❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shoqëria Civile: Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për Ballukun

Mbledhja e menjĂ«hershme e KĂ«shillit konsiderohet nga organizatat respektim i plotĂ« i parimit se “askush nuk Ă«shtĂ« mbi ligjin” dhe garanton “funksionimin normal, transparent dhe tĂ« paanshĂ«m tĂ« procedurave parlamentare”. Apeli i shoqĂ«risĂ« civile vjen pas paralajmĂ«rimit tĂ« Kryeministrit Edi Rama se Kuvendi do tĂ« fuste nĂ« ‘kalendat greke’ çështjen e imunitetit tĂ« Ballukut. Organizatat [
]

The post Shoqëria Civile: Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për Ballukun appeared first on Reporter.al.

Peleshi mbyll vizitën zyrtare në SHBA me takimin me kongresmenin John Moolenaar

TIRANË, 7 shkurt /ATSh/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nĂ« pĂ«rmbyllje tĂ« takimeve zyrtare nĂ« Kongresin Amerikan, u takua me kryetarin e Komitetit pĂ«r KonkurrencĂ«n Strategjike tĂ« DhomĂ«s sĂ« PĂ«rfaqĂ«suesve, kongresmenin John Moolenaar.

Gjatë takimit, u diskutua forcimi i partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, zhvillimet gjeopolitike globale dhe zgjerimin e mundësive për investimet amerikane në Shqipëri dhe kujdesin për mbrojtjen nga investimet dhe ndikimet keqdashëse në sektorët strategjikë të ekonomisë dhe sigurisë.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe theksoi rolin e vendit tonë si një aleat i besueshëm në NATO dhe një faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit, thuhet se bisedimet u përqendruan gjithashtu në rritjen e dialogut parlamentar dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan, me synim thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përballimin e përbashkët të sfidave të sigurisë, përfshirë mbrojtjen kibernetike dhe luftën kundër ndikimeve joperëndimore në rajon.

Ky takim rikonfirmoi nivelin e lartë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik.

/e.i/j.p/

The post Peleshi mbyll vizitën zyrtare në SHBA me takimin me kongresmenin John Moolenaar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar/ Berisha: Si e censuroi Peleshi mesazhin e DASH

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar këtë të premte se kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka censuruar mesazhin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Në konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se në mesazhin e DASH theksohej qartë lufta kundër organizatave kriminale transnacionale, por Niko Peleshi, sipas tij e ka hequr këtë pjesë, duke treguar [
]

The post Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar/ Berisha: Si e censuroi Peleshi mesazhin e DASH appeared first on BoldNews.al.

Peleshi pritet nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, në fokus siguria dhe drejtësia

TIRANË, 6 shkurt/ATSh/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nĂ« vijim tĂ« vizitĂ«s sĂ« tij zyrtare nĂ« Shtetet e Bashkuara, zhvilloi njĂ« takim nĂ« Departamentin Amerikan tĂ« Shtetit me Michael Rigas, zĂ«vendĂ«ssekretarin amerikan tĂ« Shtetit, Marco Rubio.

Gjatë takimit u theksua partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike dhe bashkëpunimin e ngushtë, që i shërben të ardhmes dhe prosperitetit të të dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit rikonfirmoi se ShBA mbetet partneri kryesor strategjik i Shqipërisë dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane në rrugëtimin euroatlantik dhe reformat e brendshme të vendit, duke nënvizuar rolin e Kuvendit si institucion kyç në avancimin e këtyre reformave.

Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, forcimi i shtetit të së drejtës, si edhe përpjekjet e përbashkëta për të adresuar fenomenet e krimit të organizuar në rajon. Po ashtu, u diskutua zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike e tregtare dhe rritja e investimeve amerikane në sektorë strategjikë në Shqipëri.

U vlerësua gjithashtu roli i Shqipërisë si aleate e besueshme në NATO dhe angazhimi i saj për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe globale, përfshirë gatishmërinë për të përmbushur objektivat e reja të Aleancës drejt rritjes së shpenzimeve në mbrojtje, si edhe angazhimi maksimal për mikpritjen e Samitit të NATO-s.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve strategjike të konektivitetit dhe sigurisë në rajon, përfshirë zhvillimin e Porto Romanos dhe rëndësinë e Korridorit 8, si një bosht i ri europian që lidh Adriatikun me Detin e Zi, duke shërbyer jo vetëm si projekt i zhvillimit ekonomik, por edhe si korridor i sigurisë, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik.

Kryetari Peleshi dhe zëvendëssekretari Rigas diskutuan gjithashtu zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me fokus të veçantë te Kosova dhe roli i shqiptarëve, si faktor i rëndësishëm për stabilitetin, integrimin dhe paqen në rajon, si edhe rolin e ShBA-së si garant i paqes dhe integrimit euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi u vlerësua si një moment domethënës për diplomacinë parlamentare shqiptare dhe një hap i rëndësishëm në thellimin e partneritetit strategjik Shqipëri-ShBA, duke forcuar më tej rolin e Kuvendit si nxitës dhe mbështetës i bashkëpunimit mes dy vendeve.

