Trajneri gjerman i futbollit, Alexander Nouri (46), do të largohet nga futbolli dhe nga janari i vitit 2026 do të nisë një kapitull të ri profesional jashtë sportit.
Sipas mediave gjermane, Nouri do të fillojë punë në rrjetin e restoranteve McDonald’s, ku do të marrë rolin e menaxherit në dy njësi, duke mbyllur kështu përfundimisht karrierën e tij në futboll.
Nga lojtari te trajneri
Alexander Nouri ishte fillimisht futbollist, duke luajtur si mesfushor sulmues për ekipin e dytë të Werder Bremenit, si dhe për klubet Seattle, Uerdingen, Osnabrück, Kiel dhe Oldenburg. Karrierën e trajnerit e nisi në vitin 2013, kur mori drejtimin e Oldenburgut.
Gjatë viteve në vijim, ai ka drejtuar si trajner ekipet e para dhe të dyta të Werder Bremenit, si dhe Ingolstadtin, Herthan dhe Kavalan në greqi.
Po ashtu, Nouri ka punuar si ndihmës trajner te Hertha dhe në stafin teknik të Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vitet e fundit pa angazhim
Nouri ka qenë pa punë që nga viti 2022. Ai e drejtoi Werder Bremenin si trajner i parë nga shtatori 2016 deri në tetor 2017, periudhë në të cilën regjistroi 15 fitore, 11 barazime dhe 17 humbje.
Te Hertha, ai udhëhoqi ekipin në katër ndeshje si trajner i përkohshëm, duke regjistruar një fitore, dy barazime dhe një humbje.
Angazhimi i tij i fundit ishte në Greqi, te Kavala, ku nga dhjetori 2021 deri në mars 2022 arriti tre fitore, shtatë barazime dhe pesë humbje. Kjo mbetet edhe eksperienca e tij e fundit si trajner futbolli. /Telegrafi/
Festa e Vitit të Ri ka të bëjë me reflektimin mbi vitin që po kalon dhe planifikimin për vitin që vjen. Mblidhemi me miq të rinj dhe të vjetër, dhe përcaktojmë objektivat që mund të zgjasin deri përtej janarit - ose jo. Një mënyrë e mrekullueshme që njerëzimi ka zbuluar për të përkujtuar natën e ndërrimit të viteve, është duke shkruar për këtë festë vjetore, duke krijuar thënie si ato të cituara më poshtë.
Siç e thotë Sir Walter Scott:
Çdo moshë ka menduar se viti i porsalindur / Është koha më e përshtatshme për gëzim festiv.
Prandaj, festoni Vitin tuaj të Ri duke lexuar këto thënie nga autorë të famshëm, si John Burroughs dhe Mark Twain, të cilat eksplorojnë gjithçka, që nga tradita e lashtë e caktimit të objektivave të përkohshme, te rëndësia e fillimit të çdo viti - dhe madje çdo dite - me një qasje të re ndaj jetës.
Siç thotë T.S. Eliot në [poemën] Litël-Giding [Little Gidding]:
Fjalët e vitit të kaluar i përkasin gjuhës së vitit të kaluar / Dhe fjalët e vitit të ardhshëm presin një zë tjetër. / Dhe të mbarosh diçka do të thotë të fillosh.
Thënie për objektivat e Vitit të Ri
Tradita më e njohur e Vitit të Ri në Shtetet e Bashkuara është ajo e përcaktimit të objektivave për vitin që vjen, duke i premtuar vetes të hajë më pak ëmbëlsira apo të ushtrojë rregullisht, e për ta thyer atë premtim vetëm disa muaj më vonë - siç shprehet në mënyrë të famshme Helen Fielding në Ditarin e Brixhit Xhonsit [Bridget Jones's Diary]:
Mendoj se, teknikisht, objektivat e Vitit të Ri nuk mund të priten të fillojnë më 1 janar, apo jo? Sepse, meqë është një zgjatim i natës së Vitit të Ri, duhanpirësit tashmë janë duke pirë duhan dhe nuk mund të pritet të ndalen, papritmas pas goditjes së mesnatës, me aq shumë nikotinë në sistem. Gjithashtu, dieta në Ditën e Vitit të Ri nuk është ide e mirë, pasi nuk mund të hash në mënyrë të arsyeshme, por në të vërtetë duhet të kesh liri të konsumosh çfarëdo që është e nevojshme, moment pas momenti, për të lehtësuar dhimbjen e kokës nga nata e mëparshme. Mendoj se do të ishte shumë më e arsyeshme që objektivat, në përgjithësi, të fillonin më 2 janar.
Disa, si André Gide, gjithashtu i qasen idesë së objektivave me humor:
Por, a mund të përcaktosh ende objektivat kur je mbi dyzet vjeç? Jetoj sipas shprehive njëzetvjeçare.
Të tjerët, si Ellen Goodman, i qasen me goxha optimizëm ndryshimit të vërtetë:
E kalojmë 1 janarin duke ecur nëpër jetën tonë, dhomë pas dhome, duke bërë një listë të punëve për t’u kryer, të të çarave për t’u rregulluar. Ndoshta këtë vit, për ta balancuar listën, duhet të ecim nëpër dhomat e jetës sonë ... jo duke kërkuar për të metat, por për potencialin.
