Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 January 2026Main stream

“Territorialja”/ PS: Të hënën mundësia e fundit! Nëse PD merr pjesë nuk do ndryshojë përbërja

By: Brisi
29 January 2026 at 14:51

Partia Socialiste i ka dhënë kohë Partisë Demokratike deri të hënën që të marrin pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale. Sipas informacioneve, Komisioni do të mblidhet të hënën dhe nëse opozita merr pjesë, kërkesa e mazhorancës për të marrë drejtimin dhe shumicën e anëtarëve do të rrëzohet. Partia Socialiste ka kërkuar ndryshimin e përbërjes së […]

The post “Territorialja”/ PS: Të hënën mundësia e fundit! Nëse PD merr pjesë nuk do ndryshojë përbërja appeared first on BoldNews.al.

UPS do të pushojë nga puna 30 mijë punonjës të tjerë këtë vit për shkak të rënies së Amazon

28 January 2026 at 22:37

United Parcel Service (UPS) njoftoi të martën se do të eliminojë 30.000 pozicione shtesë këtë vit, në një përpjekje për të shkurtuar bashkëpunimin e saj me Amazon dhe për të zbatuar një plan shumëvjeçar rimëkëmbjeje

Pas raportit tremujor të fitimeve të kompanisë, drejtori financiar Brian Dykes u tha investitorëve se UPS synon të shkurtojë orët e përgjithshme të punës me rreth 25 milionë për shkak të reduktimit në Amazon.

“Sa i përket kostove të ndryshueshme, ne presim të shkurtojmë pozicionet operative deri në 30.000,” tha Dykes i cili shtoi se “Kjo do të arrihet përmes largimit nga puna dhe ne presim të ofrojmë një program të dytë vullnetar për shoferët me kohë të plotë”.

Për më tepër, sipas UPS, 24 objekte do të mbyllen në gjysmën e parë të vitit 2026 dhe më shumë mbyllje mund të ndodhin më vonë gjatë vitit. UPS riafirmoi të martën se ka mbyllur 93 ndërtesa vitin e kaluar.

Sipas Dykes, firma gjithashtu synon të “vendosë më tej automatizimin” në të gjithë rrjetin e saj.

Shkurtimet e propozuara vijnë pas eliminimit të 48.000 pozicioneve nga UPS vitin e kaluar, nga të cilat 14.000 ishin në menaxhim dhe 34.000 ishin në operacione. Biznesi kishte parashikuar më parë se shkurtimet e kombinuara do të arrinin në rreth 20.000.

Before yesterdayMain stream

Berisha i pari… në ekrane/ Shifrat nga AMA: Dominim absolut i PD. PS në “opozitë”

By: xhir jeta
28 January 2026 at 15:07

Nëse ka një fushë ku Sali Berisha dominon bindshëm politikisht, ajo ështe media.

Raporti më i fundit nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, tregon se Partia Demokratike zë 84.20% të hapësirës televizive në 3 ekranet kombëtare gjatë muajit dhjetor.

7-fish më shumë se sa Partia Socialiste, kurse nga partitë e reja, hapësirë ka fituar Shqipëria Bëhet me 2.24% për shkak të qëndrimit të Adriatik Lapajt përpara kryeministrisë.

Politikanit të cilit i është dhënë më shumë hapësirë nga tre televizionet kombëtare është po Sali berisha, 34.87% kurse kryeministrit Edi Rama 27.83%.

Ndryshimi është se gjatë dhjetorit Edi Rama në daljet e tij është shfaqur si kryeministër për aktivitete publike, kurse Berisha është shfaqur tërësisht për aktivitetin e tij partiak, nga konferencat e përditshme nga selia, foltoret dhe protestat.

Por ndërkohë, i vetmi që ankohet për censurë nga mediat është Sali Berisha. Në përditshmëri sa herë Berisha del në konferencat e mesditës, të paktën 9 ekrane televizive e japin live.

