❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

590 hektarë tokë bujqësore me prezencë uji në Shkodër

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Prefektura e qarkut ShkodĂ«r bĂ«ri sot njĂ« pĂ«rditĂ«sim tĂ« situatĂ«s pas reshjeve tĂ« dendura dhe motit tĂ« keq tĂ« ditĂ«ve tĂ« fillimjanarit.

Nga monitorimi i vazhdueshëm gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, Prefektura Shkodër cilëson se situata hidrologjike paraqitet e përmirësuar, me reduktim të ndjeshëm të sipërfaqes së tokës bujqësore me prezencë uji.

Sipas njoftimit, nga rreth 760 hektarë me prezencë uji ditën e djeshme, sot sipërfaqja ka arritur në 590 hektarë, si rezultat i tërheqjes së niveleve të ujit në zonat e prekura.

Sipas matjeve tĂ« realizuara sot nĂ« orĂ«n 06:30, nivelet e ujit janĂ« nĂ« rĂ«nie, Buna – Ura e Pazarit: 8.40 m, Drini – BahçallĂ«k: 7.80 m dhe Buna – Dajç: 6.38 m.

Në njoftim thuhet se në fshatin Obot dhe Njësinë Administrative Dajç është konstatuar ulje e nivelit të ujit rreth 20 cm, krahasuar me ditën e djeshme. Po ashtu, vihet re zbritje e nivelit edhe në liqen, duke ndikuar pozitivisht në normalizimin e situatës.

Në rrugën drejt fshatit Obot, qarkullimi sot realizohet me mjete të ushtrisë, duke garantuar lëvizjen dhe aksesin për banorët dhe shërbimet.

Prefektura Shkodër cilëson se sipërfaqja e tokës bujqësore me prezencë uji është në Bërdicë rreth 10 hektarë, në Velipojë rreth 90 hektarë, në Dajç rreth 70 hektarë dhe Ana e Malit rreth 420 hektarë, totali llogaritet në 590 hektarë.

Reduktimi i sipërfaqes së përmbytur konfirmon trendin pozitiv dhe stabilizimin gradual të situatës.

Mjetet dhe strukturat përgjegjëse vijojnë të jenë në terren dhe në gatishmëri, ndërsa monitorimi i situatës hidrologjike vazhdon pa ndërprerje.

/e.i/j.p/

The post 590 hektarë tokë bujqësore me prezencë uji në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prani uji rreth 105 cm në rrugën drejt fshatit Obot të Shkodrës

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Bashkia ShkodĂ«r nĂ« pĂ«rditĂ«simin e situatĂ«s, si pasojĂ« e motit tĂ« keq dhe reshjeve tĂ« shiut tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit vuri nĂ« dukje se nĂ« krahasim me orĂ«n 08:00 tĂ« mĂ«ngjesit, situata paraqitet me ulje tĂ« nivelit tĂ« ujit nĂ« zonat e Obotit dhe Dajçit, ndĂ«rsa vijon monitorimi i vazhdueshĂ«m nga strukturat pĂ«rgjegjĂ«se.

Sipas raportimeve nga KESH, që prej mbrëmjes së djeshme është shënuar ulje e nivelit të shkarkimeve, çka ka dhënë efekt të drejtpërdrejtë në uljen e nivelit të ujit në zonat me prezencë uji.

Bashkia Shkodër informoi se aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore paraqet prezencë uji rreth 105 cm, çka e bën të pamundur aksesin me mjete rrugore, përfshirë edhe mjetet e larta të Forcave të Armatosura. Në këto kushte, transporti i banorëve po realizohet me varkat e Forcave të Armatosura.

Në fshatin Obot, 65 banesa paraqesin prani uji në oborre, ndërsa nuk ka raportime për banesa me prezencë uji në brendësi. Gjatë ditës së sotme po vijon furnizimi i banorëve me ujë të pijshëm dhe koncentrat për gjënë e gjallë, në ndihmë të familjeve të prekura.

MĂ« tej, nĂ« njoftim thuhet se nĂ« zonĂ«n Urrelat – Shirq, uji ka dalĂ« nĂ« kanalet kulluese tĂ« tokave bujqĂ«sore. Deri nĂ« kĂ«to momente, nuk ka raportime pĂ«r prezencĂ« uji brenda banesave.

Sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 945 hektarë, e shpërndarë sipas njësive administrative është në Dajç rreth 120 hektarë, në Velipojë rreth 195 hektarë, Ana e Malit rreth 600 hektarë dhe Bërdicë rreth 30 hektarë.

Monitorimi në terren vijon pa ndërprerje nga strukturat përgjegjëse dhe çdo zhvillim i mëtejshëm do të komunikohet në vijim.

/e.i/j.p/

The post Prani uji rreth 105 cm në rrugën drejt fshatit Obot të Shkodrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trafik i rënduar në rrugën e Dajtit

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Reshjet e borĂ«s tĂ« orĂ«ve tĂ« fundit kanĂ« qenĂ« njĂ« arsye mĂ« shumĂ« qĂ« qytetarĂ«t t’i drejtohen Parkut KombĂ«tar tĂ« Dajtit pĂ«r njĂ« aventurĂ« mes natyrĂ«s dhe borĂ«s.

Por, e gjithë situatë ka sjellë trafik të rënduar dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin që lidh Tiranën me Dajtin.

Fluksi i lartë i qytetarëve që kanë zgjedhur Dajtin për të shijuar dëborën, ka krijuar radhë të gjata automjetesh dhe lëvizje të ngadaltë në këtë zonë.

MĂ« herĂ«t, drejtuesja e komanduar e bashkisĂ« TiranĂ«, Anuela Ristani u shpreh se aksi rrugor QafĂ« PriskĂ« – ShĂ«ngjergj, i cili ishte i mbuluar nga bora, Ă«shtĂ« pastruar dhe Ă«shtĂ« trajtuar me kripĂ« pĂ«r tĂ« mundĂ«suar qarkullimin e automjeteve.

Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së ngricave, u është bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë gjatë lëvizjes dhe të sigurohen që automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë dëbore për gomat, me qëllim shmangien e aksidenteve.

/e.i/j.p/

The post Trafik i rënduar në rrugën e Dajtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejt përmirësimit situata në Adriatik të Kurbinit/ Kryeplaku: Grup pune për vlerësimin e dëmeve

Situata në fshatin Adriatik të Kurbinit, duket se po shkon drejt përmirësimit. Pas izolimit të argjinaturës së lumit Drojë, ditën e djeshme, dukshën situata po shkon drejt normalizimit në këtë fshat.

Uji po tërhiqet falë dhe punës së hidrovoreve, ndërsa me mjetet e bashkisë së Kurbinit është bërë i mundur edhe izolimi i një ure e cila sillte prurje të mëdha. Pjetër Preni kryeplaku i fshatit Adriatit tregon për masat e marra nga bashkia e Kurbinit dhe bordi kullimit, ndërkohë pritet të bëhen edhe bilancet e dëmeve.

“Situata Ă«shtĂ« stabilizuar, Ă«shtĂ« mbyllur argjinatura e DrojĂ«s. Bashkia me bordin e kullimit, ndĂ«rhynĂ« pĂ«r tĂ« mbyllur hyrjen te ura e kompleksit, me materiale nĂ« ngurta. Niveli i ujit ka rĂ«nĂ« mbi 30 cm. KĂ«tu ku ndodhemi ka qenĂ« zona mĂ« e pĂ«rmbytur. Nuk kemi patur familje tĂ« evakuara, por dĂ«me ka nĂ« bazĂ« ushqimore. Bashkia ka qenĂ« prezent gjithĂ« kohĂ«n, kemi ngritur grup pune pĂ«r tĂ« cuar ndihma ushqimore nĂ« familjet e pĂ«rmbytura. PĂ«r probleme tĂ« tjera, Ă«shtĂ« njĂ« komision tjetĂ«r qĂ« do bĂ«jĂ« vlerĂ«simin” u shpreh ai.

Gjatë kësaj jave si rezultat i reshjeve të dendura, disa fshatra në Kurbin janë përmytur, familje të tëra të rrethuara nga uji, dukr krijuar situatë të vështirë për banorët./abcnews.al

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Strukturat e PolicisĂ« sĂ« Shtetit janĂ« gatishmĂ«ri tĂ« shtuar nĂ« terren pĂ«r shkak tĂ« motit tĂ« keq.

Policia njofton se vijojnĂ« patrullimet, monitorimi i zonave urbane dhe rurale pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« pĂ«rdoruesve tĂ« rrugĂ«s dhe qytetarĂ«ve nĂ« rast nevoje, si dhe pĂ«r parandalimin e paligjshmĂ«rive dhe rritjen e sigurisĂ« rrugore.

Rreth 5500 punonjës të Policisë së Shtetit kanë qenë të angazhuar në territor duke mbështetur të gjitha strukturat për shkak të motit të keq. Ndërsa, janë 700 mjete të Policisë së Shtetit të cilat janë vendosur në dispozicion për të mbështetur dhe ndihmuar qytetarët në të gjithë vendin.

Për shkak të motit të keq dhe fushëpamjes së kufizuar gjatë natës, Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të moderojnë shpejtësinë dhe të telefonojnë në 112 në rast nevoje.

/e.i/r.e/

The post Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta, por duhet ndihmë reale për njerëzit

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e Komitetit NdĂ«rministror tĂ« Emergjencave Civile nga Zyra Operacionale e SituatĂ«s nĂ« Kryeministri, ku po bĂ«het njĂ« pĂ«rditĂ«sim i situatĂ«s sĂ« krijuar nga moti i keq i ditĂ«ve tĂ« fundit, si pasojĂ« e nivelit tejet tĂ« lartĂ« tĂ« reshjeve tĂ« shiut.

Rama u shpreh se, këto kanë qenë ditë të lodhshme dhe të mundimshme për të gjithë.

“KanĂ« qenĂ« shumĂ« tĂ« mundimshme, qoftĂ« pĂ«r ato familje qĂ« kanĂ« pĂ«rjetuar praninĂ« e ujit nĂ« shtĂ«pi, qoftĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« shĂ«rbĂ«torĂ«t e shtetit qĂ« kanĂ« qĂ«ndruar ditĂ« e natĂ« nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s pĂ«r pĂ«rballimin e kĂ«saj emergjence natyrore”, tha Rama.

“TĂ« gjithĂ« i ka lodhur ky shi i gjatĂ« dhe i ftohtĂ« i madh, ku nga pamjet e rrugĂ«ve tĂ« pĂ«rmbytura, shtĂ«pive tĂ« dĂ«mtuara apo punĂ«ve tĂ« ndĂ«rprera, te vĂ«shtirĂ«sia e rritur e qarkullimit e deri te dĂ«mtimet e pronĂ«s dhe humbjet e gjĂ«sĂ« sĂ« gjallĂ«, krijohet stres, frustrim dhe nĂ« disa raste edhe zemĂ«rim”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se durimi është i domosdoshëm në kushte të tilla, duke shtuar se ajo që po përjetohet nuk është thjesht mot i keq.

“Shiu nuk ndalet me shpifje, si ato se nuk punojnĂ« hidrovoret. LumenjtĂ« nuk kthehen nĂ« shtrat me protesta qĂ« nuk kanĂ« lidhje fare me arsyen pse pĂ«rmbyten shtĂ«pitĂ« e ndĂ«rtuara nĂ« territore shumĂ« vulnerabĂ«l. RetĂ« nuk shpĂ«rndahen me slogane, si ai slogani kronik qĂ« nĂ« çdo gjendje atmosferike tĂ« rĂ«nduar tĂ« shpallet gjendja e jashtĂ«zakonshme”, tha Rama.

