Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shkeli masën e sigurisë, arrestohet drejtoresha e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme

By: V K
10 January 2026 at 15:31

Policia ka arrestuar shtetasen Alma Bime, 43-vjeçe, me detyrë drejtoreshë e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj.

Sipas burimeve zyrtare, arrestimi i saj u krye pas konstatimit se Bime kishte thyer masën e vendosur nga gjykata, ndërkohë që ndaj saj rëndojnë edhe akuza të reja për ngjarje të përsëritura dhune dhe kanosjeje ndaj ish-bashkëjetuesit, Mareglen Tomori.

Më herët, gjatë muajit dhjetor, Alma Bime, ishte shoqëruar nga Policia nën dyshimet për kanosje të një shtetasi të huaj përmes mesazheve, si edhe për djegien e orendive shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit, e ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, në zonën e Kinostudios. Pas kësaj ngjarjeje, gjykata kishte caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, masë e cila rezulton të jetë shkelur.

Sipas të dhënave të hetimit, më 31 dhjetor, Bime dyshohet se ka tentuar sërish t’i vërë flakën banesës së ish-bashkëjetuesit, si dhe ka tentuar ta plagosë atë, ç`ka ka çuar në përkeqësimin e pozitës së saj ligjore dhe arrestimin nga shërbimet e Policisë.

Pavarësisht arrestimit dhe akuzave të rënda, rasti ka ngritur pikëpyetje të forta publike mbi faktin se si Bime ka vijuar të mbajë funksionin e saj në Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që ndodhej nën masë sigurie.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa pritet që Prokuroria të kërkojë një masë më të rëndë sigurie ndaj saj.

The post Shkeli masën e sigurisë, arrestohet drejtoresha e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme appeared first on Albeu.com.

Theu ‘arrestin shtëpiak’ për t’i djegur makinën ish-partnerit, arrestohet ish-drejtoresha e Ministrisë së Brendshme

By: Elva
10 January 2026 at 13:45

Alma Bime, ish-drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme dhe më herët në strukturat e Antitrafikut, është arrestuar sërish nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj. 43-vjeçarja, e cila ndodhej nën masë sigurie për një çështje të mëparshme […]

The post Theu ‘arrestin shtëpiak’ për t’i djegur makinën ish-partnerit, arrestohet ish-drejtoresha e Ministrisë së Brendshme appeared first on BoldNews.al.

Theu masën e sigurisë dhe tentoi t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit/ Arrestohet Alma Bime, drejtoreshë e Emigracionit në Ministrisë së Brendshme

10 January 2026 at 13:15

Është arrestuar Alma Bime, 43- vjeçe drejtoreshe e Emigracionit në Ministrisë së Brendshme.

Bime dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” si dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit.

Drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, u shoqërua ne dhjetor nen dyshimet për kanosjen e një të huaji përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, në banesën që ndodhet në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio.

I dogji krevatin bashkëjetuesit, zyrtarja e Ministrisë se Brendshme, Alma Bime thyen arrestin shtëpiak dhe tenton t’i vërë flakën edhe makinës së ish-partnerit

By: V K
10 January 2026 at 13:47

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga 43- vjeçaren Alma Bime, drejtoreshe e Emigracionit në Ministrisë së Brendshme.

Bime dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” si dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4., arrestuan shtetasen A. B., 43 vjeçe, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” si dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit”, njofton policia.

Drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, u shoqërua ne dhjetor nën dyshimet për kanosjen e një të huaji përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori.

Tomori raportohet se ka një vilë tre katëshe në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio dhe prej disa kohësh kishte punësuar një të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri që jetonte në katin e parë të vilës dhe kujdesej për kopshtin.

Sipas News 24, Bime është zënë me ish-bashkëjetuesin kohë më parë, dhe i ka djegur krevatin në vilë. Më pas është konfliktuar edhe me të huajin, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me ish-bashkëjetuesin e saj dhe se do t’ia hiqte lejen e qëndrimit.

Denoncimi është bërë nga Tomori, i cili ka marrë dëshmitarë edhe punëtorin e huaj për të provuar mesazhet kërcënuese të Bimes ndaj tij.

The post I dogji krevatin bashkëjetuesit, zyrtarja e Ministrisë se Brendshme, Alma Bime thyen arrestin shtëpiak dhe tenton t’i vërë flakën edhe makinës së ish-partnerit appeared first on Albeu.com.

I dhjetëfishoi taksat e shërbimeve gjyqësore, KGjK jep arsyetim

9 January 2026 at 15:40


Shtrenjtimi deri në dhjetëfishim i taksave gjyqësore me udhëzimin e ri administrativ, është përshtatjeje me realitetin ekonomik dhe standardet aktuale në Republikën e Kosovës.

Kështu është arsyetuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të premten, pas interesimit të KosovaPress.

Në përgjigjen e KGjK-së, thuhet se që nga viti 2017 nuk ka pasur asnjë ndryshim në, pavarësisht ndryshimeve të theksuara në standardin jetësor, zhvillimeve ekonomike dhe rritjes së kostove të sistemit gjyqësor.

Sipas këtij këshilli, vendimi për ndryshimin e taksave, është bërë duke respektuar parimin e proporcionalitetit dhe duke pasur parasysh zgjerimin e ndjeshëm të kategorive të liruara nga pagesa e taksave gjyqësore.

Duke u arsyetuar se taksat gjyqësore të përcaktuara me këtë udhëzim derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës dhe nuk përbëjnë të hyra të drejtpërdrejta për Këshillin Gjyqësor të Kosovës apo për gjykatat, ky institucion bën me dije se udhëzimi i ri i ka liruar nga pagesa, shfrytëzuesit e asistencës sociale, familjet e dëshmorëve dhe të personave të zhdukur gjatë luftës, invalidët dhe veteranët e luftës, familjet e viktimave civile të luftës, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, personat me aftësi të kufizuara, përfshirë personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe personat e verbër, si dhe personat që gëzojnë të drejtën për ndihmë juridike falas. /Kp/

Histori rozë (dhe blu)/ Arrestohet Drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, dogji shtëpinë e ish-bashkëjetuesit

By: xhir jeta
30 December 2025 at 15:31

Policia e Komisariatit nr.4, ka vënë në pranga, Drejtoreshën për Politikat e Migracionit, Azilit dhe Antitrafikimit, në Ministrinë e Brendshme, Alma Bime.

