Normal view

SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane

4 August 2026 at 13:35

Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një reagim në “Facebook” lidhur me ratifikimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh nga SHBA-të. Ambasada në reagim thekson se kjo marrëveshje do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen.

Ndër të tjera kjo hua do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.

“Sot, Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Fund (FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035”, shkruhet në reagimin e ambasadës.

The post SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane appeared first on Euronews Albania.

DASH ratifikon marrëveshjen e huas prej 302 milionë dollarësh me Shqipërinë

4 August 2026 at 09:52

Departamenti Amerikan i Shtetit, DASH përmes një reagimi ka njoftuar ratiifkimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh ndaj Shqipërisë për investimet në mbrojtje.

Në njoftimin zyrtar, DASH thekson se kjo marrëveshje do të mbështesë Shqipërinë për përmbushjen e shpenzimit të 5% të PBB për mbrojtjen deri në 2035. Ndër të tjera, DASH shton se kjo hua do të ndihmojë në modernizimin e forcave të armatosura të Shqipërisë.

“Sot, Shtetet e Bashkuara janë krenare të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh për Financimin e Huaj Ushtarak (FMF), e cila do të mbështesë progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Mbrojtjes të Hagës për të shpenzuar 5 përqind të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035.

Kredia e FMF-së do të ndihmojë në modernizimin e forcave të armatosura të Shqipërisë duke mbështetur prokurimin e kapaciteteve kryesore me origjinë nga SHBA-ja dhe duke forcuar aftësinë e Evropës për të udhëhequr mbrojtjen e vet.

Si një aleate e NATO-s, Shqipëria është lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje kritike të politikës së jashtme, duke përfshirë edhe rolin e anëtares themeluese të Bordit të Paqes të Presidentit Trump”, thuhet në njoftimin e DASH.

Lidhur me këtë njoftim ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi i cili përmes një postimi në “Facebook” shkruan se ky është një hap historik në modernizimin e mbrojtjes shqiptare dhe se është një votë besimi strategjike e SHBA-së ndaj Shqipërisë.

“Departamenti i Shtetit njofton zyrtarisht ratifikimin e Marrëveshjes së Huasë prej 302 milionë dollarë në Kuadër të Programit Foreign Military Financing (FMF).

Votë besimi strategjike e SHBA-së ndaj Shqipërisë dhe një hap historik në modernizimin e mbrojtjes shqiptare. Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për partneritetin e palëkundur strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në ndërtimin e një mbrojtjeje më të fortë për Shqipërinë, rajonin e më gjerë.

Kjo mbështetje do të përshpejtojë modernizimin e kapaciteteve tona ushtarake, do të rrisë gatishmërinë operacionale dhe do të forcojë kontributin e Shqipërisë për sigurinë kolektive të Aleancës”, shkruan Nufi.

The post DASH ratifikon marrëveshjen e huas prej 302 milionë dollarësh me Shqipërinë appeared first on Euronews Albania.

SHBA ratifikon marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarë, DASH: Mbështetje për modernizimin ushtrisë shqiptare

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Departamenti i Shtetit njofton zyrtarisht ratifikimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarë në Kuadër të Programit Foreign Military Financing (FMF) i cili synon mbështetjen e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në në fushën e sigurisë.

DASH thekson në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare se kjo marrëveshje do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur Angazhimin e Mbrojtjes së Hagës, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

Gjithashtu DASH, shton se kredia do të ndihmojë për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përmes blerjes së kapaciteteve kryesore me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, si dhe për forcimin e aftësive mbrojtëse të Evropës.

“Si aleate e NATO-s, Shqipëria është lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje kritike të politikës së jashtme, duke përfshirë edhe rolin e anëtares themeluese të Bordit të Paqes të Presidentit Trump”, nënvizohet në njoftimin zyrtar të DASH.

Lidhur më këtë ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi duke konsideruar zyrtarizimin e ratifikimit të marrëveshjes si “votë besimi strategjike e SHBA-së ndaj Shqipërisë dhe një hap historik në modernizimin e mbrojtjes shqiptare”.

“Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për partneritetin e palëkundur strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në ndërtimin e një mbrojtjeje më të fortë për Shqipërinë, rajonin e më gjerë.  Kjo mbështetje do të përshpejtojë modernizimin e kapaciteteve tona ushtarake, do të rrisë gatishmërinë operacionale dhe do të forcojë kontributin e Shqipërisë për sigurinë kolektive të Aleancës”, deklaron ministri Nufi.

Marrëveshja me SHBA-të është dekretuar më 30 korrik nga presidenti Bajram Begaj i cili ka dhënë gjithashtu pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji.

