Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vajza e ish-banorit të BBV 5 shfaqet në studio: Nuk dua të futet më brenda

By: gaze tare
7 January 2026 at 17:11

Armiri është banori që mbrëmë la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ditën e sotme ai ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live” ku foli per eksperiencen e tij.

Ish-banori kishte një surprizë për publikun, pasi u shfaq në ekran së bashku me vajzën e tij, Aura. E vogla u shpreh se e kishte marrë malli për babain dhe se kishte thënë ‘që të mos futej më brenda’.

Armir shtoi se e bija nuk e kishte ndjekur shumë, pasi ishte xheloze, ajo donte që ai të ishte jashtë, ose të hynte vetë ajo në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Sidorela: Aura, si je?

Aura: Mirë

Sidorela: Je rehat këtu në studio?

Aura: Po

Sidorela: Pse erdhe sot me babin? Ça meraku kishe?

Armir: Ça më the të shtëpia ‘s’dua të të lë të futesh më brenda’

Aura: Nuk dua që ta lë të futet më brenda

Sidorela: Pse të mori malli?

Aura: Po

Sidorela: E ke parë babin në “Big Brother”?

Aura: Po

Sidorela: Më the që të ka parë pak

Armir: Po se ishte xheloze, donte të dilja unë ose të vinte ajo aty brenda

Sidorela: Si tu duk babi në Big?

Aura: Mirë.

The post Vajza e ish-banorit të BBV 5 shfaqet në studio: Nuk dua të futet më brenda appeared first on iconstyle.al.

Miri i jep mesazh me kode Selinës: Po vdes të të përqafoj, s’di si po e mbaj veten

By: nilda
6 January 2026 at 12:19

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania situatat dhe tensionet vijojnë të mbajnë gjallë dinamikën e lojës, duke sjellë momente të papritura dhe emocionale. Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh mori një vendim surprizë, duke lejuar banorët e izoluar në dhomën e njohur si “Akuariumi” të rikthehen përkohësisht në shtëpinë e madhe, bashkë me banorët e tjerë. Megjithatë, ky rikthim u shoqërua me një kusht…

Source

Tezja e Selinit mohon thashethemet për Mirin: Nuk mund të ketë pëlqim për babanë e saj

By: gaze tare
28 December 2025 at 16:50

Tezja e Selin Bollatit ka qenë së fundmi e ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, ku ka komentuar eksperiencën e mbesës së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe raportin e saj me Armir Shahinin. Ajo ka shpjeguar se Selin është një vajzë e çiltër, e cila hyri në këtë lojë pa asnjë lloj plani dhe se nuk di të përdorë strategji të komplikuara. “Selin është nisur pa asnjë lloj plani, nuk di të ec me laps dhe letër, një vajzë e çiltër, shumë besnike. Kjo është një lojë. Nuk ishte zgjedhja e saj. Për këtë më vjen keq,” tha ajo.

Sa i përket marrëdhënies së mundshme mes Selin dhe Mirit, tezja e saj ka qenë kategorike. Ajo ka shpjeguar se Selin është rritur në një familje të dashur dhe të fortë dhe ka mohuar thashethemet për një lidhje romantike me Mirin, duke thënë: “Selin është rritur nga një familje shumë e madhe, me dashuri shumë të madhe. Prindërit e Selin i kanë falur dashuri shumë të madhe.” Ajo gjithashtu ka theksuar se nuk mund të ekzistojë asnjë ndjenjë të tillë për babanë e saj dhe ka shtuar: “Kategorikisht unë jam këtu për të mohuar dhe për të shuar disa zëra, sepse kjo është një gjë që duhet të shuhet.”

Tezja e Selin ka kërkuar që spekulimet për një mundësi të tillë të ndalen dhe ka theksuar se kjo është diçka që duhet të mbyllet menjëherë, duke theksuar se babai i Selin është 47 vjeç dhe nuk mund të ketë ndjenja të tilla.

“Nuk mundet Selin të ketë pëlqim për babanë e vet dhe një burrë të martuar që gëzon familje të shëndetshme. Kjo duhet të ndalohet si gjë”.

The post Tezja e Selinit mohon thashethemet për Mirin: Nuk mund të ketë pëlqim për babanë e saj appeared first on iconstyle.al.

