Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Skandali me tenderat te AKSHI/ GJKKO rrëzon kërkesën e zyrtares së lartë të policisë, i refuzohet kthimi i 8 celularëve të sekuestruar

By: V K
7 January 2026 at 12:46

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO), ka rrëzuar kërkesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, për kthimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara gjatë kontrollit të banesës së saj dhe të bashkëjetuesit Renato Hristic.

Gjatë kontrollit në banesën e Drejtoreshës së Krimit Kibernetik, autoritetet kanë sekuestruar tetë telefona celularë dhe dy laptopë, në kuadër të hetimeve mbi grupin kriminal të lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sekuestrimi i telefonave dhe laptopëve u krye në kuadër hetimit për përfshirje në grup të strukturuar kriminal me aktivitet mashtrime online, call-center, ndërhyrje në sistemet informatike dhe TIMS, si dhe bashkëpunim në krimin kibernetik, ku rezulton i përfshirë edhe bashkëshorti i saj, Renato Hristiç.

Ndërkohë, emri i saj është përmendur edhe në bisedat e publikuara të Ergys Agasit.

Ergys Agasi: (flet ne telefon) O mo vlla, hë ça bën mirë je ti… mirë, mirë. Shiko tashi, do të vi ERVINA se do të bëhet një aksion për disa falsifikime…”.

Nga hetuesit ka dyshime se Ergys Agasi, përmes Gjanës vinte në lëvizje strukturat e hetimit kibernetik për të goditur biznese të ligjshme apo grupe kriminale rivale, me qëllim largimin e tyre nga veprimtaria ku ai, apo miq të tij, kishin interesa.

The post Skandali me tenderat te AKSHI/ GJKKO rrëzon kërkesën e zyrtares së lartë të policisë, i refuzohet kthimi i 8 celularëve të sekuestruar appeared first on Albeu.com.

Skandali tek AKSHI, “Do ta marrim me çdo kusht!”- Kush është “Labi” që Ergys Agasi donte ta emëronte në krye të një kompanie private, biseda me Alqi Bllakon! Mekanizmi që do ‘goditej’ edhe ish-ministri i PS

By: M C
25 December 2025 at 16:16

Në dosjen hetimore të SPAK ku i godit grupi i strukturuar kriminal i AKSHI-t, përshkruhet se si biznesmeni Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Erion Ismaili, zëvendës drejtor i Policisë së Tiranës kishin planifikuar rrëmbimin e Gerond Meçes, pasi ai ishte bërë pengesë nëpërmjet ankimimeve për procedurat e prokurimit të zhvilluara pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

“Shtetasit Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe Erjon Ismaili, ne bashkëpunim dhe me persona tëtjerë ende të paidentifikuar, kane planifikuar dhe organizuar rrëmbimin e shtetasit Gerond Meçe, me qëllim detyrimin e këtij të fundit për tërheqjen nga ankimimet e bëra pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Nga analizimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, bën të besohet fakti se heqja dorë e këtij shtetasi nga ankimimet e bëra pranë KPP-se, do t’i krijonte lehtësira të konsiderueshme shtetasve të sipërpërmendur, me qëllim vijimin e aktivitelit kriminalnë fushen e prokurimeve publike, aktivitet i cili ishte pezulluar në disa raste, për shkak të ankimimeve të bëra pranë KPP nga shoqëria “Advanced Business Solutions-ABS”.

Gjithashtu, nga deklarimet e shtetasit Gerond Meçe, jemi njoftuar mbi faktin se shtetasi Erjon Ismaili (me detyrë zëvendës drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë), i ka kërkuar “të rrijë larg AKSHI”, fakt ky i cili përputhet gjithashtu dhe me rezultatin e pamjeve te këqyrura ne zyrën e shtetasit Ergys Agasi, pra se këta te fundit kanë lidhje shoqërore dhe interesa të përbashkët”, thuhet ne dokumentin zyrtar të Prokurorisë.

RASTI I GJIKNURIT DHE BIXHA

Më tutje, në dosjen e SPAK përmendet edhe një episod, ku Ergys Agasit me Alqi Bllakon diskutonin lidhur me një situatë që Damian Gjiknurit, i cili ishte bërë pengesë për realizimin e planeve te tyre. Biseda është e vitit 2019, e cila është analizuar nga SPAK për të ilustruar “modus operandi”-n e Ergys Agasit, i cili flet për një situatë ku, sipas dosjes, ish-ministri Damian Gjiknuri i Infrastrukturës dhe Energjisë ishte bërë pengesë për realizimin e përfitimeve të paligjshme dhe manipulimin e tenderave. Ne mesazhet ne dosjen e prokurorisë, Alqi Bllako shprehet se: “Do e marrin me çdo kusht”, ndërkohë në një tjetër SMS thekson: “Të bëjë letrat shpejt”

Më konkretisht, Ergys Agasi flet për një person me nofkën “Labi””, i identifikuar si Elgert Bixha, të cilin ai synonte ta emëronte administrator në një shoqëri private që kishte fituar një koncesion nga ministria e drejtuar në atë kohë nga Damian Gjiknuri.

Sipas të dhënave në QKB, Elgerti Bixha rezulton të jetë administrator i kompanisë “FORTIS Inert”.

I. Shoqëria ” FORTIS INERT “, është shoqëri me përgjegjesi të kufizuar e së drejtës shqiptare, themeluar me datë 02/11/2022 me NUIS M22309039E me seli qendrore ne Tiranë, Rr. “Irfan Tomini”, Pallati “Bjorn”, Kati 2, Njësia Bashkiake nr. 7. me administrator Elgerti Bixha. Ortaket e shoqërisë janë Elgerti Bixha dhe shoqëria “FORTIS BETON CO.”. (Sipas të dhënave të QKB deri me datë 13.01.2023)

II.FUTBOLL CLUB DINAMO CITY, shoqëri aksionere e së drejtës shqiptare, regjistruar me datë 20.09.2021, me NIPT M12121037S, me seli qendrore në Durrës, Rruga “Asti Gogoli” Lagjia nr.14, Pasuria me nr.5/104, Vol.9, faqe 214, ZK.8516, Durrës dhe me të administrator Ilir Sinani.(Sipas Ekstraktit historik të shoqërisë datë 07.06.2024)”

PLANI DHE KERCENIMET

Në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21:54:43, Ergys Agasi shprehet: “Do ja ** robt do fusim çunat….”, frazë që, sipas SPAK, nënkupton përdorimin e forcës dhe lidhjeve me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore për të “hequr” pengesat administrative. Gjiknuri, sipas dosjes, nuk e ka realizuar këtë emërim.

Kjo rrethanë, sipas SPAK, lidhet edhe me pengmarrjen e Gerond Meçes, pasi edhe ai si në rastin e Gjiknurit, kishte krijuar pengesa nëpërmjet ankimimeve pranë (Komisionite te Prokurimeve Publike (KPP-së), për procedurat e prokurimit të zhvilluara pranë AKSHI, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal ishte i njëjtë.

