Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Berisha, kundër të gjithëve/ Kundër qeverisë, kundër integrimit, por edhe kundër të vetëve

31 January 2026 at 15:24

TIRANË- Pas zyrtarëve europianë, Sali Berisha u përball këtë të shtunë me kritika nga qytetarët për gjuhën e përdorur kundër Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare.

“Çfarë mendon se fiton kur nxin kombin shqiptar në arenën ndërkombëtare”, e pyetën ndjekësit e tij.

Jo vetëm që nuk bën një hap pas, por Berisha justifikon qëndrimin e tij.

“Je gabim shumë, shumë. Unë, me zërin tim që denoncoj, mbroj ju, mbroj ata shqiptarë të ndershëm, të cilët nuk pajtohen me këto akte antikombëtare, antikushtetuese, çnjerëzore. Me këto akte të cilat Shqipërinë e nxjerrin nga harta e demokracive dhe e vendosin në hartën e autokracive”, pohoi kryetari i PD.

Të premten, Raportuesi për Shqipërinë i bëri thirrje kreut të PD që ti rikthehet debatit parlamentar, por Berisha nuk heq dorë nga molotovi. Por kur militantët i kërkojnë të qëndrojnë në shesh, befas kryetari i tyre i del kundër.

“Kjo është një kërkesë jashtëzakonisht e drejtë dhe është rruga e vetme efikase për të larguar këtë regjim nga pushteti. Por kjo kërkon nga secili nga ne që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh për aq kohë sa ta largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë. U garantoj se drejt asaj, në mënyrë të pandalshme, do të shkojmë”, tha ai.

Por dhe dhunë e shkatërrim.

“Ne duhet të ua bëjmë ferr kësaj organizate kriminale, Tiranën. Kjo është arsyeja që ne përqendrohemi tërësisht në Tiranë”, tha Berisha.

Dhe mesa duket, ky është misioni i Berishës: në rrugë për protesta dhe jo në institucione për reforma. Në rrugë të kundër me ndërkombëtarët, ndërsa vendi ecën shpejt drejt integrimit europian./abcnews.al

Integrohemi brenda 2029/ Raportuesi i PE jep shpresa edhe më herët se 2030

31 January 2026 at 15:07

VLORË- Në një moment vendimtar për fatin europian, raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder, rikonfirmoi ambicien për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda 2029, sipas një plani të dakordësuar mes Tiranës dhe Brukselit.

“Anëtarësimi në BE kërkon që të keni një standard jetese, sidomos këtu për të rinjtë që të integrohen me mënyrën e jetesës së Unionit. Ky nuk është vetëm projekt i qeverisë, por i të gjithëve, duke nisur që nga qytetarët që duhet të tregojnë se çfarë po shkon mirë dhe çfarë po shkon keq. Sa më shpejt, aq më mirë, por edhe pse nuk duhet të jap një datë specifike, dua thjesht të them që si relator dua që në fund të mandatit tim, pra në vitin 2029, të them që Shqipëria do t’i bashkohet BE-së”, tha Andreas Schieder, raportuesi për Shqipërinë në PE.

Shqipëria synon që brenda këtij viti të mbyllë deri në 16 kapituj, në mënyrë që brenda 2027 të përfundojë i gjithë procesi teknik. Por sfidë mbetet procesi politik, ku anëtarësimi duhet të ratifikohet në parlamentet e 27 vendeve anëtare.

“Duam të jemi besimplotë se do ecin mirë në të gjitha vendet anëtare, por duhet të jemi të vetëdijshëm se peizazhi politik në Europë po bëhet gjithnjë e më kompleks, me një prani të dukshme të partive populiste në parlament, sidomos të së djathtës ekstreme, që mund të kenë tundime kundër zgjerimit. Është e rëndësishme të punohet me opinionet publike në Europë, në mënyrë që të zvogëlohen perceptimet që qytetarët kanë për zgjerimin. Nuk jam i shqetësuar për Spanjën, që sipas sondazheve të fundit ka një nivel të lartë pranimi për zgjerimin. Që do të thotë, ne spanjollët duam që Shqipëria dhe vendet e tjera të jenë së bashku në BE sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ambasadori i Spanjës në Tiranë, Gabriel Ventura.

Përveç Spanjës, në krah të Shqipërisë, në procesin e integrimit do të qëndrojë edhe Franca.

“Në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, askush nuk mund të dyshojë se Shqipëria ka kryer hapa gjigantë. Franca nuk harron gjithashtu forcën e angazhimit të Shqipërisë kur ishte në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, nuk ishte vetëm një vendim, ishte një demonstrim, ai i një kombi të aftë të përcjellë vlerat e paqes dhe drejtësisë kombëtare në nivelin më të lartë. Franca është përkrah jush, jo për t’ju numëruar hapat, por si një partner rruge që e di që forca e një bashkimi nuk matet vetëm në ditën e nisjes dhe ditën e mbërritjes, por në solidaritetin e lidhur në çdo kilometër të kryer së bashku”, tha Catherine Suard, ambasadore e Francës në Tiranë.

Ky vit konsiderohet vendimtar për Shqipërinë, e cila duhet të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian dhe të mbyllë 33 kapituj të negociatave vitin e ardhshëm, në përmbushje të angazhimit për anëtarësim me të drejta në Bashkimin Europian brenda 2030./abcnews.al

Integrimi në BE, Pirdeni merr pjesë në Dialogun Politik në Romë

30 January 2026 at 19:58

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë në Dialogun Politik në Romë, mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Në njoftimin për shtyp thuhet se dialogu shërbeu si një platformë për diskutime të thelluara mbi sfidat e procesit të negociatave, me fokus të veçantë në fushat e shtetit të së drejtës.

