Në fund të vitit 2018, kur mijëra studentë mbushën sheshet për të protestuar kundër kushteve të mësimdhënies dhe kostove në rritje të universiteteve publike, qeveria u gjend përballë një prej sfidave më serioze të mandatit të saj të dytë. Kryeministri Edi Rama reagoi fillimisht me përbuzje, duke i përshkruar protestuesit si studentë ngelës, të motivuar […]
TIRANË, 21 nëntor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të shkruar nga ish-drejtori ekzekutiv i Google, Erik Shmidt në “The New York Times”, i cili thoshte se me ministre AI, Shqipëria po shkonte drejt qeverisjes nga algoritmet.
“Shqipëria është vendi i parë që ndërmerr një hap të vërtetë drejt “algokracisë”: qeverisjes me anë të algoritmit”, e nis editorialin Shmidt, për cilin Rama thotë se është zhgënjyer.
Kreu i ekzekutivit shkruan se Diella nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë, por “kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë dhe shërbimet publike më të shpejta, më të drejta dhe më transparente”.
“Kam shumë respekt për z. Schmidt. Lidershipi e tij në Google dhe idetë e tij mbi marrëdhënien midis teknologjisë dhe shoqërisë kanë frymëzuar një brez të tërë politikëbërësish, përfshirë edhe mua. Por si kryeministër i Shqipërisë, u zhgënjeva kur lexova përshkrimin e tij për Diellën, nismën shqiptare të qeverisjes me A.I., si “një hap drejt ‘algokracisë’: qeverisjes nga algoritmet”.
Diella nuk është as sunduese dhe as zëvendësuese e demokracisë. Ajo është një shërbyese civile digjitale, një kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë dhe shërbimet publike më të shpejta, më të drejta dhe më transparente.
Për dekada me radhë, Shqipëria, si shumë demokraci të reja, është përballur me korrupsion në prokurimet publike. Kur rregullat shkelen, nuk janë algoritmet që dështojnë, por njerëzit.
Diella është ndërtuar për të zbatuar ligjet dhe procedurat ekzistuese paanshmërisht dhe pa ndikim politik. Vlerat që ajo zbaton — drejtësia, transparenca, efikasiteti — nuk janë abstraksione matematikore; ato janë parime demokratike, të kodifikuara dhe plotësisht të auditueshme.
Me Diellën, çdo vendim është i gjurmueshëm, i shpjegueshëm dhe i hapur për apelim. Kjo nuk është “qeverisje me algoritëm”. Është qeverisje përmes ligjit, e zbatuar nga teknologjia, nën vëzhgimin e qytetarëve.
Qëllimi i Shqipërisë nuk është t’ia dorëzojë pushtetin makinave, por por të çlirojë njerëzit nga joefikasiteti dhe tundimi. Ne nuk po ndërtojmë një algokraci në Shqipëri. Ne po ndërtojmë një demokraci digjitale”-thuhet në editorialin e Ramës për “The New York Times”. /TCH/
Nga kolegjiumi i redaksisë i ditores The New York Times[1] Përkthimi: Telegrafi.com
Urime për Zohran Mamdanin, i cili është kryetar i zgjedhur i Nju-Jorkut pas një fushate efektive në mënyrë të mahnitshme. E nisi atë me një emër pak të njohur, e lëre më me mbështetje, dhe tërhoqi vëmendjen e banorëve të Nju-Jorkut me një fushatë pozitive, të udhëhequr nga rrjetet sociale dhe që u fokusua te kostoja e rëndë e jetesës në qytet. Pasi fitoi zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike në qershor, ai iu drejtua kritikëve dhe shfaqi një prirje pragmatike. Nga fillimi e deri në fund, e tejkaloi në konkurrencë establishmentin e lodhshëm politik të Nju-Jorkut, duke mposhtur teknokratët me më shumë përvojë, si dhe kryetarin aktual dhe një ish-guvernator. Të martën, z. Mamdani korri një fitore të lehtë.
Ky kolegjium nuk e mbështeti fushatën e tij paraprake, për shkak të shqetësimeve tona lidhur me propozimet e tij politike dhe për mungesën e përvojës së tij. Por, ne i urojmë sukses. Nju-Jorku -qyteti më dinamik në botë, por një vend ku shumë banorë ndihen të privuar nga jeta e mirë për shkak të çmimeve - ka nevojë që ai të ketë sukses. Drejtimi i qytetit është veçanërisht i rëndësishëm tani kur presidenti Trump po përbuz ligjin për të konsoliduar pushtetin dhe po i paraqet në mënyrë të rreme qytetet më të mëdha të vendit si qytete që janë jashtë kontrollit. Ai tashmë ka filluar ta trajtojë z. Mamdani si një pengesë.
Që z. Mamdani të jetë efektiv, ai duhet të përballet me historinë e fundit të udhëheqësve civilë të qyteteve të mëdha të cilët kanë premtuar ndryshime të guximshme e progresive. Ata kanë sjellë kryesisht zhgënjim, përfshirë Çikagon, San Franciskon, Siatlin dhe Portlandin në Oregon, si dhe në vetë qytetin e Nju-Jorkut nën drejtimin e Bill de Blasios. Ata kanë toleruar një nivel kaosi të cilin shumë votues e kanë konsideruar të papranueshëm dhe janë përballur me vështirësi për të shënuar përparim në përballimin e jetesës ose në edukimin nga çerdhet deri te shkolla e mesme [shkollat K-12]. Z. de Blasio pati një sukses të madh të cilin z. Mamdani me të drejtë e përmend si frymëzim: arsimi parashkollor universal [pre-K], i cili ka ndihmuar qindra-mijëra fëmijë. Megjithatë, bilanci i përgjithshëm i de Blasios e bëri atë të papëlqyer saqë nuk ka mundur të fitojë nominimin demokrat për distriktin e Bruklinit - pas largimit të tij nga detyra.
Z. Mamdani, i cili bëri fushatë me premtime të gjera, mund të ndërtojë një trashëgimi më pozitive duke u përqendruar te arritjet më të mundshme. Ai duhet të marrë shembull nga kryebashkiakët e suksesshëm, qoftë të moderuar apo progresistë, përfshirë Muriel Bowserin e Uashingtonit, Mike Dugganin e Detroitit dhe Michelle Wunë e Bostonit që kanë ofruar zgjidhje konkrete për probleme të veçanta. Z. Mamdani nuk mund ta zgjidhë pabarazinë ekonomike - problemin që ushqeu fushatën e tij. Por, ai mund të shënojë përparime. Mund të ndërtojë më shumë banesa. Mund të zgjerojë mundësinë për kujdesin ndaj fëmijëve dhe për shkolla të mira. Mund të përmirësojë shpejtësinë e autobusëve dhe të metrosë.
