Partia Socialiste mbron Belinda Ballukun: Imuniteti i paprekshëm
Shumica Socialiste e nisi mëngjesin e kësaj të hëne me një qëndrim përfundimtar kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
âSi anĂ«tarĂ« tĂ« mazhorancĂ«s nĂ« KĂ«shillin e Mandateve arrijmĂ« nĂ« pĂ«rfundimin se nuk ka vend pĂ«r dhĂ«nien e autorizimitâ, u shpreh deputeti i PartisĂ« Socialiste, Ulsi Manja, teksa prezantoi raportin mbi kĂ«rkesĂ«n e SPAK.
Sipas Manjës, është e vërtetë që në një shtet të së drejtës lufta kundër korrupsionit është një objektiv legjitim dhe i domosdoshëm, por këto objektiva duhet të realizohen në përputhje me Kushtetutën.
âNe i rekomandojmĂ« seancĂ«s plenare tĂ« rrĂ«zojĂ« kĂ«rkesĂ«n e SPAK pĂ«r autorizimin e heqjes sĂ« lirisĂ« sĂ« Ballukut,â tha Manja duke shtuar se nga shqyrtimi i materialeve shoqĂ«ruese ânuk rezulton domosdoshmĂ«ri pĂ«r vendosjen e njĂ« mase tĂ« tillĂ«.â
âKjo nuk pengon SPAK tĂ« vazhdojĂ« hetimet,â theksoi Manja.
Në fjalën e tij si kryetar i socialistëve, Kryeministri Edi Rama u mundua të relativizojë çështjen ndaj Ballukut. Ai argumentoi se ndaj ish-zëvendëskryeministres nuk janë ngritur akuza për vjedhje, korrupsion apo vepra të rënda penale të kryer në flagrancë.
â[âŠ] por vetĂ«m pĂ«r dyshimin e arsyeshĂ«m se, nĂ« cilĂ«sinĂ« e ish-ministres [âŠ] ka kryer veprĂ«n penale tĂ« pabarazisĂ« nĂ« tendera publikĂ«, gjashtĂ« vite mĂ« parĂ«â, u shpreh nĂ« fillim tĂ« fjalimit tĂ« tij Rama, duke shtuar se hetimi bazohet nĂ« disa mesazhe tĂ« gjetura vite mĂ« vonĂ« nĂ« celularin e njĂ« ish-drejtori.
âSi u marrkĂ«sha mbrapa hekurave kaq kollaj njĂ« njeri? Se folĂ«n dy veta nĂ« telefon dhe kjo Ă«shtĂ« njĂ« provĂ« e re qĂ« sâĂ«shtĂ« as e re,â u shpreh Kryeministri.
âKur mendoj qĂ« vihet me kĂ«tĂ« kollajllĂ«k nĂ« Kuvend pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar kokĂ«n e njĂ« tĂ« zgjedhuri, mbasi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« gjithçka pĂ«r tâia futur shtatĂ« pashĂ« jo nĂ«n dhe, por nĂ« llum!â, shtoi Rama.
Kryesocialisti e cilĂ«soi gjithashtu diskursin publik ndaj Ballukut si njĂ« âgjellĂ« qensh nĂ« 700 tenxheret e gjyqit politik dhe mediatikâ, qĂ« sipas tij u krijua fillimisht me njĂ« âturravrap tĂ« pakuptueshĂ«mâ nga prokurori dhe gjykatĂ«si i seancĂ«s paraprake.
Rama vlerësoi sërish figurën e Ballukut duke treguar se do ta mbajë me peshë të lartë politike. Ai renditi disa nga projektet infrastrukturore që sipas tij janë realizuar suksesshëm gjatë drejtimit të Ballukut, nga rrugët te projektet hekurudhore dhe ato ajrore, ndërsa theksoi se ajo do të drejtojë qarkun Fier në zgjedhjet vendore dhe nuk do të ketë më pushtet ekzekutiv.
Imuniteti i Ballukut dhe prova e shtetit të së drejtës
Vendimi i shumicĂ«s socialiste pĂ«r tĂ« rrĂ«zuar kĂ«rkesĂ«n e SPAK pĂ«r heqjen e imunitetit tĂ« â tashmĂ« â deputetes Balluku nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« vendim nĂ« kuadrin e njĂ« procesi parlamentar.
Ai përbën edhe një provë politike dhe institucionale për mënyrën se si funksionon shteti i së drejtës në Shqipëri dhe për raportin mes pushtetit politik dhe atij të drejtësisë.
SPAK ka ngritur akuza ndaj ish-zëvendëskryeministres, e cila mbante dhe postin e ministres së Infrastrukturës për shkelje në procedurat e prokurimit publik, lidhur me tenderët për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Jashtme të Tiranës, me vlerë rreth 210 milionë euro.
Prokurorët pretendojnë se përmes komunikimeve dhe ndërhyrjeve në procesin e tenderimit janë krijuar avantazhe të padrejta për një konsorcium kompanish, akuzë që Balluku e ka mohuar.
