Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

Mbi 720 mijë udhëtarë deri në nëntor në Portin e Durrësit

24 December 2025 at 11:45

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Numri i pasagjerëve që zgjedhin Portin e Durrësit ka ardhur në rritje edhe këtë vit.

Gjatë periudhës janar–nëntor 2025 janë regjistruar 726,824 udhëtarë, ose rreth 1% më shumë se një vit më parë.

Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, mbi 341 mijë pasagjerë janë regjistruar në hyrje të vendit, ndërsa 386 mijë të tjerë kanë udhëtuar drejt porteve italiane.

Në analizën progresive nëntor 2024 – nëntor 2025, janë realizuar 922 lundrime tragetesh nga dhe drejt Portit të Durrësit, duke konfirmuar rolin e portit në mbështetje të turizmit dhe lëvizjes ndërkufitare.

Një trend pozitiv është regjistruar edhe në transportin e mjeteve, ku gjatë janar–nëntorit 2025 janë transportuar gjithsej 253,485 mjete (autovetura, kamionë dhe trailerë), me një rritje prej 5,967 mjetesh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Treguesit e mësipërm përfshi edhe rritjen e përpunimit të mallrave, dëshmojnë rëndësinë strategjike të Portit të Durrësit në sistemin ekonomik dhe logjistik të vendit, si dhe kapacitetin e tij për të përballuar me efikasitet rritjen e vazhdueshme të aktivitetit detar, në përputhje me standardet bashkëkohore të industrisë.

/m.m/a.f/

The post Mbi 720 mijë udhëtarë deri në nëntor në Portin e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 3.5 milionë tonë mallra të përpunuara në Portin e Durrësit deri në nëntor

24 December 2025 at 11:38

TIRANE, 24 dhjetor/ATSH/ Porti i Durrësit vijon të konsolidojë pozicionin e tij si nyja kryesore e transportit detar në Shqipëri, duke shënuar rezultate pozitive gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit 2025.

Të dhënat statistikore tregojnë se volumi total i mallrave të përpunuara ka tejkaluar 3.5 milionë tonët, me një rritje prej 6.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përkthehet në rreth 203 mijë tonë mallra më shumë të trajtuara në katër terminalet portuale të Durrësit.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2,664,265 tonë importe dhe 861,370 tonë eksporte, duke konfirmuar rolin e portit si një qendër strategjike për furnizimin e tregut vendas dhe njëkohësisht si korridor i rëndësishëm për eksportin e produkteve shqiptare drejt tregjeve ndërkombëtare.

Një ndikim të veçantë në rritje ka dhënë intensifikimi i importeve, të cilat janë rritur me 23.7%, duke reflektuar gjallërim të aktivitetit ekonomik dhe rritje të besueshmërisë së Portit të Durrësit si qendër logjistike e rëndësishme në rajon.

Edhe sektori i konteinerëve ka shënuar performancë pozitive. Gjatë janar–nëntorit 2025 janë përpunuar 207,655 TEU, me një rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në terma tonazhi, në Terminalin e Konteinerëve janë trajtuar mbi 1.92 milionë tonë mallra, që përfaqëson një rritje prej 2.9%, duke dëshmuar rritje të qëndrueshme të flukseve të mallrave të konteinerizuara.

/m.m/

The post Mbi 3.5 milionë tonë mallra të përpunuara në Portin e Durrësit deri në nëntor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 23 December 2025Main stream

Zjarrfikësit e Portit të Durrësit pa shtesë page dhe shpërblim: Po na mohohen të drejtat financiare

By: armand
23 December 2025 at 20:19

Zjarrfikësit që shërbejnë në Portin e Durrësit kanë ngritur publikisht shqetësimin e tyre për mosrespektimin e të drejtave financiare, duke denoncuar vonesat dhe mungesën e pagesave që, sipas tyre, u takojnë me ligj. Ata theksojnë se ndihen të diskriminuar dhe të neglizhuar, pavarësisht rrezikut dhe përgjegjësisë së lartë që mbart puna e tyre. Punonjësit e […]

The post Zjarrfikësit e Portit të Durrësit pa shtesë page dhe shpërblim: Po na mohohen të drejtat financiare appeared first on BoldNews.al.