Disa herë gjatë karrierës së tij, si shkrimtar dhe folës publik, Mark Twain i përshkroi këto objektiva me një dozë përçmimi. Ai shkroi në mënyrë të famshme:
Viti i Ri është një institucion i padëmshëm vjetor, pa ndonjë dobi të veçantë për askënd, përveçse një kurban për pijanecë të shthurur, vizita miqësore dhe vendime të rreme.
Në një tjetër rast, Twain shkroi:
Dje, të gjithë pinë purot e tyre të fundit, pinë pijen e fundit dhe thanë sharjen e fundit. Sot, ne jemi një komunitet i devotshëm dhe shembullor. Pas tridhjetë ditësh, do t’i kemi fërfëlluar në erë reformimet tona dhe do të kemi shkurtuar më tepër se kurrë më parë mangësitë tona të vjetra.
Oscar Wilde, nga ana tjetër, e mori konceptin me një rezervë dhe shkroi me humor:
Objektivat e mira janë thjesht çeqe që burrat nxjerrin nga një bankë ku nuk kanë llogari.
Thënie për nismat e reja
Shkrimtarët e tjerë besojnë në traditën që Dita e Vitit të Ri është një fillim të ri ose një faqe e bardhë - sipas fjalëve të një shkrimtari, një letër e re ose një faqe bosh - dhe siç e thotë G.K. Chesterton:
Qëllimi i Vitit të Ri nuk është të kemi një vit të ri. Është të kemi një shpirt të ri dhe një hundë të re; këmbë të reja, një shtyllë të re kurrizore, veshë të rinj dhe sy të rinj. Nëse një njeri i caktuar nuk cakton objektivat për Vitin e Ri, ai nuk do t’i caktojë kurrë objektivat. Nëse një njeri nuk fillon asgjë nga e para, ai sigurisht nuk do të bëjë asgjë të dobishme.
Shkrimtarët e tjerë e shohin fillimin e ri pak më të lehtë se Chestertoni, si John Burroughs, i cili njëherë tha:
Një vendim që kam marrë, dhe përpiqem gjithmonë ta mbaj, është ky: Të ngrihem mbi gjërat e vogla.
Ose, Benjamin Franklin, i cili dikur shkroi:
Ji gjithmonë në luftë me veset e tua, në paqe me fqinjët e tu, dhe le të të gjejë çdo Vit i Ri si një njeri më i mirë.
Anaïs Nin e çon edhe një hap më tej, duke thënë se çdo ditë është një objektiv i ri:
Nuk kam objektiva për Vitin e Ri. Zakoni i bërjes së planeve, i kritikës, miratimit dhe formësimit të jetës sime, është ngjarje tepër e përditshme për mua.
Për kalimin e kohës
Disa shkrimtarë përqendrohen drejtpërdrejt në idenë e kalimit të kohës, në reflektimet e tyre për traditat e festimit të Vitit të Ri. Për shembull, Charles Lamb shkroi:
Nga të gjithë tingujt e të gjitha kambanave ... më solemne dhe prekëse është tingëllima që shoqëron fundin e Vitit të Vjetër.
Shkrimtari Thomas Mann gjithashtu e vlerësonte solemnitetin e kalimit të kohës dhe pavlefshmërinë e “zileve dhe fishekzjarrëve” njerëzorë për të festuar ndryshimin e një sekonde me tjetrën - për të cilën koha nuk interesohet aspak:
Koha nuk ka ndarje për të shënuar kalimin e saj, nuk ka kurrë stuhi apo bori që lajmërojnë fillimin e një muaji apo viti të ri. Edhe kur fillon një shekull i ri, jemi vetëm ne, vdekatarët, që u biem kambanave dhe qëllojmë me pistoleta.
Dy poezi të shkurtra për Ditën e Vitit të Ri
Edith Lovejoy Pierce përshkroi në mënyrë poetike ditën e parë të vitit, si më poshtë:
Do ta hapim librin. Faqet e tij janë bosh. Ne do t’i shkruajmë fjalët në to. Libri quhet “Mundësi” dhe kapitulli i tij i parë është “Dita e Vitit të Ri”.
Edgar Guest dhe Thomas Hood, nga ana tjetër, shkruan secili nga një poezi të shkurtër dedikuar kalimit nga viti i vjetër në të riun:
Me fat Vitin e Ri! Ma mundëso të të mos sjell lot në asnjë sy, kur ky Vit i Ri të ketë marrë fund. Le të thuhet se kam qenë mik, kam jetuar, dashuruar dhe punuar këtu, dhe nga kjo krijova një vit të lumtur. - Edgar Guest
Dhe ju, që jeni përballur me goditjen e fatkeqësive, dhe jeni përkulur përdhe nga furia e tyre; ju për të cilët dymbëdhjetë muajt që sapo kaluan ishin po aq të ashpër sa një juri paragjykuese - megjithatë, një dolli për të Ardhmen! dhe bashkohuni në këngën tonë, për të ledhatuar keqardhjet e kujtimeve, dhe pasi kemi marrë një sprovë të re të kohës, të brohorasim me shpresën për një dymbëdhjetëshe më të mirë.
