Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

U përfshi nga flakët, shkrumbohet banesa në Dibër

Gjatë orëve të natës, një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Lishan, njësia administrative Luzni, Bashkia Dibër. Banesa ishte në pronësi të shtetasit Fadil Demiri. Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Menjëherë pas njoftimit, forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Megjithatë, banesa është […]

The post U përfshi nga flakët, shkrumbohet banesa në Dibër appeared first on BoldNews.al.

Skandali në Dibër/ Qytetarit i thyen krahun brenda Kadastrës, shteti mbyll sytë

Një qytetar shkoi në Kadastër për të kërkuar dokumente dhe doli prej andej me krah të thyer, trup të plagosur dhe i shtruar në sallë operacioni. Ngjarja ka ndodhur brenda një institucioni shtetëror, aty ku qytetari duhet të marrë shërbim dhe jo grushte. Punonjës të Kadastrës së Dibrës dhunuan barbarisht Meleq Stojkun, i cili kërkoi […]

The post Skandali në Dibër/ Qytetarit i thyen krahun brenda Kadastrës, shteti mbyll sytë appeared first on BoldNews.al.

Grama nën dëborë, perla natyrore e Dibrës

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Maja e Gramës në Dibër, gjatë ditëve të dimrit, ofron pamje mbresëlënëse, me malet e mbuluara nga dëbora dhe qiellin e kthjellët që krijojnë një kontrast të veçantë natyror.

Kryeministri Edi Rama ndau këtë mëngjes pamje nga ngjitja në majën e Gramës, duke e cilësuar atë si një nga kurorat më mahnitëse të Alpeve Shqiptare.

E njohur si perla e Dibrës, Grama karakterizohet nga bjeshkë të sheshta, liqeni piktoresk dhe hapësira të gjera natyrore. Zona ofron burime të shumta uji të kristaltë dhe peizazhe të pasura natyrore, ndërsa përfshin edhe një sërë monumentesh natyrore, çka e bën një nga destinacionet më të kërkuara nga vizitorët vendas dhe turistët e huaj.

Grama shtrihet në verilindje të Peshkopisë, rreth 12 kilometra larg qytetit, dhe arrin lartësinë deri në 2400 metra mbi nivelin e detit. Ajo përbën një nga zonat më të bukura të Parkut Kombëtar Korab-Koritnik. Ngjitja drejt bjeshkëve ofron një panoramë të gjerë mbi fushën e Dibrës dhe qytetin e Peshkopisë, duke e kthyer këtë zonë në një “ballkon” natyror me pamje unike.

/m.q/j.p/

The post Grama nën dëborë, perla natyrore e Dibrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E padëgjuar, vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

Përplasje të forta në prokurorinë e Dibrës, mes drejtuesit të institucionit Abaz  Muça dhe një prej prokurorëve. Burimet bëjnë me dije se konflikti ka nisur pasi drejtuesi i prokurorisë ka kthyer me mënyrë të paligjshme një provë material (automjet) që i ishte sekuestruar një personi të dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, si […]

The post E padëgjuar, vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine appeared first on BoldNews.al.

Dibër/ Vajza denoncon policin: Më shantazhoi dhe kreu marrëdhënie sek*uale me dhunë

Një rast i shantazhit dhe abuzimit seksual raportohet të ketë ndodhur në radhët e policisë, në qytetin e Dibrës. Një vajzë ka denoncuar se punonjësi i policisë, Inspektor J.U nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Pas denoncimit të vajzës, polici është arrestuar nga AMP, ndërsa përpos tij ka nisur hetimi edhe […]

The post Dibër/ Vajza denoncon policin: Më shantazhoi dhe kreu marrëdhënie sek*uale me dhunë appeared first on BoldNews.al.

Inspektori i policisë në Dibër akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe shpërdorim detyre

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Dibër ka vënë në pranga një efektiv policie, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë më një të re. Hetimet nisën pas kallëzimit të qytetares me inicialet L. H., e cila ka deklaruar se punonjësi i policisë e ka detyruar nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit. Në pranga ka rënë punonjësi i policisë me inicialet J. U., i cili në kohën e kryerjes së…

Source

I dyshuar për shpërdorim detyre, arrestohet efektivi i policisë në Dibër

✇Albeu
By: V K

AMP ka ndaluar një punonjës të policisë në Dibër, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Akuzat ndaj të dyshuarit kanë ardhur prej kallëzimit të një shtetases L.H, ku kjo e fundit pretendon se punonjësi i policisë e ka shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale

Njoftimi i plotë:

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenet 102 dhe 248 të Kodit Penal.

