Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Berisha publikon librin për zgjedhjet: 11 maji, farsë elektorale

23 December 2025 at 14:06

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën për mediet, prezantoi publikimin e PD-së,  “Farsa e madhe e majmur të zgjedhjeve në Shqipëri”, një libër që sipas tij “fakton farsën elektorale të 11 majit”.

Së bashku me nënkryetarin Oerd Bylykebashi, deputetët Albana Vokshi, Ivi Kaso dhe Gent Strazimiri, Berisha tha se “ky dokument i pashembullt në historinë e një farse elektorale në Evropë dhe në botë, i hartuar me mbi 1500 faqe, dhe mbi 2 mijë e sa prova, dokumente, video, fotografi, të gjitha”.

Sipas Berishë publikimi i PD-së vjen pas “një punë e jashtëzakonshme në radhë e strukturave të PD, të cilat kanë mbrojtur votën duke identifikuar çdo shkelje ligjore, çdo dhunim të votës, çdo ndërhyrje të krimit dhe me radhë”.

“Një punë e jashtëzakonshme nga ekipi që keni këtu para, që ka ndjekur, ka shqyrtuar, ka analizuar të gjitha këto dokumente dhe që janë dërguar online në qendrat ndërkombëtare të raporteve për zgjedhjet në Shqipëri, sapo paraqiteshin këtu.

Berisha shtoi se vëzhguesit e përgjegjshëm dhe të guximshëm nuk u tërhoqën.

“Ne u përpoqëm të japim modestisht kontributin tonë duke u dërguar atyre mijëra dokumente autentike, video, fotografi, procesverbale, në mënyrë që raporti i tyre të ishte raporti që damkosi në zgjedhjet përfundimtare. Natyrisht ata kishin edhe të vetat, pa diskutim, të shumta, shumë të rëndësishme, por edhe ky raport, këto 1500 faqe që janë dërguar sapo shqyrtoheshin, kanë pasur vlerën e vet”, tha ai.

/m.q/a.f/

The post Berisha publikon librin për zgjedhjet: 11 maji, farsë elektorale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhje nën hijen e krimit dhe parave, si anon gara në favor të pushtetit

By: Elva
22 December 2025 at 17:58

Sondazhet dëshmojnë se ekziston një mendim i gjerë për rolin aktiv që kanë në procese zgjedhore grupet informale dhe kriminale. Zgjedhjet nuk shihen më vetëm si garë për vota dhe emra kandidatësh, por edhe garë influencash të jashtme, sponsorizimesh, financimesh dhe ndikimesh informale. Raporti i fundit i OSBE/ODIHR ishte i qartë në kritikat, adresimet dhe […]

The post Zgjedhje nën hijen e krimit dhe parave, si anon gara në favor të pushtetit appeared first on BoldNews.al.

Berisha tregon historinë e 11 majit: Më erdhi një person dhe trokiti në derë, la një zarf dhe iku, brenda ishin…

By: V K
5 December 2025 at 12:05

Ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi nje takim me aleatët e Federatës së Opozitës së bashkuar, ku rrëfeu një episod nga zgjedhjet e 11 majit, që sipas tij, i ishte treguar nga kryetari i një dege lokale të Partisë Demokratike.

Berisha tha se bëhej fjalë për një familje prej tre personash, mbështetës të opozitës, e cila pretendohet se është përballur me presione në natën e zgjedhjeve.

Sipas deklarimit të Berishës, kryefamiljari i kishte treguar se në mes të natës në derën e tyre kishte trokitur një person i panjohur, i cili kishte lënë një zarf dhe ishte larguar menjëherë.

“Në zarf shkruhej ‘mos shko nesër në zgjedhje’ dhe brenda ishin 1000 euro. Gjithë natën u rropata, të shkoj apo të mos shkoj. Nga ana tjetër ishte edhe kërcënimi brenda. Si përfundim nuk shkova”, citoi Berisha qytetarin.