Sipas policisë, Bime është vënë në pranga për shkak se ka djegur disa orendi shtëpiake, në banesën e ish bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, po ashtu me detyrën e drejtorit të një organizate. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fundjave, ndërsa në një tjetër episode, Bime, sipas policisë ka kërcënuar me mesazhe edhe një shtetas të huaj, i cili këto mesazhe i ka dorëzuar në polici.

Por kjo histori nuk nis këtu. Në muajin shtator, Alma Bime, pas një sherri me ish bashkëjetuesin, bëri denoncim në polici për dhunë.

Më 21 shtator, arrestoi, Mareglen Tomorin, drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (IPO), një organizatë, me status këshillimor, pasi u dyshua se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Por pas daljes në gjykatë, Mareglen Tomori dhe Alma Bime, sipas të dhënave nga policia u pajisën të dy më urdhër mbrojtje./abcnews.al

Zërat qytetarë kundër betonit frymëzuan komunitetet

30 December 2025 at 12:00

Transformimi urban në Shqipëri vijoi të prodhojë konflikte përgjatë vitit 2025. Zakonisht, debati ndahet mes atyre që e shohin këtë zhvillim si modernizim estetik dhe atyre që e kritikojnë atë kryesisht nën dyshimin për interesa të errëta ekonomike.

Por përtej këtij polarizimi, një fakt mbetet i padiskutueshëm, ndikimi i thellë që ky transformim urban ka dhënë dhe po jep te komunitetet lokale. Citizens.al është munduar t’u japë gjithmonë vëmendje zërave qytetarë dhe të përcjellë të parin shqetësimet e tyre.

Projektet e ndërtimeve masive, rikualifikimeve urbane dhe infrastrukturore në Shqipëri zhvillohen shpesh pa konsultime me banorët që preken prej tyre. Objektet nuk vlerësohen si duhet për shpronësim, nuk respektohet trashëgimia, hapësirat, distancat me godinat ekzistuese, shpesh ndërtohet në tejkalim të lejeve etj.

Për rrjedhojë, ky zhvillim ka nxitur pasiguri mbi pronën dhe strehimin duke ngjallur rezistencë qytetare në zona të ndryshme të vendit në rastet kur projektet trokasin dyerve të shtëpive apo institucioneve.

Të tilla ishin rastet e banorëve pranë qendrës kulturore “Ten”, shkollës “Emin Duraku” dhe ata të një pallati te Astiri në Tiranë, banorët e lagjes historike dhe zonës së ish-kabinave të plazhit në Durrës, apo dhe banorët e zonës së Rrjollit në Velipojë.

Mes dëbimit dhe pasigurisë së strehimit

Dy komunitete në Durrës u përballën me largim nga shtëpitë e tyre, për arsye të ndryshme. Në “lagjen 13”, 32 familje u gjetën në rrugë në prag të festave, pasi godinat ku banonin që nga vitet ’90 iu kalua pronarit me një proces të cilin ata e kontestojnë.

Banorët, të cilët u vendosën te ish-kabinat e plazhit rreth 30 vite më parë si përfitues nga statusi pastrehë, thonë se morën vesh vonë vendimin e bashkisë për t’ia kaluar objektin me banorë brenda”. Vetëm një person, me aftësi të kufizuara, mori mbështetje për qira. Të tjerët mbetën pa ndihmë.

Ndryshe është situata në lagjen e Kalasë. Mbi 70 familje mund të shpërngulen për shkak të projektit të rikualifikimit urban të zonës, njohur ndryshe dhe si “TID Durrës”.

Parashikohet dëmshpërblim, por shumica e banorëve e konsiderojnë si të pamjaftueshëm për një zonë kaq strategjike, për më tepër vlera e përllogaritur i referohet çmimeve të 10-15 viteve më parë.

Projekti zbatohet nga Ministria e Kulturës, Bashkia Durrës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Banorët i kanë paditur në Gjykatën Administrative. Paralelisht, kanë bërë kallëzim edhe në SPAK.

Ndërtimet “fasadë më fasadë”

Rindërtimi i qendrës kulturore “Ten” në rrugën Myslym Shyri në Tiranë, parashikoi rritjen e godinës nga dy në katër kate. Banorët përreth u alarmuan. Ata u ankuan për mungesën e konsultimit dhe rrezikun që ndërtesat e tyre të dëmtoheshin nga ana strukturore ose të mbeteshin pa dritë dhe ajrim.

Ata iu drejtuan Citizens.al. Bashkia Tiranë deklaroi se projekti përputhej me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe nuk dëmtonte ndërtesat afër. Megjithatë, punimet u ndërprenë në mars, për arsye të paqarta. Sot, banorët janë në proces gjyqësor me bashkinë dhe kompaninë zbatuese.

Një tjetër konflikt shpërtheu pranë shkollës “Emin Duraku”, në ish-Bllok. Këtë herë bëhej fjalë për një kullë 16-katëshe, me katër kate nën tokë dhe rreth 10 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi.

Banorët protestuan, duke nxjerrë si shqetësim kryesor jo vetëm humbjen e hapësirave të përbashkëta, por edhe rrezikun e një ndërtimi të tillë pranë një shkolle që frekuentohet nga fëmijë të shumtë. Megjithatë, me kalimin e kohës, rezistenca u zbeh.

“Pjesa më e madhe e banorëve është tërhequr, edhe pse çështja është në Gjykatën e Tiranës”, tha avokati Redon Meksi për Citizens.al.

Ky grup banorësh duket se e ka pasur të vështirë të gjejë një inxhinier të gatshëm të angazhohet si ekspert për të analizuar parregullsitë e projektit e që përmes saj më pas të kërkohej sigurimi i padisë.

Megjithatë ky vit pati edhe raste ku komunitetet arritën fitore, qoftë dhe të pjesshme. I tillë ishte rasti i një grupi prej 24 familjesh, të cilët me mbështetjen e organizatës “Drejtësi Sociale”, siguroi legalizimin e banesave pas protestave para Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Përmes avokatit Gentian Serjani, grupi i zonës së Astirit, ia ka dalë që të ndërhyjë dhe përshpejtojë procedurat duke i dhënë fund një anashkalimi prej rreth 20-vitesh.

