Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së/ Rama niset drejt Hagës: Uroj që në fillim të 2026 të jepet pafajësi për Thaçin

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, në një lidhje live në llogarinë e tij “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka bërë me dije se do të takojë në Hagë ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po mbahet prej kohësh në qeli për shkak të gjykimit për krerët e UÇK nga Dhomat Speciale.

Rama u shpreh se drejtësia ndërkombëtare duhet të kuptojë që e drejta i takon një populli që luftoi për liri, dhe në anën e familjarëve të viktimave dhe grave e vajzave të përdhunuara.

Gjithashtu, Rama u shpreh se; pas përfundimit të fazës së dëshmive dhe hetimeve, shpreson që në fillim të vitit 2026 të jepet pafajësia për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tjerë, si dhe të mbyllet përfundimisht procesi gjyqësor.

“Të reflektojmë mbi standardet e ulëta dhe nivelin shumë nën vijat e kuqe të një drejtësie, kur e vetmja gjë që bënë luftëtarët ishte të mbronin lirinë dhe kërkuan të drejtën të jetonin si të barabartë. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë nuk e tund dot askush, e jo më një çekiç absurd i një drejtësie ndërkombëtare që në këtë raste ka lënë kokrrën e namit. Dua shumë të besoj që në fund e drejta do të fitojë. Këtu nuk ka 2 apo 3, por vetëm një të drejtë. Ajo përjetësuar me gjakun e martirëve dhe dhimbjet e grave, e nënave të përdh*nuara e sakatuara gjatë një periudhe nga më të zymtat në zemër të Europës”, shprehet kryeministri.

 

The post Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së/ Rama niset drejt Hagës: Uroj që në fillim të 2026 të jepet pafajësi për Thaçin appeared first on Albeu.com.

Gjyqi ndaj Veliajt, SPAK: Aktet i janë dorëzuar në korrik, tetë seanca të shtyra për shkak të mbrojtjes

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaroi sot disa rrethana procedurale të cilat lidhen me gjykimin e çështjes penale në ngarkim të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.

SPAK bën të ditur se, “procedimi penal, nr.27 i vitit 2024 është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 10.9.2025. Gjykata e Posaçme caktoi më 29.9.2025, seancën e parë të gjykimit paraprak. Prej këtij momenti dhe deri tani janë shtyre 8 seanca gjyqësore për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre,duke penguar përfundimin e gjykimit paraprak brenda afateve të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale”.

SPAK thekson se, “sa i takon pretendimeve të përsëritura të të pandehurit, Erion Veliaj, për njohjen me aktet e procedimit penal, nr. 27/2024, theksojmë faktin se Prokuroria e Posaçme ka përmbushur plotësisht detyrimet që burojnë nga neni 327/2/3 të Kodit të Procedurës Penale”.

“Brenda afatit të parashikuar nga neni 324 i Kodit të Procedurës Penale, prokurorët kanë njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësit e tij, mbi përfundimin e hetimeve paraprake. Veç përshkrimit të përmbledhur të faktit penal, për të cilin procedohet i pandehuri, Erion Veliaj është njoftuar edhe me të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje të tyre”, shton SPAK.

Në ushtrim të kësaj të drejte, vijon SPAK, “mbrojtësit e të pandehurit Erion Veliaj, më datë 24.7.2025, pa asnjë shpenzim kanë marrë një kopje të akteve të procedimit penal, nr. 27 të vitit 2024. Ky fakt është dokumentuar me procesverbalin përkatës të datës 24.7.2025, i nënshkruar nga njëri prej avokatëve të zgjedhur nga i pandehuri Erion Veliaj”.

Jo vetëm kaq, shton SPAK, “por më datë 10.10.2025, i njëjti avokat i zgjedhur ka bërë kërkesë pranë organit  procedues për vënien në dispozicion të një kopjeje të akteve, ku pasqyrohen veprimet hetimore shtesë të kryera për periudhën 24.7.2025 deri në muajin Shtator 2025. Në këtë kërkesë, vetë avokati i zgjedhur shprehet se; “më datë 23.07.2025 janë njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe u është vendosur në dispozicion një USB me kopje të akteve të këtij procedimi penal”.

