Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Babai raporton vajzën e zhdukur në Pejë, gruaja raporton të zhdukur bashkëshortin në Mitrovicë

20 November 2025 at 10:37


Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të personave të zhdukur, ku një e mitur është raportuar e zhdukur në Pejë dhe një burrë në Mitrovicë.

Policia ka bërë të ditur se dy rastet po hetohen.

Raporti i plotë i policisë:

Rr. Bajram Gashi, Pejë 19.11.2025 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.

Rr. Sylejman Shala, Mitrovicë Jugu 18.11.2025 – 07:00. Ankuesja ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime. /Telegrafi/

SHBA – Një burrë rrëzohet gjatë konferencës për shtyp të Trump në Zyrën Ovale

6 November 2025 at 21:22

UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Një konferencë për shtyp e mbajtur sot nga presidenti i SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, u ndërpre papritur për shkak të një urgjence mjekësore.

Një burrë që qëndronte pas presidentit në Zyrën Ovale, në një rresht me drejtues të farmaceutikës, u rrëzua para kamerave.

Në ato momente, drejtori ekzekutiv i ”Eli Lilly”, David Ricks, po fliste për një marrëveshje për ilaçet për humbje peshe.

Ai ndaloi fjalimin e tij kur burri u rrëzua ndërsa disa njerëz në zyrë nxituan ta ndihmonin.

Trump u ngrit nga tavolina e tij dhe u kthye drejt burrit që ishte shtrirë në dysheme përpara se transmetimi i drejtpërdrejtë të ndërpritej.

Gazetarët raportuan se burri ishte përfaqësues i një kompanie farmaceutike./  a.jor.

The post SHBA – Një burrë rrëzohet gjatë konferencës për shtyp të Trump në Zyrën Ovale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rëndë në Turqi! Një burrë ndjek një fëmijë 7-vjeçar, e ngre peshë dhe e hedh nga një lartësi

By: D Marku
30 October 2025 at 14:52

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin turk të Adanas, ku një burrë i panjohur sulmoi një fëmijë rreth 7 vjeç, ndërsa incidenti u filmua nga kamerat e sigurisë.

Sipas mediave lokale, episodi ndodhi në rajonin Seyhan. Për arsye ende të paqarta, burri filloi të ndjekë dhe më pas të sulmojë djalin, pas një debati të shkurtër sipas dëshmitarëve. Në pamjet e sigurisë shihet fëmija që përpiqet të shpëtojë duke u ngjitur me shpejtësi në shkallët e një ndërtese dhe duke trokitur në derën e një banese.

Megjithatë, agresori e kap nga kyçi i këmbës dhe e godet në kokë, duke e hedhur nga një lartësi rreth 1,5 metra. Pas sulmit, fëmija mbeti i shtrirë në tokë duke qarë, ndërsa autori u largua menjëherë nga vendngjarja.

Familja e të miturit denoncoi ngjarjen dhe policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Sipas informacionit zyrtar, fëmija nuk ndodhet në rrezik për jetën dhe po merr kujdesin mjekësor të nevojshëm.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitet dhe ka risjellë në fokus sigurinë e fëmijëve në rrugët e qytetit. Autoritetet lokale bëjnë apel për kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët për të ndihmuar në kapjen e agresorit.

Kjo ngjarje vjen pas disa incidenteve të tjera në Turqi, duke shtuar shqetësimin mbi mbrojtjen e fëmijëve në hapësira publike.

The post E rëndë në Turqi! Një burrë ndjek një fëmijë 7-vjeçar, e ngre peshë dhe e hedh nga një lartësi appeared first on Albeu.com.

E akuzojnë se është burrë! Nis gjyqi për lajme të rreme kundër Brigitte Macron

By: D Marku
28 October 2025 at 14:16

Në Gjykatën Penale të Parisit ka nisur procesi gjyqësor kundër dhjetë personave të akuzuar për ngacmim kibernetik ndaj Brigitte Macron, bashkëshortes së presidentit francez Emmanuel Macron. Rasti lidhet me një lajm të rremë ndërkombëtar, i cili pretendonte se zonja e parë e Francës ishte në fakt burrë.