Ndërkohë, në Rrjoll të Velipojës, banorët panë pezullimin e projektit të resortit turistik “Blue Borgo”. Ata protestuan, madje dhe u përplasën me policinë duke iu drejtuar më pas dhe SPAK-ut për çështjen e pronësisë.

Prek Molla, banor i zonës, tregoi se prej marsit nuk ka pasur tentativa për rikthim të punimeve.

“Pati një tentativë për marrëveshje, por pas skandalit [të korrupsionit] me [ministren Belinda] Ballukun, investitori u tërhoq”, tha ai.

Këto raste të hasura këtë vit, tregojnë edhe njëherë se konfliktet e përsëritura urbane fshehin pas modelin e projekteve të mëdha që aplikohen me përgjegjësi dhe kosto sociale të paqarta dhe pa konsultim publik.

Rezistenca qytetare mbetet një nga pak mekanizmat që duket se i vë frenë proceseve të tilla.

The post Zërat qytetarë kundër betonit frymëzuan komunitetet appeared first on Citizens.al.

U denoncua nga ish-bashkëjetuesi, ndalohet nga policia drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, ja për çfarë akuzohet

By: V K
30 December 2025 at 14:51

Pak ditë më parë, policia e Tiranës, ka ndaluar drejtoreshën e ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e dyshuar për kanosjen e një shtetasi të huaj përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori.

Tomori ka një vilë tre katëshe në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio dhe prej disa kohësh kishte punësuar një të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri që jetonte në katin e parë të vilës dhe kujdesej për kopshtin.

Sipas News 24, Bime është zënë me ish-bashkëjetuesin kohë më parë dhe i ka djegur krevatin në vilë.

Më pas është konfliktuar edhe me të huajin, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me ish-bashkëjetuesin e saj dhe se do t’ia hiqte lejen e qëndrimit.

Denoncimi është bërë nga Tomori, i cili ka marrë dëshmitarë edhe punëtorin e huaj, për të provuar mesazhet kërcënuese të Bimes ndaj tij.

The post U denoncua nga ish-bashkëjetuesi, ndalohet nga policia drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, ja për çfarë akuzohet appeared first on Albeu.com.

Kanosi një shtetas të huaj, Policia ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme/ EMRI

By: Ela
30 December 2025 at 13:37

Policia e Tiranës ka ndaluar me iniciativë drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e cila dyshohet se ka kanosur përmes mesazheve një shtetas të huaj, identifikuar me inicialet M. M. Bime dyshohet gjithashtu se në një rast tjetër ka djegur një orendi shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, e cila ndodhet […]

The post Kanosi një shtetas të huaj, Policia ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Kadastra tërësisht digjitale në fund të 2026-ës

12 December 2025 at 15:32

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ – Agjencia Shtetërore e Kadastrës pritet që në fund të vitit të ardhshëm të shndërrohet në një institucion tërësisht digjital.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale thekson se “Shqipëria po shënon një rekord të ri të revolucionit digjital me tashmë 10 shërbime kadastrale të automatizuara përmes teknologjisë blockchain, ndërkohë që tashmë përmes e-Albania mund të kryhen edhe pagesa online direkt nga karta bankare”.

Drejtoresha e përgjithshme Lorena Goxhobelli, në një tryezë partneriteti të organizuar për të diskutuar arritjet, risitë dhe sfidat e ASHK-së në këtë fazë transformimi, tha se puna për digjitalizimin po ecën me ritme shumë të mira dhe se ky proces jo vetëm lehtëson punën e përditshme të kësaj agjencie, por mbi të gjitha rrit ndjeshëm cilësinë dhe sigurinë e informacionit kadastral për çdo qytetar.

“Jemi më pranë se kurrë digjitalizimit të hartave kadastrale. Së bashku me UNOPS, kemi nisur punën dhe një proces që kërkon kohë, për digjitalizimin e plot të 33 mijë planshetash. Fundi i 2026 do të na gjejë me një Kadastër tërësisht digjitale”, tha Goxhobelli.

Kadastra e ka çuar së fundi në 10 numrin e shërbimeve automatike përmes teknologjisë blockchain, si dhe ka finalizuar kryerjen e pagesës direkt nëpërmjet portalit “e-Albania” me kartë bankare, pa qenë nevoja të paraqiteni në postë apo në sportelet e bankave.

“Digjitalizimi i të dhënave dhe përdorimi i teknologjisë blockchain na ka dhënë mundësinë që të automatizojmë një pjesë të shërbimeve tona. Në fillim të 2025, kishim 5 shërbime automatike dhe sot që flasim kemi 10 shërbime të tilla që iu ofrohen qytetarëve. Aktualisht 10 deri në 15% e shërbimeve tona ditore gjenerohen automatikisht nga sistemi”, u shpreh drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli.

Ajo theksoi po ashtu se është finalizuar edhe mundësia e kryerjes së pagesës nëpërmjet e-Albania me kartë bankare.

“Një funksionalitet për të cilin kemi punuar intensivisht me AKSHI-n këto muajit e fundit dhe më vjen mirë që më në fund e finalizuam, sepse tashmë qytetarëve nuk do t’u duhet më që të qëndrojnë në sportelet e bankave dhe të Postës në këtë rast, dhe jo më të ASHK-së dhe mund ta bëjnë pagesën aty ku bëjnë aplikimin vetëm me një klik”, u shpreh Goxhobelli.

E megjithatë, tha ajo, transformimi digjital nuk do të thotë distancim nga qytetari. “Përkundrazi, synon thjeshtim, aksesueshmëri dhe kohë më të shkurtër trajtimi për aplikimet. Shfrytëzimi i avantazheve që krijon Inteligjenca Artificiale mbetet një tjetër objektiv ambicioz i ASHK-së përgjatë vitit 2026”, theksoi Goxhobelli në vijim të fjalës së saj.

Sipas saj, me përfundimin e digjitalizimit të të dhënave kadastrale krijohen të gjitha parakushtet për shfrytëzimin e përfitimeve që sjell përdorimi i Inteligjencës Artificiale.