“Prokurorët e çështjes theksojnë se mënyra vijuese e ndërveprimit pas këtij momenti procedural, mes të pandehurit dhe avokatit të zgjedhur prej tij, i takon marrëdhënies së ndërtuar mes tyre dhe në asnjë rast, nuk përfshin organin procedues me pretendime të pabazuara në ligj”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Prokuroria e Posaçme bën të ditur se, “vazhdon të zbatojë ligjin dhe të sigurojë një proces gjyqësor të rregullt dhe transparent”.

SPAK sqaron se, parashikimet dhe dispozitat e Kodit të Procedurës Penale rregullojnë afatin 30-ditor të vendimmarrjes të gjykatës mbi kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Gjyqi ndaj Veliajt, SPAK: Aktet i janë dorëzuar në korrik, tetë seanca të shtyra për shkak të mbrojtjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjyqi në Ditën e Pavarësisë, Hashim Thaçi: Kemi historinë tonë, kjo seancë me 28 nëntor do të duhej të evitohet, është befasi jo e mirë

Në konferencën përgatitore ish-presidenti Hashim Thaçi si rrallëherë ka kërkuar fjalën për çka ka thënë se caktimi i kësaj seance në ditën e 28 nëntorit është një befasi jo e mirë e cila do të duhej të evitohej, raporton Ekonomia Online.

“E mirëpres mbajtjen e kësaj seance për këtë arsye jam në këtë arsye jam sot në këtë seancë sepse jam i përcaktuar për respektimin e shëtit ligjor por i nderuar zoti gjyqtar është me interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk lejohen të ndodhin në shtet të huaja përkatëse. Sic do popull dhe ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat kombëtare dhe shtetërore. Mendoj se caktimi i kësaj seance pikërisht sot me 28 nëntor do të duhej të evituar. Mbajtja e kësaj seance pikërisht sot me 28 nëntor për mua dhe çdo shqiptarë është befasi jo e mirë”, tha Thaçi.
Në fund të fjalës së tij, ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahet në paraburgim në Hagë, uroi kombin shqiptar për 28 Nëntor.

The post Gjyqi në Ditën e Pavarësisë, Hashim Thaçi: Kemi historinë tonë, kjo seancë me 28 nëntor do të duhej të evitohet, është befasi jo e mirë appeared first on Albeu.com.

Vrau djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

✇Albeu
By: V K

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin Hekuran Gjoni, i cili akuzohet se vrau djalin e tij Asim Gjoni.

Sipas organit të akuzës, në përfundim të hetimeve rezultoi se më datë 01.02.2025, shtetasi Hekuran Gjoni, për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar me djalin e tij Asim Gjoni dhe në konflikt e sipër e ka qëlluar me mjet prerës dhe si pasojë e plagës së marrë në ijën e majtë, ka gjetur vdekjen.

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi Hekuran Gjoni, shpjegoi se atë ditë kur është ulur për të ngrënë bukë djali u ul po ashtu dhe nisi ta ngacmonte me fjalë.

Ai është ndjerë keq dhe në një moment është acaruar dhe e ka qëlluar me shpullë në fytyrë.

Më pas sipas tij, djali A.Gj, e kapi nga rrobat, dhe i ka thënë mos i gjuaj. Në këtë moment, ka ndërhyrë vajza e cila i ka thënë pse sillesh me babain kështu, dhe djali i ka dhënë asaj një të shtyrë të fortë, duke e rrëzuar përtokë.

Në këtë moment ai është acaruar shumë, ka kapur thikën e bukës që ishte në tavolinë dhe e ka goditur djalin e tij një herë në bark (ije).

Nga hetimi rezultoi se në trupin e kufomës nga këqyrja e jashtme dhe e brendshme u konstatua një plagë prerëse shpuese depërtuese në anën e majtë të gjoksit, shoqëruar me çarje të mushkërisë së majtë, cipës mbështjellëse së zemrës në anën e majtë të majës së saj si dhe plagë prerëse në gishtat e të të dyja duarve. Shkaku i vdekjes së shtetasit Asim Gjoni është shoku i rëndë traumtaik hemoragjik.

Prokuroria thotë se personi nën hetim shtetasi Hekuran Gjoni, ka konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, të parashikuar nga neni 79/c të K.Penal, në dëm të djalit të tij të ndjerit Asim Gjoni.

The post Vrau djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin appeared first on Albeu.com.