Sipas kreut tĂ« qeverisĂ«, “kĂ«to janĂ« reagime qĂ« ushqejnĂ« nervozizĂ«m, jo zgjidhje; ushqejnĂ« ndarje, jo ndihmĂ«; ushqejnĂ« çoroditje, jo siguri. NĂ« njĂ« situatĂ« si kjo nuk kĂ«rkohen fajtorĂ« imagjinarĂ«, por ndihmohen njerĂ«zit realĂ«â€.

“NjerĂ«zit nuk kanĂ« nevojĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« britma, shpifje dhe teori konspiracioni, por pĂ«r mĂ« shumĂ« solidaritet, mbĂ«shtetje dhe bashkim forcash”, tha Rama.

/gj.m/a.f/

The post Rama: Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta, por duhet ndihmë reale për njerëzit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet intensive, situata më problematike në gjashtë qarqe

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Reshjet e shiut tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit kanĂ« shkaktuar problematika nĂ« qarqe tĂ« ndryshme tĂ« vendit.

Si pasojë e reshjeve intensive, gjatë orëve të fundit ka pasur rritje të niveleve të lumenjve në disa qarqe të vendit, gjë që ka krijuar problematika serioze, kryesisht përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave, rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore dhe bllokime rrugësh.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik.

Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë angazhuar në terren për përballimin e emergjencës, evakuimin e banorëve, ku është e nevojshme dhe minimizimin e dëmeve.

Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:

Qarku Shkodër
Ka rritje të nivelit të ujit në fshatin Obot, me rreth 60 cm ujë mbi rrugën kryesore. Qarkullimi bëhet vetëm për mjete të tonazhit të lartë. Po ashtu ka rritje të sipërfaqeve të tokave bujqësore nën ujë. 15 banesa janë të rrethuara nga uji në Vaun e Dejës. Në disa fshatra të Malësisë së Madhe ka rrugë të bllokuara dhe prezencë uji. Ndërsa në bashkinë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh, prezencë e shtuar e ujit në rrugët auto-rurale, që kanë shkaktuar dëmtime.

Qarku Lezhë
Rreth 3000 ha tokĂ« bujqĂ«sore janĂ« nĂ«n ujĂ«. ËshtĂ« bĂ«rĂ« evakuimi i dy familjeve, njĂ« nĂ« fshatin ishullin ShĂ«ngjin dhe njĂ« nĂ« fshatin Kakariq. Rreth 100 banesa janĂ« tĂ« rrethuara nga uji, kryesisht nĂ« njĂ«sitĂ« administrative Dajç, BabullojĂ«, Balldren dhe ShĂ«nkoll. Po ashtu ka rrĂ«shqitje dherash nĂ« fshatrat TorovicĂ« dhe Tresh. Po punohet pĂ«r mbylljen e çarjes sĂ« argjinaturĂ«s nĂ« lumin Droje, nĂ« fshatin Dukagjin.

Qarku Vlorë
Niveli i lumit Vjosë në Novoselë ka kaluar mbi 8 metra. Janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë. Nuk ka prezencë uji në banesa.

Qarku Durrës
Aktualisht situata është drejt përmirësimit, por po punohet për heqjen e ujit nga rreth 800 banesa dhe objekte, veçanërisht në zonën e burgut, ish-Kënetës, Shkozet dhe Nish Tullë. Në terren ndodhen ekipe të vlerësimit të dëmeve që po vazhdojnë evidentimin dhe dokumentimin e rasteve. 250 persona janë të strehuar në Shtëpinë e Pushimit te Ushtrisë, Durrës dhe 55 persona janë strehuar në Konvaleshencën e Ministrisë së Brendshme. ⁠Lumenjtë Erzen dhe Ishëm, si dhe kanali i Tonës janë në kuotat maksimale. Disa rrugë të qytetit mbeten të bllokuara, për shkak të pranisë së lartë të ujit.

Bashkia Krujë: Si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Drojë ka vërshime uji në dy fshatrat Dukagjin i Ri dhe Miliska. Në fshatin Miliska uji ka hyrë në banesa, ku janë prekur 50 familje. Në terren ndodhen ekipe të Bordit të Kullimit Durrës, për përballimin e situatës.

Bashkia Shijak: Ka prani uji në 15 banesa. Situata problematike paraqitet veçanërisht në njësitë administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.

Qarku Gjirokastër
Si pasojĂ« e reshjeve tĂ« dendura ka rrĂ«shqitje dherash nĂ« aksin Tepelenë–GjirokastĂ«r, ku qarkullimi Ă«shtĂ« i kufizuar. Po punohet pĂ«r rikthimin e energjisĂ« nĂ« disa zona malore. Nivele tĂ« larta tĂ« lumit VjosĂ« nĂ« Memaliaj dhe PĂ«rmet.

Qarku Kukës
Lumenjtë janë në kuota të larta, por pa problematika aktuale.

Qarku Tiranë
Ka rritje e niveleve të lumenjve në Rrogozhinë dhe Kavajë, por pa rrezik të menjëhershëm për zonat e banuara.

Qarku Korçë
Janë disa rrugë të pakalueshme në Devoll. Po ashtu janë evidentuar rrëshqitje dherash dhe bllokime rrugore në Pogradec dhe Përrenjas. Në Maliq ka sipërfaqe të tokave bujqësore nën ujë.

Qarku Berat
Rreth 95 hektarĂ« toka bujqĂ«sore janĂ« nĂ«n ujĂ«. ËshtĂ« evidentuar rritje e nivelit tĂ« lumit Osum. NĂ« lagjen 22 Tetori dhe GorricĂ«, janĂ« marrĂ« masa pĂ«r sigurimin e bizneseve dhe punohet pĂ«r largimin e ujit nga pedonalja me pompa thithĂ«se.

