Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

OMAN – Përfundojnë bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit

6 February 2026 at 17:01

TEHERAN, 6 shkurt /ATSH-DPA/- Negociatorët iranianë dhe amerikanë po kthehen në vendet e tyre të origjinës për konsultime, pas bisedimeve në Muscat të ndërmjetësuara nga Omani, raportoi sot media shtetërore iraniane.

“Ishte një fillim i mirë”, tha ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi për televizionin shtetëror. “Ne jemi në procesin e ndërtimit të besimit”, shtoi ai.

Kur u pyet nëse dhe kur do të vazhdonin bisedimet, Araghchi nuk dha një përgjigje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmail Baghaei shkroi në X se vendimi për raundet e mëtejshme të negociatave do të merrej në konsultim me kryeqytetet përkatëse.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi i përshkroi bisedimet si “shumë serioze”.

Al-Busaidi tha se bisedimet kishin për qëllim të sqaronin pozicionet e të dyja palëve dhe të identifikonin pikat e mundshme fillestare për progres dhe ishin planifikuar të vazhdonin “në kohën e duhur”.

Fillimisht, nuk pati asnjë deklaratë nga SHBA-ja pas takimit.

Ministri i Jashtëm i Omanit tha se al-Busaidi ishte takuar veçmas me Araghchi dhe me delegacionin amerikan – të udhëhequr nga i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner.

“Konsultimet u përqendruan në krijimin e kushteve të përshtatshme për rifillimin e negociatave diplomatike dhe teknike”, tha ministria e Omanit.

Pjesëmarrja e admiralit Brad Cooper, komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura amerikane në rajon, u pa si një shfaqje fuqie për të rritur presionin në Iran, sipas portalit online “Nour News”. //a.i/

The post OMAN – Përfundojnë bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bisedimet indirekte SHBA-Iran përfundojnë me “gatishmërinë për të vazhduar”

6 February 2026 at 15:22


Bisedimet indirekte mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Omanit, Muskat, kanë përfunduar tashmë, me një “gatishmëri për të vazhduar”, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA.

Agjencia iraniane e lajmeve e lidhur me shtetin, Tasnim, tha se të dy vendet kanë rënë dakord që bisedimet të “vazhdojnë në një kohë tjetër”, pa specifikuar se kur, shkruan cnn.

Gjatë gjithë ditës, delegacionet iraniane dhe amerikane “kanë përcjellë pikëpamje, shqetësime dhe qasje” përmes ministrit të Jashtëm të Omanit, Badr Albusaidi.

Delegacionin diplomatik iranian e udhëhoqi ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ndërsa Shtetet e Bashkuara u përfaqësuan nga dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, dhe i dërguari special amerikan Steve Witkoff.

Në takim u pa gjithashtu i pranishëm komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), admirali Brad Cooper.

Ndryshe, SHBA-ja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vetë që të largohen menjëherë nga Irani. /Telegrafi/

Minnesota: Qeveria amerikane tërheq 700 forca operative

By: Elva
5 February 2026 at 09:03

Veprimet e autoriteteve amerikane të imigracionit ICE dhe agjencisë së mbrojtjes së kufirit CBP shkaktuan protesta masive në shtetin Minesota. Veçanërisht, vrasja fatale e dy qytetarëve amerikanë në Minneapolis shkaktoi tmerr. Tani, Komisioneri i Forcave Kufitare i Presidentit amerikan Donald Trump, Tom Homan, ka njoftuar tërheqjen e 700 nga rreth 3000 forcat operative në këtë shtet. Kjo […]

The post Minnesota: Qeveria amerikane tërheq 700 forca operative appeared first on BoldNews.al.

Mossanga, romani i ri i Fate Velaj – një libër që nuk tregon, por zbërthen dhe shpalos!

By: Ela
28 January 2026 at 11:20

Në COD (Centre for Openness and Dialogue në Tiranë) u prezantua Mossanga, romani i ri i Fate Velaj – një libër që nuk tregon, por zbërthen dhe shpalos. Ishte Elisa Spiropali, ministre për Europën dhe Punët e Jashtme, që mbajti një laudatio mbi personin e shumëfishtë që qëndron brenda Fate Velaj. Gjatë diskutimit nën moderimin […]

The post Mossanga, romani i ri i Fate Velaj – një libër që nuk tregon, por zbërthen dhe shpalos! appeared first on BoldNews.al.