“Duke ardhur këtu tek ju, prita kryetarin e një dege të PD. Çfarë më tregoi?! Një familje 3 veta, mbështetës të opozitës. Dy ditë pas zgjedhjeve më erdhi kryefamiljari më tha unë po të rrëfej një gjë: ‘Natën e zgjedhjeve trokiti në derë një person, la një zarf dhe iku. Në zarf shkruhej “mos shko nesër në zgjedhje” dhe ishin 1000 euro. Gjithë natën u rropata, të shkoj apo të mos shkoj. Nga ana tjetër ishte edhe kërcënimi ishte brenda. Si përfundimisht nuk shkova. Ky njeri i ndershëm”, tha Berisha.

The post Berisha tregon historinë e 11 majit: Më erdhi një person dhe trokiti në derë, la një zarf dhe iku, brenda ishin… appeared first on Albeu.com.

Presioni për votën: Si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim

2 December 2025 at 07:17

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Leonardi* mori një mesazh të papritur nga Shqipëria, por përgjigja ishte gati instiktive. “Më vjen keq, nuk i votoj ata njerëz. Mos ma kërko”! Mesazhi mbërriti në telefonin e tij bashkë me lutjen për të votuar Partinë Socialiste nga kushëriri i tij me origjinë nga Tropoja, punonjës i […]

The post Presioni për votën: Si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim appeared first on Reporter.al.

Funksionari i PS dhe dy zyrtarë publikë akuzohen për falsifikim të dokumentit si vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit

23 November 2025 at 20:14

Prokuroria e Tiranës njoftoi të dielën me 23 nëntor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të një funksionari të Partisë Socialiste, sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Qarkut Tiranë dhe një punonjëseje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, që akuzohen se siguruan e përdorën një dokument të falsifikuara si […]

The post Funksionari i PS dhe dy zyrtarë publikë akuzohen për falsifikim të dokumentit si vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit appeared first on Reporter.al.

BIRN: Bonusi përpara 11 majit, si u joshën pensionistët në prag të zgjedhjeve

By: V K
19 November 2025 at 08:54

Pagesa e bonusit dhe premtimet për rritjen e pensioneve, mund të kenë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në favor të mazhorancës, por duket se ka pak gjasa që kjo e fundit po i afrohet një zgjidhjeje të qëndrueshme për reformimin e skemës së kontributeve shoqërore, e cila po përballet me rrezikun e kolapsit.

Në oborrin e vogël të shtëpisë së saj në Vaqar, Lirije Sina, 64-vjeçe, kalon orë të tëra duke u kujdesur për disa rreshta perimesh që i ka mbjellë për të kursyer nga pensioni i saj prej 9.900 lekësh.

“Çfarë të bëj më parë me ato lekë”? – pyet ajo, duke renditur ilaçet, faturat dhe ushqimin, ndërsa tregon se kohët e fundit ka filluar të ketë probleme me tensionin.

Bashkëshorti i saj, 72-vjeç, vuan nga astma dhe shpesh ka nevojë për medikamente që nuk mbulohen nga skema e rimbursimit, një tjetër barrë për çiftin që jeton vetëm me pensionet.

Ata thonë se mund të përballojnë vetëm një dietë të thjeshtë ushqimore, pasi mishi dhe peshku janë jashtë mundësive të tyre, ndërsa bahçja mbetet burimi i vetëm i prodhimeve të freskëta.

Pavarësisht vështirësive, Sanija votoi për Partinë Socialiste në pushtet në zgjedhjet parlamentare në 11 maj, e joshur nga shpërndarja e bonusve për pensionistët dhe premtimet për rritjen e pensionit në të ardhmen e afërt.

“E morëm edhe të pranverës dhe tani do të marrim prapë një bonus”, tha Lirija, ndërsa shtoi se këto pagesa janë një ndihmë e madhe për pensionistët. “Nuk kam pse e fsheh, unë për këta kam votuar”, shtoi ajo.

Në nëntor 2024, vetëm 6 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, qeveria njoftoi shpërndarjen e dy bonuseve me vlerë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë për rreth 730 mijë pensionistë, me një kosto prej 163 milionë eurosh – një vendim që kritikët e cilësojnë si të motivuar politikisht dhe të orientuar drejt një prej blloqeve më të mëdha të votuesve në vend.

