❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nga 9 janari fillon procesi i aplikimit për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Skenderaj



Komuna e Skenderajt ka njoftuar fillimin e procesit të aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit, për ekonomitë familjare dhe bizneset e prekura.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në Facebook, aplikimet do të fillojnë më 9 janar, ndërsa qytetarët e prekur ftohen që brenda afatit të caktuar të paraqesin kërkesat e tyre pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.

“Komuna e Skenderajt njofton tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t se nga data 9 janar fillon procesi i aplikimit pĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve tĂ« shkaktuara nĂ« ekonomitĂ« familjare dhe biznese, si pasojĂ« e dĂ«mtimeve tĂ« evidentuara nga vĂ«rshimet”, thuhet nĂ« njoftim.

Për aplikim, qytetarët duhet të dorëzojnë të dhënat personale, kopjen e letërnjoftimit, konfirmimin e llogarisë bankare, fotografi që dëshmojnë dëmet e shkaktuara, si dhe çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë apo dëmin e pësuar.

Afati për dorëzimin e kërkesave është tetë ditë pune nga data e publikimit të njoftimit, ndërsa aplikimet dorëzohen personalisht në sportelin numër 13, në objektin e Komunës së Skenderajt.

Nga Komuna bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se pĂ«r informata shtesĂ«, qytetarĂ«t mund t’u drejtohen zyrave komunale gjatĂ« orarit zyrtar tĂ« punĂ«s. /Telegrafi/


Përfundon gjendja emergjente në Malishevë, qytetarët ftohen të raportojnë dëmet



Komuna e Malishevës ka njoftuar se është hequr gjendja e situatës emergjente e shpallur pas reshjeve të fundit, të cilat kishin shkaktuar vërshime dhe dëme të konsiderueshme në disa zona të komunës.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së Shtabit Emergjent Komunal, ku u vlerësua gjendja aktuale në terren. Sipas komunës, niveli i ujërave ka shënuar rënie dhe situata tani paraqitet stabile, ndonëse shërbimet emergjente do të vazhdojnë të mbesin në gatishmëri të shtuar.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka theksuar se situata e krijuar ditëve të fundit ka qenë e rëndë dhe ka lënë pasoja të mëdha.

“Situata ka qenĂ« emergjente dhe Ă«shtĂ« pĂ«rcjellĂ« me dĂ«me tĂ« konsiderueshme, veçanĂ«risht nĂ« infrastrukturĂ«, ekonomi familjare, biznese dhe prona private”, ka deklaruar Kastrati gjatĂ« mbledhjes sĂ« Shtabit Emergjent.

Ai ka bërë të ditur se tashmë është formuar Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve dhe ka ftuar qytetarët e prekur nga vërshimet që të paraqesin kërkesat e tyre për vlerësim.

“FtojmĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e dĂ«mtuar qĂ« t’i parashtrojnĂ« kĂ«rkesat pĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve pranĂ« ZyrĂ«s sĂ« Pritjes nĂ« KomunĂ«n e MalishevĂ«s”, ka shtuar ai.

Në përmbyllje, kryetari Kastrati, në emër të Shtabit Emergjent dhe në emrin e tij personal, ka falënderuar të gjitha ekipet emergjente dhe institucionet e përfshira për angazhimin gjatë menaxhimit të situatës. /Telegrafi/

Karaliti për bastisjet në BKS: 39 persona të arrestuar, rreth 400 zyrtarë policorë të angazhuar në aksion



Prokuroria Themelore në Prizren ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me basisjet që janë bërë në pronat e ish-zyrtarëve të Byrosë Kosovare e Sigurimit.

Në këtë konferencë u bënë të ditura detajet në lidhje me bastisjet, ku Kryeprokurori Petrit Kryeziu dhe Kapiteni Fatmir Karaliti treguan se çfarë kanë sekuestruar, derisa janë bllokuar edhe xhirollogari bankare në vlerë monetare mbi 1.3 milion euro.

“ËshtĂ« rast specifik, ku Prokuroria e Prizrenit ka angazhuar disa prokurorĂ«, dhe disa hetues nĂ« disa lokacione nĂ« nivel vendi”, ka thĂ«nĂ« Karaliti, pĂ«rcjell Telegrafi.

