SARAJAVË, 7 janar /ATSH/- Bosnjë-Hercegovina është goditur nga reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bore, kryesisht në rajonet veriore, sipas “TIP.ba”.
Trashësia e borës në Bosnjën lindore dhe pjesën qendrore arriti 10-20 centimetra, ndërsa në zonat malore deri në 35 centimetra.
Reshjet e borës kanë mbuluar jugun dhe jugperëndimin e vendit me temperatura deri në minus 13 gradë Celsius.
Meteorologët në Bosnjë-Hercegovinë paralajmëruan se kushtet e motit të paqëndrueshëm do të vazhdojnë në ditët në vijim, veçanërisht në zonën e Hercegovinës jugore.
Sipas tyre, sasia intensive e reshjeve në nivel lokal, mund të ndërlikojë më tej problemet ekzistuese në terren.
Temperatura jashtëzakonisht të ulëta, parashikohen kryesisht në rajonet malore me temperatura minus 20 gradë Celsius.
Në rajonet e poshtme të Bosnjë-Hercegovinës, temperaturat mund të ulen në minus 15 gradë Celsius..
Për shkak të reshjeve të shiut dhe të ftohtit që po vjen, qytetarëve u këshillohet të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në zonat e prekura nga shiu dhe bora e rrëmbyeshme, por edhe për shkak të pasojave të mundshme të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në ditët në vijim. //a.i/
Për shkak të reshjeve të borës, trafiku në zonën e qytetit të Konjicit është i vështirë, por nuk ka ndërprerje. Buturoviç Polje dhe vendbanimet përreth aktualisht janë pa energji elektrike.
Mbrëmë pati përmbytje në rrugën rajonale në qytetin e Tushices. Gjashtë shtëpi përgjatë rrugës u përmbytën dhe riparimet janë duke u bërë.
Sipas informacionit të mëngjesit të sotëm, trafiku po lëviz në një korsi. Nivelet e lumenjve në zonën e Çapljinës po rriten.
”Argjinaturat u inspektuan dhe zjarrfikësit pompuan ujë nga ndërtesat e banimit”, njoftoi Qendra Federale e Operacioneve të Mbrojtjes Civile në raportin e saj të rregullt mbi gjendjen e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës.
Gjatë Asamblesë së Dytë, mbajtur në Vlorë, me prezencën e drejtorëve të policive të Europës Juglindore, u diskutuan çështje të rëndësishme si: gjendja aktuale, drejtimet e së ardhmes dhe roli i SEPCA-s në lidhje me situatën e migracionit të parregullt; lufta kundër krimit të organizuar dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal; lufta kundër trafikimit të drogave të forta;
synimi i SEPCA-s që të shërbejë si një sistem paralajmërimi i hershëm për flukse të mundshme të larta të migracionit të parregullt;
përfitimet nga informacioni i ndërsjellë dhe analizat e përbashkëta. Krerët e policive të Europës Juglindore u dakordësuan mbi rolin dhe rëndësinë e konsoliduar që tashmë SEPCA ka kundër krimit të organizuar me shtrirje ndërkombëtare. Ata shprehën angazhimin e tyre maksimal për të kontribuar që ky rol të rritet dhe SEPCA të arrijë rezultate edhe më impaktuese në betejat kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe emigrimit të kundërligjshëm.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre gjatë këtij viti të presidencës së Policisë së Shtetit shqiptar.
Ai theksoi se angazhimi i të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, në funksion të misionit të SEPCA-s, nuk mbyllet me mbarimin e detyrës honorifike; përkundrazi, do të përforcohet, për të garantuar një partneritet të barabartë dhe profesional.
Ndërkaq, Drejtori i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, i cili ishte i pranishëm për të dytën herë, me rolin e vëzhguesit, garantoi se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet operacionale dhe organizative për të qenë tashmë pjesë integrale dhe e barabartë e SEPCA-s.
Gjithashtu, Drejtori Proda, gjatë momentit ceremonial të dorëzimit të presidencës së SEPCA-s Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, theksoi nevojën reale që SEPCA ka për të pranuar Policinë e Kosovës si anëtare të saj me të drejta të plota.
Më tej, Drejtori u shpreh se vetëm duke funksionuar si një organizëm i vetëm, pa barriera dhe pa ndasi, mund të fitohen betejat kundër krimit rajonal dhe, më gjerë, kundër atij ndërkombëtar.
Një brez i ri nacionalistësh serbë po përgatitet për luftë në Bosnjë dhe Hercegovinë, me qindra militantë që tashmë udhëtojnë për në Ukrainë për të luftuar përkrah forcave ruse, shkruan The Telegraph.
Ata besojnë se "Nëna Rusi" do t'ua kthejë nderin dhe do t'i ndihmojë të rimarrin territoret e humbura si Kosova, transmeton Telegrafi.
Nacionalistët, përfshirë veteranët e luftës në Bosnjë e Hercegovinë, po përdorin mediat sociale për të inkurajuar të rinjtë serbë t'u bashkohen atyre, duke ofruar deri në 26,000 euro për të shkuar në frontin ukrainas, ka mësuar The Telegraph.
Ka frikë në rritje se të kthyerit nga fronti ukrainas mund të shkaktojnë një konflikt të ri paramilitar në Bosnjë, 30 vjet pas përfundimit të luftës.
Një shembull i tillë është Dario Ristiq, një nacionalist serb i cili u kthye së fundmi në Bosnjë pasi u plagos duke luftuar në Ukrainë me një njësi ruse të njohur si "Arinjtë".
Ristiç, i cili ironikisht fitoi nofkën e luftës "Brzi" në Ukrainë për shkak të këmbës së tij protetike, ka marrë pjesë në sulme me snajperë dhe dronë në qytete të tilla si Avdiivka.
Ai përdori gjithashtu aftësitë e tij në platformat e mediave sociale si TikTok dhe rrjeti rus Vkontakte, ku ai e glamurizoi luftën dhe përhapi mesazhe nacionaliste për të mbledhur mbështetje midis të rinjve serbë të pakënaqur politikisht.
Njësia e tij ruse madje i dërgoi një kartolinë ditëlindjeje kriminelit të luftës Ratko Mladiq, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në Hagë.
Në një video të postuar në Telegram, Ristiq pozoi pranë një shoku i tij i cili tha: "Kur të mbarojmë me këta fashistë të NATO-s këtu, do të kthehemi për të rimarrë vendet tona të shenjta dhe atë që është e jona. Lavdi Zotit, lavdi Nënës Rusi - deri në fitore".
Me t'u kthyer në Bosnjë, Ristiq u arrestua në aeroportin e Sarajevës për t'u bashkuar me një njësi paraushtarake të huaj, por u lirua nga burgu dhe u vu në arrest shtëpiak në pritje të gjyqit.
Edhe pse larg vijave të frontit, me më shumë se 10,000 ndjekës në internet, ai ende konsiderohet një rrezik i lartë për rekrutim.
Kur The Telegraph e kontaktoi në shtëpinë e tij në Modrica, ai tha nga pragu i derës: "Do të doja të flisja me ty. Por ligji më ndalon të flas me ty, por ndoshta në të ardhmen".
Ristiqit i bashkohen në internet edhe nacionalistë të tjerë serbë, kryesisht veteranë të luftës së Bosnjës, të cilët vazhdojnë të ngulitin një ideologji përçarëse te të rinjtë.
