Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kush shënon më shumë gola? Interi dhe Juventusi janë në krye të Italisë, por PSG kryeson Evropën

By: gaze tare
15 December 2025 at 20:09

Golden State Warriors ndërtuan një dinasti që për vite me radhë dominoi NBA-n, duke “gëlltitur” kundërshtarët mbi një parim të thjeshtë, por revolucionar: forca në numër. Një filozofi që theksonte kolektivin mbi yjet individualë dhe që sot po gjen zbatim të plotë edhe në futbollin modern.

Me kalendarë gjithnjë e më të ngarkuar dhe ndeshje që shtohen sezon pas sezoni, skuadrat elitare nuk mund të mbështeten më vetëm te formacioni titullar. Alternativat janë bërë thelbësore për të ruajtur intensitetin dhe nivelin e lartë të performancës.

Interi e ka mësuar këtë leksion në mënyrën më të vështirë. Sezonin e kaluar, kilometrat e shumtë të yjeve u paguan shtrenjtë, me skuadrën që mbërriti e rraskapitur në momentet vendimtare. Këtë vit, panorama ka ndryshuar rrënjësisht.

Te Nerazzurrët, kontributi nuk vjen më vetëm nga titullarët. Nga Pio Esposito te Ange-Yoan Bonny, duke kaluar te Petar Sučić, edhe ata që dikur konsideroheshin thjesht “rezerva” po bëhen pjesë aktive e suksesit.

Shifrat flasin qartë: këtë sezon, në të gjitha kompeticionet, Interi ka pasur 14 golashënues të ndryshëm. Një arritje që në Itali është barazuar vetëm nga Juventusi dhe që mbetet e rrallë edhe në arenën evropiane. Milani ndalet në 13, falë edhe dy golave të Davide Bartesaghi-t, ndërsa Napoli ka “vetëm” 10 lojtarë të ndryshëm në listën e shënuesve.

Në pesë ligat kryesore evropiane, pak skuadra arrijnë këto nivele shpërndarjeje të golave. Barcelona ka 11 golashënues të ndryshëm, Real Madridi 12. Në Spanjë spikat Atletico Madridi i Diego Simeones me 15.

Gjigantë si Manchester City, Arsenal dhe Bayern Munich nuk e kalojnë shifrën 13. Në Premier League, Chelsea i Enzo Marescas shënon më shumë: 17 golashënues të ndryshëm, por me dy ndeshje më shumë të luajtura sesa Interi dhe Juventusi (24 kundrejt 22).

Veçanërisht mbresëlënës është rasti i Brighton: në vetëm 19 ndeshje, ata kanë regjistruar po aq golashënues sa Chelsea, 17.

Në krye të kësaj statistike qëndron Paris Saint-Germain. I detyruar edhe nga një valë dëmtimesh, Luis Enrique ka aktivizuar një numër të madh lojtarësh, përfshirë elementë nga ekipi i të rinjve që kanë dhënë përgjigje befasuese: nga Mbaye dhe Mayulu te Quentin Ndjantou Mbitcha.

Rezultati? 19 golashënues të ndryshëm në gjysmën e sezonit një rekord absolut mes pesë ligave më të forta të Evropës. Një shifër që përfaqëson në mënyrë perfekte filozofinë e re të klubit parizien: largimi nga superyjet si Mbappé, Messi dhe Neymar për t’i hapur rrugë kolektivit mbi individin. Dhe historia rikthehet sërish te e njëjta ide themelore: forca në numra.

The post Kush shënon më shumë gola? Interi dhe Juventusi janë në krye të Italisë, por PSG kryeson Evropën appeared first on iconstyle.al.

Pas zgjedhjeve lokale, LVV rikthen në garë për deputetë shtatë kandidatë që ishin për kryetarë komunash

8 December 2025 at 08:43


Tashmë të gjitha partitë kanë publikuar listën prej 110 deputetëve që do të garojnë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare që mbahen më 28 dhjetor.

Kosova vuajti për gati një vit për një Qeveri, pasi zgjedhjet e rregullta të mbajtura më 9 shkurt 2025, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje - nuk ia doli të formonte qeverinë, madje as opozita nuk ishte e disponimit që të krijonte në anën tjetër një marrëveshje mes tyre.

Kështu, mbi dhjetë muaj, Kosova ka mbetur peng e mosmarrëveshjeve mes partive politike, duke humbur shumë grande ndërkombëtare dhe marrëveshje tjera të mëdha, raporton Telegrafi.