Qarku Fier
Rreth 200 ha tokë bujqësore janë të përmbytura. Ka prezencë uji në 27 banesa në disa fshatra.

Ministri e Mbrojtjes njofton se në qarqet e tjera nuk paraqiten problematika serioze.

Në total Forcat e Armatosura kanë angazhuar rreth 150 efektivë; mbi 20 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të tonazhit të rëndë; 10 gomone/motobarka shpëtimi;  15 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe të vogël.

Forcat janë shpërndarë kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Fier, në funksion të evakuimeve, përforcimit të argjinaturave dhe largimit të ujërave.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë banorëve në zonat e prekura të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të Mbrojtjes Civile, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, veçanërisht në zona të përmbytura ose me rrëshqitje dherash.

Po ashtu qytetarët duhet të raportojnë menjëherë çdo situatë rreziku pranë strukturave përgjegjëse, si dhe të bashkëpunojnë në rastet e evakuimit për garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës.

Situata vijon të monitorohet në mënyrë të pandërprerë dhe strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri të plotë.

/m.m/a.f/

The post Reshjet intensive, situata më problematike në gjashtë qarqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e shiut/ Bashkia e Vlorës: Në Novoselë situata po rëndohet, banorët të shmangin lëvizjet e panevojshme

Në njësinë administrative Novoselë të Bashkisë Vlorë situata po rëndohet për shkak të rritjes së nivelit të ujit, duke krijuar rrezik për banorët dhe pronat.

Bashkia VlorĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me strukturat e emergjencave civile, AgjencinĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, thotĂ« se ka angazhuar tĂ« gjitha kapacitetet nĂ« terren dhe ndodhet nĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r t’ju ardhur nĂ« ndihmĂ« banorĂ«ve, duke pĂ«rfshirĂ« evakuimin dhe masat pĂ«r mbrojtjen e bagĂ«tive.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e strukturave në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës.

Riparohet ura në fshatin Bleran të Shkodrës, dalin nga izolimi 600 banorë të dy fshatrave

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Pas dĂ«mtimit pĂ«r shkak tĂ« motit tĂ« keq dhe reshjeve tĂ« dendura tĂ« shiut, ura prej hekuri nĂ« Bleran tĂ« ShkodrĂ«s, Ă«shtĂ« riparuar nĂ« kohĂ« rekord.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci tha se nga dëmtimi i kësaj ure mbetën të izoluara dy fshatra me rreth 600 banorë, duke shkaktuar vështirësi serioze në lëvizje dhe duke bllokuar aksesin drejt varrezave të fshatit.

Beci tha se falĂ« reagimit tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe bashkĂ«punimit institucional me Ministria e Mbrojtjes, Agjencia KombĂ«tare e Mbrojtjes Civile dhe Prefektura e Qarkut ShkodĂ«r, nĂ«n koordinimin e drejtorit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m Haki Çako, nisi puna pĂ«r vendosjen e njĂ« ure prej hekuri, njĂ« zgjidhje e qĂ«ndrueshme pĂ«r zonĂ«n.

Ndërhyrja po kryhet me profesionalizëm të lartë nga Batalioni Xhenio i Forcave të Armatosura, duke rikthyer qarkullimin normal për komunitetin e prekur.

“PavarĂ«sisht ditĂ«ve me reshje intensive dhe prurje maksimale, situata Ă«shtĂ« menaxhuar me pĂ«rgjegjĂ«si, duke pasur minimumin e problematikave nĂ« territor”, tha Beci.

Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq kanë sjellë problematika në infrastrukturë dhe përmbytje në disa qarqe të vendit.

/e.i/a.f/r.e/

The post Riparohet ura në fshatin Bleran të Shkodrës, dalin nga izolimi 600 banorë të dy fshatrave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jani: 304 persona të evakuar në qarkun Durrës, strukturat në gatishmëri në terren

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Reshjet e dendura tĂ« shiut kanĂ« vazhduar dhe gjatĂ« natĂ«s, duke sjellĂ« pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« situatĂ«s pĂ«r shkak tĂ« motit tĂ« keq nĂ« DurrĂ«s.

Prefekti i qytetit bregdetar, Emilian Jani tha sot për ATSH-në, se të gjithë strukturat vendore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Emergjencat Civile janë të shpërndara në terren për të monitoruar situatën.

“Deri mbrĂ«mĂ« nĂ« orĂ«t e vona tĂ« natĂ«s, janĂ« evakuar disa persona. Numri i individĂ«ve qĂ« janĂ« evakuuar deri tani Ă«shtĂ« rreth 304 persona. Ata janĂ« sistemuar nĂ« ShtĂ«pinĂ« e Pushimit tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Brendshme dhe nĂ« godinat e MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes. Zonat mĂ« problematike janĂ« ato tĂ« ish-NISH Tulla dhe zona e ish-KĂ«netĂ«s. Po mbikĂ«qyrim çdo situatĂ« dhe jemi pranĂ« çdo familjeje”, tha Jani.

Ndërkohë, bëhet me dije se uji është tërhequr nga akset rrugore kryesore në qytet, duke i bërë ato të kalueshme për qytetarët dhe makinat.

/e.i/a.f/r.e/

The post Jani: 304 persona të evakuar në qarkun Durrës, strukturat në gatishmëri në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Mbi 100 efektivë të FA-ve u angazhuan për përballimin e pasojave nga moti i keq

TIRANË, 7 janar/ATSH/- PĂ«rkeqĂ«simi i motit dhe reshjet intensive tĂ« shiut pĂ«rkeqĂ«suan situatĂ«n mbrĂ«mjen e djeshme nĂ« disa lagje tĂ« qytetit tĂ« GjirokastrĂ«s.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shprehu mirënjohje të veçantë për efektivët e Repartit të Gërhotit, të cilët deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë qenë në terren duke luftuar me prurjet e vrullshme të ujit në Gjirokastër.