/a.f/r.e/

The post Peleshi pritet nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, në fokus siguria dhe drejtësia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeparlamentari Niko Peleshi pjesë në Mëngjesin e Lutjeve në Amerikë, i pranishëm edhe Presidenti Trump

MĂ«ngjesi i 74-t Tradicional i Lutjeve u zhvillua sot, mĂ« 5 shkurt, nĂ« Washington, si njĂ« nga ceremonitĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme vjetore qĂ« bashkon lidershipin ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r reflektim, dialog dhe lutje. Ky aktivitet zhvillohet qĂ« nga viti 1953 nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, çdo tĂ« enjte tĂ« parĂ« tĂ« shkurtit. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mori pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« ceremoni duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e


Source

Peleshi në Forumin e Sigurisë në Kongresin amerikan: Shqipëria në krah të SHBA-së për sigurinë, stabilitetin dhe paqen

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mori pjesĂ« sot nĂ« Forumin pĂ«r SigurinĂ« tĂ« organizuar nga Kongresi amerikan, ku mbajti njĂ« fjalĂ« mbi angazhimin e palĂ«kundur tĂ« ShqipĂ«risĂ« ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe rĂ«ndĂ«sinĂ« e rritjes sĂ« investimeve nĂ« mbrojtje.

Në fokus të diskutimeve ishin çështjet e sigurisë në kontekstin global e rajonal, sfidat e reja gjeopolitike dhe bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, në përputhje me qëndrimet dhe prioritetet strategjike të SHBA-së dhe NATO-s.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari Peleshi theksoi se Shqipëria është një aleat i besueshëm i SHBA dhe një anëtare e denjë dhe aktive e NATO-s, e cila është e vetëdijshme dhe mban mbi supe barrën e saj të sigurisë.

Ai vuri në dukje se Shqipëria ka rritur investimet në mbrojtje në 2,12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, me një trajektore të qëndrueshme rritjeje në vitet në vijim, në përputhje me angazhimet e aleatëve për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe sigurisë kolektive.

Kryetari i Kuvendit nënvizoi gjithashtu se partneriteti Shqipëri-SHBA nuk është transaksional, por strategjik, afatgjatë dhe i bazuar në vlera të përbashkëta demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Ai theksoi rolin aktiv të Shqipërisë si partnere operative, kontributin në misione ndërkombëtare dhe bashkëpunimin e ngushtë në fushën e modernizimit të forcave të armatosura dhe sigurisë kibernetike.

Në fjalën e tij, Peleshi vuri theksin edhe te rëndësia e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar rajonin si një hapësirë gjeopolitike të ndjeshme ndaj kërcënimeve hibride, ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit, çka kërkon vigjilencë, qëndrueshmëri dhe koordinim të ngushtë me aleatët. Integrimet euroatlantike dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë të domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Forumi mblodhi drejtues komisionesh të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, senatorë e kongresmenë, përfaqësues të lartë të sigurisë, parlamentarë dhe qeveritarë nga vendet e Europës dhe të rajonit si dhe personalitete të larta ushtarake të SHBA-së etj.

Në përfundim, Peleshi ritheksoi se, Shqipëria nuk kërkon përfitime pa kontribut, por synon të forcojë partneritetet strategjike mbi bazën e përgjegjësisë, besueshmërisë dhe veprimit konkret, duke e konsideruar sigurinë një investim thelbësor për paqen dhe stabilitetin afatgjatë.

1 nga 2

/gj.m/r.e/a.f/

The post Peleshi në Forumin e Sigurisë në Kongresin amerikan: Shqipëria në krah të SHBA-së për sigurinë, stabilitetin dhe paqen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi në Kongresin Amerikan: Shqipëria në krah të SHBA-së për sigurinë, stabilitetin dhe paqen

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi mori pjesë sot në Forumin për Sigurinë të organizuar nga Kongresi Amerikan, ku mbajti një fjalë mbi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rëndësinë e rritjes së investimeve në mbrojtje.

Në fokus të diskutimeve ishin çështjet e sigurisë në kontekstin global e rajonal, sfidat e reja gjeopolitike dhe bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, në përputhje me qëndrimet dhe prioritetet strategjike të SHBA-së dhe NATO-s.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari Peleshi theksoi se Shqipëria është një aleat i besueshëm i SHBA dhe një anëtare e denjë dhe aktive e NATO-s, e cila është e vetëdijshme dhe mban mbi supe barrën e saj të sigurisë. Ai vuri në dukje se Shqipëria ka rritur investimet në mbrojtje në 2.12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, me një trajektore të qëndrueshme rritjeje në vitet në vijim, në përputhje me angazhimet e aleatëve për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe sigurisë kolektive.

Kryetari i Kuvendit nënvizoi gjithashtu se partneriteti Shqipëri-SHBA nuk është transaksional, por strategjik, afatgjatë dhe i bazuar në vlera të përbashkëta demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ai theksoi rolin aktiv të Shqipërisë si partnere operative, kontributin në misione ndërkombëtare dhe bashkëpunimin e ngushtë në fushën e modernizimit të forcave të armatosura dhe sigurisë kibernetike.

Në fjalën e tij, Peleshi vuri theksin edhe te rëndësia e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar rajonin si një hapësirë gjeopolitike të ndjeshme ndaj kërcënimeve hibride, ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit, çka kërkon vigjilencë, qëndrueshmëri dhe koordinim të ngushtë me aleatët. Integrimet euroatlantike dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë të domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Forumi mblodhi drejtues komisionesh të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, senatorë e kongresmenë, përfaqësues të lartë të sigurisë, parlamentarë dhe qeveritarë nga vendet e Europës dhe të rajonit si dhe personalitete të larta ushtarake të SHBA-së etj.