Ministrja Pirdeni theksoi angazhimin e pandërprerë të Shqipërisë për të ruajtur ritmin e procesit të negociatave dhe për t’i qëndruar besnikë zotimit për mbylljen e negociatave në nivel teknik brenda vitit 2027.

/e.i/r.e/a.f/

The post Integrimi në BE, Pirdeni merr pjesë në Dialogun Politik në Romë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të negociatave me BE

24 January 2026 at 12:18

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) vijon punën intensive për përmbylljen e negociatave të integrimit në Bashkimin Evropian për katër nga kapitujt më të rëndësishëm, me fokus të veçantë te Kapitulli 15 – Energjia.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku duke publikuar momente nga mbledhja e skuadrës së drejtuar nga Enkeleda Muçaj, kryenegociatore e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku u shpreh se të gjithë janë angazhuar plotësisht në këtë proces historik.

“Të gjithë drejtuesit e skuadrës sonë janë mobilizuar për të çuar përpara negociatat, si dhe për të informuar dhe përgatitur grupet e interesit të lidhura me këto kapituj,” tha Balluku.

Shqipëria synon që në vitin 2027 t’i ketë plotësuar të gjitha kushtet për mbylljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ndërkohë në 2025-ën Shqipëria i çeli negociatat për 33 kapituj. Në 17 nëntor çeli negociatat për 5-së kapitujt e fundit.

Në 2026 Shqipëria do të kalojë, dhe po punon intensivisht për këtë, për t’u futur në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësim me një numër të mirë fushash nga këto 33 kapituj.

Procesi përfshin koordinimin e drejtuesve të institucioneve dhe ekspertëve të fushave përkatëse, me qëllim përgatitjen e plotë të vendit për kërkesat dhe standardet e BE-së në këtë sektor kyç.

e.xh/j.p/

The post Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të negociatave me BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Musabelliu: Marrëveshja me Italinë, mundësi për investime në arsim, shëndetësi e inovacion

21 January 2026 at 14:48

TIRANË, 21 janar /ATSh/ Në punimet e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, u shqyrtua sot projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu tha se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje krijon një kornizë të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë bashkëpunimi me Italinë, një nga partnerët strategjikë të Shqipërisë në BE.

“Objektivat kryesorë janë krijimi i një partneriteti afatgjatë të qëndrueshëm me Italinë. Gjithashtu, shfrytëzimi i përvojës italiane në hartimin e zbatimin e politikave në fushat përkatëse që mbulon kjo marrëveshje duke hapur mundësi konkrete për zhvillimin e projekteve specifike të përbashkëta që mund të lidhen me transferimin e dijeve, infrastrukturën e përbashkët kërkimore, rritje e mobilitetit të profesionistëve, studentëve, si edhe integrimin e diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social të dy vendeve”, tha ai.

Musabelliu tha se kjo marrëveshje kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, digjitalizimit dhe shkëmbimit të praktikave më të mira duke reflektuar qasjen gjithëpërfshirëse të Qeverisë ndaj zhvillimit kombëtar dhe rajonal.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovaconit theksoi se duke qenë një marrëveshje kuadër, nuk ka efekte në buxhetin e shtetit, por përbën një kornizë bashkëpunimi mes dy qeverive dhe çdo projekt specifik që do të implementohet në zbatim të kësaj marrëveshjeje do të financohet në përputhje me legjislacionin shqiptar.

“Kjo marrëveshje hap mundësi për investime të ndërsjella duke përfshirë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në zinxhirin e vlerës rajonale dhe evropiane. Ka ndikim në punësim dhe kapital njerëzor, pasi do të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës, si dhe në zhvillimin e aftësive profesionale në sektorë si energjia, shëndetësia, inovacioni etj.”, pohoi ai.

Musabelliu cilësoi se për zbatimin e marrëveshjes do të krijohet një komitet ndërqeveritar, i cili do të koordinojë punën për zbatimin e nismave konkrete dhe për implementimin e projekteve konkrete që do të kenë institucionet e përfshira në këtë marrëveshje.

Ndërsa, Alma Mile, drejtore e Drejtorisë së Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës në Ministrinë e Arsimit, tha se kjo marrëveshje është një gurthemeli në çështjen e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, si edhe në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, ku arsimi është një nga pikat kyçe në kapitujt 25 dhe 26.

Relatorja e projektligjit, Lindita Nikolla u shpreh se kjo marrëveshje synon krijimin e një kuadri bashkëpunimi afatgjatë në fusha strategjike si arsimi, shëndetësia dhe sektorë të tjerë.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje krijon bazën ligjore dhe ratifikimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbim përvojash dhe koordinim institucional në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe angazhimet që rrjedhin nga procesi i integrimit në BE”, pohoi Nikolla.

Brunilda Haxhiu, deputete e PL-së, kërkoi të dijë se si kjo marrëveshje do të ndikojë te emigrantët shqiptarë në Itali në çështjen e njohjes së diplomave, patentave dhe dokumenteve të tjera.

Zv.ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit u përgjigj se kjo është një marrëveshje kuadër, ku përcaktohen fushat e zbatimit, më pas institucionet përgjegjëse lidhin marrëveshje që do të implementohen në institucionet e shtetit italian.

Projektligji u votua në parim dhe në tërësi me shumicë votash pro. Deputetët e Partisë Demokratike nuk ishin të pranishëm në komision.