The post SHBA ratifikon marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarë, DASH: Mbështetje për modernizimin ushtrisë shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DASH njoftim zyrtar për marrëveshjen me Shqipërinë: 302 milionë dollarë për mbrojtjen shqiptare

4 August 2026 at 09:34

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar zyrtarisht ratiifkimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh ndaj Shqipërisë për investimet në mbrojtje. Në njoftim thuhet se kjo hua do të mbështesë Shqipërinë për përmbushjen e shpenzimit të 5% të PBB për mbrojtjen deri në 2035. “Sot, Shtetet e Bashkuara janë krenare të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një huaje të…

Source

SHBA jep “dritën jeshile”, DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për kredinë 302 mln $ për mbrojtjen

By: us er
4 August 2026 at 09:18

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin dhe ratifikimin nga Shqipëria të një kredie prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak (Foreign Military Financing – FMF). Sipas njoftimit të autoriteteve amerikane, fondet do të shërbejnë për të mbështetur angazhimin e Shqipërisë në përmbushjen e objektivave të mbrojtjes të dakordësuara […]

The post SHBA jep “dritën jeshile”, DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për kredinë 302 mln $ për mbrojtjen appeared first on BoldNews.al.

SHBA – DASH: Shqipëria mbetet objektiv i sulmeve kibernetike të Iranit dhe Rusisë

28 July 2026 at 14:58

TIRANË, 28 korrik /ATSH/- Shqipëria vazhdon të jetë në shënjestër të sulmeve kibernetike të kryera nga aktorë shtetërorë, përfshirë Iranin dhe Rusinë.

Vlerësimi bëhet i ditur në raportin më të fundit të sigurisë për Shqipërinë, të publikuar nga Këshilli Këshillimor i Sigurisë Jashtë Vendit (OSAC), pranë Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).

Sipas raportit, vendi është përballur gjithashtu, me sulme “ransomware” nga grupe kriminale kibernetike, ndërsa gjatë vitit 2026 Irani ka ndërmarrë sulme ndaj faqeve dhe sistemeve shtetërore shqiptare.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) paralajmëron se sulmet kibernetike, të kryera nga shtete, të cilat synojnë dëmtimin e infrastrukturës së rëndësishme ose pengimin e funksionimit të shërbimeve publike, mund të kenë pasoja zinxhir, jo vetëm brenda vendit, por edhe në nivel rajonal dhe global.

Raporti thekson se këto sulme mund të rrisin rrezikun për popullsinë, të cenojnë ofrimin e shërbimeve publike dhe, në raste të caktuara, të përshkallëzojnë tensionet dhe konfliktet.

Për këtë arsye, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) u rekomandon qytetarëve dhe institucioneve të zbatojnë masa të shtuara të sigurisë kibernetike, për të mbrojtur të dhënat dhe sistemet e tyre. //a.i/

 

 

The post SHBA – DASH: Shqipëria mbetet objektiv i sulmeve kibernetike të Iranit dhe Rusisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti i DASH ngre alarmin: Shqipëria nën hijen e krimit të organizuar dhe korrupsionit!

By: Brisi
28 July 2026 at 11:06

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar vlerësimin më të fundit për sigurinë në Shqipëri, ku ngre shqetësime për ndikimin e vazhdueshëm të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në raport theksohet se Shqipëria mban një tregues “C” në Njoftimin e Udhëtimit të DASH-it, që sinjalizon praninë e krimit të dhunshëm dhe aktivitetit të organizuar kriminal, […]

The post Raporti i DASH ngre alarmin: Shqipëria nën hijen e krimit të organizuar dhe korrupsionit! appeared first on BoldNews.al.

DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve

By: Rovena
17 July 2026 at 09:54

Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të kushteve për nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke theksuar se ato përfshijnë edhe përmbushjen e zotimeve të Prishtinës ndaj pakicës serbe.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit rikujtoi se Dialogu Strategjik u pezullua në shtator të vitit 2025, “për një periudhë të pacaktuar”, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës.

“Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Presim me padurim të zhvillojmë një Dialog Strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura, përfshirë përmbushjen nga Kosova të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Departamenti i Shtetit nuk dha një afat se kur mund të nisë Dialogu Strategjik dhe nuk i specifikoi më shumë hapat që i pret nga autoritetet e Kosovës.

Përgjigjja vjen në ditën kur Uashingtoni nis rundin e parë të Dialogut Strategjik me Serbinë – një proces që synon thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha si: siguria, ekonomia dhe politika e jashtme.

“Nëpërmjet këtij dialogu, SHBA-ja dhe Serbia do të punojnë për arritjen e objektivave të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, zgjerimin e lidhjeve në fushën e biznesit dhe arsimit, si dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të begatë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Kur dhe pse u pezullua Dialogu Strategjik me Kosovën?

Ambasada amerikane në Prishtinë njoftoi më 12 shtator 2025 se Shtetet e Bashkuara e kishin pezulluar për një periudhë të pacaktuar Dialogun Strategjik me Kosovën.

Në atë kohë, Ambasada tha se vendimi është marrë për shkak të “shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë”, të cilat, sipas saj, “kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë” dhe kanë kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën për prioritetet e përbashkëta.

Vendimi erdhi pasi autoritetet e Kosovës ndërmorën veprime ndaj institucioneve serbe që funksiononin në Kosovë.

