Resorti âBlue Borgoâ: BanorĂ«t pĂ«rplasen me policinĂ«, punimet vijojnĂ«
Projekti i kompanisĂ« âGener 2â pĂ«r tĂ« kthyer njĂ« pjesĂ« tĂ« bregdetit mes ShĂ«ngjinit dhe VelipojĂ«s nĂ« njĂ« resort luksoz me emrin âBlue Borgoâ ka nxitur sĂ«rish pĂ«rplasje me banorĂ«t e zonĂ«s.
Prej së hënës dhjetëra banorë të Baks-Rrjollit në Shkodër, të cilët pretendojnë se ndërtimi po bëhet duke shkelur mbi të drejtat e tyre për pronën, janë në protestë.
Ata kërkojnë që punimet të pezullohen deri në një vendim nga gjykata. Përplasja mes tyre, policisë dhe grupit të investitorëve vijon prej vitit të shkuar, kur edhe atëherë kompania provoi të niste punimet në zonë.
Nga njëra anë qëndron një leje ndërtimi e firmosur nga qeveria dhe një investitor strategjik. Nga ana tjetër, dhjetëra familje që pretendojnë se investimi po bëhet pa pëlqimin e tyre, mbi toka të grabitura përmes dokumentesh të falsifikuara.
Përplasja me policinë dhe përshkallëzimi i çështjes
Të martën, rreth 30-40 banorë u shoqëruan në komisariat pasi bllokuan rrugën Shëngjin-Velipojë dhe u përpoqën të ndalnin punimet. Protesta vijoi edhe sot, ngjashëm, me bllokim të rrugës çka u shoqërua sërish me përplasje me policinë.
Pas rreth një ore pritjeje për ambulancë, një prej protestuesve, i cili humbi ndjenjat, u transportua me urgjencë për në spital.
BanorĂ«t paralajmĂ«ruan se tĂ« enjten do tĂ« udhĂ«tojnĂ« drejt TiranĂ«s pĂ«r tâiu drejtuar StrukturĂ«s sĂ« Posaçme Anti-Korrupsion, ku prej marsit tĂ« vitit tĂ« kaluar kanĂ« depozituar njĂ« kallĂ«zim pĂ«r çështjen e pronĂ«sisĂ«, pa marrĂ« ende njĂ« pĂ«rgjigje publike.
Paralelisht, nĂ« zonĂ«, kompania âGener 2â vijon punimet. MakineritĂ« e saj kishin hapur trasenĂ« e rrugĂ«s dytĂ«sore pĂ«r nĂ« kantier. KamionĂ« dhe makineri tĂ« rĂ«nda po lĂ«viznin dherat, teksa njĂ« grup punonjĂ«sish qĂ«ndronin nĂ« anĂ«, pĂ«rballĂ« protestuesve.
Pas përplasjeve dhe sinjalizimeve të banorëve, buzë rrugës ishte vënë një tabelë, e cila pavarësisht se fliste për projektin, nuk shoqërohej me lejen e zbardhur dhe firmosur të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU).

Tabela tregonte se investimi pĂ«rllogaritet nĂ« vlerĂ«n prej rreth 26.8 miliardĂ« lekĂ« (280 milionĂ« euro) dhe se kompania âGener 2â kishte marrĂ« licencĂ« zbatimi pĂ«r projektin (NZ. 4586/34) mĂ« 16 shtator 2025. Kjo nĂ«nkupton se kompania kur provoi tĂ« hapte kantierin nĂ« mars 2025 nuk kishte licencĂ«.
NĂ« letĂ«r, KKTU e ka dhĂ«nĂ« lejen e ndĂ«rtimit tĂ« resortit mĂ« 17 dhjetor 2024 â e zbardhur vetĂ«m nĂ« janar 2026 nĂ« web-faqen e AgjencisĂ« sĂ« Zhvillimit tĂ« Territorit. Vendimi parashikon 33 struktura akomoduese dhe shĂ«rbimi, me objekte nga 3 deri nĂ« 10 kate mbi tokĂ« dhe njĂ« kat nĂ«ntokĂ«, pĂ«rfshirĂ« struktura hoteliere dhe sociale-kulturore.
Zona e zhvillimit parashikohet nĂ« rreth 146 hektarĂ« mes âRanĂ«s sĂ« Hedhunâ dhe Rrjollit.
Sipas Agjencia KombĂ«tare e Mjedisit, pĂ«r projektin âBlue Borgoâ qe zhvilluar konsultim publik nĂ« shtator 2024, nĂ« kuadĂ«r tĂ« procedurave pĂ«r VlerĂ«simin e Ndikimit nĂ« Mjedis (VNM).
Konsultimi është pasqyruar në përmbledhjen jo-teknike të raportit mjedisor, ku projekti prezantohet si zhvillim turistik me ndikim të menaxhueshëm në mjedis.