“Ky operacion ka pĂ«rfshirĂ« rreth 400 zyrtarĂ« policorĂ«, ky janĂ« arrestuar 39 persona edhe pse kemi pasur kushte tĂ« vĂ«shtira atmosferike, operacioni Ă«shtĂ« kryer me sukses”.

“JanĂ« kryer kontrolle dhe bastisje nĂ« disa lokacione”, ka pĂ«rfunduar ai. /Telegrafi/

Mërgimtarja nga Kaçaniku ofron strehim falas për familjet e prekura nga vërshimet



Një mërgimtare nga Kaçaniku ka shprehur solidaritet me familjet dhe personat e prekur nga vërshimet e ditëve të fundit, duke ofruar pa pagesë 14 dhoma me ushqim për ata që kanë nevojë për strehim të përkohshëm.

Ajo ka bërë të ditur se kjo ndihmë është e dedikuar për personat dhe familjet në Kosovë dhe Shqipëri, të cilët po përballen me vështirësi si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut.

“NĂ« kĂ«to momente tĂ« vĂ«shtira, ku gjendja po pĂ«rkeqĂ«sohet pĂ«r shkak tĂ« shirave pĂ«r persona dhe familje nĂ« KosovĂ« dhe ShqipĂ«ri, ofroj ndihmĂ« pĂ«r strehim. Lokacioni Ă«shtĂ« nĂ« magjistralen Kaçanik–Ferizaj, te Pompa Bujari (Fenixs)”, ka deklaruar ajo.

Të interesuarit për strehim mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 045 646 167 për më shumë informata dhe koordinim. /RadioDukagjini/


Ferati thërret Shtabin Emergjent, diskutohet rreth situatës nga vërshimet në Istog



Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka thirrur Shtabin Emergjent pas reshjeve të fundit dhe situatës së krijuar nga vërshimet në disa zona të komunës.

Sipas njoftimit të Komunës së Istogut, pas vlerësimeve në terren dhe raportimeve të pranuara nga të gjitha shërbimet komunale, është konstatuar se gjendja aktuale është e menaxhueshme dhe nuk paraqet rrezik për qytetarët.

“Kjo situatĂ« pozitive Ă«shtĂ« rezultat i intervenimeve tĂ« vazhdueshme qĂ« Komuna ka realizuar gjatĂ« kĂ«saj periudhe”, thuhet nĂ« njoftim, duke theksuar se ndĂ«rhyrjet e bĂ«ra, pĂ«rfshirĂ« edhe ato tĂ« mĂ«hershme, kanĂ« dhĂ«nĂ« efekt nĂ« parandalimin e vĂ«rshimeve mĂ« tĂ« mĂ«dha.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, masat preventive dhe intervenimet teknike kanë ndikuar drejtpërdrejt në uljen e rrezikut nga përmbytjet.

Nga Komuna e Istogut bëhet e ditur se ekipet komunale vazhdojnë të jenë në terren dhe në gatishmëri të plotë, duke monitoruar situatën në vazhdimësi dhe duke ofruar mbështetje për qytetarët sipas nevojës. /Telegrafi/


Komuna e Rahovecit nis regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet



Komuna e Rahovecit ka njoftuar se ka filluar procesi i regjistrimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga reshjet dhe përmbytjet e fundit.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë qytetarët që janë prekur nga përmbytjet ftohen që të paraqesin kërkesën e tyre pranë komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve, në administratën komunale të Rahovecit, jo më vonë se data 14 janar 2026.

“Pas paraqitjes sĂ« kĂ«rkesĂ«s, komisioni komunal do t’i kontaktojĂ« qytetarĂ«t dhe ekipi pĂ«rkatĂ«s do tĂ« dalĂ« nĂ« terren pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« vlerĂ«simin e dĂ«meve”, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s sĂ« Rahovecit.

Komuna ka bërë të ditur se për aplikim nevojitet dorëzimi i dokumentacionit përkatës, përfshirë kërkesën e plotësuar me fotografi me ngjyra, kopjen e letërnjoftimit dhe konfirmimin e llogarisë bankare.