Në bankën e të akuzuarve ndodhen tetë burra dhe dy gra, të moshave nga 41 deri në 60 vjeç, mes tyre zyrtarë lokalë, pronarë galerish arti, mësues dhe profesionistë të IT-së. Sipas zyrës së prokurorit të Parisit, ata akuzohen për postimin dhe shpërndarjen në rrjete sociale të fotomontazheve, fyerjeve dhe komenteve për gjininë, seksualitetin dhe diferencën në moshë të çiftit presidencial. Brigitte Macron nuk ishte e pranishme në seancë, por kallëzimi i saj më 27 gusht 2024 çoi në disa valë arrestimesh në dhjetor 2024 dhe shkurt 2025.

Si nisi fushata e ngacmimit

Hetimet zbuluan se disa prej të akuzuarve ishin aktivë në rrjete sociale, me postime që arrinin dhjetëra mijëra shikime. Ndër ta, Delphine Jegousse (Amandine Roy), një autore dhe mediume 51-vjeçare, dyshohet si nxitësja kryesore, pasi në vitin 2021 publikoi një video katër-orëshe në YouTube që përhapte thashethemet. Një tjetër figurë e përfshirë, Aurélien Poirson-Atlan (Zoé Sagan), pa si llogaria e saj në platformën X u pezullua pasi u lidh me disa hetime për shpifje.

Teoritë e konspiracionit që s’kanë të sosur

Për vite me radhë, çifti Macron është bërë objekt i teorive të rreme, të cilat pretendojnë se Brigitte është në të vërtetë vëllai i saj, Jean-Michel Trogneux, që ka ndryshuar gjini. Kjo teori, e përgënjeshtruar vazhdimisht, ka qarkulluar gjerësisht në platforma sociale dhe është shndërruar në një nga rastet më të rënda të shpifjeve ndaj një figure publike në Francë.

Procesi dhe pasojat ligjore

Gjyqi dyditor në Paris vjen pas një tjetër padie që çifti Macron ngriti në korrik në Delaware (SHBA) ndaj influencueses konservatore Candace Owens, duke kërkuar dëmshpërblim të konsiderueshëm në rast se ajo vazhdon pretendimet. Vendimi për rastin aktual në Francë pritet në një datë të mëvonshme.

Më herët, në shtator 2024, Brigitte dhe vëllai i saj kishin fituar një padi për shpifje ndaj Jegousse dhe një tjetër gruaje, të cilat u dënuan me gjoba dhe dëmshpërblim, por vendimi u rrëzua nga një gjykatë apeli, duke i detyruar palët ta çojnë çështjen në Gjykatën e Lartë Franceze.

Brigitte dhe Emmanuel Macron, të martuar që nga viti 2007, u njohën në shkollë, ku ajo ishte mësuese dhe ai nxënës. Zonja e parë, 24 vite më e madhe se presidenti, është shpesh në qendër të vëmendjes për diferencën në moshë, por çifti mbetet i pandarë që prej ditës së parë, pavarësisht fushatave të vazhdueshme të shpifjeve dhe teorive të konspiracionit që i rrethojnë.

The post E akuzojnë se është burrë! Nis gjyqi për lajme të rreme kundër Brigitte Macron appeared first on Albeu.com.

Gjykatat shqiptare ndryshojnë gjininë, ndërsa PD ngulmon: Ka vetëm burrë dhe grua që në lindje

23 October 2025 at 17:01

Një projektligj i propozuar nga Partia Demokratike, i relatuar nga deputeti Tritan Shehu, mori një vëmendje të gjerë në komisionin parlamentar të Shëndetësisë, aty ku shumica e deputetëve me profesion janë mjekë.

Propozimi i PD-së synon të shtojë një nen në ligjin për gjendjen civile, duke përcaktuar se në Republikën e Shqipërisë ekzistojnë vetëm dy gjini biologjike, mashkull dhe femër, të pandryshueshme që nga lindja.