“Nga përmbajtja e kësaj bisede, evidentohet se personi me emrin “labi”, është shtetasi Elgerti Bixha, për te cilin shtetasi Ergys Agasi do ta emëroje si administrator ne një shoqëri private e cila ka fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar ne atë kohe nga ish ministri Damian Gjiknuri, i cili pretendohet se është bere pengese për realizimin e këtyre përfitimeve te paligjshme nga ana e shtetasve Ergys Agasi, Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako. Në ketë komunikim, konkretisht në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21 :54:43, shtetasi Ergys Agasi shprehet se: “Do ja q* robt do fusim çunat pastaj” ç’ka nënkupton faktin se ai përdor lidhjet e tij me persona me rrezikshmëri te larte shoqërore, për të “hequr” këto pengesa. “

Kjo rrethane, lidhet dhe me peng marrjen e shtetasit Gerond Meçe, pasi ai gjithashtu si ne rastin e shtetasit Damian Gjiknuri, kishte krijuar “pengesa”, nëpërmjet ankimimeve te shumta pranë KPP-se, per procedural e prokurimit te zhvilluara pranë AKSH, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal është i njëjte. Ne vijim te këtij arsyetimi, dyshimi i arsyeshëm ne ngarkim te shtetasit Ergys Agasi, si organizator dhe pjesëmarrës i pengmarrës se shtetasit Gerond Meçe, përforcohet dhe nga fakti se automjeti i përdorur për kryerjen E pengmarrës, rezulton te jele ne pronësi te subjektit Merkaj 3″ sh.p.k., me nipt L3 I722005D, ne pronësi te shtetasit Endri Mcrkaj”- thuhet ne dosjen e SPAK.

The post Skandali tek AKSHI, “Do ta marrim me çdo kusht!”- Kush është “Labi” që Ergys Agasi donte ta emëronte në krye të një kompanie private, biseda me Alqi Bllakon! Mekanizmi që do ‘goditej’ edhe ish-ministri i PS appeared first on Albeu.com.

Zelensky përballë skandalit të korrupsionit në rrethin e tij

By: M C
14 November 2025 at 22:46

Figura qendrore në skandalin e korrupsionit, që e ka shkundur Ukrainën, Tymur Mindich, është mik i vjetër dhe ish-partner biznesi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Burimet nga sektori për zbatim të ligjit kanë thënë se Mindich është larguar nga shteti pak para se policia të bënte kërkime në shtëpinë e tij.

Prokurorët raportohet t’i kenë thënë gjykatës se e posedojnë një thirrje telefonike të incizuar në të cilën Zelensky dëgjohet duke folur me një tjetër subjekt të hetimit, ministrin e Drejtësisë, Herman Halushchenko, derisa Halushchenko ka qenë në një thirrje telefonike në grup me Mindichin dhe Oleksandr Tsukermanin, ndihmës që është akuzuar gjithashtu nga shteti.

Hollësitë e bisedës me Halushchenkon dhe të komunikimit me Mindichin nuk dihen, ndërsa Zelensky nuk është nën hetime. Mirëpo, lidhjet e tij me Mindichin janë vetëm njëra arsye pse skandali duket se përbën sfidën më të madhe të tij, prej zgjedhjeve të vitit 2019.

Si komedian që e ka imituar rolin e presidentit në një emision televiziv të prodhuar nga kompania në pronësi të tij dhe Mindichit, Kvartal 95, Zelenesky ka qenë emër që i ka habitur të gjithë kur i ka fituar zgjedhjet presidenciale.

Thirrjet për paqe kanë qenë në qendër të fushatës së tij në kohën kur lufta e forcave ruse në rajonin lindor të Donbasit ishte duke gëluar.

Mirëpo, lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, e ka lënë politikën në hije, duke e mbrojtur Zelenskyn nga sfidat me të cilat do të përballej secili lider në kohë të paqes.

Kushtetuta e Ukrainës e ndalon mbajtjen e zgjedhjeve në gjendje lufte, e cila është shpallur prej ditës së parë të nisjes së pushtimit rus. Për më shumë, ukrainasit kanë shfaqur unitet të madh në nisje të luftës, fenomen që e ka forcuar Zelenskyn dhe qasjen e tij ndaj luftës, e cila sipas shumë vëzhguesve, besohej se do ta gjunjëzonte shtetin brenda ditësh.

Megjithatë, përgjatë kësaj kohe, Zelensky ka pasur momente të sikletshme politike, sikurse mospajtimi i hapur me gjeneralin ushtarak, Valeriy Zaluzhniy, dikur në krye të ushtrisë ukrainase, çka e ka shtyrë zyrtarin e lartë ushtarak të heqë dorë nga detyra, duke i rritur spekulimet se ai mund të garojë për president, sapo të mbahen zgjedhjet në të ardhmen.

“Krizë politike e pakontrollueshme”

Uniteti në kohë lufte i ka zbehur dallimet mes forcave politike. Mirëpo shkalla e rastit të korrupsionit, të njohur si Operacioni Midas, e bën situatën jo fort të lehtë.

Përtej efekteve të menjëhershme, skandali “mund të kthehet në forcë shtytëse për shumë konflikte të brendshme politike dhe situata tjera vitin e ardhshëm, sidomos në rast të përfundimit të luftës dhe mbajtjes së zgjedhjeve pas luftës”, ka thënë njohësi ukrainas i çështjeve politike, Volodymyr Fesenko në disa përgjigje për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë (REL).

“Sfida kryesore socio-politike është që të gjendet një baraspeshë e pranueshme në mes të nevojës për hulumtim të plotë të rastit dhe ruajtjes së stabilitetit politik për shkak të luftës, në mënyrë që të shmanget një krizë politike e pakontrollueshme”, ka thënë Fesenko.

Dhe nuk janë vetëm lidhjet e Zelenskyt me Mindichin dhe të tjerët e përfshirë në hetime, që e rrezikon figurën e presidentit.

Ekzistojnë dhe faktorë tjerë që mund ta dëmtojnë rëndë besimin në Zelenskyn dhe Qeverinë e tij, nisur prej ushtarëve në vijën e frontit e deri te përkrahësit e Kievit në Perëndim.

Specifikat e skandalit, i cili ka shpërthyer në kohën e sulmeve të vazhdueshme ruse në infrastrukturën ukrainase të energjisë, lidhen direkt me luftën dhe mandatin kryesor të Qeverisë: mbrojtjen e shtetasve ukrainas.

Të dyshuarit akuzohen se kanë kërkuar 10-15 për qind fitim nga nënkontraktorët privatë të Energoatomit, operatorit shtetëror të centraleve bërthamore të Ukrainës, dhe ka sinjale se në këtë rast mund të jenë përfshirë edhe kontrata për kryerjen e instalimeve për t’i mbrojtur objektet e energjisë.

Vlera e përqindjeve që besohet se kanë përfituar të dyshuarit shkon në rreth 100 milionë dollarë.

Vëmendje të madhe është duke marrë edhe fakti që Byroja Kombëtare kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kundër Korrupsionit (SAPO) kanë qenë duke kryer hetime 15 muaj para se hetimi të bëhej publik këtë javë.

Ky detaj i ka rritur edhe më shumë dyshimet për tentimin e dështuar të Zelenskyt dhe aleatëve të tij në korrik për të zvogëluar pavarësinë e këtyre dy agjencive, të cilat janë konsideruar si kryesore në përpjekjet e Kievit kundër korrupsionit. Dyshimet janë mos ai ka tentuar të rrënojë hetimin.

Deri më tani, nuk ka asnjë sinjal se protestat në rrugë e kanë detyruar Zelenskyn që të përmbysë vendimin për NABU-n dhe SAPO-n, ndonëse faktorët kanë qenë krejt të ndryshëm – në protesta është kundërshtuar ligji që ai e ka nënshkruar.

Teksa Rusia vazhdon t’i hedhë poshtë thirrjet për armëpushim, skandali vetëm i ushqen politikanët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët ka kohë që janë të shqetësuar për korrupsionin dhe kanë dilema për ndihmën e dërguar në Ukrainë.

Kjo mund të nënkuptojë që do të rritet presioni ndaj Kievit që të bëjë koncesione territoriale kundrejt Moskës.

Zelensky e ka distancuar veten prej Mindichit dhe shtatë personave tjerë që janë nën hetime, me qëllim që të mos i prishet imazhi dhe t’i ulë shqetësimet brenda dhe jashtë shtetit.

Më 13 nëntor, ai e ka nënshkruar një dekret për vendosjen e sanksioneve, përfshirë ngrirjen e aseteve për Mindichin dhe Tsukermanin.

