KRU Hidroregjioni Jugor njofton tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t e NjĂ«sisĂ« MalishevĂ« se pĂ«r shkak tĂ« njĂ« defekti nĂ« rrjetin e ujĂ«sjellĂ«sit nĂ« RrugĂ«n âImer Krasniqiâ, ekipet e saj do tĂ« realizojnĂ« punime teknike pĂ«r sanimin e tij.
Punimet do të fillojnë nesër, më 27.01.2026, nga ora 09:00, dhe gjatë kohës së punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme ose vështirësi në furnizimin me ujë të pijes në disa zona të Njësisë Malishevë.
Sipas njoftimit, ekipet janë të angazhuara që punimet të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe furnizimi të rikthehet në normalitet.
KRU Hidroregjioni Jugor falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/
Instituti GAP ka prezantuar tĂ« dhĂ«nat mbi premtimet e dhĂ«na nga kryetarĂ«t e komunave tĂ« KosovĂ«s pĂ«r mandatin e ri qeverisĂ«s 2025â2029. Sipas raportit, gjatĂ« kĂ«tij mandati janĂ« dhĂ«nĂ« gjithsej 1,683 premtime nĂ« 26 komuna, shifĂ«r kjo 132 premtime mĂ« pak se mandati i kaluar.
Raporti evidenton komunat me rritjen më të madhe të numrit të premtimeve, ku spikasin Lipjani me 170 premtime (nga 61 në mandatin e kaluar), Deçani 124 (nga 20), Fushë Kosova 110 (nga 35), Drenasi 88 (nga 37), Obiliqi 104 (nga 69) dhe Podujeva 88 (nga 61).
Sipas raportit, fushat me më së shumti premtime janë infrastruktura me 382 premtime, arsimi 322, shërbimet publike 184 dhe shëndetësia 146. Fushat me më së paku premtime janë urbanizmi me 51 dhe administrata 50.
Instituti GAP vë në dukje gjithashtu përfaqësimin gjinor, ku nga 185 kandidatë që kanë garuar, 20 kanë qenë gra, ndërsa vetëm një kryetare është zgjedhur. Partitë që udhëheqin komunat janë VV (7), PDK (7), LDK (7), LS (10), AAK (5), Nisma (1) dhe PDTK (1).
âEdhe nĂ« kĂ«tĂ« mandat, Instituti GAP do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« vlerĂ«sojĂ« periodikisht pĂ«rmbushjen e premtimeve, me qĂ«llim tĂ« rritjes sĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« publike tĂ« kryetarĂ«ve tĂ« zgjedhur pĂ«r ato qĂ« kanĂ« premtuarâ, thuhet nĂ« njoftim.
Një grua rreth moshës 53 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka kapluar një shtëpi në fshatin Goriq të Malishevës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Sipas tij, viktima ka jetuar me babain e saj dhe ka qenë e palëvizshme.
âNjĂ« shtĂ«pi nĂ« fshatin Goriq tĂ« MalishevĂ«s Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga flakĂ«t, ku pĂ«r pasojĂ« ka mbetur pa shenja jete njĂ« grua rreth moshĂ«s 53 vjeçare e cila ka qenĂ« duke jetu veç me babĂ«n dhe ka qenĂ« e palĂ«vizshme. Ende nuk dihen rrethanat e zjarrit dhe policia Ă«shtĂ« duke u marr me rastinâ, ka thĂ«nĂ« Graishta. /Telegrafi/
Një person (i mitur) është arrestuar pasi që i njëjti e ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00, në Malishevë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
âMalishevĂ« 19.01.2026-19:00. ĂshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur pasi qĂ« i njĂ«jti e ka kanosur dhe ka ushtruar dhunĂ« psikike ndaj nĂ«nĂ«s sĂ« tij. Me vendim tĂ« prokurorit, i dyshuari Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtjeâ, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/
Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Malishevës ka njoftuar se është hapur thirrja për aplikim për gjashtëmujorin e dytë të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025, e cila zbatohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Sipas njoftimit, përmes këtij programi do të vazhdojë mbështetja për sektorin e blegtorisë dhe akuakulturës, përmes pagesave direkte për qumësht, për therjet e raportuara të gjedhit, për viçat dhe zogjtë për majmëri, si dhe për akuakulturë, në përputhje me programin e miratuar për vitin 2025.