BERLIN, 31 dhjetor /ATSH-AA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se partneriteti midis SHBA-së dhe Evropës po ndryshon, që do të thotë se ato duhet të mbrojnë interesat e tyre më fort.
Kancelari Merz publikoi një video-mesazh me rastin e Vitit të Ri.
“Partneriteti ynë me SHBA-në, e cila ka qenë prej kohësh garantues i besueshëm i sigurisë sonë, po ndryshon gjithashtu. Për ne evropianët, kjo do të thotë se ne duhet të mbrojmë interesat tona edhe më fort me forcën tonë”, tha Merz në mesazhin e tij.
Ai theksoi se në Evropë po vazhdon një luftë e tmerrshme. “Kjo luftë kërcënon drejtpërdrejt lirinë dhe sigurinë tonë. Ekonomia jonë është nën presion për shkak të reformave të nevojshme, kostove të larta dhe konflikteve globale tregtare. Gjithashtu teknologjitë e reja po ndryshojnë rrënjësisht jetën tonë të punës dhe mënyrën se si jetojmë së bashku”, shtoi Merz.
Sipas tij, lufta Rusi-Ukrainë i prek drejtpërdrejt edhe ata. “Po shohim gjithnjë e më qartë se agresioni i Rusisë ishte dhe është ende pjesë e një plani kundër të gjithë Evropës. Gjermania është gjithashtu subjekt i sabotimit, spiunazhit dhe sulmeve kibernetike çdo ditë”, tha kancelari gjerman.
Merz potencoi rikthimin e proteksionizmit në ekonominë globale.
“Varësia jonë strategjike nga lëndët e para po përdoret gjithnjë e më shumë si mjet presioni politik që është kundër interesave tona. Këto ndryshime gjeopolitike ndikojnë shumë në prosperitetin tonë dhe ne e ndiejmë këtë si një vend eksportues. Në këtë situatë, ne kemi nevojë për kreativitetin dhe produktivitetin e ekonomisë sonë. Megjithatë, vonesa në reformat e brendshme po dëmton potencialin e kompanive tona. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për to të mbijetojnë në konkurrencën ndërkombëtare”, tha ai.
Merz shtoi se shoqëria gjermane po plaket dhe kjo sjell me vete sfida sociale.
Ai tha se kapërcimi i çdo sfide është në duart e tyre dhe se ato nuk janë lodër për fuqitë e mëdha. “Ne duhet të rrisim fuqinë tonë parandaluese. Duam të rrisim fuqinë tonë mbrojtëse në mënyrë që të mos na duhet të mbrohemi”, u shpreh Merz.
Sipas tij, Gjermania dhe Evropa morën vendime të rëndësishme për të ulur migracionin e parregullt. “Ne po vendosim përsëri vetë se kush hyn në vendin tonë dhe kush detyrohet të largohet. Ne kemi krijuar stimuj të rinj për migrimin e ligjshëm dhe të rregullt dhe në të njëjtën kohë kemi mbyllur rrugët për migrimin e paligjshëm dhe të parregullt. Për ne, njerëzimi dhe rendi janë dy anët e së njëjtës medalje”, tha Merz. /os/
Gjatë prime-t të sotëm u diskutua marrëdhënia mes Selin, Mirit dhe Lornës.
Miri dhe Lorna kanë deklaruar se njihen më parë me njëri-tjetrin, por shpjeguan më tej rreth marrëdhënies së tyre.
Lorna: Ne njihemi disi jashtë përpara shumë vitesh në një program në Top Channel, por nuk kemi patur një raport të afërt. Prej vitesh nuk kemi pasur asnjë kontakt ne kemi pasur afrimitet dhe konfuzion.
Ne kemi një raport që plotësojmë njëri tjetrin. Ia thash edhe Kristit që kur nis i flet diçka unë e plotësojmë dhe kemi qenë në një endje. E më pas Mirit i lindi ideja se në një botë tjetër ne mund të kishim qenë bashkë.
Miri: Ka 10 vite, jemi takua në një lokal. Ka qenë një takim jo shumë miqësor. Nuk kam qenë në asnjë moment vetëm për vetëm me Lornën. Ka qenë në një formë batutë ajo që bëra unë.
Unë krevatin që e ndaj me Selin, ishte fati im që e zgjodhi Krisi. Në vazhdim ne vazhduam me atë linjë. Se Lorna mund të ndjehet e xhelozuar ngaqë ndaj shtratin me Selinë, s’di ta them. Më afër konsideroj Selin. Është një marrëdhënie dukshëm më afër. Është më e çiltër më e pastër më e sinqertë.
Krahasimet në rrjetet sociale mes personazheve publike duket se nuk kanë fund, e së fundmi në qendër të vëmendjes ka qenë Dea Mishel, e cila është vënë përballë Selin, banores së Big Brother VIP.
Pas postimeve dhe komenteve të shumta nga ndjekësit, ku dy vajzat u krahasuan për pamjen fizike dhe stilin, Dea Mishel ka reaguar publikisht përmes një story në Instagram. Ajo ka publikuar një mesazh që i ishte dërguar nga një ndjekës, i cili e pyeste nëse kishte qenë shtatzënë në të njëjtën kohë me Selin gjatë “Big Brother VIP 2”, duke e shoqëruar reagimin e saj me ironi.
