Liverpooli ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Olympique Marseille, duke triumfuar 0-2 në Veledrome.
Në minutën e 23-të, The Reds shëuan golin e parë me Hugo Ekitiken, por që u anulua nga VAR.
E në minutën e 45-të ndeshja u zhbllokua, kur Dominik Szoboszlai realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për epërsinë e Liverpoolit 0-1.
đšđȘđș DOMINIK SZOBOSZLAI OPENS THE SCORING FOR LIVERPOOL!
Liverpooli vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, teksa në minutën e 73-të, pas një asistimi nga Frimpong, portieri vendas Rulli shënoi autogol për ta dyfishuar epërsinë e Liverpoolit.
E krejt në fund të ndeshjes, Cody Gakpo realizoi golin e tretë për Liverpoolin dhe për rezultatin përfundimtar 0-3.
Me këtë fitore Liverpooli ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 15 pikë, derisa ndeshjen e ardhshme e luan në Anfield ndaj Qarabag.
Në anën tjetër Marseille është e 19-ta në tabelë me nëntë pikë, ndërsa në duelin e fundit përballet në udhëtim me Club Brugge. /Telegrafi/
Juventusi ka shënuar një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar 2-0 ndaj Benficës së drejtuar nga Jose Mourinho, në një përballje ku bardhezinjtë treguan efikasite dhe qetësi në momentet vendimtare.
Pas një pjese të parë të balancuar, ku të dyja skuadrat patën rastet e tyre, Juventusi u tregua më konkret pas pushimit.
Rasti më i mirë për Benficën në pjesën e parë u ndal nga Michele Di Gregorio, i cili reagoi shkëlqyeshëm ndaj goditjes së Georgiy Sudakov në minutën e 23-të.
Epërsia për vendasit erdhi në minutën e 55-të, kur Khephren Thuram realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke mposhtur portierin Trubin me një goditje të saktë brenda zonës për 1-0.
Vetëm nëntë minuta më vonë, Juventusi dyfishoi rezultatin me një aksion model ekipor, i finalizuar nga Weston McKennie, pas asistimit të Jonathan David për 2-0.
Benfica pati shansin të rikthehej në lojë në minutat e fundit, kur pas ndërhyrjes së VAR-it iu akordua një penallti, por Vangelis Pavlidis dështoi nga pika e bardhë, duke e dërguar topin jashtë portës dhe duke shuar përfundimisht shpresat e ekipit portugez.
Në minutat e mbetura, Juventusi menaxhoi rezultatin pa vështirësi, duke siguruar tri pikë shumë të rëndësishme.
Me kĂ«tĂ« fitore, bardhezinjtĂ« ngjiten nĂ« kuotĂ«n e 12 pikĂ«ve dhe mbajnĂ« vendin e 15-tĂ« nĂ« renditje, duke siguruar kualifikimin nĂ« fazĂ«n e âplayoffâ-it.
Në anën tjetër, Benfica mbetet me vetëm 6 pikë, duke u pozicionuar në pjesën e poshtme të tabelës dhe me shanse të vogla për vazhdim. /Telegrafi/
Dy persona vdiqën të mërkurën në Greqi, pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën shtëpi dhe biznese në Athinë dhe pjesë të tjera të vendit, thanë autoritetet.
Një grua vdiq pasi u godit nga një makinë që u mor me vete nga përmbytjet e menjëhershme në periferinë jugore të Athinës, Glyfada, tha një zyrtar i zjarrfikësve për Reuters, përcjell Telegrafi.
HAPPENING NOW: Another video shows severe flooding in Metsovou, Glyfada, Greece.
"Ai ra në det ndërsa po përpiqej të lidhte një varkë të vogël në port", ka bërë të ditur një zyrtar i rojes bregdetare.
Massive flooding due to extreme rainfall in Glyfada, South Athens, Greece đŹđ· (21.01.2026) pic.twitter.com/MgNHIWEEXh â Disaster News (@Top_Disaster) January 21, 2026
Zjarrfikësit kanë marrë qindra thirrje për të nxjerrë ujin nga ndërtesat e përmbytura në Athinë.
Stuhia e shiut pritej të zhvendosej në pjesën lindore të vendit të enjten. /Telegrafi/
Ekspertët zbulojnë si temperatura e ujit, sapuni dhe mënyra e tharjes ndikojnë drejtpërdrejt në lëkurë
Duart e thata pas larjes shfaqen kryesisht sepse nga lëkura largohen vajrat natyrale që e mbrojnë atë. Përdorimi i ujit të vakët dhe i sapunit hidratues e zvogëlon tharjen e lëkurës, ndërsa edhe mënyra se si thahen duart ndikon ndjeshëm në gjendjen e saj.
Larja e rregullt e duarve është një nga masat më efektive për mbrojtje nga infeksione të ndryshme. Megjithatë, ekspozimi i shpeshtë ndaj ujit dhe sapunëve e dëmton barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës, gjë që çon në tharje, çarje dhe ndjesi parehatie.
Dermatologia dr. Melisa Piliang shpjegon pse lëkura e duarve thahet, çfarë ndryshimesh ndodhin gjatë larjes dhe cilat masa ndihmojnë në ruajtjen e butësisë dhe shëndetit të saj.
Pse thahen duart pas larjes
Irritimi dhe tharja e lëkurës së duarve pas larjes janë problem i shpeshtë. Shkaku më i zakonshëm është largimi i vajrave natyrale dhe lagështisë nga sipërfaqja e lëkurës gjatë procesit të larjes, çka dëmton barrierën e saj mbrojtëse, shkruan Cleveland Clinic, përcjell Telegrafi.
Në tharjen e lëkurës së duarve ndikojnë disa faktorë:
⹠Sapuni: Shumica e sapunëve për larjen e duarve janë të formuluar për të larguar papastërtitë, bakteret dhe yndyrën. Edhe pse kjo është e domosdoshme për higjienën, njëkohësisht çon në largimin e lipideve natyrale të lëkurës, duke e bërë atë të thatë dhe më pak elastike. Disa produkte përmbajnë përbërës agresivë, si natrium-lauril-sulfati, që e përkeqësojnë më tej tharjen.
⹠Temperatura e ujit: Larja e duarve me ujë shumë të ngrohtë ose të nxehtë përshpejton humbjen e lagështisë nga lëkura. Temperatura e lartë mund të dëmtojë barrierën lipidike, shtresën mbrojtëse që ndodhet në sipërfaqe të lëkurës dhe ruan lagështinë. Ndryshe nga kjo, uji i vakët ose i ftohtë ka ndikim shumë më të vogël në dëmtimin e saj.
