❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Suedia do të investojë 1.6 miliardë dollarë në sisteme të mbrojtjes ajrore

Suedia do të shpenzojë 15 miliardë korona suedeze (1.6 miliardë dollarë) për mbrojtjen ajrore, që synon kryesisht mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile, tha qeveria të dielën. Suedia, si shumica e vendeve evropiane, ka investuar shumë në mbrojtje pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Megjithatë, territori i gjerë i Suedisë ka mbetur i prekshëm ndaj [
]

The post Suedia do të investojë 1.6 miliardë dollarë në sisteme të mbrojtjes ajrore appeared first on BoldNews.al.

Keq-menaxhimi financiar i qeverisë/ Buxheti hyn në dhjetor me tepricë 500 mln euro

Në fund të muajit nëntor 2025 balanca buxhetore (diferenca mes të ardhurave e shpenzimeve) ishte me suficit 49,1 miliardë lekë rreth 500 milionë euro, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Kjo shumë ishte me e lartë se plani në buxhetin fillestar që parashikonte deficit prej -23,1 miliardë lekësh ose -230 milionë euro. Në vend [
]

The post Keq-menaxhimi financiar i qeverisë/ Buxheti hyn në dhjetor me tepricë 500 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Raporti i KLSH: 245 projekte nĂ« minutĂ« tĂ« fundit! Si dhjetori 2024 “gllabĂ«roi” buxhetin me shpenzime rekord

✇Albeu
By: V K

Gjatë vitit 2024, menaxhimi i financave publike është karakterizuar nga luhatje të mëdha të likuiditeteve dhe një përqendrim i pazakontë i shpenzimeve në muajin dhjetor, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta në ekuilibrin fiskal të vendit.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi zbatimin e buxhetit 2024, likuiditetet totale janë luhatur nga 40 deri në 137 miliardë lekë, ç`ka tregon për administrim të pamjaftueshëm të mjeteve monetare.

Për më tepër, konvertimet e panevojshme të valutave kanë prodhuar kosto të shtuara për buxhetin e shtetit, duke rënduar më tej situatën financiare.

Dhjetori është shndërruar në muajin ku janë përqendruar shumica e shpenzimeve, si ato korente ashtu edhe ato kapitale. Shpenzimet korente kanë qenë gati dyfish më të larta se mesatarja mujore, ndërsa investimet kapitale janë rritur deri në pesëfish.

VetĂ«m nĂ« periudhĂ«n shtator–dhjetor janĂ« detajuar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« 245 projekte investimi me vlerĂ« totale 14.8 miliard lekĂ«, ku njĂ« pjesĂ« e fondeve rezulton tĂ« jetĂ« pĂ«rdorur pĂ«r shlyerjen e detyrimeve tĂ« prapambetura.

Për më tepër, në dhjetor janë mbyllur 323 projekte të nisura gjatë muajve të mëparshëm, ndërsa dhjetëra projekte të tjera kanë qëndruar aktive për vetëm dy ose tre muaj, një praktikë që tregon planifikim të dobët dhe menaxhim joefikas të investimeve.

Pavarësisht miratimit të Aktit Normativ nr. 5 më 19 dhjetor, i cili duhej të sillte rishikime të fundit të buxhetit, 150 projekte me financim të brendshëm rezultojnë me realizim zero.

Mungesa e e masave për mbylljen e këtyre projekteve të që nuk kanë avancuar ka bërë që fondet e parashikuara për to të mbeten të pavlefshme, duke krijuar barrë të re për vitet pasardhëse.

Akumulimi i shpenzimeve nĂ« dhjetor ka pĂ«rthithur tĂ« gjithĂ« suficitin fiskal tĂ« muajve janar–nĂ«ntor dhe e ka kthyer bilancin nĂ« deficit me rreth 17 miliardĂ« lekĂ«.

Vetëm në dhjetor të ardhurat arritën në 62.6 miliard lekë, ndërsa shpenzimet u ngjitën në 152.1 miliard lekë, që përbën 21% të gjithë shpenzimeve vjetore.

Sipas KLSH-së ky devijim i fortë, sipas të dhënave, lidhet me mungesën e planifikimit të saktë, orientimin e shpeshtë të fondeve drejt nevojave të reja pa adresuar detyrimet e mbartura dhe tejkalimin e tavaneve buxhetore.

Fenomeni ka rritur ndjeshëm riskun fiskal të vendit, duke ekspozuar financat publike ndaj pasigurive të krijuara nga menaxhimi jo i kujdesshëm i likuiditeteve, zgjerimi i angazhimeve kontraktuale përtej hapësirës së miratuar dhe zbatimi jo i rregullt i planifikimit afatmesëm buxhetor./ Monitor

The post Raporti i KLSH: 245 projekte nĂ« minutĂ« tĂ« fundit! Si dhjetori 2024 “gllabĂ«roi” buxhetin me shpenzime rekord appeared first on Albeu.com.

Shpenzimet e Ramës do jenë sekret, Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si diktatori Hoxha

Kreu i PD-sĂ« Sali Berisha, nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediat denoncoi kryeministrin Edi Rama pĂ«r vendimin e firmosur nga ai pĂ«r tĂ« shpallur sekret shtetĂ«ror shpenzimet e tij personale dhe tĂ« qeverisĂ«, tĂ« kryera me paratĂ« e taksapaguesve shqiptarĂ«. PĂ«r BerishĂ«n ky Ă«shtĂ« njĂ« akt qĂ« shkel KushtetutĂ«n dhe sipas tij, kreu i qeverisĂ« po vepron si diktatori Enver Hoxha. ”Ramaduro vendos tĂ« sekretojĂ« shpenzimet


Source

đŸ’Ÿ

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

NĂ« njĂ« dalje pĂ«r mediat kryetari i  Pd, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama pĂ«r vendimin e tij pĂ«r tĂ« klasifikuar si “sekret shtetĂ«ror” shpenzimet e qeverisĂ«, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« si njĂ« precedent tĂ« rrezikshĂ«m dhe antikushtetues. Berisha deklaroi se ky akt i fshehjes sĂ« shpenzimeve publike nuk ka paralele nĂ« historinĂ« demokratike [
]

The post Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha appeared first on BoldNews.al.

Turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri rreth 2,1 miliardë euro në 6-mujorin e parë 2025

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Turizmi nĂ« ShqipĂ«ri po vijon tĂ« japĂ« njĂ« ndikim tĂ« ndjeshĂ«m nĂ« ekonominĂ« kombĂ«tare, duke tĂ«rhequr çdo vit njĂ« numĂ«r gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madh vizitorĂ«sh tĂ« huaj.

Banka e Shqipërisë publikoi sot të dhëna që tregojnë se në 6-mujorin e parë të vitit 2025, turistët e huaj kanë shpenzuar rreth 2,1 miliardë euro në Shqipëri me një rritje prej 7,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Shpenzimet e vizitorëve të huaj përbëjnë një kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e të ardhurave të ekonomisë shqiptare, duke përforcuar rëndësinë e turizmit si një nga sektorët strategjikë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas të dhënave të INSTAT, në gjysmën e parë të vitit 2025, Shqipëria ka pritur 4,7 milionë shtetas të huaj, një rritje prej rreth 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Turistët kanë zgjedhur Shqipërinë jo vetëm për plazhet e bukura dhe klimën e favorshme, por edhe për zonat malore me peizazhe natyrore mbresëlënëse, qytetet e lashta me vlerë historike e kulturore si dhe mikpritjen dhe kuzhinën tradicionale.

Nga ana tjetĂ«r, edhe shqiptarĂ«t kanĂ« rritur ndjeshĂ«m shpenzimet pĂ«r udhĂ«time jashtĂ« vendit. Sipas raportit “Bilanci i Pagesave” tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, gjatĂ« 6-mujorit tĂ« parĂ« tĂ« 2025, ata kanĂ« shpenzuar 1,3 miliardĂ« euro pĂ«r udhĂ«time, me njĂ« rritje vjetore prej 7,5%.

Ndërkohë bilanci i udhëtimeve mbetet pozitiv.

Diferenca mes të ardhurave nga turistët e huaj dhe shpenzimeve të shqiptarëve jashtë vendit i njohur si bilanci i udhëtimeve ishte pozitiv gjatë kësaj periudhe dhe arriti në 800 milionë euro, duke dëshmuar për fuqinë eksportuese të sektorit të turizmit shqiptar.

Sot turizmi është kthyer në aktivitet gjithëvjetor, jo vetëm që po gjeneron të ardhura të konsiderueshme për ekonominë, por gjithashtu po promovon Shqipërinë si një destinacion të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor.

e.xh./j.p/

The post Turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri rreth 2,1 miliardë euro në 6-mujorin e parë 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sa para harxhuan klubet e Serie A? Kryeson Milan, Genoa mbyll renditjen me 0 shpenzime

Me mbylljen e afatit kalimtar të merkatos verore ditën e djeshme, sot është bërë publike lista me paratë e shpenzuara nga të gjitha klubet e Serie A. Në krye të listës qëndron Milan, ndërsa e fundit është Genoa, e cila ka vendosur të mos shpenzojë asnjë euro këtë merkato. Sipas Transfermarkt, Milan i cili ka [
]

The post Sa para harxhuan klubet e Serie A? Kryeson Milan, Genoa mbyll renditjen me 0 shpenzime appeared first on BoldNews.al.

Berisha-La Civita, misteri i faturĂ«s/ Fushata “e varfĂ«r e BerishĂ«s”, doktori nuk deklaron asnjĂ« shpenzim: Pagoi PD pĂ«r mua

Kontrata për Kris La Chivita mbetet ende mister edhe pse numërimi mbrapsh për partitë politike për të deklaruar shpenzimet gjatë fushatës elektorale ka filluar.

Në raportet financiare te depozituara në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nga kandidatët,  rezulton se kupola e PD-së, me në krye Sali Berishën nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë përgjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Dhe këtë doktori e justifikoi me faktin se paratë për kryetarin i ka paguar partia duke ia faturuar përgjegjësinë e shpenzimeve vartësve të tij.

DeputetĂ«t po deklarojnĂ« shpenzimet personale, sepse nga deputetĂ«t qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« fushata janĂ« detyruar kanĂ« shpenzuar me dhjetarĂ«, qindra, mijĂ«ra euro. Berisha nuk ka shpenzuar asnjĂ« qindarkĂ« personale, sepse fushatĂ«n time e ka mbuluar PD. ÇfarĂ« shpenzimesh kam bĂ«rĂ« unĂ«, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nga PD

Por pagesa e LaChivitës, strategjia e të cilit nuk arriti ta rikthente në pushtet, nuk mund të mbahet edhe për shumë kohë secret. Sali Berisha ka afat deri në fund të muajit tetor për të deklaruar të gjitha shpenzimet që jo vetëm kandidatët por edhe partia ka bërë përgjatë fushatës elektorale.

PD ka një ligj që përcakton afatin ligjor kur PD do deklarojë shpenzimet. PD do ti deklarojë çdo qindarkë. Cila është koha që përcakton ligji, këtë nuk të them. KQZ ka shpërndarë formularë për deputetë për të deklaruar shpenzimet, por jo partitë. Partitë, kanë një afat ligjor.

Por kush ka shpenzuar më shumë nga kandidatët e Partisë Demokratike. Raportet financiare tregojnë se ish gjyqtari Gjin Gjoni ka hedhur më shumë para gjatë fushatës elektorale, rreth 10 mijë euro, i ndjekur nga Belind Këlliçi me afro 8 mijë euro shpenzime.

Ndërsa nga kampi rozë, mes emrave me më shumë para të shpenzuara rezulton deputeti i Elbasanit Olsi Komici. Ish Komisioneri i vetingut thote së ka shpenzuar mbi 25 mijë euro. Të kursyer në fushatë nuk janë treguar as Ardit Bido që raporton rreth 20 mijë euro apo Damian Gjiknuri me 10 mijë.