Vendi ynë më pas, më 12 tetor u fut në Zgjedhjet Lokale, të cilat përfunduan pas 9 nëntorit, atëherë kur u mbajtë edhe balotazhi, për të përcaktuar kryetarët për katër vitet e ardhshme.

Kur jemi te garat që zhvilluan kryetarët, në listat aktuale për deputetë, janë përfshirë edhe disa emra që ishin në garë për kryetar komune.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, garës për deputetë i kanë rihyrë Hajrulla Çeku, Artan Abrashi, Ardian Gola, Taulant Kelmendi, Rufki Suma, Ilir Qeriqi, Ali Dula.

Në total janë shtatë kandidatë për kryetarë komunash, që tani kanë vendosur të testojnë vetën edhe në garë për deputetë. /Telegrafi/

Protagonist absolut me 5 gola në 3 ndeshjet e fundit/ Ernest Muçi thumbon Beshiktashin: Tani mund të ëndërroj për gjëra më të mëdha

By: V K
8 December 2025 at 08:55

Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi, ka ndihmuar sot Trabzonsporin me dy golat e tij që të fitonte 2-1 në transfertë ndaj Goztepe dhe të ngjitej në vendin e dytë në renditjen e kampionatit, pas krahëve të Gallatasarajt.

Për Muçin, kjo paraqitje çoi bilancin e tij në 5 gola në 3 ndeshjet e fundit në kampionat.

Shifra fantastike për futbollistin, i cili padyshim ishte lojtari më i spikatur i kësaj ndeshje, teksa në duelet e fundit ka mbajtur Trabzonsporin në garë për titullin.

Dhe si për ironi të fatit, në javën e ardhshme ai do të ndeshet me Beshiktashin, klubin që nuk besoi te aftësitë e tij dhe e dha në huazim.

“Unë jam krenar për skuadrën tim. Luajtëm një tjetër ndeshje jashtë fushës tonë dhe këto tre pikë do të jenë shumë të mëdha për ne. Kjo fitore na bën edhe më të uritur për ndeshjen e radhës”, ishin fjalët e Muçit për sfidën ndaj Goztepe me një thumbim për Beshiktashin.

The post Protagonist absolut me 5 gola në 3 ndeshjet e fundit/ Ernest Muçi thumbon Beshiktashin: Tani mund të ëndërroj për gjëra më të mëdha appeared first on Albeu.com.

Nga Muçi me dashuri/ Mediat turke me lavde të mëdha për yllin kuqezi pas dy golave

By: xhir jeta
26 November 2025 at 12:49

Kur shkëlqen të duan të gjithë. Kështu po ndodh me Ernest Muçin, i cili ishte thuajse I harruar për muaj të tërë, ndërsa tani është njëri nga heronjtë e futbollit në Turqi.

Mjaftuan dy golat e tij, që i siguruan fitoren Trabzonsporit në ndeshjen dramatike e tashmë të paharruar në fushën e Bashaksehirsporit, që të përditshmet dhe portalet e Stambollit apo Ankarasë të shpërthejnë me komplimente.

“Kokëfortësia shqiptare, – titullon “Fanatik”, – Ernest Muçi dominoi një ndeshje, që Trabzonspor e fitoi në Bashaksehir, që do të mbahet mend për vite me radhë!”

“Fanatik” shton se Trabzonspor ka mundësi ta marrë kartonin e shqiptarit në fund të sezonit për 8.5 milionë euro.

E përditshmja tjetër e rëndësishme sportive, “Foto Maç”, ka batutën duke përshtatur titullin e filmit të njohur të viteve 60-të të shekullit të kaluar: Nga Muçi me dashuri!

Vetë shqiptari u tregua altruist pas ndeshjes, duke deklaruar, siç citon “Kuzej Ekspres” se “golat e mi mund të quhen golat e Batagovit”, pra duke ia dhënë meritën shokut të ekipit që I dha asistet.

E njëjta media shkruan se Muçi vendosi rekordin personal sepse për herë të parë shënoi dy gola në një ndeshje të Superligës turke, ndërsa thekson: Besoni tek Muçi!

“Gazeta Taka” shkruan: Mirëse erdhe Muçi! Shqiptari shkëlqen në ndeshjen historike! Dy gola, arkitekt I fitores!