"Ekziston një besim i zakonshëm midis këtyre ekstremistëve se Nëna Rusi një ditë do t'ua shlyejë borxhin e gjakut duke ndihmuar në rindërtimin e një Serbie të Madhe", tha Sreqko Latal, një analist rajonal.
"Numri i tyre është i vogël, por ata po ndihmojnë në tërheqjen e të rinjve të tjerë të pakënaqur serb që mund të jenë të prekshëm ndaj mesazheve nacionaliste. Ashtu si IRA e vjetër në Irlandën e Veriut, nuk keni nevojë për shumë individë të armatosur për të kërcënuar ekuilibrin e paqes", shtoi Latal.
Një veteran i shquar me një ndikim të madh te luftëtarët e rinj, përfshirë Ristiqin, është Davor Saviçiq, i njohur si "Vuk". Gjatë luftërave të viteve 1990, ai luftoi në njësinë paraushtarake Tigrat e Arkanit, dhe më vonë iu bashkua forcave ruse në Krime dhe Siri, dhe ishte pjesë e Grupit Wagner të shpërbërë.
Raportet mjekësore të rrjedhura kanë zbuluar se ai ishte gjithashtu kolonel në shërbimin e inteligjencës ruse GRU, përgjegjës për sulmin me Novichok në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018.
Nën udhëheqjen e tij, GRU dyshohet se krijoi një sërë kompanish fiktive për të ndihmuar vullnetarët serbë dhe të tjerë të shmangnin zbulimin, duke u lëshuar atyre leje pune dhe duke rregulluar udhëtimet.
"Ne infiltruam disa nga shërbimet e tyre të mesazheve duke u paraqitur si vullnetarë", tha Nino Bilajac, një gazetar investigativ në Sarajevë.
"Paratë e ofruara po rriten ndërsa humbjet në fushën e betejës e bëjnë Rusinë më të dëshpëruar për luftëtarë të rinj, dhe kohët e fundit më është ofruar një pagesë paraprake prej rreth 26,000 eurosh për t'u regjistruar, dhe një pagë mujore prej gati 2,800 eurosh", shtoi ai.
Për të rinjtë në qytete si Modrica, ku papunësia është e lartë dhe pagat rreth 500 funte, oferta është joshëse pavarësisht ligjeve që ndalojnë luftimin për një fuqi të huaj.
Në Modrica, ku punëdhënësi më i madh është një rafineri nafte në pronësi ruse, një kalimtar tha se Ristiq mburrej për pensionin e tij të veteranit nga Moska dhe planet për të hapur një qendër trajnimi dhe një punishte riparimi dronësh.
Kthimi i tij sjell trazira në mesin e pakicës boshnjake. Jo shumë larg shtëpisë së tij ndodhet një xhami e rindërtuar pas luftës.
"Isha vetëm 10 vjeç kur hynë tanket, dhe babai im u zvarrit me forcë, dhe vëllai im pothuajse u vra kur shtëpia e fqinjit tonë, pikërisht aty, u shpërbë në copa", tha Edib Ziliq (43).
"Në disa vende viktimat ende duhet të takohen me autorët, dhe edhe sot, pavarësisht të gjitha miqësive të rinovuara, ende ka një pakicë ekstremistësh që duan të na frikësojnë dhe të na kthejnë në ato kohë të liga, por ne refuzojmë të jetojmë me frikë", shtoi ai.
Ka gjithashtu shenja të përfshirjes së mundshme të shtetit. Milorad Dodik, ish-presidenti i Republikës Srpska i cili ende mban pushtetin real, u fotografua me Davor “Vuk” Saviçiq përpara një takimi me Vladimir Putin në Moskë në fillim të këtij viti.
Ekzistojnë gjithashtu frikëra se Republika Srpska mund të bëhet një vend stërvitjeje për njësitë paraushtarake të mbështetura nga Rusia, duke paraqitur një kërcënim për sigurinë evropiane.
Dëshmitë nga gjyqi i sabotatorëve në Moldavi kanë zbuluar se Republika Srpska është përdorur kohët e fundit si një bazë stërvitjeje për luftë hibride kundër Perëndimit.
Trajnimi ka përfshirë metoda për shndërrimin e protestave paqësore në trazira të dhunshme dhe përdorimin e dronëve për të prishur infrastrukturën civile dhe ushtarake, teknika që tashmë janë parë në të gjithë Evropën. /Telegrafi/
Kreu i SNSD-së, Milorad Dodik, reagoi me dhunë pas vendimit të Ministrit të Mbrojtjes të Bosnje e Hercegovinës për të mos lejuar një aeroplan ushtarak hungarez të ulet në Banja Luka.
Dodik, ndër të tjera, njoftoi bllokada të reja të institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës të drejtuara nga personeli i tij, transmeton Telegrafi.
"Nuk kemi nevojë për atë BeH. U ndalon miqve tanë të ulen në aeroportin e Banja Lukas. Nuk është aeroporti i tyre. Padrejtësia ka çuar në faktin se ato kanë njëfarë rëndësie. Është aeroporti i Republikës Srpska. Jam i indinjuar nga ky veprim. Pse? Sepse është një mik i yni? A është Szijjarto në listën e të kërkuarve? Asnjë ministër nuk mund të veprojë në mënyrë të njëanshme. Pastaj ata habiten që njerëzit kanë qëndrime të ndryshme ndaj tyre", tha Dodik.
Ai gjithashtu njoftoi se do t'u kërkonte stafit të tij në institucione të bllokojnë vendimmarrjen.
"Ju ia ndaloni dikujt të ulet në Banja Luka? Dhe si mund të ulen në Sarajevë? Pse nuk mund të ulen në Banja Luka? Do t'u kërkoj të gjithë njerëzve tanë të ndalojnë së marri vendime. Kjo nuk mund të bëhet ndryshe. Është një poshtërim, e ftuam burrin si mysafir. I dhamë ambiente formale. Prisnim që nesër të ishte një ditë e bukur. Ata po qeshin, mendojnë se u kanë bërë keq Dodikut dhe Szijjartos. A doni të bëni një milion keqbërje dhe të jeni të kënaqur. BeH duhet të merret nga një stuhi, në mënyrë që gjithçka e gjallë të mos ekzistojë. Ali u tha mirë myslimanëve, nëse nuk mund të krijoni një vend demokratik, nuk meritoni të keni një të tillë", tha Dodik.
Në fakt, Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez, njoftoi se nuk donte të jepte pëlqimin për uljen e një avioni ushtarak hungarez në aeroportin e Banja Lukës, në të cilin duhej të ishte kreu i diplomacisë, Peter Szijjarto. /Telegrafi/
Votuesit në Republikën Serbe të Bosnjës po votojnë për një president të ri në zgjedhjet e parakohshme të dielën, të shpallura pasi ish-presidenti, Milorad Dodik, u hoq nga detyra dhe u ndalua nga politika për gjashtë vjet, shkruan Reuters.
Vota do të përcaktojë nëse rajoni i dominuar nga serbet e Bosnjës do të largohet nga agjenda nacionaliste e Dodikut apo do të vazhdojë me politika separatiste, që rrezikojnë kohezionin e brendshëm të vendit të brishtë ballkanik, transmeton Telegrafi.
Separatisti pro-rus Dodik u dënua në shkurt për sfidimin e gjykatës kushtetuese dhe një të dërguari ndërkombëtar për paqe, duke çuar në krizën më të madhe politike të Bosnjës që nga fundi i luftës së saj shkatërruese 30 vjet më parë.
