Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 2026Main stream

Vrasja e Mondi Mëhallës/ Zbardhet dëshmia kontradiktore e ish-ortakut të biznesmenit

By: Elva
6 January 2026 at 20:51

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbardhur rolin e ish-ortakut të Mondi Mëhallës, Xhino Ago dhe kontradiktat në dëshminë e tij, duke hedhur dyshime mbi lëvizjet dhe kontaktet në orët kritike para ekzekutimit të biznesmenit. Hetimet fokusohen te automjeti “Audi” i përdorur në krim, përgjimet, kontrollet në banesa dhe mospërputhjet kohore mes deklarimeve të Xhino […]

The post Vrasja e Mondi Mëhallës/ Zbardhet dëshmia kontradiktore e ish-ortakut të biznesmenit appeared first on BoldNews.al.

Autostrada Durrës–Tiranë ende e përmbytur, trafik kilometrik automjetesh

By: Brisi
6 January 2026 at 20:25

Autostrada Durrës-Tiranë vijon të ketë prezencë të lartë uji si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara këtë të martë nga reshjet masive të shiut. Sipas raportimeve, prezenca e madhe e ujit ka bërë që të rëndohet trafiku, ku me dhjetëra mjete kanë mbetur në radhë për orë të tëra. Shoferët janë detyruar të ulin shpejtësinë dhe […]

The post Autostrada Durrës–Tiranë ende e përmbytur, trafik kilometrik automjetesh appeared first on BoldNews.al.

Përmbytje masive në Gjirokastër/ Përroi i Fiços vërshon në rrugë, ‘merr para’ qytetarët

By: Brisi
6 January 2026 at 20:08

Përmbytje masive janë regjistruar këtë pasdite edhe në qytetin e Gjirokastrës. Si pasojë e motit të keq përroi i Fiços ka dlë nga shtrati duke përmbytur rrugët kryesore dhe ka bllokuar qarkullimin e automjeteve. Sipas raportimeve, qytetarët janë detyruar të dalin në rrugë për të shpëtuar çfarë mundin, duke u përballur me vërshimet e mëdha […]

The post Përmbytje masive në Gjirokastër/ Përroi i Fiços vërshon në rrugë, ‘merr para’ qytetarët appeared first on BoldNews.al.

Plumba të paralajmëruar/ Pazaret që ekzekutuan biznesmenin Mondi Mëhalla në Elbasan

By: Brisi
6 January 2026 at 19:53

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, i cili u ekzekutua brenda makinës së tij “Range Rover” në Elbasan, sapo kishte dalë nga banesa e nënës së tij. Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar skenarin e atentatit mafioz dhe pazaret e bëra për vrasjen e Mëhallës. Pjesë nga dokumentari: Mondi […]

The post Plumba të paralajmëruar/ Pazaret që ekzekutuan biznesmenin Mondi Mëhalla në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Zbulohen armë dhe drogë në banesën e të riut në Fier

By: Elva
6 January 2026 at 19:51

Një arsenal armësh dhe lëndë narkotike është zbuluar pasditen e sotme në zonën e Sukut, në Bashkinë Roskovec, Fier. Sipas informacioneve paraprake, kontrolli është ushtruar fillimisht në një lokal në pronësi të një të riu, ku është gjetur lëndë narkotike. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë zbuluar armë zjarri dhe mjete shpërthyese. […]

The post Zbulohen armë dhe drogë në banesën e të riut në Fier appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët një banesë në Klos

By: Elva
6 January 2026 at 19:32

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Shkallë, Njësia Administrative Xibër, në Bashkinë e Klos. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë të gjithë banesën dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

The post Përfshihet nga flakët një banesë në Klos appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq në vend/ Ilir Proda falënderon efektivët në terren: Mirënjohje për punonjësit e policisë

By: Fax Web
6 January 2026 at 19:49

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shprehur mirënjohjen për punonjësit e Policisë, të cilët kanë treguar përgjegjshmëri, angazhim dhe sakrificë në shërbim të qytetarëve, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë në Durrës dhe në shumë zona të tjera të Shqipërisë kanë qenë në terren gjatë gjithë ditës së sotme dhe vijojnë ende, duke ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe banorët e rrezikuar nga përmbytjet, me profesionalizëm dhe humanizëm.

Njoftimi i policise:

‘Përkushtim, sakrificë, mirënjohje dhe respekt nga qytetarët. Shërbimet e Policisë në Durrës, e në shumë zona të vendit, me përkushtim, sakrificë dhe profesionalizëm, në ndihmë të përdoruesve të rrugës dhe të banorëve në rrezik nga përmbytjet.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, shpreh mirënjohje për punonjësit e Policisë, të cilët përgjatë gjithë ditës së sotme dhe vijojnë ende, kanë treguar përgjegjshmëri, angazhim, sakrificë dhe humanizëm në shërbim të qytetarëve, duke u ardhur në ndihmë si pasojë e motit shumë të keq, si dhe falënderon qytetarët që kanë dërguar në adresat e Policisë dhjetëra mesazhe falënderimi dhe video nga puna e punonjësve të Policisë në terren. Në shërbim të qytetarëve, 24/7′, thuhet në njoftim.

