Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros së pasurive. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive, llogari bankare, apartamente si edhe vilën te Gjiri i Lalazit. Pasuritë janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për aferën Partizani.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 16.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13, datë 07.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.M. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 662 akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen e sekuestros preventive”, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 662 Akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar”, njoftoi Apeli i GJKKO-së.
LISTA e plotë e pasurive të sekuestruara
1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
7)Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti” Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.
8)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.
9)Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71
10) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti”, shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,
11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.
12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe
13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.
14) Pasuria Nr.370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit
15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.
16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2
17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
18)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
19)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 Kodi Unik 8220062026 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
21)Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.
22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.
23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;
24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;
25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi.
TIRANË, 2 janar/ATSH/ Konfirmimi i rastit të fundit me fruth te një fëmijë trevjeçar i pavaksinuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka mobilizuar sërish strukturat e ISHP-së në një apel të përbashkët ndaj prindërve për të vaksinuar fëmijët ndaj kësaj sëmundjeje ngjitëse.
Sipas ISHP-së gjatë vitit 2025, në Shqipëri janë konfirmuar 18 raste me fruthi. Shumica e rasteve i përkasin grupmoshës pediatrike 0–14 vjeç, ndërsa vetëm një rast është regjistruar tek një i rritur.
Dr. Elona Kureta epidemiologe në ISHP dhe Dr. Rovena Daja shefe e Programit te Vaksinimit pranë të njëjtit institucion, shprehen për ATSH se nga analiza e statusit të vaksinimit rezulton që 89% e rasteve me fruth gjatë këtij viti janë të pavaksinuar ose vetëm me një dozë vaksinë, fakt që konfirmon edhe një herë rolin vendimtar të vaksinimit dhe sidomos vaksinimit të plotë në parandalimin e sëmundjes.
“Në lidhje me shpërndarjen, rastet janë përqendruar kryesisht në Fier ku ka patur një shpërthim epidemik në një kopsht me fëmijë të pavaksinuar dhe në Tiranë. Rastet e tjera janë regjistruar në zona të ndryshme të vendit, por falë vaksinimit rastet nuk kanë shkaktuar shpërthime epidemike. Krahasimi me vitet e mëparshme tregon se numri i rasteve në vitin 2025 është më i ulët se një vit më parë, megjithatë, vazhdojmë te kemi qarkullim të fruthit ne vend për shkak të rënies së mbulesës me vaksina sidomos me dozën e parë duke përbërë një rrezik për shpërthime epidemike”, shprehet Kureta.
Dr. Kureta tha se nga perspektiva e shëndetit publik, elementi më i rëndësishëm për ndërprerjen e transmetimit të fruthit është vaksinimi në kohë dhe i plotë i fëmijëve dhe të gjithë atyre që nuk janë vaksinuar më parë, sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit.
“Të dhënat për vitet 2017–2024 tregojnë që mbulesa vaksinale me dy doza për 5-vjeçarët ka mbetur relativisht e qëndrueshme, 92% por sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH), për eliminimin e fruthit kërkohet mbulim me më shumë se 95% të popullësisë me dy doza. Rënia e mbulimit për dozën e parë dhe të dytë paraqet një rrezik serioz për rikthimin e shpërthimeve”, tha Daja.
Sipas Dajës, një nga arsyet kryesore të vonesës në vaksinim është shtyrja e qëllimshme e dozës së parë nga prindërit. Shpesh, sipas saj prindërit presin që fëmija të fillojë të ecë dhe të flasë, duke e aplikuar dozën e parë të vaksinës FRP jo në moshën e rekomanduar 12 – 15 muaj por me vonesë ose duke e vonuar atë edhe pas moshës 2 vjeç ose duke mos e aplikuar fare atë.
“Kjo praktikë e lë fëmijën të pambrojtur për një periudhë kritike ndaj fruthit. Kjo vonesë lidhet kryesisht me frikën e pabazuar nga një lidhje e supozuar mes vaksinës FRP dhe autizmit, një pretendim i rrëzuar plotësisht nga studime të shumta shkencore. Në përhapjen e kësaj frike ndikon ndjeshëm edhe dezinformimi në rrjetet sociale dhe media jo të besueshme, të cilat shpesh amplifikojnë mesazhe të pasakta dhe jo shkencore. Po ashtu edhe mjekët nuk punojnë sa duhet me prindërit për t’u dhënë mesazhet e sakta. Gjithashtu, pandemia COVID-19 ka pasur ndikimin e saj, duke shkaktuar hezitim për paraqitje në qendrat shëndetësore dhe shtyrje të vaksinimeve, veçanërisht për dozën e parë të FRP”, vijoi Daja.
