Nga 9 janari fillon procesi i aplikimit për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Skenderaj

Komuna e Skenderajt ka njoftuar fillimin e procesit të aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit, për ekonomitë familjare dhe bizneset e prekura.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në Facebook, aplikimet do të fillojnë më 9 janar, ndërsa qytetarët e prekur ftohen që brenda afatit të caktuar të paraqesin kërkesat e tyre pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.
âKomuna e Skenderajt njofton tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t se nga data 9 janar fillon procesi i aplikimit pĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve tĂ« shkaktuara nĂ« ekonomitĂ« familjare dhe biznese, si pasojĂ« e dĂ«mtimeve tĂ« evidentuara nga vĂ«rshimetâ, thuhet nĂ« njoftim.
Për aplikim, qytetarët duhet të dorëzojnë të dhënat personale, kopjen e letërnjoftimit, konfirmimin e llogarisë bankare, fotografi që dëshmojnë dëmet e shkaktuara, si dhe çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë apo dëmin e pësuar.
Afati për dorëzimin e kërkesave është tetë ditë pune nga data e publikimit të njoftimit, ndërsa aplikimet dorëzohen personalisht në sportelin numër 13, në objektin e Komunës së Skenderajt.
Nga Komuna bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se pĂ«r informata shtesĂ«, qytetarĂ«t mund tâu drejtohen zyrave komunale gjatĂ« orarit zyrtar tĂ« punĂ«s. /Telegrafi/






