⹠Larja e shpeshtë e duarve: Larja e shpeshtë, veçanërisht pa hidratim të mëvonshëm, mund të çojë në tharje kronike. Ky problem është veçanërisht i theksuar te punonjësit shëndetësorë dhe te personat që, për shkak të profesionit, duhet të ruajnë vazhdimisht higjienën e duarve.
⹠Sëmundjet e lëkurës: Personat me sëmundje të lëkurës, si ekzema ose psoriaza, janë më të prirur ndaj tharjes dhe irritimit të lëkurës së duarve. Tek ata, larja e duarve me sapunë të caktuar ose në temperatura më të larta mund të përkeqësojë simptomat, ndaj shpesh rekomandohet përdorimi i mjeteve të buta për larje dhe preparateve hidratuese të formuluara posaçërisht.
A është dezinfektuesi i duarve më pak agresiv për lëkurën?
Shpesh dëgjohet se dezinfektuesit e duarve janë një alternativë më e butë krahasuar me larjen me sapun dhe ujë. Megjithatë, kjo nuk është plotësisht e saktë.
â Edhe pse pĂ«rdorimi i tyre nuk nĂ«nkupton kontakt me ujĂ« tĂ« nxehtĂ« ose sapunĂ«, dezinfektuesit e duarve nuk janĂ« zĂ«vendĂ«sim i pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r larjen klasike. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rmbajtjes sĂ« lartĂ« tĂ« alkoolit, ata mund ta thajnĂ« dhe irritojnĂ« edhe mĂ« shumĂ« lĂ«kurĂ«n, shpjegon dr. Piliang, shefe e Departamentit tĂ« DermatologjisĂ« nĂ« Cleveland Clinic.
⹠Aplikimi i kremit hidratues pasi dezinfektuesi të jetë tharë plotësisht. ⹠Kufizimi i përdorimit të dezinfektuesve vetëm në situata kur sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm. ⹠Larja e duarve me sapun dhe ujë kur ato janë dukshëm të ndotura.
Pesë këshilla për parandalimin dhe kujdesin ndaj lëkurës së thatë të duarve për shkak të larjes së shpeshtë
Lëkura e thatë e duarve është një shqetësim i përditshëm, sidomos kur larja e shpeshtë është e domosdoshme. Megjithatë, ekzistojnë mënyra efektive për të zvogëluar irritimin dhe për të lehtësuar tharjen, pa cenuar higjienën.
Pesë rekomandimet e mëposhtme mund të ndihmojnë në minimizimin e efekteve negative mbi lëkurën.
1. Shmangia e ujit të nxehtë
Edhe pse nuk është e nevojshme përdorimi i ujit të ftohtë, larja e duarve me ujë të nxehtë i than dhe i irriton ato edhe më shumë.
â PĂ«rpiquni ta ulni temperaturĂ«n e ujit gjatĂ« larjes sĂ« duarve, madje edhe gjatĂ« dushit, pĂ«r tĂ« shmangur tharjen dhe irritimin. Uji i nxehtĂ« largon vajrat e shĂ«ndetshĂ«m nga lĂ«kura, thekson dr. Piliang.
I njëjti parim vlen edhe për aktivitete të tjera higjienike, si larja e enëve. Ndryshe nga uji i nxehtë, uji i vakët mund të jetë pikërisht ajo që i nevojitet lëkurës për të shmangur tharjen.
2. Zgjedhja e sapunit hidratues
Disa sapunë përmbajnë përbërës hidratues që janë më të butë për lëkurën dhe ndihmojnë në parandalimin e tharjes.
â ĂshtĂ« mĂ« mirĂ« tĂ« pĂ«rdoret sapun hidratues dhe duart tĂ« shpĂ«lahen mirĂ« pas larjes â kĂ«shillon dr. Piliang, duke rekomanduar qĂ« gjatĂ« zgjedhjes sĂ« sapunit tĂ« butĂ« tĂ« kihet parasysh prania e kĂ«tyre pĂ«rbĂ«rĂ«sve: gjalpa shea, jojoba, ceramidet, acidi hialuronik.
3. Hidratimi i lëkurës pas larjes
Aplikimi i kremit hidratues menjëherë pas larjes është një nga mënyrat më efektive për ruajtjen e butësisë dhe elasticitetit të lëkurës së duarve.
â Pas larjes rekomandohet pĂ«rdorimi i losioneve ose kremrave qĂ« ndihmojnĂ« nĂ« mbajtjen e lagĂ«shtisĂ« nĂ« lĂ«kurĂ«. Duhet tâu jepet pĂ«rparĂ«si preparateve pa aromĂ«, pasi ka mĂ« pak gjasa tĂ« shkaktojnĂ« irritim shtesĂ«, rekomandon dr. Piliang.
4. Përdorimi i balsameve ose pomadave
Te personat e prirur ndaj lëkurës shumë të thatë, losionet shpesh nuk janë të mjaftueshme. Në këto raste rekomandohet përdorimi i formulimeve më të trasha, si kremra të pasur, balsame ose pomada. Këto preparate kanë fuqi më të madhe okluzive, përthithen më ngadalë dhe e mbajnë lagështinë më gjatë në lëkurë, duke ndihmuar në rigjenerimin dhe mbrojtjen e saj.
5. Dorëza mbrojtëse dhe kujdes shtesë
Për të zvogëluar ekspozimin e panevojshëm të lëkurës së duarve ndaj ujit dhe mjeteve pastruese, rekomandohet përdorimi i dorëzave mbrojtëse gjatë larjes së enëve ose kryerjes së punëve shtëpiake, sidomos te personat me lëkurë shumë të thatë.
â PĂ«r mĂ« tepĂ«r, pĂ«rdorimi i lagĂ«shtuesit tĂ« ajrit gjatĂ« natĂ«s mund tĂ« rrisĂ« lagĂ«shtinĂ« e ambientit, gjĂ« qĂ« ndikon pozitivisht nĂ« gjendjen e lĂ«kurĂ«s. Kjo qasje ndihmon nĂ« ruajtjen e shĂ«ndetit tĂ« lĂ«kurĂ«s sĂ« duarve gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s dhe e zvogĂ«lon ndjeshmĂ«rinĂ« e saj ndaj larjes sĂ« shpeshtĂ«, kĂ«shillon dr. Piliang.