Dr. Kureta dhe Dr. Daja thonë se fëmijët e paimunizuar nën 5 vjeç, dhe sidomos të porsalindurit, janë shumë të riskuar përballë fruthit dhe komplikacioneve të tij, duke çuar deri në vdekje.
“Neonatët e infektuar me fruth mund të vuajnë nga diarrea, e cila mund të shkaktojë dehidratim. Fëmijët mund të zhvillojnë inflamacion të veshit të mesëm dhe infeksione të ndryshme të traktit respirator. Pneumonia është shkaku kryesor i vdekjeve që lidhen me fruthin. Kjo ndodh sepse virus i fruthit dobëson sistemin imunitar. Pneumonia mund të shkaktohet nga virus i fruthit direkt ose nga infeksione bakteriale sekondare. Encefaliti, një inflamacion i rrezikshëm i trurit është një nga komplikacionet e rënda të fruthit duke cuar në prapambetje mendore dhe belbëzim”, theksuan ato.
Mjeket e ISHP-së, përsërisin apelin drejtuar prindërve për të vaksinuar fëmijët ndaj fruthit, si e vetmja mënyrë efektive për të parandaluar këtë sëmundje.
“Të gjithë fëmijët duhet të vaksinohen kundër fruthit. Vaksina FRP është e sigurt, efektive dhe nuk ka asnjë lidhje me autizmin. Vonesat në vaksinim i lënë fëmijët të pambrojtur ndaj një sëmundjeje shumë ngjitëse dhe potencialisht fatale. Duke vaksinuar fëmijët në kohë, prindërit mbrojnë jo vetëm fëmijën e tyre, por edhe komunitetin”, përfundoi Daja.
Gjykata e Apelit ka hequr masën e ‘arrestit në shtëpi’ ndaj biznesmenes Elisabeta Dosti.
Dosti u dënua nga Gjykata me masën ‘arrest shtëpie’, nën dyshimin se kishte përvetësuar dhe transferuar në mënyrë të paligjshme pasuritë e një shoqërie të privatizuar, duke përfituar mbi 1 milion euro ndaj aksionerëve të tjerë.
Në një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Tiranës, theksohej se ajo dyshohej për “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit, Dosti shprehet se: Ky vendim përbën një akt të qartë drejtësie dhe rrëzon bazën mbi të cilën u ndërtuan akuzat publike.
“Nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm, nuk kam përvetësuar pasuri, nuk kam falsifikuar dokumente dhe nuk kam dëmtuar interesat e askujt. Çdo pretendim i kundërt ka qenë i pabazuar”, deklaron ajo.
Kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe ai i KESH, Erald Elezi do të vijojnë të mbeten në arrest shtëpie pas vendimit të sotëm të Apelit të GJKKO. Apeli vendosi që të mos ndryshojë masat e sigurisë për dy vartësit e zv/kryeministres Belinda Balluku. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) […]
Gjykata e Apelit ka marrë vendim me të cilin ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për pikën I dhe II- pjesën liruese ndaj të akuzuarve Bedri Kraniqi dhe Alban Dezdari lidhur me akuzën për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004 në Podujevë. Ndërkaq është ndryshuar aktgjykimi sa i përket pikës III, duke liruar kështu Alban Dezdarin nga akuza për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 13 shtator 2023 kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Bedri Krasniqit lidhur me akuzën për “Vrasje të rëndë në bashkëkryerje” dhe “Vrasje të rëndë në tentativë, në bashkëkryerje”, kurse Alban Dezdari u dënua me 8 vjet burgim për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas vendimi të Apelit të marrë më 17 dhjetor 2025, ankesë ndaj vendimit të Themelores kishte ushtruar Prokuroria Speciale, për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, dhe për shkak të shkeljes se Ligjit Penal. PSRK kishte propozuar që Apeli ta prish aktgjykimin e Themelores sa i përket pjesës liruese dhe që dy të akuzuarit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit, apo që lëndën ta kthejë në rivendosje.