Autoritetet komunale u bĂ«jnĂ« thirrje qytetarĂ«ve tĂ« prekur qĂ« t’i respektojnĂ« afatet e pĂ«rcaktuara pĂ«r tĂ« mundĂ«suar trajtimin me kohĂ« tĂ« kĂ«rkesave dhe vlerĂ«simin korrekt tĂ« dĂ«meve. /Telegrafi/


KRU “Gjakova” apelon pĂ«r kujdes ndaj ujĂ«matĂ«sve gjatĂ« temperaturave tĂ« ulĂ«ta



Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Gjakova” ka bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r qytetarĂ«t qĂ« tĂ« tregojnĂ« kujdes tĂ« shtuar ndaj ujĂ«matĂ«sve dhe pjesĂ«ve pĂ«rcjellĂ«se gjatĂ« periudhave me temperatura tĂ« ulĂ«ta.

“Me rĂ«nien e temperaturave, apelojmĂ« qĂ« tĂ« shtohet kujdesi ndaj ujĂ«matĂ«sve, sidomos ata qĂ« janĂ« tĂ« vendosur nĂ« ambiente tĂ« hapura,” thuhet nĂ« njoftimin e kompanisĂ«.

KRU “Gjakova” rekomandon mbĂ«shtjelljen e ujĂ«matĂ«sve dhe pjesĂ«ve pĂ«rcjellĂ«se, pasi ngrirja e tyre mund tĂ« shkaktojĂ« dĂ«mtime teknike.

“MbĂ«shtillni mirĂ« ujĂ«matĂ«sit dhe pjesĂ«t pĂ«rcjellĂ«se, sepse ngrirja mund tĂ« shkaktojĂ« defekte dhe dĂ«mtime tĂ« pjesĂ«ve hidro-teknike”, theksojnĂ« nga kjo kompani.

Institucioni nënvizon se respektimi i këtyre masave parandaluese është i domosdoshëm për të shmangur ndërprerjet në furnizimin me ujë dhe për të mbrojtur infrastrukturën. /Telegrafi/


Adem Morina dhe Sencar Karamuço marrin drejtimin e dy drejtorive në Prizren



Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar sot emërimet e dy drejtuesve të rinj në kabinetin komunal.

“EmĂ«rova sot Adem MorinĂ«n nĂ« pozitĂ«n e Drejtorit tĂ« Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, ndĂ«rsa Sencar Karamuçon Drejtor tĂ« KadastrĂ«s dhe GjeodezisĂ«â€, tha kryetari Totaj nĂ« postimin e tij nĂ« Facebook.

Ai gjithashtu bëri me dije se procesi i emërimeve për kompletimin e ekzekutivit do të përmbyllet së shpejti, duke siguruar vazhdimësinë e punës në interes të qytetarëve.

“Cikli i emĂ«rimeve pĂ«r kompletimin e ekzekutivit pritet tĂ« pĂ«rmbyllet sĂ« shpejti, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« vazhdohet me angazhim dhe pĂ«rkushtim nĂ« realizimin e punĂ«ve tĂ« mira pĂ«r Prizrenin tonĂ«â€, shtoi Totaj.

Ky hap vjen si pjesë e përpjekjeve të komunës për të përforcuar strukturat drejtuese dhe për të garantuar realizimin e projekteve zhvillimore në qytet. /Telegrafi/


Arrestimet në BKS, Prokuroria në Prizren në ora 14:00 jep detaje



Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se sot, më 8 janar 2026, Kryeprokurori Petrit Kryeziu, së bashku me përfaqësues të Policisë së Kosovës, do të mbajë një konferencë për media lidhur me aksionin e ndërmarrë ndaj keqpërdorimeve të dyshuara në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Konferenca do të zhvillohet në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kati i tretë, Salla e Takimeve, duke filluar nga ora 14:00.

“QĂ«llimi i konferencĂ«s Ă«shtĂ« informimi i publikut pĂ«r aksionin e ndĂ«rmarrĂ« dhe masat qĂ« janĂ« duke u marrĂ« nĂ« kĂ«tĂ« çështje”, thuhet nĂ« njoftimin e ProkurorisĂ«./Telegrafi/

Uji në zonat e Mitrovicës nuk është i pijshëm



KRU “Mitrovica” ka njoftuar qytetarĂ«t se impiantet e trajtimit tĂ« ujit kanĂ« rifilluar funksionimin pas krijimit tĂ« kushteve tĂ« nevojshme.