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 17.11.2025, ku pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar në nenin 311 të Kodit Penal dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” parashikuar në nenin 302 të Kodit Penal.

Pas hetimeve me metoda speciale hetimi, u konstatua se punonjësi i policisë gjatë kësaj kohe ishte larguar në Republikën e Kosovës dhe ditën e sotme u bë i mundur ndalimi i tij nga agjentët e AMP në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e AMP-së.

The post I dyshuar për shpërdorim detyre, arrestohet efektivi i policisë në Dibër appeared first on Albeu.com.

Nxënësit e shkollave shkëlqejnë me performancë festive për festat kombëtare

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Nxënësit e Dibrës sollën një performancë të mrekullueshme me rastin e festave kombëtare, duke krijuar një kolazh emocionesh, traditash dhe arti që ngrohu publikun.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vlerësoi talentin dhe përkushtimin e tyre, duke e cilësuar aktivitetin si një dëshmi të gjallë të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Përmes programit “Art dhe Zeje”, fëmijët rikrijuan motive tradicionale, veshje popullore dhe simbole kombëtare, duke i dhënë jetë ritmeve dhe ngjyrave që na identifikojnë si popull.

Performanca u shoqërua me emocion dhe kreativitet, duke treguar se kultura dhe tradita shqiptare vazhdojnë të rriten çdo ditë në duart e brezit të ri.

Vlora i bashkohet festimeve të Nëntorit me performancat e nxënësve, Kumbaro: Art që bashkon komunitetin

Edhe Vlora iu bashkua festimeve të Nëntorit me një atmosferë të gjallë e plot emocione, falë performancave të nxënësve të shkollave të qytetit.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ndau pamje nga aktiviteti, duke theksuar se fëmijët sollën një tjetër shembull të bukur të programit “Art dhe Zeje”, i cili bashkon komunitetin dhe mbush zemrat me krenari.

“Nuk kishte si t’i mungonte Vlora festimeve të Nëntorit”, shkroi Kumbaro, duke vlerësuar kreativitetin dhe energjinë e nxënësve që interpretuan motive tradicionale, këngë dhe elemente të kulturës shqiptare.

“Nxënësit e shkollave të Vlorës sollën atmosferën e bukur të festave kombëtare, një tjetër shembull i bukur i ‘Art dhe Zeje’ që bashkon komunitetin dhe mbush zemrat me krenari”, shtoi Kumbaro.

/gj.m/r.e/

The post Nxënësit e shkollave shkëlqejnë me performancë festive për festat kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bora zbardh malet e Bulqizës, si paraqitet situata nga moti në Mat dhe Dibër



Situata në rrethin e Bulqizës gjatë mëngjesit të sotëm ka vijuar me mot të kthjellët por të shoqëruar me temperatura të ulëta dhe dëborë në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit, gjë që i ka dhënë edhe një bukuri maleve.

Aktualisht sa i përket rrugëve nacionale dhe ato rurale nuk ka pasur probleme, pasi gjatë këtyre ditëve ka vijuar puna për mbajtjen nën kontroll.

Vështirësi të vogla ka në rrugët që lëvizin për tek mininierat e Zonës D, Martanesh dhe Tërnovë ku lëvizin mjetet që transportojnë minatorët pasi ka prezencë të vogël dëbore, ndaj policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes.

Ndërkohë situata është normalizuar edhe në Mat dhe Dibër. /Tch/

Kontrabandë në kufi, arrestohet 42-vjeçari dhe një doganier i Bllatës

Policia e Dibrës ka goditur një rast të kontrabandës me mallra të ardhura nga Maqedonia e Veriut. Gjatë aksionit u arrestua në flagrancë një 42-vjeçar nga Maqellarë, i cili transportonte mallra të ndryshme të kontrabanduara, ndërsa në pranga përfundoi edhe një doganier i Degës Doganore Bllatë, i dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Një tjetër […]

The post Kontrabandë në kufi, arrestohet 42-vjeçari dhe një doganier i Bllatës appeared first on Reporter.al.