Incident fatal në brigjet e Omanit: Anija me 25 turistë përmbyset, tre të vdekur

By: nik
27 January 2026 at 11:54

Një anije që transportonte 25 turistë francezë është përmbysur në brigjet e Omanit, duke shkaktuar vdekjen e tre prej tyre, ka njoftuar policia lokale. Tre turistët humbën jetën nga mbytja tragjike kur anija u përmbys rreth dy milje e gjysmë detare larg kryeqytetit të Omanit, Muskatit, në një incident që ka tronditur komunitetin turistik. Policia Mbretërore e Omanit bëri të ditur se në bordin e…

Source

Vedat Muriqi udhëheq formacionin e javës në La Liga

20 January 2026 at 11:25


Java e 20-të në La Liga ka sjellë një formacion të fortë nga Sofascore, plot emra vendimtarë, por vëmendja kryesore shkon te Vedat Muriqi. Sulmuesi kosovar i Mallorcës ka qenë protagonist absolut, duke u vlerësuar me notën 8.8, një nga më të lartat e javës.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Muriqi konfirmoi edhe një herë rolin e tij kyç në skuadër.

Dominues në zonë, vendimtar në duele dhe lider në sulm, duke bërë që pas het-trikut ndaj Athletic Bilbaos ta marrë një vend të merituar në formacionin e javës në La Liga.

Në repartin sulmues, Muriqi shoqërohet nga Ante Budimir me notë 9.0, ndërsa prapa tyre spikat ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, me notën më të lartë të javës, 9.2.

Mesfusha kompletohet nga Bryan Zaragoza (8.3), Pablo Fornals (8.3) dhe Aleix Febas (8.0), që garantuan balancë dhe ritëm.

Në mbrojtje, stabiliteti u sigurua nga Jose Gaya (8.2), Daley Blind (8.1), Raul Asencio (8.7) dhe Aitor Ruibal (8.3).

Në portë shkëlqeu bashkëlojtari i Muriqit, Leo Roman, i cili mori notën maksimale 10, pas një performance perfektë ndaj Bilbaos. /Telegrafi/

Rritet niveli i ujit në kaskadën e Drinit/ KESH: Shkarkim i kontrolluar në Koman e Vaun e Dejës. Rritet prodhimi i energjisë

By: xhir jeta
7 January 2026 at 12:04

Niveli  ujit në Kaskadën e Drinit ka vijuar të rritet me shpejtësi  për shkak të reshjeve të dendura të shiut .Për të mbajtur nën kontroll prurjet aktualisht  shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentrali i Komani  kanë arritur në 1200 metër kub në sekondë ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës po shkarkohet një sasi prej 1600  m³/sekondë.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare  theskon se prurjet kanë arritur në 3850 metër kub në sekondë ndërsa reshjet e shiut parashikohen  të jenë prezente  për disa ditë, gjë që nënkupton se sasia e prurjeve të ujit në kaskadë  do të jetë maksimale.

Por përtej permbytjeve reshjet e shiut kanë përmirësuar ndjeshëm situatën energjitike në vend .Në liqenin e fierzës niveli i ujit është rritur me gati 5 metra vetëm në 24 orë duke arritur në 285 metra. Ndërsa në hidrocentralin e Komanit niveli i ujit është 174 .13 metra dhe në atë të VAut të Dejës 75 metra.Aktualisht prodhimi ditor i energjisë elektrike  rezulton se ka arritur në 12,130 Mwh.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vijon të monitorojë me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrike në kaskadë, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore.

Njoftimi: 

𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐢𝐧

Sot dhe ditët në vazhdim situata sinoptikale pritet të mos ketë përmirësim. Reshjet e shiut do të jenë prezente disa ditë, gjë që nënkupton se sasia e prurjeve të ujit në kaskadë të jenë maksimale.