Cituar nga media “61.saat”, ish-ylli I Tiranës deklaron se është I lumtur që I dha fitoren ekipit, dhe se Trabzoni duhet të vazhdojë të luajë kështu!

Televizionet turke botojnë pamjet filmike të kamerave në lokalet e restorantet ku tifozët e skuadrës ndoqën ndeshjen, dhe festën e tyre të çmendur pas golit të fitores 4-3 në minutën e 101-të.

Ernest Muçi po bën dy vjet në Turqi, dhe në 70 ndeshje ka 11 gola e 4 asistë.

Vetëm në Superligën turke numëron 9 rrjeta e 3 pasime për gol në 50 ndeshje.

Nuk harrohet goditja që i siguroi Beshiktashit finalen e Kupës së Turqisë në prill 2024, të cilën më pas e fitoi, duke shënuar për rezultatin final 1-0 në gjysmëfinale ndaj Ankaragyçysë.

Dihej që më parë se klasi nuk I mungonte, përkundrazi, ndoshta I duhet pak më shumë agresivitet, forcë fizike dhe vazhdimësi./abcnews.al

“Alieni” Mesi nuk ndalet/ Argjentinasi arrin në 896 gola dhe 404 asiste në karrierën e tij

By: xhir jeta
25 November 2025 at 13:00

I duhet edhe pak që të mbërrijë tek 900-ta. Gjithsesi, Lionel Mesit nuk i duhet rekordi historik i golave për të qenë numri 1 në kontributin për rrjetat, dhe për të qenë ai në garë me një Pele apo Maradona, për titullin e futbollistit më të mirë të të gjitha kohëve.

Pasi shënoi një herë dhe shërbeu një asist, në fitoren 4-0 që Inter Majemi arriti ndaj Sinsinatit në Ligën Profesioniste Amerikane, magjistari I topit arriti një shifër tepër simbolike.

Kampioni I botës ka gjithsej 1300 kontribute goli në karrierë, nga të cilët 896 janë gola dhe 404 asistë.

Për rrjetat në total është prapa Kristiano Ronaldos, që vazhdon “të fluturojë” dhe ka arritur në 954.

Gjithsesi, për asistet ekziston një shkëputje të jashtëzakonshme me CR7-ën, pasi “Pleshti” ka shërbyer 404 pasime goli, ndërsa Ronaldo 259.

Argjentinasi është barazuar me hungarezin e lavdishëm, Ferenc Pushkash, ndërsa kanë mbetur prapa Pele, Krujf, Tomas Myler, De Bujne apo Di Maria.

Me 1135 ndeshje të luajtura për ekipet e klubeve si Barcelona, Paris SG dhe Inter si dhe me Argjentinën, Mesi ka një mesatare të shkëlqyer prej 1.15 gola+assist për ndeshje, apo një kontribut për gol çdo 72 minutash, shumë më të lartë sesa Kristiano Ronaldo.

Asani në garë për këpucën e artë/ Ylli kuqezi “harron” kombëtaren në Ligën Pro të Iranit

By: xhir jeta
22 November 2025 at 12:43

Jo më kot po e cilësojnë si “Shahun” e ri të futbollit të këtij vendi. Jasir Asani e përshëndeti sërish Iranin me golat e tij, duke haruar në një farë mënyrë atë që po kalon në kombëtaren shqiptare ku nuk po luan aspak si më parë.

Futbollisti kuqezi ishte njeriu që shënoi të dyja rrjetat në fitoren 2-1 me përmbysje që ekipi I tij, Esteglal, arriti në fushën e kundërshtarit Padiab Halhai.

Shqiptari nga Shkupi shënoi me penallti dhe pastaj me një goditje dënimi të devijuar, për të pasur një kënaqësi të vërtetë, ndërsa trajneri Silvinjo e ka aktivizuar vetëm në ndeshjet miqësore ndaj Gjibraltarit dhe Jordanisë, kurse në eliminatoret e Kupës së Botës ka qenë 7 herë radhazi gjatë gjithë kohës në stol, dhe vetëm 78 minuta në fushë në sfidën e parë ndaj Anglisë.