"Me mendje e zemër jam atje" - rrëfime nga shqiptarët e Bornovës në Izmir

30 November 2025 at 09:42


Bornova, një nga lagjet më të vjetra të Izmirit, është streha e mijëra shqiptarëve që kanë ardhur këtu gjatë periudhave të ndryshme, shpesh si pasojë e luftërave dhe trazirave.

Përmes rrëfimeve të banorëve shqiptarë, zbulohet historia e migrimit, përpjekja për të ruajtur gjuhën dhe traditat, si dhe mënyra se si kultura e tyre vazhdon të përcillet ndër breza, duke mbajtur gjallë lidhjen me origjinën, shkruan TRT Balkan.

Ky komunitet tregon një pasqyrë unike të jetës së diasporës shqiptare në Turqi dhe përpjekjet për të ndërtuar një identitet të ruajtur mes dy vendeve. /Telegrafi/


Dyshja e re e showbiz-it turk? Një like që ndezi zërat!

By: gaze tare
3 November 2025 at 18:23

Mediat turke kanë shpërndarë lajme të reja që kanë tërhequr vëmendjen e fansave të showbiz-it turk, duke sugjeruar se aktorja e njohur Demet Özdemir dhe futbollisti i Galatasaray, Lucas Torreira, mund të jenë çift i ri. Lajmet për një lidhje mes tyre filluan të qarkullojnë pas një detaji të vogël, që nuk u shpëtoi ndjekësve të tyre.

Një foto e fundit e ndarë nga Demet në Instagram ka tërhequr vëmendjen, pasi Lucas Torreira ka bërë një “like” publikisht, duke u bërë kështu i pari veprim që i ka shtuar dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre. Ky reagim ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ndërkohë që mediat turke kanë filluar të spekulojnë për një romancë të mundshme.

Portali i njohur turk, Magazinane, ka shkruar se ky “like” mund të jetë konfirmimi i lidhjes së tyre, duke përdorur shprehjen “Sevgili olduklarının ilanı gelmiş” (Përkthyer: “Erdhi konfirmimi i lidhjes së tyre”). Ky titull ka shtuar më tej zërat për një lidhje mes aktores dhe futbollistit.

Pavarësisht kësaj, as Demet dhe as Lucas nuk kanë reaguar ende publikisht për të konfirmuar nëse ka një lidhje romantike mes tyre. Megjithatë, fansat e kanë mbushur rrjetet sociale me pyetje dhe komente, duke pritur me padurim të mësojnë nëse dyshja do të pranojë publikisht lidhjen e tyre.

The post Dyshja e re e showbiz-it turk? Një like që ndezi zërat! appeared first on iconstyle.al.

Shifra marramendëse - katër aktorët më të paguar në serialet turke

26 October 2025 at 18:45


Në bazë të raportimeve të mediave turke, aktorët kryesorë të serialeve turke që marrin pagat më të larta janë Kenan Imirzalioglu, Afra Saraçoglu, Demet Ozdemir dhe Çagatay Ulusoy.

Këta aktorë janë bërë emra të njohur jo vetëm në Turqi, por edhe ndërkombëtarisht, falë projekteve të suksesshme dhe performancave të tyre të jashtëzakonshme.

Kenan

Pagat për episod (në Euro):

Kenan Imirzalioglu: rreth 117.000 euro

Afra Saraçoglu: rreth 65.000 euro

Demet Ozdemir: rreth 52.000 euro

Çagatay Ulusoy: rreth 84.000 euro

Afra

Këto shifra tregojnë se këta aktorë janë ndër më të paguarit në industrinë e serialeve turke, duke pasqyruar popullaritetin dhe ndikimin e tyre në suksesin e projekteve.

Serialet turke kanë fituar një audiencë ndërkombëtare, duke përfshirë vende si Shqipëria, Kosova, ku aktorët kryesorë janë bërë emra të njohur dhe të vlerësuar.

Demet

Përveç pagave të larta, ata vazhdojnë të luajnë në projekte të reja dhe tërheqin vëmendjen e fansave dhe mediave. /Telegrafi/

Çagatay

Përurimi i rrjetit të ri të ujësjellësit, përfitojnë disa fshatra të Fushë Kosovës

7 October 2025 at 19:27


Sot (7 tetor), me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u bë përurimi i rrjetit të ri të ujësjellësit në fshatrat Lismir, Bardh i Madh, Grabovc dhe Sllatinë, projekt që do të përfitojë mbi 10,000 banorë të zonës.