“S’jeni mirë hahahahahaha. Ç’a futen biondet në Big, më ngjisni mua çdo vit”, ka shkruar Dea, duke treguar se kjo nuk është hera e parë që ajo përballet me krahasime të tilla.
Reagimi i saj është interpretuar si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe plot humor ndaj zhurmës së krijuar në rrjete, ndërsa Dea ka lënë të kuptohet se këto krahasime i konsideron të pavenda dhe të përsëritura.
Ndërkohë, postimi ka nxitur edhe më shumë diskutime mes ndjekësve, ku një pjesë e tyre shprehen se vajzat nuk kanë ngjashmëri, ndërsa të tjerë vijojnë të krahasojnë tiparet e tyre. Megjithatë, Dea Mishel duket e vendosur të mos i marrë seriozisht këto komente, duke zgjedhur t’u përgjigjet me ironi dhe qetësi.
Tezja e Selin Bollatit ka qenë së fundmi e ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, ku ka komentuar eksperiencën e mbesës së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe raportin e saj me Armir Shahinin. Ajo ka shpjeguar se Selin është një vajzë e çiltër, e cila hyri në këtë lojë pa asnjë lloj plani dhe se nuk di të përdorë strategji të komplikuara. “Selin është nisur pa asnjë lloj plani, nuk di të ec me laps dhe letër, një vajzë e çiltër, shumë besnike. Kjo është një lojë. Nuk ishte zgjedhja e saj. Për këtë më vjen keq,” tha ajo.
Sa i përket marrëdhënies së mundshme mes Selin dhe Mirit, tezja e saj ka qenë kategorike. Ajo ka shpjeguar se Selin është rritur në një familje të dashur dhe të fortë dhe ka mohuar thashethemet për një lidhje romantike me Mirin, duke thënë: “Selin është rritur nga një familje shumë e madhe, me dashuri shumë të madhe. Prindërit e Selin i kanë falur dashuri shumë të madhe.” Ajo gjithashtu ka theksuar se nuk mund të ekzistojë asnjë ndjenjë të tillë për babanë e saj dhe ka shtuar: “Kategorikisht unë jam këtu për të mohuar dhe për të shuar disa zëra, sepse kjo është një gjë që duhet të shuhet.”
Tezja e Selin ka kërkuar që spekulimet për një mundësi të tillë të ndalen dhe ka theksuar se kjo është diçka që duhet të mbyllet menjëherë, duke theksuar se babai i Selin është 47 vjeç dhe nuk mund të ketë ndjenja të tilla.
“Nuk mundet Selin të ketë pëlqim për babanë e vet dhe një burrë të martuar që gëzon familje të shëndetshme. Kjo duhet të ndalohet si gjë”.
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i West Side Family, iu drejtua Selin duke i thënë se Kristi ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” me idenë që do bënte namin.
Miri: Bajamja, bajamja, merr një kshu… bëhet personazh, ndërkohë personazh nuk të bën kënga.
Miri: Sa këngë kam bërë unë për dashurinë, s’kanë bërë këta këtu të gjithë bashkë. Leje çfarë kemi bërë jashtë. Ne jemi këtu brenda
Selin: Po…
Miri: Ky që është futur, është futur me idenë se ‘unë jam hiti, Bajamja, këtu do bëj namin’. Këtu të marrin bukën nga goja. Neve na ndau siç na ndau, kush ia vari më? Ndaj është vetëm, është i mërzitur. Pse ia dhanë zarfin e bardhë? Se ishte më i mbaruari.
Një tjetër përplasje e fortë ka tensionuar atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Selin dhe Lorna janë përfshirë në një debat të ashpër që shumë shpejt ka kaluar nga replika ironike në ofendime të drejtpërdrejta personale.
Gjithçka nisi gjatë një bisede që u përshkallëzua, kur Selin akuzoi Lornën për qëndrime që, sipas saj, nuk ishin të sinqerta. Tonet u ngritën dhe debati mori një kthesë më të rëndë në momentin kur Selin iu drejtua Lornës me fjalët se ajo është “e shëmtuar në zemër dhe në shpirt”, duke theksuar se nuk e kishte fjalën për pamjen fizike.
Këto deklarata nuk u pritën aspak mirë nga Lorna, e cila reagoi menjëherë, duke e konsideruar këtë gjuhë si ofendim të papranueshëm. Ajo i kërkoi Selinit të kontrollonte fjalët dhe të mos kalonte kufijtë e respektit, ndërsa tensioni mes tyre vazhdoi të rritej.
Pjesë nga debati:
Selin: “Ti nuk je xheloze, ok?!” (duke imituar)
Lorna: “Patjetër, ndaj më imiton ti mua.”
Selin: “Unë të imitoj sepse duhet të dalësh para pasqyrës se sa e shëmtuar je.”
Lorna: “Patjetër.”
Selin: “Jo si fizik, por në shpirt. Mendoj se disa njerëz e kanë mision të jenë të këqij dhe ti je një ndër to.”
Lorna: “Çfarë ke thënë? Kontrollo çfarë po thua.”