Duke u kthyer në meritat e tij në Iran, duhet thënë se Asani është më I miri lojtar I Esteglalit, duke e ndihmuar të jetë pretendenti kryesore për titull, me një pikë më pak se vendi I parë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Tridhjetvjeçari ka 5 gola në 8 ndeshje në kampionat, po aq sa dy lojtarë të tjerë, pra duke qenë pretendent i madh për Këpucën e Artë. Në total, në sezon, ai shkëlqen me 8 gola dhe dy asistë në 13 ndeshje./abcnews.al

EXIT POLL-i për Gjakovën nga UBO në TV Dukagjini: Ardian Gjini fitues

9 November 2025 at 19:02


Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar sot në zgjedhje lokale për balotazh.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga TV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting del që në Komunën e Gjakovës fitues del të jetë Ardian Gjini nga AAK me 58.3%.

Kandidati i LVV-së Ardian Gola ka marrë 41.7%.

Përfaqësuesi i UBO, Valon Feka ka deklaruar se margjina e gabimit është rreth 2%.

Ai ka thënë se janë anketuar rreth 2,500 votues.

Ardian Gola me plane konkrete për shëndetësi e sport

8 November 2025 at 17:46


Në vazhdën e shpalosjes së platformës së tij qeverisëse, kandidati për Kryetar të Gjakovës, Ardian Gola tha se shëndeti i qytetarëve të Gjakovës do të jetë prioritet.

Prandaj me programin Mjeku i Familjes, qytetarët do të marrin shërbime të personalizuara.

Kosto më e ulët financiare, kontrolla sistematike dhe punësime meritore u zotua ai në këtë fushë.

Ndërsa tutje Gola tha se do të ndërtohet Parku Olimpik, hapësirë kjo që do të përmbajë fusha, salla, pishina e pistë garash.

Një projekt i tille, e i realizueshëm sipas Ardian Golës, theksoi që do të zhvillojë ekonominë e turizmin në Gjakovë, duke i kthyer edhe gjallërinë qytetit.



Gola: Fabrika e parë e dronëve “Made in Gjakova”

6 November 2025 at 16:58


Kandidati për Kryetar të Gjakovës, Ardian Gola, ka ndarë njërin nga zotimet kryesore të fushatës së tij.

Ai tha se qeverisja qendrore në bashkëpunim me qeverisjen lokale të VETËVENDOSJE! në Gjakovë do të fillojë punën për ndërtimin e fabrikës së parë në Kosovë për prodhimin e dronëve.

Ky do të jetë një hap tejet i rëndësishëm në fushën e inovacionit, e i cili do të prodhojë 100 vende të reja pune që në gjysmën e mandatit të parë.

Me prodhimin e dronëve për ushtri, bujqësi e monitorim të infrastrukturës, Gola tha se Gjakova do të bëhet qendër e inovacionit duke e zhvilluar edhe ekonominë e vendit e duke krijuar kuadro për industrinë moderne ushtarake.

Steinmeier do të bëhet presidenti i parë gjerman që viziton Angolën

5 November 2025 at 19:28


Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier vazhdon udhëtimin e tij njëjavor në Afrikë të mërkurën me një vizitë në Angolë.

Ai do të pritet me nderime ushtarake në kryeqytetin Luanda përpara bisedimeve me Presidentin João Lourenço dhe udhëheqësin e opozitës Adalberto Júnior.

Steinmeier është kreu i parë i shtetit gjerman që viziton Angolën.

Udhëtimi i tij synon të nënvizojë pikëpamjen e Berlinit për vendin si një partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik.

Angola aktualisht mban kryesimin e radhës të Bashkimit Afrikan, organit kryesor ndërqeveritar të kontinentit me 55 shtete anëtare.

Dhe samiti i ardhshëm BE-AU është planifikuar të zhvillohet në Luanda në fund të nëntorit.

Angola, prodhuesi i katërt më i madh i diamanteve në botë, ka gjithashtu rezerva të mëdha të pashfrytëzuara të lëndëve të para kritike të kërkuara nga industria gjermane.

Kombi i pasur me naftë me 38 milionë banorë nxjerr rreth 90% të eksporteve të tij nga nafta bruto, e cila është gjithashtu importi kryesor i Gjermanisë nga vendi.

Udhëtimi i Steinmeier e çoi atë gjithashtu në Egjipt dhe Ganë. Angola është ndalesa e tij e fundit. /Telegrafi/

Balotazhi i 9 nëntorit, LVV kërkon bashkëpunim me LDK-në në Gjakovë

30 October 2025 at 14:30


Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola, ka kërkuar bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës në këtë qytet.