Ai vlerësoi edhe angazhimin e Forcave të Armatosura në përballimin e situatës së krijuar në disa zona të vendit.

Ministri nënvizon se mbi 100 efektivë, dhjetëra mjete si dhe pompa me kapacitet të lartë janë angazhuar në qarqet Lezhë, Durrës dhe Gjirokastër, si edhe në çdo zonë ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja.

The post Vengu: Mbi 100 efektivë të FA-ve u angazhuan për përballimin e pasojave nga moti i keq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Monitorim i vazhdueshëm për mbrojtjen e pasurive kulturore

TIRANË, 7 janar/ATSH/- Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se nĂ« vijim tĂ« situatĂ«s sĂ« reshjeve intensive, strukturat pĂ«rgjegjĂ«se tĂ« trashĂ«gimisĂ« kulturore vijojnĂ« monitorimin e pandĂ«rprerĂ« nĂ« territor me prioritet, mbrojtjen e pasurive kulturore.

Gonxhja thekson se në qarkun Shkodër dhe zonat përreth, reshjet kanë vazhduar ndërkohë që kanë nisur edhe shkarkimet nga kaskada e HEC-eve Koman dhe Vau i Dejës.

“Situata paraqitet e pĂ«rkeqĂ«suar nĂ« qytetin e LezhĂ«s, ku dalja e lumit Drin nga shtrati ka shkaktuar pĂ«rmbytje nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit, duke ndikuar edhe nĂ« zonĂ«n breg-lumore pranĂ« mureve antike tĂ« Lisit dhe Memorialit tĂ« SkĂ«nderbeut, pĂ«r shkak tĂ« pamundĂ«sisĂ« sĂ« kolektorit tĂ« qytetit pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr ujin nga niveli i lartĂ« i lumit”, bĂ«n tĂ« ditur ministri.

Gonxhja pohon se në pasuritë e tjera kulturore në territor situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe, pavarësisht prurjeve të shtuara të lumenjve dhe përrenjve, deri në këto momente nuk janë konstatuar përkeqësime.

“Nga monitorimi i kryer nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« urave nĂ« juridiksionin e DRTK VlorĂ«, nuk janĂ« evidentuar problematika, ndĂ«rsa po vijon vĂ«zhgimi edhe nĂ« sektorin SarandĂ«, ku deri tani, sipas kontakteve nĂ« terren, nuk raportohet pĂ«r situata shqetĂ«suese. Informacion mĂ« i detajuar do tĂ« pĂ«rcillet nĂ« vijim”, deklaron ai.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja shton se monitorimi në terren vijon me prioritet mbrojtjen e pasurive kulturore dhe reagimin në kohë ndaj çdo risku të mundshëm.

The post Gonxhja: Monitorim i vazhdueshëm për mbrojtjen e pasurive kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodër, nivelet e ujit në lumenj nën kuotat e rrezikut për përmbytje

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Reshjet intensive kanĂ« rritur prurjet e lumenjve nĂ« qarkun e ShkodrĂ«s, por deri tani nuk raportohen problematika.

Prefektura e qarkut Shkodër në një deklaratë për shtyp, informoi sot se deri në këto momente nuk janë konstatuar problematika në kanalet kulluese, argjinaturat dhe digën e rezervuarit Shtodër.

Sipas prefekturës, nivelet e ujit në lumenjtë Buna, Drin, Kir dhe Gjadër janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje. Hidrovoret e Velipojës, Vilunit dhe Cas janë në funksion me nga 5 pompa secili dhe janë në gatishmëri për funksionim me kapacitet të plotë, në rast nevoje. Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës në terren dhe janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.

Në territorin e bashkisë Vau i Dejës janë regjistruar reshje shiu me intensitet të lartë. Në fshatin Hoten është raportuar një banesë me prani uji, ku banorëve u është dhënë ndihma e menjëhershme nga grupi i Emergjencave Civile. Situata po monitorohet në vijimësi nga strukturat përkatëse.

Sipas prefektit, në territorin e bashkisë Malësi e Madhe kanë vijuar reshjet e shiut me intensitet mesatar gjatë gjithë natës dhe në orët në vijim. Fshati Flakë vijon të jetë i bllokuar si pasojë e prurjeve të përroit. Në zonat Rrazë dhe Veshtë është konstatuar prezencë uji, por pa rrezik për banesat. Po punohet për furnizimin me energji elektrike në zonën e Kelmendit. Gjithashtu po punohet për hapjen e rrugës pranë lumit në zonën e Dragovojës.

Në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh në disa rrugë rurale. Deri në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz apo banesa.

Në territorin e bashkisë Shkodër janë regjistruar reshje shiu me intensitet të lartë. Grupi i Emergjencave Civile po kryen inspektime në terren dhe është në monitorim të afërt të çdo situate emergjente.

Në njoftim thuhet se në kaskadën e Drinit, prurjet aktuale natyrore arrijnë vlerën 3500 m³/s, duke reflektuar një situatë hidrike të qëndrueshme.

Nivelet e liqeneve paraqiten si më poshtë:

Fierza: 281,2 m;

Koman: 174,2 m;

Vau i Dejës: 75 m.

Shkarkimet aktuale nga hidrocentralet janë të kontrolluara dhe të qëndrueshme: HEC Vau i Dejës 700 m³/s dhe HEC Koman 700 m³/s. Deri tani nuk raportohen problematika.

Prefekti i Qarkut Shkodër vijon ndjekjen nga afër të situatës në koordinimin me të gjitha strukturat vendore e qendrore për menaxhimin e emergjencave.