Në përfundim, Kryetari Peleshi ritheksoi se Shqipëria nuk kërkon përfitime pa kontribut, por synon të forcojë partneritetet strategjike mbi bazën e përgjegjësisë, besueshmërisë dhe veprimit konkret, duke e konsideruar sigurinë një investim thelbësor për paqen dhe stabilitetin afatgjatë.

Kryeparlamentari Peleshi në Forumin e Sigurisë në Kongresin Amerikan: Shqipëria në krah të SHBA-së për sigurinë, stabilitetin dhe paqen

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mori pjesĂ« sot nĂ« Forumin pĂ«r SigurinĂ« tĂ« organizuar nga Kongresi amerikan, ku mbajti njĂ« fjalĂ« mbi angazhimin e palĂ«kundur tĂ« ShqipĂ«risĂ« ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe rĂ«ndĂ«sinĂ« e rritjes sĂ« investimeve nĂ« mbrojtje. NĂ« fokus tĂ« diskutimeve ishin çështjet e sigurisĂ« nĂ« kontekstin global e rajonal, sfidat e reja gjeopolitike


Source

Peleshi në Uashington, takim me kongresmenin amerikan Keith Self

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u takua sot nĂ« Uashington me kongresmenin amerikan Keith Self, kryetar i NĂ«nkomisionit pĂ«r EuropĂ«n nĂ« Komisionin e PunĂ«ve tĂ« Jashtme tĂ« DhomĂ«s sĂ« PĂ«rfaqĂ«suesve.

GjatĂ« takimit nĂ« Kongresin Amerikan, u vlerĂ«sua mbĂ«shtetja e palĂ«kundur e Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« dhe u theksua forca e Partneritetit Strategjik ShqipĂ«ri–SHBA, si njĂ« shtyllĂ« kyçe e marrĂ«dhĂ«nieve dypalĂ«she.

Peleshi dhe Self diskutuan gjithashtu mbi angazhimin amerikan për reformat demokratike, si dhe kontributin e përbashkët për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë, duke i cilësuar këto elemente thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në takim morën pjesë edhe deputetët e Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe Ilir Pendavinji si dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe deputeti i PD, Belind Këlliçi.

/gj.m/j.p/

The post Peleshi në Uashington, takim me kongresmenin amerikan Keith Self appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi pĂ«rballet me akuza pĂ«r ‘shkelje flagrante’ me imunitetin e Ballukut

Përfaqësuesit e opozitës e akuzuan të enjten kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se në shkelje të Rregullores së Kuvendit, po i ofron mbrojtje politike zv.kryeministres Belinda Ballukut duke shtyrë pa afat mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e planifikuar për të mërkurën. Peleshi shtyu mbledhjen me justifikimin se vendimi i Kuvendit për dhënien [
]

The post Peleshi pĂ«rballet me akuza pĂ«r ‘shkelje flagrante’ me imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

Peleshi, takim me raportuesin për Shqipërinë në PE: Rritje e rolit të Kuvendit në negociata

TIRANË, 29 janar /ATSh/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi sot nĂ« KryesinĂ« e Kuvendit takim me Andreas Schieder, raportues i Parlamentit Europian pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.

Gjatë takimit, u diskutua mbi ecurinë e procesit të anëtarësimit, arritjet për vijimin e reformave, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Peleshi nënvizoi rritjen e rolit të Kuvendit në procesin e anëtarësimit dhe vijimin e negociatave, nëpërmjet përmirësimeve ligjore e strukturore, për rritjen e funksionit legjislativ dhe mbikëqyrjes parlamentare, me fokus të veçantë përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e BE-së.

Në takim u theksua gjithashtu mbështetja e gjerë popullore dhe nevoja e rëndësia e konsensusit politik e parlamentar dhe marrja e përgjegjësive të përbashkëta për integrimin europian.

Në fokus të diskutimit ishte edhe përparimi në përmbushjen e kritereve të kapitujve 23 dhe 24, liria e medias, forcimi i institucioneve të pavarura dhe ndjekja nga Kuvendi e rekomandimeve të Komisionit Europian për vitin 2025. U vlerësua qasja e bazuar në rezultate dhe rëndësia e zbatimit në praktikë të reformave transformuese.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Europian për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë, ndërsa raporteri Schieder riafirmoi angazhimin për ta mbështetur këtë avancim, nëpërmjet rritjes së ndërveprimit të Parlamentit Europian me Kuvendin. /j.p/

The post Peleshi, takim me raportuesin për Shqipërinë në PE: Rritje e rolit të Kuvendit në negociata appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Ping-Pong’ me imunitetin e Ballukut/ Peleshi: MĂ« kĂ«rkoi Balla ta shtyja mbledhjen e Mandateve!