“Është një bonus elektoral”, thotë ekonomisti Selami Xhepa. “Nuk ka asnjë diskutim që përdorimi i këtij instrumenti financiar ka pasur si qëllim përdorimin politik”, shtoi ai.

Premto Gogo, drejtues i KRIIK Albania, një organizatë që monitoron prej vitesh procesin zgjedhor, thotë se shpërndarja e bonusit për pensionistët, ka qenë pjesë e një serie vendimesh të marra në fund të vitit 2024, efektet e të cilave u ndjenë gjatë fushatës zgjedhore.

“Ato kanë qenë vendime drejtpërdrejtë elektorale, kanë ndikuar ndjeshëm dhe patjetër e kanë e kanë orientuar votën”, tha Gogo.

Por sa kanë ndikuar, këtë nuk e masim dot, sepse janë shumë mekanizma që e kanë orientuar dhe lëvizur peshën e votës”, shtoi ai.

Hile zgjedhore

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste arriti të merrte rreth 730 mijë vota, duke siguruar një mandat të katërt në krye të vendit dhe një epërsi absolute me 83 mandate në parlament. Analizat e ndryshme kanë sugjeruar se ndër kategoritë që e votuan më së shumti këtë parti ishin pikërisht pensionistët, duke ngritur pikëpyetje se një pjesë u joshën edhe nga bonusi që morën pak ditë para zgjedhjeve.

Qani Shino, ish minator që e gëzon pensionin prej vitit 2014, por që proteston prej vitesh për statusin e minatorit e konsideron bonusin e pranverës, si një hile për të mashtruar moshën e tretë para zgjedhjeve.

“Ai qe një bonus mashtrim për të marrë votat para zgjedhjeve, dhe patjetër ka ndikuar tek vota, se ai për vota e bëri”, thotë Shino, i cili i është bashkuar Lëvizjes Bashkë.

Edhe Klodian Muço, ekspert i ekonomisë dhe njëkohësisht profesor pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, i sheh premtimet në fushata elektorale dhe sidomos bonuset si instrumente që synojnë të ndikojnë në rezultatin elektoral.

Ai kujton se fjala bonus, nga latinishtja, do të thotë të japësh një shpërblim për një performancë të mirë, dhe ngre pikëpyetje se për çfarë arritjeje po shpërbleheshin pensionistët.

Bonusi është premtim elektoral”, tha ai. “Në gjykimin tim, e vetmja ‘performancë’ e pensionistëve në maj ishte të jenë më dashamirës, ose ta shihnin me më shumë optimizëm partinë në pushtet”, shtoi Muço.

Neni 91 i Kodit Zgjedhor, i ndryshuar me marrëveshje politike në vitin 2020, parashikon se; “katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re, ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive, të shpërblimeve – përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”.

Sipas dispozitës ligjore, afatet ndaluese para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 nisën më 11 janar, por ekspertë të zgjedhjeve thonë se KQZ-ja nuk duhet të kufizohej te një interpretim i ngushtë i ligjit.

“Ne kemi kërkuar që ligji të zbatohet në mënyrë domethënëse, që do të thotë të merren parasysh si vendimi, ashtu edhe efekti i tij”, tha Premto Gogo.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe Gerta Meta, drejtuese e Shoqatës për Kulturë Demokratike.

“Si taktikë dhe si zgjedhje nga ana e qeverisë, patjetër që ka ndikim në zgjedhje”, tha Meta. “Pse nuk e jep këtë bonus pak më përpara ose pas zgjedhjeve”?- pyeti ajo.

Karamele elektorale

Skema e pensioneve në Shqipëri prej vitesh përballet me vështirësi, si pasojë e emigrimit të fuqisë punëtore, ndryshimeve demografike dhe normës së ulët të kontributeve.

Në këto kushte, ekspertët paralajmërojnë se çdo ndërhyrje duhet të jetë e menduar mirë dhe jo të përdoret për përfitime elektorale.

Selami Xhepa kujton se skema e bonusit për pensionistët ka qenë tradicionalisht një shpërblim i fundvitit, për të lehtësuar barrën e festave.

Por, sipas tij, përdorimi i këtij subvencioni në prag të fushatës ka ndikuar drejtpërdrejt rezultatin zgjedhor.