Ai e hodhi poshtë vazhdimisht vendimin, i cili u mbështet nga një këshill apeli në gusht dhe gjykata kushtetuese në fillim të këtij muaji, por në tetor caktoi papritur një aleat besnik si zëvendësuesin e tij të përkohshëm.
Kompetencat e presidentëve të rajoneve janë kryesisht ceremoniale, por Dodik, i cili ka mbajtur poste të larta qeveritare në rajonin serb për pjesën më të madhe të 25 viteve të fundit, kishte uzurpuar të gjitha pushtetet ekzekutive gjatë mandateve të tij.
Shumica e njerëzve që hodhën votat e tyre herët të dielën në qytetin më të madh të rajonit, Banja Lluka, ishin të zhgënjyer për mundësinë e ndryshimit.
"Nuk ka asgjë për të pritur. Na mbetet të menaxhojmë vetë", tha Bozidar Knezevic.
Midis gjashtë kandidatëve për postin presidencial, ka dy të preferuar - aleati i Dodik, Sinisa Karan nga Aleanca e tij qeverisëse e Social Demokratëve të Pavarur, dhe kandidati i opozitës Branko Blanusha i Partisë Demokratike Serbe.
Mandati presidencial do të zgjasë më pak se një vit që kur zgjedhjet e përgjithshme janë planifikuar në tetor të ardhshëm.
Dodik ka bërë fushatë aktive për Karan, i cili aktualisht shërben si ministër i Zhvillimit Shkencor dhe Teknologjik të Republikës Serbe.
Karan ka bërë fushatë nën moton se një votë për të është një "votë për presidentin Dodik" dhe fotografi të dyshes duke buzëqeshur nga posterat janë postuar në të gjithë rajonin.
Blanusa është një profesor universiteti i cili është një fytyrë e re në politikë. Ai mbështetet nga shumica e partive opozitare serbe dhe është zotuar të luftojë kundër korrupsionit dhe "kapjes shtetërore" të burimeve në Republikën Serbe.
Më shumë se 1.2 milion njerëz kanë të drejtë vote në zgjedhje. Rezultatet paraprake priten pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 18:00. /Telegrafi/
Avokati i njohur serb, Çedomir Stojkoviq, ka deklaruar se po dalin gjithnjë e më shumë prova që lidhin presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me aktivitetin e njohur si “Snajper Safari” gjatë rrethimit të Sarajevës në periudhën 1992-1995.
Stojkoviq ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe shkrime të kohës, ku Vuçiq pranon se kishte shkuar si vullnetar në Sarajevë.
Sipas deklaratës së tij: “Kur nisi lufta në Bosnje, unë shkova në pjesën serbe të Sarajevës dhe u paraqita si vullnetar. Nuk kam qenë anëtar i asnjë partie, thjesht shkova vetë. Kam qenë një kohë në Varrezat hebraike.”
Avokati shton se burime të tjera, përfshirë deklaratat e politikani Vojislav Sheshel gjatë gjykimit në Hagë, konfirmojnë se Vuçiq kishte qenë pjesë e një njësie nën komandën e Slavko Aleksiq në të njëjtin sektor.
Gjatë luftës, raportohet se “Snajper Safari” përfshinte përdorimin e snajperëve kundër civilëve, duke përfshirë edhe të huajt që shoqëroheshin në pozicione të kodrave të Sarajevës.
Deklaratat dhe dokumentet e publikuara nga Stojkoviq synojnë të vënë në dukje lidhjen e mundshme të Vuçiqit me këto aktivitete, ndërsa hetime dhe shqyrtime të mëtejshme janë duke u kryer nga autoritetet përkatëse dhe media ndërkombëtare.
Sipas padisë së paraqitur në Milano nga gazetari Ezio Gavazzeni, persona të pasur paguanin për të vrarë civilë të pambrojtur nga pozicionet serbe në kodrat përreth Sarajevës.
Përfshirja në këtë praktikë konsiderohet vrasje, ndërsa tarifa për secilin civil qëlluar varionte deri në 100 mijë euro.
Më shumë se 11 mijë njerëz vdiqën gjatë rrethimit të Sarajevës që zgjati gati katër vite, ndërsa qyteti u përball me granatime dhe zjarre snajperësh nga forcat serbe.
Prokuroria italiane, nën drejtimin e prokurorit të antiterrorizmit Alessandro Gobbis, po shqyrton dëshmitë dhe raportet, përfshirë edhe një raport nga ish-kryetarja e Bashkisë së Sarajevës, Benjamina Kariq.
Gazetari Gavazzeni deklaron se të paktën njëqind persona morën pjesë në këto turne snajperësh.
Në këtë kontekst, edhe shkrimtari dhe politikani rus Eduard Limonov u filmua duke qëlluar nga pozicionet serbe, nën drejtimin e Radovan Karaxhiqit, i cili më vonë u dënua për gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.
Hetimet në Itali vazhdojnë, ndërsa autoritetet po përpiqen të identifikojnë të gjithë të përfshirët dhe dëshmitarët e mundshëm të këtyre ngjarjeve tragjike./Telegrafi/
Nga: Ditorja sarajevase “Oslobođenje”, 1 prill 1995 Përkthimi: Telegrafi.com
Zbulim i pabesueshëm nga shtypi italian: “Safari me snajper” në Sarajevë
Dëshmitë e tmerrshme për turizmin e luftës, u konfirmuan para “Gjykatës së popullit” në Trent ● Një oficer serb i ofroi një gazetari italian mundësinë për të qëlluar me snajper mbi një plakë afër “Holiday Inn”-it ● Preferojnë të qëllojnë mbi fëmijë
Gazetat italiane kanë zbuluar dhe ekspozuar një lloj të pabesueshëm të “turizmit” të luftës, të organizuar nga kriminelët çetnikë dhe nga disa ndërmjetës, të paemëruar, të bashkuar në vrasjen e organizuar të sarajevasve!
Gazeta “Vjesnik” e Zagrebit, ka publikuar në numrin e djeshëm - përmes korrespondentit të saj të përhershëm në Romë, Inoslav Bešker - një raport për atë se si nga aeroportet evropiane ngrihen aeroplanët për ekskursione të veçanta të fundjavës në Bosnje. Në këtë raport, të bazuar në shkrimet e shtypit italian, nuk përcaktohet se nga cilat vende ngrihen dhe ku aterrojnë këta aeroplanë.
Bëhet fjalë për një turizëm lufte të llojit më të ri dhe, për momentin, më të çoroditur. Nuk shkohet më vetëm për të “nuhatur barutin”, duke iu ekspozuar kështu kënaqësisë perverse të rrezikut, por për të marrë pjesë në një “safari” autentik “me snajper” - në pozicionet mbi Sarajevë, ku, për valutë të huaj, fitohet e drejta për të qëlluar mbi fëmijë, pleq dhe gra, me fjalë të tjera mbi civilë që ecin të pambrojtur në rrezen e armës në “pritën” kodrinore.
Ky pohim, i pabesueshëm në gjithë tmerrin e tij, i paraqitur para “Gjykatës së popullit” në Trent, është transmetuar të enjten në faqet e para të pothuajse të gjitha gazetave më të njohura italiane - me tituj pak a shumë të njëjtë: “Fundjavë lufte në Sarajevë”.