Ndarja

Deputetët e PD-së dhe ajo e pavarur Mesila Doda përcollën një qasje tradicionale që “synon të ruajë strukturat shoqërore ekzistuese” . Ndërsa deputetët e PS konkretisht Eduard Shalsi dhe Enriketa Jaho ishin më gjithëpërfshirës duke kërkuar mbrojtjen, por edhe njohjen në një të ardhme të diversitetit gjinor.

Pyetjet

“Ku ndryshon seksi nga gjinia?

Me sa sekse mund të lindë një njeri biologjikisht?  

Keni dëgjuar për personat interseks dhe mbi rreth 54 vihem në dijeni se ka dhe nëse keni dëgjuar çfarë gjinie kanë këta persona interseks dhe si përcaktohet gjinia e tyre?”, ishin disa nga pyetjet që shtroi deputeti Eduard Shalsi.

PD

Gjatë përgjigjeve, deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se projektligji synon të “mbushë një hapësirë bosh” në legjislacionin aktual dhe të forcojë, sipas tij, kolonat tradicionale të shoqërisë shqiptare, siç është familja.

Ai tha se gjinia është një kategori biologjike e përcaktuar shkencërisht dhe nuk duhet të ngatërrohet me orientimin seksual. Duke iu referuar pyetjeve të Shalsit, (përfshi  interseksin) Shehu tha se, “deformimet nga norma”  duhen trajtuar nga shkenca mjekësore, por “nuk mund të përmbysin”, në interpretimin e tij, “kolonat e sotme të shoqërisë”.

“Unë jam mjek dhe në lindje themi mashkull apo femër. Ka edhe deformime nga norma absolutisht që ka, shohim fëmijë dy bashkë, ashtu si një fëmijë mund të lindë edhe pa organe gjenitale, këto janë probleme të deformimit nga norma dhe këta duhen trajtuar rehabilituar për një jetë sa më normale, por pa dëmtuar kolonat e shoqërisë njerëzore. Thelbi i shoqërisë njerëzore nuk varet nga raste të veçanta. Interseksi është pak e shumë ajo që thashë më siper. Norma është burrë dhe grua…”, tha Shehu

Gjykatat shqiptare për gjininë  

“Një tjetër pyetje është se ka disa vendime gjyqësore. Gjykatat shqiptare kanë marre disa vendime gjyqësore për të ndryshuar gjininë. Shkodra ishte një rast me të cilin u njoha pak minuta më parë. A jeni në dijeni të këtyre vendimeve”, pyeti Shalsi.

 “Gjyqësori duhet të shohë ligjet që miratojmë ne”, u përgjigj, si i zënë në befasi, Shehu.

“Ne po diskutojmë për Shqipërinë një vend ku ka rëndësi edhe ruajtja e traditës dhe mbrojtja e thelbit të shoqërisë sonë, që është familja shqiptare”, mbështeti deputeti tjetër i PD-së, Bardh Spahia

PS

Deputetë të Partisë Socialiste si Eduard Shalsi apo Enriketa Jaho ngritën pyetje mbi përputhshmërinë e projektligjit me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, duke paralajmëruar se iniciativa mund të përballet me sfida ligjore në Gjykatën e Strasburgut.

“Kufizimi ligjor vetëm në burrë dhe grua përjashton ata që nuk identifikohen në këto kategori, një shtet që njeh më shumë se dy kategori është më gjithëpërfshirës dhe më në përputhje me barazinë e dinjitetit njerëzor. Ligji duhet të jetë pasqyrë e realitetit shoqëror dhe jo kufizim i tij, për këtë arsye jam kundër”, tha Jaho.

Pasaporta shqiptare

Kundër u pozicionua edhe deputeti tjetër i PS-së, Eduard Shalsi, duke përmendur në fund të mbledhjes një argument shtesë

“Për çfarë kërkoni ndryshimin në gjendjen civile? Çfarë kërkoni se në pasaportën shqiptare ju e keni mashkull dhe femër? Çfarë po kërkoni të ndryshoni?!. Keni sjellë një ndryshim në ligjin e gjendjes civile, sot në ligj e keni të qartë, a i keni parë pasaportat shqiptare? Psh Gjermania përvec mashkull, femër ka një shenjë x interseksin, ne nuk e kemi ashtu. Ne e kemi të qartë këtë gjë. 