FOTO/ Mori pa leje makinën e të atit dhe u largua, shpallet në kërkim 14-vjeçari nga Hasi

By: Fax Web
6 January 2026 at 19:08

Që prej datës 5 janar, rreth orës 13:00, ka humbur kontaktet një i mitur 14 vjeç nga fshati Golaj, në bashkinë Has.

Sipas familjarëve, Marigleni ka marrë pa dijeninë e prindërve mjetin e babait të tij, tip Mercedes-Benz, E-Class, me targa AB 379 RY.

Hera e fundit që është parë ka qenë në një karburant “Petrol Pomp” në Kosovë, në segmentin rrugor Pejë–Prishtinë, rreth orës 16:00, më 5 janar 2026.

Familja Dauti i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe qytetarëve për ndihmë në gjetjen e tij. Sipas informacioneve të familjes, i mituri nuk ka dokumente identifikimi me vete.

Çdo person që ka informacion mbi vendndodhjen e Mariglen Dautit, lutet të njoftojë menjëherë autoritetet policore.

Njoftimi i policisë:

Has/ Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa.

U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Fajin e ka “uji”

By: Elva
6 January 2026 at 18:33

Vetëm disa orë nën pushtetin e rreshjeve intensive të shiut dhe, Durresi ështe gjendur i përmbytur dhe në emergjencë. Mësimi në shkolla e çerdhe është pezulluar. Veliera e Durrësit dhe nënkalimi përkatës janë përmbytur, ura e fshatit Borç rrezikon shembjen, ndërsa disa familje janë evakuuar. Qindra automjete dhe qytetarë janë bllokuar me orë të tëra në […]

The post Fajin e ka “uji” appeared first on BoldNews.al.

Diplomati: Rama i ka kaluar vijat e kuqe, i rrezikuar nga SHBA

By: Elva
6 January 2026 at 18:11

Diplomati Agim Nesho ka komentuar në një intervistë për News24 zhvillimet e fundit ndërkombëtare, përfshirë arrestimin e presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe operacionin e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë, duke i lidhur këto me situatën politike në Shqipëri dhe raportet me SHBA-në. Sipas Neshos, Shtetet e Bashkuara funksionojnë si një sistem që mbron jo vetëm […]

The post Diplomati: Rama i ka kaluar vijat e kuqe, i rrezikuar nga SHBA appeared first on BoldNews.al.

Has/ I mituri merr makinën e të atit dhe arratiset, shpallet në kërkim nga Policia

By: Brisi
6 January 2026 at 17:47

Një 14-vjeçar i identifikuar si Mariglen Dauti, është shpallur në kërkim nga Policia në Has, pasi është arratisur një ditë më parë nga banesa. Sipas Policisë, ditën e djeshme babai i të miturit ka bërë kallëzim, se djali i tij i kishte marrë makinën dhe ishte larguar në drejtim të paditur. “Më datë 05.01.2026, në […]

The post Has/ I mituri merr makinën e të atit dhe arratiset, shpallet në kërkim nga Policia appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Bulqizë-Maqellarë, të plagosurit dërgohen te Trauma

By: Fax Web
6 January 2026 at 17:44

Një aksident ka ndodhur në aksin Bulqizë – Maqellarë, në vendin e quajtur “Kthesa e Krajkë”.

Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në kë aks rrugor, të cilët kanë njoftuar policinë.

Të plagosurve iu është dhënë ndihma e parë dhe më pas janë dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë nga ku nuk ka informacione mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Ikën nga banesa pa gjurmë 14-vjeçari, familjarët kallëzim në Polici

By: redi
6 January 2026 at 18:25

Një 14-vjeçar ka ikur nga banesa e tij në Has, pasi ka marrë pa leje automjetin e të atit të tij. Janë familjarët e adoleshentit që kanë bërë kallëzim në Polici, pasi nuk dinë vendndodhjen e tij. Njoftimi i Policisë: Has-Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e…

Source

Përdhunimi i 12-vjeçares nga i moshuari në Pogradec, gazetarja: Vajza po kalon traumë, kam folur me familjarët…

By: Os De
6 January 2026 at 18:37

Disa ditë më parë, më 30 dhjetor një 67-vjeçar në Pogradec u arrestua me akuzën se kishte përdhunuar dhe lënë shtatzënë një 12-vjeçare. E mitura rezultoi 22-javëshe shtatzënë pas një vizite në spitalin e Korçës. Dyshohet se 67-vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht vajzën që të mos denonconte ngjarjen e ndodhur në muajin gusht.

I pandehuri nuk e ka pranuar akuzën e abuzimit seksual. Nga fetusi është marrë një kampion ADN-je për të mësuar atësinë dhe pritet që përgjigjja të dalë brenda 2-3 javësh. Gazetarja Daniela Zisi raporton në programin “Rudina” në Tv Klan disa detaje lidhur me gjendjen e vajzës dhe të familjarëve, të cilët po përjetojnë një traumë të fortë.