Aktualisht nuk ka asnjë dokument për shpenzimet e kryeministrit Edi Rama ndërsa kandidatët dhe subjektet kanë 60 ditë kohë nga certifikimi përfundimtar i zgjedhjeve për të deklaruar shpenzimet e tyre./abcnews.al

Qeveria mbulon shpenzimet mjekësore për drejtoreshën e APP, 2.3 mln lekë për kurimin e Reida Kashtës

Qeveria ka vendosur që të mbulojë shpenzimeve mjekësore për drejtoreshën e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit, masa e shpenzimeve është caktuar në 2 milionë e 300 mijë lekë të reja, fond i cili do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të [
]

The post Qeveria mbulon shpenzimet mjekësore për drejtoreshën e APP, 2.3 mln lekë për kurimin e Reida Kashtës appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

✇Albeu
By: V K

Shqipëria, renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare, për kërkim dhe zhvillim në Europë.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare për kërkim-zhvillim ishte vetëm 0.19% e PBB-së, ose 40.9 milionë euro në vlerë absolute.

Kjo e vendos Shqipërinë në vendin e parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Rumaninë. Në Serbi, ku janë të dhënat e disponueshme për 2024, treguesi është 0.4% e PBB-së.

Në krahasim, mesatarja e Bashkimit Europian ishte 0.71% e PBB-së, me një vlerë totale prej afro 128 miliardë euro të alokuara nga buxhetet qeveritare për R&D.

Diferenca është e thellë dhe tregon për mospërputhje serioze mes Shqipërisë dhe vendeve që investojnë në mënyrë të qëndrueshme në dijen, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

EkspertĂ«t e lidhin kĂ«tĂ« nivel tĂ« ulĂ«t shpenzimesh nĂ« ShqipĂ«ri, me mungesĂ«n e vĂ«mendjes institucionale ndaj kĂ«rkimit shkencor dhe me strukturĂ«n e ekonomisĂ« shqiptare, e cila Ă«shtĂ« e pĂ«rqendruar kryesisht nĂ« sektorĂ« si ndĂ«rtimi dhe turizmi – tĂ« cilĂ«t nuk nxisin kĂ«rkim, teknologji apo risi.

Për më tepër, mungesa e një politike të qartë kombëtare për kërkim dhe zhvillim ka çuar në një nënfinancim të qëndrueshëm dhe në mungesë të infrastrukturës akademike moderne.

Në një epokë ku ekonomitë globale po orientohen drejt teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe zhvillimeve digjitale, mungesa e investimeve në kërkim dhe zhvillim përbën një pengesë serioze për rritjen afatgjatë të Shqipërisë.

Sipas Eurostat, investimet publike në R&D, janë kyçe për konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ndaj mbetja në fund të listës përbën një thirrje për reflektim dhe ndryshim të drejtimit strategjik të vendit.

Europa

Sipas Eurostat, Në vitin 2024, alokimet buxhetore të qeverive të vendeve të Bashkimit Europian për kërkim dhe zhvillim (GBARD) arritën në rreth 127.9 miliardë euro, ose 0.71% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Kjo përfaqëson një rritje prej 3.4% krahasuar me vitin 2023 (123.7 miliardë euro) dhe një rritje prej 59.5% krahasuar me vitin 2014, kur kjo shumë ishte rreth 80.2 miliardë euro.

Në vitin 2024, buxheti qeveritar për kërkim dhe zhvillim në nivelin e BE-së ishte ekuivalent me 284.7 euro për banor, që përbën një rritje prej 57.0% krahasuar me vitin 2014, kur ishte 181.3 euro për banor.

Vendet që shpenzuan më shumë për R&D për frymë ishin Luksemburgu (759.2 euro për banor), ndjekur nga Danimarka (586.8 euro) dhe Holanda (542.7 euro).

Ndërkohë, shpenzimet më të ulëta për banor u regjistruan në Rumani (19.1 euro), Bullgari (38.3 euro) dhe Hungari (58.7 euro).

Duhet theksuar se ndryshimet në shpenzimet për frymë mund të pasqyrojnë gjithashtu ndryshime në popullsinë e vendeve përkatëse.

TĂ« gjitha vendet e Bashkimit Europian, kanĂ« rritur buxhetet e tyre pĂ«r kĂ«rkim dhe zhvillim gjatĂ« periudhĂ«s 2014–2024, tĂ« llogaritura nĂ« euro pĂ«r banor.

Rritjet më të mëdha në përqindje janë regjistruar në vendet e Europës Lindore, duke reflektuar një përpjekje për të kapur hendekun me pjesën tjetër të kontinentit.

Letonia kryeson listën me një rritje prej 313%, duke kaluar nga vetëm 19.1 euro për banor në vitin 2014 në 78.9 euro në vitin 2024.

Pas saj vjen Sllovenia me një rritje prej 252%, nga 78.3 euro në 275 euro për banor, dhe Lituania me 197%, duke kaluar nga 42.7 euro në 123 euro për banor.

Sa i përket shpërndarjes sipas objektivave socio-ekonomike, 35.7% e fondeve buxhetore qeveritare për kërkim dhe zhvillim (GBARD) u drejtuan për avancimin e përgjithshëm të dijes, kryesisht të financuara përmes një granti të përgjithshëm publik të njohur si fondet publike të përgjithshme universitare (GUF), të cilat përdoren nga institucionet e arsimit të lartë publik për të mbështetur aktivitetet e tyre.

Përveç kësaj, 16.6% e fondeve GBARD iu dedikuan gjithashtu avancimit të përgjithshëm të dijes, por nga burime të tjera përveç GUF.

Ndërkohë, 9.4% e fondeve u orientuan drejt prodhimit industrial dhe teknologjisë, 7.0% për shëndetësinë dhe 6.1% për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hapesires/Monitor

The post Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim appeared first on Albeu.com.