Në ceremoni morën pjesë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, udhëheqësi për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Valon Prebreza, si dhe kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu, përfaqësues të institucioneve të tjera dhe një numër i madh banorësh, përcjell Telegrafi.



Konsumatorët e këtyre fshatrave do të furnizohen me ujë nga liqeni i Ujmanit përmes ITU Shkabaj. Aktualisht, furnizimi me ujë të pijshëm është siguruar për fshatrat Bardh i Madh, Lismir dhe Grabovc, ndërsa shumë shpejt do të përfshihen edhe Bardhi i Vogël dhe Pomozoti.

Ky projekt është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Ambientit dhe Mjedisit, përmes fondeve të investuara në ndërtimin e sistemit të pompave dhe rezervuarit në Lismir, duke përmirësuar ndjeshëm furnizimin me ujë për banorët e zonës.

KRU “Prishtina” ka theksuar përkushtimin e saj për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pijshëm, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe partnerët donatorë. /Telegrafi/

Ndezja e flakëve pjesë e masave kundër zjarrit në pyje

7 October 2025 at 12:27

Pretendimi: Kjo video tregon autorin e zjarreve që përfshinë Izmirin, Turqi, në qershor 2025

Verdikti: E pavërtetë

————————————————-

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon “autorin” e zjarreve që përfshinë Izmirin në qershor të këtij viti. Video tregon një person që ndez një zjarr në bimësinë e një kodre.

Postimi i referohet zjarrit pyjor që shpërtheu në lagjen Aliaga të Izmirit më 25 qershor 2025.

Megjithatë, Qendra për Luftimin e Dezinformimit (DMM), e lidhur me Policinë Kombëtare Turke, mohoi se personi në video ishte zjarrvënësi që shkaktoi zjarret.

Në një deklaratë në llogarinë e saj në X/Twitter, DMM deklaroi: 

“Është përcaktuar se një imazh i përpjekjeve për kontrollin e zjarrit në İzmir-Aliağa-Bozköy, i cili qarkulloi në mediat sociale dhe platforma të ndryshme, është shpërndarë me pretendimin se dikush i ka vënë flakën qëllimisht pyllit. 

Autoritetet zbatuan qëllimisht metodën e ‘kundërzjarrit’ për të parandaluar përhapjen e zjarrit pyjor që shpërtheu në İzmir-Aliağa-Bozköy më 22-25 qershor 2025. 

Ekipet e zjarrfikësve kryen në mënyrë strategjike djegie të kontrolluara në zona të caktuara për të parandaluar përhapjen e flakëve në zona më të mëdha; kjo metodë synonte të ndalonte përparimin e zjarrit dhe ta vinte atë nën kontroll.”

Deklarata e DMM

The post Ndezja e flakëve pjesë e masave kundër zjarrit në pyje appeared first on Faktoje.al.

Fabrika e Shkabajt sjell ujë të pijshëm për disa fshatra të Fushë Kosovës

6 October 2025 at 14:24


Ekipet teknike të KRU “Prishtina”, së bashku me kontraktorin dhe menaxhmentin e kompanisë, kanë nisur sot testimin e furnizimit me ujë të pijshëm nga Fabrika e Shkabajt për lokalitetet Grabovc, Lismir dhe Bardh i Madh.

Sipas njoftimit nga ndërmarrja, aktualisht me ujë të pijshëm janë furnizuar fshatrat Bardhi i Madh, Lismiri dhe Grabovci, ndërsa shumë shpejt pritet që rrjeti të shtrihet edhe në Bardhin e Vogël dhe Pomozot.



Ky projekt është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, përmes fondeve që kanë mundësuar ndërtimin e sistemit të pompave dhe rezervuarit në fshatin Lismir – investim që do të përmirësojë dukshëm cilësinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë për banorët e zonës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka theksuar se mbetet e përkushtuar të sigurojë furnizim të pandërprerë dhe cilësor me ujë për të gjithë konsumatorët, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe partnerët donatorë. /Telegrafi/

Fatmir Hysenbelliu reagon sërish ndaj Angela Martinit: Mos u merni me një Buçe!