Zvarritja e imunitetit tĂ« Belinda Ballukut, tĂ« cilĂ«n SPAK kĂ«rkon ta arrestojĂ«, ka shkaktuar pĂ«rplasje mes palĂ«ve politike tĂ« opozitĂ«s dhe mazhorancĂ«s. Prej vitit tĂ« kaluar çështja Ă«shtĂ« trajtur ping-pong mes GjykatĂ«s Kushtetuese dhe KĂ«shillit tĂ« Mandateve ku asnjĂ«ra prej tyre ende nuk ka dalĂ« me njĂ« vendim, teksa anĂ«tarĂ«t mundohen t’ja faturojnĂ« njĂ«ri-tjetrit duke [
]

The post ‘Ping-Pong’ me imunitetin e Ballukut/ Peleshi: MĂ« kĂ«rkoi Balla ta shtyja mbledhjen e Mandateve! appeared first on BoldNews.al.

Debate te Konferenca e KryetarĂ«ve/ Bardhi – Peleshit: Mbroni korrupsionin e RamĂ«s dhe Ballukut

Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit një ditë më parë, më 28 janar, ka shkaktuar debate në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që po zhvillohet pa praninë e mediave. Bardhi akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin, se urdhëroi shtyrjen e mbledhjes me të dhëna të rreme, dhe se po shkel në mënyrë [
]

The post Debate te Konferenca e KryetarĂ«ve/ Bardhi – Peleshit: Mbroni korrupsionin e RamĂ«s dhe Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Vendimi i Peleshit në kundërshtim me rregulloren/ Kuvendi shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun, BIRN: Mbi një muaj e gjysmë zvarritje nga mazhoranca socialiste

✇Albeu
By: V K

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ka njoftuar shtyrjen pa afat të mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e planifikuar për të mërkurën, me justifikimin se vendimi i Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut varet nga vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese për një masë tjetër ndaj saj të dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Pas 1 muaj e gjysmĂ« zvarritje mazhoranca socialiste ka vendosur tĂ« kĂ«rkojĂ« akoma mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r tĂ« shqyrtuar kĂ«rkesĂ«n e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme, SPAK, pĂ«r arrestimin e zv.Kryeministres dhe ministres sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, e cila akuzohet pĂ«r “shkelje tĂ« barazisĂ« nĂ« tendera” me vlerĂ« qindra milionĂ« euro.

NĂ« kundĂ«rshtim me rregulloren dhe praktikat e mĂ«parshme parlamentare Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vendosur tĂ« shtyjĂ« mbledhjen e KĂ«shillit tĂ« Mandateve, e njoftuar prej tij pĂ«r tĂ« mĂ«rkurĂ«n, duke rrezikuar kĂ«shtu tĂ« djegĂ« limitet kohore qĂ« ka Kuvendi pĂ«r t’u shprehur ndaj njĂ« kĂ«rkese tĂ« prokurorisĂ« pĂ«r arrestimin e njĂ« deputeti.

Justifikimi i Peleshit për shtyrjen lidhet me një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për një masë tjetër të marrë më herët nga Gjykata e Posaçme ndaj Ballukut, çështje e cila nuk ka lidhje me kërkesën e SPAK në Kuvend.

NĂ« njoftimin pĂ«r shtyrjen e mbledhjes, thuhet se Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« konsideratĂ« kĂ«rkesa e disa anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit, qĂ« shqyrtimi i kĂ«rkesĂ«s sĂ« SPAK “tĂ« lidhet me marrjen dhe vlerĂ«simin paraprak tĂ« vendimit pĂ«rkatĂ«s tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese”.

Peleshi vlerĂ«son se; “njĂ« shqyrtim i tillĂ« synon garantimin e njĂ« procesi vendimmarrjeje tĂ« plotĂ«, objektiv dhe nĂ« pĂ«rputhje me parimet kushtetuese, me qĂ«llim shmangien e cenimit tĂ« parimit tĂ« sigurisĂ« juridike dhe garantimin e rregullsisĂ« kushtetuese tĂ« veprimtarisĂ« dhe vendimmarrjes sĂ« Kuvendit”.

Zvarritja prej javësh e mbledhjes vjen në një linjë me qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama që paralajmëroi publikisht se mazhoranca që ai drejton do të priste të shprehej Gjykata Kushtetuese para se të merrte qëndrim për heqjen e imunitetit parlamentar të Ballukut.

Gjykata Kushtetuese ndërkohë pritet të shpallë vendimin për kërkesën e Ramës për të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të Ballukut, vendim që sipas tij është në konflikt kompetencash me rolin e Kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave. Më herët kjo gjykatë ka vendosur ngrirjen e efekteve të pezullimit duke e kthyer Ballukun në detyrë deri në vendimin përfundimtar të çështjes.

Çështja u shqyrtua nĂ« themel mĂ« 22 janar, por gjyqtarĂ«t kushtetues nuk janĂ« mbledhur ende pĂ«r tĂ« shpallur vendimin.

Balluku është rasti i parë kur një zyrtare kaq e lartë e qeverisë merret e pandehur nga SPAK me akuza për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindra milionë euro dhe vijon të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që kryeministri ka marrë përsipër mbrojtjen e saj juridike dhe publike.

Shtyrja përtej 3 muajve e shqyrtimit të kërkesës së SPAK mund të çojë në rrëzimin automatik të saj, sipas parashikimeve të Rregullores së Kuvendit.

Kërkesa e SPAK në Kuvend ka mbërritur më 16 dhjetor dhe mbledhja e parë e Këshillit u thirr më 19 dhjetor, mbledhje e cila nuk arriti në asnjë rezultat pasi socialistët kërkuan 3 javë kohë që të njihen me një dosje hetimore voluminoze rreth 16 mijë faqe që prokuroria ka dorëzuar në Kuvend, përkundër kërkesës së prokurorëve që mjaftonin 3 deri në 5 ditë.