Përkrahja financiare përfshin këto kategori:
Pagesa Direkte për qumësht;
Pagesa Direkte për therjet e raportuara të gjedhit;
Pagesa Direkte për viçat për majmëri;
Pagesa Direkte për zogjtë për majmëri (brojlerët);
Pagesa Direkte për akuakulturë.
Afati për aplikim fillon më 19 janar 2026 dhe përfundon më 18 shkurt 2026, në ora 16:00.
Nga Drejtoria për Bujqësi në Malishevë ftohen të gjithë fermerët që i plotësojnë kriteret të aplikojnë brenda afatit të paraparë, me qëllim të përfitimit nga mbështetja financiare e Programit të Pagesave Direkte. /Telegrafi/
Komuna e Prishtinës njoftoi se nesër do të rifillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat e kryeqytetit.
Procesi mësimor do të vazhdojë pa u shtyrë më shumë, pasi Komuna thotë se ka ndërhyrë dhe menaxhuar suksesshëm situatën pas reshjeve të shumta.
âPas ndĂ«rhyrjeve dhe menaxhimit tĂ« suksesshĂ«m tĂ« situatĂ«s pas reshjeve tĂ« shumta, njoftojmĂ« se nesĂ«r rifillon procesi mĂ«simor nĂ« tĂ« gjitha shkollat e Kryeqytetit. FalĂ« angazhimit tĂ« ekipeve nĂ« terren dhe masave tĂ« marra, Ă«shtĂ« siguruar ambient i sigurt pĂ«r nxĂ«nĂ«sit dhe stafin arsimor. UrojmĂ« nxĂ«nĂ«sve njĂ« rikthim tĂ« mbarĂ« nĂ« shkollĂ«â, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s.
Ndryshe, për shkak të vërshimeve, Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi të ndarë, shtyu për dy ditë, përkatësisht për 14 janar nisjen e gjysmëvjetorit të dytë të shkollës.
Ndërkaq, drejtoria e Arsimit në Fushë-Kosovë tha se ka vendosur që ta shtyjë rinisjen e mësimit deri më 19 janar.
Ministria e Arsimit veçse ka shtyrë nisjen e gjysmëvjetorit të dytë për 12 janar, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet./Telegrafi/
Malisheva po përgatitet që së shpejti të bëjë një goditje të madhe në afatin kalimtar të transferimeve.
Siç ka mësuar Telegrafi, drejtuesit e klubit janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje me futbollistin e talentuar Rion Xhemaili.
Xhemaili, 22-vjeçar, i lindur dhe i rritur në Zvicër, është vëllau binjak i futbollistes së njohur Riola Xhemaili, e cila tashmë përfaqëson Zvicrën në kategorinë e femrave dhe aktualisht është pjesë e gjigantit holandez PSV Eindhoven.
Rioni është produkt i akademisë së Baselit, atje ku kishte kaluar në moshë shumë të hershme nga Solothurni. Për Baselin ai luajti nga grupmoshat U17 deri tek ato U21.
Rion dhe Riola Xhemaili
Për Xhemailin, sipas burimeve të afërta me lojtarin, interesim kanë shprehur disa klube të njohura kosovare, por është Malisheva ajo që ka bërë një hap tutje në negociata dhe se tashmë lojtari ka disa ditë që ka filluar stërvitjet me ta.
Futbollisti i talentuar aktualisht është pjesë e FC Langenthal, një klub në kantonin e Bernit që bën gara në ligën e katërt të futbollit zviceran.
Xhemaili njihet si një futbollist me driblime vdekjeprurëse dhe këmbëshpejtë, por një lëndim i pësuar i ka penguar vazhdimësinë dhe ai tashmë e sheh Superligën e Kosovës si vendin e duhur për të rikthyer formën.