Pikërisht në ditën kur Papa Gjon Pali II shpalli thirrjen për mbrojtjen e jetës, që është thelbi i enciklikës së tij 𝘌𝑣𝘢𝑛𝘨𝑒𝘭𝑖𝘶𝑚 𝑣𝘪𝑡𝘢𝑒, nga Trenti - selia historike e koncilit kundër reformacionit - në faqet e para të gazetave italiane, siç shkruan “Vjesnik”-u i Zagrebit, arritën rrëfimet e tmerrshme për dy forma çnjerëzore të turizmit që po përhapen kohët e fundit: turizmi seksual, sidomos ai pedofil në vendet më të varfra të botës, dhe “safari me snajper” - deri tani i padëgjuar - mbi njerëz të gjallë, të pafajshëm.
Gazeta e Torinos, “La Stampa”, si shtesë ndaj këtij lajmi të tmerrshëm solli një dëshmi autentike të gazetarit të saj. Giuseppe Zaccaria shkruan se, në Pale, para një apo dy vjetësh, një “zotëri me uniformë të ushtrisë serbe” e çoi në fund të kopshtit të tij, pranë një barake, pak më e madhe se një kasolle qeni. Në tokë ishte një dyshek gome. Në murin përballë, një dritare e vogël, ku ishte vendosur një pushkë snajperi. “Shiko!”, i tha “zotëria”. Përmes dylbisë dukeshin qartë personat që po kalonin nëpër “rrugicën e snajperëve” midis “Holiday Inn”-it dhe skeletit të ndërtesës që dikur ishte hoteli “Bristol”. Në shënjestër u shfaq një grua e moshuar.
“Do të qëllosh?” “Zotëria” serb u tërhoq bujarisht nga “kënaqësia” e vet për t’ia ofruar atë gazetarit, shkruan “Vjesnik”-u.
Pas këtij zbulimi para “Gjykatës së popullit” në Trent - dhe të tjerëve që botuan gazetat italiane - tani del se shumë vetë po heqin dorë, dhe kjo shkaku i parasë. Megjithatë, ka edhe të tillë që nuk janë lakmitarë, siç shkruan “Vjesnik”-u, të cilët sakrifikojnë paratë për kënaqësinë e tyre personale. Dhe lavdi!
Këto ditë kemi lexuar se snajperistët, në Sarajevë, preferojnë të qëllojnë mbi fëmijë. Pse? Sepse vetëm kjo, këto ditë, përbën lajm në gazetat dhe në ekranet televizive në të gjithë Evropën! /Telegrafi/
Ballina e ditores “Oslobođenje”, Nr. 16 881, 1 prill 1995
Katër ditë pas ditëlindjes së parë të Irina Cisic në vitin 1993, nëna dhe babai i saj e nxorën jashtë për një shëtitje në qytetin e shkatërruar nga lufta të Sarajevës.
Ishte një ditë e bukur sipas të gjitha gjasave, përveç kërcënimit pothuajse të vazhdueshëm të predhave dhe plumbave që binin nga kodrat përreth, të cilat e bënin ajrin shumë vdekjeprurës, transmeton Telegrafi.
E mbështjellë në krahët e nënës së saj jashtë shtëpisë së tyre familjare, një plumb snajperi e goditi Irinën atë ditë. Ajo vdiq në spital disa orë më vonë, trupi i saj i vogël shumë i brishtë për t'u rikuperuar nga trauma e sulmit.
Irina ishte një nga 11,541 viktimat, 1,601 prej tyre fëmijë, të cilët u vranë midis viteve 1992 dhe 1996 gjatë rrethimit serb të Bosnjës të qytetit me shumicë myslimane, ku forcat serbe kryen krime lufte duke qëlluar qëllimisht objektiva civile.
Megjithatë, gjakderdhja pa dallim mund të mos jetë kryer vetëm nga milicitë serbe të Bosnjës, por edhe nga civilë të zakonshëm të etur për emocione.
Të huaj të pasur donin të përfshiheshin në këtë aksion - dhe paguanin majmë për të jetuar fantazitë e tyre duke udhëtuar në Sarajevë në fundjavë për të marrë pjesë në një "safari njerëzish", sipas pretendimeve që po hetohen nga autoritetet italiane.
Me detaje rrëqethëse, çështja pretendon se turistët e luftës nga Italia, Kanadaja, Rusia dhe SHBA-ja shpenzuan midis 70,000 dhe 88,000 funte për të marrë pjesë në "gjueti njerëzish", madje duke paguar shtesë për të vrarë të mitur.
Ndërsa hetimi italian është i ri, thashethemet për të huajt që përfshihen në vrasje të përgjakshme në Sarajevë kanë qenë duke u përhapur për më shumë se një dekadë - dhe tani e vërteta mund të zbulohet më në fund.
Në vitin 2007, John Jordan, një ish-marins amerikan, e gjeti veten në Hagë duke dëshmuar para gjykatës ndërkombëtare penale të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara për ish-Jugosllavinë.
Atje, veterani bëri pretendime të habitshme rreth kohës së tij si vullnetar si zjarrfikës i OKB-së në Sarajevë - kryeqytetin e shkatërruar nga lufta të Bosnjë-Hercegovinës - midis viteve 1992 dhe 1995.
Kriza filloi kur forcat serbe të Bosnjës - të shqetësuara nga vendimi i Bosnjë-Hercegovinës për t'u shkëputur nga Jugosllavia federale - rrethuan qytetin për 44 muaj, duke ndërprerë ushqimin, energjinë elektrike dhe duke i vënë flakën lagjeve të tëra nga zjarri i topave dhe bombardimet.
Jordan u vendos në Sarajevë gjatë rrethimit më të gjatë në historinë e luftës moderne, për të ndihmuar civilët dhe dha dëshmi vite më vonë rreth tmerreve që pa.
Gjyqi historik çoi në dënimin e gjeneralit serb të Bosnjës, Dragomir Millosheviq me 33 vjet burg për vrasje, trajtim çnjerëzor dhe mbikëqyrje të një fushate terrori që vrau mijëra njerëz, kryesisht myslimanë.
"Nuk kishte vend të sigurt në Sarajevë. Dikush mund të vritej dhe të plagosej kudo dhe në çdo kohë", përfundoi gjyqtari kryesues, Patrick Robinson.
Në gjyq, Jordan dëshmoi për një numër mizorish, përfshirë shënjestrimin pa dallim të banorëve të paarmatosur nga ana e serbëve. Ai vetë u qëllua në gjoks ndërsa po i përgjigjej një zjarri në vijën e frontit të qytetit, pak në veri të zonës së Grbavicës, e mbajtur nga serbët e Bosnjës.
Ai dëshmoi gjithashtu se si të shtënat serbe dukeshin se synonin qëllimisht më të voglin në një familje, si një mënyrë për t'u "shkaktuar më shumë dhimbje të mbijetuarve".
"Nëse një i rritur dhe një fëmijë po ecte së bashku, fëmija do të qëllohej. Nëse një familje po ecte, do të ishte më e vogla. Në një turmë vajzash, duket se më tërheqësja do të qëllohej", tha ai në deklaratën e tij.
Por më pas ai bëri një tjetër akuzë të kobshme, që ende nuk është vërtetuar në gjykatë: se Sarajeva ishte plot me "turistë që qëllonin" të armatosur me armë gjuetie, të cilët kishin udhëtuar jashtë shtetit dhe kishin paguar shumë për të qëlluar për palën serbe si një lloj argëtimi fundjave.