/e.i/r.e/a.f/

The post Musabelliu: Marrëveshja me Italinë, mundësi për investime në arsim, shëndetësi e inovacion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Edi Rama: Integrimi në BE do të vështirësohet, por PS do të qëndrojë e palëkundur në rrugën e saj

By: V K
18 January 2026 at 10:02

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se procesi i integrimit do të vijë duke u vështirësuar, ndërsa theksoi se është në fazën kur kërkon një punë dhe përkushtim të madh.

Megjithatë, shtoi se PS nuk do të ndalet në rrugën e saj.

“Për shumicën qeverisëse duhet të jetë e qartë se procesi do të vijë duke u vështirësuar pasi ka një volum legjislativ që kurrë më parë nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës.

Por unë jam besimplotë dhe i bindur që Grupi Parlamentar do jetë në lartësinë e kësaj sfide. Është e rëndësishme të rrisim komunikimin me mbështetësit e PS dhe betejën me frontin e gjerë të dezinformimit në të gjitha tenxheret që gurgullojnë ditë e natë. Por rruga drejt BE do të jetë e pandalur”, tha ai.

The post Edi Rama: Integrimi në BE do të vështirësohet, por PS do të qëndrojë e palëkundur në rrugën e saj appeared first on Albeu.com.

Diplomacia parlamentare/ Peleshi në Romë, për integrimin

By: xhir jeta
14 January 2026 at 15:19

Roma ishte ndalesa e rradhës e kryeparlamentarit Niko Peleshi në turin e diplomacisë parlamentare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kreu i Kuvendit u prit nga presidenti i Dhomës së Deputeteve të Parlamentit Italian, Lorenzo Fontana, i cili rikonfirmoi mbështetjen e Italisë për anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si në aspektin politik ashtu edhe në atë teknik, duke nënvizuar se Dhoma e Deputetëve do të vijojë të nxisë këtë mbështetje.

Fontana vlerësoi komunitetin shqiptar në vendin fqinj ndërsa nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar në fusha si mbrojtja, arsimi dhe turizmi. Në takim u vlerësua dhe zbatimi I marrëveshjes së pensioneve, ku deri më tani numërohen rreth 3500 aplikime.

Peleshi u ndal tek roli i Kuvendit në procesin e integrimit në BE- që mbetet destinacioni i vetëm për Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria është në pritje të mbylljes së grupkapiitujve të anëtarësimit, me objektiv, përmbyllja e procesit teknik brenda 2027. Më pas do të nisë procesi politik ku Italia pritet të mos e kursejë mbështetjen për Shqipërinë, sic e konfirmoi dhe kryeministrja Meloni, në mbledhjen e parë të përbashket mes dy qeverive, nëntorin e vitit të kaluar./abcnews.al

Riintegrimi i vështirë/ Të diskriminuar dhe me shëndet të dobët mendor, emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

By: V K
28 December 2025 at 08:45

Ka një tendencë në rritje të rikthimit të emigrantëve pas pandemisë, por nga ana tjetër, kushtet e integrimit të tyre janë vështirësuar edhe më shumë, sidomos pas pandemisë, sipas të dhënave të fundit nga Anketa e Emigracionit që u zhvillua nga INSTAT vitin e kaluar, të cilat u publikuan së fundmi.

Shqipëria në këtë mënyrë po vret, për së dyti, shpresën e të rikthyerve, teksa në vendet e tjera të Ballkanit si Rumania, Bullgaria dhe Serbia, kthimet po tejkalojnë largimet.

Anketa zbuloi se gati 108 mijë persona janë rikthyer gjatë 2012–2024. Pjesa më e madhe, rreth 45%, u rikthyen gjatë 2020–2024.

Në periudhat më të hershme, pesha e të kthyerve ka qenë më e ulët, me vetëm 10–19% të rikthyer në çdo interval pesëvjeçar ndërmjet viteve 2000 dhe 2019.

Emigrantët që u kthyen para kohe dhe jo me dëshirë përbëjnë 67% të të gjithë të rikthyerve dhe karakterizohen nga dominimi i fortë i meshkujve.

Anketa zbuloi se kthimet e parakohshme lidhen më shpesh me humbjen e vendit të punës, mungesën e mundësive dhe probleme administrative në vendin pritës, ndërsa kthimet e planifikuara shoqërohen më tepër me përfundimin e kontratave të punës dhe arritjen e objektivave financiare.

Arsyet familjare mbeten një faktor i rëndësishëm për të dy grupet, megjithëse janë pak më të shpeshta tek ata që janë kthyer para kohe.

Në total, 28% e të gjithë emigrantëve të kthyer raportojnë arsyet familjare si motivin kryesor për rikthimin në Shqipëri. Kjo përqindje rritet në 31% tek ata që u kthyen para kohe dhe mbetet e lartë, në 23%, edhe tek ata që nuk u kthyen para kohe.

Arsyet e kthimit ndryshojnë ndjeshëm mes dy grupeve. Emigrantët që u kthyen para kohe kanë më shumë gjasa të përmendin faktorë të pavullnetshëm, si largimi nga puna nga punëdhënësi ose pamundësia për të gjetur punë (10%).

Ndërsa ata që qëndruan më gjatë jashtë vendit, u kthyen më shumë për shkak të përfundimit të punës sezonale ose kontratës, apo sepse kishin arritur të fitonin dhe kursenin mjaftueshëm para (6%).