NĂ« dhjetor 2024, projekti ka pĂ«rfituar statusin e investitorit strategjik pĂ«r strukturĂ« akomoduese me pesĂ« yje, duke i hapur rrugĂ« pĂ«rparĂ«sive procedurale dhe mbĂ«shtetjes institucionale. MegjithatĂ«, referuar njĂ« korrespondence tĂ« Citizens.al me AgjencinĂ« Shqiptare tĂ« Zhvillimit tĂ« Investimeve (AIDA), deri nĂ« maj 2025, âi vetmi projekt me status aktivâ ishte projekti âDukagjini Resortâ me subjekt âDukagjini Groupâ.
Sidoqoftë, këto vendimmarrje janë marrë paralelisht me një konflikt të hapur pronësie në zonë, i cili po kundërshtohet nga banorët dhe është ende në proces gjyqësor, duke e kthyer projektin në një nga rastet më të debatuara të zhvillimit turistik të momentit për bregdetin në veri.
Konflikti i pronës: Ligjshmëri formale, konflikt real
Thelbi i përplasjes nuk lidhet vetëm me përmasën e projektit, por me pronësinë e tokës. Banorët pretendojnë se parcela të trashëguara prej dekadash janë regjistruar në emër të palëve të treta përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas janë shitur te investitori.
Pikërisht kjo çështje është objekt i një procesi gjyqësor ende në zhvillim. Banorët kërkojnë që, në kushtet e një konflikti të hapur pronësie, punimet të ndalen deri në një vendim përfundimtar, për të shmangur një situatë të pakthyeshme.
Megjithatë, leja e ndërtimit nuk parashikon asnjë klauzolë pezullimi në rast kontestimi gjyqësor, duke e zhvendosur konfliktin nga salla e gjyqit në terren, mes banorëve dhe policisë.
Kompania âGener 2â reagoi vitin e shkuar duke theksuar pĂ«rmes njĂ« njoftimi pĂ«r shtyp se âpretendimet janĂ« spekulimeâ dhe se ajo garantonte se âgjatĂ« gjithĂ« procesit, nuk ka shkelur tĂ« drejtat e pronĂ«s sĂ« askujtâ.
Sipas lejes, subjekti zhvillues i projektit Ă«shtĂ« shoqĂ«ria âABA Blue Borgoâ, e themeluar nĂ« janar 2024. Por, ajo Ă«shtĂ« pjesĂ« e grupit âGener 2â, nĂ« pronĂ«si si aksioner kryesor tĂ« sipĂ«rmarrĂ«sit Bashkim Ulaj.

Dokumentet tregojnë ndryshime të shpeshta në strukturën e ortakëve dhe transferime kuotash gjatë viteve 2024-2025, një element që banorët e përdorin si argument shtesë për të shtuar pretendimet për abuzime të mundshme.
Rasti i Rrjollit ndjek një model të njohur në zhvillimet turistike të viteve të fundit: projekte të mëdha të miratuara në nivel qendror, mbi toka me histori të paqarta pronësie, ku banorët përballen përpara faktit të kryer.
Ndërsa shteti e konsideron projektin si investim strategjik, banorët mbeten përballë vetëm një alternative: Zhvendosjes së pretendimeve në rrafshin juridik, çka nënkupton largimin nga prona.
Në mungesë të një reagimi publik nga SPAK apo nga qeveria që ka miratuar lejen, përplasja duket se do të thellohet pasi asnjë prej banorëve nuk duket se do të tërhiqet.
Lexoni gjithashtu:
- Banorët e Rrjollit kundërshtojnë ndërtimin e resortit turistik
- Banorët e Rrjollit, në SPAK për të drejtën e pronës
The post Resorti âBlue Borgoâ: BanorĂ«t pĂ«rplasen me policinĂ«, punimet vijojnĂ« appeared first on Citizens.al.