"Kam parë në më shumë se një rast personel që nuk më dukej se ishin vendas nga veshja e tyre, nga armët që mbanin, nga mënyra se si trajtoheshin, pra, të udhëzoheshin nga vendasit", dëshmoi Jordan në gjykatë.
Kur gjykatësi i kërkoi të jepte më shumë detaje, ai specifikoi se si këta "qitës turistë" mbanin veshur një veshje të kombinuar "civil-ushtarak" që i bënte ata të dallueshëm nga luftëtarët serbë dhe mbanin armë që ishin më të përshtatshme për "gjuetinë e derrave në Pyllin e Zi sesa për luftimet urbane në Ballkan".
Të huajt gjithashtu dukeshin "krejtësisht të panjohur" me qytetin, tha Jordan, dhe u panë "duke u udhëhequr, pothuajse për dore, rreth një zone nga njerëz që e njohin atë".
Megjithatë, dëshmia e veteranit në fund të fundit nuk pati peshë. Ai pranoi se "nuk kishte parë kurrë ndonjë të qëllonte", por këmbënguli të shihte të huajt e armatosur rreth Grbavicës dhe lagjeve të tjera.
Por akuzat e Jordanit nuk u zhdukën dhe vazhduan të ngjallnin interes dhe spekulime me kalimin e kohës.
Edhe pse koncepti i një "safari njerëzor" është pothuajse i pabesueshëm, ai nuk është i papajtueshëm me nivelin e shthurjes që u provua se kishte ndodhur në Sarajevë, ku rruga kryesore - Bulevardi Mesha Selimoviq - u quajt "Rrugica e Snajperëve" për shkak të rrezikut të natyrshëm të vdekjes gjatë kalimit nëpër të.
Dhe vrasja për sport është kapur në kamera më parë. Nacionalisti rus Eduard Limonov u filmua në vitin 1992 duke qëlluar me mitraloz mbi qytetin e rrethuar nga regjisori fitues i çmimit Bafta, Pawel Pawlikowski, për dokumentarin e tij "Epikat Serbe".
Limonov ishte në shoqërinë e udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karagjiq, i cili u dënua me 40 vjet burg për gjenocid në një gjyq të vitit 2016 në Hagë, ku u shfaq dokumentari.
Një vit më vonë, Ratko Mlladiq, i njohur si "Kasapi i Bosnjës" për udhëheqjen e forcave serbe gjatë masakrës së 8,000 myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë, u burgos për jetë.
Akuzat shqetësuese për turistët që morën pjesë në masakrën e Sarajevës u rishfaqën në mënyrë dramatike në vitin 2022.
Atë vit, regjisori slloven Miran Zhupaniç publikoi një dokumentar të titulluar "Safari i Sarajevës", duke mbledhur dëshmi nga dëshmitarë që thanë se kishin parë një aktivitet të tillë nga afër.
Një nga të intervistuarit ishte një burrë anonim slloven, i cili punoi si oficer i inteligjencës për SHBA-në gjatë Luftërave Ballkanike dhe pretendoi se kishte vizituar Bosnjën rreth 35 herë midis viteve 1992 dhe 1994.
Duke përshkruar llojet e të huajve që morën pjesë në "safari" - nga të cilat ai dëshmoi shtatë - ish-agjenti tha se ata ishin nga "nivelet e larta".
'Këta njerëz sigurisht nuk ishin njerëz të zakonshëm. Ata ishin njerëz në pozicione të larta, të mbrojtur, njerëz që, pasi kishin gjithçka, kërkonin një tjetër emocion, duke thënë me vete: 'Pse të mos qëlloj tani një fëmijë ose një të rritur në Sarajevë dhe të fitoj një tjetër kënaqësi? Nuk do të vras vetëm kafshë', tha ai.
'Nuk i kam dëgjuar kurrë çmimet. Di vetëm që ishte tmerrësisht e shtrenjtë dhe se çmimi ishte më i lartë për një fëmijë', shtoi ai.
Në një përshkrim të gjatë, dëshmitari tregoi se si u ftua në një nga safaritë dhe u shoqërua në një xhip ushtarak, pasi iu dha një jelek antiplumb, një helmetë dhe një uniformë jeshile si përgatitje.
'Më thanë se do të më tregonin pozicionet e afërta të ushtarëve të tyre', tha dëshmitari, por pastaj xhipi u ndal para një ndërtese dhe ai vuri re diçka të veçantë në lidhje me të ashtuquajturat trupa.
'Atje pashë tre zotërinj, fytyrat e të cilëve më thanë menjëherë se nuk ishin nga Bosnja, as serbë, as malazezë, duhej të ishin nga Perëndimi. Njëri prej tyre madje dukej rus. Mund ta dalloj nga fytyra. Ata ishin të përgatitur: mund të shihje se diçka do të ndodhte. Mendova se ishin gazetarë të huaj. Këta burra mezi prisnin të vinin dhe të bënin diçka', tha ai.
Ai përshkroi se si nga xhipat, grupi u çua në dy dhoma 'të kamufluara' ku pjesëmarrësit - të ndihmuar nga vëzhgues - qëlluan mbi civilët nga pozicione rrotulluese, përfshirë gra dhe fëmijë.
'Isha i tmerruar nga safari. Është kulmi i shthurjes. Vrasje kaq e dhunshme dhe çnjerëzore', tha ish-oficeri i inteligjencës.
Ai madje u pyet nëse donte të merrte pjesë.
'Jeni të interesuar për diçka plot adrenalinë', tha një zyrtar, një ofertë që ai pretendoi se e refuzoi.
'Kisha dylbitë e mia që të mund të shihja. Pasi burri qëlloi, personi ra. Shumica u goditën në gjoks, sepse koka është më e fortë. Por pashë edhe një goditje në kokë. Nga kjo pashë se ishin gjuetarë shumë të mirë', tha ish-agjenti, duke rrëfyer një nga të shtënat.
Dëshmitari anonim tha se serbët i kishin thënë të mos i përsëriste kurrë gjërat që kishte parë - incidente që ai i përshkroi si "ana e errët" e luftës.
Por vetë turistët e pasur dukeshin të pashqetësuar dhe të shkëputur nga tmerri i supozuar.
"Qëlluat trofeun tuaj dhe shkuat në shtëpi", tha ish-agjenti, i habitur nga moskokëçarja e tyre.
Dëshmitari përshkroi rrugën e supozuar të të huajve: ata fluturuan nga Trieste në Italinë verilindore për në Beograd, ku helikopterët i transportuan në Pale, një qytet i kontrolluar nga serbo-boshnjakët. Prej andej, ata u çuan në pozicione pranë Sarajevës.
Një tjetër dëshmitar në dokumentar ishte një oficer inteligjence për ushtrinë boshnjake i quajtur Edin Shubasiq, i cili mblodhi informacione rreth snajperëve të supozuar të fundjavës nga një ushtar serb i kapur rob.
"E analizova informacionin në masën e mundshme dhe shkrova një përmbledhje, një përfundim se ky ishte një fenomen i ri në fushën e betejës së Sarajevës", tha ai.
"Kjo kishte të bënte me një lloj specifik armiku, me të huaj që nuk janë armiq të vërtetë në luftë, por ata janë një rrezik i vërtetë", shtoi ai.
Subasic pretendoi se i zbuloi të ashtuquajturat safari në fund të vitit 1993, dhe më pas ia kaloi informacionin inteligjencës ushtarake italiane Sismi në fillim të vitit 1994.