Ndërsa fokusi strategjik i këtij viti ka qenë digjitalizimi dhe regjistrimi fillestar, dy procese themelore që jo vetëm po përmirësojnë shërbimin ndaj qytetarëve, por po vendosin edhe bazat e forta për garantimin e sigurisë dhe qartësisë së të drejtave pronësore, një tregues tjetër domethënës për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës është ulja e kohës së trajtimit të aplikimeve të qytetarëve.

Aktualisht, 79 për qind e aplikimeve trajtohen brenda afateve ligjore.

Ta pranishëm në Tryezën e Partneritetit të ASHK-së ishin ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka, shefja e Bashkëpunimit pranë Delegacionit të BE, Ritva Heikkinen, kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, Giulia Re dhe përfaqësues të institucioneve të tjera shqiptare dhe grupeve të interesit të lidhura me çështjet e pronësisë, shërbimit noterial, tregut imobilar etj.

1 nga 4

/m.m/a.f/r.e/

The post Kadastra tërësisht digjitale në fund të 2026-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

74 shërbime kadastrale të pagueshme online

11 December 2025 at 15:21

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Qytetarët mund të aplikojnë dhe të kryejnë pagesat elektronikisht përmes portalit “e-Albania”, për 74 shërbime të Kadastrës, duke përdorur çdo kartë krediti ose debiti, kudo që ndodhen.

Kadastra njofton se, shërbimet që paguhen online përfshijnë: Certifikata pronësie; vërtetime dhe kartela pasurish; regjistrime fillestare të pronës dhe akte trashëgimie; rivlerësime dhe saktësime kufijsh.

Për të paguar online: Zgjidhet shërbimi në e-Albania; klikohet “Paguaj Online” dhe ndiqen udhëzimet e sistemit.

Pagesa konfirmohet menjëherë dhe aplikimi trajtohet pa vonesa.

/e.xh/r.e/a.f/

The post 74 shërbime kadastrale të pagueshme online appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar: Komuniteti ende i izoluar

3 December 2025 at 17:06

Çdo 3 dhjetor ndalemi të reflektojmë për të drejtat dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.

Vendosur me Rezolutën 47/3 në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kjo datë ka si qëllim të promovojë të drejtat, mirëqenien dhe rritjen e ndërgjegjësimit për këtë komunitet.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, në Shqipëri përpos viteve betejat janë të njëjta: aksesueshmëria, shërbimet sociale, shëndetësore dhe ndihmësit personalë. Realiteti mbetet sfidues, aq sa vetë aftësitë e kufizuara.

Asistenti personal, çelësi për jetesë të pavarur, por ende larg

Në një tryezë të organizuar nga Fondacioni “Së Bashku”, organizatat dhe institucionet përgjegjëse ngritën sërish shqetësimin për shërbimin e asistentit personal.

Shteti shqiptar ofron vetëm 16,000 lekë në muaj për këtë pozicion, një shumë që nuk mbulon as nevojat minimale.

Sipas Suela Lalës, drejtuese e fondacionit, shumë persona me aftësi të kufizuar jetojnë vetëm dhe e kanë të pamundur të gjejnë dikë që t’i ndihmojë qoftë për veprimet elementare të përditshmërisë.

‘Ne shohim njerëz në të gjithë Shqipërinë, të cilët pa patur mbështetjen e duhur familjare janë të vetëm dhe me ato lekë zor se mund të punësojnë njeri, për të mbuluar edhe nevojat më minimale, të tipit për t’u ngritur nga shtrati apo për të patur dikë që vjen i ushqen apo lan rrobat”, tha Lala për Citizens.al.

Ndërsa shtoi se ka shumë të tjerë që nuk kanë familje apo të afërt, e kalojnë jetën të vemtuar dhe me ato pak lekë paguajnë një ose dy orë dikë që kalon për t’iu shërbyer.

Lala thekson se mungesa e këtij shërbimi penalizon edhe familjarët: kush kujdeset nuk mund të punojë dhe shpesh përballon barrë të papaguar, pavarësisht se ligji e njeh të drejtën për jetesë të pavarur.

“Jo të gjithë kanë ekonominë dhe jo të gjithë mund të mbajnë familjen me 16 mijë lekë që jep shteti”, thekson Lala.

Pozicioni i asistentit personal synon të lejojë që personat me aftësi të kufizuara të jetojnë të pavarur në shtëpitë e tyre, pa mbështetjen e përhershme të prindërve.

Ligji shqiptar (93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar”) parashikon që personat me aftësi të kufizuara të kenë akses në ndihmës personal për të jetuar në mënyrë të pavarur. Por zbatimi ka qenë i pjesshëm.

Pagesat e ndihmësit janë të ulëta krahasuar me nevojat nga 8,000 deri në 13,000 lekë dhe nuk njihen vitet e punës për shumicën e kategorive.

“Nuk kanë as leje vjetore, nuk kanë ditë pushimi. Pra duhet të jenë aty gjithmonë dhe nuk kanë ku të shpenzojnë barrën që ju bie për kujdesin e familjarëve që është barrë e papaguar”, tregoi Lala.

Sipas saj, duke pasur parasysh ndryshimet demografike në shoqërinë shqiptare, shumë prej personave me aftësi të kufizuar do të mbeten vetëm dhe pa përkrahje.

“Çka është shkelje e të drejtave të njeriut dhe bie ndesh me atë qasje të të drejtave që ne kemi marrë përsipër si shtet”, vijoi ajo.

Sipas Suela Lalës asistenti personal ka një rol kyç për për jetesën e pavarur të personave me aftësi të kufizuar, duke iu mundësuar mbështetje për aktivitete të përditshme sikurse veshja, larja, ushqimi, lëvizja jashtë shtëpisë dhe krijimi i familjes.

“Studimet kanë treguar që ofrimi i këtij shërbimi nxit punësimin dhe ul barrën e kostos që ka shteti nëse i mban personat me aftësi të kufizuar të pambështetur dhe të izoluar në shtëpitë e tyre”, përfundoi Suela.

Aksesueshmëria, problem ende i pazgjidhur

Pavarësisht investimeve në infrastrukturë, aksesueshmëria mbetet e mangët në shumicën e qyteteve në Shqipëri.