Tharja e butĂ« e duarve â truku qĂ« parandalon tharjen e lĂ«kurĂ«s
MĂ«nyra e tharjes sĂ« duarve pas larjes mund tĂ« ndikojĂ« ndjeshĂ«m nĂ« gjendjen e lĂ«kurĂ«s. Te shumica e njerĂ«zve, impulsi i parĂ« pas larjes Ă«shtĂ« tharja e plotĂ« e duarve, deri nĂ« pikĂ«n e fundit tĂ« ujit. Por, nĂ« fakt, Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ« tĂ« lihen duart paksa tĂ« lagĂ«shta pas larjes, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« lagĂ«shtia tĂ« âmbylletâ nĂ« lĂ«kurĂ« para aplikimit tĂ« kremit.
â FĂ«rkimi i fortĂ« dhe tharja e plotĂ« e lĂ«kurĂ«s kontribuojnĂ« nĂ« humbjen e lagĂ«shtisĂ« sĂ« mbetur. NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, rekomandohet tharja e butĂ« me peshqir, duke e lĂ«nĂ« lĂ«kurĂ«n pak tĂ« lagĂ«sht. Kurdo qĂ« Ă«shtĂ« e mundur, tharja e duarve nĂ« ajĂ«r Ă«shtĂ« njĂ« avantazh shtesĂ«. Kjo qasje e zvogĂ«lon irritimin mekanik dhe ndihmon nĂ« ruajtjen e lagĂ«shtisĂ« natyrale tĂ« lĂ«kurĂ«s, thotĂ« dr. Piliang.
Balanci mes higjienës dhe kujdesit për lëkurën
Nuk duhet harruar se larja e rregullt dhe e kujdesshme e duarve mbetet një nga masat më të rëndësishme për mbrojtje nga mikrobet dhe bakteret, si dhe për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve. Megjithatë, larja e shpeshtë mund të çojë në tharjen e lëkurës.
Për të ruajtur butësinë e duarve, rekomandohet:
ulja e temperaturës së ujit,
përdorimi i sapunit të butë ose hidratues,
aplikimi i rregullt i një kremi hidratues cilësor
Në rast të tharjes së theksuar, çarjeve ose dhimbjes pas larjes, rekomandohet konsultimi me dermatologun ose një profesionist tjetër shëndetësor. /Telegrafi/
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në emisionin Click Plus në TV21 foli për takimin e liderëve të mbajtur një javë më parë, të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski.
Ahmeti tha se kanë bë mirë që kanë shkuar në takim te Mickoski sepse siç thotë ai, Europa formohet me disa parime siç janë dialogu dhe kompromisi.
âĂshtĂ« mirĂ« sepse Europa formohet nĂ« disa parime. Parim i EuropĂ«s dialogu, kompromisi, sepse pa dialog dhe kompromis nuk gjen dot zgjidhje mbi problemet. Nuk Ă«shtĂ« zĂ«vendĂ«suar kjo filozofi me njĂ« filozofi tĂ« re, por janĂ« parime qĂ« duhet tĂ« respektohen. PjesĂ«marrja e BDI nĂ« takimin e liderĂ«ve ka qenĂ« shumĂ« e domosdoshme pĂ«r tĂ« biseduar pĂ«r tĂ« gjitha temat, edhe pse tĂ« gjitha temat qĂ« ne menduam dhe vlerĂ«suam nuk u biseduan nĂ« takim me liderĂ«t mbeti qĂ« tema tĂ« caktuara tĂ« bisedohen si dy parti politike mĂ« tĂ« mĂ«dha te komunitetet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« vendâ, deklaroi Ahmeti.
Ndër të tjera ai tha se që 22 vite po përfaqëson shqiptarët në politikë, ndaj edhe thuhet se ka përcjellë 8 ose 9 kryeministra.
âUnĂ« nuk kam hyrĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ« veprimtarie pĂ«r tĂ« pĂ«rcjell kryeministra, por mĂ« ka rastisur qĂ«, shqiptarĂ«t nĂ« Maqedoni e kanĂ« votuar BDI-nĂ« deh si forcĂ« legjitime sigurisht se kemi qenĂ« pĂ«rfaqĂ«sues legjitim dhe kemi pĂ«rfaqĂ«suar shqiptarĂ«t pĂ«r kĂ«to 22 vite dhe sigurisht tĂ« tjerĂ«t nuk kanĂ« fituar zgjedhje dhe ato i kemi pĂ«rcjell si kryeministra, 8 apo 9 nuk e diâ, tha Ahmeti. /tv21
Kryetari i partisë së dytë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Bedri Hamza, ka thënë se nuk e ka problem të takohet me kreun e partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje, për marrëveshje politike.
Megjithatë, ai ka thënë se përgjegjësia i takon Albin Kurtit për ta konstituuar Kuvendin dhe ta formojë qeverinë.
âI ka 57 ulĂ«se nĂ« Kuvend, sigurisht se e bĂ«n koalicionin edhe me deputetĂ«t e komuniteteve joshumicĂ«, qĂ« nuk janĂ« serbĂ«, por tĂ« komuniteteve tjera, dhe e ka numrin e mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« formuar qeverinĂ«. Ka pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r tĂ« formuar qeverinĂ«, pĂ«r konstituim tĂ« Kuvendit. Ka pĂ«rgjegjĂ«si qĂ« pa vonesa ta konstituojĂ« Kuvendin, tĂ« gjitha pozicionet e Kuvendit, edhe tĂ« kryetarit e edhe tĂ« nĂ«nkryetarĂ«ve. Ne i votojmĂ« nĂ«nkryetarĂ«t, pĂ«r shkak se e kemi edhe nĂ«nkryetarin nga radha e PDK-sĂ«. PĂ«r tĂ« gjitha pozicionet tjera, pĂ«rgjegjĂ«sia Ă«shtĂ« e tyreâ, u shpreh Hamza mes tjerash nĂ« intervistĂ«n e parĂ« ekskluzive pas zgjedhjeve tĂ« dhjetorit.
I pyetur se a do ta votojĂ« PDK-ja kryetarin e Kuvendit, Hamza tha: âPse me pasĂ« ne votĂ«? I kanĂ« ata, i mjaftojnĂ«. Dhe normalisht, pa marrĂ«veshje politike, nuk votojmĂ«â.
Tutje, kreu i PDK-së tha se nuk janë në pritje të asnjë partie për marrëveshje, teksa potencoi se partia e tij ka qenë gjithmonë bashkëpunuese për tema në interes të vendit, për çka tha se do të jetë edhe në të ardhmen.
âAsnjĂ«herĂ« nuk u ikim bisedave. Nuk do tĂ« thotĂ« se pajtohemi, por bisedave dhe takimeve asnjĂ«herĂ« nuk u ikim. Varet tema dhe mĂ«nyra e ftesĂ«s. Sepse edhe me tĂ« ftu, duhet me tĂ« ftu mirĂ« dhe mbarĂ«. Kjo i bie qĂ« mos me ta çu ftesĂ«n mirĂ« dhe qartĂ«, me pas çfarĂ«do prapavie apo tendence, nuk funksiononâ, deklaroi Hamza nĂ« Rubikon tĂ« Klan Kosova.