/e.i/r.e/a.f/

The post Shkodër, nivelet e ujit në lumenj nën kuotat e rrezikut për përmbytje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha për situatën në Durrës: Pasojë e betonizimit nga Dako dhe Rama

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha publikoi sot pamje nga DurrĂ«si, ku reshjet e shiut kanĂ« shkaktuar problematika nĂ« zona tĂ« banuara dhe akset kryesore rrugore.

Duke iu referuar situatĂ«s, Berisha shkruan: “DurrĂ«si i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros!”, duke e cilĂ«suar gjendjen si pasojĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« “betonizimit pa kriter dhe keqmenaxhimit tĂ« qytetit”.

Sipas Berishës, përmbytjet janë rezultat i politikave të dështuara urbanistike dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe sistemin e kanalizimeve, përgjegjësi që i atribuohen qeverisë dhe pushtetit lokal. Pamjet dëshmojnë edhe një herë se çdo episod reshjesh e kthen Durrësin në emergjencë, ndërsa qytetarët përballen me pasoja të përsëritura nga neglizhenca institucionale.

Berisha thekson se situata tregon nevojën për ndërhyrje emergjente në Durrës, që situata të tilla të mos përsëriten.

/a.f/r.e/

The post Berisha për situatën në Durrës: Pasojë e betonizimit nga Dako dhe Rama appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq, bashkia Tiranë: Grupet e punës në terren, në shërbim të përforcuar

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Reshjet e dendura tĂ« shiut dhe moti i keq kanĂ« pĂ«rfshirĂ« vendin prej disa orĂ«sh.

Burime zyrtare pranë bashkisë Tiranë, bëjnë me dije për ATSH-në se situata nuk paraqet rrezikshmëri në kryeqytet.

Të njëjtat burime shprehen se deri në orën 10:00 të paradites së sotme, në shërbimin zjarrfikës nuk ka mbërritur asnjë telefonatë emergjence.

Bashkia njofton se grupet e punës kanë kaluar në shërbim të përforcuar në terren, për të ndjekur nga afër situatën në çdo lagje dhe rrugë të kryeqytetit.

/e.i/r.e/a.f/

The post Moti i keq, bashkia Tiranë: Grupet e punës në terren, në shërbim të përforcuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje dhe probleme në disa qarqe të vendit

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Reshjet e dendura tĂ« orĂ«ve tĂ« fundit kanĂ« shkaktuar njĂ« situatĂ« problematike nĂ« disa zona tĂ« vendit.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, më problematike paraqitet situata në Lezhë (105 mm reshje) dhe Shkodër, ku ka banesa të përmbytura.

Në jug, rënia e inerteve ka bllokuar pjesërisht rrugët nacionale. Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë për të menaxhuar nivelet e ujit.

Në qarkun Shkodër si pasojë e reshjeve intensive të shiut ka përmbytje banesash të mbi 15 familjeve në Malësi të Madhe si dhe dëmtime infrastrukturore në Kamicë.

Nivelet e lumenjve Buna dhe Drin mbeten nën kuotat e rrezikut, teksa rekomandohet qarkullim me kujdes në akset Bogë-Theth dhe Hani i Hotit-Vermosh.

Në qarkun Gjirokastër ka reshje shiu dhe erëra të forta në gjithë qarkun.

Gjithashtu ka probleme në aksin Tepelenë-Gjirokastër për shkak të rënies së inerteve dhe qarkullim me një kalim.

Në qarkun Vlorë ka reshje shiu me intensitet të ulët dhe erëra. Janë shfaqur probleme të përkohshme me energjinë elektrike në bashkinë Finiq dhe disa zona periferike të Vlorës. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe situata hidrike janë normale.

Në qarkun Kukës, reshjet e shiut me intensitet të lartë në gjithë territorin.

Akset nacionale janë të qarkullueshme.

Në qarkun Lezhë, si pasojë e reshjeve intensive të shiut (deri në 105 mm në 24 orë) ka pasur përmbytje të banesave, tokave bujqësore dhe oborreve të shkollave në disa bashki.

Lumi Drin është në kuota kritike, pranë nivelit të rrezikut të lartë, teksa hidrovorët janë në punë me kapacitet maksimal. Po kryhet ndërhyrje në terren nga strukturat e emergjencës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që në rast nevoje apo rreziku të kontaktojnë menjëherë Emergjencat Civile dhe Policinë e Shtetit

1 nga 3

/gj.m/a.f/r.e/

The post Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje dhe probleme në disa qarqe të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fëmija 3 vjeç konfirmohet me fruth, Toçi për ATSH: Situata, jo alarmante

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ NjĂ« fĂ«mijĂ« Ă«shtĂ« konfirmuar me fruth nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza”.

Burime pranë MSHMS, konfirmuan se ky rast është paraqitur që në datën 22 dhjetor në spitalin e Pediatrisë, me temperaturë shumë të lartë dhe i pavaksinuar, por rasti është hetuar epidemiologjikisht dhe ndjekur nga ISHP.

Sipas MSHMS-së, nga dy raste me simptoma, vetëm njëri rast është fruth, ndërsa rasti tjetër nuk është konfirmuar i tillë.

Hetimi epidemiologjik i ndjekur nga ISHP ka konfirmuar diagnozën e fruthit për këtë fëmijë që është i moshës 3 vjeç.

Prof. Asoc. Dorina Toçi, drejtoreshë e Përgjithshme e ISHP-së, tha sot për ATSH-në se situata e fruthit në vend nuk është aspak alarmante dhe nuk ka vend për panik. Sipas Toçit, raste të konfirmuara me fruth ka pasur në Shqipëri gjatë viteve të fundit, madje në 2025 ka pasur më pak raste se vitet e kaluara.

Deputeti i PS,  Erjon  Braçe u bën thirrje prindërve që të mos e ndërpresin kalendarin e vaksinimit kundër fruthit, ndërsa thekson se rrymat antivaksinë në media apo rrjetet sociale duhet të braktisen.