“Sterilizimi”, shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja

Gjykata e Posaçme shtyu për më 27 nëntor seancën gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, në gjykimin ndaj tij për çështjen e “Sterilizimit”. Beqaj ishte i pranishëm në sallë, por dy avokatët e tij mbrojtës kishin lajmëruar gjykatën se ndodheshin në gjykime të tjera. Mungesa e avokatëve u bë shkak për ndërprerjen e seancës, […]

The post “Sterilizimi”, shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja appeared first on BoldNews.al.

Seanca paraprake në GJKKO/ Erion Veliaj ndërron avokat, shtyhet procesi

TIRANË– Është shtyrë në gjykatën e posacme seanca paraprake ndaj ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, ku pritej të vendosej nëse dosja do të kalonte apo jo për gjykim.

Shkak për shtyrjen, është ndërrimi i mbrojtësve ligjorë nga ana e ish kryebashkiakut, të cilët kërkuan kohë të njihen me hetimin ndaj tij. Në seancat pasardhëse, Veliaj do të përfaqësohet nga Artan Gjermeni, krahas avokatit tjetër Ermir Beta.

Seanca e radhës është parashikuar të mbahet më 12 nëntor.

Përveç ish-kryebashkiakut të Tiranës dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, në këtë dosje janë marrë të pandehur edhe 28 persona dhe shoqëri të ndryshme, përfshirë ish-deputeten Klotilda Bushka.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, Veliaj akuzohet për përfshirje në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës./ abcnews.al

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

✇Albeu
By: M C

Procesi i gjykimit të katër liderëve të UÇK-së në Hagë ka arritur shifra marramendëse. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, Baton Haxhiu tha se vetëm për mbrojtjen e krerëve janë shpenzuar rreth 60-80 milionë euro. I gjithë procesi ka arritur në 2.4 miliardë euro, shifër që e shtangu Blendi Fevziun.

Blendi Fevziu: Sa qindra milionë euro ka shkuar deri tani gjykimi?

Baton Haxhiu: Nuk jam i saktë, por është diku prej 60-80, me siguri.

Blendi Fevziu: 60-80 milionë euro.

Baton Haxhiu: Vetëm me mbrojtje.

Blendi Fevziu: Jo, jo, gjithë procesi me gjykatësit, prokurorët.

Baton Haxhiu: 2.4 miliardë deri tani, 2.4 miliardë ka shkuar i gjithë procesi.

Blendi Fevziu: 2.4 miliardë euro për të dënuar 4 vetë të UÇK-së?

Baton Haxhiu: Saktë. Bashkimi Europian vitin e parë ka ndarë 700 milionë.

Blendi Fevziu: T’i kishin ndarë për fëmijët në Gaza, t’u jepnin bukë. Sa paguhet një prokuror?

Baton Haxhiu: Me gjithë nevojat që ka, me fëmijët, shtëpinë e gjithë të tjerat veç pagës, shkon diku te 300-350 mijë viti.

Blendi Fevziu: 350 mijë euro viti?

Baton Haxhiu: Po.

Blendi Fevziu: Ata mund ta çojnë gjykimin 15 vjet, pse jo?

Baton Haxhiu: Këtu hetuesit paguhen më së shumti për arsye se ata eksplorojnë në terren dhe kanë punuar gati 2 vite para se të formohet Gjykata Speciale. Mund ta mendoni sesa ka shkuar ai hulumtim për të gjetur gjithë ata dëshmitarë, për t’i paguar, për t’u gjetur strehim nëpër Europë për të qenë dëshmitarët e mbrojtur. 2.4 miliardë është zyrtarisht që BE i ndan në buxhetin e saj për Gjykatën Speciale.

The post Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së appeared first on Albeu.com.

Maqedonia e Veriut/ Gjyqi për tragjedinë e Koçanit nis më 19 nëntor

Gjyqi për zjarrin vdekjeprurës që shpërtheu në një klub nate në qytetin e Koçanit, ku humbën jetën 63 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë, do të nisë më 19 nëntor.