Ato, po ashtu, kritikuan publikisht Gjykatën Kushtetuese të vendit për një vendim lidhur me mandatin e deputetëve.

Uashingtoni i cilësoi këto zhvillime si faktorë që rritën tensionet politike dhe vështirësuan bashkëpunimin, ndërsa Qeveria në detyrë tha se ato ishin “të ligjshme dhe kushtetuese”.

Çfarë pritet nga Kosova në raport me serbët?

Prej vitesh, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kërkojnë Kosovës të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ato përfshijnë, mbi të gjitha, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe sigurimin e një niveli të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me Marrëveshjen Bazë të vitit 2023 dhe Aneksin e Ohrit.

Po ashtu, Perëndimi kërkon që Kosova t’i zgjidhë kontestet me Kishën Ortodokse Serbe, të mbrojë liritë fetare dhe të shmangë veprime të njëanshme në veriun e vendit, të cilat, sipas Uashingtonit, kanë rritur tensionet me komunitetin serb.

Kosova argumenton se zbatimi i obligimeve nga dialogu duhet të jetë i ndërsjellë, ndërsa veprimet e saj në veri – nga heqja e dinarit serb nga përdorimi deri te mbyllja e shumicës së institucioneve paralele serbe – kanë pasur për qëllim shtrirjen e sundimit të ligjit.

Prishtina, gjithashtu, kërkon ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë, gjë të cilën Beogradi e ka refuzuar.

Për vazhdimin e dialogut me Serbinë , autoritetet e Kosovës kërkojnë ekstradimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Radoiçiq është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara për përfshirje në korrupsion dhe aktivitete të krimit të organizuar, ndërsa ndaj tij është ngritur aktakuzë në Kosovë për terrorizëm dhe vepra të tjera penale./REL

DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve

By: ela
17 July 2026 at 08:42

Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të kushteve për nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke theksuar se ato përfshijnë edhe përmbushjen e zotimeve të Prishtinës ndaj pakicës serbe. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit rikujtoi se Dialogu Strategjik u pezullua në […]

The post DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve appeared first on BoldNews.al.

“Non grata” mbetet, por Berisha merr vizë për SHBA/ Bejko: DASH nuk ka rrëzuar akuzat për Saliun!

12 June 2026 at 13:34

Sali Berishës i jepet vizë për në SHBA. Departamenti Amerikan i Shtetit sqaroi më herët për ABC News se ka lëshuar disa përjashtime për të sanksionuarit bazuar në nenin 7031(c), kur u pyet për kryetarin e PD. Lëshime që përfshijnë një grup të sanksionuarish, përfshirë Berishën.

Në një intervistë në “NewsLine” në ABC News, analisti Roland Bejko komentoi lajmin e DASH i cili i lejoi Berishës hyrjen e tij në SHBA.

Gjatë intervistës, Bejko tha se DASH nuk ka rrëzuar akuzat për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai u ndal edhe te shumat e shpenzuara për lobim, duke deklaruar se sipas të dhënave publike janë shpenzuar rreth 6.5 milionë dollarë

“Gjithë opinioni publik ka paguar rreth 6.5 mln dollarë. Lobimi ka vazhduar intensivisht. Zotit Berisha i pëlqen të thotë se i kanë hequr non gratën. Por ai tha se nuk ka qenë ndonjëherë non grata por nuk i lejohej lëvizja. Por të gjithë e kanë krijuar një mendim për zotin Berisha dhe e kanë të qartë tashmë dhe çdo tentativë që bën Berisha që i është hequr non grata, sepse nuk bëhet fjalë për një udhëtim, por a e pranojnë amerikanët Berishën që të jetë nesër kryeministër i vendit apo jo? Këtë duhet të sqarojnë”, tha Bejko.

Gjithashtu ai theksoi se sot jo vetëm shqiptarët, por edhe demokratët nuk i besojnë Berishës.

“Berishës i duhet politikisht t’i hiqet non grata që i kanë vendosur shqiptarët sepse ky është problemi më i madh që ka. Por politikanët shqiptarë janë të pasur sidomos qeveritarët e lartë. Sado që Berisha thotë janë mbledhur donatorë, të gjithë besojnë se janë para nga njerëz të afërt të Berishës. Me 6.5 mln dollarë mund të paguash një lobim por nuk mjaftojnë që të marrësh 800 mijë vota të shqiptarëve. Nëse i është hequr vetëm viza, kjo do t’i mobilizojë përgjysmë ata demokratë. Në fillim Berisha tha më mbështesni mua se për 6 muaj rrëzohet Rama dhe ka kaluar kohë dhe ja ku jemi. Mund të themi se është një grup i fortë pranë administratës Trump, janë më pragmatistë dhe e njohin mirë edhe vlerën e parasë. Por do të ishte lajm i mirë nëse do rrëzoheshin të gjitha akuzat, që madje i kanë përforcuar edhe më tej britanikët”, tha ai.