Nëse ai ka sukses, do të ofrojë një model të qeverisjes së Partisë Demokratike në një kohë kur shumë amerikanë janë skeptikë ndaj partisë dhe janë larguar nga shtetet që qeverisen nga demokratët për tek ato që drejtohen nga republikanët. Gjatë gjithë historisë së ShBA-së, progresistët politikë kanë një rekord për krenari në përdorimin e qeverisë për të zbutur pabarazinë ekstreme dhe për të mundësuar që sa më shumë amerikanë të kenë jetë të mirë. Z. Mamdani ka një mundësi për të shkruar kapitullin e ardhshëm në atë histori. /Telegrafi/
____________________
[1] Kolegjiumi i redaksisë përbëhet nga gazetarë të specializuar në opinione, pikëpamjet e të cilëve formësohen nga ekspertiza, kërkimi, debati dhe disa vlera të qëndrueshme. Ky kolegjium është i ndarë nga redaksia e lajmeve.
Kryebashkiaku në ikje i Nju Jorkut, Eric Adams, zbriti të hënën nga një helikopter i ushtrisë shqiptare në qytetin e Vlorës dhe më pas u akomodua në vilën qeveritare në bregdet, ndërsa qeveria shqiptare nuk bëri asnjë njoftim mbi vizitën e tij në Shqipëri. Vetë Adams njoftoi në platformën X udhëtimin, duke përfshirë foto me […]
Gjykata federale në Tampa të Floridas ka hedhur poshtë padinë e Presidentit amerikan Donald Trump ndaj gazetës The New York Times, i cili e paditi atë me 15 milion dollarë.
Padia 85 faqëshe e Trump është kritikuar nga gjykatësi Steven Merryday, ai ka thënë se akuzat e e Presidentit ndaj gazetës janë detajuar vetëm në faqet e fundit, kurse faqet e tjersa janë të mbushura me kritika ndaj kundërshtarëve të tij dhe lavdërime për arritjet e tij.
Steven Merryday po ashtu tha se: “një padi nuk është megafon për marrëdhëniet publike ose një podium për një fjalim të pasionuar në një tubim politik”
Ai i ka dhënë Trump dhe avokatëve të tij, 28 ditë kohë për të dorëzuar një padi të ndryshuar e cila nuk duhet të jetë më shumë se 40 faqe.
Një përfaqësues i The New York Times tha më herët gjatë javës se padia e Trumpit “nuk ka asnjë kërkesë ligjore legjitime dhe përkundrazi është një përpjekje për të shtypur dhe dekurajuar raportimin e pavarur.”
Kujtojmë se në 16 shtator, Trump ka ngritur një padi për “shpifje” me vlerën 15 miliard dollarë, kundrejt “New York Times”. Ai e akuzon gazetën se është një “zëdhënëse e partisë demokratike” dhe se ka përhapur “permbajtje të rreme për të”.
“The Times ka tradhtuar idealet gazetareske të ndershmërisë, objektivitetit dhe saktësisë që dikur i shpallte”, thuhet në padinë që avokatët e Trump kanë dërguar në gjykatë.
Një gjyqtar federal amerikan ka rrëzuar padinë e Donald Trump kundër gazetës “New York Times”, duke e konsideruar atë të papërshtatshme dhe jo në përputhje me rregullat e gjykatës. Padi për shpifje prej 15 miliardë dollarësh u hodh në gjykatë këtë javë, por gjykatësi Steven Merryday vlerësoi se ajo nuk përmbushte kërkesat ligjore për një “deklaratë të shkurtër dhe të qartë” që justifikon përfitimin e ndihmës nga gjykata.
Në vendimin e tij të premten, gjykatësi theksoi se një ankesë ligjore nuk mund të përdoret si “një platformë e mbrojtur për të sulmuar një kundërshtar”. Ai i dha Trumpit 28 ditë kohë për të paraqitur një version të rishikuar të padisë, ndërsa ish-presidenti sinjalizoi se do të vazhdojë të padisë “New York Times”, duke pretenduar se gazetës i është lejuar të shpifë dhe të gënjejë për një periudhë të gjatë kohore.
Nga ana e saj, gazeta deklaroi se padia nuk përbën një pretendim legjitim ligjor, por është përpjekje për të shtypur dhe penguar raportimin e pavarur. Sipas gjykatës, padia prej 85 faqesh është “e përsëritur” dhe “e tepërt”, dhe mënyra se si është shkruar e bën atë “padyshim të papërshtatshme dhe të palejueshme”, pavarësisht nëse akuzat e Trump mund të vërtetohen në aspekt ligjor.
As Presidenti Trump, as avokatët e tij nuk kanë reaguar ende ndaj vendimit. Ky zhvillim vjen në një kohë kur ish-presidenti po ndjek një strategji agresive ligjore për të sfiduar mediat dhe për të mbrojtur imazhin e tij publik, duke shfaqur tensionin e vazhdueshëm midis ish-presidentit dhe mediave të mëdha amerikane.
Ky vendim nënvizon rëndësinë e respektimit të rregullave ligjore, edhe kur akuzat janë të mëdha dhe kontestuese.
Nga: Tina Brown, autore e librave The Palace Papers dhe The Diana Chronicles / The New York Times Përkthimi: Telegrafi.com
Kur presidenti Trump bëri vizitën e tij të parë shtetërore në Britani në vitin 2019, kjo vizitë u pa nga familja mbretërore si një hapje e Pallatit Bakingem ndaj një fenomeni politik të cilin britanikët e shihnin si një devijim komik. Atëherë, mbretëresha Elizabeth II, 93-vjeçare, udhëhoqi një festë të shkëlqyer e cila ishte përgatitur me kujdes për të emocionuar presidentin e 45-të të Amerikës. Por, kishte një nuancë aktrimi në gjithë atë madhështi, e cila mund të përmblidhet me momentin kur Camilla ia bëri me sy një anëtari të sigurimit - gjatë një fotografie në Pallatin Klarens me çiftin Trump. Momenti u bë viral ditën tjetër.
Këtë javë, për vizitën e dytë shtetërore të z. Trump - një nder i paprecedentë për një president amerikan - atmosfera është më e zymtë. Z. Trump nuk është më presidenti i një telenovele zbavitëse. Ai është një forcë globale që ushtron presion, i patrembur në lëshimin e tarifave si torpedo apo, herë pas here, në kërcënimin për ta hedhur Evropën Lindore tek ujqërit e Rusisë. Dhe, populizmi i tij i ashpër po përhapet: të shtunën, dhjetëra mijëra protestues të ekstremit të djathtë - të nxitur nga një paraqitje tronditëse në video e Elon Muskut, i cili i nxiti të “luftonin” - mbushën rrugët e Londrës qendrore.
Kështjella Uindzor, ku z. Trump do të pritet me ceremoni këtë javë, ka një atmosferë më të heshtur, më solemne, më historike sesa shkëlqimi i madh i Pallatit Bakingem i cili, siç tha Stephen Fry - autor, aktor dhe mik i Mbretit Charles III - ndoshta ka më shumë “tërheqje për tipin vulgar klasik të stilit hibrid, dhe duket sikur aty po mbahet ndonjë konventë”.
Gjithashtu, në shumë mënyra Uindzori është një vend më i përshtatshëm për të pritur z. Trump në mandatin e tij të dytë luftarak. Është fortesë, si dhe një shtëpi mbretërore, e ngritur fillimisht nga Uilliam Pushtuesi për të zmbrapsur pushtuesit në shekullin XI. Presidenti do të kalojë pranë ekspozitave të zymta të heshtave mesjetare, shtizave që nxjerrin sytë dhe heshtave të gjata vdekjeprurëse të halbardave.
