Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 February 2026Main stream

Aksi Përrenjas-Librazhd 8 orë i bllokuar, Berisha ndan pamjet: Arsyeja, vjedhjet kolosale Rama-Balluku!

By: D Marku
1 February 2026 at 18:55

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar një video nga paralizimi i aksit Përrenjas – Librazhd, e cila mbetur bllokuar prej rreth 8 orësh, pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve nga mali.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan: “Arsyeja? – janë – Vjedhjet kolosale të Rama-Balluku!”.

Mijëra qytetarë mbetën të bllokuar në trafik pas bllokimit të qarkullimit të mjeteve në të dy kahet e rrugës, në temperature të ulëta.

The post Aksi Përrenjas-Librazhd 8 orë i bllokuar, Berisha ndan pamjet: Arsyeja, vjedhjet kolosale Rama-Balluku! appeared first on Albeu.com.

Shtatë orë e bllokuar pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve, zhbllokohet aksi Librazhd-Prrenjas

By: armand
1 February 2026 at 18:18

Segmenti i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është rihapur pas rreth shtatë orëve, pasi një masiv shkëmbor u shkëput nga shpati i kodrës dhe mbuloi trasesë me qindra metra kub gurë dhe dhe. Ngjarja ndodhi në një zonë ku vijojnë punimet për ndërtimin e një segmenti të ri rrugor, pjesë e projektit të Koridorit VIII, ku aktualisht […]

The post Shtatë orë e bllokuar pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve, zhbllokohet aksi Librazhd-Prrenjas appeared first on BoldNews.al.

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Fadromat hedhin dherat dhe gurët në ujërat e lumit (VIDEO)

By: V K
1 February 2026 at 13:37

Ditën e sotme,  aksi Librazhd-Prrenjas, u bllokua pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve.

Pas situatës së rënduar në këtë rrugë, ka nisur ndërhyrja e fadromave për të zhbllokuar qarkullimin.

Në pamje fadromat shfaqen duke hedhur gurët dhe dherat në anë të rrugës dhe në lumin krah saj.

Sakaq, rruga mbetet ende e bllokuar dhe raportohet se ka edhe një radhë të gjatë automjetesh në pritje.

 

The post Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Fadromat hedhin dherat dhe gurët në ujërat e lumit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Masivi shkëmbor në Librazhd-Prrenjas bllokon ambulancën, pacientja kalohet përmes lumit

By: Brisi
1 February 2026 at 12:41

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë, vijon të jetë i izoluar prej mëngjesit të sotëm, pasi një masiv shkëmbor bllokoi totalisht aksin. Sipas raportimeve, si pasojë e bllokimit të rrugës, një ambulancë me një të grua me këmbë të thyer ka mbetur e bllokuar. Mësohet se gruaja po dërgohej drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa […]

The post Masivi shkëmbor në Librazhd-Prrenjas bllokon ambulancën, pacientja kalohet përmes lumit appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Drejt përfundimit dy fusha të reja sportive në Prrenjas

27 January 2026 at 14:34

TIRANË, 27 janar /ATSH/ Ndërtimi i dy fushave të reja sportive në Prrenjas po shkon drejt përfundimit, duke sjellë një tjetër investim konkret në zhvillimin e infrastrukturës së futbollit.

Një nga fushat ndodhet në fazën finale të shtrimit të tapetit artificial, ndërsa mini-fusha pritet të nisë së shpejti me të njëjtin proces.

Ky projekt po realizohet falë bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë së Prrenjasit, në kuadër të strategjisë për zgjerimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin.

Fushat e reja do t’u shërbejnë të rinjve, shkollave dhe komunitetit lokal, duke krijuar kushte moderne për stërvitje dhe aktivitete sportive.

1 nga 4

/gj.m/j.p/

The post Drejt përfundimit dy fusha të reja sportive në Prrenjas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prrenjas/ Dyshohet se është hedhur nga ura e Bushtricës, ndërron jetë 57-vjeçari

21 January 2026 at 14:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prrenjas.

Dyshohet se një 57-vjeçar është vetëhedhur nga ura e Bushtricës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

/abcnews.al/

E rëndë në Prrenjas, i moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe humb jetën

By: V K
21 January 2026 at 13:36

Këtë të mërkurë, një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Bushtricës, ku një person rreth moshës 60-65 vjeç ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend, mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë saj.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimës.

Trupi i pajetë është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale.

Autoritetet po vijojnë hetimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje shtesë mbi këtë ngjarje.