Qytetarët paguajnë nga xhepi, fondet për shëndetësinë në nivelin e 2017-ës

Shpenzimet publike pĂ«r shĂ«ndetĂ«sinĂ« nĂ« ShqipĂ«ri zbritĂ«n nĂ« nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t qĂ« nga viti 2017, duke zĂ«nĂ« vetĂ«m 9.6% tĂ« totalit tĂ« shpenzimeve publike nĂ« vitin 2024, sipas njĂ« raporti tĂ« organizatĂ«s “Together for Life”.

Sipas analizĂ«s, megjithĂ«se buxheti i ministrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale ka njohur rritje tĂ« ndjeshme gjatĂ« viteve tĂ« pandemisĂ« (2017–2021), vitet 2022 dhe 2023 kanĂ« shĂ«nuar tkurrje progresive tĂ« financimeve.

“NĂ« vitin 2024, pavarĂ«sisht rritjes nĂ« vlerĂ« nominale, shpenzimet totale tĂ« MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale vijojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« rĂ«nie, duke rezultuar nĂ« 3.2% tĂ« PBB dhe 10.8% tĂ« shpenzimeve tĂ« pĂ«rgjithshme publike. Shpenzimet publike pĂ«r shĂ«ndetĂ«sinĂ« dhe mbrojtjen sociale nĂ« vitin 2024 shĂ«nojnĂ« nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« matur gjatĂ« 7 viteve tĂ« fundit”, thuhet nĂ« raport.

Raporti thekson se në këto vite shëndetësia në Shqipëri është nën financuar, sidomos në aspektin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

“Kjo pĂ«rforcohet mĂ« shumĂ« nga niveli i lartĂ« i pagesave nga xhepi me mbi 50% tĂ« totalit tĂ« shpenzimeve tĂ« bĂ«ra pĂ«r shĂ«ndetĂ«sinĂ«, tĂ« cilat pĂ«rballohen nga vetĂ« qytetarĂ«t”, thekson raporti.

Në nivel rajonal, vendi ynë renditet i fundit sa i takon shpenzimeve në sektorin shëndetësor.

“PĂ«rpos faktit qĂ« kĂ«to shpenzime rezultojnĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«tat, nga analiza vĂ«rehet edhe njĂ« mospĂ«rputhje e shifrave tĂ« raportuara nga qeveria shqiptare nĂ« dokumentet e saj zyrtare me ato tĂ« publikuara nga institucionet ndĂ«rkombĂ«tare”.

Grafikë nga raporti

Qytetarët shqiptarë vijojnë të paguajnë nga xhepi i tyre për shërbime në shëndetësi, më shumë se vendet e tjera ta rajonit, me një nivel prej 51.3% në vitin 2022.

Grafikë nga raporti

Sa i takon procedurave të ndjekura për tenderat publikë në shëndetësi sipas raportit kontratat përqendrohen në pak operatorë.

“NjĂ« numĂ«r i vogĂ«l kompanish fitojnĂ« shumicĂ«n e tenderĂ«ve nĂ« sektorin farmaceutik dhe pajisje mjekĂ«sore, duke kufizuar konkurrencĂ«n dhe pĂ«rjashtuar operatorĂ«t e rinj apo tĂ« vegjĂ«l”, thekson raporti.

Në krye të listës së operatorëve që kanë përfituar më shumë kontrata gjatë viteve të fundit janë:

  • INCOMED – 37 kontrata,
  • MEGAPHARMA – 28 kontrata,
  • MEDICAMENTA – 20 kontrata,
  • REJSI FARMA – 20 kontrata,
  • ALDOSCH-FARMA – 19 kontrata,
  • EVITA – 18 kontrata.

Ndërsa në 80% të procedurave të anuluara kanë ndodhur për shkak të gabimeve nga stafi përgjegjës.

“Nga 122 procedura tĂ« anuluara, 98 u anuluan pĂ«r shkak tĂ« gabimeve nĂ« dokumentacionin e tenderit, duke reflektuar mangĂ«si serioze nĂ« pĂ«rgatitjen dhe menaxhimin e tyre”.

Po ashtu, në proceset e tenderimit vihet re nivel i ulët i konkurrencës, me një mesatare prej 1.37 operatorësh ekonomikë për procedurë.

Diferencat midis fondit limit dhe ofertave fituese për secilin lot janë minimale sipas raportit, duke ngritur shqetësime mbi mungesën e konkurrencës efektive dhe kriteret që kanë ndikuar në këtë rezultat.

Në përfundim raporti sugjeron disa rekomandime që fokusohen në rritjen e shpenzimeve publike për shëndetësinë, përmirësimin e transparencës dhe publikimit të të dhënave, rritjen e konkurrencës në tendera, forcimin e mekanizmave të monitorimit dhe auditimit dhe rishikim të kuadrit ligjor.

The post Qytetarët paguajnë nga xhepi, fondet për shëndetësinë në nivelin e 2017-ës appeared first on Citizens.al.

74% e grave e duan burrin qĂ« paguan dhe ja pse kjo s’ka tĂ« bĂ«jĂ« me luksin

74% e grave duan një partner që paguan për gjithçka. Pse? Jo për luksin. Por për qetësinë.

Sipas një sondazhi të vitit 2023 nga Qualtrics, 74% e grave preferojnë që burri të marrë përsipër shpenzimet, duke e parë këtë si një shenjë sigurie, respekti dhe stabiliteti afatgjatë.

Një studim i vitit 2022 nga Psychological Science tregon se gratë, biologjikisht, priren të zgjedhin partnerë me stabilitet financiar kur mendojnë për një lidhje serioze. Sepse mbështetja e vazhdueshme interpretohet si mbrojtje, përkujdesje dhe paqe mendore.

NĂ« njĂ« kohĂ« me kosto tĂ« larta jetese dhe lodhje tĂ« pĂ«rhershme, shumĂ« gra po heqin dorĂ« nga miti i “gruas sĂ« fortĂ« qĂ« i bĂ«n tĂ« gjitha vetĂ«â€ dhe po zgjedhin tĂ« jetojnĂ« ndryshe, mĂ« butĂ«, mĂ« qetĂ«, mĂ« nĂ« paqe.