Koçiu inspekton masat për menaxhimin e fluksit në Portin e Durrësit gjatë festave

By: melisa
23 December 2025 at 13:51

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një vizitë inspektuese në Portin e Durrësit, ku u njoh nga afër me masat e ndërmarra për menaxhimin e fluksit të lëvizjeve gjatë periudhës së festave të fundvitit. Gjatë inspektimit, ministrja u shoqërua nga Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, si dhe nga Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu. Koçiu theksoi se Porti i Durrësit…

Source

Before yesterdayMain stream

Porti i Durrësit/ Instituti amerikan: Projekti shkel parimet e BE dhe rrezikon financat publike të Shqipërisë

By: Elva
10 December 2025 at 20:46

Një raport i ri i institutit amerikan “Carnegie Europe” ka ngritur alarmin për mënyrën se si po realizohet projekti 2 miliardë eurosh “Durrës Yachts and Marina”, duke e cilësuar atë si një shembull të “kapitalit gërryes” që shfrytëzon dobësitë institucionale dhe rrezikon financat publike. Në analizën e publikuar nga “Carnegie Europe”, theksohet se marrëveshja mes […]

The post Porti i Durrësit/ Instituti amerikan: Projekti shkel parimet e BE dhe rrezikon financat publike të Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes pas vdekjes së marinarit në Portin e Durrësit

10 December 2025 at 13:18

Një 24-vjeçar nga Azerbajxhani humbi jetën të dielën e 7 dhjetorit, në një anije me flamur panamez të ankoruar në Portin e Durrësit, pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës si marinar. I riu u transportua menjëherë drejt spitalit të Durrësit, por ndërroi jetë rrugës për në urgjencë. Pas  hetimeve për […]

The post Arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes pas vdekjes së marinarit në Portin e Durrësit appeared first on Reporter.al.

Sekuestrohen lëndë narkotike, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit, policia arreston 42-vjeçarin

By: V K
10 December 2025 at 09:55

Këtë të mërkurë, policia ka vënë në pranga një 42-vjeçar në Portin e Durrësit, pasi në autobusin që ai drejtonte u gjetën armë zjarri, euro dhe drogë.

Burime zyrtare bënë me dije se, pas hekurave ra shtetasi me inicialet D.F.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Full scan”. Sekuestrohen drogë, armë zjarri, bizhuteri dhe vlera monetare. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për futje të lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe vlerave monetare, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Full scan”.

Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, ushtruan kontroll të imtësishëm në hyrje, në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në autobusin që drejtohej nga shtetasi D. F.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit D. F., në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

The post Sekuestrohen lëndë narkotike, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit, policia arreston 42-vjeçarin appeared first on Albeu.com.

Durrësi ‘han pa porta’! Si u zbuluan pajisjet e përgjimit në furgonin e karabinierëve italianë të Gjadrit

By: Elva
9 December 2025 at 22:15

Nga Elton Qyno Ndërtimi i kampit të emigrantëve Afrikanë në Gjadër të Lezhës, ka sjellë një situatë të pazakonshme, disa ditë më pare, kur policia e Kufirit në Durrës, zbuloi në një furgon aparatura përgjimi, kufje, GPS-a, pinca, kaçavida dhe tela. Përtej debateve politike në dy vendet Itali-Shqipëri, tashmë kampi i Gjadrit është kthyer një […]

The post Durrësi ‘han pa porta’! Si u zbuluan pajisjet e përgjimit në furgonin e karabinierëve italianë të Gjadrit appeared first on BoldNews.al.