 


Burimi: Anketa e emigracionit në Shqipëri, 2024

Përkeqësohet riintegrimi i të kthyerve pas pandemisë

Në afatmesëm, emigrantët e kthyer priren të integrohen relativisht mirë në tregun shqiptar të punës, duke shfaqur norma punësimi më të larta sesa personat që nuk kanë emigruar, megjithëse ata që janë kthyer më së fundmi përballen me vështirësi më të mëdha.

 


Burimi: Anketa e emigracionit në Shqipëri, 2024

Anketa zbuloi se normat e punësimit janë dukshëm më të ulëta për emigrantët e kthyer rishtazi. Ata që u kthyen gjatë periudhës 2000–2004 kanë normën më të lartë të punësimit, në 93%.

Kjo normë bie gradualisht për grupet e mëvonshme, në 60% për periudhën 2005–2009, 65% për 2010–2014 dhe 53% për 2015–2019.

Norma më e ulët e punësimit, 46%, vërehet tek emigrantët e kthyer në periudhën 2020–2024, duke treguar sfida më të mëdha për riintegrimin afatshkurtër në tregun e punës.

Edhe pse emigrantët e kthyer kanë të drejtë të përfitojnë shërbime mbështetëse për riintegrim, kryesisht përmes Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, përdorimi i këtyre shërbimeve mbetet i kufizuar dhe shpesh nuk është i përshtatur me nevojat specifike të grupeve të ndryshme të emigrantëve të kthyer, veçanërisht të atyre që janë rikthyer me detyrim pas refuzimit të kërkesave për azil.

Meshkujt e kthyer shfaqin norma relativisht të larta punësimi (67%), më të larta se meshkujt jo-emigrantë (59%), duke sugjeruar se përvoja migratore mund t’u japë atyre një avantazh të lehtë në tregun e punës pas kthimit.

Në të kundërt, gratë e kthyera kanë norma më të ulëta punësimi (34%), të ngjashme me ato të grave jo-emigrante (36%), ç`ka tregon se migrimi nuk përkthehet domosdoshmërisht në përmirësim të rezultateve të punësimit për gratë.

Analizat tregojnë se në afatshkurtër emigrantët e kthyer kanë më pak gjasa të jenë të punësuar krahasuar me jo-emigrantët, por kjo situatë përmirësohet me kalimin e kohës.

Ata që janë kthyer prej më pak se një viti kanë 22 pikë përqindjeje më pak gjasa të jenë të punësuar, ndërsa pas 6–10 vitesh nga kthimi, probabiliteti i punësimit bëhet 7 pikë përqindjeje më i lartë se te jo-emigrantët, duke sugjeruar se përfitimet nga përvoja migratore materializohen gradualisht.

Ka një tendencë në rritje të rikthimit të emigrantëve pas pandemisë, por nga ana tjetër, kushtet e integrimit të tyre janë vështirësuar edhe më shumë, sidomos pas pandemisë, sipas të dhënave të fundit nga Anketa e Emigracionit që u zhvillua nga INSTAT vitin e kaluar, të cilat u publikuan së fundmi.

Shqipëria në këtë mënyrë po vret për së dyti shpresën e të rikthyerve, teksa në vendet e tjera të Ballkanit si Rumania, Bullgaria dhe Serbia kthimet po tejkalojnë largimet.

Anketa zbuloi se gati 108 mijë persona janë rikthyer gjatë 2012–2024. Pjesa më e madhe, rreth 45%, u rikthyen gjatë 2020–2024.

Në periudhat më të hershme, pesha e të kthyerve ka qenë më e ulët, me vetëm 10–19% të rikthyer në çdo interval pesëvjeçar ndërmjet viteve 2000 dhe 2019.

Emigrantët që u kthyen para kohe dhe jo me dëshirë përbëjnë 67% të të gjithë rikthyerve dhe karakterizohen nga një dominim i fortë i meshkujve.

Anketa zbuloi se kthimet e parakohshme lidhen më shpesh me humbjen e vendit të punës, mungesën e mundësive dhe probleme administrative në vendin pritës, ndërsa kthimet e planifikuara shoqërohen më tepër me përfundimin e kontratave të punës dhe arritjen e objektivave financiare.

Arsyet familjare mbeten një faktor i rëndësishëm për të dy grupet, megjithëse janë pak më të shpeshta tek ata që janë kthyer para kohe.

Në total, 28% e të gjithë emigrantëve të kthyer raportojnë arsyet familjare si motivin kryesor për rikthimin në Shqipëri.

Kjo përqindje rritet në 31% tek ata që u kthyen para kohe dhe mbetet e lartë, në 23%, edhe tek ata që nuk u kthyen para kohe.

Arsyet e kthimit ndryshojnë ndjeshëm mes dy grupeve. Emigrantët që u kthyen para kohe kanë më shumë gjasa të përmendin faktorë të pavullnetshëm, si largimi nga puna nga punëdhënësi ose pamundësia për të gjetur punë (10%).

Ndërsa ata që qëndruan më gjatë jashtë vendit u kthyen më shumë për shkak të përfundimit të punës sezonale ose kontratës apo sepse kishin arritur të fitonin dhe kursenin mjaftueshëm para (6%).

 


Burimi: Anketa e emigracionit në Shqipëri, 2024

Përkeqësohet riintegrimi i të kthyerve pas pandemisë

Në afatmesëm, emigrantët e kthyer priren të integrohen relativisht mirë në tregun shqiptar të punës, duke shfaqur norma punësimi më të larta sesa personat që nuk kanë emigruar, megjithëse ata që janë kthyer më së fundmi përballen me vështirësi më të mëdha.