Kujtojmë se Malisheva aktualisht renditet e pesta në Superligën e Kosovës me 27 pikë të grumbulluara dhe transferimi i Xhemailit do të ishte një ndihmesë e madhe drejt arritjes së objektivave./Telegrafi/
Komuna e Malishevës ka njoftuar se është hequr gjendja e situatës emergjente e shpallur pas reshjeve të fundit, të cilat kishin shkaktuar vërshime dhe dëme të konsiderueshme në disa zona të komunës.
Vendimi është marrë pas mbledhjes së Shtabit Emergjent Komunal, ku u vlerësua gjendja aktuale në terren. Sipas komunës, niveli i ujërave ka shënuar rënie dhe situata tani paraqitet stabile, ndonëse shërbimet emergjente do të vazhdojnë të mbesin në gatishmëri të shtuar.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka theksuar se situata e krijuar ditëve të fundit ka qenë e rëndë dhe ka lënë pasoja të mëdha.
âSituata ka qenĂ« emergjente dhe Ă«shtĂ« pĂ«rcjellĂ« me dĂ«me tĂ« konsiderueshme, veçanĂ«risht nĂ« infrastrukturĂ«, ekonomi familjare, biznese dhe prona privateâ, ka deklaruar Kastrati gjatĂ« mbledhjes sĂ« Shtabit Emergjent.
Ai ka bërë të ditur se tashmë është formuar Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve dhe ka ftuar qytetarët e prekur nga vërshimet që të paraqesin kërkesat e tyre për vlerësim.
âFtojmĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e dĂ«mtuar qĂ« tâi parashtrojnĂ« kĂ«rkesat pĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve pranĂ« ZyrĂ«s sĂ« Pritjes nĂ« KomunĂ«n e MalishevĂ«sâ, ka shtuar ai.
Në përmbyllje, kryetari Kastrati, në emër të Shtabit Emergjent dhe në emrin e tij personal, ka falënderuar të gjitha ekipet emergjente dhe institucionet e përfshira për angazhimin gjatë menaxhimit të situatës. /Telegrafi/
Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se, përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, të gjitha rrugët në territorin e saj janë të hapura dhe të qasshme për qarkullim, përfshirë edhe zonat malore.
Sipas njoftimit zyrtar, kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve janë angazhuar intensivisht në largimin e borës dhe hedhjen e kripës, për të siguruar qarkullim të lirë dhe të sigurt për qytetarët.
Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, ka vizituar disa fshatra në zonën e maleve të Berishës për të monitoruar punimet. Ai ka deklaruar:
âKomuna ka angazhuar kompanitĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r mirĂ«mbajtjen e rrugĂ«ve, tĂ« cilat po kryejnĂ« punĂ«n e tyre me pĂ«rkushtim. Sot kam pĂ«rcjellĂ« nga afĂ«r punimet nĂ« zonĂ«n e maleve tĂ« BerishĂ«s, pĂ«r tâu siguruar qĂ« qytetarĂ«t tĂ« kenĂ« qarkullim tĂ« sigurt dhe tĂ« pandĂ«rprerĂ«â, ka deklaruar Kastrati.
Komuna u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të pajisen me pajisje dimërore dhe të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, për shkak të mundësisë së ngricave në rrugë. /Telegrafi/
PRISHTINĂ, 6 janar/ATSH/ Kryetari i KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s, Ekrem Kastrati, bĂ«ri tĂ« ditur se kanĂ« shpallur gjendje tĂ« jashtĂ«zakonshme si pasojĂ« e vĂ«rshimeve tĂ« mĂ«dha nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ«.
Kastrati thekson se Komuna e Malishevës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, të cilat kanë shkaktuar shumë dëme dhe kanë shqetësuar qytetarët të cilët gjatë natës dhe ditës së sotme kanë përjetuar këto reshje.
âKomuna e MalishevĂ«s shpall gjendjen e jashtĂ«zakonshme pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« mĂ«dha tĂ« shiut, e tĂ« cilat kanĂ« shkaktuar shumĂ« dĂ«me dhe kanĂ« shqetĂ«suar qytetarĂ«t e komunĂ«s, tĂ« cilĂ«t gjatĂ« natĂ«s sĂ« mbrĂ«mshme dhe ditĂ«s sĂ« sotme kanĂ« pĂ«rjetuar njĂ« ndjenjĂ« jo tĂ« mirĂ« pĂ«r shkak tĂ« vĂ«rshimeve tĂ« mĂ«dha tĂ« shiut. Prandaj, si komunĂ« kemi themeluar shtabin emergjent, I cili gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s ka qenĂ« nĂ« nivel tĂ« detyrĂ«s dhe gatishmĂ«rinĂ« tonĂ« qĂ« tâu dalim nĂ« ndihmĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s, tĂ« cilĂ«t tani pĂ«r tani jetojnĂ« njĂ« njĂ« gjendje tĂ« jashtĂ«zakonshmeâ, tha ai.
