Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shqiptarja i shpëton deportimit nga Britania e Madhe: Më detyroi bashkëshorti të gënjeja

Një shtetase shqiptare ka shmangur deportimin nga Britania pasi një gjykatë pranoi se bashkëshorti i saj ishte përgjegjës për deklaratat e rreme lidhur me origjinën dhe të kaluarën e saj penale. Bëhet fjalë për Fatmire Isaku, e cila kishte aplikuar tre herë për qëndrim ligjor pas mbërritjes në Britani, por kërkesat e saj ishin refuzuar […]

The post Shqiptarja i shpëton deportimit nga Britania e Madhe: Më detyroi bashkëshorti të gënjeja appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet në Kolumbi “koordinonatori” i kokainës për mafien shqiptare

Policia kolumbiane ka arrestuar Lorenzo Dei Meneghetti, një nga personat më të kërkuar nga autoritetet italiane për trafik ndërkombëtar droge. Ai konsiderohej një figurë kyçe në organizimin e dërgesave të kokainës drejt Evropës, përfshirë edhe për rrjete të mafies shqiptare. Mediat e huaja raportojnë se arrestimi u krye në qytetin Ciénaga, në Kolumbi, në kuadër […]

The post Arrestohet në Kolumbi “koordinonatori” i kokainës për mafien shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Rrilë të Lezhës, dyshohet se Nikulaj ka mbetur i plagosur (Detaje)

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmjes së së dielës në Rrilë të Lezhës, ku një berberhane u qëllua me breshëri armësh zjarri, duke mbetur i plagosur pronari i saj, 30-vjeçari Sokol Daci. Shënjestra e atentatit dyshohet të ketë qenë 21-vjeçari Merando Nikulaj, i cili ndodhej në berberhane në shoqërinë e një efektivi […]

The post Atentati në Rrilë të Lezhës, dyshohet se Nikulaj ka mbetur i plagosur (Detaje) appeared first on BoldNews.al.

Gjesti rikthehet në rrjetet sociale pas humbjes së vëllait: Kapitull i ri

Gjesti është rikthyer zyrtarisht dhe këtë herë me më shumë ndjeshmëri se kurrë më parë. Pas suksesit të jashtëzakonshëm të projektit muzikor “Memories”, Gjesti vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe rrjeteve sociale. Artisti ka arritur të prekë ndjenjat e fansave me këngën e tij të fundit, e cila është kthyer në […]

The post Gjesti rikthehet në rrjetet sociale pas humbjes së vëllait: Kapitull i ri appeared first on BoldNews.al.

20:59 Sa fëmijë sjellin më shumë lumturi në familje? Ja çfarë thotë një studim i ri (Lifestyle)

Ekziston një masë ideale e lumturisë familjare

Sa fëmijë i sjellin lumturi një familjeje është një vendim që çdo prind duhet ta marrë vetë. Ajo që funksionon për një familje, nuk është domosdoshmërisht zgjedhja më e mirë për një tjetër. Disa familje e gjejnë lumturinë në shtëpi të mbushura me zëra fëmijësh, ndërsa të tjera ndihen më të përmbushura në një ambient më të qetë dhe më të vogël. Prej dekadash, ekzistojnë mendime të ndryshme rreth madhësisë ideale të familjes, por disa kërkime kanë sugjeruar se katër fëmijë mund të jenë numri që lidhet me nivelin më të lartë të lumturisë prindërore.

Sipas një studimi të udhëhequr nga dr. Bronwyn Harman në Edith Cowan University në Perth, prindërit që kanë katër ose më shumë fëmijë raportojnë nivelet më të larta të lumturisë dhe kënaqësisë me jetën. Familjet e mëdha përballen me sfida të shumta, zhurmë, kaos të përditshëm dhe presione financiare, por, sipas studimit, gëzimi i rritjes së një familjeje të madhe shpesh i tejkalon këto vështirësi.

“Lumturia e prindërve me familje të mëdha mund t’i atribuohet pjesërisht ndjenjës së lidhjes dhe qëllimit që vjen nga rritja e shumë fëmijëve. Kënaqësia që lind duke parë fëmijët teksa rriten dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin, si dhe krenaria për familjen që kanë ndërtuar, lidhet ngushtë me gëzimin e vëzhgimit të marrëdhënieve mes vëllezërve dhe motrave”, shpjegon dr. Harman.

Çfarë shtojnë studime të tjera?

Ndjenja e qëllimit dhe komunitetit familjar: Kërkime të psikologjisë familjare tregojnë se familjet me më shumë fëmijë shpesh zhvillojnë një ndjenjë më të fortë bashkëpunimi dhe mbështetjeje të ndërsjellë, çka rrit kënaqësinë afatgjatë të prindërve.

Roli i vëllezërve dhe motrave: Ndërveprimi i përditshëm mes fëmijëve ndihmon në zhvillimin e aftësive sociale, empatisë dhe ndjenjës së përkatësisë, faktorë që ndikojnë pozitivisht edhe në mirëqenien e prindërve.

Stresi dhe përshtatja: Edhe pse niveli i stresit mund të jetë më i lartë në familje të mëdha, studimet sugjerojnë se prindërit shpesh zhvillojnë strategji më të mira menaxhimi të kohës dhe pritshmërive, gjë që e zbut ndikimin negativ të stresit.

Lumturia është subjektive

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se lumturia është thellësisht subjektive. Ajo që funksionon për një familje, mund të mos jetë zgjidhja ideale për një tjetër. Disa prindër lulëzojnë në dinamikën e zhurmshme dhe energjike të një familjeje të madhe, ndërsa të tjerë ndihen më të qetë dhe të përmbushur në familje më të vogla.

Në fund, gjetja e ekuilibrit të duhur për çdo familje individualisht, duke marrë parasysh burimet emocionale, financiare dhe stilin e jetesës, mbetet çelësi i një jete familjare të lumtur dhe të qëndrueshme. /et

20:41 Polici që frymëzoi Serpicon e Al Pacinos

Frank Serpico u qëllua më 3 shkurt 1971, pasi zbuloi korrupsionin në Departamentin e Policisë së Qytetit të Nju-Jorkut. Vitin tjetër, BBC raportoi për kalbjen “e përhapur” në forcën policore të Mollës së Madhe [Nju-Jorkut].