Kurse realiteti i censurës është po ashtu tjetër. Berisha ka urdhëruar gjithë zyrtarët e PD të rangut të parë dhe të dytë, të refuzojnë çdo ftesë nga studiot televizive nga mediat, duke sulmuar dhe etiketuar gazetarët dhe analistët, që përballen me deputetët e PD. Përjashtim bën vetem Syri TV./abcnews.al

“Në lule të ballit…”, një person kërcënoi avokatët dhe protestuesit e arrestuar te gjykata e Tiranës/ VIDEO

By: Ela
27 January 2026 at 17:58

Një incident raportohet të ketë ndodhur teksa po mbahej masa e sigurisë për 19 personat e arrestuar pas protestës së opozitës para kryeministrisë më 24 janar. Incidenti ndodhi brenda hollit të gjykatës së Tiranës, ku një person kërcënoi me jetë avokatët që mbrojtën protestuesit. Ai u është drejtuar me fjalët ‘kriminele që meritojnë ta kenë […]

The post “Në lule të ballit…”, një person kërcënoi avokatët dhe protestuesit e arrestuar te gjykata e Tiranës/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

19 pr. ligje brenda ditës/ Nis me tensione Kuvendi, PD kërkon rritjen e numrit të seancave

By: Brisi
27 January 2026 at 10:35

Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare në Kuvend, ku pritet të diskutohet mes të tjerash rishikimi i buxhetit të vitit 2025 dhe ndryshimet në Kodin Penal. Në rend dite janë parashikuar 19 projekt ligje, për të cilat Partia Demokratike ka shpërthyer në kritika. Deputetët demokratë, ka kërkuar shtim të seancave plenare, për shkak […]

The post 19 pr. ligje brenda ditës/ Nis me tensione Kuvendi, PD kërkon rritjen e numrit të seancave appeared first on BoldNews.al.

Përafrimi i legjislacionit me BE rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar

By: Ela
26 January 2026 at 12:45

Komisionet Parlamentare të Kuvendit e nisën sesionin e ri parlamentar duke miratuar një sërë projektligjesh që synojnë ndryshime në ligjet në fuqi për t’i përafruar ato me direktivat europiane në kuadër të negociatave të Shqipërisë me BE-në, i njohur ndryshe si “acquis communautaire”. Grupi parlamentar socialist u angazhua në nisje të sesionit për të ecur […]

The post Përafrimi i legjislacionit me BE rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar appeared first on BoldNews.al.

Balla, takim me anëtarin e Këshillit Koordinues të Diasporës

24 January 2026 at 13:39

TIRANË, 24 janar/ATSh/ Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik për Diasporën, Taulant Balla, priti në mjediset e Kuvendit Besmir Rrjollin, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe një zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano.

Gjatë takimit u diskutua mbi përgatitjet për Samitin e Diasporës, që do të mbahet më 14–15 prill, si dhe mbi nevojën për forcimin e marrëdhënieve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Në fokus të bisedës ishin çështjet që lidhen me ruajtjen dhe mësimin e gjuhës shqipe, promovimin e kulturës kombëtare dhe rritjen e përfshirjes së diasporës në zhvillimin e Shqipërisë.

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimit institucional për të thelluar dialogun me diasporën dhe për të forcuar bashkëpunimin me komunitetet shqiptare jashtë kufijve të vendit.

/e.i/j.p/

The post Balla, takim me anëtarin e Këshillit Koordinues të Diasporës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Seferi: Programe të detyrueshme rehabilitimi për dhunuesit në familje

23 January 2026 at 20:59

TIRANË, 23 janar/ATSh/ Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Deneda Seferi u shpreh sot se programet e rehabilitimit për dhunën në familje nuk përfshijnë rehabilitimin vetëm të viktimave, por edhe dhunuesit e tyre.

Seferi e bëri këtë deklaratë ditën e sotme, në punimet e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ku u shqyrtua projektligji “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Seferi tha se ndryshimet e reja në ligjin për dhunën në familje parashikojnë për herë të parë programe rehabilitimi edhe për dhunuesit.

“Programet e rehabilitimit nuk përfshijnë vetëm viktimat, por edhe dhunuesit, me qëllim parandalimin e përsëritjes së dhunës dhe ndryshimin e sjelljeve, dhe modeleve të ndryshme të sjelljes. Një risi e rëndësishme është lidhja e këtyre programeve me vendime gjyqësore, duke parashikuar, pasojë ligjore në rast të mospjesëmarrjes së dhunuesit në programet e urdhëruara. Sa i përket programit të rehabilitimit të dhunuesit, do të jetë e detyrueshme pjesëmarrja në këto programe”, tha ajo.

Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në këto programe do të përfshihen edhe dhunuesit që kanë varësi nga alkooli apo droga.

Gjithashtu, Etleva Sheshi, përfaqësuese e MShMS-së theksoi se përgjegjësi do të kenë si institucionet qendrore, ashtu edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

“Ministria e Mirëqenies Sociale, por njëkohësisht dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, janë të përcaktuara që duhet të marrin masa për të ngritur dhe për të ofruar shërbime dhunuesve që janë përdorues të alkoolit ose të drogërave, ose për dhunues të tjerë, nëpërmjet programeve të ndryshme të  rehabilitimit të cilat janë të vendosura që nga vendimi i gjykatës kur trajtohen një rast dhune”, tha Sheshi, drejtore e Barazisë Gjinore në Ministrin e Shëndetësisë.

Në ndryshimet e parashikuara në këtë ligj, thuhet se do të ketë monitorim të agresorëve me GPS, në mënyrë që të shmanget shkelja e urdhrit të mbrojtjes, teksa do të ketë edhe gjoba deri në 500 mijë lekë për shpërndarjen e fotove intime online dhe ndëshkime të rënda për punëdhënësit që tolerojnë ngacmimet në zyrë.

/e.i/j.p/

The post Seferi: Programe të detyrueshme rehabilitimi për dhunuesit në familje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Samiti i Diasporës, moment historik për bashkimin e shqiptarëve kudo në botë

23 January 2026 at 18:49

TIRANË, 23 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh drejtues politik për Diasporën, Taulant Balla, përshëndeti thirrjen për organizimin e samitit të IV të Diasporës Shqiptare, të cilin e cilësoi si një mundësi reale për të ndarë përvoja dhe ide me bashkatdhetarët shqiptarë në botë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thekson se Shqipëria ndodhet sot në nivelin më të lartë të përfaqësimit dhe dinjitetit të saj në arenën ndërkombëtare në 113 vite shtet, duke u shndërruar në një model stabiliteti dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor.

“Shqipëria sot është anëtare e Bordit të Paqes, vend pritës i Samitit të NATO-s dhe në rrugë të sigurt drejt përmbylljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda vitit 2027. Kjo është një arritje që i përket të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen”, shprehet Balla.

Ai nënvizon se diaspora shqiptare ka një rol kyç në këto momente historike për vendin, duke e cilësuar Samitin IV si një hapësirë dialogu, bashkëpunimi dhe vizioni mes shqiptarëve në mbarë botën dhe institucioneve në Shqipëri.

“Sipas Ballës, Samiti i Diasporës është një mundësi reale për të ndarë ide, përvoja dhe për të forcuar lidhjet mes diasporës dhe shtetit shqiptar, në funksion të Shqipërisë evropiane dhe të së ardhmes së përbashkët,” thuhet në reagim.

Samiti IV i Diasporës Shqiptare, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama, pritet të mbledhë përfaqësues të komuniteteve shqiptare nga vende të ndryshme të botës, si dhe aktorë institucionalë, ekonomikë dhe shoqërorë nga Shqipëria.

/e.i/j.p/

The post Balla: Samiti i Diasporës, moment historik për bashkimin e shqiptarëve kudo në botë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshimet në Kodin Penal, Balla: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët profesionistë

23 January 2026 at 12:52

TIRANË, 23 janar /ATSh/ Në komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme u diskutua sot lidhur me disa ndryshime në Kodin Penal.

Në fjalën e tij kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ndryshimet e propozuara nga mazhoranca synojnë dekriminalizimin shpifjes për gazetarët profesionistë, por jo për profesionistët e shpifjes.