Ligji shqiptar është i qartë. Pasaporta është e qartë. Nuk do të ndryshojë asgjë në këtë drejtim. Po debatojmë për diçka që nuk ka lidhje fare. Pasaporta shqiptare mbetet siç është. Mashkull dhe femër. Për çfarë e keni sjellë këtë ndryshim? Vetëm ju e dini!”, ndërhyri Shalsi

“Në të ardhmen duhet të përcaktojmë një kategori të caktuar… Ajo që keni propozuar bie ndesh me konventat europiane, jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut dhe Marrëveshjen e Stabilizim – Asocciimit”, vijoi ai.

Referendumi

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, këmbënguli se propozimi nuk shkel konventat ndërkombëtare dhe sfidoi mazhorancën me referendum ku publiku të vendosë:

“Seksi nuk ka të bëjë me gjininë, a do lejohen të bëjnë ndryshimet seksuale apo jo është çështje tjetër pastaj si ajo e vendeve të tjera Italia psh nuk e lejon. Janë veprime kriminale ta pyesësh një vajzë tre vjecare se si e ndjen veten ti mashkull apo vajzë?!

Ne duhet të caktojmë linjat. Ne duhet të ndjekim opinionin publik shqiptar në këtë drejtim dhe nuk ka asnjë konventë obliguese kombëtare që të fusësh ‘gender’-in në shkolla apo 72 gjinira, ju si të doni, por po ju them se nëse do ndryshojmë kolonat hajde shkojmë në referendum”.

Në mungesë konsensusi, projektligji kaloi për votim në seancë plenare

The post Gjykatat shqiptare ndryshojnë gjininë, ndërsa PD ngulmon: Ka vetëm burrë dhe grua që në lindje appeared first on Faktoje.al.

Raportohet i zhdukur një shtetas i Shqipërisë, kishte dal në brezin kufitar me Kosovën për të mbledhur gështenja

21 October 2025 at 08:51


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zhdukjes së një personi, shtetas të Shqipërisë.

I njëjti kishte dalë për të mbledhur gështenja në brezin kufitar me Kosovën.

“Brezi kufitar Shqipëri-Kosovë 20.10.2025 – 23:20. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë gjatë mbledhjes së gështenjave në mal, ka humbur kontaktin me familjarët e tij”, thuhet në raport.

Njësitet policore, njësia për kërkim shpëtim dhe disa persona janë angazhuar në kërkim të viktimës, ndërsa në anën tjetër të kufirit janë angazhuar njësitë e Shqipërisë. /Telegrafi/

Zhduket një person në Prizren

11 October 2025 at 12:19


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është raportuar i zhdukur në Prizren.

Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se rasti po hetohet.

“Rr. Ukë Bytyqi, Prizren 08.10.2025 – NN. Ankuesja ka njoftuar policinë se djali i saj mashkull kosovar, është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

VIDEO/ Peshonte rreth 300 kg, momenti kur një burrë ngrihet me vinç dhe dërgohet me kamion në spital

10 October 2025 at 18:38

Një burrë me peshë rreth 300 kg u desh të nxirrej me vinç nga shtëpia e tij në West Palm Beach, Florida, SHBA, për t’u dërguar në spital pas një “urgjence të papritur mjekësore”. Sipas Daily Mail, burri nuk ishte në gjendje të zbriste shkallët ose të dilte jashtë, për shkak të madhësisë dhe problemeve […]

The post VIDEO/ Peshonte rreth 300 kg, momenti kur një burrë ngrihet me vinç dhe dërgohet me kamion në spital appeared first on BoldNews.al.

Debati mbi gjininë, drafti i ri ndez diskutime

9 October 2025 at 11:28

Një projektligj për barazinë gjinore i depozituar në Kuvend ka ndezur debat mbi përkufizimin e termit “gjini”.