Nga: Greg McKevitt / BBC

Drama kriminale e vitit 1973, Serpiko [Serpico] u shkëput drejtpërdrejt nga titujt e gazetave. Bazuar në bestsellerin e Peter Maasit, filmi kishte Al Pacinon në rolin kryesor – taze nga suksesi në rolin e Majkël Korleonit te Kumbari [The Godfather] – si polici idealist Frank Serpico i cili guxoi të përballej me korrupsionin në Departamentin e Policisë së Qytetit të Nju-Jorkut [NYPD].

Ndershmëria e tij kokëfortë e vuri në konflikt me kolegët. Por, a kishte kjo lidhje me momentin e 3 shkurtit 1971, kur ai u qëllua gjatë një bastisjeje për narkotikë? BBC raportoi për hetimin pasues në vitin 1972.

Serpico, djali i emigrantëve italianë, iu bashkua NYPD-së në vitin 1959 për t’i shërbyer komunitetit. Në vitin 1965, u bë oficer me rroba civile – një hap drejt detektivit. Idealizmi i tij u përplas shpejt me pandershmërinë e disa prej kolegëve të tij. Zbuloi se korrupsioni ishte i përhapur. Një polic mund të merrte deri në 800 dollarë në muaj – ekuivalenti i rreth 8 000 dollarëve [6 766 euro] sot – nga operacionet e lojërave të fatit, me zyrtarët e lartë që merrnin një shumë më të madhe.

Në vitin 1967, Serpico u bë informator, duke sjellë prova të këtij korrupsioni tek eprorët e tij. Në këmbim, ai u ngacmua dhe u kërcënua. Më pas iu bashkua në këtë mision David Durkut, një tjetër oficer i guximshëm i NYPD-së që kishte kontakte në nivele të larta. Teksa Durku ishte jurist pedant dhe familjar, Serpico ishte një shpirt i lirë dhe vetmitar – një tjetër arsye pse nuk ishte i pëlqyer nga kolegët.

Në vitin 1970, i zhgënjyer dhe pa rrugëdalje, Serpico dhe Durku ia dorëzuan zbulimet e tyre gazetës New York Times. Zbulimet tronditëse në faqen e parë tronditën qytetin. Kryetari i Bashkisë, John Lindsay, caktoi një komision të pavarur të drejtuar nga avokati i Uoll-Stritit [Wall Street], Whitman Knapp. Por, Serpico ende ishte në detyrë aktive.

 Al Pacino luajti Frank Serpicon në biopikun e vitit 1973 të Sidney Lumetit(Alamy)

Në shkurt të vitit 1971, tashmë pjesë e sektorit të narkotikëve, ai shkoi në një ndërtesë apartamentesh në Bruklin me tre oficerë të tjerë pas një sinjalizimi për një marrëveshje droge. Serpico trokiti në derën e të dyshuarit dhe u fut brenda kur ajo u hap, por u qëllua në fytyrë. Një zyrtar i lartë i policisë i tha revistës New York Magazine se kur erdhi lajmi, “u tmerruam nga mundësia që këtë ta kishte bërë një polic”.

Sipas New York Magazine-it, Serpico u “la për të vdekur nga kolegët e tij policë”, dhe ishte një banor i ndërtesës ai që thirri shërbimet e urgjencës. Ai u dërgua në spital me një makinë policie. Në një artikull të Politico-s të vitit 2014, ai shkroi: “Njëri nga policët që më çoi atë natë tha [më vonë], ‘po ta dija që ishte ai, do ta kisha lënë aty të rridhte gjak derisa të vdiste’”.

Një vit më vonë, David Taylor nga programi 24 Hours i BBC-së raportoi nga qyteti ku statistikat e krimit ishin “si të një lufte në zhvillim”. Ai zbuloi se Nju-Jorku jo vetëm që ishte qyteti më i pasur në botë, por edhe një nga më të ndyrët. “Vitit e kaluar ishin 1 600 vrasje në qytet. Më shumë amerikanë u vranë këtu sesa në Vietnam. Një krim i dhunshëm ndodh çdo 15 minuta, një grabitje çdo minutë dhe një vjedhje çdo 30 sekonda”.

“Por, ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është dijenia e përgjithshme se policët marrin ryshfet”, tha Taylori. Hetimi publik zbuloi se korrupsioni ishte “i përhapur, megjithëse jo i njëjtë në shkallë”. Ai i quajti shumicën e policëve të korruptuar si “barngrënës”. Këta ishin policë që pranonin pagesa të vogla dhe dhurata nga “kontraktues, operatorë të merimangave, lojtarë kumari dhe të ngjashëm”. “Mishngrënësit”, një përqindje e vogël e NYPD-së, shfrytëzonin në mënyrë agresive situatat për pagesa të mëdha. Këto përfshinin “kumarin, narkotikët dhe krimet e tjera të rënda që mund të sillnin mijëra dollarë”.


Dëshmitari kryesor në seancat e transmetuara në televizion ishte William Phillips, një polic me rroba civile që kishte marrë ryshfet për 14 vjet. Një detektiv i vrasjeve që e pa atë duke dëshmuar në TV i tha prokurorëve se ai i ngjante një skice të një të dyshuari për një vrasje të pazgjidhur nga viti 1968. Phillipsi përfundoi i dënuar për vrasjen e dy personave dhe shkoi në burg për 32 vjet. Vdiq në vitin 2023, në moshën 92-vjeçare. Në nekrologjinë e tij, New York Times shtroi pyetjen: “A kreu vrasje, apo u kurdis si hakmarrje për thyerjen e murit të kaltër të heshtjes”?

Serpico, pjesërisht i shurdhuar në njërin vesh nga të shtënat, dëshmoi vetë në hetim, duke thënë: “Shpresoj që zyrtarët policorë të mos e përjetojnë në të ardhmen të njëjtin zhgënjim dhe ankth që më është shkaktuar mua në pesë vjetët e fundit, nga eprorët e mi, për shkak të përpjekjes për të raportuar korrupsionin. Më bënë të ndihesha sikur i kisha ngarkuar me një detyrë të padëshiruar”. Ai i bëri thirrje hierarkisë policore të krijojë “një atmosferë në të cilën polici i pandershëm ka frikë nga ai i ndershmi dhe jo e kundërta”.

Durku i tha komisionit: “Korrupsioni nuk ka të bëjë fare me paratë, sepse nuk ka sasi parash që mund t’i japësh një polici për të rrezikuar jetën 365 ditë në vit. Të jesh polic është një vokacion, ose nuk është asgjë fare – dhe kjo është ajo që u shkatërrua nga korrupsioni në Departamentin e Policisë së Qytetit të Nju-Jorkut; u shkatërrua për mua dhe për mijëra të tjerë si unë”.