Përmes një letre drejtuar kryetarit të degës së LDK-së në Gjakovë, Shefqet Shehu, Gola ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është në të mirën e qytetarëve të Gjakovës, transmeton Telegrafi.

Ftesa jonë drejtuar juve, si degë e LDK-së në Gjakovë, është për një bashkëpunim të sinqertë dhe parimor, që buron nga interesi i të gjithë qytetarëve të komunës e jo nga hakmarrjet politike ose ndarjet partiake. Ne nuk kërkojmë marrëveshje për pushtet, por bashkim për drejtësi, barazi dhe zhvillim. Në vend të vazhdimit të status quo-së që i mban qytetarët peng të pak duarve, bashkë me LDK-në mund ta kthejmë Gjakovën në shembull të një rotacioni demokratik për tërë Kosovën", thuhet në letrën e Golës.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 9 nëntor, në Gjakovë në balotazh kanë shkuar Ardian Gjini (AAK) dhe Ardian Gola (LVV). Ndërsa LDK me kandidatin Shefqet Shehun janë radhitur në vendin e tretë./Telegrafi/


.


Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë, arrin në 950 gola të shënuar në karrierë

By: V K
26 October 2025 at 14:56

Ylli portuegez  Cristiano Ronaldo, nuk njeh moshë dhe vazhdon të shkruajë faqe të historisë së futbollit botëror. Ai ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën mes Al Nassir dhe Hazem, duke u shndërruar në futbollistin e parë që arrin në kuotën e 950 golave të shënuar në karrierë.

Sulmuesi luzitan shënoi në minutën e 88 të kësaj ndeshjeje, e vlefshme për javën e 6 të Ligës Arabe të fubollit, pas një kundërsulmi të nisur nga Wesley.

Në karrierën e tij në rang klubesh Cristiano Ronaldo, ka shënuar 5 gola me Sportingun e Lisbonës, më pas 145 me Manchester United, 450 gola me Realin e Madridit, 101 me Juventusit dhe deri në këtë moment ka shkuar në kuotën e 106 golave të shënuar me Al Nassr

Këtyre shifrave iu shtojmë edhe 143 golat që Cristiano Ronaldo, ka shënuar deri në këtë moment me përfaqësuesen e Portugalisë për të arritur në shifrën totale prej 950 golave me Cristiano Ronaldon që sheh që t’i afrohet akoma më shumë kufiri prej 1000 golash të shënuar në karrierë

The post Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë, arrin në 950 gola të shënuar në karrierë appeared first on Albeu.com.

Ronaldo nuk ka të ndalur, shënon dy gola, drejt rekordit historik për shifrën 1 mijë (VIDEO)

By: V K
15 October 2025 at 15:03

Nëse makineria e golave do kishte një emër, ajo do të quhej Kristiano Ronaldo. Ylli portugez, shënoi dy gola të tjerë në eleminatoret e botërorit kundër Hungarisë, duke shkuar në 948 gola në karrierë.

Portugalia ishte vetëm pak minuta larg sigurimit të një vendi në Kupën e Botës 2026, pasi Cristiano Ronaldo, shënoi dy herë në barazimin 2-2 me Hungarinë në Lisbonë të martën.

Edhe pse Portugalia nuk ia doli ta siguronte plotësisht vendin e saj në Kupën e Botës, ylli Ronaldo theu një tjetër rekord në karrierën e tij të shkëlqyer me dy golat e shënuar.

Ronaldo shënoi dy gola në pjesën e parë për ta kaluar Portugalinë në epërsi, pasi Hungaria kaloi shkurt në epërsi me një gol të Attila Szalai në minutën e tetë.

Ndërsa Portugalia po e mbante epërsinë 2-1, mesfushori i Liverpoolit, Dominik Szoboszlai, shënoi në kohën shtesë të pjesës së dytë për t’i siguruar mysafirëve barazimin dhe për t’i dhënë fund festimeve për skuadrën e Roberto Martinez.

Rezultati e la Portugalinë me 10 pikë nga katër ndeshje, me Hungarinë në vendin e dytë me pesë pikë.

Ronaldo dhe shokët e tij mund ta sigurojnë kualifikimin në merkaton e nëntorit, kur e përfundojnë kualifikimin me ndeshjet kundër Irlandës dhe Armenisë.