Trotuaret janë pa sinjalistikë për personat me probleme shikimi, institucionet publike pa rampa funksionale dhe transporti urban shpesh i papërshtatur. Ky realitet kthehet në pengesë për personat me aftësi të kufizuara.

“Aksesueshmëria duhet të ishte kapërcyer. Tirana nuk është Shqipëria. Në qytetet e tjera situata është edhe më skandaloze,” tregon Lala.

Shqipëria ka ratifikuar Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe ka miratuar ligje që synojnë përfshirjen e sociale dhe aksesueshmërinë e tyre.

Ligji Nr. 93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara” është një ndër ligjet që ka si qëllim të nxisë dhe mbrojë të drejtat e këtij komuniteti duke u mundësuar pjesëmarrje në shoqëri, por edhe duke ngarkuar me përgjegjësi të gjitha institucionet shtetërore të mundësojnë gjithë përfshirjen e tyre duke hequr barrierat infrastrukturore e sociale.

Në vitin 2015, VKM-ja Nr.1074 caktoi masat për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë si dhe ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara duke bërë të mundur aksesin në strehim, transport, shëndetësi, kujdes social, arsimim dhe punësim.

Ligji Nr. 107/2014 “Për planifikimi dhe zhvillimin e territorit” dhe vendimi Nr.1503, datë 19.11.2008 “Për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuar”, përcakton krahas të tjerave respektimin e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuar në çdo ndërtim për banesa, hapësira dhe shërbime për publikun, përfshirë parqet, sheshet dhe rrugët.

Ligji nr. 10221, datë 04.02.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, në nenin 7 të tij përcakton eliminimin e diskriminimit nga sektorët publikë dhe privatë për shkak të aftësisë së kufizuar.

Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, përcakton detyrimin për përkujdesje dhe transport me përparësi.

Megjithatë, zbatimi në praktikë i këtij kuadri ligjor ka mbetur i pjesshëm, duke krijuar hendek mes legjislacionit dhe realitetit të jetuar.

Shumë ndërtesa publike dhe private nuk respektojnë standardet e përcaktuara, duke e lënë komunitetin të izoluar teksa shërbime të ndryshme nuk plotësojnë nevojat e tyre të përditshme.

Lexoni gjithashtu:

The post Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar: Komuniteti ende i izoluar appeared first on Citizens.al.

Një zbulim prekës në Sumatra: Shkencëtari gjen një nga bimët më të rralla në botë dhe qan

By: gaze tare
20 November 2025 at 20:41

Një bimë që tigrat e shohin më shpesh se njerëzit është rafflesia hasseltii, sipas Universitetit të Oksfordit. Një ekip shkencëtarësh vendosi të udhëtonte nëpër pyjet e Sumatrës, Indonezi për ta gjetur atë, dhe kur e gjetën, emocioni ishte i prekshëm.

Rafflesia hasseltii është një nga bimët më të rralla në botë. Sipas llogarisë TikTok të Universitetit të Oksfordit, Dr. Chris Thorogood nga Kopshti Botanik i Oksfordit eksploroi pyllin tropikal që është shtëpia e shumë tigrave të Sumatrës, të cilët janë gjithashtu të rrallë. Ekipi kaloi ditë e netë në pyllin e dendur tropikal duke kërkuar për rafflesia hasseltii.

Pak njerëz e kanë parë ndonjëherë këtë lule, dhe ekipi e vuri re duke u hapur natën, sipas CNBC. Videoja e postuar në TikTok tregon lulen që vihet re nga ekipi ndërsa Septian Andrikithat nga Indonezia qan me të madhe. Eksperti, i cili nuk mundi t’i mbante lotët, pranoi se kishte kaluar 13 vjet duke kërkuar për këtë lule jashtëzakonisht të rrallë, thuhet në raport.

Dr. Chris Thorogood e përshkroi përvojën e tij me rafflesia hasseltii si një takim që i ndryshoi jetën. “Një takim që i ndryshoi jetën në Sumatra: rafflesia hasseltii rritet në disa pyje të largëta tropikale që ruhen rreptësisht nga tigrat, të arritshme vetëm me leje dhe shumë pak njerëz i kanë parë ndonjëherë. Ne ecëm ditë e natë për ta gjetur dhe shikoni çfarë ndodhi kur e gjetëm.”

Rafflesia hasseltii është një specie bime parazitare në gjininë Rafflesia dhe familjen Rafflesiaceae. Emri i saj njihet edhe si cendangan muca rimau, që do të thotë kërpudha me fytyrë tigri.

@uni.of.oxford

Rafflesia hasseltii: A plant seen more by tigers than people 🇮🇩 Yesterday, Dr Chris Thorogood from Oxford Botanic Garden was part of a team – including Septian Andrikithat, who’s also in the video – that trekked day and night through tiger-patrolled Sumatran rainforests (an island in Indonesia) to find Rafflesia hasseltii. Few people have ever seen this flower and the team, incredibly, witnessed it open by night. #rareflowers #flower #indonesia #rainforest #nature

♬ original sound – University of Oxford

 

The post Një zbulim prekës në Sumatra: Shkencëtari gjen një nga bimët më të rralla në botë dhe qan appeared first on iconstyle.al.

FOKUS – Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e pajetë të 1 000 ushtarëve

20 November 2025 at 14:22

KIEV, 20 nëntor /ATSH-DPA/- Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer sërish trupat e ushtarëve të rënë në luftë, raportuan sot të dyja palët.

Stafi përgjegjës për të burgosurit e luftës, në Kiev tha se Rusia kishte dorëzuar trupat e 1000 ushtarëve. Ata falënderuan Kryqin e Kuq për ndërmjetësimin e tij.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS e Rusisë konfirmoi raportin. Nga ana e saj, Moska njoftoi se kishte marrë eshtrat e 30 ushtarëve.

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer vazhdimisht trupat e të rënëve, dhe ky është shkëmbimi i 15-të i tillë këtë vit. Ukraina ka marrë trupat e më shumë se 15 000 ushtarëve në këto shkëmbime. //a.i/

 

The post FOKUS – Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e pajetë të 1 000 ushtarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Funksionim normal i shërbimeve në spitalin rajonal të Beratit

13 November 2025 at 19:55

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Situata në spitalin rajonal të Beratit është funksionale pas kundërshtisë së mjekëve për transferimin e repartit të Kirurgjisë, në pavionin obsetrik-gjinekologjik, vendim që është marrë për shkak të rikonstruksionit të godinës.