The post E rëndë në Prrenjas, i moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe humb jetën appeared first on Albeu.com.

Aksi Librazhd-Elbasan-Tiranë në kolaps, trafiku i bllokuar për të tretën ditë radhazi

By: armand
4 January 2026 at 16:54

Për të tretën ditë radhazi, qarkullimi në aksin kombëtar Prrenjas-Librazhd-Elbasan-Tuneli i Krrabës-Tiranë vijon të jetë i rënduar, duke kthyer një nga korridoret më të rëndësishme lidhëse të vendit në një burim kaosi, vonesash dhe rreziku për mijëra drejtues mjetesh. Fluksi i lartë i automjeteve, i shoqëruar me infrastrukturë të amortizuar dhe punime të zvarritura, ka […]

The post Aksi Librazhd-Elbasan-Tiranë në kolaps, trafiku i bllokuar për të tretën ditë radhazi appeared first on BoldNews.al.

Pas 15 orësh radhë të gjata, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

By: V K
3 January 2026 at 10:10

Pas një situate tejet problematike që zgjati nga orët e para të mëngjesit deri rreth orës 23:00 të ditës së djeshme, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd–Prrenjas, i është rikthyer normalitetit.

Kaosi rrugor, i shkaktuar nga ngricat tejet të mëdha dhe reshjet e dëborës, la të bllokuara mijëra automjete dhe dhjetëra mijëra pasagjerë, të cilët u detyruan të kalojnë orë të tëra në rrugë, në kushte të vështira atmosferike.

Situata u përkeqësua ndjeshëm në segmentet më problematike të këtij aksi, të njohura për prezencën e shpeshtë të ngricave, si “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ku mungesa e ndërhyrjes në kohë bëri që qarkullimi të paralizohej pothuajse totalisht.

Automjetet u rreshtuan në kolona të gjata, të cilat në disa raste arritën deri në dhjetëra kilometra nga Fushë Labinot i Elbasanit deri te Ura e Bushtricës në bashkinë e Prrenjasit, duke krijuar një situatë e paprecedentë për këtë aks kombëtar.

Sipas burimeve nga terreni, nëse firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e këtyre segmenteve rrugore do të kishin qenë në gadishmëri dhe do të kishin ndërhyrë në kohë me hedhjen e kripës në zonat problematike, situata nuk do të kishte dalë jashtë kontrollit.

Mungesa e masave parandaluese dhe vonesa në reagim u kthyen në faktorë kyç që çuan në bllokimin masiv të qarkullimit.

Vetëm pas ndërhyrjes shumë të vonuar dhe përmirësimit gradual të kushteve atmosferike, qarkullimi nisi të normalizohej, duke i dhënë fund një dite të gjatë dhe tejet të vështirë për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët.

Ndërkohë, kjo situatë ka ngritur shqetësime serioze dhe kërkesa për përgjegjësi dhe planifikim më të mirë nga institucionet dhe subjektet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, në mënyrë që episode të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

The post Pas 15 orësh radhë të gjata, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas appeared first on Albeu.com.

Aksident me pasojë vdekjen në Prrenjas

By: armand
28 December 2025 at 17:18

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Përrenjas, ku një burrë rreth 50-vjeç ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet që po lëvizte me shpejtësi të lartë. Viktima, që dyshohet të jetë banor i zonës, po kalonte rrugën kur makina e mori përpara, duke e hedhur në ajër dhe përplasur […]

The post Aksident me pasojë vdekjen në Prrenjas appeared first on BoldNews.al.

Drama e 87-vjeçarit të verbër në Përrenjas/ Shteti e le pa shtëpi dhe pa kemp

By: Brisi
17 December 2025 at 21:43

Në fshatin Karkavec të Përrenjasit jeton Dylaver Buzani, 87 vjeç, i verbër që prej vitit 2008. Pas një periudhe në Durrës, ku tentoi të ndërtonte jetën, ai u përball me humbje të rënda familjare: fillimisht bashkëshorten dhe në vitin 2024 edhe vëllain, i cili ishte kujdestari i tij. Dokumentet e KEMP-it dhe pasaportizimi i kanë mbetur në Durrës, ndërsa përpjekja, për […]

The post Drama e 87-vjeçarit të verbër në Përrenjas/ Shteti e le pa shtëpi dhe pa kemp appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Moti i keq në vend, stuhi breshëri në Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas

By: armand
8 November 2025 at 17:03

Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit gjatë fundjavës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta. Sipas të dhënave paraprake, gjatë natës së kaluar dhe orëve të paradites së së shtunës, në disa zona malore, veçanërisht në bashkinë e Gramshit, janë regjistruar […]

The post VIDEO/ Moti i keq në vend, stuhi breshëri në Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik në Prrenjas/ ‘Benzi’ përplas për vdekje 62-vjeçarin, ndalohet drejtuesi i mjetit

By: M C
3 November 2025 at 21:56

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë-Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas. Bëhet me dije se një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur këmbësorin Qani Malo, 62 vjeç, banues në Kotodesh.