Disa muaj më vonë, Sismi u përgjigj, duke konfirmuar raportet se turistët e 'safarit' do të fluturonin nga Trieste dhe më pas do të udhëtonin drejt kodrave mbi Sarajevë për të marrë pjesë në gjuajtje me snajperë.
'Ne i kemi dhënë fund kësaj dhe nuk do të ketë më safari', iu tha oficerit, sipas agjencisë së lajmeve Ansa, dhe udhëtimet shpejt u ndalën.
Dokumentari menjëherë shkaktoi polemika, me regjisorin që mori reagime të ashpra.
'Kam vuajtur skualifikime njerëzore dhe profesionale, të cilat nuk i kam përjetuar kurrë në jetën time. Por unë i pranoj ato si pjesë të procesit. Nëse zbulon një histori të tillë, mund të presësh edhe reagime negative', tha Zhupaniç për DW.
Por të tjerët u tmerruan nga akuzat dhe kërkuan veprime, si kryebashkiaka e atëhershme e Sarajevës, Benjamina Kariq, e cila ngriti padi penale kundër 'personave të panjohur' që përhapën vdekjen në Sarajevë.
“Është detyra ime të reagoj në këtë mënyrë ndaj fakteve të deklaruara në filmin dokumentar “Sarajevo Safari”, shkroi ajo në X, përpara se hetimi të ngecë me sa duket.
Por një shkrimtar dhe gazetar italian e ka rindezur së fundmi çështjen, duke kërkuar që autoritetet të shqyrtojnë siç duhet saktësisht atë që ndodhi kur turistët udhëtuan në Sarajevën e shkatërruar nga lufta në vitet 1990.
“Po flasim për njerëz të pasur, me reputacion, sipërmarrës, të cilët gjatë rrethimit të Sarajevës paguanin për të qenë në gjendje të vrisnin civilë të pambrojtur”, tha për La Repubblica, Ezio Gavazzeni, i cili ka paraqitur një padi të re ligjore te magjistratët italianë.
“Ata u larguan nga Trieste për kërkim. Dhe pastaj u kthyen dhe vazhduan jetën e tyre normale, të respektueshme në sytë e të gjithëve. Njerëz me pasion për armët, për t'u shfryrë, që preferojnë të shkojnë në shtrat me një pushkë, me para në dispozicion dhe kontaktet e duhura të ndërmjetësve midis Italisë dhe Serbisë. Është indiferenca e së keqes: të bëhesh Zot dhe të mbetesh i pandëshkuar”, shtoi ai.
Gavazzeni tha se u rrit duke lexuar artikuj shtypi që sugjeronin se snajperë turistë ishin të stacionuar në kodrat mbi Sarajevë, ku ishte vendosur ushtria serbe.
"Më bëri përshtypje dhe e mbajta aty", pastaj dokumentari i Zhupaniçit ia rizgjoi interesin.
"Kam acaruar gjysmën e botës, si burime boshnjake ashtu edhe italiane", tha ai, duke shtuar se serbët "nuk i pranojnë" akuzat.
Prokurori Alessandro Gobbis është udhëzuar të gjurmojë italianët të cilët, midis viteve 1993 dhe 1995, dyshohet se vranë civilë të paarmatosur "për qejf". Akuza është vrasje, e rënduar nga mizoria.
Gavazzeni po punon me avokatin Nicola Brigida dhe ish-gjyqtarin Guido Salvini, dhe thotë se ka mbledhur një numër dëshmitarësh që do të dëshmojnë, përfshirë ish-agjentin boshnjak Shubasiq, dhe zyrtarët italianë që u vunë në dijeni të akuzave në vitin 1994.
Shkrimtari pretendon se është kontaktuar nga një italian i cili e ka dëgjuar shefin e tij të atëhershëm, në punë, duke folur për kërkimin e njeriut, dhe ai supozon se ka të paktën njëqind të huaj të tjerë me të njëjtat ide që kanë bërë të njëjtat udhëtime fundjave.
Shkrimtari tha se turistët e luftës i përshtaten një profili specifik: ata ishin të pasur, vinin nga një sfond i ekstremit të djathtë dhe kishin tendencë të kishin një pasion për armët dhe gjuetinë.
"Gjithçka ishte e organizuar. Shërbimet e inteligjencës boshnjake besonin se shërbimi i sigurisë shtetërore serbe ishte pas gjithë kësaj", i tha ai Ansa-s.
Jovica Stanishiq, një zyrtar serb i cili u dënua për krime lufte për rolin e tij në planet për të spastruar etnikisht pjesë të Bosnjës dhe Kroacisë nga jo-serbët, "luajti një rol kyç në shërbim", shtoi ai.
Ndërsa hetimi është i kufizuar vetëm në Itali, veprimi i guximshëm ligjor i Gavazzeni-t ka nxitur një lëvizje dhe më shumë vende do të ndjekin në mënyrë të pashmangshme shembullin në misionin për të zbuluar të vërtetën rreth "safarive njerëzore" të dyshuara.
Pas ankesës ligjore të shkrimtarit, kongresistja amerikane Anna Paulina Luna tha se kishte hapur një hetim mbi "turizmin e vrasjeve" të dyshuar, duke shkruar në X se është në kontakt me konsullatën boshnjake dhe ambasadën italiane.
"Pagesa e parave për të qëlluar civilë - dhe akoma më keq për të qëlluar fëmijë - është një nivel i së keqes që vendi ynë nuk mund dhe nuk do ta tolerojë", shkroi ajo.
"Qeveria italiane dhe boshnjake do të ndajnë çdo informacion në lidhje me çdo amerikan që mund të jetë i implikuar. Nëse ka ndonjë amerikan që është përfshirë në këtë, ata meritojnë të akuzohen dhe të ndiqen penalisht", shtoi ajo. /Telegrafi/
Në Qendrën Klinike të Tuzllës, në Bosnje dhe Hercegovinë, të enjten në mbrëmje ka ndërruar jetë një person tjetër, duke e çuar numrin e të vdekurve nga zjarri që më 4 nëntor kaploi shtëpinë e pleqve në Tuzlla në 13. Kjo u bë e ditur të premten mëngjesin e 7 nëntorit nga ky institucion shëndetësor. Sipas rezultateve preliminare të autopsive të kryera deri më tani, të cilat mjekët ia kanë komunikuar gojarisht Prokurorisë, 11 persona kanë vdekur si pasojë e mbytjes, pra helmimit nga monoksidi i karbonit.
Nga Prokuroria e Kantonit të Tuzllës u bë e ditur më 6 nëntor se hetimi në vendngjarje ka përfunduar dhe se ky institucion do t’i dorëzojë raportet në periudhën e ardhshme Sektorit të Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij kantoni, informon Radio Evropa e Lirë. “Rreth shkaqeve të zjarrit do të informojmë publikun pasi të analizohen raportet dhe gjetjet e ekspertëve dhe hetuesve”, tha prokuroria në këtë katon.
Në Tuzlla janë shpallur katër ditë zie. Drejtori i shtëpisë së pleqve në Tuzlla, Mirsad Bakalloviç, dha dorëheqjen më 5 nëntor. Ky institucion financon vetë veprimtarinë nga të ardhurat që siguron dhe, sipas deklaratës së drejtorit dhënë për N1 në janar, shtëpia e pleqve nuk merr para nga asnjë buxhet. Qyteti i Tuzllës është pronar i ndërtesës së shtëpisë së pleqve dhe emëron menaxhmentin, por nuk ka subvencione ose fonde nga buxheti.