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) njofton se pas raportimeve për situatën e krijuar në Spitalin Rajonal Berat, është ndërhyrë menjëherë për të siguruar funksionimin normal të shërbimeve dhe mbrojtjen e integritetit të Maternitetit.

Ekipi i OSHKSH dhe Operatorit Rajonal Elbasan kreu verifikim në terren, zhvilloi takime me drejtuesit e spitalit dhe stafin obstetrik-gjinekologjik, dhe inspektoi të gjitha hapësirat e propozuara për zhvendosjen e përkohshme të aktivitetit kirurgjikal.

Në vijim të verifikimeve, OSHKSH siguron qytetarët se shërbimet obstetrike dhe gjinekologjike vijojnë normalisht, ndërsa rastet kirurgjikale urgjente trajtohen pa asnjë ndërprerje.

Mjekët gjinekologë të spitalit rajonal në Berat ishin kundër transferimit dhe pezulluan një orë shërbimi në pavionin obsetrik-gjinekologjik, pasi thanë se transferimi ka sjellë problematika dhe konflikte mes reparteve.

The post Funksionim normal i shërbimeve në spitalin rajonal të Beratit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sala në Qendrën Shëndetësore Udenisht, shërbim për 7000 banorë

8 November 2025 at 11:58

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Qendra Shëndetësore Udenisht është një nga qendrat kryesore të varësisë së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pogradec dhe ofron kujdes shëndetësor për mbi 7000 banorë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala e vizitoi nga afër këtë qendër shëndetësore, ku u njoh me shërbimet që ofrohen, kontrollet bazë dhe kujdesin shëndetësor, ndërsa u takua edhe me pacientë të pranishëm në qendër.

Kjo qendër shërben si pikë referimi për kujdesin parësor në gjithë territorin e njësisë administrative, ku mjekët dhe infermierët angazhohen çdo ditë për të garantuar shërbim të vazhdueshëm dhe cilësor sa më pranë vendbanimit.

Në varësi të qendrës shëndetësore Udenisht funksionojnë 4 pika ambulatore, të cilat ndodhen në zonat Buqezë, Lin, Memelisht, dhe Piskupat. Këto ambulanca luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e aksesit të banorëve të zonave më të thella dhe të largëta në shërbimet bazë shëndetësore, duke mundësuar që çdo komunitet, pavarësisht largësisë gjeografike, të ketë kujdes të afërt dhe të vazhdueshëm mjekësor.

Qendra shëndetësore Udenisht ofron një gamë të plotë shërbimesh të paketës bazë të kujdesit shëndetësor parësor, duke përfshirë shërbimet e mjekësisë familjare, konsultorin e gruas, konsultorin e fëmijës, planifikimin familjar, vaksinimin, check-upet si dhe shërbimet e urgjencës mjekësore, mjekime, injeksione , si dhe kujdesin shëndetësor në banesë.

/e.i/ /a.g/

The post Sala në Qendrën Shëndetësore Udenisht, shërbim për 7000 banorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mite dhe fakte për seksualitetin e personave me aftësi të kufizuara

17 October 2025 at 17:07

Në Shqipëri, aftësia e kufizuar shihet shpesh si një çështje fizike, shëndetësore apo që ka të bëjë kryesisht me problematikat e përfshirjes në arsim dhe punë. Por rrallë flitet për një aspekt po aq thelbësor të jetës së tyre: seksualitetin.

Njerëzit me aftësi të kufizuara përballen çdo ditë me të pavërteta, paragjykime, stigma dhe mite që kufizojnë të drejtën e tyre për ndjenja, dashuri dhe intimitet.

Në një tryezë diskutimi, Fondacioni “Së bashku” ndau një përmbledhje të miteve që ekzistojnë për seksualitetin dhe personat me aftësi të kufizuara, duke pasur parasysh kontekstin shqiptar.

Suela Lala, drejtuese e Fondacionit, tha se kjo është një temë që eksplorohet pak në vendin tonë.

“Mendohet se këta persona kanë sfida të tjera më të rëndësishme. Por edhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese janë pjesë e kuadrit të të drejtave të njeriut, janë pjesë e dinjitetit njerëzor,” tha ajo.

Lala tregoi se pavarësisht paragjykimeve dhe sfidave njerëzit me aftësi të kufizuara gjejnë mënyra se si ta jetojnë jetën e tyre. Ajo u ndal te fakti se shpesh përballen me gjuhë urrejtjeje sidomos kur postojnë në rrjetet sociale për tema që lidhen me seksualitetin.

“Shpesh këto fjalë, aftësi e kufizuar dhe seksualitet, nuk bëhen bashkë në të njëjtën fjali, aq e panevojshme dhe e padobishme duket për shumë njerëz të tjerë,” u shpreh Lala.

Dorina Toçaj, nga zyra shqiptare e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për shëndetin seksual dhe riprodhues (UNFPA) theksoi se mitet fillojnë që në fëmijëri ku mësohet të përjashtohen të tjerët për shkak të dallimeve. Për këtë ajo u shpreh se për një shoqëri më mendjehapur nevojitet të rishikohet mënyra e edukimit.

Në këtë pikë, ajo tha se edukimi gjithëpërfshirës seksual duhet të ketë elementë që lidhen edhe me personat me aftësi të kufizuara si pjesë e një formimi për jetesë të barabartë dhe me dinjitet.

“Për hir të këtyre miteve dhe mendësie, shumë njerëz me aftësi të kufizuara, mund të mos arrijnë të realizojnë dëshirat e tyre, të drejtat seksuale dhe riprodhuese dhe aq më tepër të aspirojë për familje, për lidhje, partneritet dhe fëmijë,” komentoi Toçaj, duke theksuar nevojën për mundësi të barabarta për të gjithë.

Toçaj këshilloi që manuali i miteve dhe fakteve të përgatitura nga Fondacioni “Së bashku” të integrohet në kurrikulën e edukimit seksual në shkolla, këshillë që u përkrah nga përfaqësuesit e ministrisë së Arsimit të pranishëm në diskutim.