Kastrati tha se kanë kontaktuar edhe me institucionet qendrore, përfshirë Agjencinë për Menaxhim Emergjent por edhe institucione tjera përkatëse sa i përket menaxhimit të këtyre vërshimeve.
Ndërkaq, në komunën e Drenasit, konkretisht në Komoran, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, disa biznese janë përballur me vërshime, ndërsa që nga orët e hershme të mëngjesit po tentojnë të largojnë ujin nga ambientet e tyre. Edhe në disa komuna tjera të vendit gjendja është e rënduar nga vërshimet. /KosovaPress/
Komuna e Malishevës ka njoftuar për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 për të gjitha institucionet arsimore, përfshirë edhe çerdhet për fëmijë.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, vendimi është marrë bazuar në parashikimet e Institutit Meteorologjik të Kosovës për përkeqësim të motit, si dhe në gjendjen e rënduar në terren në komunën e Malishevës, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve që kanë përfshirë pothuajse të gjitha vendbanimet.
âJu njoftojmĂ« se fillimi i gjysmĂ«vjetorit tĂ« dytĂ« tĂ« vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri mĂ« datĂ«n 12 janar 2026â, thuhet nĂ« njoftimin zyrtar tĂ« DrejtorisĂ« pĂ«r Arsim dhe Edukim tĂ« KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s.
Po ashtu, nga kjo drejtori bëhet e ditur se institucionet arsimore do të mbahen të informuara në vazhdim për të gjitha rrjedhat e përgatitjeve për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.
âDitĂ«t e humbura do tĂ« kompensohen gjatĂ« muajve nĂ« vijim, kur tĂ« kemi mot tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« mirĂ«â, thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim.
Vendimi vlen për të gjitha shkollat dhe institucionet parashkollore në territorin e Komunës së Malishevës. /Telegrafi/
KEDS ka njoftuar qytetarët për ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me energji elektrike në zonat e Drenasit, Malishevës dhe Rahovecit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut të krijuar në nënstacionin Drenas 220/10 kV.
Sipas KEDS: âUji ka depĂ«rtuar nĂ« nĂ«nstacion, duke paraqitur rrezik serioz pĂ«r funksionimin e sigurt tĂ« rrjetit elektrikâ.
Autoritetet përkatëse, përfshirë Policinë dhe Zjarrfikësit, janë njoftuar dhe janë në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatës.
KEDS gjithashtu njofton se, për shkak të vërshimeve, gjendja mbetet jo stabile edhe në komunat e Malishevës dhe Rahovecit.
âPĂ«r arsye sigurie Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« ndalja e furnizimit me energji elektrike deri nĂ« stabilizimin e situatĂ«sâ, bĂ«het e ditur nĂ« njoftim.
Ekipet e KEDS janë në terren dhe po punojnë intensivisht për rikthimin e furnizimit sapo të krijohen kushtet e sigurta.
âJu falĂ«nderojmĂ« pĂ«r mirĂ«kuptimin dhe do tâju mbajmĂ« tĂ« informuar me njoftime tĂ« tjeraâ, shtohet nĂ« komunikatĂ«. /Telegrafi/
Komuna e Malishevës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj qytetarëve, për shkak të gjendjes së rënduar të krijuar nga reshjet e pandërprera të shiut që kanë përfshirë territorin e komunës.