Z. Trump, i cili Departamentin e Mbrojtjes sapo e ka riemërtuar si Departamenti i Luftës, mund të kënaqet nga spektakli i ndritshëm i parzmores gjigande të Mbretit Henry VIII, të cilës i mungon vetëm pjesa metalike monumentale e mbretit të shëndoshë Tudor. (Është për të ardhur keq që z. Trump nuk mund ta provojë parzmoren; ai dhe despoti Henry kanë të përbashkët një afinitet të thellë për thesarin, një germofobi të theksuar dhe një dashuri për shkatërrimin grabitqar të institucioneve të shenjta.)
Çfarë shpreson të përfitojë Britania nga trajtimi me madhështi i një presidenti të cilin shumica e qytetarëve të saj e urrejnë? Për kryeministrin në vështirësi, Keir Starmer - i cili ka një mbështetje prej vetëm 24 për qind dhe që sapo është detyruar të shkarkojë ambasadorin e tij në Uashington, Peter Mandelson, për shkak të korrespondencës së tij tepër të ngrohtë me të dënuarin për abuzime seksuale, Jeffrey Epstein - kjo është një mundësi për të shpallur marrëveshje të reja me vlerë prej miliardash dhe për të krijuar imazhin e një lideri që ka kontroll.
Por, pritja që do t’i bëhet z. Trump në Uindzor do të jetë gjithashtu nxitje për rëndësinë e monarkisë, një shfaqje e aftësisë së Mbretit Charles në diplomacinë ndërkombëtare që do të luajë një rol kyç diplomatik - jo thjesht ceremonial - në vizitën e dytë të presidentit.
Për vite me radhë, kritikët kanë pyetur se si Charlesi dogmatik dhe emocional, i fiksuar pas çështjeve si thatësira, homeopatia e rreme dhe ruajtja konservatore e zanateve tradicionale, do të mund të arrinte ndonjëherë atë aurë mbretërore që kishte nëna e tij. Elizabetha ishte sfinks për 70 vjet, ndërsa për Charlesin dimë gjithçka - nga jeta e tij e fshehtë seksuale me Camillan gjatë epokave kur ajo ishte dashnorja e tij, e deri te prishja e hidhur e marrëdhënieve me djalin e tij të vogël, princin Harry. Ndërkohë që publiku britanik pret që princi William të hapë derën e fatit, më e shumta që pritej nga mbretërimi kalimtar i të atit shtatëdhjetë e ca vjeçar ishte, sipas fjalës së Churchillit, “veç të vazhdonte tutje”.
Megjithatë, vitet e para të Charlesit si monark kanë qenë një triumf i heshtur. I kalitur nga turne të panumërta jashtë vendit, i pjekur për rolin kushtetues përmes viteve të praktikës, dhe tani i përshtatur me shumë prej shqetësimeve moderne të qytetarëve, Charlesi mund të jetë njeriu i fundit që rrezaton peshë globale në këtë botë të përfshirë nga zjarri i epokës digjitale.
Ishte ai që arriti të zbusë disa nga ndjenjat e lënduara të Brexit-it duke lavdëruar Bundestagun në një gjermanishte të rrjedhshme dhe më pas duke iu drejtuar ngrohtësisht Senatit francez në një frëngjishte perfekte. Ai dha një sinjal të duhur të pakënaqësisë zyrtare britanike ndaj talljeve të z. Trump për Kanadanë, si “shteti i 51-të amerikan”, përmes një udhëtimi të menjëhershëm për të hapur Parlamentin kanadez me ftesë të kryeministrit, Mark Carney. Një gjest i përfolur për humanizëm ishte edhe ftesa e tij ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky - për çaj në shtëpinë e tij private në Sandringem, menjëherë pas përballjes së turpshme të këtij të fundit në Zyrën Ovale, një gjest të cilin Elizabetha, me saktësinë e saj ndaj agjendave diplomatike, nuk do ta kishte marrë kurrë parasysh. Në epokën e rrjeteve sociale, kur maska e monarkisë nuk është më e dëshirueshme, Charlesi po e rishkruan mënyrën se si pritet të sillet një sovran.
Është edhe më tragjik fakti që diagnoza e tij me një lloj kanceri të pazbuluar mund ta bëjë mbretërimin e tij një garë me kohën, gjë që i dha edhe më shumë emocion ribashkimit të shumëpritur me djalin e tij të larguar, Harryn, gjatë javës së kaluar. Charlesi e di se, në këto kohë përçarjesh të shëmtuara politike, familja e përçarë mbretërore jep një pamje të keqe. Por, ishte gjithashtu edhe një përmbushje e një dëshire atërore. Nuk është sekret që Charlesi e ndjen shumë mungesën e djalit të tij plëngprishës, i cili në të kaluarën ishte gjithmonë ai djali i gjallë dhe gazmor - krahasuar me Williamin më arrogant dhe më hanoverian. Është e kuptueshme që për Williamin është irrituese të shohë vëllain e tij të pabesë - i cili gjatë pesë vjetëve të fundit ka hedhur baltë mbi familjen në televizion dhe duke promovuar një libër bestseller me thika pas shpine - që sillet në botën e bamirësisë britanike, bën vizitë në Ukrainë dhe hedh hije mbi fotografitë e angazhimeve të zellshme të Williamit.
Por Charles-i, siç më kanë thënë, është lodhur nga kokëfortësia e djalit të madh, i cili e konsideron veten të drejt në këtë konflikt familjar, prandaj dëshiron të përqafojë sërish Harryn - nëse ky i fundit arrin të mbajë gojën mbyllur. Intervista e mëvonshme e Harryt me ditoren The Guardian, ku princi i patrazuar deklaroi se “Ndërgjegjja ime është e pastër”, ua bëri të qartë kundërshtarëve të tij kotësinë e shpresës se Harry Hotspuri do të luajë lojën e vjetër mbretërore.
Këtu, në Amerikë, jemi të fiksuar pas procesit dhe dramës së politikës presidenciale, barrës së detyrës, kolonoskopisë së përditshme nga korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë dhe ndërhyrjeve të padurueshme në jetën private të udhëheqësve tanë. Ish-Zonjat e Para ankohen për presionet që përjetojnë gjatë viteve të tmerrshme brenda flluskës së Shtëpisë së Bardhë. Por, vetëm ata që lindin ose martohen brenda institucionit të monarkisë e dinë kuptimin e vërtetë të jetës në kafaz - të imponuar nga detyra, shërbimi dhe vëzhgimi i pandërprerë publik, pa asnjë dalje tjetër veçse vdekja apo arratisja. Është më e lehtë marrja e rolit të priftit sesa jeta madhështore mbi tapet të kuq, shërbyer nga shërbëtorët përulës - diçka që gruaja e Harryt, Meghan, nuk e kuptoi kurrë.