“Një karamele, kur të jepet në momentin që të lë ende shijen e ëmbël në gojë, sigurisht që ka efekt”, tha Xhepa.

Ai shprehet pak optimist edhe për rritjen e premtuar pas zgjedhjeve, duke theksuar se kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm, ç`ka e bën të papërfillshme edhe nëse premtimi realizohet.

“450 euro e kanë që tani pensionin vendet e rajonit; qeveria jonë premton ta bëjë 400 euro pas katër vitesh”, tha ai.

Pensionistët shqiptarë vijojnë të jenë ndër më të keqpaguarit në rajon. Në fund të vitit 2024, pensioni mesatar në Shqipëri ishte rreth 196 euro, ndërsa në Mal të Zi është 450 euro; në Bosnje 340 euro; në Maqedoninë e Veriut 405 euro; dhe në Serbi 440 euro.

Edhe Kosova ka rritur mbështetjen për këtë kategori, duke e çuar pensionin social në 120 euro dhe pensionin mesatar në 287 euro.

Eduart Gjokutaj, drejtues i ALTAX, një qendër që monitoron edhe premtimet e partive politike, mendon se politikat buxhetore të qeverisë mbeten të motivuara politikisht.

“Buxheti vetë nuk merr vendime afatgjata, por afatshkurtra dhe me prioritet votën”, tha ai, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë.

Duke iu referuar monitorimeve të ALTAX-it, Gjokutaj thotë se premtimet për pensionet nuk janë mbajtur asnjëherë, që nga qeveria Berisha, e deri te kryeministri Rama, i cili është në pushtet që nga viti 2013. Sipas të dhënave të organizatës, nga viti 2009 deri në vitin 2021, pensionet janë rritur me vetëm 36%, ndërsa premtimet e partive politike kanë qenë pothuajse trefish më të mëdha.

“Premtohet më shumë sesa ka mundësi, dhe më shumë sesa mund të përballojë buxheti i shtetit”, tha ai. “Sigurisht që ky bonus dhe premtimi për rritje e zbut pak pesimizmin te kjo kategori”.

Edhe ekonomisti Klodian Muço, është i mendimit se partitë politike i fryjnë premtimet elektorale ndaj pensionistëve – një taktikë që, sipas tij, shpesh ka rezultuar e suksesshme.

“Besoj se pensionistët vërtet i besojnë premtimet, dhe premtimi i qeverisë i influencon”, përfundoi ai.

Politikë me pensionet

Pesë vite më parë, kur doli në pension, Shefqet Muça përfitoi një pension prej 28 mijë lekësh për 34 vite punë si makinist në hekurudhën shqiptare dhe 3 vite shërbim ushtarak.

Së bashku me kompensimet dhe rritjet e përfituara ndër vite, ai aktualisht merr 34 mijë lekë në muaj. Bashkëshortja e tij nuk pati “aq fat”, duke u shpërblyer me një pension prej vetëm 13 mijë lekësh për 32 vite punë.

Me këto të ardhura, Muça thotë se arrijnë të bëjnë një jetë modeste, por larg përmbushjes së nevojave të tyre.

“Po na ra ndonjë sëmundje, nuk dimë ku të përplasemi”, thotë ai.

Rritja e pensioneve është ndër premtimet më të përsëritura të partive politike dhe rikthehet në çdo fushatë zgjedhore.

Premtimi kryesor i socialistëve në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit ishte se pensioni mesatar do të arrinte në 400 euro dhe ai minimal në 200 euro – një angazhim që po ripërsëritet sërish këto ditë.

Ndryshe nga fushata, kur premtimet ishin më të paqarta, këtë herë kryeministri është kujdesur të saktësojë se objektivi do të realizohet në vitin 2029 dhe se kostoja totale do të jetë 1.7 miliardë euro.

Ai ka deklaruar se vetëm këtë vit pensionet zënë “pjesën e luanit” në buxhet, me 100 milionë euro për rritjet dhe 16 milionë euro për indeksimin.

Shefqet Muça mbetet skeptik për rritjen e pensioneve dhe formulën e re të propozuar nga qeveria, por në kushtet kur çmimet rriten çdo ditë, ish-makinisti në pension thotë se mirëpret çdo shtesë.