“Pas ndĂ«rprerjes sĂ« operimit, impiantet e trajtimit tĂ« ujit tani janĂ« nĂ« funksion, por deri nĂ« njoftimin e radhĂ«s, rekomandohet qĂ« uji tĂ« pĂ«rdoret vetĂ«m pĂ«r nevoja higjienike dhe sanitare, jo pĂ«r pije”, thuhet nĂ« njoftimin e KRU-sĂ«.

Qytetarët apelohet të respektojnë udhëzimet e institucionit për të shmangur çdo rrezik shëndetësor. /Telegrafi/


Komuna e Malishevës thotë se të gjitha rrugët janë pastruar nga bora



Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se, përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, të gjitha rrugët në territorin e saj janë të hapura dhe të qasshme për qarkullim, përfshirë edhe zonat malore.

Sipas njoftimit zyrtar, kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve janë angazhuar intensivisht në largimin e borës dhe hedhjen e kripës, për të siguruar qarkullim të lirë dhe të sigurt për qytetarët.

Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, ka vizituar disa fshatra në zonën e maleve të Berishës për të monitoruar punimet. Ai ka deklaruar:

“Komuna ka angazhuar kompanitĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r mirĂ«mbajtjen e rrugĂ«ve, tĂ« cilat po kryejnĂ« punĂ«n e tyre me pĂ«rkushtim. Sot kam pĂ«rcjellĂ« nga afĂ«r punimet nĂ« zonĂ«n e maleve tĂ« BerishĂ«s, pĂ«r t’u siguruar qĂ« qytetarĂ«t tĂ« kenĂ« qarkullim tĂ« sigurt dhe tĂ« pandĂ«rprerĂ«â€, ka deklaruar Kastrati.

Komuna u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të pajisen me pajisje dimërore dhe të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, për shkak të mundësisë së ngricave në rrugë. /Telegrafi/

Agjencia e Menaxhimit Emergjent jep detaje për situatën nga vërshimet në Kosovë



Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se situata e vërshimeve në Kosovë ka shënuar përmirësim pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës.

Sipas të dhënave zyrtare të marra nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe njësitë operative në terren, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie dhe nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja.

“Situata nĂ« shumicĂ«n e komunave Ă«shtĂ« e menaxhueshme. Reshjet e borĂ«s dhe ngricat kanĂ« shkaktuar vetĂ«m vĂ«shtirĂ«si tĂ« lokalizuara nĂ« qarkullim rrugor”, thuhet nĂ« njoftimin e AgjencisĂ«.

Gjendja sipas rajoneve:

  • PrishtinĂ« & rrethinĂ«: VĂ«rshime tĂ« lokalizuara nĂ« nĂ«nkalime dhe bllokime tĂ« disa rrugĂ«ve dytĂ«sore; situata mbetet nĂ«n kontroll.
  • Prizren: Intervenime minimale gjatĂ« natĂ«s, kryesisht tĂ« natyrĂ«s teknike.
  • MitrovicĂ«: SituatĂ« kryesisht e qetĂ«; disa familje nĂ« MitrovicĂ«n e Jugut janĂ« evakuuar pĂ«rkohĂ«sisht si masĂ« sigurie.
  • PejĂ«: Dy intervenime tĂ« raportuara nĂ« Istog, pĂ«rfshirĂ« evakuimin e njĂ« familjeje; komunat e tjera me gjendje stabile.
  • GjakovĂ« & Gjilan: Gjendje e qetĂ« dhe nĂ«n kontroll; niveli i ujit nĂ« lumenj ka filluar tĂ« bjerĂ«.

Agjencia thekson se njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit janë të mobilizuar në të gjithë vendin dhe se sistemi i komunikimit emergjent 112 po monitoron situatën 24/7.

“Reshjet e borĂ«s dhe ngricat mund tĂ« shkaktojnĂ« vĂ«shtirĂ«si nĂ« disa rrugĂ«, disa prej tĂ« cilave mbeten tĂ« bllokuara pĂ«r shkak tĂ« shembjeve tĂ« dheut. ApelojmĂ« te qytetarĂ«t tĂ« tregojnĂ« kujdes tĂ« shtuar gjatĂ« lĂ«vizjes”, thuhet mĂ« tej.