Mbrojtësi i të akuzuarit Alban Dezdari, avokati Florent Latifaj, ka ushtruar ankesë për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës penale, vërtetim të gabuar të gjendjes faktike, shkeljes së Ligjit Penal dhe vendimit mbi dënimin, me propozim që Apeli të anulojë aktgjykimin e ankimuar, dhe të mbrojturin e tij ta lirojë nga aktakuza, me arsyetimin se nuk ka prova nga të cilat vërtetohet që Dezdari të ketë kryer veprën penale për të cilën është shpallur fajtor.
Kurse, Prokuroria e Apelit përmes me parashtresës ka propozuar që të aprovohet si e bazuar ankesa e PSRK-së dhe të ndryshohet aktgjykimi i ankimuar sa i përket pjesës liruese dhe të akuzuarit Bedri Krasniqi dhe Alban Dezdari- të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas dispozitave të KPRK-së, apo aktgjykimi i ankimuar të anulohet dhe lënda për këtë pikë të kthehet në rigjykim. Ndërsa, ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit Dezdari, të refuzohet si e pabazuar.
Kolegji penal i Gjykatës së Apeli gjen se aktgjykimi i ankimuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, siç pretendon në ankesë Prokuroria Speciale sa i përket pikës I. dhe II. të dispozitivit të aktgjykimit të ankimuar, në pjesën liruese për dy të akuzuarit, për “Vrasje të rëndë në bashkëkryerje” dhe “Vrasje të rëndë në tentativë në bashkëkryerje”.
Apeli vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka dhënë arsye në raport me të gjitha provat që janë administruar, duke arsyetuar konkretisht se cilave prova ua ka falë besimin dhe cilave jo, në raport me faktet e çështjes penale.
“… edhe Gjykata e Apelit vlerëson se arsyet e dhëna nga gjykata e shkallës së parë janë të drejta dhe qojnë në konkludimin që ka nxjerr gjykata e shkallës së parë, se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar”, thuhet në vendim.
Apeli nuk e gjen të bazuar pretendimin e Prokurorisë se Themelorja nuk ua ka falur besimin provave që janë administruar në shqyrtim gjyqësor.
Në vendimin e Apelit thuhet se gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë nga ana e gjykatës së shkallës së parë dhe se në këtë drejtim asnjë fakt nuk ka ngelur në mëdyshje sikurse pa të drejtë pretendohet në ankesën e ushtruar nga Prokuroria.
Aty thuhet se Prokuroria Speciale aktakuzën ndaj Krasniqit dhe Dezdarit e ngriti duke u mbështetur në deklaratën e Shkumbin Mehmetit.
“Kolegji vëren se dëshmitari Sh.M është person i dënuar si kryes i veprës penale në lidhje me ngjarjen e datës me 23 mars 2004 kur ishte sulmuar një patrollë e Policisë së UNMIK-ut, me ç’rast kishin vdekur policët P.E dhe A.Rr, dhe ky dëshmitar kishte dhënë disa dëshmi kontradiktore në lidhje me Bedri Krasniqin”, thuhet në vendim.
Në lidhje me të akuzuarin Bedri Krasniqi, Apeli thekson se këto deklarime nuk përputhen më asnjë provë tjetër, qoftë materiale ose personale. As provat e administruara nga Themelorja në shqyrtim gjyqësor, thuhet se nuk e ndërlidhin qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi Krasniqi si kryerës të veprës penale.
“Pothuajse të gjitha provat e propozuara nga prokurori dhe të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor nga gjykata shkallës së parë, janë prova të cilat janë administruar në procesin gjyqësor të vitit 2006, i cili proces është përmbyllur me aktgjykim në nëntor të vitit 2007, kur tani dëshmitari Sh.M ishte shpallur fajtor dhe këto prova as në atë kohë në procesin e parë e as në procesin gjyqësor të tanishëm nuk e kanë implikuar të akuzuarin Bedri Krasniqi, qofshin ato masa të fshehta të përgjimit të telekomunikimeve qofshin ato edhe dëshmitë e dëshmitareve”, thuhet në vendim.