Raporti i BBC-së i vitit 1972, mbi gjendjen e policisë së Nju-Jorkut, gjeti një forcë të demoralizuar. Kapiteni Edward Rogers, komandant i Njësisë së Nëntë, tha për 24 Hours: “Momentalisht, morali është në një pikë shumë të ulët në departament për shkak të Komisionit Knapp, kur 95 përqind e burrave të ndershëm tani po quhen të korruptuar, ndërkohë që Komisioni Knapp në rastin më të mirë zbuloi ndoshta se pesë përqindëshi i departamentit është i korruptuar. 95 përqind të tjerët po bartin barrën e etiketës së korrupsionit”. Ai shtoi: “Diçka e kësaj natyre na ka kthyer shumë vite prapa në marrëdhëniet me publikun, padrejtësisht”.

Durku i tha BBC-së se arritja më e madhe e komisionit ishte që “shkërmoqi teorinë e mollës së kalbur” që ishte përgjigja e mëparshme ndaj çdo akuze për korrupsion policor. “Administrata gjithmonë thoshte, ‘Çfarë? Tronditëse, e tmerrshme, na trego fajtorin dhe do ta varim’. Dhe, zakonisht bënin një shfaqje dramatike duke varur një ose dy vetë … zakonisht njerëz në nivele shumë të ulëta. Mendoj se ajo që bëri Komisioni Knapp ishte të tregonte shkallën dhe seriozitetin e asaj që në të vërtetë nënkupton korrupsioni”.

Kur erdhi puna për të bërë filmin mbi luftën kundër korrupsionit, roli i Durkut në ngjarje u paraqit nga Bob Blair, një personazh i trilluar i luajtur nga Tony Roberts. Pas seancave të komisionit, Durku u promovua në toger dhe qëndroi në polici për më shumë se një dekadë.

Serpico, i zhgënjyer, dha dorëheqje nga forca në vitin 1972 dhe për një kohë u zhvendos në Zvicër. Filmi biografik, i drejtuar nga Sidney Lumet, doli në ShBA një vit më vonë. Motoja në poster ishte kjo: “Shumë nga kolegët e tij e konsideronin njeriun më të rrezikshëm të gjallë – një polic i ndershëm”. Tridhjetë vjet më pas, në vitin 2003, Instituti Amerikan i Filmit e renditi Frank Serpicon në vendin e 40-të në listën e heronjve më të mëdhenj në historinë e kinemasë amerikane. /et

20:38 Superkompjuteri me parashikim të çmendur: Arsenali 91 për qind kampion, Reali s’e fiton La Liga-n

Last Updated on 02/02/2026 by EL

Superkompjuteri ka bërë një tjetër parashikim të çmendur, ku ka zbuluar të gjitha skuadrat që do t’i fitojnë pesë ligat më të mëdha evropiane.

Ajo që ka fituar vëmendjen më të madhe është përqindja e lartë që i ka dhënë Arsenalit dhe Interit për ta fituar titullin, pavarësisht që aktualisht distanca në ligat e tyre nuk është shumë e madhe.

Sipas superkompjuterit, Arsenali ka plot 91 për qind shanse për ta fituar titullin, ndjekur nga Man City me vetëm 8 për qind si dhe Aston Villës i nevojitet një mrekulli me 1 për qind.

Në Serie A, Interi ka 90 për qind shanse për ta fituar titullin, ndjekur nga AC Milani me 5 për qind, derisa Napoli vetëm 3 për qind. Juventusi në fund me 1 për qind.

Sa i përket Spanjës, Barcelona ka plot 61 për qind, derisa Real Madridi që ka vetëm një pikë më pak aktualisht në renditjen tabelore, ka 38 për qind shanse.

Bayern Munichu ndërkohë mund të thuhet se është kampion pasi ka dallim të madh pikësh nga Dortmundi, ku ka 98 për qind.

Edhe në Francë e njëjta situatë, ku PSG-ja vlerësohet me 97 për qind, ndjekur nga Lens me 2 për qind./et

20:31 BMW M4 Competition dhe Ford Mustang Dark Horse matin forcat

Last Updated on 02/02/2026 by EL

Vijat e drejta janë ndërtuar për makina të shpejta. Por si ia dalin të njëjtat makina frenimit të fortë, një kthesë të fortë dhe pastaj një garë me rrokullisje?

Kjo është ajo që synon të zgjidhë një garë me tërheqje në formë U, dhe po kemi një shans të shohim se si një Ford Mustang Dark Horse me superkarikues përballë M4 Competition të BMW-së, transmeton Telegrafi.

Të dyja makinat sjellin specifikime serioze, shumë fuqi dhe më shumë të përbashkëta nga sa mund të prisni. Megjithatë, në pistë, janë ndryshimet ato që kanë rëndësi.

Gara e parë përcakton menjëherë tonin. M4 Competition me motor RWD niset me shpejtësi dhe hap një epërsi komanduese prej dy deri në tre makinash në gjatësi përpara se Mustang të mund ta kalojë plotësisht fuqinë e tij në rrotat e pasme.

Megjithatë, deri në fund të çerek miljes së parë, hendeku tashmë po zvogëlohet.

Dark Horse ecën përsëri brenda një gjatësie të vetme makine përpara se të dyja makinat të frenojnë me forcë. Këtu ndryshojnë gjërat. Stabiliteti superior i frenimit i Ford e sjell atë në nivel me BMW-në, dhe të dyja makinat zhyten në kthesën në formë U njëkohësisht.

Në dalje të kthesës, Mustang kapet i pari. Pasi e bën këtë, motori V8 me 5.0 litra me superkompresor e shtrin veten. Deri në fund të çerek miljes së dytë, Dark Horse i ka kthyer gjërat, duke arritur një fitore të pastër me dy makina gjatësie, me ventilatorin e tij që ‘bërtet’ gjatë gjithë rrugës.

Gara e dytë zhvillohet pothuajse njësoj, vetëm më me vendosmëri. BMW edhe një herë e godet fort dhe merr epërsinë e hershme, por këtë herë Mustang e kthen atë përpara se të arrijnë në zonën e frenimit.