/abcnews.al/

Të drejtat e njeriut në Shqipëri, Shabani pritet në DASH dhe flet në OKB

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Avokati i Popullit, Endrit Shabani, u prit këtë javë në Departamentin Amerikan të Shtetit, në një takim me Byronë e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës (DRL), strukturën që harton raportet vjetore amerikane mbi të drejtat e njeriut në botë.

Gjatë takimit, u theksua vullneti i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin në fushën e të drejtave të njeriut, monitorimit të pavarur dhe shtetit të së drejtës.

Pritja në Uashington pasoi me fjalën e Shabanit në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku ai u ftua si folës në një forum ndërkombëtar të nivelit të lartë mbi të drejtat e njeriut, në kuadër të Konferencës së 19-të të Shteteve Palë të Konventës së OKB-së për PAK.

Gjatë fjalës së tij, Shabani bëri thirrje për heqjen e barrierave që personat me aftësi të kufizuar hasin për të ushtruar të drejtat e tyre, duke nisur nga e drejta për të votuar.

“Çdo shoqëri merr një vendim të heshtur: nëse personat me aftësi të kufizuara do të ndihmohen apo do të respektohen. Dhe që të respektohen ata duhet të lejohen të marrin pjesë si të barabartë”, tha Avokati i Popullit në fjalën e tij.

Shabani theksoi gjithashtu se institucionet e pavarura duhet të shërbejnë si urë midis programeve sociale dhe politikave publike, duke i sjellë shqetësimet e qytetarëve direkt në tryezat ku vendosen standardet ndërkombëtare.

Avokati i Popullit do të vijojë angazhimin me partnerët ndërkombëtarë në zbatim të mandatit të tij kushtetues, i cili ka në themel mbrojtjen e qytetarëve më vulnerabël në shoqëri.

1 nga 3

/gj.m/a.f/

The post Të drejtat e njeriut në Shqipëri, Shabani pritet në DASH dhe flet në OKB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Non grata mbetet”/ Gazetari Mahmutaj: Berisha priti 5 vjet dhe pagoi 6 milionë dollarë për një vizë shëndetësore!

By: Rovena
11 June 2026 at 23:33

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar se kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është dhënë një vizë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke aplikuar një përjashtim të posaçëm të parashikuar nga neni 7031(c).

Pavarësisht këtij zhvillimi, DASH konfirmoi se sanksioni “non grata” ndaj tij dhe familjes së tij mbetet plotësisht në fuqi dhe nuk ka asnjë vendim të dytë që e shfuqizon atë.

Ndërkohë, gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë për “ABC News”, e cilësoi këtë si një vizë thjesht shëndetësore që ka kushtuar 5 vite përpjekje dhe 6 milionë dollarë.

Sipas tij, ky hap nuk e pastron figurën e liderit të opozitës, pasi dosjet e palës amerikane janë të kopsitura dhe “njolla e turpit” e shpalljes së padëshirueshëm vazhdon të mbetet një mur i pakapërcyeshëm për karrierën e tij politike.

“Berisha nëse do të ishte në rregull me non gratën, në vitin 2021 është publikuar në faqen e DASH. Non grata vazhdon të jetë për Berishën dhe familjen e tij dhe nuk është cenuar. Vazhdon të jetë! Nuk ka një vendim të dytë që e shfuqizon këtë. Berisha të mos vazhdojë të bëjë ‘shejtan budallain’.

Berisha të gënjen edhe kur e pyet se sa është ora, jo më për të tjerat. Këto marifete nuk e bëjnë më të zgjuar. Berisha vazhdon me përçartjen e tij dhe mendon që ta përdorë si kauzë të opozitës. Nëse Berishës i duheshin 5 vite për të marrë një vizë, imagjino se sa do i duhen për të hequr non gratën, mund të mos e heqë kurrë.

Është manipulator dhe luan me atë njollë turpi dhe është parë për të mbyllur atë karrierë politike me turp. Iu deshën 5 vite dhe 6 milionë dollarë për të marrë një vizë shëndetësore. Muri vazhdon të jetë dhe më i madh se kurrë, sepse amerikanët nuk marrin vendime me ego personale, por i kanë dosjet dhe provat e kopsitura. Këto njolla turpi nuk i hiqen Berishës. Nuk i hiqet kollaj non grata”, tha gazetari Fatos Mahmutaj.

Non grata mbetet, por Berisha merr vizë SHBA/ Nuk anulohet dekreti 7031c, ende mister motivet e vizitës

By: Rovena
11 June 2026 at 23:14

Sali Berishës i jepet vizë për në SHBA. Departamenti Amerikan i Shtetit sqaroi për ABC News se ka lëshuar disa përjashtime për të sanksionuarit bazuar në nenin 7031(c), kur u pyet për kryetarin e PD. Lëshime që përfshijnë një grup të sanksionuarish, përfshirë Berishën.

“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime (ëaivers) për disa përcaktime sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara”.

Por termi waivers në DASH përdoret vetëm për vizat. Nënkupton përjashtime vetëm për disa masa ndaluese të të sanksionuarve, siç është ndalimi për hyrje në SHBA.