Njoftimi për nisjen e procesit gjyqësor u bë publik u bë ditën e sotme nga Gjykata Penale e Shkupit, ndërsa seanca pritet të zhvillohet në sallën gjyqësore të burgut të Idrizovës, në Shkup, për arsye sigurie dhe hapësire.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen 37 persona, përfshirë pronarin dhe drejtuesit e klubit të natës, tre ish-kryetarë bashkie të Koçanit, dy ish-ministra të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, pesë funksionarë shtetërorë si dhe persona të tjerë.

Sipas aktakuzës, ata dyshohen se me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë kontribuar në shkaktimin e tragjedisë së rëndë, e cila tronditi vendin dhe shkaktoi zemërim të gjerë publik për mungesën e masave të sigurisë në ambiente publike.

The post Maqedonia e Veriut/ Gjyqi për tragjedinë e Koçanit nis më 19 nëntor appeared first on Albeu.com.

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezi, ja kur jepet vendimi

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Posaçme, mori dy javë kohë që të dalë me një vendim lidhur me kërkesat paraprake të të pandehurve të dosjes Partizani, ku më kryesorët janë

Sali Berisha, ish-kryeministër dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Në seancën e së hënës Prokurori i Posaçëm, Arben Kraja, kundërshtoi pretendimet e palës mbrojtëse që kërkojnë pavlefshmëri të akteve të dosjes, ç`ka do të sillte dhe pushimin e çështjes penale.

“E prisnin qëndrimin e prokurorit, pasi ka një dosje sa një mal pa asnjë fakt penal”, tha Gjokutaj.

i pandehuri Jamarbër Malltezi, këmbëngul se hetimet janë të motivuara politikisht dhe bazuar në dëshmitar të rremë, ndërsa hodhi akuza ndaj SPAK se refuzon të hetojë aferat e qeverisë.

SPAK e akuzon ish-kryeministrin Berisha, për veprën penale të korrupsionit përderisa thotë ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani.

Dhëndrri i tij Malltezi akuzohet për korrupsion e pastrim parash, ndërsa nën akuzë janë dhe disa bashkëpunëtorë të tyre.

The post Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezi, ja kur jepet vendimi appeared first on Albeu.com.

Gjyqi për Berishën dhe Malltezin/ Prokurori Kraja: S’ka shkelje për ekzekutimin e masave të sigurisë

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme,  ka nisur në GJKKO gjyqi për dosjen “Partizani”. Prokurori i SPAK, Arben Kraja, shprehet se sa i takon pretendimeve për gjyqtarët është shprehur gjykata kushtetuese, për shperdorimin e detyrës për të pandehurin Berisha, i kujtoj mbrojtjes institutin e parashkrimit, regjistrimi kallëzimit penal në të njëjtën ditë që është dorëzuar, nuk përbën shkak për pavlefshmëri, kur ka elemente prokurori e regjistron.

Arben Kraja: S’ka shkelje për ekzekutimin e masave të sigurisë, sa i takon akteve të ekspertimit që pretendohet se janë kryer nga ekspertë të paregjistruar nuk qëndron pasi jo domosdoshmërisht duhet të jetë në regjistrin elektronik dhe privat, kemi ekspertët tonë të policisë dhe institucioneve të tjera, asnjë nga pretendimet e ngritura nuk çon në pavlefshmëri.

The post Gjyqi për Berishën dhe Malltezin/ Prokurori Kraja: S’ka shkelje për ekzekutimin e masave të sigurisë appeared first on Albeu.com.

Homazhet për Kalanë, mungon Berisha/ Dikur gjyqtar enverist, sot kërkon titull “Dëshmor i Atdheut”

Hipokrizi edhe në vaki. Para vdekjes, enverist i pistë deri në grykë, por pas vdekjes opozita e konsideron ‘Dëshmor të Atdheut’ gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja.

Ndërsa PS kërkoi 1 minutë heshtje ne seancën e së enjtes për gjyqtarin e ndjerë, opozita e konsideroi të pamjaftueshëm si nderim, dhe bëri propozimin e saj.

Të paktën, homazhet për gjyqtarin, bashkuan drejtuesit e mazhorancës dhe opozitës, që lanë debatet, për të shkuar në Pallatin e Kongreseve. Përvecc njërit, Sali Berishës. Ai nekrologjitë i bën vetëm nga selia blu.

“Gjyqtarin e vrau narkoshteti. Doresi nuk ishte punonjesi i shtetit, por po të kishte shtet s’do ishte vrarë në mes te sallës se gjyqit.”