The post 74% e grave e duan burrin qĂ« paguan dhe ja pse kjo s’ka tĂ« bĂ«jĂ« me luksin appeared first on iconstyle.al.

Rama mburret me turistĂ«t, por nĂ« ShqipĂ«ri vijnĂ« mĂ« “koprracĂ«t”

Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2023. Për mesataren e eurozonës ky tregues rritet në 93 euro. Ky tregues përfshin fjetjen (akomodimin), ushqimin dhe pijet, transportin lokal, biletat e muzeve, aktiviteteve rekreative etj. Të [
]

The post Rama mburret me turistĂ«t, por nĂ« ShqipĂ«ri vijnĂ« mĂ« “koprracĂ«t” appeared first on BoldNews.al.

Meta nxjerr dokumentin: SPAK dezinformon, karta bankare u përdor nga Kryemadhi

Ilir Meta ka hedhur një sërë akuzash ndaj SPAK, lidhur me hetimet që ky institucion po kryen ndaj ish-presidentit dhe Monika Kryemadhit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta nga qelia e cilëson SPAK, një organizatë kriminale, teksa thotë se vazhdon të shpërndajë dizinformacione në televizionet dhe mediat e blera me paratë e pista të [
]

The post Meta nxjerr dokumentin: SPAK dezinformon, karta bankare u përdor nga Kryemadhi appeared first on BoldNews.al.

Presidenti rus, Putin njofton uljen e shpenzimeve ushtarake

Diktatori rus, Vladimir Putin, ka njoftuar planet pĂ«r tĂ« ulur shpenzimet ushtarake tĂ« RusisĂ« pĂ«r vitin qĂ« vjen dhe pĂ«r tri vitet e ardhshme. Kjo masĂ« vjen pas paralajmĂ«rimeve nga zyrtarĂ«t e Kremlinit, qĂ« theksuan se Rusia Ă«shtĂ« “nĂ« prag tĂ« recesionit” ekonomik, sipas The Telegraph.

Në një samit ekonomik të pesë shteteve post-sovjetike në Minsk, Putin njoftoi se shpenzimet për mbrojtjen do të reduktohen për vitin 2024 dhe për periudhën e ardhshme trevjeçare. Ai theksoi se Rusia do të fokusohet në menaxhimin më të mirë të burimeve të saj ushtarake dhe se kjo do të jetë një masë për të përballuar pasojat ekonomike të luftës.

Duke iu pĂ«rgjigjur planit tĂ« NATO-s pĂ«r tĂ« rritur shpenzimet e mbrojtjes nĂ« 5% tĂ« PBB-sĂ«, Putin komentoi se shtetet anĂ«tare tĂ« AleancĂ«s do tĂ« shpenzonin fonde pĂ«r “blerje nga SHBA-tĂ« dhe pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur kompleksin e tyre ushtarako-industrial”. Ai shtoi: “Pra, kush po pĂ«rgatitet pĂ«r disa veprime agresive? Ne apo ata?”

KĂ«to komente erdhĂ«n pas njĂ« paralajmĂ«rimi nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik i RusisĂ«, Maxim Reshetnikov, qĂ« e cilĂ«soi situatĂ«n ekonomike tĂ« vendit si njĂ« periudhĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«. Ai njoftoi se Rusia ishte “nĂ« prag tĂ« recesionit” dhe se nuk ishte mĂ« nĂ« gjendje tĂ« mbĂ«shtetej nĂ« burime tĂ« papĂ«rdorura pĂ«r tĂ« nxitur rritjen ekonomike.

Edhe Elvira Nabiullina, drejtoresha e Bankës Qendrore të Rusisë, i tha të premten se ekonomia e vendit po vuante nga ndikimi i shpenzimeve të mëdha në sektorin e mbrojtjes dhe se ritmi i rritjes ekonomike ishte ngadalësuar. Ajo theksoi se shumë nga burimet që Rusia kishte përdorur për të aktivizuar rritjen e saj tashmë ishin shteruar, duke shtuar pasiguri për të ardhmen ekonomike të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti rus, Putin njofton uljen e shpenzimeve ushtarake appeared first on Euronews Albania.

ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ« 5% e PBB-sĂ« pĂ«r mbrojtjen?

Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord me kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump për rritjen graduale të shpenzimeve për mbrojtjen nga niveli aktual, 2% në 5%. Objektivi gjithsesi parashikohet të realizohet jo më herët se sa viti 2035, ndërsa është rënë dakord për një rishikim në vitin 2029. Nga Gjergj Erebara Gjatë vitit 2025, Shqipëria pritet [
]

The post ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ« 5% e PBB-sĂ« pĂ«r mbrojtjen? appeared first on BoldNews.al.

Si i detyroi Donald Trump vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet 5% për Mbrojtjen

Deri nĂ« vitin 2035, shtetet anĂ«tare synojnĂ« tĂ« shpenzojnĂ« pesĂ« pĂ«rqind tĂ« prodhimit tĂ« tyre ekonomik pĂ«rkatĂ«s pĂ«r mbrojtje çdo vit. Kjo u deklarua nĂ« deklaratĂ«n pĂ«rfundimtare tĂ« samitit tĂ« NATO-s nĂ« HagĂ«. Presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump i pĂ«rshkroi rezultatet e samitit si njĂ« moment historik, duke thĂ«nĂ« se ai do tĂ« mbetet nĂ« histori si “Angazhimi i mbrojtjes i HagĂ«s”.

NĂ« deklaratĂ«n pĂ«rfundimtare tĂ« samitit tĂ« tyre nĂ« HagĂ«, shtetet e NATO-s u zotuan tĂ« arrinin objektivin e ri tĂ« investimit, deri nĂ« vitin 2035, tĂ« 5% tĂ« Produktit tĂ« tyre tĂ« BrendshĂ«m Bruto (PBB) nĂ« mbrojtje dhe “shpenzime tĂ« lidhura me mbrojtjen dhe sigurinĂ«â€, njĂ« nivel qĂ« nuk Ă«shtĂ« arritur qĂ« nga Lufta e FtohtĂ«. Deri tani, objektivi ishte 2%.

Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i NATO-s Mark Rutte pranoi se njĂ« rritje e tillĂ« nuk do tĂ« kishte qenĂ« e mundur pa presionin e Presidentit tĂ« SHBA-sĂ« Donald Trump. Rutte e vlerĂ«soi republikanin pĂ«r arritjen e “asaj qĂ« asnjĂ« president amerikan nuk e ka arritur nĂ« dekada”.

“Aleanca mĂ« e fortĂ« nĂ« histori”

Kështu, shpërbërja e Aleancës së Atlantikut të Veriut, për të cilën u druajtën shumë njerëz pas fitores në zgjedhje të Trumpit në vitin 2024, duket se është shmangur.

Trump
Trumpi e pranoi shprehimisht detyrimin pĂ«r tĂ« ndihmuar: “UnĂ« e mbĂ«shtes kĂ«tĂ«, prandaj jam kĂ«tu”, tha ai nĂ« HagĂ«. “NĂ«se nuk do ta mbĂ«shtesja kĂ«tĂ«, nuk do tĂ« isha kĂ«tu.” Sipas detyrimit pĂ«r ndihmĂ« tĂ« ndĂ«rsjellĂ« tĂ« NATO-s, nĂ« bazĂ« tĂ« Nenit 5 tĂ« Traktatit tĂ« Atlantikut tĂ« Veriut, njĂ« aleat mund tĂ« mbĂ«shtetet nĂ« mbĂ«shtetjen e tĂ« tjerĂ«ve: njĂ« sulm kundĂ«r njĂ« anĂ«tari tĂ« NATO-s do tĂ« konsiderohet njĂ« sulm kundĂ«r tĂ« gjithĂ«ve.

NĂ« deklaratĂ«n pĂ«rfundimtare, NATO pĂ«rshkruhet si “aleanca mĂ« e fortĂ« nĂ« histori”. Ajo mbetet e bashkuar dhe e vendosur pĂ«r tĂ« mbrojtur miliona qytetarĂ« qĂ« jetojnĂ« brenda aleancĂ«s.

NĂ« tĂ« kaluarĂ«n, Trumpi kishte krijuar pasiguri nĂ«se Shtetet e Bashkuara mbeteshin tĂ« pĂ«rkushtuara ndaj marrĂ«veshjes themelore tĂ« NATO-s. GjatĂ« fushatĂ«s zgjedhore, ai madje kĂ«rcĂ«noi tĂ« ndihmonte vetĂ«m ato vende qĂ«, sipas mendimit tĂ« tij, shpenzonin mjaftueshĂ«m pĂ«r mbrojtje. MegjithatĂ«, nĂ« HagĂ«, Trumpi e quajti marrĂ«veshjen mbi objektivin e shpenzimeve qĂ« ai vetĂ« e kishte propozuar “tĂ« jashtĂ«zakonshme”.

Friedrich Merz: “Askush tĂ« mos guxojĂ« tĂ« sulmojĂ« NATO-n, askund”

Kancelari gjerman Friedrich Merz e quajti samitin “historik” dhe theksoi se Gjermania nuk do tĂ« rrisĂ« shpenzimet e mbrojtjes pĂ«r shkak tĂ« Trumpit, por pĂ«r shkak tĂ« situatĂ«s aktuale tĂ« rrezikshme. “Rusia nuk kĂ«rcĂ«non vetĂ«m UkrainĂ«n; Rusia kĂ«rcĂ«non tĂ« gjithĂ« paqen, tĂ« gjithĂ« rendin politik tĂ« kontinentit tonĂ«â€.

Merz
Merz theksoi se partnerĂ«t evropianĂ« tĂ« NATO-s, nĂ« veçanti, duhet tĂ« “bĂ«jnĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« vitet e ardhshme” pĂ«r tĂ« siguruar aftĂ«sitĂ« e tyre mbrojtĂ«se. MegjithatĂ«, Spanja dhe Sllovakia njoftuan se nuk ndiheshin tĂ« detyruar tĂ« pĂ«rmbushnin objektivin prej 5%, pavarĂ«sisht se kishin miratuar deklaratĂ«n pĂ«rfundimtare.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili mori pjesĂ« nĂ« samit si i ftuar, luajti vetĂ«m njĂ« rol mbĂ«shtetĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« rast. NĂ« deklaratĂ«n pĂ«rfundimtare, solidariteti me UkrainĂ«n kufizohet nĂ« njĂ« fjali: “AleatĂ«t riafirmojnĂ« angazhimet e tyre tĂ« pĂ«rhershme kombĂ«tare pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur UkrainĂ«n, siguria e sĂ« cilĂ«s kontribuon nĂ« sigurinĂ« tonĂ«.”

Vitin e kaluar, NATO premtoi 40 miliardĂ« euro ndihmĂ« pĂ«r UkrainĂ«n dhe u zotua ta mbĂ«shtesĂ« atĂ« nĂ« “rrugĂ«n e saj tĂ« pakthyeshme” drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« NATO. Ky formulim i fundit, i cili ishte jashtĂ«zakonisht i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r UkrainĂ«n, Ă«shtĂ« hequr nga deklarata. Kryeministri hungarez Viktor OrbĂĄn ishte veçanĂ«risht i qartĂ«: “NATO nuk ka punĂ« nĂ« UkrainĂ«.” /DW

The post Si i detyroi Donald Trump vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet 5% për Mbrojtjen appeared first on Sot News | Lajme.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« objektivi i ri i NATO-s prej 5% pĂ«r shpenzimet e mbrojtjes?

Udhëheqësit e NATO-s pritet të miratojnë një objektiv të ri të madh për shpenzimet në mbrojtje në samitin e aleancës në Hagë të mërkurën, siç kërkohet nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Ja disa pyetje dhe përgjigje kyçe rreth objektivit të ri.