Zelensky ka thënë për televizionin Bloomberg më 12 nëntor se nuk ka folur me Mindichin prej bërjes publike të hetimeve.

“Gjëja më e rëndësishme janë dënimet për personat që janë fajtorë”, ka thënë ai.

“Presidenti i një shteti në luftë nuk mund të ketë miq”.

Halushchenko – dikur edhe ministër i Energjisë, që dyshohet se ka fituar përqindje prej kontratave – dhe ministrja e Energjisë Svitlana Hrynchuk i kanë ofruar dorëheqjet e tyre më 12 nëntor, pasi Zelensky ka kërkuar largimin e tyre, ka bërë të ditur kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko.

Hrynchuk nuk është nën hetime dhe të dy i hedhin poshtë akuzat.

Më 12 nëntor, Svyrydenko ka bërë të ditur se të gjitha kompanitë shtetërore do të auditohen.

Zelensky është përpjekur që ta qetësojë edhe Perëndimin. Pas një bisede telefonike të zhvilluar të njëjtën ditë me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, zyra e këtij të fundit ka thënë se Zelensky është “zotuar për transparencë të plotë, mbështetje afatgjate për autoritetet e pavarura kundër korrupsionit si dhe për masa tjera, për ta rikthyer besimin e popullit ukrainas, partnerëve evropianë dhe donatorëve ndërkombëtarë”.

Mbetet të shihet nëse këto masa do të mjaftojnë. Gjithçka mund të varet nga epilogu i rastit, përfshirë nëse Mindich dhe Tsukerman – i cili po ashtu e ka mohuar çdo keqbërje – kthehen në Ukrainë për t’u përballur me drejtësinë, si dhe nga hapat tjerë që ndërmerr Qeveria për ta zhdukur korrupsionin, përfshirë atë në nivelet më të larta.

Tani për tani, fakti që skandali ka shpërthyer në publik – diçka që analistët besojnë se është më pak reale të ndodhë në Rusi apo në vendet tjera me regjime të ashpra – mund të jetë argumenti më i mirë i Zelenskyt se ai është shumë serioz në luftimin e korrupsionit.

Gazetari hulumtues, Yuriy Nikolov, redaktor i mediumit ukrainas Nashi Hroshi (Paratë tona), që ka raportuar se ka të dhëna për korrupsionin në kontratat qeveritare për furnizime, ka thënë se “ka folur për këtë gjë shumë vjet më parë – për Halushchenkon, për Mindichin, dhe për të gjitha figura tjera të përfshira”.

“Fundi ka qenë i parashikueshëm prej distancës, mirëpo disi ka mbetur i pavërejtshëm nga autoritetet”, ka thënë Nikolov për Current time, televizion në gjuhën ruse i Radios Evropa e Lirë.

“Për mua, ky është një çlirim i madh, sepse i tregon botës që jo vetëm se kemi korrupsion, por edhe jemi duke e luftuar atë”./REL

The post Zelensky përballë skandalit të korrupsionit në rrethin e tij appeared first on Albeu.com.

Mbi një mijë të akuzuar në Turqi/ Mbi 1200 futbollistë do të hetohen për trukime në shumë vjet

By: xhir jeta
11 November 2025 at 12:35

Nuk ka fund tërmeti i topit në vendin e madh. Turqia mund të jetë një fuqi rajonale, qoftë në futboll apo edhe në gjeopolitikë, por për momentin ndodhet nën një tronditje të jashtëzakonshme për shkak të skandalit të trukimeve, që duket se nuk njeh limite.

Lajmet e fundit janë që mbi 1200 futbollistë janë nën hetim nga organet e Disiplinës në Federatën Turke, saktësisht 1204, dhe ndër ta janë të përfshirë yje të skuardrave më të shquara si Destanoglu apo Ujsal të Beshiktashit, Baltaxhi dhe Elmali të Gallatasarajit apo edhe presidenti i Trabzonsporit, Boran.

Njëzeteshtatë lojtarë janë të Superligës dhe 77 të Ligës së Parë.

Prokuroria ka dhënë masë paraburgimi për 17 arbitra dhe 11 hetohen në gjendje të lirë, ndërsa gjendja me bilbilat në Turqi, pasi sipas informacioneve 371 nga 571 gjithsej luanin lojra fati të futbollit, pra që luanin skedina, ndërsa duhej të ndanin drejtësinë në fushën e lojës.

Nga këta, 152 ishin ende aktivë, çka do të thotë se ata vijonin të vendosnin baste. Deri tani janë dënuar 149 arbitra dhe 40 delegatë në fushë kanë dhënë dorëheqjen.

Federata Turke premton të hetojë deri në fund dhe të çrrënjosë këtë fenomen që e ka dëmtuar rëndë imazhin e futbollit të këtij vendi./abcnews.al

Varësja që theu rekord/ Vepra e Salvador Dali shitet në ankand për çmim rekord

By: Rovena
29 October 2025 at 15:50

Një varëse e Salvador Dali u shit për një çmim rekord në një ankand të artit surrealist dhe modern.

Vepra e artistit spanjoll, e titulluar Gjerdani i Detit që Vërshon, u shit për plot 858 mijë e 500 dollarë, më pak se dyfishi i vlerësimit fillestar prej 580 mijë dollarësh.

Gjerdani peshon 156 gram dhe është ar 18 karatësh dhe është i punuar me valëzime, me diamante e me një perlë të madhe. Varësja përfshin gjithashtu rruaza safiri dhe smeraldi. Së bashku, gurët ngjasojnë valët që ngrihen dhe thyhen në një breg të artë.

Historia e gjerdanit është po aq mbresëlënëse sa edhe pamja e tij. Dali e dizenjoi atë në vitin 1954, por varësja u prodhua në vitin 1963 nga atelieja Alemany & Co. në Nju Jork për Sao Schlumberger, një nga koleksionistet më elegante dhe me ndikim të kohës së saj.

Por vite më vonë varësja përfundoi në galerinë e ankandit Sotheby’s, ku u shit për çmimin rekord.

Një nga artistët më kontrovers dhe të veçantë, Dali kishte një repertor të jashtëzakonshëm. Nga piktura, skultpura, poezia e fotografia, ka pak fusha që spanjolli nuk i eksploroi.

Megjithatë, bizhuteritë e jashtëzakonshme të Dali tërheqin vëmendjen dhe imagjinatën si asgjë tjetër.

Në dizajnot e bizhuterive kombinohet mjeshtëria teknike dhe spektakli vizual, duke demonstruar më së miri dashurinë e artistit për çdo gjë ekstravagante./abcnews.al

 

Skandali i Përmbarimit Privat, 18.000 dosje në duart e 3 përmbaruesve që iu është hequr licenca

By: D Marku
22 October 2025 at 22:36

Tre ish-përmbarues, Helidon Xhindi, Lefter Canaj dhe Fatos Alimadhi, të cilëve iu është hequr licenca nga Ministria e Drejtësisë vite më parë, mbajnë “peng” me veprime burokratike dhjetëra mijëra dosje të qytetarëve. Ata nuk dorëzojnë vulën, dosjet dhe paratë e debitorëve, të cilat i mbajnë në llogaritë e tyre.

Por, çfarë bëjnë institucionet shtetërore? Prej më shumë se dy vite e gjysmë, të gjitha institucionet kanë dijeni, por çuditërisht asnjë nuk vepron. Policia nuk i gjen dot fizikisht, Përmbarimi Shtetëror nuk iu gjen dot zyrat, ndërsa Prokuroria e Tiranës vetëm zvarrit hetimet dhe s’ka kërkuar asnjë masë shtrënguese.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua një qytetare, e cila tregoi se historia e saj filloi në vitin 2013 dhe ende sot e kësaj dite nuk ka përfunduar. Ajo siguroi një urdhër ekzekutimi për një borxh që i kishte një qytetare tjetër. Pas shumë përpjekjeve, doli një vendim gjykate për urdhër ekzekutimi. Për ekzekutimin e këtij vendimi, qytetarja mori përmbaruesin privat Lefter Canaj.