Gjyqtarët sulmohen, nga Sali Berisha, por edhe Edi Rama. Veccse për doktorin nuk ka rëndësi se kush por si.

“ky zotëri turfullon në mënyrën më vulgare, me një fjalor ordiner kundër gjykatësve.

Dhe vetë, pasi shan me gjuhë ordineri, ndryshon vendimin.”

PS nuk ia pranoi mocionin me debat të opozitës për fondet Ipard, ndërsa Balla i dha dhe 1 javë kohë të mendohen për Komisionet e Reformës Zgjedhore e Territoriale.

Por Berisha vendosi në sekondë.

“Pretendohet për 2 komisione, për territorialen pa folur kongresi i autoriteteve rajonale dhe pa folur Venecia, apo ODIHR për zgjedhoren, nuk marrim pjesë. Jo. Të vijnë institucionet ndërkombëtare”

Për Bardhin kishte një porosi, meqënëse Rama s’po ia var, le të merret me dy të urtët, Peleshin e Begajn.

Kurse për zgjedhjet, doktori e ka ndarë mendjen, vetëm kandidatë të pavarur. Halli se edhe vlonjatët demokratë e kanë ndarë gjithashtu mendjen, dhe i kanë ccuar 13 emra demokratësh, mes të cilëve edhe Dashamir Tahirin. Por doktorin nga demokratët në Vlorë, e shpëton vetëm Rama.

“Se kë ka vënë një? Brunilda Mersini? Kush? Ish drejtoresha e Spitalit. Ajo qenka? Lëre mos e pyet. Se dija unë këtë. E korruptuar kokë e këmbë. Ja pra, opozita është në epërsi”/abcnews.al

Dëshmia e James Covey në Hagë: Thaçi nuk ishte shumë i përfshirë në negociatat mes KFOR-it dhe udhëheqësve të UÇK-së

Ish-zëvendësi i shefit të UNMIK-ut, James Covey ka dëshmuar përpara dhomave të specializuara të Kosovës në Hagë në ditën e tij të tretë.

Ai ka deklaruar përpara trupës gjykuese se Hashim Thaçi merrte pjesë rrallë në takimet me KFOR-in dhe se ai kryente detyrën ia jepnin drejtuesit e tjerë të UÇK-së.

“Besoj se dje ose të paktën këto dy ditë që kam qenë këtu e kemi parë një dokument që z. Thaçi ia kishte dërguar Bernard Kouchnerit, ku kërkonte armë për disa ish-anëtarë të UÇK-së dhe ne e dinim që në atë kohë, të paktën sipas mendimit tonë kjo nuk duhej të ndodhte, por ne e kuptuam që ai ishte një urë lidhëse. Kjo ishte përshtypja jonë, po kryente detyrën që ia kishin kërkuar të tjerët. Përpiqej të mbante marrëdhënie të mira me persona që donte t’i mbronte, nuk donte t’i mërziste këta persona. Z. Thaçi nuk mori shumë pjesë në negociatat mes KFOR-it dhe udhëheqësve të lëvizjes së UÇK-së”, ka thënë diplomati amerikan.

Sipas dëshmitarit Covey Thaci ishte një djalë i ri që po përpiqej të ishte i suksesshëm, ambicioz, në një situate ku nuk kishte shume përvojë.

Në këtë rast gjyqësor, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe pengim të drejtësisë. Ata ndodhen ne paraburgim prej 5 vitesh në një proces të stërzgjatur gjyqësor.

Dëshmitari Covey është i katërti nga radhët e mbrojtjes së Hashimit Thaçit, pasi janë dëgjuar qindra dëshmi të prokurorisë. Procesi i dëshmive të mbrojtjes pritet të përfundojë në fund të këtij viti.

/abcnews.al/

Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, zbulohet arsyeja

✇Albeu
By: V K

Seanca për dosjen “Partizani” është shtyrë për shkak se prokurori Arben Kraja kërkoi kohë për të mbajtur qendrimin e tij lidhur me kërkesat e avokatëve të të pandehurve.

Mësohet se seanca është shtyrë për më datë 13 tetor.

Të pranishëm në seancë ishin Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, ndërsa Berisha dhe të pandehurit e tjerë u përfaqësuan nga avokatët e tyre.

