Berisha, kundër integrimit në BE/ Mahmutaj: Ka ndjekur një agjendë antishqiptare dhe po mbyll me turp kapitullin politik
TIRANË- Sa herë që kryeministri Edi Rama udhëton i ftuar në Bruksel, Sali Berisha del kundër integrimit në BE. Ai ka ndjekur një politikë të nxirjes së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe ky refren është përsëritur shpeshherë prej tij.
Gazetari i njohur Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e fundit”, ka komentuar reagimet e ish-kryeministrit Sali Berisha sa herë që kryeministri Edi Rama zhvillon vizita zyrtare në Bruksel, duke theksuar se këto qëndrime janë kundër interesit të Shqipërisë dhe integrimit europian.
Ai u shpreh se Berisha ka tendencën të shohë çdo sukses të politikës shqiptare në Bruksel me sy negativ dhe të prodhojë lajme që nxijnë imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.
Ai shtoi se koha kur Berisha mobilizonte militantët ka marrë fund dhe tani ai është i fokusuar vetëm te problemet personale me drejtësinë.
Në përfundim, Mahmutaj theksoi se Sali Berisha po e mbyll kapitullin e tij politik, duke e cilësuar qëndrimin e tij si të dëmshëm për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj drejt integrimit evropian.
“Kryeministri Rama pritet nga kryetari i Këshillit të Evropës. Nuk ka lidhje as me zgjerimin, as me këto histori, sepse këto i ka Komisioni Evropian. Atij i pëlqen të çdo lloj suksesi të politikës shqiptare në Bruksel, Berisha e sheh me syrin e negativ dhe lajmet që do t’i prodhojë dhe i prodhon në këtë lloj forme. Berisha s’ka bërë asgjë më 35 vite në Shqipëri. Këto historitë e tij janë një turp.
Nuk shkohet asgjëkundi me Berishën dhe shqiptarët po e braktisën në çdo foltore, që ai bën. Iku koha kur Berisha mblidhte militantët tij, i gënjente, i mashtronte, vriteshin për Berishën. Berisha do të zgjidhë hallet që ka me drejtësinë, nuk ka asnjë agjendë tjetër. Sali Berisha gjithnjë ka pasur agjendë antishqiptare. Ai po e mbyll kapitullin e politikës me trup, Si hajdut, si vrasës dhe duke nxirë shqiptarët”, tha ai.