Gjithsesi asnjĂ« anĂ«tar socialist i kĂ«shillit dhe as avokati nuk e kanĂ« tĂ«rhequr dosjen nĂ« Kuvend pĂ«r t’u njohur me tĂ«, ndĂ«rsa Peleshi refuzoi nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur tĂ« mblidhte KĂ«shillin pavarĂ«sisht kĂ«rkesave tĂ« pĂ«rsĂ«ritura tĂ« 5 anĂ«tarĂ«ve tĂ« opozitĂ«s nĂ« KĂ«shill, sipas parashikimeve tĂ« rregullores.

NĂ« janar Partia Demokratike dorĂ«zoi njĂ« kallĂ«zim penal ndaj tij pĂ«r “shpĂ«rdorim detyre” duke akuzuar se ka penguar drejtĂ«sinĂ« duke cenuar hetimet e prokurorisĂ«.

ËshtĂ« kjo strukturĂ« bipartizane parlamentare qĂ« pas shqyrtimit tĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« prokurorisĂ« harton njĂ« raport pĂ«r nĂ« seancĂ« plenare, nĂ« tĂ« cilin rekomandon rrĂ«zimin ose miratimin e dhĂ«nies sĂ« autorizimit.

Sipas ekspertëve të ligjit, zvarritja e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme bie në kundërshtim me frymën e dispozitave ligjore dhe vendos një precedent të rrezikshëm të qëndrimit të Kuvendit./BIRN

The post Vendimi i Peleshit në kundërshtim me rregulloren/ Kuvendi shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun, BIRN: Mbi një muaj e gjysmë zvarritje nga mazhoranca socialiste appeared first on Albeu.com.

Në pritje të Kushtetueses, Peleshi shtyn pa afat Këshillin e Mandateve për Ballukun

Pas 1 muaj e gjysmĂ« zvarritje mazhoranca socialiste ka vendosur tĂ« kĂ«rkojĂ« akoma mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r tĂ« shqyrtuar kĂ«rkesĂ«n e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme, SPAK, pĂ«r arrestimin e zv.Kryeministres dhe ministres sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, e cila akuzohet pĂ«r “shkelje tĂ« barazisĂ« nĂ« tendera” me vlerĂ« qindra milionĂ« euro. NĂ« kundĂ«rshtim me rregulloren [
]

The post Në pritje të Kushtetueses, Peleshi shtyn pa afat Këshillin e Mandateve për Ballukun appeared first on Reporter.al.

Peleshi: Belgjika mbështet anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE

TIRANË, 27 janar/ATSH/- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nĂ« vijim tĂ« vizitĂ«s zyrtare nĂ« Bruksel u takua me Presidentin e DhomĂ«s sĂ« DeputetĂ«ve, Peter De Roover si dhe me Presidentin e Senatit tĂ« BelgjikĂ«s, Vincent Blondel.

Gjatë takimit me Presidentin Peter De Roover, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe mes Shqipërisë dhe Belgjikës, të ndërtuara mbi respektin e ndërsjellë, vlerat e përbashkëta, partneritetin në NATO dhe angazhimin për stabilitetin rajonal dhe integrimin europian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i Kuvendit theksoi rëndësinë e ndërveprimit parlamentar si një mekanizëm thelbësor për forcimin e bashkëpunimit politik dhe të gjithanshëm mes dy vendeve.

Peleshi falënderoi homologun belg Peter De Roover për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj integrimit europian të Shqipërisë, veçanërisht gjatë lidershipit të suksesshëm të Presidencës belge të Këshillit të Bashkimit Europian. Ai riafirmoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet një objektiv strategjik kombëtar për Shqipërinë dhe se ambicia drejt familjes europiane bazohet në parimin e meritës, në reformat transformuese dhe në rezultate konkrete.

Presidenti De Roover vlerësoi progresin e dukshëm të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe nënvizoi se kjo mbështetje do të vijojë, duke theksuar se procesi i anëtarësimit do të mbetet në fokus të bashkëpunimit parlamentar.

Në takimin me Presidentin e Senatit të Belgjikës, Vincent Blondel, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit parlamentar, forcimin e sundimit të ligjit dhe shkëmbimin e përvojave në proceset reformuese. Kryetari Peleshi vlerësoi kontributin e ekspertizës belge në fushat e drejtësisë, administratës publike dhe rendit, si si dhe bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve ligjzbatuese të dy vendeve.

Bisedimet përfshinë gjithashtu çështje që lidhen me migracionin, bashkëpunimin në fushën e punëve të brendshme, si dhe perspektivat për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike. Kryetari Peleshi nënvizoi rolin e diasporës shqiptare në Belgjikë si një urë të rëndësishme lidhëse mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh.

Presidenti i Senatit, Vincent Blondel, vuri në dukje vullnetin për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe parlamentare, duke konfirmuar mbështetjen e Belgjikës për anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Takimet në Bruksel konfirmuan mbështetjen e qartë të Belgjikës për integrimin europian të Shqipërisë, vullnetin e përbashkët për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar në funksion të integrimit europian, stabilitetit rajonal dhe paqes. Në këto takime, Kryetari i Kuvendit u shoqërua nga një delegacion parlamentar i përbërë nga deputetët Igli Hasani, Ulsi Manja, Evis Kushi, si dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Belgjikë, Albana Dautllari.