Mësohet se avokati i Fatmir Bektashit, Sokol Hazizaj kërkoi pavlefshmëri të akteve hetimore, shpalljen e pavlefshëmirsë se procesverbalit të sekuestrimit të kompjuterit të shoqerisë.

Edhe avokatët e tjerë të Berishës dhe Malltezit kërkuan më herët pavlefshmëri të akteve hetimore dhe pritet që gjykata të shprehet lidhur me këtë kërkesë paraprake.

The post Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Rama: Vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit

TIRANË, 22 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me proceset që po zhvillohen në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po gjykohen disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një video nga një seancë gjyqësore ku shfaqet një dëshmitar duke rrëfyer për përfshirjen e tij në vjedhje gjatë kohës së luftës.

Në përshkrimin e videos, Rama ka shkruar krahas videos: “Ej medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit…”.

Në pamjet e publikuara, dëshmitari Agim Idrizi, rrëfen episode që nuk lidhen drejtpërdrejt me krime lufte apo akuzat kryesore që rëndojnë mbi të pandehurit në Hagë, por përshkruan ngjarje të natyrës së zakonshme, si vjedhja e druve apo zhdukja e bagëtive.

“Po u kanë puna për dy kuaj dru. I kam vjedhë në mal. Mu këput sharra, të kam kallëzu njëherë edhe i kam ngarku ato drutë ishin kanë pa ҫekiҫ.

“S’më kanë dashtë mu si Agim. Ka më kanë pa veshur ata kanë kupë. Se unë jam ec i veshtë. S’jam kanë ҫka do njeri.

E kanë mbjellë tokën kallamoq. Këta i kanë vjedhë lopët në Komunë të Kaҫanikut, hupshin lopët pa shenjë. Edhe mua ma kanë vjedhë mëzatin e një lopë”, shprehet Idrizi në video.

Sot, ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, të dëshmojë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka përfunduar ditën e parë të dëshmisë së tij në Hagë.

Dëshmia e tij vjen pasi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u dëgjua ish-ndihmëssekretari amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në negociatat në Rambuje, Paul Ëilliams.

Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi një javë më parë, më 15 shtator. Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të  tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Paraqitja e provave të mbrojtjes pritet të përfundojë deri në mesin e nëntorit, ndërkaq, turpi gjykues pret që ekipet mbrojtëse të dorëzojnë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Rama: Vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë/ Dita e tretë e dëshmisë së James Rubin

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin do të vazhdojë dëshminë në Gjykatën Speciale edhe këtë të mërkurë, më 17 shtator.

Dëshmia mbrojtëse e James Rubin në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur të hënën, më 15 shtator.

Gjatë dy ditëve, në dëshminë e tij ai ka deklaruar se UÇK-ja nuk ka pasur kontroll dhe komandë efektive. Rubin gjithashtu ka theksuar se Thaçi ka pasur më shumë rol politik dhe jo autoritet mbi UÇK-në.

“Më shqetëson fakti që [ish-krerët e UÇK-së] janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim. Ndërkohë që janë dorëzuar vullnetarisht”, tha ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, gjatë ditës së dytë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës dhe ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan të dielën e 14 shtatorit në Ankara kundër një procesi gjyqësor që mund të largojë të hënën nga detyra liderin e partisë kryesore opozitare. Pamjet nga Ankaraja treguan turma të mëdha që brohorisnin për dorëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan, duke valëvitur flamuj turq dhe pankarta të partisë opozitare. Gjykata pritet […]

The post Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës appeared first on BoldNews.al.

Protestë në Hagë/ Kërkohet lirimi i Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK: Na mungojnë shumë, kemi bërë luftë të drejtë

HAGË– Ish-veteranë dhe qytetarë nga shumë vende të botës janë mbledhur në Hagë, në protestën e thirrur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

Ekipi i ABC News ndodhet në Hagë dhe po ndjek nga afër këta manifestim të shqiptarëve, të cilët dalin në krah dhe mbështetje të çlirimtarëve.

Gazetarja e ABC News, Habi Hoxha, bisedoi me disa prej protestuesve, të cilët njëzëri kërkuan, që ish-çlirimtarët të lirohen e të kthehen sa më shpejt në Kosovë.