ÇfarĂ« pritet tĂ« miratojnĂ« udhĂ«heqĂ«sit e NATO-s?

Pritet të bien dakord që anëtarët e NATO-s duhet të shpenzojnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtje bazë dhe investime më të gjera që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë.

Kjo është një rritje e konsiderueshme krahasuar me objektivin aktual prej 2%, i cili u miratua në samitin e aleancës në Uells në 2014. Por objektivi i ri do të matet në mënyrë të ndryshme.

Anëtarët e NATO-s do të pritet të shpenzojnë 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të tyre për mbrojtjen bazë, si trupa dhe armë, objektet që përfshihen aktualisht në objektivin e vjetër prej 2%.

Ata gjithashtu do të pritet të shpenzojnë një 1.5% tjetër të PBB-së për investime më të gjera që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë, si përshtatja e rrugëve, urave dhe porteve për përdorim nga automjetet ushtarake, si dhe në kibernetikë dhe mbrojtjen e tubacioneve të energjisë.

Sa e madhe do të jetë kërkesa për vendet anëtare të NATO-s?

Shumë e madhe për shumë prej tyre.

Njëzet e dy nga 32 vendet anëtare të NATO-s shpenzuan vitin e kaluar 2% ose më shumë të PBB-së së tyre për mbrojtje.

Në total, anëtarët e aleancës shpenzuan mesatarisht 2.61% të PBB-së së NATO-s për mbrojtje vitin e kaluar, sipas një vlerësimi të NATO-s. Por ky numër fsheh dallime të mëdha në shpenzimet ndërmjet anëtarëve.

Për shembull, Polonia shpenzoi më shumë se 4% të PBB-së së saj për mbrojtje, duke qenë shpenzuesi më i madh. Në anën tjetër, Spanja shpenzoi më pak se 1.3%.

Kur pritet që vendet e NATO-s të arrijnë këtë objektiv?

Ata do të pritet të arrijnë objektivin deri në vitin 2035. Objektivat mund të rishikohen dhe përshtaten gjatë një rishikimi që pritet në vitin 2029.

Sa para shtesë do të duhej të shpenzonin vendet e NATO-s?

ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« thuhet saktĂ«sisht sa para shtesĂ« do tĂ« duhet tĂ« shpenzojnĂ« anĂ«tarĂ«t e NATO-s, pasi kjo varet nga madhĂ«sia e ekonomive tĂ« tyre nĂ« vitet nĂ« vijim.

Gjithashtu, NATO nuk ka njĂ« matje aktuale pĂ«r shpenzimet nĂ« kategorinĂ« e re mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« investimeve nĂ« mbrojtje dhe siguri, kĂ«shtu qĂ« nuk ka njĂ« pikĂ« referimi pĂ«r t’u bazuar.

Megjithatë, vendet e NATO-s shpenzuan mbi 1.3 trilionë dollarë për mbrojtjen bazë në vitin 2024, nga rreth 1 trilionë dollarë dhjetë vjet më parë (me çmime të pandryshuara të vitit 2021). Nëse të gjitha shtetet e NATO-s do të kishin shpenzuar 3.5% të PBB-së për mbrojtje vitin e kaluar, kjo do të përbënte rreth 1.75 trilionë dollarë.

Pra, arritja e objektivave të rinj mund të kërkojë shpenzime shtesë prej qindra miliardë dollarësh në vit, krahasuar me shpenzimet aktuale.

Pse po i rrisin tani shpenzimet vendet e NATO-s?

Vazhdimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, shqetësimet për një kërcënim të mundshëm nga Rusia në të ardhmen, dhe presioni i SHBA-ve kanë nxitur shumë kryeqytete europiane të rrisin investimet në mbrojtje dhe të planifikojnë rritje edhe më të mëdha në vitet e ardhshme.

“Rusia mund tĂ« jetĂ« gati tĂ« pĂ«rdorĂ« forcĂ«n ushtarake kundĂ«r NATO-s brenda pesĂ« viteve,” tha sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m i NATO-s, Mark Rutte, mĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« muaj.

Europa gjithashtu po përgatitet për mundësinë që SHBA-ja, nën Presidentin Donald Trump, të vendosë të tërheqë disa nga trupat dhe kapacitetet e saj nga Europa.

Lexo më tej: Trump në samitin e NATO-s, çfarë mund të shkojë keq? 

“Amerika nuk mund tĂ« jetĂ« kudo dhe gjithmonĂ«, dhe as nuk duhet tĂ« jetĂ«,” tha sekretari i mbrojtjes sĂ« SHBA-sĂ«, Pete Hegseth.

Për çfarë do të shpenzohet paratë e reja?

Këtë muaj, NATO miratoi objektiva të rinj të kapaciteteve për anëtarët e saj, llojet e trupave, njësive ushtarake, armëve dhe pajisjeve që NATO thotë se duhet të kenë për të mbrojtur veten dhe aleancën.

KĂ«to objektiva janĂ« tĂ« klasifikuara, por Rutte tha pas miratimit se aleanca duhet tĂ« investojĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« fusha si “mbrojtja ajrore, avionĂ« luftarakĂ«, tanke, dronĂ«, personel, logjistikĂ« dhe shumĂ« tĂ« tjera”. 

A janë të gjithë dakord?

Jo plotësisht. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez thotë se vendi i tij mund të përmbushë objektivat e kapaciteteve ushtarake duke shpenzuar vetëm 2.1% të PBB-së.

Qeveria e tij miratoi draftin e deklaratës së samitit me objektivin e ri të shpenzimeve, por bëri të qartë se nuk ka ndërmend të shpenzojë kaq shumë. Zyrtarët e NATO-s thonë se Sanchez nuk ka të drejtë për përjashtim, shpenzimet e Spanjës do të monitorohen dhe nëse nuk investon mjaftueshëm për të përmbushur objektivat ushtarake, do të duhet të përmirësohet.