Po ashtu, Agjencia ka bashkëpunuar me KEK-un dhe KOSTT-in, duke ofruar pompa thithëse me kapacitet të lartë për largimin e ujit nga objektet e prekura.

“Institucionet pĂ«rgjegjĂ«se janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe do tĂ« ndĂ«rhyjnĂ« sipas nevojĂ«s”, shtohet nĂ« njoftim. /Telegrafi/


Latifi nënshkruan vendimin për rritjen graduale të subvencionit për lindjet në Rahovec, deri në 750 euro



Komuna e Rahovecit ka njoftuar rritjen e shumĂ«s sĂ« subvencionimit pĂ«r çdo lindje tĂ« realizuar nĂ« QendrĂ«n Kryesore tĂ« MjekĂ«sisĂ« Familjare, “Dr. Fahredin Hoti”.

Sot (08/01/2026), kryetari i komunës, Smajl Latifi, nënshkroi vendimet e para për subvencionimin e dy lindjeve.

“Nga janari i kĂ«tij viti, çdo lindje e realizuar nĂ« repartin e maternitetit tĂ« QKMF-sĂ« ‘Dr. Fahredin Hoti’ do tĂ« mbĂ«shtetet me 600 euro, nga 500 euro sa ishte mĂ« parĂ«â€, bĂ«ri tĂ« ditur Komuna pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook.

Latifi gjithashtu bëri të ditur se subvencionimi do të rritet gradualisht deri në përfundim të mandatit.

“NĂ« pĂ«rputhje me zotimin e dhĂ«nĂ«, subvencionimi pĂ«r lindjet do tĂ« arrijĂ« nĂ« 750 euro”, thuhet mĂ« tej.

Ky vendim vjen si pjesë e angazhimit të Komunës për të mbështetur familjet dhe për të inkurajuar rritjen e numrit të lindjeve në komunë. /Telegrafi/


Dëme nga vërshimet në Drenas, Komuna ndërmerr veprime për normalizimin e situatës



Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të hënës dhe të martës kanë shkaktuar vërshime në komunën e Drenasit, duke dëmtuar prona private, biznese dhe prona publike.

Komuna e Drenasit bën të ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencat, së bashku me institucionet tjera komunale, kanë qenë vazhdimisht në terren për të lehtësuar situatën dhe për të reduktuar dëmet.

“VĂ«rshimet kanĂ« pĂ«rfshirĂ« hapĂ«sira tĂ« tĂ«ra nĂ« komunĂ«n tonĂ«. NĂ« veçanti, Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ«suar qarkullimi i qytetarĂ«ve dhe janĂ« dĂ«mtuar rĂ«ndĂ« ‘Lokalet e reja’ te Stacioni i AutobusĂ«ve. Intervenimet kanĂ« pĂ«rfshirĂ« largimin e ujit nga gypat e kanalizimit dhe pengesat qĂ« kanĂ« krijuar bllokime", bĂ«ri tĂ« ditur Komuna pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook.

Sipas njoftimit, niveli i ujit në disa zona ka qenë më i lartë se sa është regjistruar më parë, ndërsa mbingarkimi i gypave të ujërave atmosferikë ka paraqitur shqetësim shtesë.

“Kyçjet e ujĂ«rave atmosferikĂ« nĂ« gypat e kanalizimit tĂ« ekonomive familjare dhe objekteve kolektive do tĂ« trajtohen me prioritet”, theksohet nĂ« njoftim.

Komuna gjithashtu njofton se së shpejti do të emërohet Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë për të arritur përfundime meritore.

“Me prioritet do tĂ« ndĂ«rmarrim tĂ« gjitha masat pĂ«r zvogĂ«limin e rrezikut nga vĂ«rshimet dhe pĂ«r parandalimin e situatave tĂ« ngjashme nĂ« tĂ« ardhmen”, pĂ«rfundon njoftimi. /Telegrafi/


Komuna e Kamenicës njofton për gjendjen e rrugëve



Komuna e Kamenicës ka bërë të ditur se aktualisht të gjitha rrugët në territorin e saj janë të hapura dhe të qasshme për qarkullim.

Sipas Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, ekipet janë në terren me kapacitete të plota, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar bllokimin e rrugëve dhe për të siguruar qarkullim të sigurt.