Dy golat e çuan Ronaldon në 948 gola në karrierën e tij për klubin dhe kombëtaren dhe tani ai ka shënuar pesë ose më shumë gola në pesë nga gjashtë ciklet kualifikuese të Kupës së Botës në të cilat ka marrë pjesë.

Ronaldo do të mbushë 41 vjeç verën e ardhshme për Kupën e Botës me 48 skuadra që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, por pritet që të jetë pjesë e skuadrës që do të përpiqet t’i sigurojë Portugalisë trofeun e parë në turneun më të madh në botë.

Duket se rruga drejt shënimit të 1 mijë golave në karrierë është e mbarë për një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

 

The post Ronaldo nuk ka të ndalur, shënon dy gola, drejt rekordit historik për shifrën 1 mijë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Gjashtë nga shtatë komunat kryesore drejt një raundi të dytë vendimtar - Prishtina dhe Mitrovica me garë shumë të ngushtë

13 October 2025 at 07:37


Pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor 2025, nga shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, gjashtë prej tyre do të shkojnë në balotazh, pasi asnjë kandidat nuk ka arritur të sigurojë mbi 50% të votave të vlefshme.

Komunat që do të votojnë sërish në raundin e dytë të zgjedhjeve janë:

Prishtina mes Përparim Ramës të LDK-së dhe Hajrulla Çekut të LVV-së. Nga numërimi i 98,88% të votave nga KQZ, Rama ka marrë 33,76% apo 34 mijë e 752 vota, kurse Çeku ka 33,05% apo 34 mijë e 022 vota.

Në balotazh do të shkojë edhe komuna e Prizrenit.

Shaqir Totaj i PDK-së do të përballet sërish me Artan Abrashin e LVV-së. Nga numërimi i 94,92% të votave nga KQZ, Totaj ka marrë 41,99% apo 24,281 vota, kurse Abrashi ka 29,80% apo 17 mijë e 231 vota.

Edhe komuna e Pejës do të ketë balotazh. Gazmend Muhaxheri i LDK-së do të përballet me Taulant Kelmendin e LVV-së në raundin e dytë.

Nga numërimi i 100% të votave nga KQZ, Muhaxheri ka marrë 46,11% apo 19 mijë e 035 vota, kurse Kelmendi ka 27,88% apo 11 mijë e 508 vota.

Mitrovica gjithashtu do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve. Arian Tahiri i PDK-së do të përballet me Faton Pecin e LVV-së.

Nga numërimi i 100% të votave nga KQZ, Tahiri ka marrë 47,89% apo 15 mijë e 368 vota, kurse Peci ka 47,80% apo 15 mijë e 340 vota. Diferenca e votave në këtë komunë është vetëm 28 sosh.

Edhe Gjilani do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve pasi që edhe në këtë komunë asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë mbi 50% të votave.

Alban Hyseni i LVV-së do të përballet sërish me Arbër Ismajlin e LDK-së. Nga numërimi i 100% të votave nga KQZ, Hyseni ka marrë 49,79% apo 21 mijë e 463 vota, kurse Ismajli ka 34,24% apo 14 mijë e 761 vota.

Komuna e Gjakovës gjithashtu do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve. Ardian Gjini i AAK-së do të përballet me Ardian Golën e LVV-së.

Nga numërimi i 100% të votave nga KQZ, Gjini ka marrë 47,74% apo 18 mijë e 893 vota, kurse Gola ka 32,82% apo 12 mijë e 989 vota.

E vetmja është komuna e Ferizajt e cila ka përfunduar në raundin e parë zgjedhjen e kryetarit. Sipas 95,45% të votave të numëruar në këtë komunë, Agim Aliu i PDK-së ka marrë 56,74% apo 27 mijë e 720 vota.

Duhet theksuar se në këto rezultate nuk janë të përfshira votat nga diaspora të cilat mund të përmbysin rezultatin në disa prej komunave.

Qytetarët e këtyre komunave do të kenë sërish mundësinë të vendosin për udhëheqësit e tyre lokalë, përmes votës që do të hedhin më 9 nëntor. /Telegrafi/

Exit Polli i UBO-s për Gjakovën: Ardian Gjini, 47 %, Ardian Gola, 31.3%

12 October 2025 at 19:17


Një sondazh i realizuar nga UBO për komunën e Gjakovës tregon se kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, gëzon mbështetjen më të madhe për kryetar komune.

Sipas të dhënave, Gjini prin me 47.2% të votave, duke lënë pas kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, me 31.3%.