Anketa zbuloi se normat e punësimit janë dukshëm më të ulëta për emigrantët e kthyer rishtazi.

Ata që u kthyen gjatë periudhës 2000–2004 kanë normën më të lartë të punësimit, në 93%. Kjo normë bie gradualisht për grupet e mëvonshme, në 60% për periudhën 2005–2009, 65% për 2010–2014 dhe 53% për 2015–2019.

Norma më e ulët e punësimit, 46%, vërehet tek emigrantët e kthyer në periudhën 2020–2024, duke treguar sfida më të mëdha për riintegrimin afatshkurtër në tregun e punës.

Edhe pse emigrantët e kthyer kanë të drejtë të përfitojnë shërbime mbështetëse për riintegrim, kryesisht përmes Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, përdorimi i këtyre shërbimeve mbetet i kufizuar dhe shpesh nuk është i përshtatur me nevojat specifike të grupeve të ndryshme të emigrantëve të kthyer, veçanërisht të atyre që janë rikthyer me detyrim pas refuzimit të kërkesave për azil.

Meshkujt e kthyer shfaqin norma relativisht të larta punësimi (67%), më të larta se meshkujt jo-emigrantë (59%), duke sugjeruar se përvoja migratore mund t’u japë atyre një avantazh të lehtë në tregun e punës pas kthimit.

Në të kundërt, gratë e kthyera kanë norma më të ulëta punësimi (34%), të ngjashme me ato të grave jo-emigrante (36%), çka tregon se migrimi nuk përkthehet domosdoshmërisht në përmirësim të rezultateve të punësimit për gratë.

Analizat tregojnë se në afatshkurtër, emigrantët e kthyer kanë më pak gjasa të jenë të punësuar krahasuar me jo-emigrantët, por kjo situatë përmirësohet me kalimin e kohës.

Ata që janë kthyer prej më pak se një viti kanë 22 pikë përqindjeje më pak gjasa të jenë të punësuar, ndërsa pas 6–10 vitesh nga kthimi, probabiliteti i punësimit bëhet 7 pikë përqindjeje më i lartë se te jo-emigrantët, duke sugjeruar se përfitimet nga përvoja migratore materializohen gradualisht.

Të rikthyer, tranzicion i fortë profesional

Emigrantët e kthyer shpesh përjetojnë ndryshime në profesion dhe sektor pas rikthimit në Shqipëri.

Ata që janë kthyer para kohe shfaqin luhatje më të theksuara. Këta të fundit kanë më shumë gjasa të përjetojnë ndërprerje në trajektoren e tyre profesionale, me përputhje më të dobët midis punës që kanë pasur jashtë vendit dhe asaj që gjejnë pas kthimit.

Ndër emigrantët që nuk janë kthyer para kohe, rreth 42% janë rikthyer për të punuar në një sektor të ndryshëm nga ai ku ishin të punësuar jashtë, ndërsa 43% kanë kaluar në një profesion tjetër, duke treguar tranzicione ose ndërprerje relativisht të shpeshta.

Vetëm 9% e emigrantëve që nuk u kthyen para kohe raportojnë se kanë pasur punë me nivel më të lartë aftësish jashtë sesa pas kthimit, ndërsa kjo përqindje bie në vetëm 2% tek ata që u kthyen para kohe.

Rreth 83% e meshkujve të kthyer dhe 76% e grave të kthyera raportojnë se kanë kontratë të shkruar, krahasuar me 83% të meshkujve dhe 86% të grave jo-emigrante.

Vetëpunësimi, zgjidhja fillestare

Pesha e emigrantëve të kthyer që janë të vetëpunësuar është rritur ndjeshëm deri në vitin 2014, qoftë si rezultat i rritjes së kapaciteteve sipërmarrëse, qoftë për shkak të vështirësive në aksesin ndaj punësimit formal, por kjo prirje ka mbetur relativisht e qëndrueshme më pas.

Në përgjithësi, vetëpunësimi ka kaluar nga një strategji periferike riintegrimi në një element të rëndësishëm të përvojës së emigrantëve të kthyer, veçanërisht pas vitit 2010.

Pesha e të vetëpunësuarve rritet nga vetëm 7% e atyre që u kthyen në periudhën 2000–2004, në 22% për 2005–2009, duke arritur kulmin në 34% për grupin 2010–2014 dhe duke u stabilizuar rreth 29% për kohortat më të fundit (2015–2024).

Kjo prirje sugjeron se emigrantët e kthyer më rishtazi po i drejtohen gjithnjë e më shumë vetëpunësimit si një rrugë për riintegrim ekonomik, si një mundësi, por edhe si domosdoshmëri.

Nga njëra anë, emigrantët e rinj të kthyer mund të sjellin ide të reja, aftësi të përmirësuara, kursime të akumuluara dhe rrjete më të gjera, duke forcuar potencialin sipërmarrës. Shumë prej tyre përballen me barriera për t’u riintegruar në punësim të paguar formal dhe, për rrjedhojë, e shohin vetëpunësimin si alternativën e vetme.

Të dhënat tregojnë se emigrantët e kthyer më së fundmi kanë më pak gjasa të jenë të punësuar në përgjithësi, por më shumë gjasa të jenë të vetëpunësuar krahasuar me ata që janë kthyer më herët.

Me kalimin e kohës, ky model përmbyset, pesha e vetëpunësimit bie dhe punësimi me pagë rritet, duke treguar një integrim gradual në tregun formal të punës.