Që nga aty, është déjà vu. Ford frenon më vonë, rrotullohet më me siguri gjatë kthesës U dhe del përpara. Rezultati përfundimtar është një fitore e qartë dhe e pakontestueshme. Por si ia doli makina me kalë të shkatërronte një nga makinat më të mira të Gjermanisë?

Në letër, përballja duket pothuajse e padrejtë. Njerëzit në Edmunds e kanë pajisur këtë motor Dark Horse me superkompresor, kështu që tani ai ka 810 kuaj fuqi (604 kW) krahasuar me BMW-në standarde prej 503 kuaj fuqi.

Pavarësisht se peshon më shumë 1,870 kg, raporti për kuaj fuqi i Ford-it e tejkalon lehtësisht atë prej 7.49 të M4-së.

Sigurisht, kjo lloj fuqie ka një kosto. Çmimi i Mustang Dark Horse rritet në 90,111 dollarë siç është testuar me kompresorin e instaluar, megjithëse ende e ul shifrën prej 108,945 dollarësh të BMW-së me një diferencë të konsiderueshme prej gati 19,000 dollarësh.

Nga baza në bazë, Ford fillon me rreth 59,000 dollarë, ndërsa M4 Competition fillon mbi 84,000 dollarë. BMW-ja rikthehet nga vija e nisjes, duke arritur shpejtësinë 0-100 km/orë (96 km/orë) në 3.7 sekonda krahasuar me 3.9 sekondat e Fordit. Por gjatë një çerek milje, Mustang e kalon me një kalim prej 11.4 sekondash me 208 km/orë, duke e tejkaluar BMW-në me 200 km/orë (11.6 sekonda).

Aty ku Dark Horse dallohet vërtet janë kthesat. Ai ka një kontroll anësor marramendës prej 1.33 g, krahasuar me 1.18 g të BMW-së, dhe ky avantazh duket në kronometër. Koha më e mirë në përgjithësi? Ford me 32.9 sekonda, me BMW-në që mbetet pas me 33.7 sekonda. /e.t

20:30 Sulltanesha e fundit osmane: Jeta e Neslişahut mes mërgimit, poshtërimeve dhe dinjitetit perandorak

E fundit e Dinastisë Osmane, e dëbuar nga Turqia, jetoi mes Evropës dhe Lindjes me një emër që nuk u shua kurrë

Ajo është personi i fundit i regjistruar në trungun familjar të Dinastisë Osmane. Neslişah Sultan përjetoi fatin e pazakontë të ishte njëkohësisht anëtarja më e re dhe më e moshuar e një dinastie të fuqishme që për më shumë se gjashtë shekuj kishte sunduar një perandori të madhe.

Perandoria Osmane ekzistoi nga viti 1299, kur Osmani I themeloi dinastinë, deri më 1922, kur u rrëzua sulltani i fundit Mehmed VI, ndërsa Turqia u shpall republikë nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Atatürk. Anëtarët e familjes sunduese u detyruan të shkonin në mërgim. Kthimi iu lejua në vitet ’50, por vetëm grave; ndërsa vetëm një çerek shekulli më vonë edhe burrave iu lejua të vizitonin atdheun. Ndërkohë, të gjithë humbën titujt. Përfaqësuesja e fundit e Dinastisë Osmane ishte Sulltanesha Neslişah.

Ajo lindi më 4 shkurt 1921, në një pallat në Istanbul, vetëm një vit para ngjarjeve që do të ndryshonin historinë e Turqisë. Kur u regjistrua në librin e lindjeve, askush nuk mund ta parashikonte se do të ishte anëtarja e fundit “e regjistruar” e dinastisë. Edhe pse kishte dy motra më të vogla, emrat e tyre nuk u shënuan, pasi sulltanati ishte shfuqizuar ndërkohë.

Nëna e saj ishte princesha Sabiha, vajza e tretë dhe më e vogël e sulltanit Mehmed VI, ndërsa i ati, princi Ömer Faruk, ishte djali i vetëm i kalifit të fundit osman Abdulmejid II. Pas dëbimit, familja u vendos në Nicë, ku Neslişah kaloi fëmijërinë dhe u shkollua. Jeta, megjithatë, nuk ishte e lehtë: nuk kishte asnjë gjurmë të luksit të dikurshëm të pallatit perandorak. Malli për atdheun ishte i madh, ndërsa shumë anëtarë të dinastisë në mërgim e mbyllën jetën në varfëri të skajshme.

 Sulltanesha Neslişah, Foto: Alamy

Në prag të Luftës së Dytë Botërore, Neslişah u shpërngul me prindërit dhe motrat në Egjipt, ku u vu re nga një princ i ri, Hasan. Edhe pse kalifi nuk e bekoi këtë dashuri, princesha u fejua me egjiptianin hijerëndë. Martesa, megjithatë, nuk u realizua.

“Po”-në vendimtare ia tha një princi tjetër, Muhamed Abdel Moneim, djalit të kedivit (nënmbretit) të fundit egjiptian Abbas Hilmi II. Në dasmën e mbajtur në shtator 1940 në një pallat në Kajro, ajo mori titullin e Lartmadhërisë së Saj. Një vit më pas lindi djalin, princin Abbas Hilmi, ndërsa në vitin 1944 vajzën, princeshën Ikbal.

Kur Lëvizja e Oficerëve të Lirë rrëzoi mbretin Faruk në revolucionin e qershorit 1952, Moneim u emërua princ-regjent. Bashkëshortja e tij shfaqej rrallë në publik dhe ishte kryesisht e përkushtuar ndaj punës bamirëse. Regjenti, në fakt, nuk kishte pushtet real, pasi në krye të shtetit kishte ardhur Gamal Abdel Nasser.

 Sulltanesha Neslişah me bashkëshortin dhe fëmijët

Nën akuzën se vepronin kundër Naserit, Moneim dhe Neslişah u arrestuan në vitin 1957, duke e detyruar princeshën të përballej edhe një herë me mërgimin. U liruan pas ndërhyrjes së presidentit turk, i cili në vitin 1963 ia riktheu shtetësinë. Ajo fitoi gjithashtu të drejtën të rikthente mbiemrin familjar Osmanoğlu në dokumente. Pas vdekjes së bashkëshortit, jetoi në disa kryeqytete evropiane, derisa në vitin 1979 u vendos përfundimisht në vendin e origjinës.