By: D Marku
22 September 2025 at 20:00

Fatmir Hysenbelliu ka reaguar sërish pas postimeve të fundit të Angela Martinit, duke përdorur gjuhë të fortë dhe duke mbrojtur imazhin e tij dhe të familjes. Në një deklaratë publike në rrjetet sociale, reperi e ka quajtur situatën “një sulm të orkestruar nga një femër e pa moralshme” dhe ka theksuar se nuk do ta lejojë që dikush të dëmtojë reputacionin e tij ose të familjes së tij.

Ai gjithashtu ka adresuar akuzat që i janë bërë, duke i konsideruar të pavërteta, dhe ka vënë në dukje se nuk ka bërë kurrë keq askujt. Fatmiri i ka kërkuar Angela-s dhe të tjerëve që të përdorin prova të qarta nëse kanë akuza konkrete, duke paralajmëruar se shpifjet do të ndjeken ligjërisht. Në mesazhin e tij, ai ka përmendur gjithashtu se do të angazhojë avokatët për të ndjekur çdo shpifje dhe ka falënderuar ndjekësit që i kanë shkruar mesazhe mbështetëse.

“Nje sulm i orkestruar nga nje femer e pa moralshme me dike qe mund kete pas saj per te demtuar imazhin tim ose familjes time nuk do e lejoj! Kush me njeh mire e di cfare edukate dhe formati kam! Te vij zor kur ke dhe vete partner, prind dhe vella dhe te besh akuza te pa verteta! Mos te kane premtuar edhe ty investitor strategjik qe ben kshu?
Nuk i kam bere keq njeriu deri me sot kerko sa te duash jam i hapur per kete gje! Po mbase duhet te pyes une me sa meshkuj ke vajtut per perfitime financiare dicka qe me mua nuk e arrite dot! Faleminderit gjithe ju qe me keni shkruar mesazhe mbeshtetese dhe me thoni mire mos u merni me nje Buçe!

Per burg e di mire ti kush eshte ai qe e arreston cdo vite cdo vend botes! Nese ke dicka nxire me emer mbiemer mos u mer me shpifje dhe perdor shoqet e showbiz qe te suportojn! Kujdes sepse dhe per shpifje perfundon ne burg nga ky moment do meren avokatet e mi me keto shpifje!“

The post Fatmir Hysenbelliu reagon sërish ndaj Angela Martinit: Mos u merni me një Buçe! appeared first on Albeu.com.

SHBA – Trump: Katari një aleat i shkëlqyer, Netanyahu të jetë më i kujdesshëm

15 September 2025 at 13:33

UASHINGTON, 15 shtator /ATSH-ANSA/ – Ata duhet të bëjnë diçka për Hamasin, por Katari ka qenë një aleat i shkëlqyer i Shteteve të Bashkuara dhe shumë të tjerë nuk e dinë këtë, u tha gazetarëve presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ia thashë emirit, për të cilin mendoj se është një person i mrekullueshëm, me të vërtetë. Thashë se ata kanë nevojë për marrëdhënie më të mira me publikun, sepse nuk i kuptojnë shumë mirë marrëdhëniet me publikun. Dua të them, njerëzit flasin shumë keq për ta. Katari ka qenë një aleat i shkëlqyer, kështu që Izraeli dhe të gjithë ne të tjerët, duhet të jemi të kujdesshëm. Kur sulmojmë njerëz, duhet të jemi të kujdesshëm”, shtoi ai.

Trump foli gjithashtu edhe për Ukrainën në takimin me emirin e Katarit.

”Sanksionet evropiane kundër Rusisë nuk janë mjaftueshëm të ashpra”, tha ai duke përsëritur kërkesën e tij që aleatët e NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës ruse dhe të vendosin tarifa për Kinën.

“Nëse e quani një samit apo thjesht një takim, nuk ka rëndësi, por ndoshta do të duhet t’i bind, sepse ata e urrejnë njëri-tjetrin aq shumë sa mezi flasin. Ata janë të paaftë të flasin me njëri-tjetrin, urrejtja midis Putinit dhe Zelenskyt është e paimagjinueshme”, shtoi presidenti amerikan para gazetarëve, kur e pyetën nëse do të ishte e nevojshme të organizohej një samit për të ndërmjetësuar midis Rusisë dhe Ukrainës./  a.jor.