“FĂ«mijĂ«t janĂ« tĂ« pavaksinuar, pĂ«r fruthin po e po, por edhe pĂ«r sĂ«mundje tĂ« tjera; ËshtĂ« tre vjeç por kalendari i vaksinimit tĂ« tyre Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« qĂ« nĂ« muajin e gjashtĂ«, prindĂ«rit nuk e kanĂ« ndjekur mĂ« kalendarin e vaksinimit tĂ« tyre. Fruthi Ă«shtĂ« pasoja e parĂ«. UnĂ« nuk e di sa i gjerĂ« Ă«shtĂ« fenomeni, po kam frikĂ« se pas pandemisĂ« dhe fushatĂ«s agresive kundĂ«r vaksinimit me konotacion tĂ« gjerĂ«, ndalja nga prindĂ«rit tĂ« kalendarit tĂ« vaksinimit ka marrĂ« pĂ«rmasĂ«â€œ, tha Braçe.

Vatra më e fundit me fruth në Shqipëri ishte ajo e këtij fillimviti në Fier me 10 fëmijë nga mosha 4-9 vjeç  ndërsa tre të tjerë u identifikuan në Vaun e Dejës, Lezhë dhe Tiranë ku ISHP konfirmoi gjithsej 12 raste, të gjithë të pavaksinuar. Mbulesa vaksinale me dozën e parë të vaksinës ndaj fruthit gjatë kësaj periudhe ra në 73% ndërsa me dy doza në  87% në shkallë vendi.

/e.i/j.p/

The post Fëmija 3 vjeç konfirmohet me fruth, Toçi për ATSH: Situata, jo alarmante appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Mattarella: Moska dĂ«shiron tĂ« pĂ«rcaktojĂ« kufijtĂ« me forcĂ«, e papranueshme

ROMË, 16 dhjetor /ATSH/ – NĂ« fjalimin e tij, presidenti Italian Sergio Mattarella u ndal tek situata nĂ« UkrainĂ« ku pĂ«rdori nota kritike qasjen nĂ« konflikt tĂ« RusisĂ«, shkruan tgcom24.it.

‘’Agresioni rus kundĂ«r UkrainĂ«s vazhdon, duke rezultuar nĂ« viktima dhe shkatĂ«rrim tĂ« gjerĂ«, dhe me qĂ«llimin e gabuar, pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve tĂ« vazhdueshme negociuese’’, theksoi ai.

Moska me politikat e saj shkel parimin e refuzimit pĂ«r tĂ« ripĂ«rcaktuar me forcĂ« ekuilibrat dhe kufijtĂ« e EvropĂ«s. Ky veprim u konsiderua i papĂ«rgjegjshĂ«m dhe i papranueshĂ«m mĂ« shumĂ« se 50 vjet mĂ« parĂ« nĂ« KonferencĂ«n e Helsinkit pĂ«r BashkĂ«punimin dhe SigurinĂ« Evropiane”, theksoi kreu presidenti Matterella. /os/

The post ITALI – Mattarella: Moska dĂ«shiron tĂ« pĂ«rcaktojĂ« kufijtĂ« me forcĂ«, e papranueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Infrastruktura e kullimit drejt normalitet, uji po tërhiqet nga sipërfaqet e përmbytura

TIRANË, 23 nĂ«ntor/ATSH/ Moti i keq dhe reshjet e dendura tĂ« shiut tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit, kanĂ« krijuar problematika nĂ« zona tĂ« ndryshme tĂ« vendit.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla u shpreh sot se shirat gjatë natës kanë qenë me intensitet më të ulët, çka ka krijuar kushte më të favorshme për ndërhyrjet në terren.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salla tha se si rezultat, situata në infrastrukturën e kullimit po normalizohet, me ulje graduale të niveleve të ujit.

“NĂ« ultĂ«sirĂ«n perĂ«ndimore, infrastruktura e kullimit po kthehet gradualisht nĂ« normalitet dhe uji po tĂ«rhiqet nga sipĂ«rfaqet e pĂ«rmbytura. Paralelisht, nivelet nĂ« lumenj kanĂ« pĂ«suar rĂ«nie dhe rrjedhat po stabilizohen brenda shtratit natyral dhe argjinaturave ekzistuese”, tha Salla.

Ministri Salla nënvizoi se ekipet e drejtorive të ujitje-kullimit në Fier, Korçë, Durrës dhe Lezhë vijojnë pa ndërprerje në terren për stabilizimin e situatës, kryesisht në zonat më problematike.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me AKMC dhe Drejtoritë e Ujitje-Kullimit, vazhdon të monitorojë situatën dhe do të ndërhyjë sipas nevojës për parandalimin e përmbytjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve dhe tokave bujqësore. /e.i/a.f/

/e.i/

The post Salla: Infrastruktura e kullimit drejt normalitet, uji po tërhiqet nga sipërfaqet e përmbytura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejt stabilizimit situata pas reshjeve: Vjosa e Semani në ulje, Drini e Mati me rritje

TIRANË, 23 nĂ«ntor/ATSH/ Agjencia KombĂ«tare e Mbrojtjes Civile njoftoi sot se gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit, situata paraqitet pĂ«rgjithĂ«sisht drejt stabilizimit, megjithĂ«se nĂ« disa qarqe vijojnĂ« problematikat e akumuluara nga prurjet e larta tĂ« lumenjve, rrĂ«shqitjet e dherave dhe dĂ«mtimet nĂ« infrastrukturĂ«.

Sipas AKMC-së, nivelet e shumicës së lumenjve janë në rënie, ndërsa hidrovorët në zonat më të prekura po punojnë me kapacitet të plotë. Forcat e emergjencave, Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbeten në terren për normalizimin e situatës dhe mbajtjen nën kontroll të zonave me risk.