A ka ndonjë shans që z. Trump të largohet nga shtëpia mbretërore në Uindzor me një njohje më të thellë për kotësinë e paraqitjes si mbret i rremë? Kështjella Uindzor ka mbijetuar për 1000 vjet, ashtu si edhe monarkia britanike. Siç më tha z. Fry: “Njeriu shpreson që Trumpi, të paktën në mënyrë të nënvetëdijshme, ta lexojë mesazhin e kështjellës. Fuqia e vërtetë nuk ka nevojë për mburrje. Shkëlqimi është më fisnik se vezullimi”. Fatkeqësisht, më e mundshme është që z. Trump të porositë disa parzmore dhe një mori halbardash për paradën e 250-vjetorit të Amerikës.
Ndoshta ajo që arrihet realisht nga vizita shtetërore e Trumpit është rikonfirmimi i vetëbesimit kushtetues të Britanisë. Sovrani do të qëndrojë gjithmonë si simbol stabiliteti mbi konfliktin e pashmangshëm dypartiak. Është mirë të mendosh se një monark britanik do të vazhdojë të mirëpresë presidentët amerikanë shumë kohë pasi z. Trump të jetë bërë një lëvore e historisë. /Telegrafi/
Presidenti amerikan Donald Trump ka paditur gazetën The New York Times, katër prej gazetarëve të saj dhe shtëpinë botuese Penguin Random House, duke kërkuar dëmshpërblim prej të paktën 15 miliardë dollarësh për shpifje dhe dëmtim reputacioni.
Padia, e paraqitur në Gjykatën e Qarkut në Florida, lidhet me disa artikuj të gazetës dhe me një libër të botuar nga Penguin me titull: “Humbësi me fat: Si e shpërdoroi Donald Trump pasurinë e të atit dhe krijoi iluzionin e suksesit”. Në dokument, Trump pretendon se publikimet përmbanin përmbajtje të sajuaradashakeqe dhe shtrembërime, të cilat kanë cenuar rëndë reputacionin e tij personal dhe markën e tij të biznesit.
Avokatët e Trumpit thonë se këto botime kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë negativ në pozicionin e tij financiar dhe në perceptimin publik, veçanërisht përpara zgjedhjeve të 2024-ës.
Trump e bëri publik lajmin për padinë në rrjetin e tij Truth Social, duke akuzuar New York Times-in për “gënjeshtra të qëllimshme” jo vetëm për të, por edhe për familjen dhe lëvizjet politike që ai përfaqëson, si Make America Great Again dhe America First.
Kjo nuk është hera e parë që Trump ndërmerr veprime ligjore ndaj mediave. Më herët këtë vit, ai ka paditur edhe Wall Street Journal dhe rrjetin televiziv CBS, duke i akuzuar për raportime të rreme dhe montazhe mashtruese.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka njoftuar ngritjen e një padie për shpifje kundër gazetës prestigjioze The New York Times, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 15 miliardë dollarësh. Trump e bëri njoftimin përmes platformës së tij Truth Social, duke deklaruar se padia do të depozitohet në Florida. Ai akuzoi median amerikane se ka gënjyer dhe […]
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të padisë gazetën New York Times për 15 miliardë dollarë, për atë që presidenti amerikan e quan shpifje dhe përgojim.
"New York Times është lejuar të gënjejë, të shpifë dhe të shpifë lirisht për shumë kohë, dhe kjo ndalet, tani", postoi Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, të hënën.
Ai veçoi mbështetjen e Times për Kamala Harris në zgjedhjet e fundit presidenciale në vitin 2024, duke thënë se ajo ishte bërë një "zëdhënëse e Partisë Demokratike të Majtë Radikale".
Trump shtoi se padia e tij po nisej në Florida, një fortesë republikane, transmeton Telegrafi
Ai ka shprehur prej kohësh pakënaqësi për atë që ai i quan mediat me prirje të majta të pafavorshme për presidencën e tij.
Në një postim të hënën vonë, Trump e kritikoi mbështetjen e Times për rivalen e tij zgjedhore, duke thënë: "Mbështetja e tyre për Kamala Harris u vendos në fakt në qendër të faqes së parë të The New York Times, diçka e padëgjuar më parë".
Në postim ai akuzoi gjithashtu media të tjera ose programe televizive se e "njollosin" atë përmes "një sistemi shumë të sofistikuar të dokumenteve dhe ndryshimit vizual".
Nuk është hera e parë që presidenti amerikan kërkon të padisë New York Times.
Në vitin 2023, një gjyqtar ka rrëzuar një padi të ngritur nga Trump, atëherë ish-president, kundër New York Times, duke thënë se pretendimet në padi "dështojnë si çështje kushtetuese".
Padia prej 100 milionë dollarësh akuzoi gazetën dhe mbesën e larguar të Trump, Mary Trump, për "një komplot tinëzar" për të marrë të dhënat e tij tatimore.
Ajo u ngrit në vitin 2021 dhe lidhet me një serial fitues të Çmimit Pulitzer, mbi çështjet financiare të Trump.
Trump gjithashtu humbi një tjetër padi për shpifje në vitin 2023, kur ai u përpoq më kot të padiste CNN për gjoja krahasimin e tij me Adolf Hitlerin. Një gjyqtar federal më vonë e hodhi poshtë padinë prej 475 milionë dollarësh. /Telegrafi/
TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Gazeta e përditshme greke “eKathimerini” ka publikuar ditët e fundit artikullin e prestigjiozes amerikane “New Yorks Times” kushtuar Shqipërisë.
Gazetarja Valeriya Safronova në artikullin e saj ka shkruar për Ksamilin, Sarandën dhe qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës.
“Shqipëria është lloj destinacioni, ku një udhëtar mund ta nisë ditën me një shëtitje nëpër antikitet dhe ta mbyllë me një kërcim mbi rërë”, thuhet në artikullin e “New York Times”.
Gazetarja Safronova ka përshkuar se si ka kaluar ditën në plazh në Ksamil dhe mbrëmjet në Sarandë.
Më tej në artikullin e saj flet për Beratin, sit i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
“Shqipëria ka qenë prej kohësh një urë mes Lindjes dhe Perëndimit, Ballkanit dhe botës mesdhetare. Për shkak të shekujve të sundimit osman dhe pavarësisht dekadave të ateizmit zyrtar gati gjysma e popullsisë identifikohet si myslimane. Vendet historike të vendit pasqyrojnë këtë heterogjenitet historik. Berati, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s rreth dy orë në jug të Tiranës, shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Osum, me çatitë me tjegulla të kuqe të shtëpive që ngjiten në shpatet e buta të luginës, me qindra dritare që shohin jashtë si sy vigjilentë”, theksohet në artikull.
Një tjetër qytet që i ka lënë mbresa gazetares Safronova është edhe qyteti i Gjirokastrës.
“Gjirokastra më dukej më shumë si diçka nga një libër me përralla, shtëpitë e saj prej guri të zbukuruara me gdhendje të hollësishme druri dhe të grumbulluara rreth rrugëve me kalldrëm. Por, ai është një libër me figura me një anë të errët pasi, në qendër të qytetit ndodhet një tunel i Luftës së Ftohtë, një nga mijëra bunkerët që diktatori Enver Hoxha ndërtoi në të gjithë vendin gjatë mbretërimit të tij, nga viti 1944 deri në vitin 1985, nga frika e një sulmi të huaj”, shkruan ajo në artikullin e botuar në “New York Times”.