Daniela ZisiVajza i është nënshtruar terapive dhe po vazhdon të jetë nën terapi nga një psikologe dhe po mbahet nën vëzhgim e kujdes shëndetësor psikologjik pasi gjendja e saj shëndetësore është e rënduar dhe po kalon një traumë shumë të vështirë.

Rudina Magjistari: Ke pasur mundësi ti vetë personalisht që të kontaktosh me familjarët e saj?

Daniela ZisiKam kontaktuar me familjarët të cilët për shkak të ndjeshmërisë së ngjarjes, për shkak të përmasave të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, nuk kanë pranuar të ekspozohen për mediat, ndërkohë që ata janë shumë të shqetësuar për faktin që vajza e tyre që ndihmonte 67-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij për punë të ndryshme, iu kryente shërbime të vogla duke blerë produkte të vogla në dyqan, të abuzohej seksualisht nga fqinji i tyre me të cilin kishin hyrje-dalje familjare dhe tek i cili besonin e nuk u shkonte mendja kurrë që vajza e tyre vetëm 12 vjeç të binte pre e një abuzimi të pamëshirshëm.

Gazetarja sjell në vëmendje se sipas ligjit, e mitura nuk ka jo vetëm kapacitet fizik e psikologjik për fëmijën, por as zotësi juridike për të marrë vendime për të.

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

By: e xh
6 January 2026 at 18:55

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 në Tiranë kanë arrestuar në flagrancë J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pas dyshimeve se ka goditur kryeinfermiren e spitalit ku punojnë të dy.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pasi kryeinfermierja kishte kundërshtuar mjekun për zbardhjen e protokollit mjekësor, duke sjellë reagimin fizik të tij.

Mësohet se mjeku njihej si problematik, kishte 11 masa disiplinore në spital, por i anulonte në gjykatë. Konflikti i fundit më kryeinfermieren e maternitetit. Komisariati nr.3 e arrestoi menjëherë pas kallëzimit të kryeinfermieres.

Shtetasja 60-vjeçe me profesion kryeinfermiere në maternitetin e Tiranës ka kallëzuar se ditën e sotme për shkak të një kundërshtimi që ka bërë në lidhje me protokollin që duhej të ndiqej për një pacientë të shtruar në maternitet është goditur në detyre nga mjeku gjinekolog shtetasi Julian Habibaj, 53 vjeç. Mësohet se pas përplasjes verbale, mjeku e ka kapur për fyti kryeinfermieren.

Mjeku Julian Habibaj akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

18:06 Mori makinën e të atit dhe u largua nga banesa/ Shpallet në kërkim i mituri në Has

By: Monika
6 January 2026 at 18:06

Last Updated on 06/01/2026 by Monika

Një 14-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi familja e tij bëri kallëzim në komisariatin e Hasit për zhdukjen e tij.

Sipas policisë, i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa. Policia vijon me kontrollet për gjetjen e 14-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa.

U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës./mxh

Përmbytje masive edhe në Fushë-Krujë e Shkodër/ Dalin nga shtrati lumenjtë e përrenjtë

By: Brisi
6 January 2026 at 16:43

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në zonën e Fushë Krujës dhe Shkodrës. Raportohet se në Fushë Krujë, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore si dhe ka bllokuar dy lagje në fshatin Murqine. Ndërsa, në fshatrat Bubq, Gramza, Derveni, Luzi, Malkuçi, Murqina dhe Bilaj ka banesa të […]

The post Përmbytje masive edhe në Fushë-Krujë e Shkodër/ Dalin nga shtrati lumenjtë e përrenjtë appeared first on BoldNews.al.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni/ Gonzato takim me kreun e SPAK: Të forcohen kapacitetet hetimore

By: Brisi
6 January 2026 at 16:32

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho. Takimi vjen në një kohë kur SPAK ka nën hetim zyrtarë të lartë të qeverisë, ndërkohë që ambasadori Gonzato nënvizoi rëndësinë e forcimit të kapaciteve hetimore […]

The post Krimi i organizuar dhe korrupsioni/ Gonzato takim me kreun e SPAK: Të forcohen kapacitetet hetimore appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Durrës/ I riu detyrohet të lëvizë me gomone për të dalë nga lagjja

By: Elva
6 January 2026 at 16:23

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda në zonën e ish-Kënetës në Durrës, duke vënë në vështirësi serioze dhjetëra familje. Uji ka mbuluar rrugët dhe oborret e banesave, ndërsa banorët raportojnë dëme të mëdha materiale dhe rrezik për sigurinë. Në një prononcim për News24, një prej banorëve ka treguar se është detyruar të […]

The post Përmbytjet në Durrës/ I riu detyrohet të lëvizë me gomone për të dalë nga lagjja appeared first on BoldNews.al.

❌
❌