Sipas njoftimit të Shtabit Emergjent për Menaxhimin e Situatave Emergjente, niveli i lumenjve dhe përroskave është rritur ndjeshëm, duke shkaktuar bllokim të disa rrugëve dhe vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
âShumĂ« rrugĂ« janĂ« bllokuar nga uji si pasojĂ« e rritjes sĂ« nivelit tĂ« lumenjve dhe pĂ«rroskave, duke e vĂ«shtirĂ«suar qarkullimin. Andaj, lusim qytetarĂ«t qĂ« tĂ« mos lĂ«vizin pa nevojĂ« dhe, nĂ« rastet kur lĂ«vizja Ă«shtĂ« e domosdoshme, tĂ« shfrytĂ«zojnĂ« rrugĂ«t alternativeâ, thuhet nĂ« apelin e Shtabit Emergjent.
Nga Komuna e Malishevës bëhet e ditur se të gjitha ekipet emergjente janë angazhuar në terren dhe po punojnë me intensitet të lartë për menaxhimin e situatës dhe parandalimin e rreziqeve të mundshme për qytetarët.
Autoritetet komunale u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të raportojnë çdo situatë të rrezikshme tek shërbimet emergjente. /Telegrafi/
Parkingu nëntokësor në Malishevë vazhdon të përballet me probleme serioze të vërshimeve, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për qytetarët.
Edhe pak ditë pas përurimit të tij, ky parking kishte dalë jashtë funksionit si pasojë e reshjeve të shiut dhe grumbullimit të ujit. Në atë kohë, nga Komuna e Malishevës ishte deklaruar se bllokimi i sistemit të kullimit kishte ndodhur për shkak të veprimeve të qytetarëve të papërgjegjshëm, të cilët dyshohej se kishin penguar daljen e ujit të tepërt.
Megjithatë, kjo situatë duket se nuk është zgjidhur. Sipas pamjeve të publikuara nga qytetarët në rrjetet sociale, reshjet e fundit kanë sjellë sërish përmbytje në parkingun nëntokësor, duke e bërë atë të pakalueshëm për veturat që tentojnë të hyjnë në nënkalim.
Pamjet e shpërndara tregojnë qartë gjendjen aktuale dhe vështirësitë me të cilat po përballen drejtuesit e automjeteve, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ndërmerren masa afatgjata për zgjidhjen e këtij problemi. /Telegrafi/
Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është zgjedhur kryesuesi i ri i këtij organi.
Me shumicë votash të anëtarëve të Kuvendit Komunal, për kryesues u zgjodh Fatmir Ademaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Kuvendi Komunal i Malishevës përbëhet nga gjithsej 27 anëtarë, ku Nisma Socialdemokrate ka 13 përfaqësues, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjashtë, LDK katër, Lëvizja Vetëvendosje tre dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) një anëtar.
Pas zgjedhjes, Ademaj falënderoi anëtarët e Kuvendit për besimin e dhënë, duke u zotuar se do ta ushtrojë funksionin e tij me paanshmëri dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës së Malishevës. /Telegrafi/
Këto dy ditët e fundit ka pasur shumë raportime se CFR Cluj është e interesuar për mesfushorin Etnik Brruti, si pasues i Lindon Emërllahut, por menaxheri Eros Grezda për Telegrafin ka konfirmuar se këto spekulime janë plotësisht të pavërteta.
Cluji e shiti Emërllahun te Polissya për 1.5 milionë euro, ndërsa thashethemet thoshin se Brruti do të jetë zëvendësuesi, derisa Malisheva kërkon rreth 800 mijë euro për ta lënë yllin e skuadrës që të largohet.
Telegrafi ka kontaktuar Grezdën për këto spekulime, mirëpo ky i fundit ishte i qartë se janë thjesht lajme të pavërteta.
âJo, nuk ka asgjĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« nĂ« ato raportime. I kam parĂ« lajmet edhe kinse kĂ«rkesat e MalishevĂ«s, por nuk janĂ« aspak tĂ« vĂ«rteta. ĂshtĂ« e pamundur edhe shkaku i kontratĂ«s sĂ« Etnikut (ka vetĂ«m edhe gjashtĂ« muaj kontratĂ«)â.
Etnik Brruti
Grezda ndër të tjera konfirmoi se për Brrutin shumë klube kanë shprehur interesim, por gjasat më reale janë që të mbetet deri në verë si lojtar i Malishevës.