“Sa i përket 120-ës, që është shpifja. Këtu pastaj duhet të ndajmë ça janë gazetarë: Kush janë gazetarët? Po vure një bexh dhe vetëshpallesh gazetar, në asnjë vend të Evropës nuk je gazetar. Dhe është shtuar paragrafi, dhe ju lutem ndiqeni fjalë për fjalë, në atë që ka bërë në një zgjidhje tepër të mirë qeveria. Kjo që po lexoj unë është konfirmuar 100 për qind nga Komisioni Europian. Një gazetar i punësuar ose i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi, pavarësisht se si apo vendi ku e ushtron aktivitetin, nuk mban përgjegjësi penale për veprën e shpifjes.

“Sipas këtij neni, për përhapjen me mirëbesim të të dhënave, thënieve, të çdo informacioni tjetër përmes shtypit, mediave audiovizive, medias elektronike ose platformave të tjera të komunikimit publik, kur: 1, qëllimi kryesor është informimi i publikut mbi çështje me interes të përgjithshëm; 2, në momentin e publikimit ai nuk ka dhe, në rrethana konkrete, në mënyrë të arsyeshme nuk kishte dijeni se të dhënat apo informacionet faktike janë të rreme dhe ka bërë përpjekje të arsyeshme për të verifikuar saktësinë e tyre; dhe, pasi të jetë informuar nga personi i tretë, pra personi i prekur, ose autoritetet kompetente, se të dhënat apo informacionet faktike janë haptazi të rreme ose qartazi të pasakta, ai vepron pa vonesë për të bërë një përgënjeshtrim ose sqarim, ose për t’i hequr ato, për ta çaktivizuar aksesin në to.

“Për qëllimet e këtij neni, përhapja me mirëbesim do të thotë përhapje që plotëson kushtet e përcaktuara në paragrafin e tretë dhe bëhet në përputhje me rregullat etike profesionale të gazetarisë dhe mbi baza faktike të arsyeshme. Vlerësimet, opinionet, komentet kritike dhe interpretimet, edhe kur janë therëse, të ekzagjeruara ose fyese, nuk konsiderohen shpifje në kuptim të këtij neni, përveç nëse përmbajnë shprehimisht ose të nënkuptuara pretendime, fakte, të dhëna apo informacione objektivisht të rreme”, tha Balla.

Balla tha më tej se “për efekt të referencës së diskutimeve në këtë komision të nderuar, e theksoj, t’ju kujtoj se ndër vendet e Bashkimit Europian që vazhdojnë ta mbajnë shpifjen si vepër penale janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia.

“Ato që e kanë hequr janë vetëm Qipro, Estonia, Irlanda. Rumania është gjysmë për gjysmë”, tha ai.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve, theksoi në vijim Balla, është mbrojtja e publikut dhe garantimi i standardeve evropiane në fushën e informimit.

/m.q/a.f/

The post Ndryshimet në Kodin Penal, Balla: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët profesionistë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shëndetësia në kolaps/ Erisa Xhixho: Paaftësi kriminale, sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë

By: V K
23 January 2026 at 11:46

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ndaj situatës alarmante në shëndetësinë shqiptare, duke denoncuar dështimet e rënda në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe mungesat kritike në spitalet publike.

Në një deklaratë për media, ajo ka theksuar se ndërprerja e energjisë elektrike në reanimacion dhe sallat kirurgjikale, mungesa e pajisjeve jetësore dhe furnizimi i pamjaftueshëm me ilaçe janë tregues të paaftësisë kriminale të qeverisë për të garantuar jetën e pacientëve.

Duke përshkruar një panoramë të shëndetësisë shqiptare si të dëmshme dhe të keqmenaxhuar, Xhixho ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 24 janarit në shesh, për të kërkuar drejtësi dhe mbrojtje të të drejtave të tyre për shëndet të sigurt dhe të aksesueshëm.

Deklarata e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho:

Të nderuar qytetarë,

Dua ta nis këtë komunikim me ju me një ngjarje që tronditi rëndë sigurinë shëndetësore të vendit dhe që ndodhi vetëm disa ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, spitalin më të madh të Shqipërisë.

Reanimacioni qendror dhe sallat kirurgjikale të QSUT-së mbetën për 30 deri në 40 minuta pa energji elektrike, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e pacientëve dhe duke vënë në panik familjarët e tyre.

Ky nuk është një incident teknik.

Ky nuk është një defekt i rastësishëm.

Ky është një dështim i rëndë dhe i pafalshëm shtetëror.