Për një pjesë, ky hap shihet si i domosdoshëm referuar realitetit të ri shoqëror pasi lufton pabarazinë dhe ndihmon në politika më gjithëpërfshirëse, ndërsa për kritikët është një lëvizje që cenon konceptin tradicional të gjinisë, duke e zëvendësuar me një përkufizim më fluid e të paqartë.

Pse u hartua një draft i ri 

Debati për hartimin e këtij projektligji është fokusuar në një pikë, ndërkohë që qëlllimi i vetë projektligjit është shumë herë më i gjerë.

Aktualisht ka një ligj për barazinë gjinore në Shqipëri që është në fuqi qysh prej vitit 2008 dhe nuk ka pësuar ndryshime.

relacionin shoqërues të projektligjit thuhet se, pavarësisht se realiteti ligjor, shoqëror dhe ndërkombëtar ka evoluar ndjeshëm, ligji për barazinë gjinore ka mbetur i pandryshuar

Ndërsa janë bërë rregullime të shumta në ligje të tjera, si ai për mbrojtjen nga diskriminimi, dhunën në familje, apo Kodin e Punës, ligji për barazinë gjinore ka mbetur i pandryshuar, duke krijuar boshllëqe dhe vështirësi në zbatim.

Referuar relacionit, mos-harmonizimi i ligjit aktual me aktet sa më sipër ka sjellë mungesë koherence në trajtimin e diskriminimit, të dhunës me bazë gjinore, të barazisë në punësim, apo në media.

Një tjetër arsye shtesë është edhe përafrimi me acquis të Bashkimit Evropian dhe direktivat e reja ndërkombëtare, të cilat vendet e rajonit dhe të BE-së i kanë implementuar.

Kush e përgatiti

Në dokumentet zyrtare (që i bashkëlidhen këtij projektligji) sqarohet se drafti ‘Për barazinë gjinore’ është miratuar nga një grup pune e ministrisë së Shëndetësisë.

Më tej, në regjistrin elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike, janë regjistruar 1,403 shikime/vizitorë dhe është postuar 1 koment nga Komiteti Shqiptar i Helsinikit.

Ministria njofton gjithashtu se ka bashkërenduar të gjithë procesin konsultativë duke u bazuar tek strategjia kombëtare për barazinë gjinore 2021-2030, rekomandimet dhe konventat ndërkombëtare të GREVIO, CEDAW dhe Konventën e Stambollit si dhe Direktivat e Acquis në fushën e barazisë gjinore.

Konsultimet  

Nga sugjerimet e përcjella nga shoqëria civile u morën parasysh dhe u pasqyruan në tekstin përfundimtar rreth 12 komente kryesisht të karakterit administrativ, por ajo që tërhoqi vëmendjen dhe nxiti debatin ishte përkufizimi ligjor i gjinisë. 

Drafti fillestar

Fillimisht, projektligji i hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, i hedhur për konsultim publik në mars 2025, përfshinte një përkufizim tradicional të gjinisë ku termi gra dhe burra në kuptim të këtij ligji nënkuptonte edhe vajza dhe djem. Në thelb, kuptimi i gjinisë mbetej strikt binar, i kufizuar te dy kategori; femër dhe mashkull.

Drafti përfundimtar

Gjatë procesit të konsultimeve, ministria e Shëndetësisë njofton në korrespondencën zyrtare se aleanca LGBTI kërkoi që projektligji  të mos kufizohej vetëm në dy kategori gjinore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e reflektoi këtë propozim duke zgjeruar përkufizimin, dhe në versionin përfundimtar që është depozituar në Kuvend, termi “gjini” merr një kuptim të ri juridik: Gjini, sipas këtij ligji, ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore.

Në kuptim të këtij përkufizimi është reflektuar edhe një tjetër ndryshim e propozuar nga qendra AWEN sipas së cilës përfaqësimi i barabartë gjinor nënkupton përfaqësimin e secilës prej gjinive, në të gjithë diversitetin e tyre.