“U vendos marrja e detyrimit nga debitorja ime. Paratë kalonin nga llogaria e debitores, te përmbaruesi dhe më pas te unë. Filloi ekzekutimi në vitet 2020, 2021 dhe 2022. Më pas u ndërprenë. Mësova se Lefterit i ishte hequr licenca. Mësoj nga banka e nivelit të dytë që debitores sime i mbahej shuma nga llogaria dhe kalonin te llogaria e përmbaruesit. Por, nga përmbaruesi s’më kalojnë mua. Akoma edhe sot e kësaj dite, debitores i mbahen paratë”, – tha qytetarja.

“Llogaritë duhet t’i ketë të ngrira. Po s’di më tepër. Shteti duhet t’i ketë të ngrira këto llogari”, – thotë qytetarja, e cila s’ka asnjë informacion se çfarë është bërë me pagesat që duhet të merrte prej shumë vitesh. Ajo thotë se s’i ka shkuar në zyrë përmbaruesit, por e ka telefonuar, ndërsa ai nuk është përgjigjur. “Pastaj unë mora institucionet kompetente. Nëse do të kishte rezultat, s’do ju shqetësoja ju! Rezultati 0. Unë kërkoj që drejtësia të vihet në vend. Përse zvarriten gjërat? Përse nuk zgjidhen në kohën e duhur? Por zvarriten, zvarriten, derisa njerëzit mërziten, zemërohen, shqetësohen, tensionohen, kur një gjë që është për t’u bërë, të bëhet në kohën e duhur”, – thotë ajo.

Fiks Fare ka siguruar një dokument, ku Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë i ka dërguar disa institucioneve, përfshirë Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, Kryeministrisë, Policisë së Shtetit, Gjykatës Vlorë dhe Tiranë, ku njofton se tre përmbaruesve Helidon Xhindi, Lefter Canaj dhe Fatos Alimadhi iu janë hequr licencat. Xhindit në korrik 2022, Canajt dhe Alimadhit në maj 2023.

“Këta tre individë refuzojnë në vijimësi të depozitojnë në Ministrinë e Drejtësisë mjetet dhe dokumentet që dispononin si përmbarues. Nuk dorëzojnë vulën, mjetin e identifikimit, arkivën dhe mijëra dosje përmbarimore. Pas heqjes së licencave, e gjithë situata është kthyer në një problem publik. Ish-përmbaruesit mbajnë peng interesa financiare qytetarësh të shumtë, në dëm të të cilëve janë shkaktuar pasoja të rënda. Mosveprimi i strukturave përgjegjëse të Ministrisë së Drejtësisë, tashmë pas kaq muajsh, nuk ka asnjë justifikim. Konstatojmë një qëndrim tejet burokratik institucional të Ministrisë së Drejtësisë”, – shkruan Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Privatë.

Kjo dhomë ka marrë informacione edhe nga sistemi bankar. “Ju rikujtojmë se, bazuar në të dhënat e dërguara prej sistemit bankar, të administruara nga vetë Ministria e Drejtësisë, evidentohet se këta tre ish-përmbarues kanë ende në duart e tyre edhe rreth 18.000 dosje – çështje përmbarimore në statusin e çështjeve aktive. Asnjë masë nuk është marrë nga Ministria e Drejtësisë, teksa gjendet për herë të parë në historinë institucionale të saj përballë kësaj situate të paprecedentë, që tashmë po kthehet nga problem në një skandal publik”, – thuhet në dokument.

Vetë qytetarja thotë se i është drejtuar Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Privatë dhe kanë pasur një korrespondencë të gjatë. “Shkresa është e muajit shkurt 2024. Ajo mbeti vetëm një shkresë, pasi gjatë 18 muajve të tjerë s’ka ndodhur asnjë zhvillim. U kam shkruar këto muaj, po ata flenë gjumë. Gjatë kësaj kohe i jam drejtuar Ministrisë së Drejtësisë. Më ka kthyer përgjigje, por vetëm konstaton dhe është e paaftë për ta zgjidhur këtë problem. Nuk më jep zgjidhje konkrete”, – shton qytetarja.

Ajo i është drejtuar edhe Zyrës së Bashkëqeverisjes, e cila i ka dërguar vetëm një informacion konstatues, ku i drejtohet Dhomës së Përmbaruesve Privatë. “Më japin informacion shumë të saktë, por konstatues. Asnjë veprues! I jam drejtuar zyrës së Kryeministrit. Diçka duhet të ndodhë. Ky s’është vetëm problemi im”, – thotë ajo.

Më tej, qytetarja shprehet e habitur se si ka mundësi që e kanë marrë vesh të gjitha institucionet shtetërore që merren me këto probleme, dhe s’është ajo e vetme, por asnjë s’vepron. “Debitores time i ndalen lekët. Nuk ka fuqi ky shtet që të më japë mua lekët që më takojnë? Nuk kanë mundësi këta njerëz? Ata kudo që të jenë, të merren prej veshi, të ulen në tavolinë dhe ka komision që të vendosë që të xhirohen lekët te kreditorët. Duhet pak vëmendje nga këto institucione, janë me dhjetëra e dhjetëra punonjës që paguhen për këtë punë. Çfarë bëjnë këta njerëz? Përse s’na ndihmojnë? A ka shtet?”, – përfundon ajo.

Fiks Fare ka mësuar se Ministria e Drejtësisë i ka dërguar kërkesë Zyrës së Përmbarimit Shtetëror në Tiranë për t’u marrë dosjet tre ish-përmbaruesve privatë.
Fiksi telefonoi z. Pjetër Caka, kryetar i Përmbarimit të Tiranës, i cili thotë se ka ardhur kërkesa, por i kanë marrë vetëm njërit prej tyre, ndërsa të tjerët s’i kanë gjetur dhe s’kanë pranuar që t’i dorëzojnë.

Gazetarët telefonuan edhe znj. Klodjana Tabaj, e cila është caktuar për t’i marrë dosjet përmbaruesit Lefter Canaj. Përmbaruesja thotë se është shumë problem dhe e kanë marrë dhjetëra qytetarë, por shteti s’e gjen dot përmbaruesin dhe zyrën e tij.

Pas këtyre përgjigjeve, grupi i Fiks Fare kërkoi zyrën e përmbaruesit Lefter Canaj, të cilën e gjeti në zonën e Shkollës së Kuqe. Zyra është e kyçur, ndërkohë që brenda saj ka dosje. Banorët e zonës i treguan Fiksit edhe banesën e z. Canaj, disa pallate larg zyrës. Por, megjithëse dëgjohen zëra brenda shtëpisë, Canaj dhe familjarët e tij nuk përgjigjen.

Fiks Fare iu drejtua Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar zgjidhje për problemin e mijëra qytetarëve. Sërish, në përgjigje, ministria jep vetëm informacion, por nuk ka asnjë veprim.

Për z. Helidon Xhindi, ministria shkruan se i është hequr licenca në vitin 2022, ndërkohë që Gjykata e Tiranës ka vendosur lëshimin e urdhrit të ekzekutimit nga Përmbarimi i Tiranës. Ekzekutimi ende nuk është bërë i mundur edhe pse debitori ka marrë njoftim nga policia. Ai nuk është paraqitur pranë zyrës. Përmbaruesja gjyqësore i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim.