Në asnjë vend të botës, as në vende në luftë, nuk ndodh që reanimacioni, terapia intensive dhe sallat e operacionit të mbeten pa energji. Ajo që ndodhi në QSUT provon se sistemet rezervë ose nuk ekzistojnë realisht, ose janë jashtë funksioni.

Kjo nuk është avari.

Kjo është paaftësi kriminale në menaxhimin e shërbimeve jetike.

Një shtet që nuk mbron dot jetën e qytetarëve as aty ku ata shkojnë për të kërkuar ndihmë, nuk është shtet. Ky nuk është një rast i izoluar. Ky është realiteti i përditshëm i shëndetësisë shqiptare. Ndaj, kërkojmë hetim të plotë dhe vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës.

Fakte të rënda dhe të dokumentuara:

Urgjenca e QSUT-së ka funksionuar pa defibrilator, një pajisje bazike jetëshpëtuese.

Akseleratorët linearë kanë qenë tre ditë jashtë funksionit, duke lënë pa shërbim pacientët me kancer, të cilët nuk mund të presin.

Në Spitalin Onkologjik mungon brakiterapia, një trajtim jetik për gratë me kancer gjinekologjik. Një pajisje që kushton sa gjysma e Kopshtit Eden në oborrin e Kryeministrisë, por që për qeverinë nuk është prioritet. Mungesa e këtij trajtimi i çon pacientet drejt vdekjes.

Pacientët në Spitalin Onkologjik bëjnë kimioterapi në të ftohtë, për orë të tëra, sepse kondicionerët nuk funksionojnë dhe spitali është pa ngrohje.

Kjo është panorama reale e shëndetësisë në Shqipëri.

Ndërkohë, Shqipëria shpenzon vetëm 2.9% të PBB-së për shëndetësinë, niveli më i ulët në rajon. Jemi të fundit për mbështetjen ndaj shëndetit të njerëzve.

Situata me furnizimin me ilaçe është skandaloze.

Pacientët trajtohen me barna të skaduara.

Ka kontrabandë, mungesë transparence, paaftësi, mungesë protokollesh.

Kemi krim shtetëror, jo kujdes shëndetësor.

Kjo qeveri nuk ka para për pacientët, por ka:

160 milionë euro për “Tigrin 1” dhe “Tigrin 2”, që nuk prodhuan asnjë kilovat energji;

50 milionë euro të zhdukura në tunelin e Llogarasë;

4.2 milionë euro për Kopshtin Eden në oborrin e Kryeministrisë;

420 milionë euro për inceneratorë fantazmë;

104 milionë euro për kontratat e grupit kriminal të AKSHI-t.

Fondi i barnave të Onkologjikut është 13 herë më i vogël se fondet për koncesionet korruptive në shëndetësi, sepse paratë nuk shkojnë te pacientët, por në gropat thithëse të korrupsionit, si Durana Tech Park, një skemë e legjitimuar me votat e maxhorancës.

Ky nuk është reformim.

Ky është instrument grabitjeje.

Shqiptarët paguajnë më shumë se çdo qytetar europian për një shëndetësi që Kryeministri ka guximin ta quajë “falas”.

Sipas Komisionit Europian, shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi, niveli më i lartë në Europë.

Sot, 55% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin, dhe 40% e të ardhurave shkojnë vetëm për ushqim.

Në këtë realitet, qeveria zgjedh luksin, korrupsionin dhe propagandën, ndërsa qytetarët lihen të përballen me sëmundjen, varfërinë dhe pasigurinë.

Kjo është e vërteta e shëndetësisë sot.

Ndaj me 24 janar ora 17:00, të gjithë në shesh të protestojmë bashkë për veten tonë, familjen tonë kundër grupit të strukturuar kriminal që vjedh qytetarët më të varfër në Europë.

The post Shëndetësia në kolaps/ Erisa Xhixho: Paaftësi kriminale, sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë appeared first on Albeu.com.