Po ashtu, Apeli pajtohet me konstatimin e gjykatës së shkallës së parë se përgjimet që ishin pjesë e provave të propozuara dhe të administruara në shqyrtimin gjyqësor, nuk e inkriminojnë të akuzuarin Krasniqi, përkundrazi ato vërtetojnë pafajësinë e tij lidhur me këtë rast, si dhe forcojnë alibinë e tij se i njëjti ditën e krimit kishte qenë në protestë në Deçan, pasi në bazë të përgjimeve mund të vërtetohet se ka qenë i interesuar për pjesëmarrje sepse e kishte pyetur A.M., (i dyshuar atëkohë) se a do të ketë protestë.
Apeli pajtohet edhe me vlerësimin e Themelores se dëshmia e dëshmitarit G.K (polic) nuk ka vlerë provuese në drejtim të kryerjes së veprës penale nga të akuzuarit, pasi që ajo më shumë bazohet në intuitën hetuese të të njëjtit, i cili ka theksuar se ka qenë duke e hetuar të pandehurin Bedri për një rast tjetër dhe se gjatë përgjimeve e ka njohur zërin e Bedri Krasniqit.
Gjithashtu, thuhet se provat e administruara në procesin gjyqësor si masat e fshehta teknike të përgjimit dhe hetimit, nuk e implikojnë të akuzuarin Alban Dezdari si kryerës të krimit, ngase nuk është subjekt i këtyre përgjimeve, pra nuk përmendet fare.
“Asnjë nga dëshmitarët që ishin prezent në skenën e krimit si B.M, R.M, M.M, Sh.R, Xh.F, nuk kanë mundur të identifikojnë Bedri Krasniqin e as Alban Dezdarin si kryes të krimit, dhe as policët të cilët ishin në ndjekje të kryesve të veprës penale”, arsyeton Apeli.
Më tej, thuhet se dëshmitari Mehmeti në shqyrtimin gjyqësor të datës 15 maj 2023 kishte përshkruar edhe një herë ngjarjen duke potencuar se të akuzuarit Bedri Krasniqi dhe Alban Dezdari nuk ishin në skenën e krimit ditën kritike pra me datën 23 mars 2004, rrjedhimisht nuk ishin pjesëmarrës, ndërsa arsyeja se pse i ka implikuar në rast kishte qenë sipas tij “pasi që i është premtuar nga ana e prokurorit ndërkombëtar se atij do ti zbutet dënimi”.
“…këtë e kishe bërë edhe për disa arsye tjera, duke potencuar se Alban Dezdari si nip i I. dhe Q.K, ku dëshmitari kishte akuzuar këta dy të fundit si përgjegjës për atë çfarë i kishte ndodhur dëshmitarit, i kishte portretizuar si persona kyç të organizimit të aktiviteteve kriminale dhe ashtu siç është shprehur ka dashur që me inkriminimin e Alban Dezdarit dhe mbajtjen e tij në burg “me ja pre krahët këtij grupi”, siç është shprehur dëshmitari. Po ashtu, në lidhje me inkriminimin e të akuzuarit Bedri Krasniqi ishte shprehur se e kishte bërë pasi që i njëjti nuk kishte bashkëpunuar për ti zbuluar shumë krime tjera që kanë ndodhur në Kosovë dhe se vetëm pasi që është refuzuar kërkesa e tij nga Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur të flas të vërtetën”, theksohet në vendim.
Sipas Apelit, është i drejtë përfundimi i gjykatës së shkallës së parë se pas administrimit të gjithave provave në këtë çështje penale nuk është vërtetuar se të akuzuarit Bedri Krasniqi dhe Alban Dezdari kanë kryer veprat penale që ngarkohen në aktakuzë, andaj në mungesë të provave të njëjtit më të drejtë edhe janë liruar nga akuza.
Shkalla e dytë thotë se me asnjë provë nuk është provuar se ditën kritike të akuzuarit të kenë qëlluar me armë dhe t’i kenë privuar nga jeta zyrtarin policor të UNMIK-ut dhe zyrtarin policor të Kosovës.