Vdekja e elektriçistit në anijen panameze në Portin e Durrësit, arrestohen kapiteni dhe inxhinieri

By: Ela
9 December 2025 at 12:37

Një tragjedi ka ndodhur ditën e dielë në Portin e Durrësit, ku një elektriçist 24-vjeçar nga Azerbajxhani humbi jetën pasi u godit nga rryma elektrike. Avaz Yafarov po punonte në bord të anijes “Kyebele” me flamur panamez, ku edhe pësoi incidentin fatal që i mori jetën gjatë detyrës. Në lidhje me këtë ngjarje, në pranga […]

The post Vdekja e elektriçistit në anijen panameze në Portin e Durrësit, arrestohen kapiteni dhe inxhinieri appeared first on BoldNews.al.

Pajiset përgjuese në Durrës, Dervishi: Pati debat mes autoriteteve shqiptare dhe italiane

By: Elva
8 December 2025 at 21:53

Gazetari Ferdinand Dervishi ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e tre shtetasve italianë që u ndaluan në Portin e Durrësit me një pajisje përgjuese të sofistikuar. Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Dervishi konfirmoi se pajisja ishte futur në Shqipëri pa autorizim dhe se çështja ka shkaktuar një debat të madh mes […]

The post Pajiset përgjuese në Durrës, Dervishi: Pati debat mes autoriteteve shqiptare dhe italiane appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ E zë korenti teksa po punonte, humb jetën 24-vjeçari në portin e Durrësit

By: armand
7 December 2025 at 18:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Portin e Durrësit, ku një anëtar i ekuipazhit të një anijeje ka humbur jetën tragjikisht gjatë procesit të punës. Viktima është Avaz Yafarov, 24 vjeç, me shtetësi azere, pjesë e ekuipazhit të anijes tregtare “Kyebele”. Ngjarja ndodhi në kalatën nr. 2, ku anija ishte e […]

The post E rëndë/ E zë korenti teksa po punonte, humb jetën 24-vjeçari në portin e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

“Jemi Guardia Di Finanza!”/ Ndalohet një automjet me pajisje përgjimi në Portin e Durrësit

By: Elva
6 December 2025 at 21:20

Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka ndaluar një automjet që transportonte pajisje të dyshuara për përgjim. Sipas raportimeve në media automjeti kishte mbërritur me traget nga Ancona e Italisë dhe në të udhëtonin tre shtetas italianë, të cilët gjatë kontrollit janë prezantuar si punonjës të Guardia di Finanza. Gjatë verifikimeve, policia ka konstatuar se […]

The post “Jemi Guardia Di Finanza!”/ Ndalohet një automjet me pajisje përgjimi në Portin e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

“Jemi nga Guardia di Finanza”, ndalohet një makinë me pajisje përgjimi në Portin e Durrësit

By: M C
6 December 2025 at 19:21

Policia Kufitare e Durrësit, mbrëmjen e sotme ka ndaluar një automjet që transportonte disa pajisje të dyshuara për përgjim.

U mësua se automjeti vinte nga Ancona drejt Durrësit, kishte tre persona që prezantuan veten si punonjës të Guardia di Finanza.

Bëhet me dije se tre personat janë kthyer mbrapsht, ndërsa pajisjet janë sekuestruar.

Ende mbetet e paqartë arsyeja pse tre të dyshuarit nuk janë ndaluar nga autoritetet shqiptare.

The post “Jemi nga Guardia di Finanza”, ndalohet një makinë me pajisje përgjimi në Portin e Durrësit appeared first on Albeu.com.

Berisha në SPAK: Porti i Durrësit administrohet nga Troplinët, prej 4 vitesh nuk kapet asnjë kg kokainë

By: Ela
1 December 2025 at 10:26

Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me dosjen “Partizani”. Kreu i PD ka folur për mediat, pasi ka lënë ambientet e SPAK duke thënë se prej gati 4 vitesh nuk është kapur asnjë kilogramë kokainë në Portin e Durrësit pasi, sipas tij, […]

The post Berisha në SPAK: Porti i Durrësit administrohet nga Troplinët, prej 4 vitesh nuk kapet asnjë kg kokainë appeared first on BoldNews.al.