👉 Prurjet natyrore në kaskadë janë rreth:

– HEC Fierzë 2300 m3/s
– HEC Koman 1150 m3/s
– HEC Vau i Dejës 400 m3/s

Totali 3850 m3/sek

👉 Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

Fierza: 285 m
Koman: 174.13 m
Vau i Dejës: 75 m

👉 Shkarkime:

•Hec Fierzë 0m3/s
•Hec Koman 1200 m3/s
•Hec Vau Dejës 1600 m3/s

👉 Prurjet natyrore në kaskadë janë rreth: 3850 m3/sek
👉 Shkarkimet fundore në Vaun e Dejës: 1600 m3/sek
👉 Akumulim i volumit total në kaskadë: 2250 m3/sek (Në liqenin e Fierzës).

👉 Prodhimi ditor: 12,130MWh

🟢Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vijon të monitorojë me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrike në kaskadë, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore.

KESH: Shkarkim i kontrolluar në Koman e Vaun e Dejës. Rritet prodhimi i energjisë

By: lindita
7 January 2026 at 12:46

Niveli ujit në Kaskadën e Drinit ka vijuar të rritet me shpejtësi për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Për të mbajtur nën kontroll prurjet aktualisht shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentrali i Komani kanë arritur në 1200 metër kub në sekondë ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës po shkarkohet një sasi prej 1600 m³/sekondë. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare theskon se prurjet…

Source

Balluku: Situata në HEC-e nën kontroll, nuk parashikohet hapja e portave

18 November 2025 at 20:28


TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Zëvendëskryeministrja e njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mbërriti mbrëmjen e së martës në hidrocentralin e Komanit për të monitoruar situatën e krijuar nga reshjet intensive që kanë përfshirë vendin në 24 orët e fundit.

Gjatë inspektimit së bashku me administratorin e KESH-it, Erald Elezi, Balluku theksoi se pavarësisht reshjeve dhe prurjeve anësore autoritetet po menaxhojnë situatën dhe se nuk parashikohet hapja e portave për shkarkime.

“Po ndjekim me kujdes intensifikimin e reshjeve dhe presim që të premten të ketë agravim të situatës. Megjithatë, kemi marrë masat për të minimizuar dëmet dhe për të mbajtur situatën nën kontroll. Nuk parashikohet hapja e portave, se ky është problemi kryesor”, tha Balluku.

Ajo bëri të ditur se aktualisht kuota e liqenit të Komanit është rreth 167 metra dhe ka një rezervë deri në 7 metra deri në kapacitetin maksimal, ndërsa kuota në HEC-in e Vaut të Dejës është 71 m dhe ka kapacitet edhe 4,5 m deri në kuotën maksimale.

Në këtë moment, hidrocentralet e Komanit dhe të Vaut të Dejës po punojnë me kapacitet të plotë, duke prodhuar energji dhe duke menaxhuar prurjet e larta.

“Vau i Dejës po prodhon maksimumin e kapacitetit dhe prurjet janë rreth 200 m³/sek. Dëshirojmë që të shmangim përmbytjet, prandaj kemi mbajtur prodhimin në maksimum edhe në Koman, edhe në Vaun e Dejës. Ndërsa HEC-i i Fierzës për shkak edhe të basenit më të madh që ka nuk është në punë, duke krijuar hapësirë për Komanin”, informoi administratori i KESH-it, Elezi.

Elezi siguroi gjithashtu se infrastruktura e HEC-eve është e gatshme për të përballuar çdo situatë emergjente. “Gjatë këtyre muajve kemi bërë testimin e portave të remontit dhe kemi përgatitur gjithçka për të përdorur agregatet në rast nevoje”, tha Elezi.

Situata pritet të rëndohet më tej me intensifikimin e reshjeve, të cilat priten të vazhdojnë deri të premten.

Pavarësisht kushteve të vështira, zv.kryeministrja Balluku theksoi se autoritetet po monitorojnë nga afër çdo ndryshim dhe janë të gatshme të ndërhyjnë për të menaxhuar situatën.