“Duam që këto elemente të jenë pjesë e mësimit,” u shpreh Edlira Sina, Koordinatore Kombëtare për Edukimin Shëndetësor Seksual në Shqipëri.

Dashuria e stigmatizuar

Përtej politikave, parasgjykimi ndaj dashurisë dhe seksualitetit të personave me aftësi të kufizuara mbetet i fortë.

Dajani, një zotëri me aftësi të kufizuara rrëfen se ra në dashuri me një vajzë me aftësi të kufizuara në shikim, por u përball me një rezistencë të madhe.

“Më thanë që nuk duhet të bija në dashuri me të, sepse ajo nuk mund të kujdesej për mua, apo për fëmijët në të ardhmen,” kujton ai.“Duhej të bindja familjen se mund të isha baba i mirë, se nuk kisha nevojë për keqardhje, por për mundësi të barabarta.”

Ai i mëshon faktit se nuk dëshiron të shihet si hero, sepse edhe kjo është formë diskriminimi, por si çdo qytetar në shoqëri.

“Dua t’i tregoj djalit tim se mund të jem prind, mund të gatuaj, të mësoj, të punoj, si çdo njeri tjetër”, vijon Dajani, tashmë prind i një djali 10-vjeçar.

Histori të ngjashme ka edhe Ilir Kaso, i cili rrëfeu në praninë e të tjerëve se familja e bashkëshortes së tij e kundështoi si fillim lidhjen e tyre, pasi ishte person me aftësi të kufizuara.

“Iu tha hapur që të mos lidhej me mua. Madje u hamendësua se nuk isha i aftë seksualisht,” tha Iliri.

“Kjo tregon sa i thellë është paragjykimi. Edhe vetë ne, personat me aftësi të kufizuar, shpesh e kemi të brendësuar këtë frikë, këtë ndjesi inferioriteti.”

Frikë dhe nevoja per mbrojtje

Eglantina Bajrami, drejtuese e organizatës Klubi Kombëtar i Prindërve me Spektrin Autik u shpreh se shpesh prindërit, nga frika, i mbrojnë fëmijët me aftësi të kufizuara deri në izolim.

“Prindërit e vajzave janë shpesh shumë mbrojtës. Kanë frikë t’i lënë vetëm, madje edhe gjatë stërvitjeve. Është e rëndësishme t’i trajnojmë nënat se si të flasin me vajzat për trupin, për seksualitetin, edhe për akte si masturbimi, që ende konsiderohen tabu”, tha ajo.

Sipas Olta Kocit, nga organizata Asistencë për Komunitetin në Shqipëri, situata është edhe më e ndërlikuar teksa përmend raste të abuzimeve seksuale, shtatzënive të hershme apo dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme.

“Në këto raste, shpesh as vetë personi nuk mund të marrë vendime për trupin e vet, ndërsa kujdestarët nuk reagojnë si duhet,” deklaroi ajo, me nevojën për të pasur më shumë vëmendje për kategori të caktuara të aftësisë së kufizuar.

Liliana Dango nga Qendra Kombëtare për Shërbimet Komuniteare nënvizoi rëndësinë e ndërhyrjes që në arsimin parashkollor dhe te grupet me aftësi të kufizuar intelektuale, me qëllim që të ndërtohet një qasje afatgjatë më mbrojtëse dhe edukative.

Por, sipas Dorina Toçajt, problemi i vërtetë nuk mbetet vetëm te paragjykimi. “Në një vend ku edhe një atlet e ka të vështirë të kalojë rrugën apo të marrë një shërbim bazë, imagjinoni sa e vështirë është për një person me aftësi të kufizuar të mendojë për dashuri, për marrëdhënie, për prindërim”.

Të folurit për seksualitetin e personave me aftësi të kufizuara nuk është tabu, as mit i keqinterpretuar. Është hap drejt barazisë së plotë, njohjes së njeriut si të tërë, me dëshirat, ndjenjat, trupin, dinjitetin dhe të drejtën për të dashur e për t’u dashur.

Mite dhe fakte për seksualitetin dhe personat me aftësi të kufizuara

Në dokumentin e përgatitur nga Fondacioni Së Bashku në partneritet me UNFPA, në kuadër të Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush të mos mbetet pas”, 15 mite vendosen përballë të vërtetave. Le t’i çmontojmë disa prej tyre:

“Personat me aftësi të kufizuar nuk kanë të drejta seksuale.”

Të drejtat seksuale janë të drejta të njeriut. Kufizimet fizike nuk e pengojnë shprehjen e seksualitetit, apo dëshirën për të dhënë dhe marrë dashuri në një marrëdhënie.

“Ata nuk ndjejnë tërheqje, as dëshirë për marrëdhënie romantike.”

Personat me aftësi të kufizuar janë qenie seksuale si të gjithë ne, prandaj ata kanë të njëjtin interes për dashuri dhe marrëdhënie.

Këto mite i çojnë ata në të tjera barriera sa i takon qasjes në edukimin dhe shërbimin e shëndetit seksual dhe riprodhues.

“Personat me aftësi të kufizuara lidhen vetëm me persona të komunitetit të tyre.”

Ata mund të dalin, njihen dhe krijojmë marrëdhënie me këdo pavarësisht aftësisë së kufizuar që përjetojnë. Ata janë shumë më tepër se aftësia e tyre e kufizuar: kanë ngjyra të ndryshme personaliteti, interesash dhe botëkuptimi.

“Personat me aftësi të kufizuar nuk përjetojnë abuzime apo dhunë në familje.”

Personat me aftësi të kufizuara janë më të ekspozuar ndaj abuzimeve seksuale. Madje ata përjetojnë abuzime seksuale dhe dhunë ne familje, 3 deri në 4 herë më shumë se sa individët e tjerë dhe ky mit është i rrezikshëm sepse shpërfill realitetin, duke bërë që përvojat e personave me aftësi të kufizuara të mos dëgjohen.

“Personat me aftësi të kufizuar nuk mund të krijojnë familje, nuk bëhen prindër të mirë, apo dhe nëse bëhen me fëmijë, ata do të jenë me aftësi të kufizuara.”