Duke folur për postin e Presidentit, i cili duhet të zgjidhet për rreth 1 muaj e gjysmë, ai shprehu vullnet për të biseduar me Kurtin për këtë çështje, por tha se sërish përgjegjësia i bie partisë së parë.
Ndër të tjera, ai kujtoi edhe rastet e së kaluarës se si janë zgjedhur presidentët.
âNuk ka kurgjo tĂ« keqe me folĂ«, por pĂ«rgjegjĂ«sia pĂ«r me i ba votat i takon partisĂ« sĂ« parĂ«. Presidenti Rugova herĂ«n e parĂ« e ka dhĂ«nĂ« postin e kryeministrit, ku ka qenĂ« zotĂ«ri Rexhepi, dhe vetĂ« ka qenĂ« president. HerĂ«n e dytĂ« ia ka dhĂ«nĂ« zotit Haradinaj, dhe vetĂ« ka qenĂ« president. HerĂ«n e tretĂ« Ă«shtĂ« zhgjedhur zoti Sejdiu me pĂ«rkrahje tĂ« PDK-sĂ«, dhe kryeministĂ«r ka qenĂ« zoti Thaçi. MirĂ«po, PDK i ka pasur shumicĂ«n, por e ka marrĂ« kryeministrin dhe e ka zgjedhur presidentin me marrĂ«veshje politikeâ.
âNĂ« hapin e radhĂ«s, zoti Pacolli Ă«shtĂ« zgjedhur po ashtu president, dhe PDK ka qenĂ« partia e parĂ«. Postin e kryerministrit e ka pasur zoti Thaçi, e Pacolli Ă«shtĂ« zgjedhur president. Zonja Jahjaga Ă«shtĂ« zgjedhur nĂ« kohĂ«n kur shumicĂ«n e ka pasur PDK-jaâ, deklaroi Hamza.
Ai shtoi se gjithmonë partia e cila e formon qeverinë, i takon përgjegjësia më e madhe që ta gjejë formulën se si ta zgjedh presidentin.
Arsenali dhe Chelsea po punojnë për të pozicionuar veten si favoritët kryesorë për të siguruar shërbimet e Arda Gulerit, në rast se sulmuesi i Real Madridit bëhet i disponueshëm në tregun e transferimeve.
Sipas CaughtOffside, talenti turk mbetet njĂ« objektiv afatgjatĂ« i Arsenalit, ndĂ«rsa Chelsea ka intensifikuar interesimin javĂ«t e fundit, duke zhvilluar disa kontakte pĂ«r tĂ« kuptuar mĂ« nga afĂ«r situatĂ«n e tij nĂ« âSantiago Bernabeuâ.
Reprezentuesi i TurqisĂ« ka qenĂ« nĂ« radarĂ«t e Arsenalit qĂ« nga tetori i vitit 2024, me âTopçinjtĂ«â qĂ« e shohin atĂ« si njĂ« profil ideal pĂ«r tĂ« rritur kreativitetin dhe konkurrencĂ«n nĂ« fazĂ«n ofensive, veçanĂ«risht pas formĂ«s disi tĂ« paqĂ«ndrueshme tĂ« Martin Odegaard dhe Eberechi Eze gjatĂ« kĂ«tij sezoni.
Në anën tjetër, edhe Chelsea dëshiron të përfshihet seriozisht në këtë garë, duke e konsideruar Gulerin si një investim strategjik për të ardhmen e skuadrës.
Të dy klubet londineze besojnë se 19-vjeçari mund të jetë i disponueshëm gjatë verës për një shifër që sillet mes 90 dhe 100 milionë eurove, nëse Real Madridi vendos të hapë derën për negociata.
MegjithatĂ«, gjithçka mbetet e varur nga planet e âLos Blancosâ dhe roli qĂ« GĂŒler pritet tĂ« ketĂ« nĂ« projektin e ardhshĂ«m sportiv tĂ« klubit spanjoll. /Telegrafi/
Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës si të dyshuar për vjedhje të rënda në zonën e Obiliqit.
Policia ka njoftuar se tre nga të arrestuarit janë të mitur.
Katër të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhë gjatë muajit janar 2025, në shtëpi private dhe lokale në zonën e Obiliqit.
Me vendim të prokurorit të shtetit ata janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Aktualisht hetuesit policorë të stacionit të Obiliqit janë në koordinim me stacionet e të gjitha regjioneve, pasi që është ngritur dyshimi se të njëjtit persona janë të përfshirë edhe në raste të tjera.
ĂshtĂ« mirĂ« qĂ« Donald Trump u rizgjodh president i SHBA-sĂ«, pasi aleatĂ«t e NATO-s nuk do tĂ« kishin rritur shpenzimet e mbrojtjes pa tĂ«.
Kështu, siç shkruan Politico, përcjell Telegrafi, ka thënë të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake Mark Rutte.
Komentet e Rutte në Davos vijnë ndërsa Trump rrit kërcënimet e tij për të marrë Grenlandën nga Danimarka, në një veprim që do të dëmtonte aleancën transatlantike dekadashe.
"Nuk jam popullor me ju tani sepse po mbroj Donald Trump, por vërtet besoj se mund të jeni të lumtur që ai është atje sepse na ka detyruar ne në Evropë të ngrihemi, të përballemi me pasojat që duhet të kemi për t'u kujdesur më shumë për mbrojtjen tonë", ka thënë Rutte në një diskutim paneli të titulluar "A mund ta mbrojë Evropa veten?" në Forumin Ekonomik Botëror.
Sipas Rutte, ekonomitë e mëdha në Evropë - përfshirë Spanjën, Italinë dhe Francën - nuk do të kishin rënë kurrë dakord të ndanin 2 përqind të PBB së tyre për mbrojtje nëse Trump nuk do të ishte bërë përsëri president i SHBA-së.
"Në asnjë mënyrë, pa Donald Trump kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë. Ata janë të gjithë në 2 përqind tani", tha Rutte. "Jam absolutisht i bindur se pa Donald Trump nuk do t'i kishit marrë këto vendime dhe ato janë thelbësore, veçanërisht për anën evropiane dhe kanadeze të NATO-s që të rriten vërtet në botën e pas Luftës së Ftohtë".
Vendi i Rutte-s, Holanda, të cilën ai e udhëhoqi si kryeministër për 14 vjet nga viti 2010 deri në vitin 2024, është akuzuar për shpenzime të pamjaftueshme për mbrojtjen gjatë mandatit të tij.