Berisha për Bordin e Paqes: Mbështesim iniciativën e Trump, Rama po e personalizon

22 January 2026 at 15:37

TIRANË, 22 janar /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në Kuvend, se seanca e ditës së sotme duhet të dëshmojë qëndrimin e vendit tonë në çështjet e sigurisë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Berisha pohoi se seanca duhet të shprehë vlerësimin maksimal për njërën nga paqet më të vështira në historinë e paqes, siç ishte armëpushimi dhe ndërprerja e luftimeve në Gaza.

“Ne jemi këtu për të dëshmuar mbështetjen tonë të plotë dhe të palëkundshme në politikat e sigurisë të SHBA. Në qëndrimin tonë pa ekuivok në mbështetje të këtyre politikave pasi SHBA janë aksionari më kryesor i paqes dhe sigurisë në botë. Ne mbështesim plotësisht këtë iniciativë të presidentit Donald Trump edhe për faktin se në dallim nga shumë kombe të tjera, askush nuk e ka përcaktuar më shumë lirinë e shqiptarëve se sa SHBA, veçanërisht në dekadat e fundit me çlirimin e Kosovës, pavarësinë e saj dhe mbështetjen e saj”, tha ai.

Kreu i PD-së shtoi se “në këtë kohë, për sa kohë SHBA qëndrojnë në zotimet e tyre për Aleancën e Atlantikut të Veriut, ne qëndrojmë në çdo problem sigurie pa mëdyshje në anën e SHBA”.

“Bordi i Paqes ngrihet për një nga aktet më të jashtëzakonshme, ndërprerjen e luftës në Gaza dhe këtu presidenti i SHBA ka një meritë historike, jashtëzakonisht të rëndësishme.
Bordi është i mbështetur në dokumentin e OKB. Pra, nuk e nxjerrin këta. Bordi ka mbështetje në rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe është një hap tjetër drejt konsolidimit të paqes në atë rajon”, deklaroi Berisha.

Por sipas tij, Rama po personalizon në marrëveshje dhe një ftesë e cila nënkupton në mënyrë absolute Republikën e Shqipërisë.

“Seanca merr një karakter të paimagjinueshëm vetëm e vetëm për shkak të përpjekjes primitive të një njeriu që tani po i vjen fundi që ta personalizojë këtë. Çfarë do u thoni zgjedhësve tuaj që personalizoni një akt ndërkombëtar të rëndësishëm me emrin të nxirë të një njeriu”, u shpreh Berisha në Kuvend.

Kuvendi është mbledhur në seancë plenare për të ratifikuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën.

/e.i/r.e/

The post Berisha për Bordin e Paqes: Mbështesim iniciativën e Trump, Rama po e personalizon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reforma territoriale, PS ndryshon rregullat e ‘lojës’

22 January 2026 at 13:34

Mazhoranca ndryshon rregullat e komisionit për reformën territoriale, duke hequr paritetin dhe veton. Lëvizja e papritur, sipas Arbjan Maznikut, zhbllokon punën e komisionit pas bojkotit të opozitës.  

Në ditën kur sytë e publikut ishin ngulur tek Kushtetuesja për çështjen “Balluku” dhe tek Bordi i Paqes, mazhoranca zgjodhi të lëvizë gurët e saj tek reforma territoriale. 

Komisioni i posaçëm, i ngritur për këtë proces, vendosi t’i propozojë Kuvendit ndryshimin e projektvendimit mbi mënyrën e funksionimit të tij. Pariteti i numrave mes mazhorancës dhe opozitës, si edhe e drejta e vetos, hiqen nga “loja”. 

“Dashamirësia e mazhorancës dhe e Kuvendit për të krijuar barazi dhe bashkëkryesi është kthyer tashmë në një mekanizëm bllokimi për vijimësinë e punës. Ne nuk kemi më kohë për të humbur. Koncepti i paritetit dhe bashkëkryesisë të mos jenë më, që t’i hapim vetes mundësi për të pasur kuorum për të arritur objektivat që brenda korrikut të kemi mbyllur reformën,” argumentoi Arbjan Mazniku në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit. 

“Mbetemi të hapur për opozitën…” theksoi më tej ai. 

Në një mbledhje që nuk i mbushi dhjetë minuta mazhoranca i hapi rrugën vetes për të marrë vendime mbi një nga reformat më të rëndësishme, territorialen. 