Kush mori pjesë në kosultime

Në kuadër të procesit të hartimit të projektligjit të ri “Për barazinë gjinore”, ministria e Shendetesisë ka njoftuar se në takimet konsultuese parapërgatitore morën pjesë një grup i gjerë përfaqësuesish nga institucione dhe organizata kombëtare e ndërkombëtare, konkretisht: 9 institucione në nivel qendror dhe të varësisë, pjesë e grupit të punës;

18 përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfshirë qendra sociale ditore dhe rezidenciale, shoqata të shoqërisë civile dhe grupe interesi aktive në fushën e barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut; 5 organizata ndërkombëtare: UNDP, UN Women, UNICEF, UNOPS dhe IOM; 7 përfaqësues nga ambasada dhe agjenci ndërkombëtare: Ambasada e Suedisë, Ambasada e Vendeve të Ulëta, Delegacioni i BE-së në Shqipëri, GIZ, OSBE, AICS dhe ADA.

Debati për Soros

Në media ndërkohë qarkulloi një lajm sipas të cilit “Kryeministri Edi Rama ka pranuar se për hartimin e projektligjit të ‘Për Barazinë Gjinore’ është këshilluar me organizata të shoqërisë civile që ndër vite kanë marrë financime nga Fondacioni ‘Soros”

Xheni Karaj nga komuniteti LGBTI (që bëri edhe propozimin) e kundërshtoi këtë narrativë.

“Unë e përmend shpesh sepse gjithnjë jemi targetuar si komuniteti që financohemi nga Soros si pjesë e axhendës së Soros në Shqipëri. Por në të vërtetë nëse e shihni dhe cdokush mund të shkojë të kontrollojë çdo gjë është transparente dhe kushdo mund të shohë se Soros nuk ka dhënë kurrë para për LGBTI”, tha Xheni Karaj për gazetaren Alice Taylor në Euronews Albania

Burime zyrtare nga Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – Soros thanë për Faktoje.al se nuk kanë qenë të përfshirë në hartimin apo diskutimet konsultative të projektligjit “Për Barazinë Gjinore”

Faktoje.al ndërkohë është në pritje të një kërkese për informacion dërguar Ministrisë së Shëndetësisë për debatin në fjalë. 

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur në Klinë

7 October 2025 at 16:34


Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, lidhur me rastin e një personi të zhdukur, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Personi i zhdukur është: Ismet (Tafil) Millaku, i lindur më 07 shkurt 1954, nga fshati Ujmir, Komuna e Klinës.

Policia ka publikuar edhe fotografinë e të zhdukurit dhe kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të paraqitet në stacionin më të afërt policor.

Kontaktet për informim: numri emergjent: 192, linja pa pagesë: 0800 19999, drejtoria rajonale Pejë: 039 432 327 dhe E-mail: info@kosovopolice.com /Telegrafi/




Burrat që kthehen përsëri e përsëri: Pse duhet të ikësh prej tyre

By: gaze tare
5 October 2025 at 20:12

Në çdo histori dashurie ka ngritje dhe ulje, ndarje dhe rikthime. Por kur një burrë kthehet vazhdimisht, pas çdo ikjeje, pas çdo zënke, pas çdo periudhe mungese, pyetja që duhet bërë nuk është “pse u kthye?”, por “pse po e lejon të kthehet sërish?”

Në fillim, rikthimi mund të duket romantik. Ai kërkon falje, thotë se ka reflektuar, premton ndryshim. Dhe ti, me shpresën e dashurisë që dikur ndjeve, mendon se ndoshta këtë herë do të jetë ndryshe. Por e vërteta është se burrat që largohen dhe kthehen përsëri e përsëri nuk kanë ndryshuar thjesht kanë humbur kontrollin mbi ty dhe duan ta rimarrin.

Shpesh, këto rikthime nuk janë shenjë dashurie, por shenjë pasigurie, egoje dhe frike për të humbur dikë që i ka dhënë shumë. Ai nuk kthehet sepse të do vërtet, por sepse e ndien boshllëkun që krijon mungesa jote. Dhe sapo ndien se e ke falur sërish, rrethi mbyllet: e njëjta histori, të njëjtat premtime, i njëjti përfundim.