Ajo fliste rrjedhshëm disa gjuhë, përveç gjuhës amtare, përdorte frëngjishten, anglishten, gjermanishten dhe arabishten. Ishte skiatore, notare dhe kalëruese e pasionuar; interesohej për histori, letërsi, gjeografi, botanikë dhe kulinari. Ndiqte edhe serialin popullor “Sulejmani i Madhërishëm”, i cili, sipas burimeve të afërta, nuk i përmbushi pritshmëritë.


Pas kthimit në Istanbul, Sulltanesha Neslişah e gjeti sërish veten. Ajo thoshte se, duke ecur nëpër rrugë dhe duke kaluar pranë pallateve që kishin ndërtuar paraardhësit e saj, ndiente thellë lidhjen me ta. Me këtë ndjenjë jetoi dhe me të u nda nga jeta. E qetë dhe e pajtuar, e priti pleqërinë në qytetin e lindjes, ku vdiq më 2 prill 2012, në moshën 91-vjeçare, pas një ataku kardiak. U varros në varrezat Aşiyan, pranë nënës dhe motrave, në majë të një kodre me pamje nga Bosfori.

 Sulltanesha Neslişah ndërroi jetë në vitin 2012. Foto: AFP

Bashkatdhetarët e përshkruanin si një zonjë dinjitoze dhe sharmante, me qëndrim fisnik, që gjithmonë theksonte prejardhjen e saj dhe respektonte traditën. Për ta, ajo mbeti simboli i fundit i një epoke të fuqishme dhe i një historie madhështore më shumë se gjashtëqindvjeçare. /et

20:19 “Ishin më mirë me ato fejesat”/ Balla tallet sërish me foltoren e Berishës (VIDEO)

Last Updated on 02/02/2026 by EL

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balal ka ironizuar foltoren e sotme të Partisë Demokratike.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla e krahason foltoren me një përkujtimore, ku sipas tij janë vetëm njerëzit e shtëpisë.

Më tej Balla shkruan se kur ishin fejesat vinin dhe krushqit dhe bëheshin më shumë njerëz.

Ishin më mirë me ato fejesat, apo zjafetet siç i thonë, se na vinin dhe krushqit e bënin sikur ishin shumë. Po këto përkujtimoret nuk shtyhen fare, se nuk vijnë as krushq, vetëm njerëzit e shpisë”, shkruan Balla/et

20:15 Këto shenja delikate tregojnë se po konsumoni shumë karbohidrate, mos i injoroni ato

Last Updated on 02/02/2026 by EL

Karbohidratet shpesh kanë një reputacion të keq, veçanërisht në mesin e atyre që përpiqen të humbin peshë, por eliminimi i plotë i këtij makronutrienti të rëndësishëm nga dieta juaj nuk është domosdoshmërisht i shëndetshëm ose i dobishëm. Qasja e duhur është të hani një dietë të ekuilibruar dhe të zgjidhni burime cilësore.

Karbohidratet komplekse, të tilla si tërshëra, drithërat e plota, patatet dhe bishtajoret, i sigurojnë trupit energji dhe fibra, të cilat ndihmojnë në ngopje dhe shëndetin e tretjes. Megjithatë, është e rëndësishme të mos e teproni me këto lloj ushqimesh.

Sa karbohidrate është optimale për t’u konsumuar? Marrja e rekomanduar ditore varion nga 45% në 65% të marrjes totale të kalorive. Për shembull, një person që konsumon rreth 1,800 kalori në ditë duhet të konsumojë midis 203 dhe 293 gram karbohidrate. Njerëzit më aktivë mund të kenë nevojë për më shumë, ndërsa ata që bëjnë një mënyrë jetese sedentare duhet ta përshtatin marrjen e tyre për të ulur shpenzimet e energjisë.

Ka shenja të qarta që tregojnë se marrja juaj e karbohidrateve është shumë e lartë:

Fryrje – marrja e tepërt, veçanërisht e karbohidrateve të rafinuara si buka e bardhë, makaronat dhe ëmbëlsirat, mund ta vështirësojë tretjen dhe të shkaktojë një ndjesi fryrjeje dhe shqetësimi.

Shtimi në peshë – vaktet e pasura me karbohidrate shpesh përmbajnë edhe shumë yndyrë, gjë që mund të çojë në kalori të tepërta dhe shtim të padëshiruar në peshë.

Aknet – një konsum i lartë i sheqerit dhe karbohidrateve mund të ndikojë në hormonet që lidhen me shfaqjen e akneve, veçanërisht në pjesën e poshtme të fytyrës. Reduktimi i ushqimeve me një indeks të lartë glicemik mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së lëkurës.

Probleme me gjumin – konsumimi i sasive të mëdha të karbohidrateve në mbrëmje mund ta bëjë të vështirë të biesh në gjumë sepse trupi duhet të zbërthejë sheqerin në vend që të përgatitet për pushim.

Energji e ulët dhe lodhje – sasi të mëdha karbohidratesh shkaktojnë ndryshime të papritura në sheqerin në gjak, të cilat mund të shkaktojnë lodhje, dhimbje koke dhe një ndjenjë “mjegulle truri”. Kombinimi i karbohidrateve me proteinat dhe yndyrnat e shëndetshme ndihmon në energjinë e qëndrueshme gjatë gjithë ditës.

Karbohidratet janë një pjesë thelbësore e një diete të shëndetshme, por moderimi dhe burimet cilësore janë thelbësore. Zgjidhni drithëra të plota, perime, fruta dhe bishtajore, dhe shmangni ushqimet e përpunuara me shumë sheqer. Dëgjoni sinjalet e trupit tuaj dhe përshtatni dietën tuaj me stilin tuaj të jetesës./et

“SOS! Po grabitemi!”: Aktivistët kundër resorteve turistike në Zvërnec dhe Sazan

“Ta shijojmë Sazanin pa na e marrë Ivanka!” është kthyer në një batutë të përhapur tashmë mes atyre që udhëtojnë drejt jugut të Shqipërisë. Ironia, megjithatë, pasqyron një shqetësim real për planet e zhvillimit turistik të lidhura me familjen Trump në zonat e mbrojtura të bregdetit shqiptar.

Postimet e Ivanka Trump, vajzës së Presidentit Amerikan në rrjetet sociale, shoqëruar me këngë tradicionale shqiptare, u komentuan gjerësisht në media gjatë fundit të muajit janar. Por përtej debatit mediatik dhe atij online me reagime emocionale, aksionet konkrete në terren kanë qenë të pakta.