The post SHBA – Trump: Katari një aleat i shkëlqyer, Netanyahu të jetë më i kujdesshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turqi/ Sulm me ar*ë ndaj një komisariati në Izmir, vri*en dy policë

By: armand
8 September 2025 at 18:51

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte ndaj një komisariati policie në qytetin e Izmirit, në Turqi, ku për pasojë kanë humbur jetën dy efektivë policie, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen Balçova, ku sipas mediave vendase, një 16-vjeçar ka hapur zjarr ndaj […]

The post Turqi/ Sulm me ar*ë ndaj një komisariati në Izmir, vri*en dy policë appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Pakistan dhe në Kashmir shkaktojnë mbi 300 të vdekur

By: armand
16 August 2025 at 18:57

Të paktën 307 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani, me shumicën e viktimave në provincën malore Khyber Pakhtunkhua. Në këtë rajon janë dëmtuar të paktën 74 shtëpi, ndërsa një helikopter shpëtimi u rrëzua, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit. Në Kashmirin e administruar […]

The post Përmbytjet në Pakistan dhe në Kashmir shkaktojnë mbi 300 të vdekur appeared first on BoldNews.al.

Përmbytje shkatërruese në Kashmir, 60 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

By: gaze tare
15 August 2025 at 12:10

Një përmbytje e papritur ka shkaktuar një tragjedi të madhe në Kashmirin e administruar nga India, ku të paktën 60 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten në fshatin Chositi, i cili ndodhet në distriktin Kishtwar, një zonë malore e njohur si një ndalesë e rëndësishme për pelegrinët hindu që udhëtojnë drejt faltores së Machail Mata në Himalaje.

Autoritetet lokale kanë raportuar se më shumë se 100 persona janë plagosur, dhe dhjetëra të tjerë janë ende nën rrënoja. Shumë prej të mbijetuarve janë transportuar në spitalin e distriktit për trajtim mjekësor. Kryeministri i Xhamu dhe Kashmirit, Omar Abdullah, konfirmoi bilancin tragjik gjatë një fjalimi për Ditën e Pavarësisë në Srinagar, duke theksuar se operacionet e kërkim-shpëtimit janë intensifikuar dhe do të vazhdojnë në orët në vijim.

Sipas dëshmive nga terreni, një rrëke e madhe uji, balte dhe mbeturinash u shkarkua me shpejtësi të madhe nga një kodër, duke përfshirë dhjetëra persona dhe duke shkatërruar gjithçka në rrugën e saj. Chositi, si pika e fundit e aksesueshme me automjet për pelegrinët që udhëtojnë drejt faltores, ishte mbushur me vizitorë në momentin e përmbytjes.

The post Përmbytje shkatërruese në Kashmir, 60 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët dalin të panikosur nga ndërtesat

By: Elva
10 August 2025 at 22:54

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e sotme provincën Balıkesir në Turqi, me epiqendër rrethin Sındırgı. Lëkundjet u ndjenë edhe në Stamboll dhe Izmir, duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave dhe panik mes banorëve. Pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur produktet binin nga raftet dhe qytetarët largoheshin të […]

The post VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët dalin të panikosur nga ndërtesat appeared first on BoldNews.al.

Hapet pikë e përkohshme kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

TIRANË, 22 korrik /ATSH/ Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njoftoi sot për hapje për qarkullim të përkohshëm (sezonal) të PKK Strazimir, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit, kjo pikë do të jetë e hapur nga data 25 korrik deri më 25 shtator 2025.

“Pika e Kalimit Kufitar e përcaktuar me këtë Vendim hapet për aktivitet dhe manifestime kulturore, shkencore, profesionale, sportive dhe/apo turistike”, thuhet në vendim.

/KosovaPress/

The post Hapet pikë e përkohshme kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Autoritetet turke në Izmir arrestuan ish-kryebashkiakun dhe 120 anëtarë të opozitës

1 July 2025 at 15:29

Autoritetet turke arrestuan sot ish-kryebashkiakun e Izmirit, Tunç Sawyer, si dhe 120 zyrtarë të tjerë komunalë të opozitës për dyshime për korrupsion.

Policia arrestoi 120 zyrtarë të Partisë Republikane Popullore (CHP) në opozitë, përfshirë Sawyer dhe udhëheqësin provincial të partisë, Senol Aslanoglu, raportoi agjencia shtetërore Anadolu.

Prokuroria Publike e Izmirit ka lëshuar urdhër-arreste për një total prej 157 zyrtarësh si pjesë e një hetimi për manipulim të dyshuar të tenderëve komunalë dhe mashtrim.