“Ne jemi në koordinim të ngushtë me strukturat e tjera vendore dhe qendrore për të parandaluar çdo ndryshim në dinamikën e situatës. Po punojmë me të gjitha kapacitetet për të shmangur pasojat më të rënda”, shtoi Elezi.

/r.e/

The post Balluku: Situata në HEC-e nën kontroll, nuk parashikohet hapja e portave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kush qau në parajsë”, Shqipëria e vitit 1996 në romanin e Irena Shabanit

12 November 2025 at 16:05

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Një nga botimet e reja që prezantohen në Panairin e Librit “Tirana 2025” është romani “Kush qau në parajsë”, i gazetares dhe autores shqiptare Irena Shabani.

Romani na zhvendos në Shqipërinë e vitit 1996, një periudhë e trazuar dhe e pasigurt, ku një grua përballet me një zgjedhje të vështirë që do të sfidojë kufijtë e ligjit dhe të ndërgjegjes njerëzore.

Autorja thotë se, “Kush qau në parajsë” është një roman i frymëzuar nga ngjarje të vërteta, që ndriçon jetët e njerëzve të zakonshëm, në një kohë të jashtëzakonshme.

Duke u mbështetur në kërkim të kujdesshëm dokumentar dhe në atmosferën e realitetit të viteve ’90, Irena Shabani ndërton një rrëfim të përmbajtur, të thellë dhe të ngarkuar me tension njerëzor. Ajo sjell një histori që flet për guximin, moralin dhe peshën e heshtur të zgjedhjeve që bëjnë njerëzit kur përballen me pamundësinë.

Irena Shabani është gazetare dhe autore shqiptare. Ky roman vjen vetëm një vit pas botimit të vëllimit poetik “Letrat që nuk më dërgove kurrë”, një përmbledhje me tone të ndjeshme dhe reflektuese mbi mungesën dhe dashurinë, atdheun dhe realitetet e heshtura të shoqërisë.

“Kush qau në parajsë” është botimi i tretë i autores dhe romani i parë i saj. Me këtë roman, Irena Shabani zgjeron horizontin e vet letrar drejt një gjuhe më narrative dhe introspektivë, duke mbetur besnike ndaj realizmit dhe ndjenjës njerëzore.

/r.e/a.f/

The post “Kush qau në parajsë”, Shqipëria e vitit 1996 në romanin e Irena Shabanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kreuztanne” i Fate Velaj tashmë edhe në Panairin e Librit në Vjenë (BUCH WIEN)!

By: Ela
12 November 2025 at 11:38

Romanin autobiografik “Kreuztanne” të Ambasadorit Fate Velaj tashmë mund ta gjeni edhe në Panairin e Librit në Vjenë (BUCH WIEN)! Fate Velaj, si një artist në shpirt me anë të fjalës, më 14 nëntor, në orën 10:00, do të ngjitet në skenën e madhe të ORF / Televizionit Austriak për të prezantuar romanin e tij […]

The post “Kreuztanne” i Fate Velaj tashmë edhe në Panairin e Librit në Vjenë (BUCH WIEN)! appeared first on BoldNews.al.

Promovimi i romanit Kreuztanne të Ambasadorit Fate Velaj, u kthye në një takim ndërkombëtar

By: Ela
15 October 2025 at 09:13

Mediat austriake vazhdojnë pa ndërprerje të raportojnë mbi suksesin e romanit Kreuztanne të Fate Velaj. Pas TV qendrore ORF, Radios Ö1 si dhe gazetave të tjera, sot, gazeta Niederësterreichische Nachrichten, i ka kushtuar një arikull ku nën titullin e saj, shkruhet: “Promovimi librit të  Ambasadorit Velaj, u kthye në një takim ndërkombëtar” dhe vazhdon: Një […]

The post Promovimi i romanit Kreuztanne të Ambasadorit Fate Velaj, u kthye në një takim ndërkombëtar appeared first on BoldNews.al.

““Mandarinet” e Simon De Beauvoir ‘flasin’ shqip”, Çuli: Roman me jehonë të fortë emocionale

By: xhir jeta
13 October 2025 at 11:51

““Mandarinet” e Simon De Beauvoir ‘flasin’ shqip”, vjen për lexuesin shqiptar e përkthyer nga Diana Çuli. Në studion e ABC së Mëngjesit, Çuli u shpreh se ky roman konsiderohet ndër më të mirët e krijimtarisë së saj dhe e letërsisë franceze gjithashtu.