Vetëpunësimi përbën një strategji të rëndësishme ekonomike, veçanërisht për emigrantët e kthyer para kohe dhe për gratë. Ndërsa normat e përgjithshme të punësimit shfaqin dallime të theksuara gjinore, diferencat midis burrave dhe grave në vetëpunësim janë shumë më të vogla.

Aktivitetet sipërmarrëse mund të ofrojnë një alternativë më të barabartë, duke reduktuar pabarazitë gjinore në tregun e punës për emigrantët e kthyer.

Ndër të gjithë emigrantët e kthyer të punësuar, 25% e meshkujve dhe 21% e grave janë të vetëpunësuar. Te emigrantët që u kthyen para kohe, hendeku gjinor përmbyset: 41% e grave janë të vetëpunësuara, krahasuar me 25% të meshkujve.

Evidenca e mëparshme ka treguar se gratë shqiptare të kthyera, veçanërisht ato me qëndrime më të shkurtra jashtë vendit, përballen me barriera të konsiderueshme në punësimin me pagë, ç`ka i shtyn drejt vetëpunësimit si një zgjedhje e detyruar.

Në të kundërt, te emigrantët që nuk u kthyen para kohe, vetëpunësimi është më i ulët (19% për meshkujt dhe 10% për gratë).

Jo-emigrantët shfaqin një normë pak më të lartë vetëpunësimi (28%) krahasuar me emigrantët e kthyer (24%).

Po ashtu, meshkujt jo-emigrantë kanë norma më të larta vetëpunësimi sesa meshkujt e kthyer, ndërsa për gratë, normat janë të ngjashme, duke treguar se vetëpunësimi është tashmë një strategji e përhapur edhe në popullsinë vendase.

Ndër emigrantët e kthyer të vetëpunësuar, shumica dërrmuese operojnë pa punonjës të paguar, duke kufizuar potencialin e krijimit të vendeve të reja të punës.

Vetëm një pjesë shumë e vogël e emigrantëve të kthyer raportojnë se janë punëdhënës me punonjës të paguar (7% dhe 9% përkatësisht), ndërsa puna familjare kontribuuese është pothuajse e papërfillshme.

Kjo tregon se vetëpunësimi i emigrantëve të kthyer ka shfaqur potencial të kufizuar për zgjerim të biznesit, ndoshta për shkak të mungesës së kapitalit, aksesit të kufizuar në kredi ose vështirësive në orientimin në mjedisin e biznesit pas kthimit.

Emigrantët e kthyer, të diskriminuar dhe shëndet të dobët mendor

Emigrantët e kthyer mund të përballen me barriera shtesë në procesin e riintegrimit në shoqërinë shqiptare, sipas rezultateve të anketës.

Disa prej tyre raportojnë ndjenja të përjashtimit dhe mospërputhje kulturore, të cilat prekin veçanërisht fëmijët.

Për disa grupe të emigrantëve të kthyer, sidomos ata që vijnë nga komunitete të margjinalizuara si pakicat rome dhe egjiptiane, stigma sociale dhe diskriminimi e vështirësojnë edhe më shumë përshtatjen me jetën në Shqipëri.

Diskutimet në grupe fokusi nxjerrin gjithashtu në pah shfaqjen e traumave psikologjike dhe problemeve të shëndetit mendor, veçanërisht tek emigrantët që janë detyruar të kthehen pas dëbimeve të papritura. Këto sfida mbeten kryesisht të paadresuara, duke krijuar boshllëk kritik në mirëqenien e tyre.

Aktualisht, mbledhja sistematike e të dhënave administrative mbi nevojat dhe rezultatet e riintegrimit të emigrantëve të kthyer mbetet e kufizuar.

Korniza ligjore ekzistuese nuk parashikon të drejta të qarta dhe mbështetje të standardizuar për riintegrimin e të gjithë emigrantëve të kthyer.

Shërbimet që ofrohen janë shpesh të fragmentuara dhe janë evidentuar probleme të koordinimit ndërinstitucional.

Diskutimet në grupe fokusi theksojnë gjithashtu, përdorimin e kufizuar të shërbimeve nga emigrantët e kthyer.

Emigrantët më të cenueshëm kanë më shumë gjasa të përdorin shërbimet në dispozicion, si strehimi i përkohshëm, formimi profesional, mbështetja financiare ose ndihma emergjente nga qendrat komunitare.

Mbështetja psikologjike, kur është e disponueshme, ofrohet kryesisht nga organizata joqeveritare.

Aksesi në shërbime shëndetësore cilësore mbetet një sfidë për emigrantët e kthyer dhe përmendet nga disa anëtarë të diasporës, si një faktor që ndikon në hezitimin për t’u rikthyer në Shqipëri.

Barriera strukturore, si mungesa e njohjes së dokumentacionit mjekësor të lëshuar jashtë vendit dhe kostot e përkthimit të dokumenteve, raportohen gjithashtu si pengesa të rëndësishme.

Disa emigrantë të intervistuar shprehin perceptime negative mbi kapacitetet e institucioneve për t’i mbështetur në procesin e riintegrimit.

Të rikthyerit planifikojnë të emigrojnë më shumë se të tjerët

Synimet për riemigrim janë më të larta krahasuar me bashkëmoshatarët e të rikthyerve që nuk kanë emigruar.

Sipas anketës, rreth 13% e emigrantëve të kthyer shprehin plane për të jetuar sërish jashtë vendit gjatë 12 muajve të ardhshëm, krahasuar me një nivel pothuajse të papërfillshëm prej 1% tek jo-emigrantët.