Zyrtarët nga bashkitë e kontrolluara nga CHP në Stamboll dhe gjetkë janë përballur me valë arrestimesh këtë vit, përfshirë kryetarin e bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua në mars për akuza për korrupsion, duke shkaktuar protesta masive në rrugë.

Imamoglu është rivali kryesor i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe u nominua zyrtarisht si kandidat presidencial i partisë së tij pasi u burgos.

Zgjedhjet e ardhshme në Turqi janë planifikuar për vitin 2028, por mund të mbahen më herët, raporton AP.

Sipas sondazheve të opinionit, shumë njerëz në Turqi besojnë se arrestimet janë të motivuara politikisht, por qeveria e Erdoganit pretendon se gjykatat janë të paanshme dhe të lira nga përfshirjet politike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Autoritetet turke në Izmir arrestuan ish-kryebashkiakun dhe 120 anëtarë të opozitës appeared first on Euronews Albania.

Zjarret në Turqi, mbi 50 mijë qytetarë të evakuar nga Izmiri, Manisa dhe Hatay

By: Elva
1 July 2025 at 09:12

Mbi 50 mijë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në provincat Izmir, Manisa dhe Hatay, për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë këto zona gjatë ditëve të fundit. Lajmi u konfirmua këtë të hënë nga Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive (AFAD), përmes një deklarate zyrtare në rrjetin social X. Sipas autoriteteve, evakuimi […]

The post Zjarret në Turqi, mbi 50 mijë qytetarë të evakuar nga Izmiri, Manisa dhe Hatay appeared first on BoldNews.al.

Situatë apokaliptike nga zjarret në Turqi, evakuohen mbi 50 mijë persona

By: fra nc
30 June 2025 at 16:22

Më shumë se 50,000 qytetarë janë detyruar të braktisin banesat e tyre si pasojë e zjarreve të fuqishme që kanë përfshirë provincat e Izmirit, Manisës dhe Hatayt në Turqi. Shifrat janë konfirmuar këtë të hënë nga Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive (AFAD), e cila përmes një deklarate në rrjetin social X, bëri të ditur se “mbi 50,000 qytetarë nga 41 zona të ndryshme janë zhvendosur përkohësisht në vende më të sigurta”.

Në Izmir, flakët vijojnë të përhapen për të dytën ditë me radhë, ndërsa përpjekjet për shuarjen e tyre po pengohen nga era e fortë, ka bërë të ditur Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve. Autoritetet vendore dhe ekipet e emergjencës janë angazhuar në terren për të kontrolluar situatën dhe për të mbrojtur komunitetet e rrezikuara.

Sipas mediave turke, dhjetëra mjete zjarrfikëse, helikopterë dhe avionë janë mobilizuar për të përballuar përhapjen e shpejtë të flakëve, ndërsa banorët e zonave më të prekura po transportohen në qendra strehimi të përkohshme. Autoritetet kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe i kanë bërë thirrje popullsisë që të ndjekë udhëzimet e emergjencës dhe të shmangë zonat e rrezikuara.

Massive Fires in Turkey

The Minister İbrahim Yumaklı recently stated that there are 77 acvive Forrest fires, and nine of the fires are currently extremely large.

The Manisa Akhisar, İzmir Kuyucak, and Doğanbey fires are still out of control.#Turkey #Fires #izmir pic.twitter.com/QDIe3wToRE

— Chyno News (@ChynoNews) June 29, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post Situatë apokaliptike nga zjarret në Turqi, evakuohen mbi 50 mijë persona appeared first on Euronews Albania.

Flakët “pushtojnë” Turqinë, 77 zjarre aktive në 24 orë, Izmiri kthehet ne “ferr”

By: Elva
30 June 2025 at 09:28

Teksa e gjithë Europa është nën pushtimin e të nxehtit. Turqia po përballet me një valë shkatërruese zjarresh pyjore që kanë përfshirë rajonet Izmir, Denizli, Aydın dhe Manisa gjatë 24 orëve të fundit. Në Izmir, flakët shpërthyen në kufijtë e rajoneve Menderes dhe Seferihisar, duke arritur deri në zonat e banuara. Autoritetet kanë evakuuar të paktën […]

The post Flakët “pushtojnë” Turqinë, 77 zjarre aktive në 24 orë, Izmiri kthehet ne “ferr” appeared first on BoldNews.al.

❌
❌