“Nuk është ndonjë gjë e madhe, por është diçka”, shprehet ai, duke shtuar se premtimet përsëriten sepse “duan votën”. “Jeta është shumë e shtrenjtë për ne pensionistët”, shtoi Muça.

Në kufirin e varfërisë

Ish minatori Qani Shtino jeton me bashkëshorten, e cila pas 42 vitesh kontribut në sistemin shëndetësor përfiton një pension prej 30 mijë lekësh.

Ai vetë vuan nga një sërë sëmundjesh, si diabeti, tensioni dhe aritmia, dhe mbështetet te medikamentet me rimbursim për t’u kuruar, megjithëse shpreh dyshime për cilësinë e barnave.

“Ku më del mua pensioni të ha, të paguaj faturat dhe të marr edhe ilaçe të mira”? – thotë ai i pakënaqur.

“Vetëm kur vijnë vajzat na nxjerrin për ndonjë kafe”, shton Shtino, duke theksuar se; “të presë prindi lëmoshë nga fëmija është kiamet”.

Ashtu si Qaniu, qindra mijëra pensionistë në Shqipëri jetojnë në kufirin e varfërisë. Banka Botërore ka përllogaritur se kufiri i varfërisë është 5.5 USD (rreth 457 lekë) në ditë, që mesatarisht i bie 165 USD (rreth 13,700 lekë) në muaj – një shumë që në Shqipëri barazohet me një pjesë të madhe të pensioneve.

Si rrjedhojë e informalitetit të lartë përgjatë tre dekadave të fundit, shumë qytetarë që dalin sot në pension nuk kanë vitet e plota të punës dhe përfitojnë pension të pjesshëm.

Vetëm në vitin 2024 iu shtuan skemës së pensioneve 29,136 përfitues të rinj, por mesatarja e pensionit për këtë kategori mbeti e ulët, vetëm 17,013 lekë në muaj.

Për shkak të plakjes së shpejtë të popullsisë dhe zhvillimeve demografike, skema e pensioneve në vend po mbijeton me vështirësi.

Në vitet ’90 kishte katër kontribues për një përfitues; aktualisht raporti ka rënë në 1.11 kontribues për një përfitues, ç`ka tregon se numri i pensionistëve po rritet shumë më shpejt se vitet e punës.

Sipas ekspertëve, kjo e bën skemën, në kuptim afatgjatë, të paqëndrueshme, pavarësisht ndërhyrjeve të mundshme.

“Në vitin 2030, po të ecim me këto ritme, do të arrijmë një raport një kontribues për një përfitues,” shprehet Klodian Muço. “Kjo do të thotë se skema është drejt dështimit”, shton ai./Monitor

The post BIRN: Bonusi përpara 11 majit, si u joshën pensionistët në prag të zgjedhjeve appeared first on Albeu.com.

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

18 November 2025 at 16:06

Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime të ndara për atë se çfarë prisnin nga funksionimi i komisionit të posaçëm dypalësh. Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi […]

The post Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon gjykimin e tre mbështetësve të Partisë Socialiste për blerje votash gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit

7 November 2025 at 16:34

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 7 nëntor, përfundimin e hetimit dhe dërgimin për gjykim të një çështje penale në ngarkim të tre personave të akuzuar për blerje votash në Qarkun e Lezhës për të mbështetur Partinë Socialiste gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. […]

The post SPAK kërkon gjykimin e tre mbështetësve të Partisë Socialiste për blerje votash gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Reporter.al.

PS përdori gjerësisht burimet publike në fushatë, vëren raporti i OSBE-ODIHR

23 October 2025 at 14:08

Konstatimet janë pjesë e raportit përfundimtar të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) për zgjedhjet e 11 majit, i publikuar të enjten. Raporti vëren se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës duke krijuar një avantazh të padrejtë, ndërsa  ‘praktikat abuzive’ nuk u […]

The post PS përdori gjerësisht burimet publike në fushatë, vëren raporti i OSBE-ODIHR appeared first on Reporter.al.