Në vendin e tretë renditet kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shefqet Shehu, me 10.5%.

Pas tyre, vijnë Ervin Shabani (PDK) me 5.3%, Anton Shala (PSHDK) me 4.6%, ndërsa Nikoll Perkaj (PBKDSh) dhe Mehmet Krasniqi (Ndryshe–UDK) kanë mbështetje nën 1%.

Ndërkaq, kur bëhet fjalë për votën e qytetarëve në Kuvendin Komunal, renditja mbetet e ngjashme.

AAK vazhdon të jetë në krye me 35.8%, e ndjekur nga Vetëvendosje me 25.6%, LDK me 15.6% dhe PDK me 10%.

Më poshtë renditen PSHDK (6.1%), Alternativa (3%), Partia Liberale Egjiptiane (1.1%), IRDK (1%), si dhe parti të tjera me përqindje më të ulëta.

Gola: Pensionistët, shtylla e shoqërisë sonë në Gjakovë

3 October 2025 at 09:25


Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Gjakovën, Ardian Gola, zhvilloi një takim me pensionistët, të cilët i cilësoi si një nga shtresat më të çmuara të shoqërisë, që kontribuan në të gjitha fushat dhe punuan në kohë të vështira nën okupim.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryetari i Qendrës së VV-së në Gjakovë, Agon Batusha, kandidatët për asamble, si dhe doktori i njohur Agron Abrashi nga Zvicra, i cili prej vitesh mbështet sektorë të ndryshëm në qytet. Abrashi ndau bindjen dhe dëshirën e tij për ndryshim e për t’i dhënë fund keqqeverisjes në Gjakovë.



Gola theksoi se me qeverisjen e Vetëvendosjes, pensionistët do të kenë kushte dhe përkrahje më të mirë në Komunën e Gjakovës.

Manaj, gola në Champions e Azisë/ Sulmuesi shënon dy herë, Al Sharjah arrin fitore të çmendur

By: xhir jeta
16 September 2025 at 12:39

I ndodhi si në 7 qershor të këtij viti. Rej Manaj atëherë humbi penallti në ndeshjen Shqipëri-Serbi për eliminatoret e Kupës së Botës, duke mos u kthyer dot në hero në “Arenën Air Albania”.
Pas portierit serb, Petroviç, një tjetër gardian e ndaloi sulmuesin kuqezi, ndonëse jo plotësisht.

Halifa Ababakar e priti 11-metërshin e gjuajtur nga 27-vjeçari shqiptar, veçse këtë herë Manaj pati fat dhe sërish e dërgoi topin në rrjetë. Ishte minuta e 60-të e ndeshjes së javës së parë të Championsit të Azisë, që skuadra e tij Al Sharjah po e luante në shtëpi ndaj rivalit Al Garafa.

Pra një duel mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit, një derbi I Gjirit Persik, të cilin lojtari i Shqipërisë shkëlqeu fort. Edhe pse në dizavantazh 0-2, Al Sharjah barazoi falë Manajt dhe Usman Kamarasë, por sërish miqtë realizuan për 3-2.

Pikërisht në minutën e fundit, sulmuesi shënoi golin më të bukur të ndeshjes, direkt nga goditja e dënimit, ndërsa më parë kishte nxjerrë vetë jashtë loje me të kuq portierin e Al Garafës, Ababakar.
Për shkak të vonesave të shumta, arbitri dha 10 minuta shtesë në duelin e Ligës së Kampionëve të Azisë, dhe pikërisht në minutën e 100-të, skuadra nga Emiratet arriti fitoren me golin e shënuar nga mesfushori brazilian, Igor Koronado. Manaj ka nisur t’i ngjajë yllit tjetër kuqezi, Jasir Asani, që edicionin e kaluar shënoi 9 gola në 10 ndeshje në Champions./abcnews.al

Real, shumë i fortë për shqiptarët/ Muriqi shënon në “Bernabeu”, por madrilenët mundën 2-1 Mallorca

31 August 2025 at 14:30

Real Madrid i shton fitoren e tretë radhazi nisjes perfekte të sezonit në La Liga. Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso mundi 2-1 Majorkën e Vedat Muriqit dhe Marash Kumbullës.