Ata mund të kenë familje, fëmijë dhe të jenë prindër të mrekullueshëm. Ndenja e prindërimit shkon përtej aftësive fizike, ajo varet nga dashuria, përgjegjësia, mbështetja dhe përkujdesja. Ndërkohë, shumë aftësi të kufizuara nuk trashëgohen dhe e drejta për të pasur apo jo fëmijë u takon vetëm personave me aftësi të kufizuara, askujt tjetër.

“Personat me aftësi të kufizuar nuk mund të mbesin shtatzënë, apo të marrin infeksione seksualisht të transmetueshme dhe për rrjedhojë nuk kanë nevojë për informacione për parandalimin e tyre.”

Ata mund të jenë seksualisht aktivë dhe të mbeten shtatzënë edhe të marrin infeksione seksualisht të transmetueshme. Një person me aftësi të kufizuar nuk është automatikisht steril apo imun ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Ndaj, si të gjithë të tjerët, ata kanë nevojë dhe të drejtë për të njëjtën qasjes në edukimin dhe shërbimin e shëndetit seksual dhe riprodhues.

“Personat me aftësi të kufizuara kanë gjëra më të rëndësishme për t’u shqetësuar se sa seksi.”

Seksualiteti dhe nevojat seksuale të personave me aftësi të kufizuara janë thelbësore për një jetë të plotë në aspektin human. Ky mit shpërfill faktin e të qenurit njeri në radhë të parë dhe të drejtën e tyre për të përjetuar kënaqësi dhe intimietet në një marrëdhënie.

“Personat me aftësi të kufizuar nuk mund të jenë tërheqës.”

Njerëzit nuk tërhiqen vetëm nga pamja fizike. Përgjithësisht janë cilësitë e personalitetit ato që i japin aspektit fizik një vlerë tjetër. Ndaj të gjithë trupat njerëzorë mund të jenë tërheqës dhe të bukur, përfshirë këtu edhe trupat e personave me aftësi të kufizuara.

E rëndësishme për t’u thënë është se trupat e personave me aftësi të kufizuara janë seksualë, të fortë dhe të bukur dhe nuk dallojnë për nga nevoja nga trupat e njerëzve të tjerë. Ndaj për këtë do të duhet të jemi më të kujdesshëm, në mënyrë që t’i japim këtij komuniteti dinjitetin për të cilin ata kanë nevojë.

Lexo gjithashtu:

The post Mite dhe fakte për seksualitetin e personave me aftësi të kufizuara appeared first on Citizens.al.

Në 200 vende të ndryshme/ Tubime në Serbi para ndeshjes me Shqipërinë, do të ketë edhe në Leskovac

By: armand
11 October 2025 at 17:58

Ditë e rëndësishme sot në Serbi. Sipas asaj që shkruajnë mediat, këtë të shtunë do të ketë 200 tubime në mbështetje të serbëve në Kosovë. Qendra për Stabilitet Shoqëror dhe lëvizja “Građani protiv blokada” organizon këto tubime në vende si Subotica, Beograd, Novi Sad, Kragujevc, Nish, Kruševcin, Zrenjaninin apo edhe Kraljevon. Jo vetëm kaq, por […]

The post Në 200 vende të ndryshme/ Tubime në Serbi para ndeshjes me Shqipërinë, do të ketë edhe në Leskovac appeared first on BoldNews.al.

Mbi 820 mijë aplikime në e-Albania gjatë shtatorit

2 October 2025 at 11:26

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Digjitalizimi i shërbimeve publike ka sjellë lehtësim në kryerjen e procedurave për qytetarët dhe bizneset që kërkojnë të marrin në kohë një dokument të caktuar.

Sipas statistikave zyrtare, në platformën “e-Albania” gjatë muajit shtator, janë kryer më shumë se 820 mijë aplikime në pesë shërbimet më të përdorura.

Nga këto, 295 mijë janë për certifikatë personale, mbi 239 mijë për certifikatë familjare, vërtetim për pagesën e kontributeve për individin janë rreth 130 mijë, kontributet për sigurimet shoqërore llogariten në 81.363 aplikime dhe mbi 77 mijë për vërtetim page.

Shërbimet në “e-Albania” për qytetarët dhe bizneset kanë siguruar një proces modern, të standardizuar dhe të sigurt, duke shmangur burokracitë dhe kontaktet fizike me sportelet.

Dokumentet zyrtare që gjenerohen në përfundim të aplikimit janë të pajisura me vulë elektronike, çka i bën ato të vlefshme dhe të verifikueshme nga çdo institucion publik apo privat.

Digjitalizimi i shërbimeve në platformën “e-Albania” vjen si një hap efikas dhe në përputhje me standardet evropiane për çdo qytetar apo biznes.

/e.i/r.e/

The post Mbi 820 mijë aplikime në e-Albania gjatë shtatorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Llatja: 120–170 qytetarë u shërbehet çdo javë në zyrat e “e-Shërbime”

30 September 2025 at 15:26

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Qytetarët e Elbasanit marrin asistencë administrative dhe shërbim falas në zyrat me një ndalesë, të hapura tashmë pranë bashkisë së këtij qyteti.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja bëri me dije se ka një rritje të fluksit të qytetarëve që përfitojnë asistencë falas në zyrat e “e-Shërbime”.

“Zyrat e e-Shërbimeve po përjetojnë një rritje të vazhdueshme të kërkesës, me 120–170 qytetarë çdo javë që përfitojnë shërbime administrative të ndryshme”, tha Llatja, në një postim në rrjetet sociale.

Llatja siguroi se “bashkia Elbasan do të vijojë me zgjerimin dhe përmirësimin e këtyre shërbimeve për një administratë më të afërt dhe më efikase me qytetarët”.

Qytetarët që u drejtohen këtyre zyrave, mund të asistohen në marrjen e shërbimeve elektronike përmes portalit qeveritar “e-Albania” dhe në portalin “Shqipëriaqëduam.al”, si dhe mund të marrin informacion për më shumë se 950 shërbime publike.

Ambientet ofrojnë standarde bashkëkohore të pajisur me sistem elektronik të menaxhimit të radhës për të reduktuar kohën e pritjes si dhe me infrastrukturë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara (PAK).

/e.i/r.e/a.f/

The post Llatja: 120–170 qytetarë u shërbehet çdo javë në zyrat e “e-Shërbime” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