OSBE/ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit: U zhvilluan në një klimë të polarizuar! Problem, përdorimi i administratës

By: V K
23 October 2025 at 12:02

Misioni i OSBE/ODIHR, ka publikuar raporton final për zgjedhjet e 11 majit në vendin tonë, ku ndër të tjera theksohet se u zhvilluan në një ambient politik shumë të polarizuar, ku kandidatët nuk gëzuan një terren të barabartë.

Në raport thuhet se edhe pse kandidatët patën mundësi të bëjnë fushatë lirshëm, disa prej tyre u përballën me intimidime.

Një nga problemet më të theksuara mbetet përdorimi i gjerë i burimeve administrative nga partia në pushtet gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë.

Gjithashtu, raportohet për presione mbi votuesit, sidomos ndaj punonjësve të administratës publike.

Ligji zgjedhor dhe interpretimi i ngushtë i tij nga autoritetet, nuk kanë qenë të mjaftueshëm për të parandaluar praktikat abuzive.

Mekanizmi i ri i koordinimit mes institucioneve për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore u cilësua si një hap pozitiv, por duhet një angazhim më i madh për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme për keqpërdorime zgjedhore.

The post OSBE/ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit: U zhvilluan në një klimë të polarizuar! Problem, përdorimi i administratës appeared first on Albeu.com.

Besart Xhaferri: Nëse Berisha nuk përsërit zgjedhjet e 11 Majit, të largohet nga drejtimi i PD-së

By: Elva
21 October 2025 at 20:04

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, në një intervistë për emisionin Dekalog në Dritare Tv, ka deklaruar se mandati i kryetarit të PD-së, Sali Berisha, përfundon në prill të vitit 2026, dhe në të njëjtën periudhë duhet të zhvillohen zgjedhje të reja brenda partisë. Sipas Xhaferrit, nëse Berisha nuk e mban premtimin për të përsëritur […]

The post Besart Xhaferri: Nëse Berisha nuk përsërit zgjedhjet e 11 Majit, të largohet nga drejtimi i PD-së appeared first on BoldNews.al.

Tjetërsimi i qindra votave në qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime

17 October 2025 at 14:08

Manipulimi i votave preferenciale në qarkun e Fierit, i cili doli zbuluar pas një procesi rinumërimi në fillim të korrikut, rrezikon të mbetet i pandëshkuar. Gjetjet çuan në ndryshimin e një mandati deputeti brenda listës së Partisë Socialiste, por nuk u pasuan me hetime nga Prokuroria. E pyetur nga BIRN nëse kishte hetime mbi çështjen, […]

The post Tjetërsimi i qindra votave në qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime appeared first on Reporter.al.

Opozita kritikon rolin e KQZ në zgjedhjet e 11 majit

7 October 2025 at 18:25

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mbrojti punën e institucionit që ai drejton në raport me problematikat e konstatuara në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa raportoi para Komisionit të Ligjeve të martën. Ai u përball me kërkesë llogarie nga deputetë të opozitës mbi gjetjet e Vëzhguesve Ndërkombëtare të misionit të OSBE-ODIHR, referuar kryesisht përdorimit […]

The post Opozita kritikon rolin e KQZ në zgjedhjet e 11 majit appeared first on Reporter.al.

A votuat nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit? Ndani përvojën tuaj

By: BIRN
25 September 2025 at 11:05

Përmes kësaj thirrje, BIRN Albania kërkon të flasë me qytetarë shqiptarë që banojnë dhe punojnë në diasporë, të cilët dëshirojnë të ndajnë me ne përvojën e tyre të parë të votimit nga jashtë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ne po synojmë të hulumtojmë nëse e drejta e votës së diasporës u ushtrua lirisht dhe […]

The post A votuat nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit? Ndani përvojën tuaj appeared first on Reporter.al.

PD kërkon anulimin e rezultatit të 11 majit në Kolegjin Zgjedhor

1 September 2025 at 16:59

Padia është bërë në emër të koalicionit zgjedhor “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ dhe argumentohet me pretendimet e këtij koalicioni opozitar se procesi zgjedhor ka pasur shkelje të rënda ligjore dhe problematika që e bëjnë këtë proces “jo të lirë dhe jo të ndershëm”. Pretendimet e opozitës lidhen me përdorimin e burimeve publike në fushatë, intimidim […]

The post PD kërkon anulimin e rezultatit të 11 majit në Kolegjin Zgjedhor appeared first on Reporter.al.