Pikërisht, për të thyer heshtjen, një grup aktivistësh dhe artistësh udhëtuan të shtunën drejt Zvërnecit. Në rërën pranë lagunës së Nartës, ata u kujdesën për disa orë që të shpalosnin një mesazh artistik me mbishkrimin “SOS, po grabitemi!”, të shoqëruar me vizatime shpendësh dhe gjallesash karakteristike të zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë dhe Karaburun-Sazan.

Lexo: Nga vizitor në investitor strategjik, si e siguroi Sazanin Jared Kushner

Aksioni simbolik, që u ndoq nga Citizens.al, u zhvillua pranë Manastirit të Zvërnecit, në një territor ku biodiversiteti ishte i dukshëm me sy të lirë. Flamingot, çafkat e bardha dhe shpendë të tjerë migratorë e bëjnë zonën një nga pikat më të rëndësishme ekologjike në vend, mjaft të frekuentuar nga turistët e natyrës dhe ata që udhëtojnë për kamping.

Elsa Paja, një nga aktivistet, na tregoi se ideja lindi nga frika për pasojat e projekteve të paralajmëruara. Sipas saj, bashkimi i artistëve dhe aktivistëve ishte një reagim i drejtpërdrejtë ndaj ndjenjës së përjashtimit nga vendimmarrja.

“Dikush vjen nga jashtë dhe të grabit tokën! Arsyet pse kjo nuk duhet të ndodhë janë të shumta, sa na lindi nevoja për të bërë diçka,” rrëfeu ajo për Citizens.al

Komuniteti lokal: “Jemi kundër”

Por, në Zvërnec, kundërshtimi nuk vjen vetëm nga aktivistët. Blendon Mërtiri, peshkatar prej mbi 30 vitesh në Grykën e Dajlanit, e sheh zhvillimin e paralajmëruar si kërcënim për mënyrën e jetesës.

Lexo: Darka e Sazanit: Si u vu pasuria publike në tryezë

Prej një viti ai dhe peshkatarët e tjerë të zonës janë pa leje peshkimi, të pezulluara nga Ministria e Bujqësisë. Megjithatë, ai çdo ditë gjendet pranë varkave të ankoruara në lagunë.

“Me Zotin dhe me Trumpin nuk merremi. Por nëse na thonë të ikim se është investim strategjik, çfarë bëhet me ne?!” pyet ai me ironi.

Sipas Mërtirit, turistët vijnë në këtë zonë për natyrën e egër, jo për resorte luksoze të parashikuara për t’u ngritur nga propozimi i paraqitur prej dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

Mërtiri ngre gjithashtu shqetësimin për pronësinë e tokës, duke theksuar se shumë parcela të zonës së Zvërnecit janë të ndara sipas ligjit “7501” dhe disa të papajisura me dokumente pronësie. Shqetësimi kryesor mbetet te mënyra e shpronësimit. Ai thotë se deri më sot nuk ka pasur asnjë informacion.

“Edhe Aeroport (Aeroporti i Vlorës në Akërni), edhe resort… do na vijë e mira në derë, mirëqenie e madhe…” ironizoi Blendoni.

Një tjetër banore, Rita Xhaho, tha për Citizens.al se lajmin për ndërtimet e mundshme të resorteve në Zvërnec dhe Sazan e kishte mësuar nga televizioni. Për të, ndryshimi i peizazhit mjedisor do të thotë humbje e kujtimeve dhe e lidhjes personale me zonën.

Lexo: Kur natyra përballet me betonin: Çmimi i lartë i Aeroportit të Vlorës

“Nga televizioni e morëm vesh, që do bëhen, ndërtimet, që do ti bej ajo, vajza e Trumpit,” theksoi Rita.

Zonat e Mbrojtura nën rrezik

Marina Xhaho, nga “Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri” (PPNEA), e cila ishte pjesë e grupit të aktivistëve, paralajmëron se çdo ndërhyrje me ndërtime rrezikon shkatërrimin e habitateve ku folezojnë specie të mbrojtura.

Sipas saj, zona e mbrojtur Vjosë-Nartë strehon flamingot, pelikanët kaçurrelë, sqepbizët, kalorësit, pulëbardhat dhe dhjetëra lloje të tjera shpendësh ujorë.

Më 22 shkurt 2024, Kuvendi miratoi me votat e shumicës socialiste ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke hapur rrugën për zhvillime turistike dhe investime në zona që më parë ishin të paprekshme. Përpjekjet për shfuqizimin e ligjit u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese.

Planet e propozuara nga kryeministri Rama në bashkëpunim me Kushner për Sazanin dhe Zvërnecin kanë hasur kundërshtim të gjerë: 41 organizata mjedisore nga 28 shtete i kërkuan publikisht qeverisë shqiptare pezullimin e këtyre nismave.

PPNEA ka paralajmëruar se rreth 14 kilometra vijë e egër bregdetare, aktualisht zonë e mbrojtur, rrezikon të shndërrohet në rrugë asfalti, ndriçim artificial dhe ndërtesa luksoze.

Sipas mjedisorëve, rreziku nuk kufizohet vetëm në jug. Ndryshimet ligjore dhe nisma si “Paketa e Maleve” e zgjerojnë logjikën e ndërhyrjes edhe në zona të tjera të mbrojtura në vend, duke vënë në pikëpyetje vetë konceptin e mbrojtjes së aseteve natyrore.

Lexoni gjithashtu:

The post “SOS! Po grabitemi!”: Aktivistët kundër resorteve turistike në Zvërnec dhe Sazan appeared first on Citizens.al.

Reforma territoriale, Mazniku: Komisioni me tre grupe, konsultime publike në qarqe

TIRANË, 2 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Mazhoranca do t’i drejtohet nesër Kuvendit me një kërkesë për ndryshimin e formulës së përfaqësimit në komisionin e posaçëm për reformën administrativo-territoriale me synimin për të garantuar një mekanizëm zhbllokues, në kushtet kur opozita nuk merr pjesë në punimet e komisionit.

Dita e sotme ishte afati i fundit që i ishte vendosur opozitës nga anëtarët e mazhorancës në këtë komision, për t’u bërë pjesë e mbledhjeve të këtij komisioni.

Në nisje të mbledhjes së sotme ku mungonin përfaqësuesit e opozitës në komision, bashkëkryetari i komisionit, Arbjan Mazniku bëri të ditur se mazhoranca do t’i kërkojë Kuvendit shtimin e një anëtari të PS-së në komision, si dhe kalimin e pozicionit të bashkëkryetarit që i përket PD-së në statusin e nënkryetarit të komisionit.