Ndërkohë që non grata, referuar nenit 7031(c), mbetet, për akuzat për korrupsion në nivele të larta dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Waivers përdoren kur ndalimi i hyrjes nuk zbatohet në një apo disa raste, kur një i sanksionuar lejohet të hyjë në SHBA për arsye specifike apo disa pasoja të sanksionimit pezullohen përkohësisht.

DASH nuk jep sqarime nëse ky përjashtim është vetëm për Sali Berishën, apo dhe për bashkëshorten Liri Berisha dhe dy fëmijët, Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha, gjithashtu non grata.

Sipas njoftimit, deri tani e sigurt është se viza për në SHBA është dhënë vetëm për Sali Berishën dhe nuk dihet nëse ky lëshim i është bërë edhe Tom Doshit dhe Vangjush Dakos, edhe ata nën të njëjtin sanksion.

Sipas DASH, përjashtimet po bëhen për të siguruar një interes kombëtar bindës në SHBA, por nuk jepet arsyeja specifike pse, në rastin e Sali Berishës, është bërë ky përjashtim.

Megjithatë duket se Berisha e ka paguar shtrenjtë një vizë për SHBA, pasi kjo ishte vetëm kërkesa e parë minimale e kompanisë Continental Strategy, të cilën e pagoi 6 milionë dollarë fushatën e kaluar.

Dhe ndërsa mediat e familjes dhe oborrtarët e PD trumbetonin heqjen e non gratës, duket se kjo është arsyeja pse Berisha nuk ishte dhe aq i entuziazmuar kur doli lajmi.

Vetë e dinte mirë, thjesht dhe këtë herë gënjeu të vetët.

“Unë kam komunikim zyrtar, ndaj jam këtu, u ktheva. S’kam qenë kurrë non grata, më ishte ndaluar hyrja në SHBA, sanksionimi ishte vetëm për vizë.”

DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës

By: us er
11 June 2026 at 19:44

Zyra e Shtypit e Departamentit Amerikan të Shtetit ka reaguar lidhur me lajmin për heqjen e masës “non grata” ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një përgjigje për Euronews, Departamenti Amerikan i Shtetit sqaroi se në disa raste janë miratuar përjashtime nga shpalljet e mëparshme të bëra sipas nenit 7031(c), kur një vendim […]

The post DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës appeared first on BoldNews.al.

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon heqjen e “non gratës” për Sali Berishën

By: M C
11 June 2026 at 19:17

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar heqjen e përcaktimit “non grata” për ish-kryeministrin e Shqipërisë dhe njëkohësisht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Departamenti i Shtetit, i cili në një reagim për “News24” ka sqaruar se janë lëshuar përjashtime për disa prej përcaktimeve sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme.

Sipas reagimit zyrtar, këto përjashtime janë dhënë pasi, siç thuhet, “shërbejnë një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara”.

“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa prej përcaktimeve sipas nenit 7031(c) që ishin vendosur nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara.”, thuhet nga reagim.

The post Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon heqjen e “non gratës” për Sali Berishën appeared first on Albeu.com.

Berisha njofton heqjen e “non grata”: “M’u komunikua lejimi për të hyrë në SHBA”, por DASH nuk ka njoftim zyrtar

11 June 2026 at 18:25

Një informacion nga Syri TV dhe PD thotë se Sali Berishës i është hequr non grata pas 5 vitesh nga SHBA.

Vetë Berisha në Parlament nuk foli për non gratën, por tha se i kanë komunikuar heqjen e ndalimit të hyrjes në SHBA.

Berisha: “Kam komunikim zyrtar. Unë u ktheva. Nuk kam qenë kurrë non grata. Kam pasur vetëm sanksion, ndalim hyrjeje në SHBA. Unë u ktheva.”

Kurse mazhoranca socialiste u tregua e kujdesshme për këtë informacion të dalë nga PD.

Balla: “Ajo 7031(c) vështirë të hiqet, por ne presim njoftimin zyrtar të DASH dhe SHBA.”

Por, veç mediave të familjes, të tjerat janë treguar të kujdesshme me informacionin.

Burime pranë Berishës thonë se ai thotë se ka pasur një telefonatë me anë të së cilës i është komunikuar një vendim nga SHBA.

ABC News pyeti Ambasadën Amerikane në Tiranë, por prej saj nuk erdhi asnjë përgjigje zyrtare. Ndaj, në vijë logjike, ndoqëm rrugën të pyesim direkt Departamentin e Shtetit.

Deri në këtë orë, nuk mori asnjë përgjigje nga DASH.

Ndërkohë, shpallja non grata e Sali Berishës dhe familjes së tij më 19 maj 2021 është ende publike në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit. ABC News do të njoftojë nëse do të ketë një përgjigje zyrtare nëse do të hiqet ose jo.

Heqja e sanksionit 7031(c) është një gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Rasti Berisha ishte thuajse unikal. Por a është heqje e sanksionit për të dhe familjen? A është procedurë për të rishqyrtuar dosjen? A është një lëshim i përkohshëm për një vizitë në Amerikë? Dhe nëse po, cilat janë motivet? Personale? Humanitare? Zyrtare apo politike?