âPo, ka interesim tĂ« madh pĂ«r Brrutin nga disa klube, por tĂ« shohim. Gjasat mĂ« reale janĂ« qĂ« deri nĂ« verĂ« tĂ« mbetet te Malishevaâ, shtoi ky i fundit.
21-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 16 paraqitje në elitën e futbollit kosovar, për të kontribuar me katër gola e dy asistime në proces.
Kujtojmë, falë paraqitjeve të shkëlqyeshme Brruti zuri vend në formacionin më të mirë të vitit si të FFK-së ashtu edhe të Telegrafi Sport./Telegrafi
Futbolli për vitin 2025 në Kosovë ka marrë fund dhe tanimë skuadrat janë në pushim të merituar pas angazhimit 12 mujor.
Drita është kampione e Kosovës të shpallur në maj për sezonin 2024/25, derisa në stinorin e ri 2025/26, në pozitën e parë e ka mbyllur Ballkani dhe dimëron si lider.
Redaksia e Telegrafi Sport vazhdon të zgjedh formacionin e vitit si gjithmonë dhe këtë e ka bërë edhe për vitin 2025, duke përzgjedhur 11 futbollistë që kanë lënë gjurmë gjatë 12 muajve në futbollin kosovar.
Përkundër se ka pasur konkurrencë të madhe në të gjitha pozitat, Telegrafi Sport ka zgjedhur 11 futbollistë që kanë dhënë kontribut të madh për skuadrat e tyre, kanë pasur arritje personale dhe ato ekipore.
Portieri:
Faton Maloku ka qenë fantastik këtë vit me Dritën. Maloku në vitin 2025 zhvilloi 47 ndeshje, ku ruajti 17 herë portën e paprekur si dhe ishte vendimtar për Dritën edhe kur siguruan play-offin e Ligës së Konferencës për herë të parë në histori.
34-vjeçari ishte disa herë edhe i grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës.
Mbrojtja:
Në krahun e djathtë të mbrojtjes është Besnik Kransiqi, i cili vazhdon të shkëlqejë përkundër moshës. 35-vjeçari ishte i jashtëzakonshëm gjatë vitit 2025 ku në 48 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.
Qendra e mbrojtjes pĂ«rbĂ«het nga Egzon Bejtullai i DritĂ«s dhe Ardian Limani i PrishtinĂ«s. Bejtullai ka qenĂ« njĂ« âMur i pakalueshĂ«mâ, ku zhvilloi 50 paraqitje nĂ« tĂ« gjitha garat si dhe dhuroi dy gola e pesĂ« asistime.
Partner i Bejtullait është Ardian Limani, që ka qenë lojtari që ka shkëlqyer te Prishtina gjatë gjithë vitit. Limani zhvilloi 39 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar 3 asistime, ku njëri nga ta ishte në finalen e Kupës së Kosovës, e ku Prishtina arriti të fitonte trofeun.
Mbrojtja kompletohet me anësorin kongolez të Dritës, Raddy Ovouka i cili ishte i pakalueshëm në mbrojtje e i pandalshëm në sulm. 26-vjeçari zhvilloi 50 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar tetë asistime.
Mesfusha:
Albert Dabiqaj Ă«shtĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« mesfushĂ«s falĂ« njĂ« viti fantastik ku shkĂ«lqeu si nĂ« kampionat ashtu edhe nĂ« EvropĂ«. KĂ«tĂ« edicion pĂ«r âIntelektualĂ«tâ, âDabiâ zhvilloi plot 53 paraqitje, ku kontribuoi me shtatĂ« gola e dy asistime.
Së bashku me Dabiqajn në mesfushë është Etnik Brruti, i cili ishte lojtari kryesor i Malishevës. 21-vjeçari ishte motor në mesfushën e Malishevës, derisa në 38 ndeshje gjatë vitit 2025 kontribuoi me katër gola e gjashtë asistime.
Në krahun e djathtë të mesfushës është talenti i Llapit, Arianit Hasani që ishte edhe zbulimi i këtij sezoni. Pavarësisht se vetëm 21 vjeçar, Hasani zhvilloi 31 paraqitje si dhe shënoi pesë gola e dhuroi shtatë asistime.