Në bazë të vendimit të Kuvendit, mbledhjet e Komisionit janë të vlefshme kur në to marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tij. Komisioni synon që vendimmarrja të arrihet me konsensus për të gjitha çështjet që shqyrton.

Për çështje të veçanta për të cilat nuk kanë gjetur konsensus do të vlerësohet dhe mund të kërkohet ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Lëvizja e fundit e mazhorancës i jep asaj  dorë të lirë për të çuar përpara diskutimet, duke shmangur bllokimin e krijuar nga bojkotet e fundit të opozitës. Strategjia e kryeministrit, e artikuluar më herët në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së, po zbatohet hap pas hapi. Propozimet e Komisionit të Posaçëm për reformen territoriale pritet t’i propozohen Kuvendit në një seancë plenare. 

The post Reforma territoriale, PS ndryshon rregullat e ‘lojës’ appeared first on Faktoje.al.

Edhe Komisioni i Jashtëm miraton propozimi për Bordin e Paqes, rrëzohen 3 amendamentet e PD-së

By: Brisi
22 January 2026 at 12:17

Është miratuar me 13 vota pro projektligji për Bordin e Paqes për Gazën, në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit. Projektligji i kaloi Komisionit të Jashtëm, pasi mazhoranca miratoi me 80 vota pro, shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë bord. Tashmë marrëveshja përfundimtare do të miratohet në seancën plenare […]

The post Edhe Komisioni i Jashtëm miraton propozimi për Bordin e Paqes, rrëzohen 3 amendamentet e PD-së appeared first on BoldNews.al.

Komisioni për Territorialen, PS kërkesë Kuvendit: Të hiqet pariteti dhe e drejta e vetos

By: armand
22 January 2026 at 12:11

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u mblodh dhe vendosi të propozojë në seancën plenare ndryshimin e projektvendimit mbi mënyrën e funksionimit të tij. Sipas propozimit, parashikohet heqja e paritetit të numrave në përfaqësimin politik dhe e drejtës së vetos. Sipas maxhorancës, me këtë vendimmarrje zhbllokohet veprimtaria e komisionit, e cila kishte mbetur pezull për […]

The post Komisioni për Territorialen, PS kërkesë Kuvendit: Të hiqet pariteti dhe e drejta e vetos appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi në seancë plenare, votohet “Bordi i Paqes”

By: Brisi
22 January 2026 at 10:20

Kuvendi është mbledhur mëngjesin e kësaj të enjte, në seancë plenare për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”. Në urdhrin për thirrjen e seancës nga Niko Peleshi, thuhet se marrëveshja kërkon shumicë absolute votash, ndërkohë që […]

The post Kuvendi në seancë plenare, votohet “Bordi i Paqes” appeared first on BoldNews.al.

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht shkeljes së rregullave

By: M C
21 January 2026 at 22:18

Pas njoftimit nga Kuvendi për seancë plenare ditën e nesërme në ora 10:00, grupi parlamentar i PD ka njoftuar në ora 09:00 të së enjtes, do të zhvillojë mbledhje në seli.

Sipas njoftimit të PD, edhe pse nuk janë dakord me rendin e ditës, ku do të votohet në seancë të përshpejtuar projektvendmi i miratuar sot nga qeveria për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ata do të marrin pjesë në seancë.

Burime i thanë Top Channel se deputetët e PD do të votojnë pro bërjes pjesë të Shqipërisë në Bordin e Paqes, me ftesë nga Presidenti Donald Trump.

“Pavarësisht shkeljes së të gjitha rregullave procedurale kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendin, si një provokim të ulët ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptar, nga njeriu që ngërçin e tij me SHBA dëshiron tia imponojë Shqipërisë apo të mashtrojë shqiptarët sikur kjo nuk ekziston, ne DO TË MARRIM PJESË nesër në seancë, si mbështetje ndaj përpjekjeve/angazhimit të Presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale”, thuhet në njoftimin e PD.

The post Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht shkeljes së rregullave appeared first on Albeu.com.