Ndër ata që planifikojnë të emigrojnë, emigrantët e kthyer raportojnë një nivel më të lartë të përgatitjeve konkrete (42%) sesa jo-emigrantët (35%).

Për emigrantët e kthyer, format më të shpeshta të përgatitjes përfshijnë kërkimin e punës (16%), kontaktimin e miqve ose të njohurve në vendin e destinacionit (11%), si dhe përgatitjen e dokumentacionit ligjor (16%).

Ndërkohë, jo-emigrantët raportojnë nivele të ngjashme përgatitjeje në kërkimin e punës (17%), por priren dukshëm të mbajnë kontakte me persona jashtë vendit (46%), e cila përbën edhe formën më të përhapur të përgatitjes në këtë grup.

Për më tepër, jo-emigrantët shfaqin norma pak më të larta në plotësimin e dokumenteve ligjore (12%) dhe në blerjen e biletave (10%), krahasuar me emigrantët e kthyer.

Emigracioni thellohet, ikin të rinjtë

Me rreth 1.6 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në 2024 dhe 108,503 persona që janë kthyer gjatë 12 viteve të fundit, migracioni formëson në mënyrë të thellë strukturën demografike, ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë.

Më shumë se një e treta e familjeve shqiptare kanë të paktën një anëtar që ka jetuar ose jeton aktualisht jashtë vendit, sipas rezultateve të anketës së emigracionit.

Migracioni shqiptar karakterizohet kryesisht nga punëtorë të rinj, meshkuj dhe me aftësi të mesme, që kërkojnë mundësi ekonomike jashtë vendit, me dallime të rëndësishme gjeografike brenda vendit.

Emigrantët aktualë janë të përqendruar kryesisht në grupmoshën 25–44 vjeç, duke reflektuar motivimet ekonomike që nxisin vendimet për migrim.

Gati tre të katërtat e emigrantëve janë meshkuj, me pabarazi gjinore veçanërisht të theksuara në destinacionet europiane si Mbretëria e Bashkuar, Greqia dhe Gjermania.

Me më shumë se dy të tretat e emigrantëve që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë. Përbërja arsimore ndryshon ndjeshëm sipas vendit të destinacionit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranojnë emigrantët më të arsimuar (gati një e treta me arsim të lartë), të ndjekura nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa vetëm 5% e shqiptarëve në Greqi kanë përfunduar arsimin e lartë.

Përvojat dhe përgatitja para nisjes

Anketa e emigracionit ka evidentuar se para largimit, emigrantët zakonisht punojnë në profesione me aftësi më të ulëta krahasuar me jo-migrantët, duke fituar rreth 10% më pak.

Normat e punësimit të emigrantëve bien ndjeshëm ndërsa afrohet momenti i nisjes. Tre muaj para migrimit, tre nga katër emigrantë të ardhshëm në moshë pune janë të punësuar, por kjo shifër bie ndjeshëm në 9% në muajin e fundit në Shqipëri.

Krahasuar me jo-migrantët, emigrantët e ardhshëm kanë më shumë gjasa të jenë të punësuar në punë me aftësi të ulëta ose të mesme përpara migrimit.

Ata zakonisht janë të angazhuar në “Punonjës Shërbimesh dhe Shitjesh” dhe “Punonjës të Zejeve dhe Profesioneve të Ngjashme”, ndërsa kanë më pak gjasa të mbajnë pozicione që kërkojnë aftësi si “Menaxherë”, “Profesionistë” dhe “Teknikë”.

Të ikurit kursejnë më pak se sa prisnin, të kthyerve nuk u tepron asgjë

Emigrantët që jetojnë jashtë prisnin të fitonin mesatarisht rreth 3,900 USD në muaj, por në realitet, të ardhurat e tyre reale janë vetëm pak më shumë se gjysma e kësaj shume (2,200 USD).

Si rezultat, ata kursejnë ndjeshëm më pak gjatë qëndrimit jashtë vendit sesa kishin parashikuar përpara migrimit (450 USD kundrejt 1,270 USD të pritshme).

Gjetje të ngjashme vërehen edhe tek emigrantët që janë kthyer në Shqipëri. Hendeku midis pritshmërive dhe realitetit vazhdon në të gjitha gjinitë, nivelet arsimore dhe vendet e destinacionit, me Greqinë që shfaq hendekun më të thellë (52% mungesë në të ardhura, 69% mungesë në kursime).

Ky hendek përfaqëson një sfidë kritike për politikat publike, pasi tregon se emigrantët marrin vendime të rëndësishme migrimi mbi bazën e informacionit të papërsosur, gjë që mund të çojë në zgjedhje jo optimale.

Largimi bëhet në informalitet

Përdorimi i shërbimeve ligjore nga emigrantët para ikjes mbetet i kufizuar, ku shumica mbështeten në rrjete informale në vend të sistemeve të strukturuara të mbështetjes.

Vetëm një pakicë e emigrantëve të ardhshëm përdor shërbime formale për të mbështetur udhëtimin e tyre migrator, me të kthyerit që tregojnë angazhim veçanërisht të ulët: vetëm 5% kanë përdorur agjenci private punësimi dhe 2% kanë përdorur shërbime publike punësimi.

Një pakicë e emigrantëve largohen nga Shqipëria me një punë formale të siguruar. Sipas të dhënave të anketës, afërsisht dy të tretat largohen nga vendi pa një punë të sigurt, ndërsa 37% largohen me një marrëveshje formale punësimi.

