ShBA-ja pret veprime nga qeveria e re e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit
PRISHTINĂ, 13 janar /ATSh/ Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« PrishtinĂ« bĂ«ri tĂ« ditur se Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« forcojĂ« partneritetin me qeverinĂ« e ardhshme tĂ« KosovĂ«s dhe tĂ« rifillojĂ« dialogun strategjik mes dy vendeve.
MegjithatĂ«, nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«, Ambasada theksoi se realizimi i kĂ«tij synimi do tĂ« kĂ«rkojĂ« veprime nga Qeveria e KosovĂ«s, tĂ« cilat âçojnĂ« pĂ«rpara agjendĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r paqe dhe stabilitet rajonalâ, si dhe âprosperitetin e ndĂ«rsjellĂ« ekonomikâ.
Këto qëndrime u shprehën në përgjigje të pyetjes se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë bashkëpunimin me qeverinë e ardhshme të Kosovës, që pritet të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi mbi 51 për qind të votave.
Partia deklaroi se synon formimin e shpejtë të institucioneve të reja.
Numërimi i votave përfundoi më 9 janar, por procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht, për shkak të afateve ligjore për ankesa dhe certifikimin e rezultateve.
Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë udhëhequr qeverinë e Kosovës edhe gjatë periudhës 2021-2025.
Viti i kaluar ka shkuar kryesisht me qeveri nĂ« detyrĂ«, pasi Kurti â ndonĂ«se i kishte fituar zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 â nuk arriti tĂ« formojĂ« QeverinĂ« e re, çfarĂ« ka çuar nĂ« shpĂ«rndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje tĂ« parakohshme.
Gjatë mandatit të mëparshëm, Qeveria e tij është përballur shpesh me kritika nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për shkak të veprimeve që janë cilësuar si të pakoordinuara dhe të njëanshme.
Nga mbyllja e shumicës së institucioneve serbe në Kosovë deri te heqja e dinarit serb nga përdorimi, këto veprime janë parë si të dëmshme për komunitetin serb dhe si faktor që ka rritur tensionet në veri të vendit.
Kritikat kanë shkuar deri në atë pikë sa është folur edhe për lëkundje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, Kurti ka insistuar vazhdimisht se SHBA-ja mbetet partneri kryesor i Kosovës, ndonëse ka pranuar se ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje.
Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanĂ« marrĂ« njĂ« nga masat mĂ« tĂ« ashpra ndaj KosovĂ«s, duke pezulluar Dialogun Strategjik mes dy vendeve â njĂ« mekanizĂ«m i krijuar pĂ«r thellimin e marrĂ«dhĂ«nieve dypalĂ«she.
Uashingtoni e ka lidhur këtë vendim me veprimet e qeverisë në detyrë të Kosovës, derisa vendi është përballur me bllokadë institucionale, dhe me rritjen e tensioneve në vend, por Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë kritikat.
/REL//r.e/
The post ShBA-ja pret veprime nga qeveria e re e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