Dhe pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 i ka detyruar vendet evropiane të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, ndërsa përgatiten gjithashtu për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga kontinenti, ndërsa Trump ndryshon prioritetet ushtarake të Amerikës.
"Amerikanët ende kanë mbi 80,000 ushtarë në Evropë... përfshirë Poloninë dhe Gjermaninë dhe kështu ata ende investojnë shumë në mbrojtjen evropiane. Dhe po, ata duhet të përqendrohen më shumë drejt Azisë. Pra, është logjike që ata të presin që ne, Evropa, të përparojmë me kalimin e kohës", vazhdoi Rutte, duke shtuar se ombrella bërthamore është garancia përfundimtare.
Aleatët e NATO-s arritën një marrëveshje verën e kaluar për të vendosur një objektiv të ri të shpenzimeve të mbrojtjes prej 5 përqind të PBB-së deri në vitin 2035.
Kjo kërkesë u ngrit fillimisht nga Trump, i cili i ka shqetësuar vazhdimisht aleatët se ai mund të largohet nga aleanca ushtarake që mbështet sigurinë evropiane. /Telegrafi/
Në moshën 52-vjeçare, supermodelja tregoi se ende di si të jetë qendra e vëmendjes
ĂfarĂ« Ă«shtĂ« njĂ« premierĂ« pa paraqitjen e gjermanes sĂ« famshme, Heidi Klum? Modelja edhe kĂ«saj here u pĂ«rkujdes tĂ« lĂ«rĂ« pĂ«rshtypjen mĂ« tĂ« mirĂ«.
Modelja e njohur Heidi Klum (52) u shfaq nĂ« premierĂ«n e dokumentarit âInfinite Icon: A Visual Memoirâ, e cila u mbajt nĂ« Los Angeles. Dhe si zakonisht, sĂ«rish gjoksi i saj ishte tema kryesore.
Heidi pĂ«lqen tĂ« shĂ«tisĂ« topless, kryesisht nĂ« plazh, ndaj pĂ«r tapetin e kuq kishte zgjedhur njĂ« variant âmĂ« tĂ« pĂ«rmbajturâ.
Këtë herë, biondja joshëse pozoi me një komplet të zi që përbëhet nga fundi dhe këmisha dhe që është plotësisht transparent. Vetëm xhepat e errët ia mbulojnë gjoksin, ndërsa edhe fundi ka një shtresë mbi pjesët intime, transmeton Telegrafi.
profimedia
Heidi, në dekadën e gjashtë të jetës, tregoi se ende rrezaton vetëbesim, por nuk deshi të shkonte deri në fund, siç di të bëjë zakonisht. Megjithatë, a la vërtet diçka për imagjinatën, nëse kujtojmë disa nga paraqitjet e saj të mëparshme?
Veshjen e kompletoi me këpucë të zeza elegante dhe çantë të zezë, ndërsa flokët i la në valëzimet e saj karakteristike dhe me buzëqeshje pozoi para fotografëve të pranishëm.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, beson se kuqezinjtë kanë potencialin për të realizuar ëndrrën e madhe të kualifikimit në Kupën e Botës, që këtë vit do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Në një intervistë për Federatën Shqiptare të Futbollit, tekniku brazilian ka dhënë një përgjigje të shkurtër, por domethënëse, lidhur me këtë objektiv madhor.
âPatjetĂ«râ, ishte pĂ«rgjigjja e shkurtĂ«r e Sylvinhos nĂ« fund tĂ« intervistĂ«s dhĂ«nĂ« pĂ«r FederatĂ«n Shqiptare tĂ« Futbollit.
Sylvinho ka folur në fillim të intervistës për ndeshjet e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar. Ai është i kënaqur me arritjet dhe rezultatet e ekipit kuqezi.
âPas njĂ« momenti shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« nĂ« Letoni, mĂ« pas nĂ« shtator kemi mundur LetoninĂ«, nĂ« tetor kemi mundur SerbinĂ« nĂ« transfertĂ« dhe nĂ« nĂ«ntor AndorrĂ«n po nĂ« udhĂ«tim. Ai ka qenĂ« momenti kur kam parĂ« njĂ« skuadĂ«r mĂ« tĂ« matur, pas tre vjetĂ«sh qĂ« kam parĂ« kualifikueset e Evropianit dhe njĂ« Evropian tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe tĂ« bukur. Mund tĂ« them qĂ« tashmĂ« jemi mĂ«suar tĂ« luajmĂ« ndeshje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, vendimtare, qoftĂ« ndaj ItalisĂ« apo ndaj njĂ« skuadre pak mĂ« modeste. KĂ«ta lojtarĂ« kanĂ« filluar tĂ« kuptojnĂ« dhe tĂ« luajnĂ« ndeshje me kombĂ«tare tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, vendimtare. Ata kanĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« mirĂ«, nĂ« tĂ« tria ndeshjet radhazi, nuk ka qenĂ« e lehtĂ«, kemi fituar dhe kjo na ka sjellĂ« nĂ« play-off. Sipas meje, ata tre muaj kanĂ« qenĂ« shumĂ« tĂ« bukurâ, ka thĂ«nĂ« braziliani.
Ai ka komentuar edhe pĂ«r PoloninĂ«, kundĂ«rshtaren e play-offit pĂ«r kualifikim nĂ« BotĂ«ror. Ndeshja Poloni â ShqipĂ«ri luhet nĂ« VarshavĂ« mĂ« 26 mars. Finalja e plejofit Ă«shtĂ« mĂ« 31 mars.
âFlasim pĂ«r dy ndeshje, tĂ« gjithĂ« vijnĂ« aty nĂ« 100% e tyre. HerĂ« pas here dĂ«gjoj kĂ«tu qĂ« mund tĂ« ketĂ« njĂ« skuadĂ«r e dobĂ«t apo tĂ« lehtĂ« pĂ«r tâu mundur. UnĂ« si trajner qĂ« e jetoj futbollin prej njĂ« dekade, nuk jam dakord. Futbolli ka ndryshuar, shikohet çdo gjĂ«, nĂ« 90 minuta mund tĂ« ndodhĂ« çdo gjĂ«. Polonia Ă«shtĂ« njĂ« skuadĂ«r e fortĂ«, e njohim mirĂ«. PolakĂ«t kanĂ« njĂ« proces, ne kemi njĂ« tjetĂ«r, tani do tĂ« luhet, mund tĂ« ndodhĂ« gjithçkaâ, ka shtuar Sylvinho.
Polonia nuk është kundërshtare e panjohur për Shqipërinë. Sylvinho ka bërë krahasimin e përballjeve të mëhershme me polakët.