Gjithsesi skuadra e dy futbollistëve shqiptarë flirtoi me suksesin në “Santiago Bernabeu”, duke kaluar e para në avantazh. Pas golit të anuluar të Mbape, ishte Muriqi që ndryshoi rezultatin me golin e epërsisë për miqtë në minutën e 18-të.

Por realizimi i sulmuesit të Kosovës u bë I pavlefshëm që në pjesën e parë.

Në vetëm dy minuta lojë, në fillim Arda Guler dhe më pas Vinicius Junior gjetën rrugën e rrjetës duke përmbysur shifrat që në pjesën e parë.

Madrilenët provuan të vrisnin garën, por duhet t’I bënin llogaritë me sistemin VAR. Nuk ishte mbrëmja e Kilian Mbape, pasi sulmuesit iu anulua një tjetër gol përpara pushimit të ndeshjes.

Të njëjtin fat kishte edhe Arda Guler në nisje të pjesës së dytë.

Gjithsesi, kjo nuk e prishi festën e Real Madrid, që me pikë të plota pas tre ndeshjeve të para, kryeson renditjen në La Liga.

 

 

Gola shkodrane në Rusi/ Belajdi Pusi është në krye të renditjes në Ligen e Parë

By: xhir jeta
26 August 2025 at 12:38

Mirlind Daku mesa duket do të ketë shoqëri. Një tjetër yll shqiptar ka nisur të shkëlqejë fort në Rusi, edhe pse ende nuk ka arritur në elitë. Ky është sulmuesi shkodran, Belajdi Pusi, që në moshën 27-vjeçare është bindur të krijojë një karrierë ndërkombëtare.

Pusi realizoi golin e radhës në ndeshjen që ekipi I tij, Fakel i Voronjezhit, e fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Njeftehimikut. Shqiptari është shënuesi i dytë më i mirë i ligës së parë ruse, me 4 rrjeta në 6 ndeshje, vetëm një pas dy të parëve, Kalmikov e Karajev.

Futbollisti 27-vjeçar realizoi që në javën e parë, në portën e Spartakut të Kostromës, në fitoren 1-0, pastaj bëri pushim në dy ndeshje. U rikthye tek rrjeta në 11 gusht ndaj Kamazit, ku edhe shërbeu asist, pra ishte protagonist në të dy golat në suksesin 2-1.

Nuk u ndal as në 17 gusht sërish jashtë fushe, në Novorosijsk, duke shënuar golin e vetëm në triumfin 1-0 kundër Çernomoretsit vendas, dhe vazhdoi serinë edhe një ditë më parë.

Fakel I Voronjezhit mban vendin e parë në renditje me 18 pikë, pra me gjashtë fitore të plota, dhe me golaverazhin 7-1. Kjo do të thotë se sulmuesi shkodran ka për momentin më shumë se gjysmën e rrjetave të ekipit të tij.

Dy vendet e para ngjiten direkt në Premier Ligë, ndërsa dy vendet e tjera luajnë në plej of për t’u kualifikuar për më lart./abcnews.al

Liga Premier sapo ka filluar dhe tashmë kemi një nga golat e sezonit – shikoni magjinë e Richarlisonit

16 August 2025 at 23:38

Sezoni i ri i Ligës Premier ka nisur fuqishëm, dhe sot u shënua një nga golat më spektakolarë që pritet të mbahet mend gjatë.

Protagonist ishte Richarlison, i cili në minutën e 59-të shënoi një gol të jashtëzakonshëm për t’i dhënë Tottenhamit epërsinë 2-0 ndaj Burnleyt.

Braziliani realizoi me një ekzekutim që qëndron mes një voleji dhe një gërshërë artistike, duke e bërë të vështirë përkufizimin e saktë.

Aksioni nisi pas një driblimi fantastik të Mohammed Kudus, i cili shmangu portierin dhe e futi topin në zonë. Atje, Richarlison kapi topin në ajër me një gjuajtje të pabesueshme dhe vulosi një nga golat më të bukur të javës.

Më herët, sulmuesi brazilian kishte shënuar edhe golin e parë për “Gjelat”, gjithashtu pas një asistimi të Kudus.

Vetëm pak minuta më vonë, në të 66-ën, Brennan Johnson shtoi golin e tretë, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe praktikisht duke siguruar fitoren e Tottenhamit. /Telegrafi/

The post Liga Premier sapo ka filluar dhe tashmë kemi një nga golat e sezonit – shikoni magjinë e Richarlisonit appeared first on Telegrafi.

❌
❌