të vegjël, rreth 185 mijë hektarë tokë, kryesisht kullota, janë djegur deri më tani./mxh

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, Marel SRL denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

By: Brisi
3 August 2026 at 21:35

Mediat italiane raportojnë se familja Çela ka paditur në vendin fqinj ish-kreun e SPAK, Altin Dumani, për shkak se kërkoi sekuestrimin e pasurive me vlerë miliona euro të tyre, që më pas u hoqën nga sekuestro pasi u vërtetua se ishin siguruar përmes burimeve të ligjshme. Në korrik 2025, një operacion i përbashkët mes SPAK […]

The post “Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, Marel SRL denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK appeared first on BoldNews.al.

Dikur mësues, sot librashitës/ Ilir Bobo: Prej shtatë vitesh ndodhem me stendën në Himarë, libri është vetë jeta!

3 August 2026 at 21:34

Mes atmosferës verore dhe rinore në shëtitoren e Himarës, vëmendjen e merr stenda e vetme dedikuar librit.

Mësuesi Ilir Bobo prej shtatë vitesh ndodhet në Himarë me stendën e tij, duke prezantuar me shumë pasion librat për të apasionuarit. Librashitësi thotë se libri për të është kulturë dhe vetë jeta, ndërsa vepra “Krim dhe Ndëshkim” është ndër më të preferuarat.

“Është viti i shtatë që prezantoj librin me shumë pasion. Kënaqësia ime është kur jap dhe marr emocione te qytetarët, sidomos kur recitoj ndonjë poezi. Të apasionuar pas librave, edhe pse mosha e tretë ka probleme, ata janë lexues, por ka edhe të rinj e të reja që lexojnë.

Teknologjia ka bërë punën e vet, rinia është në celular dhe lodhen të lexojnë qoftë edhe një paragraf. Libri është kulturë dhe vetë jeta! Kryeveprat e Dostojevskit, “Krim dhe Ndëshkim”, kanë qenë më të shiturit.”  / abcnews.al /

Gazi i Bardhit për flamingot socialiste të Poliçanit

3 August 2026 at 21:34

Nga Ylli Pata

Gazmend Bardhi, në një postim të tijin silurues ndaj Edi Ramës, shkruante sot se edhe socialistët e bashkive të shkrira, duke ju referuar aktit demonstrative të Poliçanit u bënë flamingo, duke e parë këtë ngjarje me ngazëllim politik.

Ku me arsye një actor politik shikon me shpresë se një zhvillim problematic tek kundërshtarët mund të sjellë një reaksion që të gërryejë koherencën politike të elektoratit karshi qeverisë e Partisë Socialiste.

Krejt në rregull, nëse shikohet nga aspekti i një vëzhguesi, që i ulur në ballkonin e tij, ndjek me kërshëri sherrin në nahinë përballë e gëzohet në përleshjet e tyre.

Por në rrafshin politik, ka shumë gjasa që të kemi të bëjmë me një boomerang të pastër politik. Nuk ka asnjë dyshim që revolta e nisur dhe që do të marrë ca kohë e bashkive të hequra nga ky status, është një process politik. Një proces, madje i fortë, ku aktorët politikë që drejtojnë bashkitë e hequra nga lista, së bashku me grupet që i përkrahin po e udhëheqin me një dinamizëm të fortë.

Siç ndodhi sot, këtij procesi i janë afruar edhe deputetë të mazhorancës, duke u bashkëngjitur me votuesit e tyre, apo aktivistët e PS-së në këto qendra urbane që kanë nisur protestën.

Ky është një proces politik, që do të ketë dinamikën e tij; debat, negocim, ndoshta kompromis apo përplasje. Ka shumë gjasa që të ketë edhe thyrje të forta. Që do të thotë, se mund të ikin nga PS-ja e Edi Ramës, e do të kërkojnë përfaqësim diku tjetër; ose tek komuniteti aktual i opozitës, ose diku tjetër.

I gjithë ky proces është krejt dialektik, pasi kemi të bëjmë me interesa, të cilat diku do të kërkojnë të përfaqësohen e të trajtohen.

“Flamingot socialiste”, siç shprehet Gaz Bardhi, nuk dolën si papandehur në Poliçan, ata i kishim edhe në revolucionin e madh që shpërtheu në qershor.

Flamingot, në shumicën e tyre, politikisht nuk janë nga nahija politike e Partisë Demokratike, pasi edhe qendrat nevralgjike që përgatitën, mbështetën dhe financuan revolucionin synonin pikërisht zënien mat të mbretit, nëpërmjet lëvizjeve kaotike të oficerëve e torrave të pakënaqura.

Por ndërsa Edi Rama, ka bërë politikë që në ditën e parë të flamingove, madje mund të konsiderohet një betejë reale me të gjitha komponentët e saj, opozita e Gaz Bardhit dhe e Sali Berishës, ka qenë krejt jashtë lojë. Deri në ditën, kur flamingot kur thotë Edi Rama, fluturuan, e në revolucion zbritën “demokratët e Bushatit dhe Mamurrësit”.

PS e ka lëshuar kartën e vet për reformën territoriale, duke e ditur se çfarë do të sjellë. Por duket se mazhoranca e ka marrë përsipër rriskun por edhe qarin, kur draftin do ta çojë në Kuvend për të marrë 84 votat e duhura.

Ndërkohë PD-ja, ende nuk del në fushë me variantin e vet real të një kundërpropozimi mbi bashkitë e reja, një studim me peshë dhe i menduar nga ekspertët e saj, të cilin, ta hedhë në debatin publik, t’ja përplasë në fytyrë mazhorancës, si dhe ta adresojë tek ndërkombëtarët.

Që deri në ditën kur të nisë debate parlamentar për ta miratuar apo jo variantin e PS-së, opinion të dijë ekzaktësisht se çfarë mendon Partia Demokratike dhe cilat janë argumentet e saj.

Me një fjalë, opozita të bëjë politikë reale, e jo siç bën vazhdimisht duke nxjerrë përditë nga një “kauzë” nga tituj bombastik që përdoren si bombë tymuese. Të cilat mund të trazojnë ekuilibrin politik të mazhorancës, por kjo ka shumë pak rëndësi.

Ajo që njerëzit kanë më shumë interes të dijnë, është se kush është ekipi i partive të opozitës që do të kandidojë për kryetarë bashkish në vitin e ardhshëm. Duke nisur së pari nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri, Korça, Elbasani, etj etj.

Pastaj, do të vijmë sërish që pak ditë para zgjedhjesh të dalin kandidatët nga sqetullat e doktorit, që zhurmë e tym mund të sjellë goxha, por jo politikë, e ajo që është më e rëndësishmja as shpresë se po gatuhet një grup njerëzish që të përballen me mazhorancën e Edi Ramës. Duke bërë politikë…

❌