âPĂ«r futbollin, tre muaj pas ndryshon çdo gjĂ«, tani po flasim pĂ«r 2-3 vite mĂ« parĂ«. PolakĂ«t kanĂ« njĂ« skuadĂ«r shumĂ« tĂ« mirĂ«, lojtarĂ« tĂ« mĂ«dhenj. Pak njerĂ«z e dinĂ« ose e kujtojnĂ« qĂ« e njĂ«jta Poloni katĂ«r vjet mĂ« parĂ« shkonte nĂ« plejof pĂ«r BotĂ«rorin e vitit 2022. Ndeshjen e parĂ« nuk e ka luajtur, sepse ishte ndaj RusisĂ«, por nĂ« ndeshjen e dytĂ« ka mundur SuedinĂ« me rezultatin 2:0. ĂshtĂ« njĂ« skuadĂ«r me lojtarĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, janĂ« tĂ« mĂ«suar dhe e njohin mirĂ« fazĂ«n plejof, kanĂ« marrĂ« pjesĂ« edhe nĂ« BotĂ«ror. Nga ana jonĂ«, kemi njĂ« skuadĂ«r qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar shumĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« skuadĂ«r qĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« mĂ«suar tĂ« luajĂ« ndeshje tĂ« vĂ«shtira, vendimtare, pĂ«rveç vĂ«shtirĂ«sisĂ«, se tĂ« gjitha janĂ« tĂ« tilla, por ndeshje vendimtare. JanĂ« 90 minuta, ku e di qĂ« duhet tĂ« gabosh sa mĂ« pak dhe qĂ« çdo gjĂ« Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme, pasi gabimi mĂ« minimal mund tĂ« tĂ« bĂ«jĂ« shumĂ« dĂ«m. UnĂ« besoj shumĂ« nĂ« skuadrĂ«n tonĂ«, nĂ« lojtarĂ«t dhe punĂ«n tonĂ«. MungojnĂ« ende 2-3 muaj, uroj tĂ« shkojmĂ« atje me forcĂ«n tonĂ« maksimaleâ, thotĂ« Sylvinho. /Telegrafi/
Sipas asaj që ka raportuar Ben Jacobs, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zhvilluar këtë muaj një takim fillestar me përfaqësuesit e futbollistit, ku është diskutuar mundësia e një transferimi gjatë verës.
Alvarez është pjesë e Atletico Madridit që nga vera e vitit 2024, kur klubi madrilen e transferoi atë nga Manchester City për një shumë që arrinte rreth 95 milionë euro, përfshirë bonuset e mundshme.
Raportime të mëhershme kanë theksuar se Atletico nuk është i gatshëm të heqë dorë nga sulmuesi argjentinas 25-vjeçar për një shifër më të ulët se 200 milionë euro.
Gjatë këtij sezoni, Alvarez ka regjistruar 28 paraqitje me fanellën e Atleticos, ku ka realizuar 11 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime, duke qenë një nga pikat kyçe të repartit ofensivë. /Telegrafi/
Para kĂ«tij aksioni ku u arrestua dhe u kap gjykatĂ«si i GjykatĂ«s sĂ« Apelit me 350.000 euro tĂ« fshehura nĂ« mur nĂ« shtĂ«pinĂ« familjare, gjithashtu u arrestua edge gjykatĂ«si suprem me 10.000 euro ryshfet, qĂ« do tĂ« thotĂ« se ajo metastazĂ« nĂ« gjyqĂ«sorin e vendit ekziston, 35 vite qytetarĂ«t e kanĂ« parĂ«, ndĂ«rkaq ajo qĂ« tani inkurajon Ă«shtĂ« qĂ« pĂ«rfundimisht institucionet tregojnĂ« shenja rezistence ndaj njĂ« sistemi tĂ« kĂ«tillĂ« dhe dĂ«shirojnĂ« ta thajnĂ« kĂ«tĂ« kĂ«netĂ« politike gjyqĂ«sore e cila thjeshtĂ« e hante sistemin tonĂ«, theksoi Bojan Stojanoski, deputet nga radhĂ«t e OBRM-PDUKM-sĂ«, nĂ« televizionin Njusmaks Ballkans nĂ« emisionin âQĂ«ndrimi i rajonitâ.
Stojanoski, gjithashtu, theksoi se do tĂ« miratohen pesĂ« ligje tĂ« cilat do tâi ashpĂ«rsojnĂ« kriteret pĂ«r zgjedhje tĂ« gjykatĂ«sve, prokurorĂ«ve dhe anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit gjyqĂ«sor, me qĂ«llim qĂ« tĂ« parandalohen dukuritĂ« e kĂ«tilla, thuhet nĂ« kumtesĂ«n e OBRM-PDUKM-sĂ«.
Stojanoski mĂ« tej theksoi se me Kodin e ri penal janĂ« paraparĂ« dĂ«nime tĂ« ashpra me qĂ«llim qĂ« tĂ« tregohet se secili nĂ« shtet duhet tâi respektojĂ« ligjet, ndĂ«rkaq drejtĂ«sia vlen pĂ«r tĂ« gjithĂ«.
âKjo Ă«shtĂ« njĂ« porosi qĂ« gjykatĂ«sit e tjerĂ« tĂ« cilĂ«t mund tĂ« mendojnĂ« pĂ«r veprime tĂ« tilla, se krimi Ă«shtĂ« i pashpagueshĂ«m, ne tani po krijojmĂ« zgjidhje tĂ« cilat do tĂ« jenĂ« sistematike, nga tĂ« cilat dikush nesĂ«r do tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje tĂ« ndjekĂ« penalisht zyrtarĂ«t e kĂ«saj qeverie, politikanĂ«t e pĂ«rgjegjshĂ«m mendojnĂ« kĂ«shtu. NĂ« Kodin penal qĂ« do ta votojmĂ« tĂ« premten, janĂ« ashpĂ«rsuar tĂ« gjitha dĂ«nimet, ne vendosĂ«m si deputetĂ« nĂ« pĂ«rputhje me kompetencat kushtetuese tĂ« propozojmĂ« dĂ«nime mĂ« tĂ« larta ligjore, sepse njĂ«herĂ« e pĂ«rgjithmonĂ« duhet tĂ« tregojmĂ« se tĂ« gjithĂ« nĂ« kĂ«tĂ« vend duhet ta dinĂ« se duhet tĂ« punojnĂ« sipas ligjit, dhe nuk ka tĂ« paprekshĂ«m, drejtĂ«sia duhet tĂ« arrijĂ« tek tĂ« gjithĂ«", tha Stojanoski.