“Festa e të vjelave” në Dibër, ndërthurje e shijes së natyrës me traditën bujqësore

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Festa tradicionale e të vjelave në Dibër solli sot atmosferë të ngrohtë dhe plot gjallëri në bulevardin “Elez Isufi”, ku fermerë, prodhues e sipërmarrës agroturistikë nga e gjithë zona prezantuan prodhimet bujqësore karakteristike të trevës.

Në edicionin e 20-të të “Festës së të vjelave”, morën pjesë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, kryetari i bashkisë Rahim Spahiu, prefekti Nexhbedin Shehu dhe deputetët Agron Malaj e Alma Selmani, të cilët përshëndetën fermerët dhe prodhuesit vendas për kontributin në zhvillimin e ekonomisë rurale.

Ministri Salla vuri në dukje se investimet në bujqësi, përfshirë mbështetjen për fermerët, përpunimin dhe certifikimin e produkteve tradicionale, janë kyçe për rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.

Festa u ndërthur me ngjyrat e vjeshtës, aromën e tokës dhe produktet “Made in Albania”, duke shndërruar bulevardin në një panair të vërtetë bujqësor.

Në stendat e ekspozuesve u prezantuan produkte tradicionale si jufkat e Dibrës, djathi, mjalti, çaji i malit, patatja e fushës, rakia, fasulet dhe frutat e thata, prodhime që mbartin jo vetëm shijen e natyrës, por edhe trashëgiminë bujqësore të kësaj zone.

Festa e të vjelave është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit lokal në Dibër, duke promovuar produktet bio, turizmin rural dhe traditën e punës së ndershme të fermerëve, që mbetet një motor zhvillimi për brezat që vijnë.

Eksportet e produkteve bujqësore shqiptare vijojnë të shënojnë rritje të qëndrueshme edhe gjatë vitit 2025. Gjatë periudhës janar-shtatori të këtij viti ato arritën në 361 994 tonë, duke shënuar rritje me 9,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u eksportuan 331 876 tonë produkte bujqësore. /j.p/

The post “Festa e të vjelave” në Dibër, ndërthurje e shijes së natyrës me traditën bujqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndihma Ekonomike: Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

Gjatë vitit 2024, skema e Ndihmës Ekonomike u përball me një ulje të ndjeshme të përfituesve, duke lënë pas shumë familje në nevojë pa mbështetjen që u takonte. Sipas raportit të fundit të Shërbimit Social Shtetëror, arsyeja është se njësitë vendore shpesh dështuan në verifikimin në banesë të familjeve përfituese, duke bërë që shumë aplikime […]

The post Ndihma Ekonomike: Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje appeared first on BoldNews.al.

Punëtori humb krahun në fabrikën e kromit në Krastë, procedohet administratori

Një aksident i rëndë u shënua këtë të enjte në Fabrikën e Pasurimit të Kromit në zonën e re në Krastë, ku punëtori 27-vjeçar, identifikuar si Ismail Kola, humbi krahun gjatë punës. Ai ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Dibrës njoftoi se për këtë ngjarje kishte proceduar penalisht administratorin e […]

The post Punëtori humb krahun në fabrikën e kromit në Krastë, procedohet administratori appeared first on Reporter.al.

Malësia e Krujës dhe Dibrës zbardhet nga dëbora

Moti ka bërë një kthesë të fortë që prej ditës së djeshme. Ditët me diell ia kanë lënë vendin reshjeve të shiut e dëborës dhe temperaturave të ulëta. Ashtu si në disa zona malore në verilindje të vendit edhe Malësia e Krujës është zgjuar sot nën petkun e bardhë të dëborës. Reshjet e dëborës të rëna gjatë […]

The post Malësia e Krujës dhe Dibrës zbardhet nga dëbora appeared first on BoldNews.al.

Vr*sja e Renis Dobrës/ Gjykata e Dibrës shpall moskopetencë, kalon dosjen në SPAK

Gjykata e Dibrës ka shpallur moskompetencën për çështjen e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka vendosur të kalojë dosjen për hetime të mëtejshme në SPAK.