The post Peleshi: Belgjika mbështet anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi takon Presidenten e PE-së: Integrimi në BE, proces transformues i institucioneve shqiptare

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot njĂ« takim nĂ« Bruksel me Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të intensifikimit të diplomacisë parlamentare dhe angazhimeve të Kuvendit për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Europian ndaj Shqipërisë dhe theksoi se perspektiva europiane e vendit mbetet e qartë, afatgjatë dhe e pakthyeshme.

Ai nënvizoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është një slogan politik, por një proces transformues i institucioneve, i qeverisjes dhe i jetës së përditshme të qytetarëve, duke theksuar konsensusin politik dhe parlamentar, si edhe mbështetjen e gjerë popullore për procesin e anëtarësimit.

Në fokus të bisedës ishte progresi i Shqipërisë në përmbushjen e kushteve të negociatave, veçanërisht në kapitujt që lidhen me sundimin e ligjit, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Peleshi vuri në dukje se Shqipëria është vendi kandidat me vendosmërinë më të madhe dhe që ecën me shpejtësinë më të lartë drejt familjes europiane, ndërsa reformat po avancojnë mbi bazën e rezultateve konkrete dhe treguesve të matshëm.

NjĂ« vĂ«mendje e veçantĂ« iu kushtua kontributit tĂ« Kuvendit nĂ« procesin e anĂ«tarĂ«simit, si edhe pĂ«rmirĂ«simeve ligjore dhe strukturore pĂ«r t’iu pĂ«rshtatur mĂ« mirĂ« rolit tĂ« Kuvendit nĂ« qendĂ«r tĂ« kĂ«tij procesi.

Presidentja Metsola vlerësoi progresin e dukshëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit, bashkëpunimin shumë të mirë të Parlamentit Europian me Kuvendin, si edhe angazhimin parlamentar dhe institucional të Shqipërisë për përshpejtimin e bashkimit me familjen europiane.

Hapja e Zyrës Rajonale të Parlamentit Europian në Tiranë u cilësua si një sinjal i qartë i angazhimit të Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë dhe perspektivës së saj europiane.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit rikonfirmoi përkushtimin e Shqipërisë për reforma demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të pakthyeshme, duke e konsideruar Parlamentin Europian një partner kyç dhe një busull morale të projektit europian.

NĂ« kĂ«tĂ« vizitĂ«, Kryetari i Kuvendit u shoqĂ«rua nga njĂ« delegacion i Kuvendit, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga Igli Hasani, Kryetar i Komisionit pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Ulsi Manja, Kryetar i Komisionit pĂ«r Çështjet Ligjore dhe AdministratĂ«n Publike, Evis Kushi, Zv/Kryetare e Komisionit pĂ«r Arsimin, ShkencĂ«n dhe Sportin, si dhe Ambasadori i ShqipĂ«risĂ« nĂ« BE, Ferit Hoxha.

1 nga 5

/m.m/j.p/

The post Peleshi takon Presidenten e PE-së: Integrimi në BE, proces transformues i institucioneve shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi do të hapë TV në Kuvend me kosto 500 mijë euro

Kuvendi i Shqipërisë do të hapë një kanal televiziv. Sipas VNA ky projekt do të kushtojë që në nisje 500 mijë euro. Socialistët duan të prodhojnë lajme vet mbi veprimtarinë e Kuvendit dhe të kenë një redaksi ku japin intervista mbi punën e deputetëve. Propozimi i është bërë sot Byrosë së Kuvendit. Argumentimi i plotë: [
]

The post Peleshi do të hapë TV në Kuvend me kosto 500 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi nis punimet në sesionin e dytë të legjislaturës, PD bllokon foltoren

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Kuvendi nisi sot punimet pĂ«r sesionin e dytĂ« tĂ« LegjislaturĂ«s XI.

Seanca ka nisur me përplasje teksa deputetët e Partisë Demokratike, menjëherë pas përfundimit të Himnit Kombëtar, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit edhe pse nuk iu dha fjala, akuzoi mazhorancën dhe qeverinë Rama për kapje të institucioneve.

Ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi mbante fjalën e hapjes së sesionit të ri, deputetët e PD-së u grumbulluan rreth Berishës në foltore.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi drejtoi akuza ndaj mazhorancës, teksa  Peleshi mbante fjalën.

Opozita nuk ka pranuar që të ulen në karriget e tyre dhe të vijojë seanca.

Peleshi me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka hedhur në votim pikat e rendit të ditës, duke mbyllur seancën.

Seanca votoi dy projektvendime të propozuara nga kryetari i grupit parlamentar të PS  Taulant Balla, për disa ndryshime të anëtarësisë në komisionet e përhershme parlamentare.
KĂ«shtu, u miratua projektvendimi “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« vendimin e Kuvendit”,  “PĂ«r caktimin e pĂ«rbĂ«rjes sĂ« komisioneve tĂ« pĂ«rhershme tĂ« Kuvendit” me 79 vota pro 2 kundĂ«r dhe 0 abstenim.
U miratua projektvendimi  pĂ«r njĂ« shtesĂ« dhe ndryshim nĂ« vendimin e Kuvendit “PĂ«r caktimin e anĂ«tarĂ«ve zĂ«vendĂ«sues nĂ« pĂ«rbĂ«rjen e komisioneve tĂ« pĂ«rhershme tĂ« Kuvendit” me 81 vota pro 0 kundĂ«r, 0 abstenim.