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba, ka folur sërish hapur për marrëdhënien e saj me Limit, duke bërë deklarata që kanë tërhequr vëmendje brenda dhe jashtë shtëpisë.
Teksa Limi i qĂ«ndronte pranĂ«, Alba u shpreh se ai nuk ka qenĂ« i dashuri i saj i parĂ«, por sipas saj, âdo tĂ« jetĂ« i fundit deri nĂ« pĂ«rjetĂ«siâ. Deklarata e saj u interpretua si shenjĂ« e ndjenjave ende tĂ« forta qĂ« ajo mban pĂ«r tĂ«, pavarĂ«sisht situatĂ«s aktuale mes tyre.
Dyshja kanë pasur një përballje të fortë të premten, ku Alba nuk e pranoi ndarjen nga Limi. Ky moment emocional u shndërrua shpejt në një debat të ashpër, i cili u zhvillua jo vetëm mes tyre, por edhe në sy të publikut, duke shkaktuar reagime të shumta.
Situata është komplikuar edhe më tej nga prania e Dolce, e cila aktualisht është e dashura e Limit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Futja e saj në këtë dinamikë ka shtuar tensionet dhe ka thelluar ndarjet emocionale mes banorëve.
Marrëdhënia mes Albës, Limit dhe Dolces vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni, ndërsa publiku ndjek me interes zhvillimet e radhës brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë. /Telegrafi/
Disa pamje që po qarkullojnë në mediat sociale thuhet se tregojnë momentin kur stuhia përmbyti një restorant buzë detit ndërsa cikloni godet Siçilinë.
Bëhet fjalë për pasojat e një valë stuhish që thuhet se kanë goditur Italinë jugore prej ditësh, duke shkaktuar kaos dhe dëme masive.
Ndërkohë, sipas raportimeve, dhjetëra familje të evakuuara u detyruan të evakuoheshin në Catania, ku deti, i fryrë nga erërat e forta, pushtoi zonën bregdetare të qytetit.
Ishujt Aeolianë gjithashtu pësuan valë stuhish gjatë natës, me detin që pushtoi portet, rrugët dhe shtëpitë.
Fermerët italianë kanë raportuar gjithashtu dëme të mëdha në të korrat dhe strukturat e tyre, të tilla si serrat, për shkak të stuhive. /Telegrafi/
Eintracht Frankfurt ka bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar duke nënshkruar me sulmuesin 22-vjeçar Younes Ebnoutalib nga Elversberg për 8 milionë euro.
Historia e tij është një tregim frymëzues mbi vendosmërinë, durimin dhe pasionin për futbollin, duke e çuar nga ligat e ulëta gjermane deri në një klub të Ligës së Kampionëve brenda vetëm një viti e gjysmë.
Dëmtimi te Perugia
Vetëm një vit më parë, Ebnoutalib ishte një lojtar relativisht i panjohur. Ai kishte kaluar një periudhë të vështirë në Perugia, ku një lëndim serioz dhe kushtet e vështira të jetesës e detyruan të kthehej i demoralizuar në Gjermani.
Por ai nuk u dorĂ«zua. Duke u rikthyer nĂ« GieĂen, mĂ« pas nĂ« Elversberg, ku tregoi talentin e tij duke shĂ«nuar rregullisht dhe duke fituar besimin e klubit qĂ« e bleu pĂ«r njĂ« shumĂ« tĂ« konsiderueshme pĂ«r nivelin e tij.
Debutimi me gol dhe familje sportistësh
Në debutimin me Eintracht Frankfurt kundër Borussia Dortmund, Ebnoutalib tregoi menjëherë potencialin e tij si qendërsulmues modern: shpejtësi, forcë në ajër dhe aftësi për të gjetur hapësirat në zonën e penalltisë. Ai shënoi golin e parë për ekipin e tij, duke treguar instinkt të shkëlqyer sulmues dhe përqendrim në situata të tensionuara.
Rruga e tij nuk ka qenë e lehtë, por mbështetja e familjes ka qenë e vazhdueshme. Babai i tij, Faisal Ebnoutalib, është kampion olimpik në taekwondo dhe Younes ka trashëguar disiplinën sportive dhe pasionin për aktivitetin fizik, duke fituar një bel të zi në të njëjtin sport.
Megjithatë, futbolli ka qenë gjithmonë pasioni i tij kryesor, dhe ëndrra për të luajtur për Eintracht Frankfurt i ka dhënë motivim të jashtëzakonshëm.
Në klubin që e ëndërronte
Në vitet e tij të para, Younes luajti për klube lokale të Frankfurtit si Heddernheim, Kalbach dhe Rot-Weiss, por nuk u pranua në akademinë e Eintracht. Mungesa e mundësive dhe konkurrenca e lartë e detyruan të kërkonte rrugë alternative, përfshirë një përvojë të shkurtër në Serie C italiane, që përfundoi me një lëndim dhe sfida të mëdha psikologjike.
Pavarësisht pengesave, sulmuesi arriti të ringrihej dhe të tregonte vlerën e tij. Sezonin e fundit me Elversberg, Ebnoutalib shënoi 12 gola në 17 ndeshje, duke u bërë një nga lojtarët më të kërkuar në Bundesliga 2.
Suksesi i tij nuk ka të bëjë vetëm me golat, por edhe me përkushtimin dhe profesionalizmin që ai ka treguar në çdo hap të karrierës.
Historia e Younes Ebnoutalib është një shembull frymëzues për të gjithë të rinjtë që përballen me vështirësi: me punë, përkushtim dhe durim, ëndrrat mund të realizohen, madje edhe kur duket se gjithçka është kundër teje. /Telegrafi/
A po vjen IA pĂ«r âtâua marrĂ« punĂ«n tuajâ? NĂ«se punoni nĂ« ndĂ«rtim ose hidraulik, kjo ndoshta nuk Ă«shtĂ« njĂ« pyetje pĂ«r tĂ« cilĂ«n duhet tĂ« shqetĂ«soheni.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror të mërkurën, CEO i Nvidia, Jensen Huang, tha se ishte një kohë e shkëlqyer për të qenë një zejtar sepse bumi i IA-së po krijon kërkesë për punë manuale për të ndërtuar qendra të dhënash.
"ĂshtĂ« e mrekullueshme qĂ« vendet e punĂ«s lidhen me zanatin dhe do tĂ« kemi hidraulikĂ«, elektricistĂ«, punĂ«torĂ« ndĂ«rtimi dhe çeliku", tha ai nĂ« njĂ« bisedĂ« me CEO-n e BlackRock, Larry Fink, nĂ« Davos tĂ« ZvicrĂ«s.