Si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra. Gjithashtu mësohet se drejtuesi i automjetit, 27-vjeçari me iniciale R.A është ndaluar nga policia dhe po shoqërohet për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, në vendin e ngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore të Prrenjasit, të cilat po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik./

The post Aksident tragjik në Prrenjas/ ‘Benzi’ përplas për vdekje 62-vjeçarin, ndalohet drejtuesi i mjetit appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Prrenjas, humb jetën këmbësori (Emri)

By: armand
3 November 2025 at 18:44

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë–Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas. Sipas burimeve zyrtare, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur këmbësorin Qani Malo, 62 vjeç, banues në Kotodesh, i cili ka ndërruar jetë në vend. Drejtuesi i automjetit, shtetasi R. A., 27 vjeç, është ndaluar […]

The post Aksident i rëndë në Prrenjas, humb jetën këmbësori (Emri) appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Elbasan-Përrenjas/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen shoferët

By: armand
17 October 2025 at 13:25

Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Përrenjas pak momente më parë. Dy automjet janë përplasur me njëra-tjetrën ‘kokë më kokë’, si pasojë u plagosën dy shoferët. Mësohet se dy të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. […]

The post Aksident në Elbasan-Përrenjas/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen shoferët appeared first on BoldNews.al.

Fushat e reja të futbollit në Përrenjas, përfundon sistemi i drenazhimit, gati shtrimi i tapetit

8 August 2025 at 13:53

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Punimet për ndërtimin e dy fushave të reja të futbollit në qytetin e Përrenjasit, sipas marrëveshjes ndërmjet FSHF dhe Bashkisë Prrenjas, po vazhdojnë me ritme të shpejta.

FSHF bën të ditur se, aktualisht, është përfunduar instalimi i sistemit të drenazhimit dhe në ditët në vijim do të nisë shtrimi i tapetit artificial.

Me ndërtimin e dy fushave të reja në qytetin e Përrenjasit, një fushë me përmasa olimpike dhe një minifushë, fëmijët do të kenë mundësi të stërviten dhe të luajnë futboll në kushte të përshtatshme.

1 nga 2

/gj.m/r.e/

The post Fushat e reja të futbollit në Përrenjas, përfundon sistemi i drenazhimit, gati shtrimi i tapetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Përrenjas

24 June 2025 at 11:05

Policia e Elbasanit ka njoftuar arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me vdekje ditën e djeshme në aksin “Qukës-Përrenjas”. Në pranga është vënë shtetasi P. K., 62 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”. Duke drejtuar automjetin e tij, 62-vjeçari përplasi për vdekje këmbësoren, […]

The post Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Përrenjas appeared first on BoldNews.al.

Tragjike/ Aksident në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, makina përplas për vdekje këmbësorin

23 June 2025 at 13:28

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”. Makina e drejtuar nga një 62-vjeçar, ka përplasur për vdekje një këmbësor, 70-vjeç.

“Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

The post Tragjike/ Aksident në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, makina përplas për vdekje këmbësorin appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident i rëndë në Prrenjas! Makina përplas për vdekje 70-vjeçaren

By: Ela
23 June 2025 at 13:31

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot rreth orës 12:10 në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”. Dyshohet se automjeti i drejtuar nga shtetasi P. K., 62 vjeç, ka përplasur shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, e cila ishte duke ecur në këmbë. Për shkak të plagëve të marra, 70-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i […]

The post Aksident i rëndë në Prrenjas! Makina përplas për vdekje 70-vjeçaren appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje këmbësoren

By: V K
23 June 2025 at 13:39

Këtë të hënë rreth orës 12:10, një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçareje , është regjistruar në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se automjeti i drejtuar nga shtetasi P. K., 62-vjeç, ka përplasur shtetasen F. M., rreth 70-vjeçe, e cila ishte duke ecur në këmbë.

Për shkak të plagëve të marra, 70-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje këmbësoren appeared first on Albeu.com.

❌
❌