Zyrtarët thonë se Rusia ose përfaqësuesit e saj po fluturojnë dronë mbikëqyrës mbi rrugët që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre përdorin për të transportuar furnizime ushtarake përmes Gjermanisë lindore, duke mbledhur informacione që mund të përdoren për të forcuar fushatën e sabotimit të Kremlinit dhe për të ndihmuar trupat e saj në Ukrainë, shkruan New York Times.
Zyrtarët amerikanë dhe gjermanë kanë diskutuar përpjekjet ruse të sabotimit, duke përfshirë informacionin që çoi në arrestimin në maj të tre burrave ukrainas të akuzuar në një komplot të lidhur me Rusinë, thanë zyrtarët, transmeton Telegrafi.
Fushata ruse e sabotimit ka çuar në zjarre në depo në Britani, një sulm kundër një dige në Norvegji, përpjekje për të prerë kabllot nën Detin Baltik dhe një sërë operacionesh që synojnë ta sjellin luftën në Ukrainë më afër zemrës së Evropës dhe të minojnë mbështetjen për Kievin.
Pasi arritën një nivel të lartë vitin e kaluar, aktet ruse të sabotimit kanë rënë ndjeshëm këtë vit, thanë ekspertët dhe zyrtarët e inteligjencës perëndimore. Kjo është të paktën pjesërisht rezultat i sigurisë së shtuar në Evropë, dhe përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës amerikane dhe evropiane për të parandaluar sulmet.
Rënia ka të ngjarë të pasqyrojë gjithashtu një vorbull aktiviteti diplomatik, për të negociuar përfundimin e luftimeve në Ukrainë.
“Peizazhi është më i vështirë për rusët për të vepruar”, tha Seth Jones, i cili studion çështjen për Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
“Por nuk është e paarsyeshme të supozohet se rusët janë pak më të kujdesshëm tani ndërsa ka negociata”, shtoi ai.
Jones vuri në dukje në një raport të botuar në mars se sulmet ruse në Evropë u katërfishuan midis viteve 2022 dhe 2023, pastaj u trefishuan përsëri midis viteve 2023 dhe 2024.
Por Jones ndoqi një rënie të konsiderueshme në gjashtë muajt e parë të këtij viti, me vetëm katër incidente që kualifikohen si sabotim ose përpjekje sabotimi nga Rusia.
Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike tha gjithashtu në një raport këtë muaj se operacionet e sabotimit këtë vit kishin rënë, por se kërcënimi mbeti ndërsa evropianët luftuan për të koordinuar një përgjigje.
Në dëshminë me shkrim para Senatit në qershor, gjenerali Alexus G. Grynkewich, tani kreu i Komandës Evropiane të SHBA-së, tha se incidentet e sabotimit të synuar kishin rënë këtë vit “për shkak të rritjes së kontrollit publik dhe përpjekjeve të fuqishme të zbatimit të ligjit nga autoritetet evropiane”.
Gjatë administratës Biden, Shtetet e Bashkuara i dhanë inteligjencë Evropës për të ndihmuar në shtytjen drejt një fronti të bashkuar në të gjitha vendet e NATO-s. Ndarja e inteligjencës ka vazhduar nën administratën Trump.
Agjencitë e spiunazhit amerikan u kanë dhënë informacion qeverive evropiane në lidhje me veprimet e mundshme të sabotimit, sipas njerëzve të informuar mbi diskutimet. Kjo ka përfshirë një paralajmërim për zyrtarët gjermanë të inteligjencës në lidhje me një komplot për të dërguar eksplozivë ose pajisje ndezëse në aeroplanët e mallrave që kalonin tranzit në Gjermani.
Paralajmërimi rezultoi në arrestimin e tre shtetasve ukrainas në Gjermani dhe Zvicër. Zyra e prokurorit federal në Berlin tha në një deklaratë në atë kohë, se plani dukej të ishte pjesë e një komploti për të dëmtuar infrastrukturën logjistike për mallrat tregtare.
Pajisjet ishin të drejtuara në vende në Ukrainë, por njerëz të informuar mbi këtë çështje thanë se nuk ishte e qartë nëse ato ishin objektivat, apo nëse pajisjet kishin për qëllim të shpërthenin në aeroplanët e mallrave në Gjermani.
Ndërsa operacionet e inteligjencës së Rusisë kanë qenë nën një shqyrtim gjithnjë e më të rreptë, ato kanë ruajtur aftësinë për të rekrutuar njerëz për të kryer sulme në të gjithë Evropën, sipas zyrtarëve perëndimorë.
Si rezultat, zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe evropianë janë shqetësuar gjithnjë e më shumë për fluturimet e dronëve në Gjermani.
Fluturimet, të përqendruara në shtetin lindor gjerman të Turingisë, u raportuan gjithashtu nga WirtschaftsWoche, një botim gjerman që ka raportuar gjerësisht mbi fushatën e sabotimit.
WirtschaftsWoche raportoi se Gjermania po ndërtonte sistemet e saj kundër dronëve në bazat ushtarake. Një zëdhënës i shërbimeve të armatosura gjermane tha se fluturimet e dronëve pranë bazave ushtarake përbënin një rrezik të konsiderueshëm sigurie.
Gjithashtu raportoi se të paktën disa nga dronët ishin prodhuar në Iran, dhe zyrtarët gjermanë të inteligjencës besojnë se të paktën disa nga fluturimet mund të kenë origjinën nga anijet në Detin Baltik.
Zyrtarët amerikanë konfirmuan fluturimet, por thanë se nuk ishin në gjendje të gjurmonin origjinën e tyre. Ata besojnë se dronët janë drejtuar nga rusë ose njerëz që punojnë për shërbimet e inteligjencës ruse.
Jones tha se fluturimet e dronëve mbi rrugët e furnizimit ishin “spiunazh i drejtpërdrejtë”, ndërsa Rusia përpiqet të mësojë se cilat firma po prodhojnë armë për Ukrainën dhe si po transportohen armët në Poloni dhe më pas në Ukrainë. /Telegrafi/
TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Prestigjiozja amerikane, “The New York Times”, i ka kushtuar një artikull vendit tonë duke u ndalur në disa prej potencialeve më të rëndësishme turistike të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar në “The New York Times”, që e cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje.
Rama shprehet se “artikulli veçon Parkun Kombëtar të Butrintit, plazhet e Ksamilit dhe qytetet bregdetare si Dhërmiu, Borshi e Saranda si destinacionet me të bukura për pushuesit”.
Po ashtu, sipas Kryeministrit, “The New York Times” ndalet edhe në qytete historike si Berati me trashëgiminë e tij mijëravjeçare dhe Gjirokastra si qyteti i gurtë, i mbrojtur nga UNESCO.
Në artikullin e publikuar në “The New York Times”, cilësohet se “Shqipëria është kthyer nga një shtet dikur i izoluar, në një destinacion turistik gjithmonë e në rritje, duke ofruar mundësi të shumta për turistët dhe me çmime të favorshme”.