“Në krijimtarinë e saj, por edhe në letërsinë franceze mbahet si një ndër romanet më të rëndësishëm edhe e saj si autore. Është e vecantë, mesazhi që jep, mënyra si e shkruan, koha epoka që përshkruan, është mjeshtëria e saj që ka bërë një libër shumë të vecantë. Është libri i saj i katërt që përkthej në shqip” thotë Çuli.

“Është një vepër në kohë reale sepse është polifonike, ka shumë personazhe ka një përshkrim të një epoke të pas Luftës së II Botërore në Francë. Libri nis me festimin e Krishtlindjeve të para, pa gjermanët.

Nuk është vendosur ende qeveria dhe ajo nuk ia ka vënë titullin kot mandarinët, sepse mandarinët sic e dini ka qenë shtresa elitare e perandorive kineze njerëzit që bënin kulturën që mbanin perandorinë. Mandarinët, kuptohet metafora, në këtë roman janë personazhet e saj që janë pjesë e elitës.” u shpreh ajo.

Ben Blushi: Një histori e shkurtër e romanit tim të ri

By: lindita
11 October 2025 at 12:32

Nga Ben Blushi Isha në shtypshkronjë për të korrektuar variantin përfundimtar të romanit tim të ri që del në fillim të muajit nëntor. Është herët për të treguar më shumë për përmbajtjen, por për të qetësuar dyshimet e mia ua dhashë dorëshkrimin dy shkrimtarëve dhe tre botuesve. Shkrimtari i parë tha se ky roman e ndan letërsinë shqipe në dy pjesë: para dhe pas tij. Shkrimtari i dytë tha duhet…

Source

Kurti takon ministrin e Jashtëm të Omanit në OKB – diskutojnë forcimin e bashkëpunimit dypalësh

26 September 2025 at 09:26


Kryeministri i vendit, Albin Kurti zhvilloi një Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Albusaidi, ministër i Punëve të Jashtme të Sulltanatit të Omanit, në në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Kurti përmes një postimi në platformën X bëri të ditur se gjatë takimit e informoi ministrin Albusaidi për rritjen e fuqishme ekonomike të Kosovës dhe klimën pozitive të investimeve.

“Ne ramë dakord të ndërmarrim hapa konkretë drejt forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, duke përfshirë shkëmbimin arsimor; promovimin e investimeve në bujqësi dhe industri të tjera; dhe marrëveshje të reja dypalëshe”, ka shkruar në X, Kurti.

Ndryshe, Kurti, është takuar edhe me kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale dhe fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare. /Telegrafi/



A warm and productive meeting with Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Albusaidi, Minister of Foreign Affairs of the Sultanate of Oman. I informed Minister Albusaidi of Kosova's robust economic growth and positive investment climate. We agreed to take concrete steps towards… pic.twitter.com/qN43beSBPV
— Albin Kurti (@albinkurti) September 25, 2025

Arabia Saudite vazhdon të “tërheq” yjet evropianë: 10 transferime më të mëdha të profilit të lartë gjatë verës

27 August 2025 at 19:54

Gjatë kësaj vere, futbollistë nga klubet më të njohura evropiane si Liverpool, Chelsea, Bayern Munich, Barcelona dhe Milan kanë zgjedhur të vazhdojnë karrierën e tyre në Arabinë Saudite.

Kampionati saudit po bëhet një destinacion mjaft tërheqës, me investime të mëdha dhe kontrata të jashtëzakonshme.

Vetëm klubi i ri, Neom ka shpenzuar 89 milionë euro, duke ofruar portierin Marcin Bulka, mbrojtësin Nathan Zeze, mesfushorët Amadou Kone, Said Benrahma, dhe Simon Bouabré. Alexandre Lacazette erdhi falas nga Lyon.

Më poshtë, dhjetë yjet që lanë klubet me emër për të vazhduar në tokën e premtuar saudite.