“Jemi nĂ« terren me gjithĂ« kapacitetin tonĂ« dhe po monitorojmĂ« rrugĂ«t pĂ«r çdo situatĂ« qĂ« mund tĂ« rrezikojĂ« qarkullimin”, thanĂ« nga Drejtoria pĂ«r ShĂ«rbime Publike.

Komuna i bën apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, për shkak të rrezikut nga ngricat.

“Ju rekomandojmĂ« tĂ« pĂ«rshtatni shpejtĂ«sinĂ« dhe sjelljen nĂ« rrugĂ« sipas kushteve atmosferike dhe tĂ« jeni tĂ« kujdesshĂ«m nĂ« çdo situatĂ«â€, shtuan nga Komuna e KamenicĂ«s. /Telegrafi/


Pas reshjeve të borës, Kryetari i Shtimes: Qytetarët të adaptojnë lëvizjen ndaj kushteve atmosferike



Pas reshjeve të borës që përfshinë komunën gjatë natës, kompania e mirëmbajtjes së rrugëve ka nisur punën që në orët e hershme të mëngjesit për të siguruar qarkullim të rregullt dhe të sigurt.

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, njoftoi për qytetarët se mirëmbajtja e rrugëve do të vijojë gjatë gjithë ditës.

“Pas reshjeve tĂ« mbrĂ«mshme tĂ« borĂ«s, kompania e mirĂ«mbajtjes Ă«shtĂ« nĂ« terren qĂ« nga orĂ«t e hershme tĂ« mĂ«ngjesit dhe ka filluar pastrimin e rrugĂ«ve”, tha ai.

Aliu apeloi edhe tek qytetarĂ«t pĂ«r kujdes tĂ« shtuar gjatĂ« lĂ«vizjes nĂ« rrugĂ«: “Ju bĂ«jmĂ« thirrje pĂ«r kujdes tĂ« shtuar nĂ« rrugĂ«, veçanĂ«risht gjatĂ« vozitjes, duke iu pĂ«rshtatur kushteve atmosferike”.

Qytetarët u rikujtuan se puna e ekipeve të mirëmbajtjes do të vazhdojë me kapacitete të plota, për të minimizuar rreziqet dhe vështirësitë në qarkullim. /Telegrafi/


Komuna e Kaçanikut nis pastrimin e rrugëve, apelon qytetarët për kujdes



Komuna e Kaçanikut ka angazhuar kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve pas reshjeve të borës, ndërsa punimet kanë nisur që në orët e hershme të mëngjesit.

Ekipet e pastrimit janë në terren dhe po punojnë për largimin e borës dhe sigurimin e qarkullimit normal në rrugët kryesore dhe dytësore.

Sipas Drejtorit tĂ« ShĂ«rbimeve Publike dhe EmergjencĂ«s, Arian Teneqja, “tĂ« gjitha rrugĂ«t kryesore janĂ« tĂ« pastruara dhe tĂ« qarkullueshme, ndĂ«rsa kĂ«rkohet kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve pĂ«r shkak tĂ« ngricave eventuale”.

Komuna apelon tek qytetarët që të adaptojnë shpejtësinë dhe të respektojnë udhëzimet për siguri gjatë lëvizjes në rrugë. /Telegrafi/


Vazhdon pastrimi i segmenteve të bllokuar nga reshjet në Suharekë



Punëtorët e NPL Eko-Theranda kanë nisur punën që në orët e hershme të mëngjesit për pastrimin e rrugëve nga gurët dhe dheu i dalë si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.

Ky angazhim, sipas drejtuesve të kompanisë, ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit për të gjithë qytetarët.

“QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« tĂ« sigurojmĂ« qĂ« rrugĂ«t tĂ« jenĂ« tĂ« kalueshme dhe tĂ« sigurt pĂ«r qytetarĂ«t. PunĂ«torĂ«t tanĂ« janĂ« nĂ« terren qĂ« nga mĂ«ngjesi dhe po punojnĂ« intensivisht pĂ«r pastrimin e çdo segmenti tĂ« bllokuar”, thuhet nĂ« postimin e NPL Eko-Theranda nĂ« Facebook.