Ndërkohë në të majtë të mesfushës është Almir Kryeziu i Ballkanit, i cili mbajti ritmin gjatë gjithë sezonit. 27-vjeçari në 30 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 9 asistime.
Sulmi:
Në qendër të sulmit janë dyshja Arb Manaj i Dritës dhe Senad Jarovic i Gjilanit.
Duke zhvilluar plot 48 ndeshje, ku shënoi 15 gola dhe 8 asistime, Manaj arriti edhe një rekord fantastik për të realizuar gol në çdo kompeticion që ka luajtur Drita, pra në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës dhe Superligë.
âNdeshje e vĂ«shtirĂ«, ritmi mĂ« i madh nĂ« EvropĂ« se nĂ« SuperligĂ«â, Arb Manaj flet pas barazimit ndaj Omonoian telegrafi.com
Përkrah lojtarit më të mirë të viti 2025 në Kosovë, është Senad Jarovic i Gjilanit. Në Superligën e Kosovës përgjatë vitit 2025, Jarovic shënoi plot 14 gola dhe dhuroi 10 asistime gjatë 37 paraqitjeve.
Trajneri më i mirë i vitit 2025 në Kosovë është padyshim Zekirija Ramadani i Dritës. Shkupjani u shpall kampion me Dritën, derisa arriti ta fus në grupe të Ligës së Konferencës, madje edhe kaloi në fazën 'Play-Off'. /Telegrafi/
Ekipi rumun, Cluj, ka shfaqur interes për të transferuar Etnik Brrutin, si zëvendësues të Lindon Emërllahut, i cili u shit për 2 milionë euro te Polissya në Ukrainë.
Megjithatë, Malisheva nuk do ta lërë lehtë Brrutin. Klubi kërkon të paktën 800 mijë euro për mesfushorin 21-vjeçar dhe dëshiron gjithashtu të ruajë 15% të kartonit të tij në rast rishitjeje.
Kontrata e Brrutit me Malishevën skadon në qershor të vitit 2026, ndaj klubi nuk dëshiron ta humbasë lojtarin pa kompensim.
Brruti ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë disa muaj më parë, kur vendosi të vishte fanellën e Shqipërisë, duke lënë pas Kosovën U21, ku aktivizohej më parë.
21-vjeçari këtë edicion është futbollisti kryesor i Malishevës, pasi ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë në 17 ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/
E pas 18 xhirove të zhvilluara, Ballkani është kampion vjeshtor dhe dimëron si lider. Skuadra nga Suhareka ka përfunduar pjesën e parë të kampionatit me 33 pikë, duke regjistruar 9 fitore, 6 barazime dhe vetëm 3 humbje, me golaverazh mbresëlënës 38:18, sulmi më i mirë në ligë deri tani.
Pas tyre renditet Prishtina me 30 pikë, e cila megjithëse ka të njëjtin numër fitoreje sa Ballkani (9), ka pësuar më shumë humbje dhe ka një golaverazh dukshëm më modest (32:26). Forma e fundit e kryeqytetasve ka qenë luhatëse, çka i ka kushtuar me humbjen e kreut.
Në vendet pasuese, Dukagjini dhe Drita ndajnë nga 29 pikë secila, duke qëndruar shumë pranë zonës së kreut dhe duke mbajtur gjallë ambiciet për titull.
Malisheva (27 pikë) dhe Gjilani (26 pikë) janë gjithashtu në garë për zonën e Evropës, falë një serie rezultatesh pozitive në javët e fundit.
Në pjesën e poshtme të tabelës, Llapi me 21 pikë ende nuk është i qetë, ndërsa presioni është shumë më i madh për Drenicën (20 pikë), Ferizajn (19 pikë) dhe Prishtinën e Re, e cila mbyll tabelën me vetëm 15 pikë dhe golaverazh -11.
Skuadrat tani do të shfrytëzojnë pushimin dimëror për rikuperim dhe përforcime, por një gjë është e qartë: Ballkani e mbyll vjeshtën në maje dhe do të hyjë në gjysmën e dytë të sezonit me epërsi, por edhe me presionin e madh për ta mbrojtur pozitën e parë. /Telegrafi/