 1. Darwin Nunez – Liverpool → Al-Hilal (53 milionë euro)

Uruguaini shënoi 40 gola në tre sezone në Ligën Premier dhe fitoi kampionatin anglez. Në moshën 26-vjeçare, ai vendosi të nënshkruajë një kontratë trevjeçare në Arabinë Saudite.

Në Al-Hilal, ai do të garojë në sulm me Marcos Leonardo dhe do të sjellë përvojën e tij angleze në kampionatin saudit.

2. Theo Hernandez – Milan → Al-Hilal (25 milionë euro)

Mbrojtësi francez ka luajtur gjashtë sezone në Serie A dhe ka pasur mbi 260 paraqitje për Milanin.

Ai firmosi për tre vite në Al-Hilal dhe do të bëhet pjesë e një mbrojtjeje të fortë, duke kombinuar eksperiencën evropiane me ambicien saudite.

3. Joao Felix – Chelsea → Al-Nassr (30 milionë euro)

Portugalezi nuk arriti të imponojë veten në Chelsea dhe iu bashkua Al-Nassr për dy vite.

Ai do të bashkëpunojë me trajnerin Jorge Jesus dhe Cristiano Ronaldon, duke sjellë kreativitet dhe eksperiencë në sulmin e skuadrës.

4. Kingsley Coman – Bayern Munich→ Al-Nassr (25 milionë euro)

Francezi fitoi Bundesligën në nëntë raste me Bayern Munich dhe nënshkroi një kontratë trevjeçare me Al-Nassr.

Ai do të luajë në sulm përkrah Ronaldos, Felix dhe Otavio, duke sjellë shpejtësi dhe përvojë nga futbolli gjerman.

5. Inigo Martinez – Barcelona → Al-Nassr (falas)

Spanjolli fitoi tre trofe me Barçën dhe u largua për të ndihmuar Al-Nassr.

Ai do të përforcojë mbrojtjen dhe do të transmetojë eksperiencën e tij nga futbolli evropian, duke sjellë stabilitet dhe siguri në linjën e pasme.

6. Mateo Retegui – Atalanta → Al-Qadisiya (68.25 milionë euro)

Sulmuesi argjentinas ishte golashënuesi kryesor i Serie A dhe u transferua për një shifër rekord.

Ai do të zëvendësojë Pierre-Emerick Aubameyang dhe konsiderohet një investim i madh për të ardhmen e klubit saudit.

7. Christopher Baah – Genk → Al-Qadisiya (17 milionë euro)

Anësori i ri ganez ka fituar përvojë në Belgjikë dhe Norvegji dhe tani do të sfidojë në Arabinë Saudite. Ai shihet si një talent premtues që mund të kontribuojë menjëherë në skuadër.

8. Gabriel Carvalho – Internacional → Al-Qadisiya (15.6 milionë euro)

Sulmuesi i djathtë sapo mbushi 18 vjeç dhe përfaqëson një investim afatgjatë. Klubi shpreson që ai të zhvillohet dhe të kontribuojë në sulm gjatë viteve të ardhshme.

9. Enzo Millot – Stuttgart → Al Ahly (28 milionë euro)

Mesfushori francez ka spikatur në Ligën e Kampionëve dhe në Bundesliga. Ai u transferua për 16 herë më shumë se çmimi i blerjes së tij, duke sjellë kreativitet dhe stabilitet në mesfushën e Al Ahly.

10. Ondrej Duda – Verona → Al-Ittifaq (falas)

Mesfushori çek ndihmoi Veronën të shmangte rënien nga Serie A dhe tani do të luajë për Al-Ittifaq. Ai sjell eksperiencën evropiane dhe do të kontribuojë në mesfushë për të ndërtuar lojën e ekipit.

/Telegrafi/ 

The post Arabia Saudite vazhdon të “tërheq” yjet evropianë: 10 transferime më të mëdha të profilit të lartë gjatë verës appeared first on Telegrafi.