Selin: “Je e shëmtuar në shpirt, në zemër. Dil para pasqyrës dhe shiko sa e shëmtuar je.”
Lorna: “Selin, ike!”
Selin: “Të iki unë nga ty? Është kulmi.”
Lorna: “Të kalosh në ofendim…”
Selin: “Je e shëmtuar në shpirt, ta them sërish.”
TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Shqipëria është pajisur zyrtarisht me sistemin raketor kundërtank “Javelin”, një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes që përdoret nga vendet anëtare të NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se ardhja e këtij sistemi është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë një vizite në një nga bazat e Forcave të Armatosura, ku u bë pritja e dërgesës së parë të këtyre sistemeve, ministri Vengu, u shpreh se ardhja e sistemeve antitank “Javelin”, përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke rritur parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.
Sipas Vengut, pajisja e Forcave të Armatosura Shqiptare me sistemin “Javelin” vjen edhe në përmbushjen të objektivave për modernizimin e ushtrisë.
“Ardhja e sistemeve “Javelin”, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.
Ministri bëri të ditur se kjo dërgesë është pjesë e një procesi të planifikuar, ndërsa faza e dytë e furnizimit pritet gjatë vitit 2026.
Vengu theksoi se kjo ndihmë dhe ky bashkëpunim bilateral me SHBA-në përfshin jo vetëm Shqipërinë, por edhe Kosovën, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të këtij programi për sigurinë rajonale.
Ai kujtoi se bëhet fjalë për realizimin e një kërkese të hershme, e cila tashmë po konkretizohet me pajisje moderne antitank të standardeve më të larta.
Ministri vuri theksin edhe te roli kyç i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, i cili mbetet themelor në ndërtimin dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm, sipas tij, lidhet me aftësimin dhe trajnimin e personelit luftarak për përdorimin e pajisjeve dhe teknologjive të përditësuara.
Gjithashtu, Vengu falënderoi për masat e marra në drejtim të infrastrukturës pritëse, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e punës ka qenë e fokusuar te përmirësimi i kushteve të punës dhe krijimi i standardeve të nevojshme për vendosjen dhe operimin e këtyre sistemeve.
“Nëpërmjet dërgesës së parë të sistemeve Javelin dhe asaj të dytë që pritet në vitin 2026, synojmë certifikimin e plotë të një grup-batalioni, duke rritur ndjeshëm gatishmërinë dhe efektivitetin operacional të Forcave tona të Armatosura”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.
Sistemi “Javelin” konsiderohet një element kyç për mbrojtjen tokësore, duke rritur ndjeshëm aftësinë e Forcës Tokësore për të përballuar kërcënime të avancuara dhe për të vepruar në përputhje me standardet e Aleancës.
“Javelin” është një sistem raketor kundërtank i gjeneratës së fundit, i prodhuar nga SHBA. Sistemi është shumë efektiv kundër mjeteve të blinduara dhe përdoret gjerësisht nga ushtritë e NATO si dhe në operacione reale luftarake.
Shqipëria e ka porositur sistemin “Javelin” në kuadër të programeve të bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, përmes mekanizmave të shitjeve ushtarake të huaja (Foreign Military Sales – FMS). Ky investim është pjesë e strategjisë afatgjatë të modernizimit të Forcave të Armatosura, rritjes së parandalimit dhe përafrimit të plotë me kapacitetet dhe doktrinën e NATO-s.
Shqipëria është pajisur me sistemin raketor “Javelin”. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu përmes një postimi në rrjetet sociale.
Vengu thotë se kjo u arrit falë bashkëpunimit me SHBA-në. Ndër të tjera ai thekson se pajisja me këto sisteme forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura, rrit ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.
Ardhja e sistemeve Javelin, falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”, shkruan Vengu.
“Javelin” është një prej armëve më të sofistikuara në botë, që përdoret për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve të blinduara. Ai qëllon objektivin në mënyrë automatike pas lëshimit, duke i mundësuar ushtarit që të mbrohet dhe të evitojë kundërsulmet.
Duke përdorur një profil të harkuar në krye, Javelin ngjitet mbi objektivin e tij për shikueshmëri të përmirësuar dhe më pas godet aty ku objektivi është më i dobët. Për të qëlluar, gjuajtësi vendos një kursor mbi objektivin e zgjedhur.
Njësia e lëshimit të komandës më pas dërgon një sinjal të kyçjes përpara lëshimit të raketës. “Javelin” mund të gjuaj në mënyrë të sigurt nga brenda ndërtesave ose bunkerëve. “Javelin” është konceptuar dhe prodhuar nga Ushtria Amerikane dhe një e tillë kushton mbi 200 mijë dollarë amerikanë.
Fituesi i tripletës me Barcelonën, Rafinja Alkantara, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën 32-vjeçare.
Ish-mesfushori e konfirmoi vendimin e tij përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë pasigurie që nga hera e fundit kur luajti futboll kompetitiv.
Historia e Rafinjës ka qenë gjithmonë e lidhur me një trashëgimi të fortë futbollistike. Ai është djali i kampionit të botës Mazinho dhe vëllai më i vogël i Tiago Alkantarës, karriera e të cilit arriti majat e futbollit evropian.