Plazhe mahnitëse, natyrë e paprekur, vende historike të pazakonta dhe çmime të ulëta e kanë kthyer këtë ish-shtet eremit në një nga destinacionet më të reja të Evropës, shkruan Valeriya Safronova për prestigjiozen amerikane ”New York Times”.
Në artikullin e “The New York Times”, autorja Safronova shkruan se “në jug të Shqipërisë, praktikisht shumë afër nga ishulli grek i Korfuzit, qyteti i Butrintit ka qëndruar për mijëra vjet. Rrënojat e tij janë një ëndërr për dashamirët e historisë. Një teatër në natyrë, një pagëzimore bizantine dhe një ujësjellës romak. Dhelpra, skifterë dhe shqiponja enden në parkun kombëtar prej 93 kilometrash katrorë që përfshin thesaret arkeologjike të Butrintit”.
“Shqipëria është lloj destinacioni, ku një udhëtar mund ta nisë ditën me një shëtitje nëpër antikitet dhe ta mbyllë me një kërcim mbi rërë.Kjo mund të jetë një arsye madhore pse kaq shumë njerëz po vijnë këtu”, vijon artikulli.
Vitin e kaluar, thuhet në artikull, “11,7 milionë vizitorë hynë në Shqipëri nga 10 milionë një vit më parë dhe ata jo vetëm që shkuan në plazhe dhe vende historike, por gjithashtu eksploruan malet dhe liqenet në veri, si dhe Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosë, rekomanduar si një nga 52 vendet për t’u vizituar në vitin 2023”.
Foto nga artikulli për Shqipërinë i publikuar në “The New York Times”
Plazhe mahnitëse, natyrë e paprekur, vende historike të pazakonta dhe çmime të ulëta e kanë kthyer këtë ish-shtet eremit në një nga destinacionet më të reja të Evropës, shkruan Valeriya Safronova për prestigjiozen amerikane ”New York Times”.
Në jug të Shqipërisë, praktikisht shumë afër nga ishulli grek i Korfuzit, qyteti i Butrintit ka qëndruar për mijëra vjet. Rrënojat e tij janë një ëndërr për dashamirët e historisë. Një teatër në natyrë, një pagëzimore bizantine dhe një ujësjellës romak. Dhelpra, skifterë dhe shqiponja enden në parkun kombëtar prej 93 kilometrash katrorë që përfshin thesaret arkeologjike të Butrintit.
Dhjetë minuta me autobus larg Butrintit, në resortin modern bregdetar të Ksamilit, turistët shtrihen mbi shezlongë, vallëzojnë me muzikë elektronike dhe lëvizin me jet ski rreth një gjiri piktoresk, të bërë të famshëm nga influencerët e rrjeteve sociale, të cilët e krahasojnë pamjen e tij të harlisur me Maldivet.
Shqipëria është lloj destinacioni, ku një udhëtar mund ta nisë ditën me një shëtitje nëpër antikitet dhe ta mbyllë me një kërcim mbi rërë.
Kjo mund të jetë një arsye madhore pse kaq shumë njerëz po vijnë këtu.
Vitin e kaluar, 11,7 milionë vizitorë hynë në vend nga 10 milionë një vit më parë dhe ata jo vetëm që shkuan në plazhe dhe vende historike, por gjithashtu eksploruan malet dhe liqenet në veri, si dhe Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosë, një nga 52 vendet për t’u vizituar në vitin 2023.
”Shqipëria është ende një vend ekzotik për shumë njerëz”, tha Frenkli Prengaj, i cili merret me ture turistike për “Discover Albania” dhe kaloi dy ditë duke më shëtitur.
Vendi, që shtrihet mes Greqisë dhe Malit të Zi përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, shpalli pavarësinë nga sundimi osman në vitin 1912 dhe duke filluar nga vitet 1940, kaloi dekada nën një diktaturë staliniste, i izoluar nga pjesa tjetër e botës deri në vitin 1990.
Në fund të viteve ’90, Shqipëria përjetoi një krizë ekonomike të ndjekur nga një periudhë trazirash, por vitet e fundit situata politike është përmirësuar dhe turizmi, i nxitur pjesërisht nga çmimet e ulëta, ka lulëzuar.
Shqipëria e re
Resorti i gjallë i Ksamilit është një shembull i qartë i Shqipërisë së re.
”Gjatë dekadave të diktaturës, një numër i vogël vullnetarësh dërgoheshin në Ksamil për të ngritur komunitete bujqësore”, shpjegon Dorina Dhima, një guidë e pavarur.
”Zona, megjithatë, mbetej e kufizuar, sepse njerëzit mund të arratiseshin duke notuar deri në Korfuz. S’kishte më shumë se katër pallate”, shton ajo.
Ajo epokë ka marrë fund prej kohësh. Unë shijova një drekë të qetë me oktapod (1 800 lekë, rreth 22 dollarë) me pamje nga uji kristal dhe ishujt e gjelbër në një ”beach bar” të quajtur “Freskia e Jonit”.
Por, vizitorët që preferojnë një pushim më të qetë mund të zgjedhin destinacionet bregdetare si Jala, Borshi apo Dhërmiu, një deri në dy orë më në veri.
Kur udhëtova në vitin 2023 në Dhërmi për festivalin e muzikës dhe mirëqenies “Kala”, mbeta e mahnitur nga bukuria natyrore e peizazhit dhe mikpritja lokale.
Rreth 20 minuta larg Ksamilit ose 30 minuta me traget nga Korfuzi (bileta një drejtim nga 14 deri në 33 dollarë), qyteti bregdetar i Sarandës ofron një atmosferë të ngjashme të qetë, plazhe publike, një shëtitore të gjallë që mbushet në mbrëmje me vendas të veshur bukur në xhiro, si dhe shumë mundësi për të ngrënë e pirë me fruta deti të shkëlqyera, si te ”Haxhi” dhe ”Marini”.
Qëndrova në “LaFe Boutique Hotel” në qendër të qytetit dhe kalova një mbrëmje të bukur duke parë familje dhe miq.
Çatitë e kuqe dhe domatet gjithë lëng
Shqipëria ka qenë prej kohësh një urë mes Lindjes dhe Perëndimit, Ballkanit dhe botës mesdhetare. Për shkak të shekujve të sundimit osman dhe pavarësisht dekadave të ateizmit zyrtar gati gjysma e popullsisë identifikohet si myslimane. Vendet historike të vendit pasqyrojnë këtë heterogjenitet historik.
Berati, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s rreth dy orë në jug të Tiranës, shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Osum, me çatitë me tjegulla të kuqe të shtëpive që ngjiten në shpatet e buta të luginës, me qindra dritare që shohin jashtë si sy vigjilentë.
Kalaja e Beratit (hyrja falas), një kompleks i hapur mbi qytet, përfshin një kishë bizantine, rrënojat e një prej xhamive të para në Shqipëri dhe një lagje me shtëpi ende të banuara nga shekulli XVIII-XIX, disa prej të cilave janë bujtina.
Po ashtu, aty ndodhet muzeu ikonografik ”Onufri”, i cili ekspozon objekte fetare që datojnë që nga vitet 1300, përfshirë një ikonostas të gdhendur në dru të stolisur (biletë me audioudhëzues 500 lekë).