Ministria thotë se z. Lefter Canaj i është hequr licenca në maj 2023. Në muajin dhjetor të atij viti, Gjykata Administrative ka vendosur lëshimin e urdhrit të ekzekutimit. “Pala debitore bëhet pengesë, si dhe ka konsumuar elementët e veprës penale të pengimit të ekzekutimit të titullit ekzekutiv. Zyra e Përmbarimit Tiranë ka bërë kallëzim për ndjekje penale në Prokurorinë e Tiranës”, – thotë ministria.

Sërish burokraci dhe asnjë veprim!

Për përmbaruesin e tretë, Fatos Alimadhi, ministria thotë se i është hequr licenca në maj 2023. Vetëm në muajin mars 2025, ish-përmbaruesi ka paraqitur pranë Zyrës Përmbarimore dosjet e papërfunduara dhe dosjet e arkivës. Në këtë përgjigje, Ministria e Drejtësisë nuk i jep zgjidhje problemit që prek dhjetëra mijëra qytetarë.

Në fund shkruan se “situata e krijuar do të marrë zgjidhje përfundimtare me miratimin dhe implementimin e amendamenteve të propozuara për ndryshimin e ligjit nr. 26/2019 ‘Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat’ (neni 43)”.

Qytetarët do të presin ndryshimin e ligjit; do hartohet, do konsultohet me grupet e interesit, do kalojë në qeveri, në komisionet parlamentare dhe më pas do miratohet në Kuvend. Sërish do të duhet një kohë tepër e gjatë!

The post Skandali i Përmbarimit Privat, 18.000 dosje në duart e 3 përmbaruesve që iu është hequr licenca appeared first on Albeu.com.

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

18 October 2025 at 15:29

Fondet e IPARD u ndalën në korrik 2023 pasi OLAF, zyra kundër korrupsionit pranë Komisionit Europian, gjeti shkelje me fondet e shpërndara. Nga raporti i monitorimit të buxhetit të AZHBR-së shihen në fakt “humbjet” që Shqipëria ka regjistruar nga pezullimi i programit IPARD II. Kështu, në vitin 2023 ishin planifikuar që të shpërndaheshin për fermerët […]

The post Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti appeared first on BoldNews.al.

ROMË – Sekuestrohen në Itali 21 vepra të rreme të Salvador Dalí

1 October 2025 at 17:32

ROMË, 1 tetor /ATSH-DPA/ – Policia italiane ka sekuestruar 21 vepra arti të dyshuara si falsifikime, që i atribuoheshin artistit surrealist Salvador Dalí, nga një ekspozitë, njoftuan sot forcat e karabinierisë.

Veprat ishin ekspozuar vetëm prej disa ditësh në ekspozitën “Dalí – Between Art and Myth” në qytetin verior italian të Parmës, sipas autoriteteve.

Në deklaratën zyrtare thuhet se objektet e sekuestruara përfshijnë tapiceri, vizatime, grafika dhe vepra të tjera arti.

Të njëjtat punime ishin ekspozuar më parë në një muze në Romë me të njëjtin titull. ”Fondacioni Gala-Salvador Dalí”, i cili menaxhon dhe mbron të drejtat e autorit të artistit në mbarë botën, kishte shprehur dyshime për autenticitetin e tyre.

Prokuroria e Romës urdhëroi sekuestrimin e veprave pas një hetimi.

Dalí, i lindur në vitin 1904 në Figueres të Spanjës, vdiq në vitin 1989 në moshën 84-vjeç.

Ai ishte i njohur botërisht për pikturat e tij surrealiste, por edhe për skulpturat, filmat dhe format e tjera të artit. /Ad.Ab./

The post ROMË – Sekuestrohen në Itali 21 vepra të rreme të Salvador Dalí appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përqafimi që shkaktoi divorc, merr një tjetër rrjedhë skandali në koncertin e “Coldplay”

By: D Marku
24 September 2025 at 12:46

Dy muaj pas videos virale ku ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike Astronomer, Andy Byron, u pa në kamera duke përqafuar kolegen Kristin Cabot gjatë një koncerti të Coldplay, një burim pranë Cabot ka folur për herë të parë për të sqaruar të vërtetën.

Sipas këtij burimi, marrëdhënia mes dy kolegëve ishte “vetëm miqësore dhe profesionale”, dhe përqafimi në koncert nuk ishte shenjë e ndonjë afere. Në atë kohë, Cabot ishte në proces divorci dhe kishte jetuar e ndarë nga bashkëshorti i saj. Edhe bashkëshorti i saj ndodhej në të njëjtin koncert, me një takim tjetër.

“Kristin dhe Andy nuk kishin një marrëdhënie romantike,” thotë burimi. “Ishte një moment i papërshtatshëm në një mbrëmje me miq. Ajo e pranon këtë, por reagimi i publikut ka qenë jashtë çdo mase.”

Pas incidentit, të dy dhanë dorëheqjen nga pozicionet e tyre në Astronomer, mes presionit mediatik dhe zhurmës publike. Sipas burimit, Cabot ka marrë qindra kërcënime dhe është ndjekur nga paparacët, gjë që ka ndikuar rëndë në shëndetin dhe privatësinë e saj dhe familjes.

“Ajo po përpiqet të mbrojë fëmijët e saj dhe të ecë përpara,” thotë burimi. “Kjo histori u fry në mënyrë të padrejtë. Kristin është një njeri i zakonshëm që u kap në një moment jo të mirë.”

The post Përqafimi që shkaktoi divorc, merr një tjetër rrjedhë skandali në koncertin e “Coldplay” appeared first on Albeu.com.

Skandali/ Fast-Food-et derdhin vajin e skuqur në mes të rrugës në Tiranë, rrëshqasin të moshuar e fëmijë

By: armand
12 September 2025 at 19:26

Një krim ambiental por edhe që mund të ketë pasoja më serioze për jetët e qytetarëve po ndodh në rrugën “Ajtoni” pranë shkollës Asim Vokshi në Tiranë. Fast-Food-et që ndodhen aty pranë e derdhin vajin e produkteve të skuqura në koshat e mbeturinave buzë rrugës. Por vaji shihet se ka rrjedhur dhe ka mbuluar një […]

The post Skandali/ Fast-Food-et derdhin vajin e skuqur në mes të rrugës në Tiranë, rrëshqasin të moshuar e fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Skandali i domateve me pesticide të kthyera nga Kroacia/ Lëshohen urdhër-arreste për tre persona në Berat, mes tyre dhe dy inspektorë të AKU-së (EMRAT)

By: V K
10 September 2025 at 09:37

Pas kthimit nga Kroacia të sasive të mëdha me domate, të cilat dyshohet se nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore, Prokuroria e Beratit ka ndërmarrë masa të menjëhershme, duke firmosur urdhër-arreste për tre persona të përfshirë në këtë rast.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, ç`ka çoi në ndalimin e:

Mariglen Maliq Qorri, i lindur më 06.01.1985, pronar i subjektit “Era Fruit”, i dyshuar për tre vepra penale: Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve, Mashtrimi me produktet ushqimore, Falsifikimi i dokumenteve.

Ronaldo Agim Lika, i lindur më 07.08.1998, inspektor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Berat, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Griselda Genci Doksani, e lindur më 05.12.2000, gjithashtu inspektore pranë AKU Berat, e dyshuar për të njëjtën vepër penale: “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas autoriteteve, dy inspektorët dyshohet se kanë neglizhuar detyrimet ligjore duke lejuar kalimin e produkteve të dyshimta në treg, ndërsa pronari i kompanisë është i akuzuar për falsifikim dokumentacioni dhe mashtrim me produkte të rrezikshme për konsum njerëzor.