Coman prezantohet zyrtarisht nga Al Nassr

15 August 2025 at 22:02

Kingsley Coman, ylli francez i Bayern Munich, ka zyrtarizuar kalimin e tij te Al Nassr, duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me një pagë vjetore që varion nga 20 deri në 25 milionë euro, sipas burimeve të Sky Sports Germany. Lajmi u konfirmua mbrëmjen e sotme, duke e shënuar si një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos verore në futbollin botëror.

Transferimi i 29-vjeçarit, i cili ka zhvilluar 339 ndeshje me Bayern Munich që nga viti 2017, vjen pas negociatave intensive mes dy klubeve. Sipas The Athletic, shifra e marrëveshjes besohet të jetë mes 25 dhe 30 milionë eurosh.

Me këtë transferim, Coman i bashkohet listës së yjeve të mëdhenj si Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, të cilët tashmë luajnë në Ligën Profesionale Saudite, kompeticion i mbështetur fuqimisht nga Fondi Publik i Investimeve (PIF) i Arabisë Saudite.

 

النجم الفرنسي كينجسلي كومان يـوقع رسميًا لـ ⁧#العالمي✍#كومان_نصراوي 💛 pic.twitter.com/qTTAHsnQ2P

— نادي النصر السعودي (@AlNassrFC) August 15, 2025

Ky hap është pjesë e strategjisë ambicioze të Al Nassr dhe të vetë ligës për të tërhequr talente nga Evropa, duke shfrytëzuar investimet e mëdha në kuadër të vizionit “Saudi Vision 2030”.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, Liga Saudite ka regjistruar një shpenzim neto rekord prej -25.94 milionë eurosh për sezonin 2025/26, duke sfiduar gjithnjë e më shumë ligat kryesore evropiane.

Një studim i Journal of Sports Economics tregon se transferimet e lojtarëve evropianë në Lindjen e Mesme janë rritur me 40 për qind që nga viti 2020, duke hapur debat mbi ndikimin e këtyre lëvizjeve në futbollin global.

 

يسابق الزمـن ⚡
من أجل النصـر 💛

رحِّبـوا بنجمنا الجديد 🤩🇫🇷#كومان_نصراوي 💛 pic.twitter.com/QvO77PfB0d

— نادي النصر السعودي (@AlNassrFC) August 15, 2025

Coman, i formuar në akademinë e Paris Saint-Germain dhe me eksperiencë te Juventus para se të bashkohej me Bayern, pritet të sjellë shpejtësi, teknikë dhe përvojë në repartin ofensiv të Al Nassr, ku do të luajë krah për krah me Cristiano Ronaldon.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të përziera: disa tifozë shprehen të entuziazmuar për ardhjen e tij në Arabinë Saudite, ndërsa të tjerë nga Evropa e shohin këtë si një humbje për futbollin kontinental. /Telegrafi/

The post Coman prezantohet zyrtarisht nga Al Nassr appeared first on Telegrafi.

Coman po largohet nga Bayerni pas 10 viteve qëndrim në Allianz Arena

14 August 2025 at 08:45

Thomas Müller dhe Leroy Sané janë larguar këtë verë nga Bayern Munich derisa Kingsley Coman është tani lojtari i tretë sulmues që do të braktisë gjigantin gjerman.

Sulmuesi francez është pranë largimit nga Bavarezët pas 10 viteve qëndrim në Allianz Arena.

Transferimi i tij te Al Nassr në Arabinë Saudite është pothuajse i përfunduar, sipas Fabrizio Romano.

Bayern i ka dhënë dritën jeshile lojtarit për të mbyllur marrëveshjen dhe largimi pritet të ndodhë në orët në vijim.

Në Arabinë Saudite, Coman pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare me vlerë deri në 75 milionë euro neto.

Bayern do të përfitojë një tarifë transferimi midis 25 dhe 30 milionë euro për sulmuesin që ishte pjesë e klubit për 10 vite.

Coman mbetet i paharrueshëm për golin vendimtar në finalen e Ligës së Kampionëve 2020 kundër PSG-së, që i dha Bayernit fitoren 1-0. /Telegrafi/

The post Coman po largohet nga Bayerni pas 10 viteve qëndrim në Allianz Arena appeared first on Telegrafi.