Kur e vizitova Beratin në fund të qershorit, qyteti ishte i heshtur deri në perëndim, kur rrugët papritur u mbushën me fëmijë me biçikleta, burra që luanin domino dhe shitës që ofronin kupa plastike të mbushura me rrush e qershi për rreth 100 lekë.
Bollëku i përbërësve të freskët e bënte ushqimin në Shqipëri një kënaqësi.
Në “Amalia Homemade Food” në Berat, bëra një duzinë fotosh të tryezës, e thjeshtë dhe e bukur. Sallata me domate ishte aq e lëngshme dhe e gjallë, sa ndjeva sikur kisha zbuluar një dije të humbur prej kohësh mbi shijen e vërtetë të domates.
Pjesa tjetër e menusë përfshinte djathë dhe perime të pjekura në enë balte; speca të mbushur me oriz e barishte; patëllxhan me hudhër, spec dhe domate; byrek me spinaq dhe djathë; dhe biftek vjenez, mish i mbushur me djathë (menu me 11 pjata për dy persona, 28 euro ose 32 dollarë).
Siç është tipike në Shqipëri, vakti u mbyll me një gotë raki, një pije e fortë alkoolike e bërë nga frutat e fermentuara, versione të së cilës janë të zakonshme në gjithë Ballkanin.
“Ata që janë mbi 40 vjeç e pinë pothuajse çdo ditë”, tha Andi Kallanxhi, punonjës i “Pupa Winery”, 20 minuta me makinë në juglindje të Beratit.
”Dy gota të mëdha në 5 ose 6 të mëngjesit, të shoqëruara me një cigare dhe kafe turke, dy teke rreth orës 10 ose 11, një tjetër pas punës me kafe, dhe pastaj edhe tre a katër të tjera pas punës me salcë kosi e hudhër”, shton ai.
Rakia “te Amalia”, e zbutur me kanellë, ishte një përzierje ngrohtë dhe e fortë për fytin dhe një fund i përsosur i darkës sime.
Do ta pija për mëngjes? Më pyesni kur të kem mbushur 40 vjeçe.
Vizita në një bunker të Luftës së Ftohtë
Ismail Kadare, fitues i çmimit ”Booker International”, e përshkruan qytetin e Gjirokastrës, rreth dy orë e gjysmë në jug të Beratit, si një “krijesë parahistorike që ngjitet si me grep në shpatin e malit”.
Gjirokastra më dukej më shumë si diçka nga një libër me përralla, shtëpitë e saj prej guri të zbukuruara me gdhendje të hollësishme druri dhe të grumbulluara rreth rrugëve me kalldrëm. Por, ai është një libër me figura me një anë të errët pasi, në qendër të qytetit ndodhet një tunel i Luftës së Ftohtë, një nga mijëra bunkerët që diktatori Enver Hoxha ndërtoi në të gjithë vendin gjatë mbretërimit të tij, nga viti 1944 deri në vitin 1985, nga frika e një sulmi të huaj.
Për t’u bashkuar me një tur prej 200 lekësh, shkoni në agjencinë turistike ”Experience Gjirokastra” në sheshin ”Çerçiz Topulli”.
Nëse ngjiteni përtej qendrës historike të Gjirokastrës, mund të vizitoni një kështjellë shekullore (hyrja 400 lekë), pjesë të së cilës u përdorën si burg, së fundmi gjatë regjimit të Hoxhës.
Qelitë e burgut dhe dhomat e torturave janë lënë kryesisht të paprekura dhe janë një muze magjepsës (200 lekë).
Tarifa shtesë e hyrjes përfshin hyrjen në Muzeun e Armëve si dhe në Muzeun e Gjirokastrës, i cili ofron një histori kompakte, por të plotë të rajonit.
Disa nga muzetë më të papritura dhe interesante në Gjirokastër janë shtëpi të epokës osmane.
Në shtëpinë e Skendulajve, Edlira Skenduli, një pasardhëse e familjes së pasur tregtare që ndërtoi shtëpinë më shumë se 300 vjet më parë, na udhëhoqi në një tur (300 lekë).
“Ka 64 dritare, 44 dyer, gjashtë banjo dhe katër hamame”, shpjegon ajo.
”Dhoma e sigurt e shtëpisë”, tha ajo, ”funksiononte si strehë për 70 persona gjatë Luftërave të Parë dhe të Dytë Botërore. Pikat kryesore të tjera përfshinin një frigorifer natyror, një hapësirë nëntokësore të ftohur nga një cisternë ngjitur, dhe dhomën e dasmës, të dekoruar me dru shege, të pikturuara dhe të gdhendura, me një ballkon të mbrojtur të caktuar për gratë beqare që donin të shikonin ceremoninë”.
Ndërsa zbrisja shpatin nga kështjella drejt hotelit ”Rose Garden”, ku po qëndroja, mund ta shihja diellin duke filluar të perëndonte ngadalë pas maleve, duke lënë vija portokalli dhe rozë të pluhurosura mbi qytetin prej guri.
Një thirrje melodike për lutje mbushi luginën, duke më kujtuar edhe një herë pasurin kulturore të Shqipërisë.
Vendpushimet e zhurmshme të plazhit, në anën tjetër të maleve, dukeshin shekuj larg.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga artikulli që media prestigjoze ”The New York Times” ka shkruar për Shqipërinë. Në këtë artikull vendi ynë cilësohet si një destinacion turistik në rritje. ”Artikulli veçon Parkun Kombëtar të Butrintit, plazhet e Ksamilit dhe qytetet bregdetare si Dhërmiu, Borshi e Saranda si destinacionet me të bukura për pushuesit. Po ashtu, “The New York Times” ndalet edhe…

Vendpushimet e zhurmshme të plazhit, në anën tjetër të maleve, dukeshin shekuj larg./KultPlus.com
Në emisionin KallxoPërnime po transmetohet intervista me Wade Goddard, fotografin e luftës në Kosovë, i cili punoi në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Ai rrëfen ardhjen e tij në këtë vend për herë të parë, me ç’rast takoi Adem Jasharin dhe ia realizoi një fotografi.
Më 11 shkurt 1998, ai së bashku me Kris Hegjes, një gazetar i gazetës New York Times, morën rrugën për në Drenicë ku hasën shumë peripeti.
“Ai e kishte parapërgatitur takimin e fshehtë përmes kontakteve të tij në Zvicër të cilët ishin në kontakt me ushtrinë e re sekrete të quajtur UÇK, për të cilën askush nuk dinte asgjë. Mbërritëm në Prishtinë, kishim udhëzime”- rrëfeu ai se si bashkë me kolegun gazetar erdhën në Prishtinë.
Para se të shkonin tek një ‘burrë me mjekërr’, siç thoshte ai, iu kontrolluan çantat e fotografive për t’u siguruar se mos kishte ndonjë armë.
“Një veturë u ndal para nesh dhe nga drunjtë anash rrugës u shfaqën guerilë të uniformuar dhe të maskuar, të armatosur me kallashnikovë”- u shpreh fotografi.
Goddard tha se Adem Jashari gjatë bisedës pretendonte se ishte Hamza, teksa shpjegonte atmosferën e këtij takimi i cili ndodhi një muaj para se të vritej Adem Jashari.