The post Skandali i domateve me pesticide të kthyera nga Kroacia/ Lëshohen urdhër-arreste për tre persona në Berat, mes tyre dhe dy inspektorë të AKU-së (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Skandali në koncertin e Coldplay: Kristin Cabot ndahet nga bashkëshorti pas “kiss cam” me Andy Byron

By: V K
7 September 2025 at 12:20

Ish-drejtoresha e Burimeve Njerëzore në kompaninë Astronomer, Kristin Cabot, ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj Andrew Cabot, vetëm pak javë pasi u filmua në “kiss cam” gjatë koncertit të Coldplay me ish-CEO-n e Astronomer, Andy Byron.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Kristin ka dorëzuar kërkesën për divorc në Portsmouth, New Hampshire, më 13 gusht.

Skandali shpërtheu pasi momenti i tyre u transmetua në ekranin gjigant gjatë koncertit, pasi Chris Martin paralajmëroi fansat se fytyrat e tyre mund të shfaqeshin aty.

Pamjet treguan Kristin dhe Byron, duke u përqafuar dhe më pas duke u larguar me shpejtësi sapo vunë re kamerat. Kjo ndezi menjëherë spekulime për një lidhje jashtëmartesore.

Ish-bashkëshortja e Andrew Cabot, Julia, i tha Daily Mail se ndarja nuk ishte surprizë. Ajo zbuloi se Andrew i kishte dërguar një mesazh menjëherë pas koncertit, duke i shkruar: “Jeta e saj nuk ka të bëjë me mua” dhe se ata tashmë ishin duke u ndarë.

Julia shtoi:Ai thotë se kjo s’ka të bëjë me të, edhe pse ishin të martuar dhe jetonin bashkë. Por gjëja e vetme që i intereson Andrew është paraja. As Kristin, as Andrew nuk dukeshin të përshtatshëm për martesë”.

Pasuria dhe martesat e mëparshme

Dokumentet e pronës tregojnë se Kristin dhe Andrew kishin blerë së bashku një shtëpi me vlerë 2.2 milionë dollarë në Rye, New Hampshire, në muajin shkurt.

Ky është divorci i dytë për Kristin, e cila më herët ka qenë e martuar me Kenneth Thornby deri në vitin 2022. Për Andrew, CEO i Privateer Rum, kjo do të jetë martesa e tretë e dështuar.

Julia u shpreh gjithashtu se; skandali ishte një lloj “karme” dhe se Andrew, ka qenë më shumë i turpëruar sesa i prekur emocionalisht nga situata.

Nga ana tjetër, Kristin ishte parë pa unazën e martesës që në muajin korrik, duke shtuar thashethemet për probleme martesore përpara se të depozitonte kërkesën për divorc.

Ky divorc ka tërhequr shumë vëmendje mediatike, duke kombinuar intrigën e një skandali publik në një koncert ndërkombëtar me jetën private të një ish-ekzekutive të profilit të lartë dhe bashkëshortit të saj biznesmen.

The post Skandali në koncertin e Coldplay: Kristin Cabot ndahet nga bashkëshorti pas “kiss cam” me Andy Byron appeared first on Albeu.com.

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

By: Ardit
24 August 2025 at 22:56

Si një ministër i qeverisë i fshin borxhet milionëshe kompanisë së tij dhe e lë biznesin të funksionojë pa asnjë kontroll… Përveç përfitimit të 151 milionë lekëve nga Landfilli i Tiranës, me kontrata fiktive për dhënie makinash me qira, dhe miliona lekëve të tjera të përfituara nga institucionet shtetërore, kompania “Albarant Sh.p.k” e ministrit Blendi […]

The post Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant” appeared first on BoldNews.al.

Dosja/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme, por jemi viktimë

By: Ela
6 August 2025 at 12:42

Nga Boldnews.al Raiffeisen Bank në Shqipëri pranon se është përfshirë në një spirale skandali, ku, të paktën, 20 kredi me vlerë rreth 100 milionë lekë të vjetra, janë marrë në sportelet e saj me anën e dokumentave të falsifikuara. Ky informacion, natyrisht, nuk është bërë publik nga një prej bankave kryesore në Shqipëri. Por, përfaqëesit […]

The post Dosja/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme, por jemi viktimë appeared first on BoldNews.al.

Skandali në ‘Kiss Cam’/ Andy Byron reagon pas videos virale: Ishim të ndarë kur ndodhi

By: D Marku
4 August 2025 at 16:05

Një moment i kapur nga “Kiss Cam” gjatë një eventi publik ka ndezur rrjetin, pasi në kamerë u panë CEO Andy Byron dhe drejtoresha e burimeve njerëzore Christine Cabot në një përqafim të afërt, që shumë e interpretuan si provë të një lidhjeje sekrete.

Pamjet u përhapën me shpejtësi, dhe reagimi i parë i Byron ishte heshtja. Por pas rritjes së presionit publik dhe spekulimeve në media, ai doli me një deklaratë të fortë:

“Jemi të pafajshëm. Do të padis të gjithë ata që përhapin shpifje. Unë dhe bashkëshortja ime jemi në proces divorci dhe Christine është gjithashtu e ndarë nga bashkëshorti i saj.”

Sipas informacioneve të publikuara nga “The Post”, Christine Cabot ishte martuar më parë me Kenneth C. Thornby, me të cilin ka një vajzë, dhe divorci i tyre është finalizuar në vitin 2022.

Megjithatë, reagimi i publikut mbetet i ndarë. Ndjekësit në rrjetet sociale nuk janë bindur nga deklaratat, duke komentuar se një njeri i pafajshëm nuk përpiqet të shmangë kamerën kur kapet në një moment të tillë.

Skandali ka vënë në pikëpyetje jo vetëm integritetin e personazheve në fjalë, por edhe mënyrën se si opinioni publik reagon ndaj marrëdhënieve të supozuara në ambiente profesionale.

The post Skandali në ‘Kiss Cam’/ Andy Byron reagon pas videos virale: Ishim të ndarë kur ndodhi appeared first on Albeu.com.

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

31 July 2025 at 19:08

Një ndërhyrje e befasishme diplomatike nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha fund përplasjes më të ashpër ushtarake në më shumë se një dekadë mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Konflikti, që nisi pas një shkëmbimi zjarri në një segment 200-kilometërsh të kufirit të tyre të përbashkët, u përshkallëzua shpejt dhe solli pasoja të rënda diplomatike […]

The post Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias appeared first on BoldNews.al.

Piktura e Dalít e blerë për 150 paund mund të arrijë vlerën deri në 30 mijë paund

By: Kult Plus
30 July 2025 at 19:40

Një pikturë nga artisti spanjoll surrealist Salvador Dalí, e gjetur gjatë pastrimit të një shtëpie, pritet të arrijë një vlerë deri në 30,000 paund, pasi ishte blerë për vetëm 150 paund.

Ajo u zbulua në një shtëpi në Kembrixh dhe është identifikuar si një origjinale.

Një tregtar anonim arti e bleu atë dhe vepra e përzier mediatike do të dalë në ankand në muajin tetor.

Gabrielle Downie, një bashkëpunëtore në shtëpinë e ankandeve Cheffins, u shpreh:
“Të kesh në duar një rizbulim të vërtetë të një vepre nga një prej artistëve më të famshëm në botë dhe themeluesi i Surrealizmit është një nder i madh.”
Tregtari i artit që e bleu veprën zbuloi se ajo ishte ofruar më parë për shitje në Sotheby’s në vitet 1990, e atribuar plotësisht Dalít.

“Humbja e një atribucioni është mjaft e rrallë në botën e artit modern, gjë që e bën këtë një rizbulim të rëndësishëm për studiuesit e Dalít,” shtoi zonja Downie.

“Ka qenë një proces emocionues hulumtimi dhe autentifikimi i kësaj pikture, dhe është një dëshmi e njohurive të thella të shitësit për artin, fakti që ai ishte në gjendje të dallonte këtë vepër në një shitje pastrimi shtëpie.”