Disa vende që kanë nënshkruar objektivat mund të mos i arrijnë ato, pritet nga diplomatë dhe analistë, por publikisht ata kanë insistuar se janë të përkushtuar.

Kush do të sigurojë paratë?

Çdo vend anĂ«tar i NATO-s do tĂ« vendosĂ« vetĂ« se nga do tĂ« gjejĂ« paratĂ« pĂ«r tĂ« rritur shpenzimet nĂ« mbrojtje dhe si t’i alokojĂ« ato.

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapa për të lehtësuar shpenzimet e kryeqyteteve në mbrojtje.

BE po lejon vendet anëtare të rrisin shpenzimet ushtarake me 1.5% të PBB-së çdo vit për katër vite, pa iu nënshtruar masave disiplinore që zakonisht aktivizohen kur deficiti kombëtar kalon 3% të PBB-së.

Muajin e kaluar, ministrat e BE-sĂ« miratuan krijimin e njĂ« fondi armĂ«sh prej 150 miliardĂ« eurosh, i cili do tĂ« financohet me huamarrje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t evropiane dhe do t’u japĂ« hua vendeve pĂ«r projekte tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta mbrojtjeje.

Disa vende evropiane kërkojnë që huamarrja e përbashkët e BE-së të përdoret për grante, jo hua, për shpenzimet në mbrojtje, por po hasin rezistencë nga vende konservatore fiskalisht si Gjermania dhe Holanda.

Si krahasohet objektivi i NATO-s me shpenzimet e tjera ushtarake?

Aleatët e NATO-s dedikojnë një pjesë shumë më të vogël të prodhimit të tyre ekonomik për mbrojtje sesa Rusia, por së bashku shpenzojnë shumë më tepër para sesa Moska.

Shpenzimet ushtarake të Rusisë u rritën me 38% në 2024, duke arritur në rreth 149 miliardë dollarë, ose 7.1% të PBB-së, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI).

Kina, shpenzuesi i dytë më i madh ushtarak në botë, i kushtoi rreth 1.7% të PBB-së shpenzimeve ushtarake vitin e kaluar, sipas SIPRI.

Si krahasohet shpenzimet ushtarake me shpenzimet e tjera qeveritare?

Në vendet e NATO-s, mbrojtja përbën një pjesë relativisht të vogël të buxheteve kombëtare.

Shpenzimet ushtarake përbënin 3.2% të shpenzimeve qeveritare në Itali, 3.6% në Francë dhe 8.5% në Poloni në vitin 2023, sipas të dhënave të SIPRI. Në Rusi, në të njëjtin vit, shpenzimet ushtarake përbënin pothuajse 19% të shpenzimeve qeveritare.

Reuters, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post ÇfarĂ« Ă«shtĂ« objektivi i ri i NATO-s prej 5% pĂ«r shpenzimet e mbrojtjes? appeared first on Lapsi.al.

Kallas: E dëgjuam Trumpin dhe iu përgjigjëm pozitivisht për shpenzimet e mbrojtjes

Bashkimi Evropian i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur thirrjes sĂ« Presidentit Donald Trump pĂ«r rritjen e shpenzimeve ushtarake. “Ne e kemi dĂ«gjuar Presidentin Trump dhe tĂ« gjithĂ« po bĂ«jnĂ« mĂ« shumĂ«,” tha PĂ«rfaqĂ«suesja e LartĂ« pĂ«r PunĂ«t e Jashtme tĂ« BE-sĂ«, Kaja Kallas, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Euronews Today, nĂ« prag tĂ« samitit historik tĂ« NATO-s qĂ« po [
]

The post Kallas: E dëgjuam Trumpin dhe iu përgjigjëm pozitivisht për shpenzimet e mbrojtjes appeared first on BoldNews.al.

HAGË – De Wever: AsnjĂ« pĂ«rjashtim pĂ«r rritjen e shpenzimeve pĂ«r mbrojtjen

HAGË, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Kryeministri belg, Bart De Wever ishte i vendosur sot kur deklaroi se pĂ«r “asnjĂ« pĂ«rjashtim” nuk Ă«shtĂ« rĂ«nĂ« dakord nga njĂ« rritje masive e planifikuar e shpenzimeve pĂ«r mbrojtjen.

Lëvizja, e cila do të miratohet nga udhëheqësit e NATO-s, ka shkaktuar kundërshtim nga disa anëtarë, ndërsa disa aleatë përpiqen të përmbushin edhe objektivat aktuale të shpenzimeve, përfshirë Spanjën dhe Belgjikën.

Ditë para samitit të Hagës, kryeministri spanjoll Pedro Sånchez deklaroi se Madridi nuk ishte zotuar për arritjen e objektivit të ri, i cili parashikon që aleatët të shpenzojnë të paktën 3,5% të PBB-së dhe 1,5% për shpenzimet përkatëse deri në vitin 2035.

Sånchez tha se Madridi do të jetë në gjendje të arrijë plane të reja të aftësive të NATO-s duke shpenzuar më pak, një qëllim i konsideruar jorealist nga shefi i NATO-s Mark Rutte.

De Wever, duke iu drejtuar shtypit pĂ«rpara konsultimeve me udhĂ«heqĂ«sit e tjerĂ« tĂ« NATO-s, theksoi se “nuk ka asnjĂ« pĂ«rjashtim”.

“TĂ« gjithĂ« e pranojnĂ« tĂ« njĂ«jtin tekst”, tha ai, duke iu referuar njĂ« deklarate tĂ« samitit qĂ« do tĂ« miratohet sot mĂ« vonĂ«.

Kryeministri theksoi se Belgjika ishte e vendosur tĂ« arrinte kapacitetet e reja, por nuk kishte vendosur ende se si do ta bĂ«nin kĂ«tĂ«, duke shtuar se “nĂ«se Ă«shtĂ« e mundur” Brukseli do tĂ« shpenzonte gjithashtu mĂ« pak se 3,5%./ /os/

The post HAGË – De Wever: AsnjĂ« pĂ«rjashtim pĂ«r rritjen e shpenzimeve pĂ«r mbrojtjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