Sa i përket të akuzuarit Alban Dezdari, Apeli gjen se i akuzuari nuk mund të shpallet fajtor për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrase”, meqenëse nuk ka qenë kurrë i akuzuar nga Prokuroria se ka kryer këtë vepër penale për të cilën është shpallë fajtor.
“Gjykata shkallës së parë në aktgjykimin e ankimuar ka konstatuar se ka ardhë në përfundim se Alban Dezdari duke qenë i vetëdijshëm se armët që i ka transportuar me kërkesë të dajës së tij kanë pasur për qëllim që të përdorën me rastin e trazirave të datës 17 Mars 2004, kanë pasur apo kanë mundur të shkaktojnë dëm në njerëz dhe po ato armë janë përdorur me rastin e privimit nga jeta të P.E- zyrtar policor i UNMIK-ut dhe A.Rr- zyrtar policor i Kosovës me datë 23 Mars 2004”, thuhet në vendim.
Shkalla e dytë thotë se e ka parasysh faktin se Alban Dezdari ka deklaruar që ka transportuar armë në Mitrovicë më 17 mars 2004, por me asnjë provë nuk është vërtetuar se ato armë janë përdorur më 23 mars 2004, apo që Albani t’i ketë transportuar ato armë më qëllim që të përdoren atë ditë.
“Kolegji Penal i Gjykatës se Apelit rikujton se Gjykata nuk mund të ndërtoj akuzë tërësisht të re ndaj të akuzuarit, nëse Prokurori nuk akuzon. Pra, gjykata konform dispozitës se nenit 359 të KPPK-së, duhet të qëndroj brenda obligimit të kësaj dispozite ligjore ku aktgjykimi duhet ti referohet të akuzuarit dhe veprës penale që është objekt i akuzës (identitetin subjektiv dhe objektiv)”, thuhet tutje.
Apeli thekson se Gjykata mund të bëjë rikualifikim të ndonjë vepre penale në kuadër të veprës për të cilën ngarkohet i akuzuari, mund të nxjerr ndonjë provë për të vërtetuar drejt gjendjen faktike, por nuk mund të ndërtojë përshkrim faktik dhe vepër të re penale për të cilën Prokuroria nuk akuzon.
“Për këtë arsye, duke pas parasysh se në rastin konkret nuk kemi aktakuzë për ndonjë vepër penale që elementet e saj përmbushen me veprimet inkriminuese të akuzuarit Alban Dezdari, Gjykata e Apelit të njëjtin e ka liruar nga kjo akuzë (përshkrim faktik) e ndërtuar nga gjykata shkallës së parë për ndihmë në kryerjen e veprës penale, Vrasje nga neni 30 par.2, nënpar.2 dhe 6, dhe neni 24 të Ligjit Penal të ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (LPK-së), për të cilën është shpallur fajtor me aktgjykimin e ankimuar”, thuhet në vendim.
Ndryshe, të akuzuar në këtë rast për vrasjen e zyrtarëve policorë kishin qenë edhe Bajram Kiqmari dhe Faik Shaqiri, mirëpo Gjykata Supreme në shtator 2017, kishte nxjerrë aktvendim për lirimin e tyre, pasi sipas kësaj gjykate, dy të akuzuarit ishin gjykuar vite më parë rreth kësaj ngjarjeje dhe se ekziston një aktgjykim për pushimin e hetimeve kundër tyre.
Ish-Gjykata e Qarkut e Prishtinës, më 9 nëntor 2007, fajtor për sulmin që ishte konsideruar si terrorist e kishte shpallur vetëm Shkumbin Mehmetin, të cilin e kishte dënuar me 30 vite burgim, ndërsa i kishte liruar nga akuzat Nazim Kadriun, Arben Ahmetin, Arsim Rashitin, Jeton Sylejmanin, Osman Kelmendin, Florim Ejupin, Xhavit Kosumin, Faik Shaqirin, Nezir Kelmendin, Irfan Ademin, Xhafer Zymberajn dhe Bajram Kiqmarin.
Prokuroria e EULEX-it, më 21 korrik 2017 kishte ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve Bedri Krasniqi, Alban Dezdari, Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri, për shkak të kryerjes së veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje në tentativë”.
Sipas aktakuzës, katër të akuzuarit më 23 mars 2004 në Podujevë, në bashkëkryerje me Agron Sylejmanin, Florim Ejupin dhe Shkumbin Mehmetin, kishin sulmuar një patrullë të UNMIK-ut, të cilët ishin duke patrulluar afër fshatit Shakovicë.
Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit kishin qëlluar me armë së paku 108 herë në drejtim të automjetit dhe katër pasagjerëve të saj, duke privuar nga jeta zyrtarin policor të UNMIK-ut, Possible Essuman dhe zyrtarin policor të Kosovës, A.Rr, të cilët kishin qenë duke i kryer detyrat e tyre të mbrojtjes së rendi ligjor.
Lëndime nga plumbat e shkrepur kishin pësuar zyrtari i Policisë së Kosovës, Basri Mulliqi dhe përkthyesi i UNMIK-ut, Ramë Zeneli.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit qëllimisht kishin rrezikuar jetën e më shumë personave, të cilët ishin në automjete që vinin prapa veturës së UNMIK-ut, duke vepruar për motive nacionaliste dhe qëllimisht kishin kryer këto dy vrasje.
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja pasditen e 6 tetorit brenda sallës së gjyqit.
Vendimi i Apelit, konfirmon masën e caktuar më herët nga shkalla e parë, duke refuzuar kërkesën e mbrojtjes për ndryshim të masës së sigurisë.
Gjon Shkambi ndodhet në burg, pasi akuzohet për rolin e dyshuar në ngjarjen e rëndë, që tronditi sistemin e drejtësisë.
Ngjarja e 6 tetorit solli reagime të shumta dhe ngriti shqetësime mbi sigurinë në ambientet gjyqësore.
TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama u ka bërë thirrje banorëve të Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës, që të marrin pjesë në votim për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.
“Dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë,” – ka shkruar Rama.
Zgjedhjet e pjesshme po zhvillohen pas vakancave të krijuara në drejtimin e disa bashkive, ndërsa procesi pritet të vijojë deri në orën 18:00, nën mbikëqyrjen dhe administrimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./abcnews.al
Ish-Presidenti Hashim Thaçi i përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegon, ka njoftuar se do të bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, pasi Apeli ia rrëzoi mocionet lidhur me veçim të procedurës dhe kundërshtimin e vendimit për konfirmim të aktakuzës ndaj tij, duke thënë se nuk është në përputhje me juridiksionin e DhSK-së.
Për këto dy ankesa, Apeli kishte marrë vendim më 28 tetor 2025. Ndërsa, tani mbrojtja thotë se do të ushtrojë të drejtën për t’iu referuar Kushtetueses për shkelje të të drejtave të Thaçit të cilat sipas tyre nuk u zgjidhën nga vendimi i Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Si rrjedhojë, mbrojtja thotë se kërkon një vendim përfundimtar për këto çështje të ngritura nga ana e tyre përpara se dosja gjyqësore t’i kalojë trupit gjykues.
Ndryshe, mbrojtja kishte argumentuar se duhej veçuar procedura ndaj Thaçit dhe të shtyhet gjykimi deri sa të merret vendimi në rastin për krime lufte, me arsyetimin se ka rrezik që gjykimet paralele të çojnë në konstatime të ndryshme faktike, duke cenuar prezumimin e pafajësisë dhe sigurinë juridike.
Gjithashtu, mbrojtja pretendoi se parimi “res judicata” zbatohet në raport me çështjen e mëparshme për pengim të drejtësisë.
Mbrojtja kundërshtoi gjithashtu caktimin e gjyqtares Marjorie Masselot si gjyqtare e procedurës hetimore dhe paraprake, duke pretenduar shkelje të nenit 33 të Ligjit për DhSK-në.
Pretendimi për Masselot, sipas Apelit nuk lidhet me juridiksionin sipas rregullave përkatëse Rregulla 97 (1) (a). Sipas Apelit, kjo çështje është jashtë kompetencës së tyre dhe rrjedhimisht ishte hedhur poshtë.
Ndryshe, Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe vitin e kaluar i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.
Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.
Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.
Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.
Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të privilegjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.
Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.
Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës. Në këtë rast,
Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për rastin e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Për gjinekologun Petrit Rexhepi, Prokuroria kërkoi […]
Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin për inceneratorin e Fierit, çështja rikthehet në Apel me trupë të re gjykuese Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme dhe të pandehurit në dosjen e inceneratorit të Fierit. Vendimi është marrë këtë të martë në dhomë këshillimi. Sipas vendimit, çështja do të rikthehet […]
SHQIPËRI- Edhe pse nuk ka pasur asnjë histori në familje me kancer të gjirit, e cila sipas mjekëve shërben si faktor kyç në riskun e diagnostikimit me këtë sëmundje, 59-vjeçarja Frida Çuçi kryen rregullisht kontrolle, duke mos pritur vetëm tetorin rozë.
“Unë jam gjithmonë ndjekëse e këtyre gjërave, dhe për shkak të moshës. Kontrollin e bëj çdo vit, siç më rekomandon mjeku i familjes, për ti bërë një parandalim. Unë e bëra muajin që kaloj, gjithmonë bëj kontrolle, bëj dhe check up. Jam e rregullt, dhe shpresoj edhe të tjerat, që të shpëtoj jetën.
Çdo ditë 50 gra dhe vajza kanë kryer mamografinë në javën e parë të tetorit, në Poliklinikën e specialiteteve nr.3 në kryeqytet. Gjatë muajit të sensibilizimit të luftës ndaj kancerit të gjirit, ndërgjegjësimi shtohet dhe fluksi shtohet thonë mjekët imazheristë, bashkë me apelin që ndërgjegjësimi duhet të jetë të 365 ditët e vitit.
“Muaj tetor është ndërgjegjësim, dhe në raport me muajt e tjerë është krejt ndryshe. Numri më i larë, ka më shumë fluks, dhe interesi është në rritje. Në ditët e para nuk kemi parë aq shumë, po vjen numri në rritje. Sot për shembull kishim rreth 50-60 raste”, tha ai.
Për kapjen e sëmundjes në fazat e hareshme, ekzaminimi është i thjeshtë, mjafton një eko gjiri apo mamografi, të cilat nuk kërkojnë as rekomandim nga mjeku i familjes.
Kanceri i gjirit konsiderohet si sëmundja e heshtur, pasi në shumicën e rasteve ajo nuk sinjalizon. Dhe, sipas mjeku imazherist Lirjan Kusha, ka plot raste kur gratë vijnë për kontrolle pa pasur asnjë ankesë, por, pas ekzaminimeve aparaturat kanë fiksuar imazhe, të cilat janë parë si problematike për ta.
“Nuk ka nevojë për rekomandim, mjafton të vijë. Ka raste plotë kur s’ka pas asnjë shenjë, dhe ka dal me probleme dhe e kemi nis për mamografi dhe pastaj për kontrolle në QSUT. Do rekomandoja kontrolle për gjithë vitin”.
Në të gjithë vendin, sipas Institutit të Shëndetit Publik, deri më tani janë kryer 779 mamografi falas të shpërndara në 16 poliklinika e spitale, dhe dy njësi lëvizëse.
Shpesh herë mjekët apelojnë për ndërgjegjësim të grave dhe vajzave për depistim të hershëm, pasi shpëton jetë, thirrjes së tyre, u bashkohet dhe Frida me mesazhin se përkujdesja ndaj shëndetit sot, kthehet në cilësi jetese nesër.
“Thjesht për përkujdesje ndaj vetes, dhe të jetojmë me cilësi. Kujdesi ndaj vetes parandalon dhe shpëton jetën”/abcnews.al
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme ndaj ish-shoferit të Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, bashkëshortes së tij dhe dy vajzave të çiftit, të dënuar për pjesëmarrje në një grup kriminal që merrej me tregtinë e sendeve të vjedhura. Sipas vendimit, Sokol Idrizaj dhe bashkëshortja Elda Idrizaj janë dënuar […]
Gentian Mali, i cili kërcënoi rojen e sigurisë në Gjykatën e Apelit, është kunati i shtetasit Lazer Vladaj, ky i fundit u arrestuar disa kohë më parë në Han të Hotit për qëllim ekstradimi.
Vladaj kishte seancën për shqyrtimin e ankimit të bërë në Apel këtë të premte, dhe Mali ishte bashkë me familjarë të tjerë në gjykatë.
Ata kanë tentuar të futen në gjykatë por nuk lejoheshin pasi seanca ishte për masë sigurie me dyer të mbyllura.