“Ndërsa veprat e Dalít janë shpesh ndër më të njohurat vizualisht, kjo është një pjesë e pazakontë që tregon një anë tjetër të praktikës së tij artistike, në punimin me akuarel.”
Vepra e artit, me titull “Vecchio Sultano”, u zbulua në një shitje pastrimi shtëpie në Kembrixh në vitin 2023.

Imazhi, i krijuar me akuarel dhe marker me majë të butë, paraqet një skenë nga “Tregimet e Një Mijë e Një Netëve”,pjesë e një serie prej 500 punimesh që Dalí kishte synuar të krijonte me tregime popullore nga Lindja e Mesme, me porosi të çiftit italian të pasur Giuseppe dhe Mara Albaretto.

Zonja Downie shpjegon se çifti fillimisht kishte ndërmend të porosiste Dalín të ilustronte një Bibël në vitin 1963, por me këmbënguljen e artistit, ai përfundoi duke ilustruar skena nga “1001 Netë”.

Mendohet se Dalí përfundoi vetëm 100 nga 500 veprat e planifikuara para se projekti të braktisej.

“Prej këtyre, gjysma mbetën në shtëpinë botuese Rizzoli dhe u dëmtuan ose u humbën, 50 të tjerat qëndruan me familjen Albaretto dhe më vonë u trashëguan nga vajza e tyre, Christina, e cila ishte gjithashtu bija shpirtërore e Dalít,” tha Downie.

“Më së shumti mendohet se vepra në fjalë vjen nga grupi i 50 veprave që ishin mbajtur dhe më pas humbur nga botuesit.”

Ajo është certifikuar si autentike nga eksperti i Dalít, Nicolas Descharnes, dhe ka një vlerësim paraprak për shitje nga 20,000 deri në 30,000 paund.

Piktura do të dalë në shitje nga Cheffins më 23 tetor./BBC/KultPlus.com

U dhunua nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor, flet kamarieri: Më goditi për një bidon ujë më tepër

By: V K
27 July 2025 at 11:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës, Vlorë, ku një kamerier është dhunuar brutalisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një tjetër person me të kaluar kriminale.

Sipas pamjeve të siguruara, dy individët i janë afruar kamarierit për t’i kërkuar llogari, pasi ky i fundit kishte sjellë në tavolinë një shishe uji më tepër nga sa ishte porositur.

Siç shihet edhe në video, Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit në Vlorë, është personi që e prek fillimisht fizikisht të riun, ndërsa më pas dhuna përshkallëzohet nga Leart Bino, një person me precedentë penalë, i cili e godet disa herë kamarierin.

Kamerieri, që po ushtronte detyrën e tij, është detyruar të largohet nga vendi i ngjarjes për të shmangur pasoja më të rënda, pasi sulmuesit po i afroheshin sërish.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe tronditje mes klientëve të pranishëm, përfshirë edhe turistë të huaj, të cilët janë larguar të tmerruar nga skena e dhunës së paprovokuar ndaj një punonjësi shërbimi.

 

The post U dhunua nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor, flet kamarieri: Më goditi për një bidon ujë më tepër appeared first on Albeu.com.

Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorët e skemës: Si i shitën në mënyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njëra-tjetrës

By: M C
14 July 2025 at 17:54

Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve në Shqipëri. Pasi u hodhën një sy të shpejtë të dhënave, drejtuesit e Chiesi spa u alarmuan nga ajo që panë. Dy nga barnat, për të cilët Chiesi ishte furnizuesi ekskluziv i tregut shqiptar, rezultonin të ishin rimbursuar nga Fondi Shqiptar i Sigurimeve Shëndetësore, në sasira shumë herë më të mëdha se sa kishte furnizuar kompania italiane.

Foster dhe Trimbow janë dy medikamente, të cilët përdoren për trajtimin e astmës. Të dy këto barna janë produkte ekskluzive, që do të thotë se kanë vetëm një furnitor në tregun shqiptar, pra kompaninë italiane Chiesi.

Rrjedhimisht shifrat e rimbursimit të këtyre ilaçeve nga FSDKSH duhet të përputhen plotësisht me ato që ka shitur në Shqipëri kompania prodhuese italiane.

Por sipas dokumentave të siguruara nga Kapitali, për periudhën 2021 deri në muajt e parë të këtij viti, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka rimbursuar rreth 20 mijë kuti më shumë të ilaçit Foster pompe se sa ka furnizuar kompania italiane dhe dhjetëra mijë të tjera të ilaçit Trimbow.

Të gjendur përballë këtij skandali, italianët investiguan më tej për të kuptuar se kush po i dëmtonte.

Hetimet e tyre zbuluan një skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila arrij në dhjetra milionë euro, në qendër të së cilës qëndron kompania CFO Pharma, dy kompani satelite të saj, Pharma plus dhe Medyx Albania si dhe dy farmaci të quajtura Bioplus dhe Medigreen në pronësi të ish kontrollorit të FSDKSH, Gazmend Aliaj, i arrestuar më parë për rimbursime fiktive.

Pharma Plus është një kompani farmaceutike e themeluar në vitin 2016 nga një person i quajtur Agron Shehaj, një shtetas i lindur në Fier. Pas themelimit nga Shehaj kompania rezulton të ketë ndërruar katër herë pronar. Të katër personat që kanë shitur dhe blerë aksionet e Pharma Plus rezultojnë ose punonjës ose persona të lidhur me CFO Pharman e Nadir Çaushollit.

Për më tepër, adresa e kompanisë rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas, dhe po kështu edhe numri i telefonit të saj. Ndonëse tani pronare e kompanisë në letra rezulton Alba Zylfo, pronari real i Pharma Plus është Nadir Çausholli.

Nadir Çausholli ne foto me Artemisa Sokolin, nje nga ish pronaret e Pharma Plus

Medyx Albania është një kompani e themeluar në Tiranë në shkurt të vitit 2019, nga një shtetas serb i quajtur Burim Latifi. Më vonë kompania ka ndryshuar emrin në Elartis dhe aksionet e saj i janë shitur një shtetasi tjetër po serb, të quajtur Muhamed Shabani.

Por kompania reklamohet se pjesë e CFO Pharmas siç tregohet nga fotot më poshtë dhe adresa e saj zyrtare rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas.

Medyx eshte pjese e CFO Pharma

Të dyja kompanitë kanë rënë në rrjetën e investigimit të italianëve për shitje fiktive të produkteve të tyre. Më konkretisht, Pharma Plus ka deklaruar inventar mbi 3200 kuti Foster dhe Trimboë, pa asnjë blerje të këtyre produkteve. Ndërsa Medyx ka deklaruar mbi 16 mijë kuti pa bërë asnjë blerje.

Pasi i kanë deklaruar fiktivisht në inventaret e tyre këto medikamente, të dyja kompanitë si Pharma Plus ashtu dhe Medyx, rezultojnë t’i kenë shitur po fiktivisht CFO Pharmas. Kjo e fundit i ka shitur po fiktivisht medikamentet tek farmacitë Bio Plus dhe Medigreen, që zotërohen nga Iris Aliaj, bashkëshortja e Gazmend Aliajt. Për këto shitje fiktive farmacitë kanë marrë rimbursim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor duke vjedhur padrejtësisht paratë e qytetarëve.

Gazmend Aliaj, pronar i farmacive Bio PLus dhe Medigreen

Farmacitë Bio Plus dhe Medigreen ishin në qendër të skandalit të rimbursimeve fiktive që shpërtheu në vitin 2019. Në atë kohë, prokuroria e Tiranës e arrestoi Aliajn, por dy muaj më vonë gjykata i lehtësoi pozitat e tij me masën detyrim paraqitje.


Miratimi i inventarëve fiktivë të kompanive Pharma Plus dhe Medyx Albania tregon se në skemë është i përfshirë edhe FSDKSH, deri në nivelet më të larta drejtuese.