 

Konferenca e kryetarëve miratoi sot më herët projektprogramin dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit, si dhe projektkalendarin e ushtrimit të kontrollit parlamentar, në përputhje me Rregulloren.

Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar, foto: Andrin Hoxha, Florian Abazaj
1 nga 23

/gj.m/j.p/

The post Kuvendi nis punimet në sesionin e dytë të legjislaturës, PD bllokon foltoren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“ShqipĂ«ria sot nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re”, Peleshi: Axhenda integruese nĂ« BE, do tĂ« jetĂ« kryefjala e kĂ«tij sesioni

“Axhenda integruese nĂ« Bashkimin Europian, qĂ« do tĂ« jetĂ« kryefjala edhe nĂ« kĂ«tĂ« sesion tĂ« ri”, kĂ«shtu u shpreh kryeparlamentari Niko Peleshi, nĂ« nisje tĂ« seancĂ«s plenare, e para pĂ«r kĂ«tĂ«.

Fjala e Kreut të Kuvendit, Niko Peleshi: 

“NĂ« kĂ«tĂ« Kuvend na ka sjellĂ« besimi i qytetarĂ«ve nga tĂ« gjitha anĂ«t e vendit.

Ata presin që ne të mbajmë parasysh interesat e tyre dhe interesat e vendit, kur propozojmë apo miratojmë ligje.

Të rinjtë duan të binden se e nesërmja për ta është më e mirë këtu sesa çdo opsion tjetër.

Të moshuarit duan të sigurohen se mundi i viteve të punës do të shpërblehet me ditë të bardha.

Qytetarët, në qytet apo në fshat, kërkojnë siguri dhe standarde gjithnjë e më të mira të shërbimeve publike dhe të infrastrukturës.

Axhenda integruese nĂ« Bashkimin Europian, qĂ« do tĂ« jetĂ« kryefjala edhe nĂ« kĂ«tĂ« sesion tĂ« ri, ka potencial tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«rgjigje ndaj sfidave tĂ« shoqĂ«risĂ« shqiptare dhe pĂ«r t’u kthyer nĂ« njĂ« narrativĂ« kombĂ«tare entuziaste.

Ky sesion nuk është thjesht vazhdim i një kalendari.

ËshtĂ« njĂ« provĂ« e dytĂ« – provĂ« e pjekurisĂ« sonĂ« parlamentare, e standardeve qĂ« pret shoqĂ«ria prej nesh dhe e aftĂ«sisĂ« pĂ«r ta kthyer momentin europian tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« ligje tĂ« mira, institucione mĂ« tĂ« forta dhe njĂ« dialog politik mĂ« dinjitoz.

Gjatë sesionit të parë u përballëm me një ngarkesë të konsiderueshme pune dhe një axhendë të ngjeshur ligjvënëse e mbikëqyrëse.

Por, le ta pranojmë me sinqeritet, krahas volumit të punës, kemi pasur shpesh edhe një ngarkesë të tepruar politike, larg funksionit tonë dhe larg nevojave reale të qytetarëve.

Kjo është arsyeja pse sesioni që çelim sot kërkon një kthesë të vogël në stil dhe një kthesë të madhe në rezultate.

Në vitin që vjen do të ketë më shumë ligje për të shqyrtuar, më shumë detyra për komisionet, më shumë raporte dhe kontroll, më shumë monitorim të reformave dhe më shumë pritshmëri nga publiku. Do të ketë edhe më shumë sfida politike, por detyra jonë është ta mbajmë Kuvendin në rolin e vet: një institucion që prodhon zgjidhje dhe standarde, jo zhurmë.

Gjatë sesionit të kaluar zhvilluam 18 seanca plenare, miratuam 41 ligje dhe 59 vendime. U zhvilluan 2 interpelanca dhe 2 mocione me debat. Deputetët e shumicës mbajtën 229 diskutime me kohëzgjatje rreth 40 orë, ndërsa deputetët e opozitës 330 diskutime me kohëzgjatje rreth 48 orë.

Falënderoj të gjithë kolegët deputetë, administratën parlamentare dhe strukturat mbështetëse, sepse, pavarësisht tensioneve, ky Kuvend ka vijuar të funksionojë, të vendosë dhe të prodhojë.

Por këtë vit na duhet diçka më shumë: më shumë fokus dhe më shumë disiplinë ndaj axhendës europiane.

Një parlament europian nuk matet vetëm me numrin e ligjeve që miraton, por edhe me kulturën që përçon.

Ne nuk mund të kërkojmë standarde europiane nga shoqëria, nëse brenda kësaj salle nuk vendosim standarde të reja të sjelljes dhe të respektit institucional.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, dua ta ritheksoj qartĂ«: gjuha e urrejtjes, fyerjet, personalizimi i debatit, nĂ«nçmimi dhe pĂ«rbaltja nuk mund tĂ« normalizohen dhe nuk mund tĂ« shiten si “politikĂ« e fortĂ«â€.