“Më kujtohet kur më pas fola me Krisin dhe diskutuam se ata dukeshin pak më të organizuar se që mendonim. Në fund të intervistës, i kërkova një foto, dhe ai tha me vendosmëri: “Nuk ka mundësi”. Me të vërtetë iu përgjërova për foto. Më duhej diçka. Na duhej një fotografi që ta shoqëronte lajmin”- përfundoi ai./Kallxo.com
Dhjetëra zjarre shpërthyen në të gjithë Evropën Jugore, të nxitura nga erërat e forta dhe temperaturat përvëluese, shkruan New York Times. Temperaturat ekstreme kanë goditur pjesën më të madhe të Evropës Jugore që nga e premtja dhe të paktën katër persona kanë vdekur në zjarret që shpërthejnë në Spanjë, Greqi, Turqi, Mal të Zi dhe Shqipëri.
Dhjetëra njerëz, përfshirë zjarrfikës, janë plagosur në përpjekjet për shuarjen e zjarreve.
Në Greqi, siç vazhdon New York Times, autoritetet kanë vendosur gati 5,000 zjarrfikës dhe 62 avionë, së bashku me disa anije të Rojës Bregdetare. Ajo citon deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Zjarrfikësve, Vasilis Vathrakoyannis, në lidhje me rrezikun shumë të lartë të zjarrit dhe erërat shumë të forta në ishullin turistik të Kiosit, ku një zjarr ishte ndarë në dy fronte që po i afroheshin zonave të banuara. Erërat e forta penguan gjithashtu përpjekjet e shuarjes së zjarreve në Prevezë dhe Patra.
Spanja është goditur rëndë nga zjarret këtë javë, me temperaturat e larta që kanë tharë bimësinë dhe i kanë bërë zonat tashmë të thata më të ndezshme. Të paktën 14 zjarre aktive po digjen të mërkurën, tha Ministrja për Tranzicionin Ekologjik, Sara Aageshen, për një stacion radiofonik. Ndërkohë, të paktën 1,000 ushtarë janë vendosur për të ndihmuar në luftimin e flakëve. Zyrtarët lokalë thanë se një zjarrfikës vullnetar 35-vjeçar vdiq ndërsa luftonte me flakët në rajonin Castilla y Leon, në veri të Madridit, dhe shtatë të tjerë u plagosën rëndë. Midis shtatë të plagosurve janë një burrë 37-vjeçar me djegie mbi 85% të trupit të tij dhe një grua 56-vjeçare me djegie mbi 50% të trupit të saj. Rreth 8,200 njerëz u evakuuan nga zona.
Në Galicia (veriperëndim) 115,000 hektarë tokë janë shkatërruar tashmë nga flakët, veçanërisht në provincën e Ourense, ku zjarrfikësit nuk mund ta vënë nën kontroll një zjarr në Santreja de Queija.
Në Portugalinë fqinje, 2,100 zjarrfikës me ndihmën e rreth 20 avionëve zjarrfikës po luftojnë sot pesë zjarre në veri dhe qendër të vendit.
Në Turqi, ministri i brendshëm tha të martën vonë se rreth 1,800 anëtarë të shërbimeve të emergjencës dhe 19 avionë po luftonin një zjarr në Çanakala, një zonë që është prekur veçanërisht në javët e fundit. Sot u mësua se një burrë u vra kur një kamion zjarrfikës u përmbys.
Viktima nga zjarri u raportuan edhe në Mal të Zi , ku Ministria e Mbrojtjes njoftoi se një rreshter ushtrie humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë kur cisterna e ujit që ata po drejtonin u përmbys.
Po ashtu, në artikull permendet se një vdekje nga zjarret është regjistruar edhe në Shqipëri.
“Europianët zgjodhën të keqen më të vogël”, kështu shkruan New York Times ndërsa ka publikuar një analizë lidhur me marrëveshjen e arritur mes SHBA dhe BE-së.
Marrëveshja sipas New York Times nuk pritet që të nxisë rritjen, por sipas tij Brukseli synoi që të shmangë një luftë tregtare më SHBA, dhe të mbante në këtë mënyrë “mundësitë” e hapura me Donald Trump për çështje kritike gjeopolitike .
“Mbijetesë dhe avancim”, kështu vijon më tej shkrimi i New York Times , ku vijon më tej se qëllimi i secilit ekip është që të arrijnë një triumf ose një fitore dhe thjesht të vazhdojë në raundin tjetër dhe të shmangë humbjen.
“Evropa zgjodhi pikërisht këtë strategji në negociatat e fundit me Uashingtonin. Marrëveshje kornizë mes dy palëve. Për Evropën marrëveshja nuk ofron përfitime ekonomike por shihet si “e keqja më e vogël”, sepse parandalon një çarje të plotë dhe u lejon europianëve që të përqendrohen në çështje ndërkombëtare që i shqetësojnë më shumë, “sidomos në luftën në Ukrainë si edhe situata në Lindjen e Mesme”.
Gazeta prestigjioze amerikane ”New York Times” ka përzgjedhur edhe Dhërmiun ndër destinacionet më të mira turistike globale.
”Një tjetër verë me temperatura përvëluese në të gjithë Evropën i ka nxitur turistët të kërkojnë mënyra krijuese për të mposhtur vapën”, shkruan Gabe Castro-Root për ”New York Times”.
Kur temperaturat rriten ndjeshëm, Akropoli apo maja e Kullës Eiffel ndonjëherë mund të mbyllen, por plazhet janë të hapura dhe në formën e tyre më të mirë.
Mund të vallëzoni gjithë natën në rërë në Shqipëri, të bëni windsurf në Sardenjë ose të bëni ecje në një dunë gjigante në Francë. Ose mund të shijoni ditët e gjata të diellit arktik në Norvegji.
Por, plazhi i Dhërmiut, në Rivierën Shqiptare, tërheq adhuruesit e diellit dhe turistët e shumtë me festivale të shumta muzikore gjatë gjithë verës.
Riviera Shqiptare është vendosur si një alternativë ndaj brigjeve të mbushura me njerëz të Kroacisë dhe Greqisë, falë plazheve si Dhërmiu.
Pak më shumë se një kilometër i gjatë, me shezlongë në dispozicion dhe gjire shkëmbore të izoluara, që shpërndahen në skajin jugor të plazhit, Dhërmiu është gjithashtu një destinacion kryesor për ata që duan të festojnë, pasi zona organizon disa festivale të mëdha muzikore gjatë gjithë verës.
Kajaku dhe zhytja me maskë janë aktivitete të njohura dhe rrënojat e një aeroplani luftarak të epokës sovjetike vetëm disa qindra metra larg bregut të plazhit të afërt të Dhrimadhes janë një atraksion i veçantë për zhytësit.
Shtigjet e ecjes dhe ullishtat në zonë ofrojnë pamje panoramike të detit dhe malet Kerautine, që ngrihen në lindje, janë piktoreske si nga plazhi ashtu edhe gjatë ecjeve përgjatë rrugës dredha-dredha bregdetare./atsh/KultPlus.com