Rafinja bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Barcelonës në nëntor të vitit 2011, një moment që dukej se paralajmëronte një të ardhme të gjatë në “Camp Nou”.
Gjatë karrierës së tij ai është aktivizuar me shumë klube si Sao Paulo, Selta Vigo, Vitoria Guimaraesh, Inter, PSG, Real Sociedad dhe së fundi Al Arabi në Katar.
Shqipëria ka përforcuar kapacitetet e saj mbrojtëse me marrjen e sistemeve raketahedhës Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të një ndihmese për Forcat e Armatosura Shqiptare në prag të Vitit të Ri.
Lajmi u bë i ditur nga ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili theksoi se kjo mbështetje rrit nivelin e parandalimit, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Vengu konfirmoi se tashmë ka përfunduar dorëzimi i një sasie të parë të sistemeve Javelin, duke nënvizuar se ndihmesa përfshin edhe Kosovën, në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Shtetet e Bashkuara.
“Sapo është kryer dorëzimi i një sasie të parë të sistemeve Javelin dhe Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e kësaj ndihmese dhe bashkëpunimi me SHBA-në, përfshirë edhe raketat e para antitank që lëshohen nga këto sisteme”, u shpreh ministri.
Sipas Vengut, rëndësia e këtij zhvillimi qëndron në tri aspekte kryesore. Ai tha se, së pari, bëhet fjalë për një kërkesë të kahershme të Forcave të Armatosura, e cila më në fund po konkretizohet.
Së dyti, ky bashkëpunim konfirmon rolin kyç të Shteteve të Bashkuara në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë. Ndërsa, si aspekt të tretë, ministri veçoi rëndësinë e aftësimit të personelit ushtarak për përdorimin e sistemeve dhe teknologjive moderne.
“Janë sisteme antitank që mund të përdoren edhe për neutralizimin e kërcënimeve në distanca të shkurtra, ndërkohë që kanë një domethënie të trefishtë për sigurinë dhe profesionalizmin e forcave tona”, theksoi Vengu.
Ministri i Mbrojtjes nuk dha detaje për numrin e raketahedhësve të pranuar, por bëri të ditur se gjatë vitit 2026 pritet edhe një dërgesë tjetër e këtyre sistemeve. /Telegrafi/
“Big Brother VIP” ka nisur edicionin e tij të pestë, e që në ditët e para nuk kanë munguar debatet dhe diskutimet mes banorëve.
Një nga përplasjet më të komentuara ka qenë ajo mes Ilir Vrenozit dhe Selin, e cila lidhet me sjelljen e Kristit brenda shtëpisë.
Gjatë bisedës, Vrenozi shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke ironizuar situatën dhe duke deklaruar se ishte lënë në divan për të fjetur, ndërsa sipas tij, Kristi kishte vepruar me qëllim.
“Më thoshte ik shtrihu, më latë aty më mbuluat, doli ky skuthi na solli këtu”, u shpreh Vrenozi.
Nga ana tjetër, Brikena ndërhyri në diskutim duke theksuar se e kishte kuptuar lojën e Kristit pa e thënë hapur.
Sipas saj, veprimi ishte bërë që Vrenozi të pushonte dhe të flinte në divan.
Debati u shoqërua edhe me komente ironike dhe batuta, ku Vrenozi e quajti Kristin “skuth me të qeshur të ngjeshur”, duke e akuzuar se i bënte gjërat “për interesa të vogla”.
Një total prej 59 personash u plagosën , përfshirë shtatë oficerë policie, në dhunën që shpërtheu pas finales midis dy klubeve kolumbiane Atletico Nacional dhe Deportivo Independiente Medellin, e luajtur në stadiumin ‘Atanasio Girardot’.
Lëndimet ndodhën gjatë përleshjeve midis tifozëve, pasi mbështetësit e Independiente Medellin (DIM) rrëzuan barrierat e sigurisë dhe hodhën sende në tribuna dhe në fushë, një situatë që kërkoi ndërhyrjen e personelit të logjistikës dhe Njësisë Kombëtare për Dialog dhe Ruajtjen e Rendit (UNDMO).
Disa nga të lënduarit u trajtuan për goditje, kontuzione dhe efektet e pajisjeve piroteknike.
Për shkak të trazirave, ceremonia e ndarjes së çmimeve të Atletico Nacional, që festonte titullin e tyre të tetë në Copa BetPlay, u desh të pezullohej dhe ekipi u zhvendos menjëherë në dhomat e zhveshjes për arsye sigurie.
Trazirat ndikuan gjithashtu në trafikun në zonë, duke ndërprerë shërbimin në disa stacione metroje pranë stadiumit.
Stadiumi ‘Atanasio Girardot’ ishte skena e trazirave pas finales së Copa BetPlay, të cilat lanë dhjetëra të plagosur dhe kërkuan një operacion të madh sigurie.
Komandanti i Policisë Metropolitane të Luginës Aburra, gjenerali William Castano, konfirmoi numrin e të plagosurve dhe deklaroi se gjatë operacioneve u sekuestruan fishekzjarrë, bazuka me më shumë se 300 fishekë, më shumë se 20 kuti me fishekzjarre dhe sende të tjera të rrezikshme.