Lazer Vladaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
44-vjeçari, është dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.
Kapja e tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë dhe është në pritje të vendimit gjyqësor në Tiranë./abcnews.al
Gjatë seancës, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se mazhoranca po injoron qëllimisht përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja. Ai akuzoi ministren e Brendshme për mashtrime publike dhe për përpjekje për t’u shmangur nga përgjegjësia, ndërsa theksoi se arrestimi i një efektivi policie vetëm […]
TIRANË, 6 tetor /ATSH/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku është qëlluar me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, i cili për pasojë ka humbur jetën. Nga të shtënat janë plagosur gjithashtu dy persona të tjerë, palë në një proces gjyqësor.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç, palë në proces, ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit Astrit Kalaja dhe shtetasve R. K., 65 vjeç, dhe E. K., 45 vjeç, babë e bir, pala tjetër në proces.
Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën gjyqtari Astrit Kalaja, ndërsa janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë të autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., si dhe sekuestrimin e armës së krimit.
Lidhur me ngjarjen është ngritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Kush ishte gjyqtari Astrit Kalaja
Astrit Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në Fakultetin e Drejtësisë. Me një karrierë 32-vjeçare, Kalaja u emërua për herë të parë magjistrat në Shkodër, më 24 nëntor 1993. Në qershor të vitit 2004, deri në janar 2023, Kalaja ishte gjyqtar i Gjykatës së Apelit në qarkun Shkodër, derisa u emërua në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Në vitin 2019, Kalaja u konfirmua në detyrë, duke kaluar procesin e Vetting-ut. Në vitin 2022, gjyqtari u konfirmua në detyrë edhe nga KPA-ja. Kalaja u zgjodh edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tri herë radhazi.
Gjykata e Apelit Penal me Tre Anëtarë e Selanikut vendosi dënim me burgim të përjetshëm për secilin prej tre të pandehurve që u arrestuan qershorin e kaluar, si anëtarë të një bande trafikimi kokaine, ndërsa gjatë hetimit policor u sekuestruan më shumë se 21 kilogramë drogë. Bëhet fjalë për tre shtetas shqiptarë, të moshës 42, […]
Pas vendimit të Apelit, ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, i mbeten vetëm 11 ditë burg nga dënimi me 2 vjet e 8 muaj, pasi pjesën tjetër e ka vuajtur në paraburgim dhe “arrest shtëpie”. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të martën, më 16 shtator, lënien në fuqi të dënimit të ish-kryetarit të Bashkisë Durrës, […]
Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Ish-zyrtari u gjet fajtor për shpërdorim detyre në 2 raste. Dako u arrestua më 6 qershor 2023, por u lirua nga qelia tetë muaj më vonë pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve.
Ai qëndron në masën e sigurimit personal “arrest shtëpie”. Pas vendimit të së martës Dako duhet të vuajë edhe disa ditë qëndrimi në qeli, pasi nuk ka shlyer vendimin e dhënë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Dako akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me zbardhen e një leje ndërtimi për një pallat të ndwrtuar në vitin 2014 si dhe për shpërdorim detyre për tenderin e supervizimit të promenadës për zhvillimin e vijës bregdetare me vlerë rreth 200 mijë euro.
Dako u vu në pranga në qershor të vitit 2023 por pas 8 muajsh u lirua në arrest shtëpie në shkurt të vitit 2024 për shkak të kalimit të afateve. Gjykata ka gjetur fajtor dhe ka dënuar me 2 vite burg edhe 3 të pandehur të tjerë, por dënimin me burg ia komvertoi në shërbim prove. Bëhet fjale për ndërtuesin Fiqiri Farruku, ish-topografin Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulkun./abcnews.al
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli që prej tetorit të vitit të kaluar, kur u arrestua me urdhër të SPAK. Pasi dosja kaloi për gjykim, Meta kërkoi zëvendësimin e masës, por kërkesat e tij janë rrezuar si […]
Apeli i GJKKO-së lë në burg kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Metës për një masë sigurie më të butë, duke e lënë ish-Presidentin në qeli. Meta ka kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO, e cila la në fuqi masën e arrestit me burg, me argumentin se pozita e tij është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje të provave apo intimidim të dëshmitarëve.