“I kemi kërkuar parlamentit javën që kaloi që të ndryshojmë formulën e komisionit, për të shtuar një anëtar në anën e mazhorancës që të kemi mekanizëm zhbllokues. Opozita do të ketë vendin e saj me 8 anëtarë në komision. Po ashtu kemi kërkuar që nga bashkëkryesi komisioni të ketë nënkryetar, që të fillojmë të punojmë për këtë proces”, tha Mazniku.

Mazniku kujtoi se kur komisioni u krijua me kërkesë të opozitës, pavarësisht përbërjes së parlamentit, u ra dakord duke pasur parasysh edhe rëndësinë e komisionit të kishte elementë bashkëkryesie dhe përfaqësim të barabartë në komision.

“Nisur nga fakti se kjo reformë ka rëndësi të madhe ne donim t’i jepnim gjithë mundësitë opozitës për të pasur pjesëmarrje dhe për t’i dhënë asaj garanci speciale edhe përtej praktikës më të mirë parlamentare europiane”, tha Mazniku.

Por aktualisht, sipas tij, mungesa e opozitës ka sjellë humbjen e dy muajve kohë për një reformë që është me ngut.

Duke sqaruar hapat e mëtejshëm që do të ndjekë komisioni, Mazniku theksoi se komisioni do të ndahet në tre grupe të mëdha dhe secili grup do të mbulojë katër qarqe.

Gjatë muajit shkurt, ai theksoi se anëtarët e komisionit bashkë me ekspertët do të dalin në terren për të zhvilluar konsultim publik.

Ndërsa në mars, sipas tij, do të zhvillohet faza e dytë e konsultimeve tematike. “Të gjitha këto diskutime do të mblidhen së bashku dhe në muajin prill-maj fillojmë procesin e hartimit formal të ligjit”, tha ai.

Duke folur për rëndësinë dhe nxitimin që ka ky proces, Manziku theksoi se kjo reformë duhet të përfshijë një diskutim tërësor, për të qenë më efikase dhe për t’i shërbyer më mirë shqiptarëve.

Një tjetër element me rëndësi, sipas tij, është edhe përgatitja e bashkive për të tërhequr fonde nga Bashkimi Europian dhe për t’i vendosur ato në shërbim të komunitetit.

“Kjo është sot mbledhja e katërt në të cilën opozita nuk vjen. Kemi humbur thuajse dy muaj kohë në një reformë shumë të rëndësishme, në një reform që është në ngut kohe. Siç e kemi shpjeguar, duke qenë se zgjedhjet e ardhshme vendore ndodhin në prill apo maj të vitit 2027 është shumë e rëndësishme që reforma territoriale të përmbyllet, siç janë dhe praktikat më të mira europiane rreth një vit para zgjedhjeve. Synimi ynë është që t’i qëndrojmë besnik këtij parimi; duhet të përmbyllim reformën territoriale deri në korrik të këtij viti”, tha Mazniku.

Mazniku tha se “hapat e punës do të jenë të ndarë në tre kapituj të mëdhenj. Kapitulli i parë që do të ndodhë që tashmë qysh në muajin shkurt, komisioni do të jetë i ndarë në 3 grupe të mëdha ku secili grup do të mbuloj katër qarqe. Do të synohet që gjatë muajit shkurt ky grup, me 1/4 e komisionit do të shkojnë bashkë me ekspertët që do t’i bashkohen grupit, bashkë me deputetët e zonës, të takojnë kryetarët e bashkive, anëtarët e këshillit bashkiak, bizneset, shoqërinë civile, ekspertët lokalë, për të diskutuar në të gjithë territorin në lidhje me problematikat, sfidat dhe nevojat që pushteti vendor ka përpara.

Kjo do të jetë faza e parë e konsultimit publik. Në muajin mars do të kemi fazën e dytë të konsultimeve, e cila do të jetë faza e konsultimeve tematike. Sërish, komisioni do të jetë i ndarë në tre grupime, njëri grup do të merret me territorin dhe qeverisjen, grupi i dytë do të merret me funksionet e pushtetit vendor dhe grupi i tretë do të merret me financimin e pushtetit vendor dhe secilin prej këtyre 3 grupeve do të ketë konsultime tematike në fushën e vet. Në muajin prill-maj do të fillojmë hartimin e procesit formal të ligjit dhe opsioneve specifike për reformën. Kur shprehem për rëndësinë dhe nxitimin që ky proces ka, është e rëndësishme që t’i shpjegojmë edhe publikut që një reformë e tillë, e cila ka nevojë për një konsultim shumë të madh publik, në të gjithë territorin nuk është një reformë që bëhet në zyrë, nuk është një reformë që bëhet vetëm nga anëtarët e komisionit, por është një reformë e cila duhet të përfshijë të gjitha institucionet lokale vendore dhe qendrore, një diskutim tërësor për mënyrën më të mirë sesi mund të suportohet pushteti vendor për të qenë më efikas, më efiçentë dhe për ti shërbyer më mirë qytetarëve”, tha ai.

Mazhoranca i ka kërkuar parlamentit që të ndryshojë mënyrën si është formuar komisioni, duke shtuar një anëtar dhe duke kaluar nga komision me bashkëkryesi në një komision standard parlamentar me kryetar dhe nënkryetar.

“Kjo  nuk do të thotë që opozita nuk është pjesë e komisionit. Opozita do të jetë gjithmonë e mirëpritur në komision, në të gjitha proceset, në të gjitha hapat, në të gjitha diskutimet. Do të ketë vendin e saj sistematik, 8 anëtarët e komisionit janë ata që janë. Kemi kërkuar gjithashtu që të ndryshojmë një element të dytë që nga bashkëkryesi, të kalojmë në një proces kryetar/ nënkryetar, siç janë komisionet standarde në mënyrë që të krijojmë një element të parlamentarizmit normal në këtë komision, por ndërkohë të fillojmë të punojmë për këtë proces”, theksoi Mazniku.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale, foto: Andrin Hoxha
1 nga 5
Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i Komisonit për Territorialen, foto; Andrin Hoxha

/a.f/r.e/

The post Reforma territoriale, Mazniku: Komisioni me tre grupe, konsultime publike në qarqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mund të arrihet paqe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, është shprehur optimist për mundësinë e arritjes së një paqeje dinjitoze dhe të qëndrueshme, përpara raundit të ri të bisedimeve me përfaqësuesit e Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara. Deklarata u bë pas një takimi me ekipin e tij negociator, ndërsa bisedimet pritet të zhvillohen këtë javë në Abu Dhabi. […]

The post Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mund të arrihet paqe appeared first on BoldNews.al.