Kapitali ka mësuar se pas shpërthimit të skandalit, në Fond janë bërë lëvizje. Por gjasat janë që kjo skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila përfshin shumë medikamente të tjera përtej atyre dy të kompanisë italiane, do të çojë në arrestime masive në strukturat më të larta të Fondit, por edhe në ministrinë e Shëndetësisë.

Ky skandal është dhe një nga arsyet se pse Edi Rama ditët e fundit, po paralajmëron përfshirjen direkte të qeverisë në importin e barnave. Por kjo duket thjesht lëvizja e radhës për të mbuluar abuzimet masive dhe vjedhjen e frikshme me të gjitha mënyrat të parasë publike në sektorin e shëndetësisë.

Sepse edhe skema e fundit e zbuluar nga italianët është bërë e mundur pikërisht nga zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe autoriteteve Tatimore, të cilët kanë kanë miratuar inventaret dhe shitjet fiktive të medikamenteve. /kapitali.al

The post Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorët e skemës: Si i shitën në mënyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njëra-tjetrës appeared first on Albeu.com.

Kush janë Baki e Fatos Sinaj pjesë e vjedhjes me Bankersin, babë e bir zgrapën miliona euro, në skenë edhe një çerr, përlau 1.5 mln euro, pas fshihen politikanë dhe oligarkë

By: M C
6 July 2025 at 19:59

Pas Behar Çukajt të naftës, Leonidha dhe Artur Çobos, Idajet Ismailajt të Albstarit dhe hajdutëve kinezë, zbulohet një tjetër bashkëpunëtor i Bankers Petroleum, në vjedhjen e dhjetëra milionë eurove, përmes komtratave dhe faturave fiktive, me qëllim fryrjen e shpenzimeve, devijimin dhe kamuflimin e fitimeve, zhvatjen me rimbursimin e TVSH, pastrimin e parave etj. Në skenë del bzinesmeni Baki Sinaj, i cili ka përfituar miliona euro nga kompania mafioze me natyrë kriminale Bankers Petroleum.

Baki Sinaj është themelues dhe administrator i kompanisë Q. Sinaj, bashkë me të birin Fatos Sinaj, me objekt transportimin e materialeve të lëngshme e të ngurta, materialeve të ndërtimit, materialeve industriale dhe ushqimore etj., me zyra qëndrore në Zharëz të Fierit.

Kompania e Baki dhe Fatos Sinajt është një nga subjektet e kontraktuara nga Bankers për kryerjen e shërbimeve të transportit. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Fierit dhe një raporti auditues, Bankers ka bashkëpunuar me firmën Q. Sinaj me qëllim zhvendosjen dhe kamuflimin e fitimit, shmangien e taksave, përfitimin nga rimbursimi i TVSH dhe pastrimin e parave. Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Q. Sinaj 2.4 milionë euro.

Ka dyshime të forta se një pjesë të parave që Baki dhe Fatos Sinaj përlanin nga Bankers i kapitalizonin në kompaninë e tyre. Dokumentet tregojnë se Baki dhe Fatos Sinaj kanë rritur kapitalin e kompanisë pas vitit 2011, ndërsa befas e kanë ulur ndjeshëm pas vitit 2019.

Në vitin 2020, Baki Sinaj ia ka dhuruar aksionet e tij të kompanisë nipit Qemal Sinaj, asokohe 20 vjeç. Aktualisht pronarë të kompanisë që rezulton pjesë zhvatjes së pasurisë nëntokësore të shqiptarëve janë Fatos dhe Qemal Sinaj, babë e bir. Baki Sinaj rezulton administrator.

Pjesë e të njëjtës skemë është edhe Idajet Ismailaj i Albstar-it, një nga ‘starët’ e pastrimit të parave, vjedhjes me tendera dhe ndërtimit në zona të mbrojtura. Vetëm gjatë vitit 2011, kompania e Ismailajt ka përfituar 22 milionë euro nga Bankers në funksion të skemës së fryrjes së shpenzimeve.

Pjesë e vjedhjes rezulton edhe ‘mamuthi’ i naftës Behar Çukaj me kompaninë e tij me natyrë mafioze Bolv Oil, përfitues edhe i dhjetëra milionë euro para publike. Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Bolv Oil mbi 10 milionë euro.

Paratë e paligjshme që ka përfituar nga skema zhvatëse e Bankers, Behar Çukaj rezulton se i ka pastruar në ndërtim, mbi prona të grabitura. ‘Tano Karidi’ i Bankersit është padyshim Leonidha Çobo, i një personazh i strukturuar në nivelet e bosëve të mafies.

Hetimet kanë treguar se Çobo ka vjedhur me fatura fiktive mbi 100 milionë euro, në bashkëpunim me hajdutët kinezë të Bankers. 100 milionë euro është një shifër e frikshme për realitetin shqiptar, por është modeste për ‘gropën zhvatëse’ të Bankerit, kompani e cila ka përfituar të paktën 5.5 miliardë euro.

Të lartpërmendurit janë vetëm maja e ajsbergut. Nuk mund të realizohet vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë pa implikimin e kokave të politikës dhe oligarkët. Nëse SPAK do të ketë vullnet të marrë në dorë këtë dosje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fijet e vjedhjes së 5.5 miliardë euro, të çojnë vetëm lart dhe në disa drejtime.

Prapaskena ka indicie të forta se paratë e vjedhura janë shndërruar në vila, resorte, biznese, kulla dhe luks për disa pushtetarë, ish pushtetarë të lartë dhe oligarkë. SPAK mjafton të hetojë një fakt. Vetëm në një rast, Bankers i ka kaluar 1.5 milionë euro shtetasit Denis Alimehmeti, ndërsa ky i fundit ia ka kaluar paratë çerrit Klard Flaga, i cili më pas i qarkullonte paratë me kompani fantazmë dhe në offshore, duke përfunduar në xhepat e pushtetarëve të korruptuar.

Nga këqyrja e lëvizjeve financiare, rezultojnë pagesa nga kompanitë fantazmë të Klard Flagës drejt llogarive të djalit të Ridvan Bodes. Çerri Flaga, që i ngarkuan 1.5 milionë euro në kurriz, është vetëm një nga rastet. SPAK të mos merret me kanale, keca, arka peshku dhe brekë, por të fokusohet tek vjedhja më e madhe në histori. Vijon me emra befasues!

Bilanci

Një hetim i Prokurorisë së Fierit ka zbuluar se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar 5.5 milardë euro nga shitja e naftës. Kompania ka fryrë shpenzimet me faturime fiktive, për të mos paguar taksa. Bosët e Bankers, fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët, kanë bërë letrat sikur kanë dalë me 117 milionë humbje. Përmes shpenzimeve të rreme, Bankers ka përfituar edhe dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit për rimbursimin e TVSH-së.

Zhvatja e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë është disa herë më e madhe, duke përfshirë kontrabandën e naftës, ndotjet dhe shkatërrimin e nëntokës së Shqipërisë përmes shpërthimeve me fuqi të madhe, të palejuara dhe me pasoja shkatërrimtare, me qëllim maksimalizimin e nxjerrjes së naftës. Eskpertët e konsiderojnë vjedhjen më të madhe në historinë e kombit shqiptar.

Të gjitha të dhënat flasin për një organizatë kriminale. Krerët e organizatës nuk kanë vjedhur vetëm, por në bashkëpunim me ‘ustallarët’ shqiptarë dhe të huaj, gjithnjë në koordinim të heshtur me qeveritë./ Prapaskena

The post Kush janë Baki e Fatos Sinaj pjesë e vjedhjes me Bankersin, babë e bir zgrapën miliona euro, në skenë edhe një çerr, përlau 1.5 mln euro, pas fshihen politikanë dhe oligarkë appeared first on Albeu.com.

❌
❌