Ekspertët e marrëdhënieve shprehen se ky është një model toksik emocional, ku njëri partner ushqen ndjenjën e pasigurisë dhe tjetri përpiqet ta mbajë gjallë lidhjen me çdo kusht. Në fakt, një marrëdhënie e shëndetshme nuk ka nevojë për ndarje të vazhdueshme për të funksionuar. Ajo kërkon stabilitet, komunikim dhe përgjegjësi emocionale, jo rikthime dramatike pas çdo periudhe ftohjeje.

Nëse e gjen veten në këtë situatë, ndoshta është koha të kuptosh se dashuria e vërtetë nuk të bën të presësh që dikush të të zgjedhë sa herë i kujtohesh. Dashuria e vërtetë nuk vjen e ikën sipas humorit të dikujt tjetër.

Pra, herën tjetër që ai të kthehet, mos e shih si një shenjë fati. Shikoje si mundësinë për të mbyllur një derë që nuk të çon më askund. Ndonjëherë, forca më e madhe nuk është të duash dikë, por të zgjedhësh veten.

The post Burrat që kthehen përsëri e përsëri: Pse duhet të ikësh prej tyre appeared first on iconstyle.al.

Zhduket një person në Prishtinë

25 September 2025 at 09:41


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zhdukjes së një personi në Prishtinë.

Në raportin policor thuhet se një person ka raportuar se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

“Rr. Mon Balaj, Prishtinë 23.09.2025 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport.

Rasti po hetohet. /Telegrafi/

Projektligji për barazinë gjinore/ Këshilli Ndërfetar: Bie në kundërshti me traditën e familjes shqiptare

By: armand
23 September 2025 at 18:20

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë) kanë deklaruar se janë kundër projektligjit “Për barazinë gjinore”, i cili pritet të marrë miratim në Kuvend. Me anë të një deklarate të përbashkët Këshilli Ndërfetar i […]

The post Projektligji për barazinë gjinore/ Këshilli Ndërfetar: Bie në kundërshti me traditën e familjes shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet 63-vjeçari nga Klosi, dyshohet se tentoi të përdhunonte një grua

14 September 2025 at 15:38

Policia e Matit ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një grua. Në pranga është vënë shtetasi I.C., 63 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Marrdhënia seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë. Sipas autoriteteve policore, 63-vjeçari dyshohet se ka tentuar të kryejë mardhënie seksuale me […]

The post Arrestohet 63-vjeçari nga Klosi, dyshohet se tentoi të përdhunonte një grua appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Afrikës së Jugut vendos që burrat mund të marrin mbiemrin e bashkëshortes

By: gaze tare
13 September 2025 at 11:43

Gjykata më e lartë e Afrikës së Jugut ka vendosur se burrat mund të marrin mbiemrin e bashkëshortes së tyre, duke rrëzuar një ligj të vjetër që ua ndalonte këtë. Ky vendim u konsiderua një fitore për dy çiftet që ngritën rastin, të cilët argumentuan se ligji ishte jo vetëm i padrejtë, por edhe një formë diskriminimi gjinor.

Gjykata Kushtetuese e konsideroi ligjin një “import kolonial”, duke theksuar se shumë kultura afrikane historikisht lejonin gratë të ruanin mbiemrin e tyre pas martesës. Megjithatë, me ardhjen e kolonizatorëve evropianë dhe imponimin e vlerave perëndimore, tradita ndryshoi dhe ligji i mëparshëm kufizonte zgjedhjen personale të burrave.

Ky vendim ka pasoja të drejtpërdrejta ligjore, pasi Parlamenti do të duhet të ndryshojë Ligjin për Regjistrimin e Lindjeve dhe Vdekjeve dhe rregulloret e tij që vendimi të hyjë në fuqi. Ndryshimet do të sigurojnë që të gjithë çiftet të kenë të drejtë të zgjedhin mbiemrin sipas dëshirës, pa dallime gjinore.

Avokati i njërit nga çiftet fituese deklaroi se vendimi është një hap i madh drejt barazisë gjinore dhe respektit për traditat kulturore. Për shumë qytetarë, ky vendim përfaqëson një shembull të rëndësishëm se ligjet duhet të përputhen me parimet moderne të drejtësisë dhe barazisë.