Në pritje të përgjigjes nga DASH, gjithsesi ABC News po bën publike pyetjet që i dërgoi asaj:

A është hequr sanksionimi 7031(c) nga:

  • Sali Berisha
  • Liri Berisha
  • Shkëlzen Berisha
  • Argita Malltezi

A i keni dhënë leje hyrjeje për në SHBA kryetarit të PD-së, Sali Berisha?

Nëse po, me çfarë motivi, dhe pse?

Jemi në pritje të një përgjigjeje./abcnews.al

PD thotë se Berishës iu hoq ndalesa amerikane, DASH ende pa konfirmim publik

By: M C
11 June 2026 at 16:13

Partia Demokratike e Shqipërisë deklaron se Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka hequr sanksionimin që i ndalonte hyrjen në territorin amerikan kreut të kësaj partie, Sali Berisha. Ambasada amerikane në Tiranë nuk ka dhënë asnjë koment, ndërsa Partia Demokratike ka deklaruar se vendimi është marrë, por ende nuk është shpallur zyrtarisht nga institucionet amerikane. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar DASH-it për të konfirmuar pohimin e PD-së lidhur me çështjen e Berishës.

Më 19 maj të 2021, DASH-i ia ndaloi hyrjen në territorin amerikan ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë. Sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë, Antony Blinken, tha se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha hyri në sallën e Kuvendit të enjten duke deklaruar “Unë erdha, u krye”. I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se ka pasur komunikim zyrtar nga autoritetet amerikane, por nuk tha se kush ia ka komunikuar.

“Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata [person i padëshiruar]. Ka pasur një sanksion, vizën. Kundërshtarët e mi e quajtën non grata dhe unë nuk është se e kundërshtova”, tha Berisha ndërsa nuk iu përgjigj gazetarëve nëse sanksionimi është hequr edhe për familjarët e tij.

Sipas DASH-it, ish-kryeministri shqiptar, përdori pushtetin e tij për përfitimet dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij. Për këtë arsye iu ndalua hyrja në SHBA Berishës, bashkëshortes së tij, Liri Berisha, djalit të tij, Shkelzen Berisha dhe vajzës, Argita Berisha Malltezi.

Pas deklaratave nga Berisha dhe Partia Demokratike, reagoi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Statusi ‘non grata’ është vendosur mbi bazën e seksionit 7031(c). Në vlerësimin tim është pak vështirë të hiqet. Unë do ta komentoj vetëm kur të ketë një njoftim zyrtar nga DASH-i ose nga Ambasada amerikane. Nuk komentoj biseda telefonike, sepse nuk është korrekte dhe nuk është institucionale”, tha Balla.

Menjëherë pas vendimit të DASH-it për Berishën, drejtuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, deklaruan se çdo material apo indicie që do të vihej në dispozicion do të hetohej.

Në vitin 2023, SPAK kërkoi masë sigurie ndaj Berishës në dosjen e njohur si çështja “Partizani”, ku kishte dyshime se kishte përdorur ndikimin e tij si kryeministër për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, në privatizimin dhe zhvillimin e një prone në Tiranë.

Berisha u detyrua fillimisht të paraqitej periodikisht para autoriteteve dhe të mos largohej nga vendi. Në fund të vitit 2023, pasi nuk zbatoi detyrimin e paraqitjes, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak. Në shtator 2024, SPAK-u e mori zyrtarisht të pandehur për korrupsion pasiv dhe dosja kaloi për gjykim. Në nëntor 2024, arresti shtëpiak u hoq, por procesi gjyqësor vazhdoi. Në korrik 2025 nisi gjykimi në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Berisha i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar ato si të motivuara politikisht.

Vendimi i DASH-it pati ndikim edhe në aspektin politik. Në shtator të vitit 2021, kryetari i atëhershëm i PD-së, Lulzim Basha, e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, duke argumentuar se ky ishte një vendim për të ruajtur marrëdhëniet me SHBA-në. Berisha nisi “Foltoren” – takime me anëtarët dhe simpatizantët demokratë në të gjithë Shqipërinë, duke sfiduar drejtimin e Bashës. Në fund të vitit 2021, përplasja solli ndarjen e PD-së në dy kampe dhe zhvillimin e dy kuvendeve të ndryshme.

Gjatë vitit 2022, Basha dha dorëheqjen dhe Berisha u rikthye në krye të Partisë Demokratike, duke fituar zgjedhjet për kryetar. Edhe gjatë kohës kur ishte nën hetim dhe më pas në arrest shtëpie, Berisha vazhdoi të drejtonte PD-në.

Sali Berisha është presidenti i parë i Shqipërisë pas rrëzimit të totalitarizmit 50-vjeçar të Shqipërisë. Ardhja e tij në krye të vendit në vitin 1992 shënoi hapjen e parë të Shqipërisë drejt demokratizimit dhe një epokë të re në marrëdhëniet e Shqipërisë me botën, përfshirë SHBA-në. Berisha ishte presidenti i parë i Shqipërisë që pas gjysmë shekulli u prit për herë të parë nga një president amerikan në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë nga George Bush.