Situata sipas qarqeve:

QARKU VLORË

Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë. Niveli i lumit Vjosë në Novoselë vazhdon me trend ulje. Gjatë ditës së djeshme, në ndihmë të situatës erdhën dhe forcat e Njësisë së Komandës Mbështetëse.

Bashkia Sarandë

Situata Ă«shtĂ« nĂ« monitorim nĂ« fshatin ÇukĂ«, nĂ« argjinaturĂ«n e lumit BistricĂ«. DitĂ«n e djeshme nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« operuan edhe 10 efektivĂ« tĂ« FA, me mjete, nĂ« ndihmĂ« tĂ« banorĂ«ve tĂ« zonĂ«s.

Forcat operacionale punuan për normalizimin e situatës në rrugët që lidhin disa fshatra në bashkitë; Finiq, Konispol dhe Delvinë, ku ka pasur prezencë dherash.

QARKU FIER

Ekipet e emergjencave janĂ« nĂ« ndihmĂ« tĂ« banorĂ«ve nĂ« fshatrat Çerven dhe Ferras, ku janĂ« 25 banesa me prani uji, brenda argjinaturĂ«s sĂ« lumit VjosĂ«.

Sot lumi Seman është tërhequr në kuota të sigurta, me rënie prej 70 cm.

QARKU KORÇË

Situata në njësitë administrative të prekura; Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj është qetësuar. Uji është tërhequr, po vijon puna për normalizimin e plotë.

Po vijojnë punimet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Devoll dhe lumit Dunavec. Në ndihmë kanë ardhur dhe 20 forca nga FA. Lumi Devoll ka ulur nivelin disa centimetra. Fshati Sheqeras nuk rrezikohet për përmbytje të banesave, por ka prani uji në sipërfaqet bujqësore. Vëmendja është përqendruar në infrastrukturën e fshatrave Moçan, Desmire, Osoje dhe Gjinikas. Po ashtu po punohet edhe në fshatrat Senisht dhe Dolanm, ku ka patur rrëshqitje dherash.

Në Pustev situata paraqitet e qetë, ndërsa forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë për largimin e ujit nga bodrumet e 4 banesave që kanë prezencë uji.

Po ashtu po ndërhyhet në bashkinë e Pogradecit, ku janë evidentuar evidentuar rreth 50 raste dëmesh në banesa dhe në 4 ura.

Janë konstatuar problematika në Unazën e Qytetit dhe Hudenisht, ku po punohet për neutralizimin e situatës. Po ashtu puna vijon nga ekipet në Kolonjë, në fshatin Qinam dhe në fshatrat Mesickë dhe Taç Poshte.

QARKU LEZHË

Në bashkinë Lezhë vazhdon të jetë nën ujë një sipërfaqe rreth 220 ha. Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë. Tek argjinatura në Lagunën Vain, vijon puna për riparimin e digës së dëmtuar.

Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat kanë pësuar rritje, por është brenda kuotave normale. Në bashkinë Kurbin, po vijojnë punimet në shtratin e lumit Drojë, edhe me mbështetje nga FA.

Në Mamurras ka një sipërfaqe rreth 300 ha nën ujë.

NĂ« bashkinĂ« MirditĂ« Problematike mbetet aksi rrugor RrĂ«shen – BukmirĂ« ku ulja e bazamentit te rrugĂ«s vazhdon duke sjell problematike nĂ« qarkullim ndonĂ«se Ă«shtĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« rehabilitimin e saj. Po punohet nĂ« disa segmente rrugore dhe pranĂ« disa banesave ku ka patur rrĂ«shqitje dherash.

QARKUN DIBËR

Po vazhdon puna për stabilizimin e situatës në aksin rrugor qytet i Vjetër -qytet i Ri, tek terminali.

QARKU BERAT

Në bashkinë Berat nivelet e lumit Osum kanë shënuar rënie të theksuar. Lumi është brenda shtratit të vet dhe ujërat në tokat bujqësore në fshatrat e njësisë administrative Velabisht janë tërhequr në pjesën më të madhe.

Ndërkohë në bashkinë Dimal situata po vjen drejt përmirësimit.

QARKU GJIROKASTËR

Po punohet nga ekipet në terren, në bashkinë Dropull, ku ura që lidh aksin rrugor Kombëtar me fshatrat Glinë, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme, Radat të bashkisë Dropull dhe fshatin Nepravishtë të bashkisë Libohovë, ka pësuar ulje si pasojë e reshjeve të shiut.

ËshtĂ« bĂ«rĂ« i mundur stabilizimi i situatĂ«s nĂ« fshatin DhĂ«mbklan, ku dje pati shkarje tĂ« urĂ«s.

NĂ« bashkinĂ« LibohovĂ«, tek vendi i quajtur “ShkĂ«mbi DallĂ«ndyshes” po punohet pĂ«r riparimin e shkarjes sĂ« trupit tĂ« rrugĂ«s. Po punohet edhe nĂ« aksin rrugor SuhĂ«-Poliçan.

QARKU TIRANË

ËshtĂ« punuar nĂ« fshatin ShargĂ«, nĂ« VorĂ« pĂ«r largimin e ujit nga njĂ« banesĂ«.

QARKU KUKËS

Forcat operacionale po punojnë për normalizimin e situatës në bashkinë Kukës, ku u evidentuan 2 raste të rrëshqitjes së tokës në fshatin Gjegjan dhe në fshatin Morinë.

Në qarqet, Durrës, Shkodër dhe Elbasan, nuk  paraqiten problematika për shkak të kushteve të motit.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia KombĂ«tare e Mbrojtjes Civile janĂ« nĂ« monitorim dhe kontakt tĂ« vazhdueshĂ«m me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« komuniteteve nĂ« zonat e prekura.

/e.i/a.f/

The post Drejt stabilizimit situata pas reshjeve: Vjosa e Semani në ulje, Drini e Mati me rritje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