Shqipëria në Bordin e Paqes, PS kërkon mbledhjen e Kuvendit nesër për ratifikimin e marrëveshjes

21 January 2026 at 18:40

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Partia Socialiste, përmes një shkrese zyrtare drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit ditën e enjte për ratifikimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për pranimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkon thirrjen e Kuvendit në 22 janar në orën 10:00 duke marrë në konsideratë rëndësinë strategjike të Bordit të Paqes.

Po ashtu PS thekson se kërkesa bazohet në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Kuvendit dhe vjen pas vlerësimit të rëndësisë së projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes” dhe në funksion të angazhimit të vazhdueshëm të Shqipërisë për promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Nga ana tjetër Partia Demokratike e pyetur nga mediet për pjesëmarrjen ose jo në një seancë plenare të supozuar për t’u zhvilluar nesër, shprehet se “deri në orën 16.40, grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka marrë asnjë njoftim nga Kryetari i Kuvendit për mbledhje të seancës plenare gjatë kësaj jave.

“Me vendim të njëanshëm të mazhorancës në seancën plenare të datës 19 janar 2026, në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit, është përcaktuar që këtë javë nuk ka seancë plenare. Seanca plenare e radhës është planifikuar për t’u zhvilluar në datën 27 janar. Sipas Rregullores së Kuvendit, mbledhja e seancës plenare dhe rendi i ditës, i njoftohen deputetëve dhe publikut, si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar për seancë plenare”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Sipas PD-së, “transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve i dikton Kuvendit  që për secilën çështje dhe vendimmarrje, të respektojë rregullat e parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, në respekt edhe të përgjegjshmërisë që duhet të tregojë secili deputet gjatë ushtrimit të funksionit të tij kushtetues”.

/m.m/j.p/

The post Shqipëria në Bordin e Paqes, PS kërkon mbledhjen e Kuvendit nesër për ratifikimin e marrëveshjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PS njoftoi seancë plenare nesër për Bordit e Paqes për Gazën, PD: Nuk jemi njoftuar nga Peleshi

By: M C
21 January 2026 at 17:54

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes një reagimi për mediat, ka bërë me dije se deri në orën 16:40 të ditës së sotme nuk ka marrë asnjë njoftim nga Kryetari i Kuvendit për zhvillimin e një seance plenare gjatë ditës së nesërme.

Sipas PD-së, me vendim të mazhorancës në seancën plenare të datës 19 janar 2026, në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit është përcaktuar se këtë javë nuk do të zhvillohet seancë plenare, ndërsa seanca e radhës është planifikuar për të mbajtur më 27 janar.

Partia Demokratike thekson në njoftimin e saj, se sipas pikës 3 të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, mbledhja e seancës plenare dhe rendi i ditës duhet të njoftohen për deputetët dhe publikun si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar.

Kujtojmë mazhoranca socialiste ka njoftuar se nesër Kuvendit do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar për ftesën ndaj Shqipërisë për t’u bërë anëtare e Bordit të Paqes për Gazen.

Njoftimi i PD-së:

Të nderuar kolegë,

Në përgjigje të interesit të disa prej mediave, për pjesëmarrjen ose jo në një seancë plenare të supozuar pë t’u zhvilluar nesër, ju bëjmë me dije se deri në orën 16.40, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka marrë asnjë njoftim nga Kryetari i Kuvendit për mbledhje të seancës penare gjatë kësaj jave. Me vendim të njëanshëm të mazhorancës në seancën plenare të datës 19.01.2026, në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit, është përcaktuar që këtë javë nuk ka seancë plenare. Seanca plenare e rradhës është planifikuar për tu zhvilluar në datën 27 Janar.

Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj se sipas pikës 3, të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, mbledhja e seancës plenare dhe rendi i ditës, i njoftohen deputetëve dhe publikut, si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar për seancë plenare.

Transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve i dikton Kuvendit të Shqipërisë, që për secilën çështje, për secilën vendimmarrje, të respektojë rregullat e parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, në respekt edhe të përgjegjshmërisë që duhet të tregojë secili deputet gjatë ushtrimit të funksionit të tij kushtetues.

The post PS njoftoi seancë plenare nesër për Bordit e Paqes për Gazën, PD: Nuk jemi njoftuar nga Peleshi appeared first on Albeu.com.

❌
❌