Sipas tyre, populli shqiptar i Kosovës ka bërë një luftë të drejtë, e cila nuk duhet njollosur me procese të tilla. Sipas organizatorëve, numri i pjesëmarrësve në protestë pritet të jetë masive në mbështetje të çlirimtarëve.

Më poshtë, ABC News sjell zërin e disa protestuesve nga Haga:

“Vij nga Drencia. Kemi ardhur të përkrahim udhëheqësit e luftës sonë dhe presidentin tonë Hashim Thaçin, të madhin Kadri Veselin dhe të gjithë të tjerët, të cilët na mungojnë shumë. Diçka e papritur, që populli ynë nuk e ka miratuar këtë ditë, sepse kemi bërë një luftë shumë të drejtë, një luftë jo të barabartë”

“Kemi ardhur për drejtësi, për UÇK se na kanë bërë të padrejta dhe për këtë kemi ardhur për të protestuar. Më merr mendja që do lirohen”

“Jetojmë që 35 vite në Gjermani. Jemi organizuar me autobusë për të mbrojtur një kauzë të çlirimtarëve, të cilët na sollën lirinë, por njerëzit me veprime të këqija i akuzuan çlirimtaret dhe shpresojmë që do Zoti na kthehen”, tha një tjetër.

“Ne, populli shqiptar i Kosovës, është histori e madhe, që pas 500 vitesh, arriti Hashim Thaçi me shokët e vet, me luftëtarët e lirisë që ta bëjë Kosovën e pavarur. Me deklarata të rrejshme kundër çlirimtarëve tanë, për ata po zgjat procesi kaq gjatë. Apeloj që populli shqiptar të bëhet sa më shumë këtu në Hagë dhe t’i japim mesazh të madh botës, Amerikës, që sa më shpejt të lirohen çlirimtarët”/ abcnews.al

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

Shqiptarë nga Amerika dhe vende të ndryshme të Evropës janë bërë bashkë sot në Hagë për një protestë të thirrur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara. Protesta pritet të nisë në orën 14:00 dhe nuk do të mbahet para ndërtesës së Gjykatës Speciale, sepse kjo nuk është […]

The post Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë appeared first on BoldNews.al.

Caktohet data, ja kur mbahet seanca paraprake e gjyqit për Ilir Metën

Gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka, ka caktuar seancën e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Mëson se seanca e parë paraprake do të mbahet në 25 shtator. Irena Gjoka është gjyqtarja e cila do të ketë në dorë fatin e Ilir Metën, që si gjyqtare paraprake e zgjedhur duhet të vendosë në vijim nëse janë apo jo të plota hetimet ndaj ish-presidentit.

Source

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së, zyrtarë amerikanë të pranishëm në seanca

✇Albeu
By: M C

Përfaqësues të Qeverisë së SHBA-së pritet të marrin pjesë në seancat e Gjykatës Speciale në Hagë, ku mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do të nisë me paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve të saj.

Sipas një dokumenti të Speciales, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vendosjen e një sërë kushtesh për dëshminë e dëshmitarit të identifikuar si 1DW-003, duke u thirrur në Rregullën 107 të procedurës.

Këto kushte përfshijnë kufizimin e fushëveprimit të ekzaminimit direkt vetëm në tema të caktuara, ndërsa kundër-ekzaminimi të kufizohet në pyetjet e parashtruara gjatë ekzaminimit direkt dhe çështjet që lidhen me besueshmërinë e dëshmitarit.

Në dokument theksohet gjithashtu se dëshmitarit i jepet e drejta të refuzojë përgjigjet për arsye konfidencialiteti, ndërsa përfaqësues të qeverisë amerikane do të autorizohen të jenë të pranishëm gjatë dhënies së dëshmisë. Një kërkesë formale për këto masa pritet të dorëzohet së shpejti.

Më 18 gusht, mbrojtja e Thaçit ka marrë miratimin e autoriteteve amerikane për përdorimin e deklaratës dhe dëshmisë së dëshmitarit 1DW-003, figurë e mbetur anonime për publikun

Po ashtu, bëhet e ditur se pala amerikane ka vendosur kufizime mbi pyetjet që mund t’i drejtohen dëshmitarit dhe ka kërkuar të jetë e pranishme gjatë procesit të marrjes në pyetje.

The post Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së, zyrtarë amerikanë të pranishëm në seanca appeared first on Albeu.com.

❌