Në kohën sa Berisha ishte kryeministër, më 2007, Shqipërinë e vizitoi presidenti amerikan, George W. Bush, prej ku dhe shprehu përkrahjen për pavarësinë e Kosovës. Tetë muaj pas vizitës së Bushit në Shqipëri, Kosova shpalli pavarësinë. Në mandatin e parë si president i vendit, Berisha mbikëqyri ndryshimet e mëdha shoqërore – nga një shoqëri e mbyllur në kalimin drejt një shoqërie me treg të hapur dhe reforma demokratike.

Ai mbikëqyri krijimin e institucioneve, hartimin e Kushtetutën e Shqipërisë si Republikë demokratike dhe u përball me sfidat e tranzicionit që pa një numër të madh të shqiptarëve që migronin drejt vendeve të Bashkimit Evropian, për t’i ikur varfërisë.

Pika më kundërthënëse e qeverisjes së tij në mandatin e dytë si president ishte lejimi i funksionimit të skemave piramidale, kolapsimi i të cilave e çoi Shqipërinë në luftë civile, pasi një numër i madh i qytetarëve humbën kursimet jetësore me vlerë 1.2 miliard dollarë.

Në vitin 1997 shteti i Shqipërisë kolapsoi ekonomikisht dhe politikisht dhe vendi u zhyt në anarki, me qytetarët që thyen depot e armëve për t’i përdorur ato kundër fraksioneve të ndryshme komunitare. Konflikti civil në Shqipëri la mbi 2 mijë persona të vdekur.

Kjo çoi në dorëheqjen Berishës si president në vitin 1997, duke i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe krijimit të një qeverie teknike, e cila kishte për qëllim stabilizimin e Shqipërisë.

Në këtë periudhë, Berisha vazhdoi të luajë rol të rëndësishëm në politikën shqiptare, si kreu i opozitës deri në vitin 2005, kur partia e tij fitoi zgjedhjet dhe ai u bë kryeministër. Gjatë mandatit të tij si kryeministër, Berisha synoi ta bëjë Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe më 2009, Shqipëria iu bashkua Aleancës Veria-Atlantike.

Në mes të mandatit të tij si kryeministër, në periudhën 2005-2013 kur Partia Demokratike ishte rikthyer për ta qeverisur Shqipërinë, Shqipëria u trondit nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës.

Njëzetegjashtë persona, përfshirë fëmijë, mbetën të vdekur teksa po përpunonin armatimin e vjetër të periudhës komuniste, si pjesë e një kontrate me një kompani private që po furnizonte këtë lloj armatimi për ushtrinë afgane, pas ndërhyrjes amerikane në Afganistan.

Hulumtime të shumta e kanë nxjerrë Berishën, familjarët dhe persona tjerë të afërt në qendër të këtij incidenti me përmasa ndërkombëtare, me djalin e tij që besohet të ketë qenë pjesë e kësaj kontrate.

Në vitin 2013, Berisha dha dorëheqje si kryetar i Partisë Demokratike, pasi partia e tij humbi zgjedhjet. Qeverisja e Berishës, sikurse edhe e rivalëve të tij politikë, është përcjellë me tensione të cilat shpeshherë, është vlerësuar se kanë minuar progresin e Shqipërisë në përmbushjen e reformave demokratike, në veçanti rreth sundimit të ligjit.

Përgjatë karrierës së tij, Sali Berisha ka pasur përplasje me faktorin ndërkombëtar për ndërhyrje në drejtësi – në vitin 1995 kur shkarkoi gjyqtarin Zef Brozi nga Gjykata e Lartë dhe arrestimin e liderëve të minoritetit grek në Tiranë. Përplasja u thellua në maj 1996 ku SHBA-ja nuk njohu zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat u përdor dhunë mbi opozitën dhe ku komisionerët e saj u larguan nga qendrat e votimit.

Më pas në 21 janar 2011, SHBA-ja angazhoi Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për të kryer verifikimet shkencore të plumbave që vranë katër persona në protestat e Partisë Socialiste, që në atë kohë ishte në opozitë. Një përplasje tjetër ishte mbi reformën në drejtësi – ku ambasadori amerikan i asaj kohe bëri përpjekje për të bindur palët për të miratuar ndryshimet kushtetuese. Berisha kishte thënë se ambasadorët me misione në Shqipëri, po silleshin si guvernatorë./REL

The post PD thotë se Berishës iu hoq ndalesa amerikane, DASH ende pa konfirmim publik appeared first on Albeu.com.

Received — 2 May 2026 Lajme Shqiperi

DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

By: M C
2 May 2026 at 21:47

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për vazhdimin e bllokadës politike në vend.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se “bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës”.

“Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet. Do të donim t’i shihnim të gjitha grupet politike të bashkëpunojnë për interesat më të mira të popullit të Kosovës”, tha zëdhënësi.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor. Ato u shpallën pasi Kuvendi u shpërnda automatikisht këtë javë, për shkak të dështimit për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e akuzoi opozitën për bojkotim të qëllimshëm të seancave, ndërsa partitë opozitare e fajësuan pushtetin për mungesë bashkëpunimi dhe për tentim të përqendrimit të pushtetit në një dorë të vetme.

Legjislatura e dhjetë, e dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, zgjati më pak se tre muaj. Ato zgjedhje u mbajtën pas një krize të zgjatur politike që nisi pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025, kur Kuvendi nuk arriti të konstituohej për muaj të tërë dhe përpjekjet për formimin e Qeverisë përfunduan pa sukses.

Analistët paralajmërojnë se Kosova rrezikon të përballet me një skenar të ngjashëm me atë të Bullgarisë, e cila në pesë vjetët e fundit ka kaluar nëpër shtatë cikle zgjedhjesh të njëpasnjëshme, pa arritur stabilitet institucional. Ata shtojnë se kriza ndikon edhe në ritmin e vendimmarrjes shtetërore dhe sjell barrë të konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit.

Më 2 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur afati për partitë politike për t’u deklaruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe për formimin e koalicioneve, i cili do të zgjasë deri më 7 maj.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ-ja, më 2 maj ka nisur edhe afati për certifikimin e partive të reja dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Afati për partitë e reja përfundon më 10 maj, ndërsa për listat e kandidatëve më 12 maj. Një ditë më parë, KQZ-ja miratoi edhe planin e aktiviteteve dhe buxhetin për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të kushtojnë 10 milionë e 887 mijë euro.

Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë, nga 28 maji deri më 7 qershor në orën 07:00, kur hapen vendvotimet. Votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor, ndërsa një ditë para zgjedhjeve do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike. Regjistrimi për votim nga jashtë vendit do të bëhet nga 6 deri më 17 maj.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, mbi 2 milionë qytetarë të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, kishin të drejtë vote – një shifër që pritet të mbetet e ngjashme edhe në zgjedhjet e ardhshme. Pjesëmarrja ishte rreth 45 për qind./REL

The post DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Kosova sërish në zgjedhje të parakohshme, DASH: Bllokimi politik dëmton besimin në institucionet e vendit

By: armand
2 May 2026 at 21:32

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për vazhdimin e bllokadës politike në vend. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se “bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës”. “Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet. […]

The post Kosova sërish në zgjedhje të parakohshme, DASH: Bllokimi politik dëmton besimin në institucionet e vendit appeared first on BoldNews.al.

DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

2 May 2026 at 20:57

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për vazhdimin e bllokadës politike në vend. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se “bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës”.

“Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet. Do të donim t’i shihnim të gjitha grupet politike të bashkëpunojnë për interesat më të mira të popullit të Kosovës”, tha zëdhënësi.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor. Ato u shpallën pasi Kuvendi u shpërnda automatikisht këtë javë, për shkak të dështimit për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e akuzoi opozitën për bojkotim të qëllimshëm të seancave, ndërsa partitë opozitare e fajësuan pushtetin për mungesë bashkëpunimi dhe për tentim të përqendrimit të pushtetit në një dorë të vetme.

Legjislatura e dhjetë, e dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, zgjati më pak se tre muaj. Ato zgjedhje u mbajtën pas një krize të zgjatur politike që nisi pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025, kur Kuvendi nuk arriti të konstituohej për muaj të tërë dhe përpjekjet për formimin e Qeverisë përfunduan pa sukses.

Analistët paralajmërojnë se Kosova rrezikon të përballet me një skenar të ngjashëm me atë të Bullgarisë, e cila në pesë vjetët e fundit ka kaluar nëpër shtatë cikle zgjedhjesh të njëpasnjëshme, pa arritur stabilitet institucional.

Ata shtojnë se kriza ndikon edhe në ritmin e vendimmarrjes shtetërore dhe sjell barrë të konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit. Më 2 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur afati për partitë politike për t’u deklaruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe për formimin e koalicioneve, i cili do të zgjasë deri më 7 maj.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ-ja, më 2 maj ka nisur edhe afati për certifikimin e partive të reja dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Afati për partitë e reja përfundon më 10 maj, ndërsa për listat e kandidatëve më 12 maj.

Një ditë më parë, KQZ-ja miratoi edhe planin e aktiviteteve dhe buxhetin për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të kushtojnë 10 milionë e 887 mijë euro.

Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë, nga 28 maji deri më 7 qershor në orën 07:00, kur hapen vendvotimet. Votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor, ndërsa një ditë para zgjedhjeve do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike.

Regjistrimi për votim nga jashtë vendit do të bëhet nga 6 deri më 17 maj. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, mbi 2 milionë qytetarë të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, kishin të drejtë vote – një shifër që pritet të mbetet e ngjashme edhe në zgjedhjet e ardhshme. Pjesëmarrja ishte rreth 45 për qind./REL

❌