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve, por kontestimet vazhdojnë

28 August 2025 at 16:14

Pothuajse 4 muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit u certifikua rezultati final për parlamentin e ri që nis punën në shtator. Organet vendimmarrëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor u bënë pjesë e një procesi të gjatë ankimimesh për rezultatin përfundimtar, që solli disa vendime për hapje kutish në qarqe të mëdha, […]

The post Certifikohet rezultati i zgjedhjeve, por kontestimet vazhdojnë appeared first on Reporter.al.

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

By: V K
28 August 2025 at 12:51

Këtë të enjte 28 gusht 2025, Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka miratuar sot me tre vota pro dhe dy kundër projektvendimin, për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në vendimin e miratuar pasqyrohet numri i votave të marra nga çdo subjekt zgjedhor në çdo qark, numri i mandateve të fituara si dhe lista emërore e deputetëve në nivel qarku dhe kombëtar.

Ky akt, shënon mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe hap rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri.

Pas shpalljes së rezultatit, hapi i radhës do të jetë mbledhja e parë e Kuvendit, ku pritet të zhvillohet seanca e konstituimit.

Sipas shpërndarjes së mandateve:

Partia Socialiste, ka siguruar 83 deputetë

Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50 deputetë

Partia Socialdemokrate tre mandate

Partia Mundësia dy mandate,

Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat secila.

The post Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit appeared first on Albeu.com.

Bardhi publikon pamjet: Zgjedhjet u dirigjuan nga Balluku, ja si patronazhistët ushtruan presion ndaj votuesve

By: V K
27 August 2025 at 15:40

Këtë të mërkurë, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka denoncuar sërish ministren Belinda Balluku, për vjedhje dhe manipulim të zgjedhjeve të 11 Majit.

Këtë herë, Bardhi ka publikuar pamje të reja që i përkasin qendrave të votimit 2846, bashkia Divjakë dhe 2867, bashkia Lushnje, në të cilat shfaqen komisionerë dhe vëzhgues patronazhistë që orientojnë qytetarët si të votojnë, ushtrojnë presion apo edhe votojnë ndaj tyre, me qëllim sipas Bardhit, që “produkti” i farsës elektorale të jetë 100% i kontrolluar.

Bardhi ngre shqetësimin se; “deri më tani askush nuk e ka vënë ujin në zjarr për vjedhjen më të madhe në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri”.

Denoncimi:

EPISODI 9 / VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE

Janë të pafundme rastet konkrete me zë dhe figurë që dëshmojnë zëvëndësimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në qarkun Fier me farsën elektorale të 11 majit të dirigjuar nga Belinda Balluku dhe bandaj e saj elektorale.

Pamjet e mëposhtme i përkasin qendrave të votimit 2846, bashkia Divjakë dhe 2867, bashkia Lushnje, në të cilat shfaqen komisionerë dhe vëzhgues patronazhistë që orientojnë qytetarët si të votojnë, ushtrojnë presion apo edhe votojnë ndaj tyre, me qëllim që “produkti” i farsës elektorale të jetë 100% i kontrolluar.

Deri më tani kemi publikuar me qindra raste të shkeljes së fshehtësisë së votimit, votimit më shumë se një herë dhe presionit ndaj votuesve, të provuara nga pamjet filmike të vëna në dispozicion zyrtarisht nga KQZ, të cilat mund të administrohen lehtësisht nga Prokuroria.

Por, deri më tani askush nuk e ka vënë ujin në zjarr për vjedhjen më të madhe në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri dhe gjasat duken që nuk do ta vënë as në të ardhmen, duke provuar fatkeqësisht edhe një herë se Edi Rama, Belinda Balluku dhe banditët e tyre elektoralë vepruan me syshkeljen e task forcës për krimet zgjedhore.

 

The post Bardhi publikon pamjet: Zgjedhjet u dirigjuan nga Balluku, ja si patronazhistët ushtruan presion ndaj votuesve appeared first on Albeu.com.

❌
❌