Huang e përshkroi bumin e IA-së si "ndërtimin më të madh të infrastrukturës në historinë e njerëzimit" që do të krijonte "shumë vende pune".
Ndikimi i IA-së në tregun e punës ka qenë një temë e nxehtë në Davos këtë vit.
Huang ka argumentuar prej kohësh se IA nuk do të jetë vrasësi masiv i vendeve të punës që disa besojnë se do të jetë.
Ai ka dhënë radiologjinë si shembull: ndërsa IA ka automatizuar disa nga detyrat që bëjnë radiologët, numri i vendeve të punës në këtë fushë është rritur në fakt.
Ndërkohë, "kumbari" i Inteligjencës Artificiale, Geoffrey Hinton, tha më parë se beson gjithashtu se puna manuale është më e sigurt se puna artificiale, megjithëse për një arsye tjetër: do të duhet më shumë kohë që Inteligjenca Artificiale të ketë shkathtësinë për të marrë përsipër më shumë punë fizike.
Dhe në Davos të mërkurën, Huang tha se SHBA-të po shihnin një "bum të konsiderueshëm" në kërkesën për punë manuale që ndihmojnë në ndërtimin e infrastrukturës së Inteligjencës Artificiale, me paga pothuajse dyfishuese në disa raste. /Telegrafi/
Ish-kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, kërkoi dorëheqjen e udhëheqjes aktuale të LSDM-së për shkak të rezultateve katastrofale të punës së saj.
Shilegov e akuzoi liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, se po e çon partinë drejt zhdukjes.
âTĂ« reduktosh mbĂ«shtetjen e partisĂ« nĂ« vetĂ«m rreth njĂ«qind mijĂ« vota dhe vetĂ«m 15 deputetĂ«, tĂ« bĂ«hesh partia e pestĂ« nĂ« Shkup dhe e treta nĂ« Maqedoni â çfarĂ« Ă«shtĂ« kjo nĂ«se jo katastrofĂ«?â, tha Shilegov nĂ« Tv Telma.
âDo tĂ« ketĂ« kĂ«rkesa tĂ« caktuara jo vetĂ«m nga ana ime, por edhe nga njĂ« grupim serioz brenda partisĂ«, mes tĂ« cilĂ«ve ka edhe deputetĂ« aktualĂ«, tĂ« cilĂ«t gjithashtu nuk kanĂ« asnjĂ« komunikim me udhĂ«heqjen. Kur njĂ« pjesĂ« e deputetĂ«ve tĂ« dalin nga partia, ndoshta gjysma e grupit parlamentar, kur njĂ« pjesĂ« e udhĂ«heqjeve komunale tâju mbyllin dyert, atĂ«herĂ« do ta kuptoni se duhet tĂ« largoheni nga funksioni,â tha Shilegov.
âAs unĂ« personalisht dhe as njerĂ«zit tĂ« cilĂ«ve u intereson LSDM-ja nuk duhet tĂ« punojnĂ« kundĂ«r partisĂ«,â tha Shilegov, duke theksuar se teza se ky kongres do tĂ« jetĂ« i suksesshĂ«m apo i pasuksesshĂ«m Ă«shtĂ« e rreme.
Sipas tij, nĂ«se kongresi rezulton i suksesshĂ«m, ai do tĂ« jetĂ« vetĂ«m njĂ« verifikim i asaj qĂ« ai e quan âpolitika tĂ« gabuaraâ qĂ« janĂ« ndjekur nĂ« periudhĂ«n e kaluar.
Shilegov tha se ky do tĂ« jetĂ« kongresi i tretĂ« i pasuksesshĂ«m radhazi, pas njĂ« kongresi qĂ« nuk u mbajt fare, duke theksuar se nuk ka pasur kongres llogaridhĂ«nĂ«s pĂ«r arsyet e rezultateve pas zgjedhjeve tĂ« vitit 2021, as pas zgjedhjeve parlamentare tĂ« vitit 2024. âSipas informatave qĂ« kam, delegatĂ«ve dhe organizatave komunale ende nuk u kanĂ« mbĂ«rritur materialet dhe konkluzionet e kongresit,â tha Shilegov.
Shilegov ndër të tjera i ka vlerësuar akuzat e LSDM-së se ai punon për OBRM,-PDUKM-në si përpjekje për diskreditim personal.
Amerika njihet si vendi i makinave të mëdha dhe SUV-ve edhe më të mëdhenj, por Donald Trump ka një ide që mund ta ndryshojë këtë.
Presidenti dëshiron të sjellë në SHBA automjete të vogla, si ato që shihen zakonisht në rrugët e Japonisë, në formën e mini-hatchback-ëve dhe furgonëve gjysmën e madhësisë së një kamioneti Ford F-150.
TĂ« ashtuquajturat makina Kei - shkurtim pĂ«r kei-jidĆsha, fjalĂ« pĂ«r fjalĂ« "automjet i lehtĂ«" - u bĂ«nĂ« tĂ« njohura nĂ« Japoni pas LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore si njĂ« mjet ekonomik transporti nĂ« qytetet e saj tĂ« mbushura me njerĂ«z.
Ato janë bërë gjithashtu të njohura në të gjithë Azinë.
Pavarësisht entuziazmit të Trump për mikro-makinat, importuesit dhe shoferët në SHBA nuk janë aq të sigurt nëse ato janë një mundësi e zbatueshme në vendin e gjerë.
Pas një vizite në Japoni, Trump tha në një postim online në dhjetor: "Sapo kam miratuar MAKINA Tà VOGLA që do të ndërtohen në Amerikë".
"KĂ«to makina tĂ« sĂ« ardhmes shumĂ« tĂ« afĂ«rt janĂ« tĂ« lira, tĂ« sigurta, me efikasitet tĂ« lartĂ« karburanti dhe, thjesht, TĂ MREKULLUESHME!!! FILLONI T'I NDĂRTONI TANI!". /Telegrafi/
Një shofer i Amazon është filmuar nga kamera e ziles së derës duke marrë një mace nga oborri i një shtëpie në Angli.
Pamjet tregojnë shoferin duke u përkulur pranë derës dhe duke u larguar me macen në dorë pasi kishte lënë pakon.
Macja, e quajtur Nora, nuk është kthyer më në shtëpi dhe familja e saj thotë se është e shkatërruar nga zhdukja e saj.
Pronari, Carl Crowther, tha se mbeti i tronditur kur pa pamjet nga kamera dhe e raportoi rastin te Amazon dhe Policia e West Yorkshire.
Familja është veçanërisht e shqetësuar pasi macja vuan nga një problem në zemër dhe ka nevojë për medikamente. Autoritetet kanë nisur shqyrtimin e rastit. /Telegrafi/