Më shumë se 1,100 oficerë policie morën pjesë në operacionin e sigurisë, i cili u zhvillua në një natë me pjesëmarrjen e afërsisht 43,000 spektatorëve.
Pas incidentit, Sekretari i Sigurisë dhe Bashkëjetesës i Medellinit, Manuel Villa Mejia, dënoi kategorikisht atë që kishte ndodhur dhe u ankua se trazirat prishën atë që duhej të kishte qenë një festë sportive./Telegrafi/
I vetëdijshëm për rrezikun e humbjes së Denzel Dumfries gjatë verës së ardhshme, Interi ka nisur lëvizjet për të siguruar një alternativë të re në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Në këtë kuadër, klubi zikaltër ka vënë në shënjestër Rafik Belghalin, mbrojtësin e Hellas Veronas, i cili po ashtu është në planet e Juventusit.
Sezoni i kaluar rezultoi i lodhshëm për Interin, i cili mbërriti pa energji në fazën vendimtare të garave, duke humbur garën për Scudetton dhe Ligën e Kampionëve.
Ky konsum fizik u reflektua edhe në Kupën e Botës për Klube.
Megjithatë, skuadra duket se ka “rifilluar nga e para” nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu.
Sa i përket strategjisë së afateve kalimtare, drejtuesit e Interit synojnë të forcojnë repartin e mbrojtjes në krahun e djathtë.
Kjo lidhet drejtpërdrejt me interesimin e klubeve të tjera për Dumfries, çka ka shtyrë klubin të identifikojë alternativa brenda Serie A.
Rafik Belghali, në radarët e Interit dhe Juventusit
Sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, Interi, nënkampion i Italisë dhe i Ligës së Kampionëve është impresionuar nga paraqitjet e Rafik Belghalit 23 vjeç, me fanellën e Hellas Veronas.
Performancat e tij të qëndrueshme nuk kanë kaluar pa u vënë re, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha.
Në veçanti, Juventusi synon të lëvizë shpejt për të parakaluar Interin në këtë duel të afatit kalimtar.
Belghali ka kontratë me klubin nga Veneto deri në qershor të vitit 2029, ndërsa Hellas Verona është e vetëdijshme për presionin që do të rritet rreth futbollistit të tij.
Mbrojtësi po vlerësohet shumë si nga bardhezinjtë, ashtu edhe nga zikaltërit, duke u shndërruar në një nga emrat më të përfolur të momentit në Serie A. /Telegrafi/
Ish-qendërmbrojtësi i Peterborough United, Oscar Wallin, ka tronditur botën e futbollit duke njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën vetëm 24 vjeç.
Ai e konfirmoi vendimin e tij për gazetën suedeze Sundsvalls Tidning, vetëm dy muaj pasi pranoi të ndërpresë kontratën e tij me klubin e divizionit të tretë anglez.
Wallin, i cili luan si mbrojtës qendror, mbërriti te Posh nga klubi suedez i divizionit të parë Degerfors në verën e vitit 2024.
Ai bëri 45 paraqitje për klubin anglez dhe kulmi i karrierës së tij ishte sigurisht fitorja e sezonit të kaluar në finalen e EFL Trophy kundër Birmingham City në stadiumin legjendar Wembley.
Ndeshja e tij e fundit për Peterborough ishte më 16 gusht në një humbje 2–0 ndaj Wigan. Pak më pas, ai i tha trajnerit të atëhershëm Darren Ferguson se donte të kthehej në shtëpi dhe të përqendrohej në arsimimin e tij. Duke folur për mediat suedeze, Wallin shpjegoi arsyet e tij.
"Nuk kam më dëshirë. Teknikisht, mund të kthehem përsëri, por nuk kam dëshirë për këtë për momentin".
"Nuk kam asnjë interes të luaj as në Suedi. Ndihem sikur dua të bëj gjëra që i kam sakrifikuar ose lënë pas dore gjatë 15 viteve të fundit sepse kam luajtur futboll, kështu që, po, tani kam ndaluar së luajturi", shtoi ai.
"Nuk kam planifikuar kurrë asgjë në futboll. Thjesht i kam marrë gjërat ashtu siç erdhën, por e dija prej kohësh se nuk do të luaja deri në moshën 35 vjeç. Tani jam ndalur në moshën 24 vjeç, por mund të kishte qenë 27 ose 22 vjeç", deklaroi ai. /Telegrafi/
MOSKË, 16 dhjetor /ATSH-DPA/- Kremlini ka rikonfirmuar refuzimin për një armëpushim për Krishtlindje në Ukrainë, pasi kancelari gjerman, Friedrich Merz i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin të ndalojë luftimet gjatë festës.
“Ne duam paqe, nuk duam armëpushim”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke argumentuar se armëpushimi për Krishtlindje do t’i lejonte Ukrainës të merrte frymë dhe të përgatitej për të vazhduar luftimet.
Ai tha se Rusia donte t’i jepte fund luftës dhe të arrinte objektivat e saj.
Merz i bëri thirrje dje presidentit Putin, pasi diplomatët ukrainas, evropianë dhe amerikanë u mblodhën në Berlin për bisedime mbi një zgjidhje për paqen në Ukrainë.