Vendimi për të kaluar dosjen në SPAK, vjen menjëherë, pasi gjykatë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, të dy të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen me litar të Dobrës.

Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka akuzohen se fillimisht kanë rrëmbyer Renis Dobrën, dhe më pas e kanë vrarë në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet.

Dy vëllezërit akuzohen se në bashkëpunim me vëllain tjetër Fatjonin dhe shtetasin Petrit Hoxha alias Petrit Cakrri rrëmbyen dhe mbytën 23-vjeçarin, trupi i pajetë i të cilit u gjet në breg të liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 Korrikut.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik 2025 ndërsa 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit.

Policia ka konfirmuar nga pamjet filmike dhe nga provat se katër personat Fatjon Bushgjoka (i arrestuar) Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë të gjithë në rrëmbimin e 23-vjecari.

Pak ditë pas ngjarjes Petrit Çakrri u arrestua në hyrje të Tropojës. Sakaq pista kryesore e hetimit vijon të jetë konflikti i drogës në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit Bushgjoka dhe Petrit Çakrri të kenë marre porosi nga persona të tretë pikërisht për trafikimim e lëndëve narkotike.

The post Vr*sja e Renis Dobrës/ Gjykata e Dibrës shpall moskopetencë, kalon dosjen në SPAK appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Drogë dhe kallash, arrestohen dy persona në Dibër

Policia e Dibrës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike, teksa në banesë u është gjetur edhe një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata” janë vënë në pranga shtetasit Elsi Kuca alias Dauti 26 vjeç, banues në fshatin Blliçë, i akuzuar për veprën […]

The post EMRAT/ Drogë dhe kallash, arrestohen dy persona në Dibër appeared first on BoldNews.al.

Degradimi i Rilindjes në Dibër rëndon mbi xhepat e qytetarëve

“Bulevardi u degradua totalisht, nuk kishte rrugë tjetër,” thotë një specialist i zyrës së Urbanistikës në Dibër për të justifikuar ribërjen nga e para të bulevardit “Elez Isufi” në qendër të qytetit të Peshkopisë. “Ndërhyrja ishte e detyruar,” shton ai, ndërsa kërkon të mos citohet me emër. Bulevardi “Elez Isufi” – një pedonale rreth 700 […]

The post Degradimi i Rilindjes në Dibër rëndon mbi xhepat e qytetarëve appeared first on Reporter.al.

Gonxhja: Vijon puna për restaurimin e Kishës së Shpërfytyrimit në Herbet të Dibrës

TIRANË, 23 gusht  /ATSH/ Kisha e Shpërfytyrimit në Herbet të Dibrës e cila daton në shek. XI-XII po restaurohet.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh sot Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore po vijon punimet intensive për restaurimin e Kishës së Shpërfytyrimit.

Ai shprehet se kjo është një nga kishat më të vjetra monument kulture në Shqipëri që daton në shek. XI-XII.

“Ringritja e kambanores dhe hajatit të jashtëm, restaurimi i çatisë, konsolidimi i muraturës, pastrimi i fasadës, si dhe punimet e brendshme do ta kthejnë këtë vend kulti në një nga perlat e trashëgimisë sonë”, theksoi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Gonxhja nënvizoi se kjo vepër e vyer e arkitekturës bizantine po i rikthehet komunitetit dhe historisë sonë kombëtare.

/gj.m/

The post Gonxhja: Vijon puna për restaurimin e Kishës së Shpërfytyrimit në Herbet të Dibrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkëjetesa fetare në Dibër: myslimanë dhe ortodoksë ruajnë kishat bizantine

Në fshatrat Maqellarë dhe Herbel të Dibrës, kishat e periudhës bizantine po ruhen falë përkujdesjes së besimtarëve ortodoksë dhe myslimanë, duke treguar traditën e bashkëjetesës fetare. Kishat, mes të cilave edhe Kisha e Shpërfytyrimit në Herbel, kanë mbijetuar shekuj duke ruajtur elementë arkitekturorë dhe afreske historike.

Një prej banorëve tregon: “Unë i kam pagëzuar fëmijët e mi fshehurazi, në shtëpi. Frika ishte e madhe, por ne nuk mund të hiqnim dorë nga tradita.” Bashkëshortja e tij, shton: “Në festën e 18 gushtit nuk mblidhemi vetëm ne ortodoksët, por edhe myslimanët e fshatit. Kjo është festa jonë e përbashkët.”