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

By: Brisi
16 November 2025 at 13:09

Një 25-vjeçar italian, marinar i tragetit Durrës-ANkona është arrestuar nga Policia pasi akuzohet për transport të lëndëve narkotike. Sipas Policisë, i riu u kap në ambientet e terminalit të pasagjerëve të Portit Durrës, duke tentuar të kalonte një pako me lëndë narkotike në formë boçeje, të dyshuar kanabis. Ai është arrestuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve […]

The post Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona appeared first on BoldNews.al.

Malaj: Porti i Durrësit, motor i ekonomive shqiptare në rajon

29 October 2025 at 09:38

PRISHTINË, 29 tetor /ATSH/ Shqipëria dhe Kosova komunikojnë në të gjitha fushat, duke përfshirë ato politike dhe ekonomike dhe kanë marrëveshje, shumë prej të cilave kanë gjetur zbatim. Ndërkohë, po punohet intensivisht për funksionalizimin e Dhomës Ekonomike dypalëshe.

Kështu ka thënë Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj gjatë një pritje për bizneset shqiptare të cilat operojnë në Kosovë.

Malaj u shpreh se duhet të ketë komunikim të vazhdueshëm që bizneset të zhvillohen edhe më shumë.

“Shqipëria dhe Kosova janë në një partneritet të vazhdueshëm. Shqipëria dhe Kosova komunikojnë në të gjitha fushat, politike, të biznesit, me marrëveshje të shumta të cilat shumica e tyre kanë gjetur zbatim dhe nga ana tjetër, ne si përfaqësues të shtetit shqiptar na ngelet që të kemi komunikime të vazhdueshme me të gjithë ata që operojnë në Kosovë. Sot ne kemi një takim të parë të kësaj natyre me bizneset nga Shqipëria që operojnë në Kosovë. Ju jam mirënjohës të gjithëve për gjithçka bëjnë në këtë pikëpamje të këtij bashkëpunimi ekonomik, tregtar dhe biznesi mes Shqipërisë dhe Kosovës”, tha ai.

Ambasadori Malaj komentoi edhe emërimin e ish-ministrit të Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu në krye të portit të Durrësit, duke thënë se është i lumtur për një gjë të tillë, duke theksuar se ai port është jo vetëm i Shqipërisë, por i gjithë shqiptarëve.

“Po shkëlqyer, Liburni është miku im. Unë kam uruar Liburnin, e kam marrë në telefon e kam uruar dhe jam shumë i kënaqur. Ai port siç u tha edhe sot në prezantimin e Liburnit nga zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, ai port nuk është vetëm i Shqipërisë, ai port është i shqiptarëve, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, pra është i të gjithëve dhe aty lëviz gjithçka. Është motori i ekonomive të vendeve respektive”, tha Malaj.

Ndër të tjera, Malaj tha se ambasada po bën punë intensive për të funksionalizuar dhomën ekonomike dypalëshe, e cila sipas tij, do të thellojë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve.

/KosovaPress/

The post Malaj: Porti i Durrësit, motor i ekonomive shqiptare në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: Nën drejtimin e Ballukut, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë për kartelet e drogës

By: armand
28 October 2025 at 15:54

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke e akuzuar se nën drejtimin e saj Porti i Durrësit është kthyer në “strehë të sigurt për kartelet shqiptare të drogës”. Bardhi theksoi se kjo situatë është bërë me “bekimin e kryeministrit Edi Rama”, ndërsa […]

The post Bardhi: Nën drejtimin e Ballukut, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë për kartelet e drogës appeared first on BoldNews.al.

Analisti nga Shqipëria kritikon emërimin e Liburn Aliut në Portin e Durrësit, thotë se ai nuk di as not

28 October 2025 at 14:40


Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një konferencë për media ka zyrtarizuar emërimin e ish-ministrit të Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, në krye të Portit të Durrësit.

Megjithatë, një ditë para zyrtarizimit të këtij emërimi, analisti politik në Shqipëri, Fatmir Merkoçi, ishte mjaft kritik në qëndrimin e tij lidhur me vendosjen e Aliut në këtë post, transmeton Telegrafi.