Kryeministri i Federatës, Nermin Nikshiq, premtoi ndihmën e Qeverisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës për kujdesin e personave të vendosur në shtëpinë e pleqve./rel
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tuzlës, në verilindje të Bosnjë dhe Hercegovinës, ku një zjarr masiv ka përfshirë një azil pleqsh, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe rreth 20 të plagosur. Zjarri shpërtheu gjatë natës, rreth orës 21:00 (me orën lokale), në një ndërtesë ku strehoheshin dhjetëra të moshuar, shumë prej […]
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tuzlës, në verilindje të Bosnje dhe Hercegovinës, ku një zjarr masiv ka përfshirë një azil pleqsh, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe rreth 20 të plagosur.
Zjarri shpërtheu gjatë natës, rreth orës 21:00 (me orën lokale), në një ndërtesë ku strehoheshin dhjetëra të moshuar, shumë prej tyre me lëvizshmëri të kufizuar.
Flakët u përhapën me shpejtësi, duke e bërë të vështirë evakuimin, ndërsa shërbimet zjarrfikëse angazhuan mbi 20 efektivë dhe mjete të shumta për ta vënë nën kontroll situatën.
Sipas mediave lokale, disa nga viktimat mbetën të bllokuara në dhoma plot tym, ndërsa pjesa tjetër u shpëtua me simptoma të rënda dehjeje nga tymi. Imazhet nga vendngjarja tregojnë ndërtesën të dëmtuar rëndë, me çatinë pjesërisht të shembur.
Autoritetet lokale kanë konfirmuar se viktimat janë kryesisht të moshuar, ndërsa numri i saktë i të plagosurve mbetet ende i paqartë.
Stafi i qendrës raportohen se ka tentuar të ndihmojë banorët para mbërritjes së zjarrfikësve, por nxehtësia dhe tymi i dendur e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen.
Zyra e Prokurorit të Tuzlës ka hapur një hetim zyrtar për të përcaktuar origjinën e zjarrit. Një qark i shkurtër elektrik ose një defekt teknik janë ndër pistat kryesore që po merren në shqyrtim, megjithëse asnjë shkak nuk është konfirmuar ende.
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje shqetësimet për sigurinë në azilet e pleqve në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ministri i Brendshëm boshnjak ka njoftuar se inspektime të jashtëzakonshme do të zhvillohen në të gjitha institucionet e kujdesit për të moshuarit, me qëllim parandalimin e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.
Qeveria e Bosnjës u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, ndërsa komuniteti lokal i Tuzlës është në zi kombëtare për tragjedinë./Alsat.mk
Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka urdhëruar një muaj paraburgim për serbin e BeH Dario Ristiq, i cili luftoi në anën e Rusisë në Ukrainë, ku humbi një këmbë gjatë konfliktit.
Ristiq iu dorëzua autoriteteve të BeH javën e kaluar, pasi mësoi se për të ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar i Interpolit, konfirmoi avokati i tij Rade Qulibrk.
Ai u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës. Më pas iu dorëzua juridiksionit të Gjykatës së BeH, e cila urdhëroi paraburgimin e tij, transmeton Telegrafi.
Një vullnetar rus me origjinë nga Modriça akuzohet për pjesëmarrje në konflikte si anëtar i forcave ushtarake ruse në Ukrainë. Ristiq u rekrutua në nëntor 2023, pasi u lirua nga një burg zviceran.
Ai luftoi në Ukrainë si anëtar i njësisë "Arinjtë e Përhershëm", e cila përfshin kryesisht vullnetarë nga Serbia.
Videot dhe fotot që ai postoi tregojnë rekrutimin dhe stërvitjen e tij në Rusi dhe Ukrainë, deri në rajonin e Donetskut. Atje ai u plagos rëndë dhe këmba iu amputua.
Sipas legjislacionit të BeH, luftimi në formacione ushtarake të huaja konsiderohet vepër penale. BeH deri më tani ka dënuar anëtarë të formacioneve të armatosura të huaja në dhjetëra raste, përfshirë anëtarë të organizatës terroriste Shteti Islamik, të cilët shpesh sanksionohen me dënime të lehta me burg. /Telegrafi/
Në një nga panelet e Forumit Strategjik të Bledit, ambasadori amerikan në NATO Matthew G. Whitaker, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër situatën në Serbi dhe në entitetin Republika Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, me synimin që të mos lejohet asnjë zhvillim që mund të çojë në konflikt rajonal.
“Po ndjekim me shumë kujdes gjithçka që po ndodh si në Republikën Sërpska, ashtu edhe në Serbi. Aktualisht, jemi të përqendruar që situata të mos shndërrohet në një konflikt të mundshëm rajonal”, tha Whitaker.
Ai theksoi se SHBA-ja “do stabilitet në Ballkanin Perëndimor” dhe kjo, siç tha, është e rëndësishme edhe për partnerët evropianë brenda NATO-s, të cilët “e kanë detyrim të veprojnë së bashku në situata krize”.
Serbia ka qenë prej muajsh e përfshirë nga protestat antiqeveritare, të cilat shpesh janë shndërruar në episode dhune, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiç, pa asnjë provë, akuzon agjitatorë të huaj për përpjekje për të nxitur revolucion.
Në Republikën Sërpska, Millorad Dodik sfidon vendimin e Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës për t’ia hequr mandatin presidencial pas një dënimi dhe vazhdimisht kërcënon me ndarjen e këtij entiteti nga pjesa tjetër e Bosnjës.
I pyetur nëse NATO-ja do të ndërhynte, nëse kriza politike do të përshkallëzohej në një konflikt të armatosur, sidomos në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe në Serbi, Whitaker tha se NATO-ja vepron me unanimitet, por shtoi se “jemi shumë larg diçkaje të tillë”.
“Nëse NATO-ja do të përfshihet… Rregulli numër 1 në politikë është të mos u përgjigjesh hipotezave. Mendoj se duhet të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, tha Whitaker.
“Ne do të vazhdojmë t’i inkurajojmë të gjitha palët që të punojnë në përputhje me marrëveshjet e Dejtonit”, tha ai, duke iu referuar marrëveshjeve që i dhanë fund luftës në Bosnje në vitet ’90.
Ambasadori amerikan tha, po ashtu se “NATO-ja është më e fortë se kurrë” dhe se “kjo duhet të jetë shumë shqetësuese për kundërshtarët tanë”.
Në pyetjen nëse presidenti amerikan, Donald Trump, mund të takohej me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ose me ish-presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, Whitaker tha se për takime të tilla nuk ka asnjë paralajmërim, por se ato mund të diskutohen nëse do të kishte përfitime të qarta për paqen dhe stabilitetin.
Ai tha se presidenti Trump ka një aftësi të veçantë për të komunikuar me liderë botërorë, për të përdorur ndikimin e presidencës amerikane dhe fuqinë e shtetit, në të mirë të paqes, demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik.
Ai theksoi se, nëse Trump do të vendoste të takohej me Vuçiçin ose Dodikun, një gjë e tillë nuk do të bëhej për të forcuar pozitën e tyre politike, por vetëm nëse do të shërbente për avancimin e interesave më të gjera të paqes dhe stabilitetit.