Në një deklaratë dje në mbrëmje, udhëheqësit evropianë bënë thirrje për krijimin e një force shumëkombëshe për të siguruar armëpushimin në Ukrainë.
Përfaqësuesit rusë nuk ishin të pranishëm në bisedimet e Berlinit. //a.i/
Spiropali nga deklarata e përbashkët me homologun grek: Edhe nga takimet e sotme më përforcohet bindja se ky potencial miqësie krijon momentin e duhur për të trajtuar të gjitha çështjet e ashtuquajtura të mbetura, si edhe ato aktuale, në mënyrë që të hapim sa më shpejt një kapitull të ri, duke e parë përfundimisht të shkuarën tonë me sytë e së ardhmes së përbashkët. Në këtë drejtim, ne duhet të nxisim komunikimin mes shoqërive tona, mjediseve akademike, grupeve të interesit, organizatave profesionale, studentëve.
Duke qenë partnerë në NATO, të lidhur nga një Traktat Miqësie dhe me perspektivë të përbashkët europiane, Shqipëria mbështet përfundimin sa më parë të çdo reference ligjore atavike nga Lufta e dytë Botërore, me pasoja në marrëdhëniet aktuale, e cila nuk pasqyron realitetin e marrëdhënieve tona si aleatë dhe si miq.
Dua ta falenderoj posaçërisht Ministrin për lidershipin dhe vizionin për të ndërtuar një marrëdhënie me sytë nga e ardhmja.
Ky hap do të forconte më tej bashkëpunimin dhe vizionin tonë të përbashkët europian.
BERLIN, 15 dhjetor /ATSH-AFP/ – Negociatorët amerikanë ende kërkojnë që Ukraina të heqë dorë nga pjesa e rajonit të Donbasit që kontrollohet nga Kievi, gjatë raundit të fundit të bisedimeve në Berlin, tha sot një zyrtar i lartë i informuar mbi diskutimet.
“Vladimir Putin dëshiron territore. Amerikanët thonë se Ukraina duhet të tërhiqet, gjë që Kievi e refuzon”, tha ky burim.
“Është mjaft e habitshme që amerikanët po mbajnë qëndrimin e rusëve për këtë çështje”, shtoi burimi.
Zemra industriale ukrainase e Donbasit përfshin rajonin e Luganskut, pothuajse tërësisht nën kontrollin e Moskës, dhe rajonin e Donetskut, gati 20% e të cilit kontrollohet nga ushtria ukrainase.
Sipas një sondazhi të publikuar sot, 75% e ukrainasve kundërshtojnë braktisjen e këtij territori.
Përtej konsideratave territoriale, ky është seksioni më i mbrojtur i frontit, i përbërë nga një unazë qytetesh të fortifikuara dhe qindra kilometra llogore dhe fusha minash.
Një zyrtar i lartë ukrainas tha gjithashtu se një takim i ri do të zhvillohej sot midis presidentit Volodymyr Zelensky dhe negociatorëve amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në ditën e dytë të këtyre bisedimeve në Berlin.
Ndërsa Witkoff kishte siguruar dje në mbrëmje në X se janë bërë shumë përparime gjatë ciklit të parë të bisedimeve në Berlin, zyrtari ukrainas u tregua shumë më i kujdesshëm./ /Ad.Ab./
MOSKË, 15 dhjetor /ATSH-AFP/- Kremlini e quajti sot statusin jo-anëtar të Kievit në NATO një “gurthemel” në bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukraine, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi se disa nga anëtarët e aleancës ishin kundër bashkimit të vendit të tij me bllokun.
“Kjo çështje është një nga gurthemelet dhe kërkon diskutim të veçantë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov gjatë një informimi të përditshëm.
“Rusia pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të na informojnë rreth konceptit – që po diskutohet sot në Berlin”, shtoi ai.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe i dërguari i SHBA-së, Jared Kushner kanë mbërritur sot në Berlin, për të vazhduar me bisedimet e paqes në Ukrainë.
Kushner, dhëndri i presidentit të SHBA-së Donald Trump, është pjesë e delegacionit amerikan – të udhëhequr nga i dërguari special Steve Witkoff.
Të dyja palët zhvilluan bisedime për më shumë se pesë orë dje në Berlin, ndërsa përpjekjet rriten për dakordësimin e një plani paqeje të pranueshëm për Ukrainën.
Witkoff u shpreh optimist pas bisedimeve të djeshme, duke thënë se kishte patur shumë progres.
Propozimet specifike – që aktualisht janë pjesë e bisedimeve nuk dihen publikisht – por negociatat besohet se do të përqendrohen në çështjen e lëshimeve territoriale, garancitë perëndimore të sigurisë për Kievin – për të penguar sulmet e mëtejshme ruse pas arritjes së marrëveshjes së paqes, si dhe përdorimin e aseteve ruse që aktualisht janë të ngrira për shkak të sanksioneve të BE-së.
Zelensky do të pritet gjithashtu nga kancelari gjerman, Friedrich Merz dhe do të zhvillojë sot në mbrëmje bisedime me udhëheqës evropianë, përfshirë kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe presidentin francez, Emmanuel Macron. //a.i/