Ky vendim i Afrikës së Jugut mund të shërbejë si precedent për vende të tjera që po diskutojnë barazinë gjinore dhe të drejtën e individëve për të zgjedhur mbiemrin pas martesës.

The post Gjykata e Afrikës së Jugut vendos që burrat mund të marrin mbiemrin e bashkëshortes appeared first on iconstyle.al.

Raportohet i zhdukur një person në Fushë Kosovë

6 September 2025 at 09:10

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia.

Rasti është raportuar të premten në ora 16:00.

“Fushë Kosovë 05.09.2025-16:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë policore. /Telegrafi/

The post Raportohet i zhdukur një person në Fushë Kosovë appeared first on Telegrafi.

Gjendet i varur një burrë në Tiranë

25 July 2025 at 12:38

Një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike paraditen e sotme në fshatin Pezë të Tiranës. Viktima është shtetasi N. P., 67 vjeç, i cili rreth orë 11:20 është gjetur i varur nga familjarët e tij. Ende nuk dihen arsyet se çfarë e ka shtyrë 67-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem. Policia […]

The post Gjendet i varur një burrë në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në aeroportin e Milanos, një person humb jetën pasi u godit nga motori i avionit

By: Rovena
9 July 2025 at 07:35

Një burrë ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Aeroportin e Milanos, pasi u thith nga motori i një avioni që po përgatitej të nisej. Ngjarja ndodhi të martën në mëngjes në aeroportin Milan Bergamo, në veri të Italisë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, përfshirë Corriere della Sera, personi ka hyrë në pistë në mënyrë të paligjshme, në momentin kur avioni i kompanisë spanjolle Volotea po largohej nga porta dhe po bëhej gati për ngritje drejt qytetit Asturias në veriperëndim të Spanjës.

Burime nga aeroporti, të cituara nga mediat, thanë se burri nuk kishte lidhje me linjën ajrore dhe nuk ishte pasagjer në avion. Sipas Volotea, personi u plagos rëndë gjatë incidentit dhe më pas humbi jetën.

Të 154 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bord janë të padëmtuar dhe aktualisht po marrin mbështetje psikologjike, bëri të ditur kompania ajrore.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur se si ky person ka arritur të depërtojë në zonën e sigurisë së aeroportit dhe të hyjë në pistë. Deri tani nuk janë dhënë detaje zyrtare mbi identitetin apo motivet e tij.

Pas incidentit, fluturimet nga aeroporti Milan Bergamo u pezulluan përkohësisht, por janë rifilluar mesditën e së martës, sipas njoftimit zyrtar nga aeroporti.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me policinë dhe autoritetet e aeroportit./abcnews.al

E dije? Të flesh në krah të një burri mund të të lodhë më shumë

By: gaze tare
5 July 2025 at 19:08

Një studim nga Universiteti i Michigan-it tregon se shumë gra flenë më keq kur ndajnë shtratin me një burrë.

Pse ndodh kjo?
Meshkujt kanë tendencë të lëvizin më shumë gjatë natës dhe të gërhasin më shpesh, dy gjëra që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit.

Gjithashtu, truri i gruas mbetet më i “zgjuar” gjatë natës, për shkak të një instinkti biologjik që e mban në gadishmëri edhe kur është në gjumë.

Pra nëse ke ndjerë ndonjëherë se zgjohesh më e lodhur kur fle me dikë në krah… tashmë e ke një shpjegim!

The post E dije? Të flesh në krah të një burri mund të të lodhë më shumë appeared first on iconstyle.al.

Shkodër, vetëplagoset e armë një burrë

By: user 5
9 June 2025 at 20:06

Një person është vetëplagosur me armë gjahu në Postribë.

Policia bën me dije se rreth orës 17:45, në fshatin Ura e Shtrejt, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me një armë gjahu, që e mbante me leje, shtetasi F. V., 57 vjeç.

Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe për dokumenimin ligjorë të rastit.

The post Shkodër, vetëplagoset e armë një burrë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