Argumenti i paraqitur nga përfaqësuesit e mazhorancës ishte se Balluku nuk ushtron më funksion ekzekutiv dhe për këtë arsye nuk ekziston rreziku i prishjes së provave apo intimidimit të dëshmitarëve.
MegjithatĂ«, pĂ«rtej argumentit juridik, vendimi ka njĂ« dimension tĂ« fortĂ« politik. Kryeministri Rama ka mbajtur njĂ« qĂ«ndrim tĂ« kujdesshĂ«m publik, duke deklaruar se vendimi duhet tĂ« bazohet nĂ« raportin e KĂ«shillit tĂ« Mandateve dhe se âmekanizmi i qeverisjes nuk mund tĂ« kurdiset dhe shkurdiset sa herĂ« bĂ«het njĂ« akuzĂ«â.
Në një sistem ku parlamenti kontrollohet nga shumica qeverisëse, çdo vendim për imunitetin e një figure të lartë politike rrezikon të shihet si një mbrojtje politike dhe jo si një vlerësim juridik.
âNe nuk do tĂ« bĂ«hemi pengesĂ« pĂ«r hetimin e deputetĂ«ve dhe zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ« tĂ« akuzuar nga drejtĂ«siaâ dhe âkush ka probleme me drejtĂ«sinĂ« tĂ« pĂ«rballet vetĂ« me tĂ«â janĂ« disa nga deklaratat e mĂ«parshme tĂ« RamĂ«s nĂ« fillimet e pĂ«rballjeve tĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« rrethit tĂ« tij me drejtĂ«sinĂ«.
Megjithatë, sipas një analize të Institutit të Studimeve Politike (ISP), qasja e qeverisë ndaj imunitetit të zyrtarëve të akuzuar ka ndryshuar me kalimin e viteve.
NĂ« vitet 2023 dhe 2024, Kuvendi refuzoi kĂ«rkesĂ«n e opozitĂ«s pĂ«r dĂ«rgimin nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese tĂ« mandatit tĂ« ish-ministres Olta Xhaçka, pasi bashkĂ«shorti i saj Artan Gaçi (ish-deputet i PS-sĂ«) ishte shpallur nga qeveria âinvestitor strategjikâ.
Në mbrojtje u mor edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Në vitin 2017 u refuzua kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit, ndërsa në 2018 Tahiri dha dorëheqje nga mandati dhe më pas u dënua me burg.
Rastet kur Kuvendi ka miratuar heqjen e imunitetit kanë qenë kryesisht për figura më pak të fuqishme politikisht, si Tom Doshi dhe Mark Frroku në vitin 2015. Në të njëjtin vit, Kuvendi miratoi brenda dy ditësh edhe heqjen e imunitetit të Armando Prengës, figura që edhe pse nuk lidheshin direkt me Partinë Socialiste, ishin përkrahës të vazhdueshëm të saj në parlament.
Në vitin 2022, Alqi Bllako dha dorëheqje nga mandati pas akuzave të ngritura nga SPAK.
Ndërsa në vitin 2023, ndryshe nga rasti i Ballukut, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nuk mori të njëjtën mbrojtje politike. Brenda një jave nga kërkesa për heqjen e imunitetit, Kuvendi votoi në mbështetje të SPAK-ut.
Miratim tĂ« ngjashĂ«m pĂ«r heqjen e imunitetit pati edhe pĂ«r kreun e opozitĂ«s Sali Berisha nĂ« dhjetor 2023. NdĂ«rsa dorĂ«heqje nga mandati pati nĂ« vitin 2024 nga Jurgis Ăyrbja, pĂ«r tĂ« cilin u deshĂ«n vetĂ«m 8 ditĂ«.
Në rastin e Belinda Ballukut, procesi ka nisur në dhjetor 2025 dhe pas më shumë se dy muajsh mazhoranca vendosi të refuzojë SPAK-un për heqjen e imunitetit.
NĂ« demokracitĂ« funksionale, heqja e imunitetit nuk Ă«shtĂ« njĂ« dĂ«nim, por njĂ« hap procedural pĂ«r tâi hapur rrugĂ« drejtĂ«sisĂ« tĂ« veprojĂ« pa pengesa. Refuzimi i kĂ«tij procesi krijon perceptimin se pushteti politik mund tâi vendosĂ« kufij drejtĂ«sisĂ«.
Lexoni gjithashtu:
- Largimi i Ballukut, riorganizim kabineti apo menaxhim kostosh politike?
- Sekret hetimor apo bllokim politik? Kuvendi shtyn heqjen e imunitetit të Ballukut
- Zvarritja e çështjes Balluku rikthen protestat përpara Kuvendit
The post Partia Socialiste mbron Belinda Ballukun: Imuniteti i paprekshëm appeared first on Citizens.al.




