Njoftohet se punimet do të vazhdojnë deri në normalizimin e plotë të gjendjes në rrugë dhe qytetarët ftohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes deri në përfundimin e operacionit. /Telegrafi/


Drenasi përballet me borë dhe vërshime, komuna jep detaje për gjendjen e rrugëve



Komuna e Drenasit ka njoftuar se pas reshjeve të borës, kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore ka nisur punën që në orët e hershme të mëngjesit për pastrimin e rrugëve dhe sigurimin e qarkullimit normal.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet komunale janë të angazhuara në terren dhe po punojnë intensivisht në pastrimin e borës në rrugët kryesore dhe dytësore të komunës.

“Ekipet janĂ« nĂ« terren dhe po punojnĂ« intensivisht pĂ«r pastrimin e borĂ«s dhe sigurimin e qarkullimit normal nĂ« rrugĂ«t kryesore dhe dytĂ«sore”, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s sĂ« Drenasit.

Nga komuna u është bërë thirrje vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të jenë të pajisur me pajisje dimërore, duke kërkuar kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

“VozitĂ«sit obligohen t’i kenĂ« pajisjet dimĂ«rore dhe tĂ« kenĂ« kujdes tĂ« shtuar gjatĂ« vozitjes”, thekson njoftimi.

Aktualisht, sipas komunës, shumica e rrugëve janë të kalueshme. Megjithatë, dy segmente rrugore vazhdojnë të mbeten të bllokuara.

“TĂ« gjitha rrugĂ«t janĂ« tĂ« kalueshme, pĂ«rveç rrugĂ«s pĂ«r tek Guri i PlakĂ«s, nĂ« fshatin ÇikatovĂ« e VjetĂ«r, si dhe rrugĂ«s pĂ«r tek Kroi i Mbretit, nĂ« lagjen Bucolli, tĂ« cilat janĂ« tĂ« pakalueshme si pasojĂ« e reshjeve tĂ« shiut”, njofton Komuna e Drenasit.

Nga komuna kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe kanë bërë të ditur se situata po monitorohet vazhdimisht. /Telegrafi/


Kurti thyen rekord me mbi 400 mijë vota, LVV-ja fiton mbi 51%



Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shënuar një rezultat historik në zgjedhjet parlamentare, duke kaluar shifrën prej 400 mijë votash individuale dhe duke u renditur si kandidati më i votuar ndonjëherë në Kosovë.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 8 janar 2026, në orën 09:36, kreun i Lëvizjes Vetëvendosje ka grumbulluar gjithsej 401,241 vota, ndërsa partia që drejton ka siguruar shumicën absolute të votave, me 51.01 për qind apo 484,049 vota, pas numërimit të 100 për qind të vendvotimeve, gjithsej 2,836.

Duke shikuar nga historiku i zgjedhjeve në Kosovë, Kurti është bërë kandidati më i votuar, duke kaluar edhe presidentin historik, Ibrahim Rugova, që kishte marrë 359,851 vota në vitin 2001.

Kryetari i LVV-së ishte votuar në masë të madhe edhe më 9 shkurt 2025, ku kishte marrë 337.791 vota, ndërsa Glauk Konjufca ishte votuar në 315.300 sosh. Mbi 300 mijë vota kishte marrë edhe Vjosa Osmani, presidentja aktuale e vendit, saktësisht 300.756 sosh në vitin 2021.

Kur jemi tek partitë, pas Vetëvendosjes, renditja e subjekteve politike vijon me Partinë Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 20.24 për qind të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.26 për qind, si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.50 për qind.

Bazuar në këto rezultate preliminare, shpërndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës parasheh që LVV-ja të ketë 57 mandate, PDK-ja 22, LDK-ja 15, AAK-ja 6, ndërsa 20 ulëse u takojnë përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë.

Sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje, sipas KQZ-së, në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë 45.03 për qind e votuesve, përkatësisht 900,330 qytetarë nga gjithsej 1,999,204 votues sa ishin të regjistruar në Listën Votuese brenda vendit. Ndërkohë, 77,086 qytetarë ishin të regjistruar për votim jashtë Kosovës.

Procesi zgjedhor brenda Kosovës është zhvilluar në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, përfshirë votimin e rregullt dhe atë me kusht. Ndërkaq, votimi jashtë vendit është organizuar më 27 dhjetor në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës, të vendosura në 18 shtete, ku të drejtë vote kanë pasur 19,187 votues të regjistruar. /Telegrafi/

❌