Gjatë një emisioni televiziv në Shqipëri, Merkoçi deklaroi se Liburn Aliu “nuk e njeh terrenin”, duke shtuar se “ai nuk di asgjë”.

“Është e turpshme të vjen një njëri si drejtor i Portit, që nuk di not. Ai nuk dinë as not, një kosovar të vjen këtu dhe të bëhet drejtor në një pikë strategjike. Ai nuk dinë asgjë, qoftë i shkëlqyer në shkollë, ai nuk din asgjë për terrenin këtu”, potencoi ai.

Ndryshe, ish-ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, ka folur pas zyrtarizmit të tij si drejtor i Portit të Durrësit, duke e cilësuar këtë si një detyrë të rëndësishme dhe sfiduese, që ka për synim modernizimin e portit më të madh në Shqipëri dhe rajon.

Videon e analistit mund ta gjeni duke klikuar këtu./Telegrafi/


Pas emërimit drejtor i Portit të Durrësit, Aliu: Port i shqiptarëve dhe arterie ekonomike për Kosovën

28 October 2025 at 10:53


Ish-ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, ka folur pas zyrtarizmit të tij si drejtor i Portit të Durrësit, duke e cilësuar këtë si një detyrë të rëndësishme dhe sfiduese, që ka për synim modernizimin e portit më të madh në Shqipëri dhe rajon.

Në fjalën e tij, Aliu shprehu mirënjohje ndaj Qeverisë së Shqipërisë dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila firmosi emërimin e tij në këtë detyrë.

“Jam shumë i nderuar që jam sot këtu dhe jam i nderuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, nga zëvendëskryeministrja Balluku, për një detyrë që më është dhënë e besuar dhe që është mjaft sfiduese,” tha Aliu.

Ai shtoi se ky besim përbën edhe një përgjegjësi të madhe, duke e theksuar identitetin e tij si pjesë e të dy anëve të kombit.

“Falënderoj Qeverinë e Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Balluku që ma besuan këtë detyrë. Këtu më shihni që jam prej Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë - nuk është e lehtë, por gjithsesi këtë detyrë do ta bëjmë bashkë dhe shpresoj të kemi sukses”, deklaroi ai.

Duke e cilësuar Portin e Durrësit si një pasuri kombëtare e rajonale, Aliu theksoi rëndësinë e tij për ekonominë e Kosovës dhe bashkëpunimin ndërshqiptar.

“Porti i Durrësit vërtetë nuk është vetëm port i Shqipërisë, është port i gjithë shqiptarëve, i rajonit. Sot, Kosova pothuajse pjesën dërrmuese të mallrave e merr nga ky port”, tha Aliu.

Ai nënvizoi se modernizimi i portit është i domosdoshëm për ta bërë atë konkurrues në nivel rajonal

“Është e domosdoshme që ky port të modernizohet në shkallën që të jetë sfidues dhe konkurrues me gjithë rajonin”, u shpreh ish-ministri kosovar.

Duke folur për bashkëpunimin me zëvendëskryeministren Balluku, Aliu theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë krijuar një platformë të përbashkët për zhvillimin e transportit në gjithë rajonin.

Në fund, ai shtoi se zhvillimi i portit do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në sigurinë rajonale, përmes ndërtimit të Portit të NATO-s, që do të jetë pranë terminalit tregtar.

“Porti i NATO-s, që do të jetë krahas portit të mallrave, do të ndihmojë gjithë rajonin që të ketë siguri më të madhe,” përfundoi ai.

Durrës/ Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit duke i fshehur në kamionë, arrestohen dy shoferët

By: armand
13 October 2025 at 16:27

Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Rolet”, duke goditur një rast të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe duke arrestuar dy drejtues kamionësh që transportonin në mënyrë të fshehtë pesë shtetas shqiptarë. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të imtësishme në dalje të territorit shqiptar, në dy kamionë […]

The post Durrës/ Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit duke i fshehur në kamionë, arrestohen dy shoferët appeared first on BoldNews.al.

❌
❌