Trafik kilometrik në autostradën e “zgjeruar” të Ballukut

Mbrëmjen e sotme, në autostradën Durrës–Tiranë është regjistruar trafik i rënduar, me radhë kilometrike automjetesh. Për shkak të fluksit të lartë, një pjesë e automjeteve kanë devijuar në rrugët dytësore, por edhe aty trafiku paraqitet i rënduar. Pavarësisht shqetësimeve të shpeshta të qytetarëve për trafikun në këtë aks, ankesat e tyre nuk kanë gjetur zgjidhje. […]

The post Trafik kilometrik në autostradën e “zgjeruar” të Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Bie sistemi i DPSHTRR-ës në Durrës, Bajraktari asnjë masë

Dhjetëra qytetarë kanë denoncuar kaosin në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në Durrës, ku që prej orës 13:00 të ditës së premte (30 janar) sistemi ka qenë jashtë funksionit. Qytetarët shprehen se janë detyruar të lënë punën për dy ditë radhazi për të kryer dokumentet e makinave, ndërsa përballen vetëm me […]

The post Bie sistemi i DPSHTRR-ës në Durrës, Bajraktari asnjë masë appeared first on BoldNews.al.

Imuniteti i Ballukut/ Lubonja: Korrupsioni i zv.kryeministres po mbulohet nga Rama

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar në emisionin “News24” zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te çështja e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe qëndrimi i opozitës. Lubonja u shpreh se mazhoranca, sipas tij, po përpiqet të mbulojë një skandal të rëndë që lidhet me akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, duke përfshirë edhe kryeministrin Edi […]

The post Imuniteti i Ballukut/ Lubonja: Korrupsioni i zv.kryeministres po mbulohet nga Rama appeared first on BoldNews.al.

SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku vijon emërimet e të besuarve të saj

Teksa SPAK pret miratimin e Këshillit të Mandateve për të proceduar me arrestimin e saj, zv/kryeministrja Belinda Balluku vijon të kryejë emërime në poste drejtuese me persona të afërt të saj. Së fundmi, Artan Shkreli është larguar nga detyra si drejtor i Institutit të Ndërtimit dhe në vend të tij është emëruar Persida Shkrepa. Lajmi […]

The post SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku vijon emërimet e të besuarve të saj appeared first on BoldNews.al.

18:04 Akuza tronditëse ndaj Bill Gates në dosjen Epstein, reagon miliarderi

Last Updated on 02/02/2026 by EL

Bill Gates po i mohon një sërë akuzash tronditëse që u rishfaqën këtë javë pas publikimit të dokumenteve të lidhura me të ndjerin Jeffrey Epstein.

Të premten, më 30 janar, Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi më shumë se tre milionë faqe dosje të lidhura me Epstein.

Midis tyre ishin email-e të draftuara që Epstein dyshohet se ia shkroi vetes, të cilat përfshinin pretendime të pabazuara në lidhje me Gates, 70 vjeç, duke përfshirë pohime se bashkëthemeluesi i Microsoft kishte kontraktuar një infeksion seksualisht të transmetueshëm dhe u përpoq ta fshihte atë nga gruaja e tij e atëhershme, Melinda French Gates.

Siç raportohet, një email i datës 18 korrik 2013, me “Bill” të listuar si subjekt, përmbante akuza duke përfshirë pretendimin se Gates kërkoi antibiotikë pasi u infektua me një IST nga “vajzat ruse”.

Në përgjigje, një zëdhënës i Gates lëshoi një deklaratë duke i quajtur akuzat të pabaza.

“Këto pretendime janë absolutisht absurde dhe plotësisht të rreme”, thuhej në të, duke shtuar se emailet pasqyrojnë “zhgënjimin e Epstein që ai nuk kishte një marrëdhënie të vazhdueshme me Gates dhe do të shkonte aq larg sa për të shpifur”.

Gates e ka pranuar më parë takimin me Epstein, duke e quajtur atë “një gabim të madh” në një intervistë në janar 2025 me The Wall Street Journal , ku ai tha se marrëdhënia nuk arriti të çonte përpara ndonjë qëllim.

Akuzat ndaj Gates vijnë mes shqetësimit në rritje se si materialet që lidhen me Epstein po interpretohen në internet. /et

“Foltorja”/ Sali Berisha para Kryeministrisë: Do të dalim në protesta deri në fitore

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në foltoren e radhës me demokratët përpara Kryeministrisë.

Berisha shprehu mirënjohjen e tij për qytetarët e pranishëm në foltore në shesh, teksa theksoi se ata janë kanë lebetitur nga themelet regjimin me guximin e tyre.

Berisha shtoi se 10 shkurti do jetë data e radhës që do trondisë regjimin.

BerishaPërfaqësoni guximin e tyre, kurajon, vendosmërinë dashurinë për lirinë. Lebetitën një regjim anti shqiptar, armik të këtij kombi. Me protestën e tyre dërguan në të katër anët e botës, në të gjitha sheshet e kryeqyteteve në të gjitha kancelaritë, mesazhin e qytertarëve shqiptarë që nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit çdo ditë. Me një regjim që ka shndërruar portat e Shqipërisë në platformë kryesore të helmeve të drogës, që përze çdo ditë qytetarët e vet nga Shqipëria. 

Miq, rrugën përpara nuk e kemi të lehtë, por e kemi të qartë. Ta përmbushin atë dhe fatin tonë të kemi fatin e Shqipërisë. Shqipëria dhe fati ynë është një. A mundet ne ta provojmë gatin në dhera të tjera? Jo. Të përmbysim këtë të keqe të madhe. të shndërrojmë pasurinë e Shqipërisë në begati për shqiptarët. Për të rikthyer ëndrrën shqiptare shpresën rinisë shqiptare. Ne dalim dhe do dalim në protesta gjer në fitore. I besojmë Zotit dhe Shqipërisë. Se kjo tokë është e bekuar. Se Shqipëria është e bukura e dheut dhe mund të bëhet vendi i ëndrrës shqiptare. Zëri ynë ka tronditur në themel këtë regjim. 

 

❌