Nuk janë forcë. Janë dobësi. Një dobësi që parlamentet e vendeve të Bashkimit Europian e kanë lënë pas prej dekadash.

Si Kryetar i Kuvendit, do të vazhdoj ta ushtroj detyrën me përkushtim dhe paanësi, me bindjen se shumica dhe pakica dallojnë nga fuqia vendimmarrëse, por jo nga të drejtat, jo nga mundësitë për të folur, jo nga qasja në proces dhe jo nga respekti institucional që meriton secili deputet.

Kjo është baza e një Kuvendi që fiton autoritet. Europa ka qenë fokusi kryesor i veprimtarisë sonë dhe do të mbetet i tillë.

ShqipĂ«ria sot Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re: faza ku nuk flasim mĂ« vetĂ«m pĂ«r “rrugĂ«tim”, por pĂ«r “hyrje”. Nga proces integrimi, nĂ« proces anĂ«tarĂ«simi.

Ky ndryshim kërkon më shumë përgjegjësi, më shumë koordinim institucional dhe një konsensus politik më të gjerë për çështjet strategjike.

Objektivi ynë është i qartë: mbyllja e negociatave teknike brenda vitit 2027 dhe anëtarësimi brenda kësaj dekade.

Në këtë kuadër, Kuvendi duhet të bëjë dy gjëra njëkohësisht:

– tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« pĂ«rafrimin ligjor, pa komprometuar cilĂ«sinĂ« e ligjit;

– tĂ« rrisĂ« kontrollin mbi zbatimin, sepse nĂ« Bashkimin Europian nuk mjafton tĂ« miratosh, duhet tĂ« provosh se ligji funksionon.

Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« sesioni i ri duhet tĂ« jetĂ« sesioni ku kontrolli post-legjislativ bĂ«het praktikĂ« e qĂ«ndrueshme: ligjet tĂ« maten jo vetĂ«m nĂ« sallĂ«, por nĂ« terren – te qytetari, te biznesi, te shĂ«rbimi publik.

Gjatë sesionit të kaluar vijoi bashkëpunimi funksional me institucionet e pavarura dhe u përmbyll raportimi i 27 institucioneve.

 

Kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« rutinĂ« proceduriale. ËshtĂ« mĂ«nyra se si Kuvendi mban gjallĂ« ekuilibrat kushtetues dhe garanton qĂ« institucionet tĂ« funksionojnĂ« si mbrojtĂ«s tĂ« interesit publik.

Mbështetja ndaj institucioneve të drejtësisë mbetet e palëkundur.

Sot kemi një drejtësi të re, të pangjashme me atë të trashëguar.

Kuvendi ka një rol kyç në sfidën për ruajtjen e pavarësisë së institucioneve dhe forcimin e mekanizmave të llogaridhënies.

Sesioni që nisim sot do të udhëhiqet nga disa drejtime të qarta pune:

  • Axhenda e integrimit europian si prioritet i padiskutueshĂ«m

Projektligjet e përafrimit, reformat për shtetin e së drejtës, antikorrupsionin, të drejtat themelore, lirinë e medias, transparencën dhe mirëqeverisjen do të kenë trajtim të përshpejtuar, por edhe filtrin e cilësisë.

  • Diplomacia parlamentare si rrjet besimi pĂ«r anĂ«tarĂ«siminDiplomacia parlamentare do tĂ« jetĂ« mĂ« aktive, mĂ« e koordinuar dhe mĂ« e pranishme, sepse procesi i anĂ«tarĂ«simit Ă«shtĂ« edhe proces besimi, ku sfida mĂ« e madhe nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m pĂ«rafrimi teknik, por ratifikimi final nga tĂ« gjitha shtetet anĂ«tare.
  • MbikĂ«qyrje mĂ« e fortĂ«, mĂ« e dobishme, mĂ« pak formale

Kuvendi do të rrisë kërkesën për llogaridhënie, me më shumë mekanizma kontrolli dhe me më shumë vlerësim të ndikimit real të ligjeve dhe politikave publike.

  • Modernizimi dhe transparenca-Kuvendi i hapur 24/7

Teknologjia nuk është luks, por mjet për ta sjellë Kuvendin më pranë qytetarëve: arkivim, indeksim dhe transmetim më të mirë e më të kuptueshëm të punimeve parlamentare, konsultim publik më të aksesueshëm, gjurmim të akteve dhe një kulturë të re transparence që e bën Kuvendin të lexueshëm për publikun.

Të gjitha këto sot i bën të mundura teknologjia, me më shumë lehtësi dhe cilësi.

Të nderuar kolegë deputetë,

Na pret një volum i madh pune. Por ky volum është privilegj dhe përgjegjësi, sepse kemi në dorë një kapitull historik: ta afrojnë Shqipërinë me Europën jo vetëm si aspiratë, por si standard.

Në fund të kësaj legjislature, Kuvendi duhet të jetë më i respektuar, më funksional, më i hapur dhe më europian në etikë, në procedurë, në cilësinë e debatit dhe në shërbimin ndaj qytetarëve.

Përballë sfidave të mëdha kombëtare nuk jemi thjesht shumicë apo opozitë. Jemi bij e bija të së njëjtës Shqipëri, që duhet të ecë me dinjitet drejt të njëjtit destinacion: Shqipërisë anëtare të Bashkimit Europian.

Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në këtë sesion parlamentar.

❌