Dy yjet e Chelseat në listën e ngushtë të Bayernit për zëvendësimin e Coman

12 August 2025 at 12:41

Bayern Munich është duke planifikuar për zëvendësimin e Kingsley Coman, i cili pritet të transferohet te Al-Nassr, me dy lojtarë të Chelseat si opsione kryesore. 

Sipas Sky, drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, nuk po kërkon një zëvendësues të drejtpërdrejtë për Coman, por ka identifikuar Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson si mundësi përforcimi. 

Menaxheri i Nkunku, Pini Zahavi, i cili gjithashtu përfaqëson ish-lojtarin e Bayernit, Leroy Sane, mund të ndihmojë në negociatat për transferimin e francezit në Mynih. 

Të tjerë objektiva përfshijnë Malick Fofana të Lyon, Nick Woltemade të Stuttgart dhe Xavi Simons të RB Leipzig. 

Bayern po planifikon një ristrukturim të plotë të sulmit, me shitjen e Coman te Al-Nassr si pjesë të këtij procesi. 

Largimi i Thomas Muller te Vancouver Whitecaps dhe dëmtimi i Jamal Musiala gjatë Kupës së Botës për Klube kanë lënë skuadrën pa opsione në sulm.  

Klubi ka siguruar tashmë ish-lojtarin e Liverpool, Luis Diaz, por tani po kërkon një opsion tjetër për të mbështetur sulmuesin Harry Kane. 

Jackson është i gatshëm të heqë dorë nga karriera e tij në ‘Stamford Bridge’ dhe mund të zëvendësojë Alexander Isak te Newcastle, ndërsa Nkunku është ofruar te RB Leipzig, megjithatë ai preferon të luajë në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

The post Dy yjet e Chelseat në listën e ngushtë të Bayernit për zëvendësimin e Coman appeared first on Telegrafi.

Al-Nassr projekton goditjen e radhës, nis bisedimet për transferimin e yllit të Bayernit

8 August 2025 at 17:11

Al-Nassr ka nisur zyrtarisht negociatat me Bayern Munich për të transferuar sulmuesin francez Kingsley Coman, i cili është kthyer në objektivin kryesor të klubit saudit për repartin ofensiv.  

Sipas gazetarit të besueshëm Fabrizio Romano, klubet kanë filluar kontaktet direkte për të diskutuar kushtet e transferimit. 

29-vjeçari ka dhënë dritën jeshile për të shqyrtuar një transferim në Lindjen e Mesme, ndërsa agjentët e tij tashmë janë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të Al-Nassr. 

 Sipas burimeve të Sky Germany, Coman e konsideron një sfidë të re në Arabinë Saudite si një mundësi për të rifilluar karrierën pas një sezoni jo të rregullt në Mynih. 

🚨🟡🔵 More on Kingsley Coman and Al Nassr exclusive story.

There’s already proposal on the table for both player and Bayern, with negotiations ongoing between all parties.

Talks underway to make decisions as soon as possible. pic.twitter.com/V2qpuiN0n4

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 8, 2025

Coman nuk ka qenë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Vincent Kompany, i cili preferon më shumë Michael Olise në krahun e djathtë.  

Në sezonin 2024/2025, Coman regjistroi 7 gola dhe 4 asistime në 41 paraqitje, por shpesh u përdor si zëvendësues apo në rotacion. 

Al-Nassr e sheh Coman si një përforcim të rëndësishëm për krahët, përkrah Cristiano Ronaldos në sulm. Pas afrimit të Joao Felix dhe marrëveshjes së arritur me Inigo Martinez, klubi saudit synon të kompletojë edhe një ‘trio yjesh’ për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve të Azisë. 

Oferta që po përgatitet për Coman mendohet të jetë në rangun 40-45 milionë euro, ndërsa lojtari do të përfitojë një kontratë tri vjeçare me një pagë që i kalon 25 milionë euro në vit neto, një rritje e ndjeshme krahasuar me të ardhurat aktuale në Mynih./Telegrafi/

The post Al-Nassr projekton goditjen e radhës, nis bisedimet për transferimin e yllit të Bayernit appeared first on Telegrafi.

❌
❌