“Sigurisht që nuk do të pranonte një takim që synon forcimin e pozicionit politik të ndonjë udhëheqësi. Kjo nuk është ajo që bën presidenti Trump”, tha ambasadori amerikan.
Ai e përshkroi Trumpin si “paqebërës”, duke theksuar se politika e tij fokusohet në rezultate dhe në krijimin e mundësive për përparim./REL/
Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, kanë refuzuar të përfshijnë në agjendën e Presidencës një iniciativë të anëtares, Zhelka Cvijanoviq për ta nominuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqe, raporton Televizioni publik i Republikës Sërpska.
Cvijanoviq ka bërë të ditur më parë se ajo do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel në Komitetin e Nobelit.
“Presidenti amerikan e meriton këtë nominim sepse, përmes angazhimit të tij diplomatik dhe autoritetit personal, ai ka arritur rezultate që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kanë kontribuuar në stabilizimin e shumë krizave në botë”, ka thënë ajo në letrën e përgatitur për propozim.
Sipas saj, “mirënjohja për përpjekjet e tij dhe arritjet në fushën e paqes” arsyetojnë vendimin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës për ta nominuar presidentin Trump për Çmimin Nobel për Paqe.
Më 31 korrik 2023, SHBA-ja e ka futur Cvijanoviqin në listën e personave të sanksionuar, për shkak të kërcënimit të Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, si dhe të integritetit dhe sovranitetit të Bosnje-Hercegovinës.
Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska i ka miratuar dy ligje anti-Dejton, që kanë të bëjnë me mosrespektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës dhe të Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt.
Të dyja ligjet janë pezulluar nga Schimdt, mirëpo autoritetet e Republikës Sërpska i kanë çuar përpara procedurat dhe kanë insistuar se nuk do t’i respektojnë vendimet e Përfaqësuesit të Lartë, çka ka thelluar edhe më shumë krizën institucionale në Bosnje-Hercegovinë.
Edhe presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili ka qenë propozuesi i ligjeve për mosrespektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është nën sanksione amerikane.
SHBA-ja ka vendosur sanksione të reja kundër Dodikut më 5 janar 2022, përveç atyre të vitit 2017, për rrezikim të Marrëveshjes së Dejtonit.
Çmimi Nobel për Paqe është njëri prej pesë çmimeve Nobel.
Ai u ndahet individëve apo organizatave që kanë bërë kontribute të mëdha për paqen në botë, kryesisht përmes promovimit të vëllazërisë mes kombeve, çarmatosjes dhe paqes.
Çmimi e ka nismëtar Alfred Nobelin dhe është ndarë prej Komitetit Norvegjez të Nobelit prej vitit 1901. Ceremonia mbahet çdo vit, më 10 dhjetor, në Osllo.
Fituesit shpërblehen me medalje, diplomë dhe para të gatshme./rel
Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, ka treguar një episod të rëndë nga periudha e luftërave në ish-Jugosllavi, kur për pak sa nuk u kap peng nga një prej figurave më famëkeqe të luftës, Zhelko Raznatoviq – i njohur si Arkan.
Amanpour ka rrëfyer se në atë kohë raportimet e saj kritike ndaj politikave gjenocidale të forcave serbe gjatë luftës në Bosnje dhe paralajmërimeve për luftën në Kosovë e kishin bërë objektiv të bandës së Arkanit.
“Isha duke raportuar me tone shumë të ashpra ndaj serbëve për politikat e tyre gjenocidale gjatë luftës në Bosnje dhe për atë që ishte e pashmangshme në Kosovë. Për pak sa nuk përfundova peng e tij”, ka thënë Amanpour.
Arkani, një nga kriminelët më të frikshëm të luftës, ishte përgjegjës për mizori të shumta ndaj civilëve gjatë konflikteve në Ballkan.
Amanpour shtoi se ky moment i rrezikshëm shënoi një nga përvojat më të rënda në karrierën e saj si korrespondente lufte./Telegrafi/
“I had a rough night, you had a rougher night”@amanpour & @JamesP_Rubin discuss the heart dropping moment that Christiane narrowly avoided being taken hostage during the Bosnia war
Bazuar në videon që tregon momentin kur çanta me pasaportat e turistëve izraelitë përfundoi në koshin e plehrave të hotelit Hills, është vërtetuar qartë se incidenti ndodhi aksidentalisht.
Sipas informacionit nga Shërbimi për Çështjet e të Huajve, qytetarët izraelitë mund të largohen nga Sarajeva nesër dhe të kthehen në vendin e tyre, pasi procedurat po punohen intensivisht.
Hoteli ku ata po qëndronin u ka siguruar të gjitha kushtet e nevojshme për një qëndrim të zgjatur, ndërsa ata presin përfundimin e procesit, transmeton Telegrafi.
Ndryshe portali izraelit Ynet raportoi më parë se pasaportat e 47 turistëve u hodhën gabimisht në plehrat në pritjen e hotelit, pas së cilës ato përfunduan në një deponi. /Telegrafi/
@avaz.tvPedeset turista iz Izraela ostali su zaglavljeni u BiH, tačnije, u Sarajevu nakon što su im pasoši završili u smeću. Njihovi pasoši su, kako se to navodi, završili slučajno u kanti za smeće hotela u kojem su odsjeli.
Temperaturat përvëluese kanë bërë që qytetarët në vende të ndryshme si të rajonit ashtu edhe të Europës të kërkojnë alternative për tu freskuar.
Në qytetin Mostar, të Bosnje dhe Hercegovinës ku termometri ka shënuar 43 gradë celsius qytetarët të cilët nuk ishin me pushime, zgjodhën të laheshin në lumin që kalon poshtë urës së njohur të qytetit.
Buzë lumit u panë jo vetëm boshnjakët, por edhe turistë të shumtë nga vende të ndryshme të botës. Të tjerët që nuk zgjodhën lumin zgjodhën të përdornin çezmat dhe shatërvanet e ndryshme në qytet.
Zgjidhjen përballë vapës e kanë gjetur këtë verë edhe parizienët. Qytetarët dhe turistët në kryeqytetin Francez po lahen në lumin Sena , i cili u rihap për u notuar pasi më shumë se 100 vitesh.
Temperaturat në Paris këtë javë do të jenë mbi 38 gradë celsius, temperatura këto që kanë vënë autoritetet në vigjilencë të lartë. Bashkia në Paris ka vendosur një numër limit të qytetarëve që mund të lahen në lumin Siene çdo ditë, që është 1200 qytetarë.
Vetëm përgjatë korrikut sipas të dhënave të autoriteteve Franceze, mbi 40 mijë qytetarë notuan në lumin e kryeqytetit.
Turistët e shumtë që po vizitojnë Parisin këtë gusht janë shprehur për Associated Pres se rihapja e lumit Siena për të notuar ka qene një shpëtim për to dhe iu ka dhënë mundësinë që përveç vizitave në muze të ndryshëm të kenë mundësi që edhe të marrin rreze dielli.
Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, i ka kërkuar formalisht Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës të mërkurën t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin prej një viti burgim. Dodik u dënua në shkurt me një vit burgim dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet. Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi […]
Çdo vit, Nermin Qatiq kthehet në Bosnje e Hercegovinë nga shtëpia e tij në Suedi, për të hapur shtëpinë e vjetër të familjes, e cila tani është bosh. Ai pret tash e tri dekada që të gjenden eshtrat e vëllait të tij. Nëna e tij kaloi 26 vjet duke u përpjekur t’i gjente ato dhe […]