Banorët kanë dërguar kërkesa për restaurim dhe sot, me ndihmën e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, po kryhen ndërhyrje për konsolidimin e themeleve, restaurimin e fasadave dhe ruajtjen e elementëve origjinalë. Gentian Molla, teknik i restaurimeve, thotë: “Nëse nuk ndërhyhej, një tërmet i vogël do ta shkatërronte krejtësisht.”

Edhe fshati Kërçisht i Epërm ruan pesë kishat bizantine, ku banorët myslimanë kanë kontribuar në mirëmbajtjen e tyre. Një prej banorëve të kësaj zone shprehet: “Tradita jonë ka qenë që gëzimet dhe fatkeqësitë i ndanim bashkë, myslimanë dhe ortodoksë. Edhe sot vazhdon kështu, edhe pse këtu nuk kanë mbetur më banorë të besimit ortodoks.”

Mësuesi i historisë Gazmir Sejdi thekson: “Ruajtja e tyre, shpesh nga banorët myslimanë, është dëshmi e bashkëjetesës ndërfetare dhe e respektit për trashëgiminë historike dhe shpirtërore.”

Banorët shohin gjithashtu potencial turistik në këto objekte historike, por theksojnë nevojën për investime dhe organizim më të mirë të infrastrukturës lokale, në mënyrë që trashëgimia kulturore të kontribuojë në zhvillimin e zonës.

The post Bashkëjetesa fetare në Dibër: myslimanë dhe ortodoksë ruajnë kishat bizantine appeared first on Albeu.com.

Bashkëjetesa fetare në Dibër: myslimanë dhe ortodoksë ruajnë kishat bizantine

Në fshatrat Maqellarë dhe Herbel të Dibrës, kishat e periudhës bizantine po ruhen falë përkujdesjes së besimtarëve ortodoksë dhe myslimanë, duke treguar traditën e bashkëjetesës fetare. Kishat, mes të cilave edhe Kisha e Shpërfytyrimit në Herbel, kanë mbijetuar shekuj duke ruajtur elementë arkitekturorë dhe afreske historike.

Një prej banorëve tregon: “Unë i kam pagëzuar fëmijët e mi fshehurazi, në shtëpi. Frika ishte e madhe, por ne nuk mund të hiqnim dorë nga tradita.” Bashkëshortja e tij, shton: “Në festën e 18 gushtit nuk mblidhemi vetëm ne ortodoksët, por edhe myslimanët e fshatit. Kjo është festa jonë e përbashkët.”

Banorët kanë dërguar kërkesa për restaurim dhe sot, me ndihmën e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, po kryhen ndërhyrje për konsolidimin e themeleve, restaurimin e fasadave dhe ruajtjen e elementëve origjinalë. Gentian Molla, teknik i restaurimeve, thotë: “Nëse nuk ndërhyhej, një tërmet i vogël do ta shkatërronte krejtësisht.”

Edhe fshati Kërçisht i Epërm ruan pesë kishat bizantine, ku banorët myslimanë kanë kontribuar në mirëmbajtjen e tyre. Një prej banorëve të kësaj zone shprehet: “Tradita jonë ka qenë që gëzimet dhe fatkeqësitë i ndanim bashkë, myslimanë dhe ortodoksë. Edhe sot vazhdon kështu, edhe pse këtu nuk kanë mbetur më banorë të besimit ortodoks.”

Mësuesi i historisë Gazmir Sejdi thekson: “Ruajtja e tyre, shpesh nga banorët myslimanë, është dëshmi e bashkëjetesës ndërfetare dhe e respektit për trashëgiminë historike dhe shpirtërore.”

Banorët shohin gjithashtu potencial turistik në këto objekte historike, por theksojnë nevojën për investime dhe organizim më të mirë të infrastrukturës lokale, në mënyrë që trashëgimia kulturore të kontribuojë në zhvillimin e zonës.

The post Bashkëjetesa fetare në Dibër: myslimanë dhe ortodoksë ruajnë kishat bizantine appeared first on iconstyle.al.

❌