Emigrantet femra kanë më shumë gjasa sesa homologët e tyre meshkuj të kenë siguruar marrëveshje punësimi, duke sugjeruar angazhim më të madh me kanale formale migrimi.

Emigrantët e rinj të moshës 15–24 vjeç shfaqin normën më të lartë të marrëveshjeve para nisjes (51%), megjithëse këto norma bien me rritjen e moshës.

Emigrantët drejt Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë më shumë gjasa të sigurojnë punësim para nisjes (41–44%), ndërsa ata që drejtohen drejt Italisë, Shteteve të Bashkuara dhe Greqisë shfaqin norma më të ulëta (21–27%).

Emigrantët shqiptarë arrijnë përfitime të konsiderueshme të të ardhurave gjatë qëndrimit të tyre jashtë vendit. Sipas anketës, ata fitojnë mesatarisht 2.5 herë më shumë sesa fitonin përpara se të largoheshin dhe po kaq herë më shumë sesa bashkëmoshatarët e tyre që mbeten në Shqipëri.

Emigrantët meshkuj në moshë pune kanë gjithashtu gjasa dukshëm më të larta të jenë të punësuar sesa ata që jetojnë në Shqipëri.

Në përgjithësi, emigracioni lidhet me të ardhura më të larta nga puna për shqiptarët jashtë vendit.

Megjithatë, emigrantët kanë një probabilitet më të lartë të punojnë në informalitet dhe kanë mbulim më të kufizuar nga mbrojtja sociale.

Për më tepër, 28% e emigrantëve të punësuar raportojnë se punëdhënësit e tyre nuk ofrojnë kontribute për sigurim pensioni ose leje vjetore të paguara.

Informaliteti është më i pranishëm tek emigrantët më të rinj, me nivel më të ulët arsimor dhe ata që kanë mbërritur së fundmi.

Emigrantët shpesh punojnë në pozicione nën kualifikimet e tyre arsimore, pavarësisht se arrijnë të ardhura absolute më të larta.

Një në tre emigrantë aktualë dhe pothuajse katër në pesë të kthyer me arsim të lartë punojnë në punë që kërkojnë kualifikime nën nivelin e arritjeve të tyre arsimore.

Emigrantët meshkuj punojnë kryesisht në sektorët e ndërtimit dhe punë manuale, me mbi 40% si marangozë ndërtimi dhe profesione të ngjashme, ndërsa emigrantet femra përqendrohen në pastrim shtëpiak (rreth 25%) dhe infermieri ose mami (17%).

Kostot e emigracionit 1,100 euro për person, 15% marrin kredi

Duke emigruar, shqiptarët nxjerrin jashtë vendit edhe vlera monetare që u duhen për mbulimin e kostove të largimit.

Sipas të dhënave të anketës, emigrantët shqiptarë që jetojnë aktualisht jashtë vendit raportojnë kosto totale rreth 1,100 USD, që është e barabartë me dy muaj të një page mesatare.

Ndërkohë, kostot e kthimit në Shqipëri janë më të ulëta, rreth 370 USD.

Transporti mbetet shpenzimi më i madh, së bashku me kosto të tjera të rëndësishme, përfshirë tarifat e vizave, kontrollet mjekësore, sigurimet dhe, në disa raste, kurse orientimi.

Kursimet personale shërbejnë si burimi kryesor i financimit të emigrantëve, megjithëse disa mbështeten gjithashtu në ndihmë nga të afërm dhe miq (42 dhe 41% e emigrantëve aktualë).

Huamarrja për të financuar migracionin prek rreth 15% të emigrantëve në total, me norma më të larta ndër emigrantët më të rinj (25–29% për individët e moshës 15–34 vjeç) dhe ata me arsim të lartë (26%).

Shpenzimet mujore të larta jashtë vendit (rreth 1,300–1,600 USD) e reduktojnë më tej potencialin e kursimit, me më shumë se 25% të emigrantëve të kthyer që nuk kanë qenë në gjendje të kursejnë asnjë para deri në momentin e kthimit në Shqipëri./Monitor

 

The post Riintegrimi i vështirë/ Të diskriminuar dhe me shëndet të dobët mendor, emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban appeared first on Albeu.com.

Aurora Pirraku Nika, zonja që ka triumfuar përballë sfidave, kandidate për deputete në Parlamentin e Suedisë

20 December 2025 at 10:00


Zonja që ka triumfuar përballë shumë sfidave të jetës, Aurora Pirraku- Nika, prej dekadash jeton dhe vepron në Suedi, është duke u përgatitur për t'i hyrë garës për deputete në Parlamentin e Suedisë, me Partinë Moderate, në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2026.

Ajo do ta mbajë numrin 25, kurse në listën për regjionin e saj, mbanë numrin 18. Megjithë angazhimin e saj në jetën politike dhe profesionale, Aurora Pirraku-Nika, është bërë një ndër figurat më të suksesshme atje dhe shembulli më i mirë i integrimit në shtetin skandinav.

Për kontributin e saj në shoqërinë suedeze, ajo është vlerësuar shumë herë me çmime dhe mirënjohje nga shteti ku jeton dhe vepron, duke u renditur, si shqiptarja e parë në profesionin që ajo ushtron dhe në pjesëmarrjen e saj aktive në politikë.

Me katër universitete të përfunduara, tre magjistratura të tjera të kryera, në përfundim të magjistraturës së katërt, si dhe me mbi 90 kurse të avancuara në psikiatri, psikologji, kriminologji, juridik dhe shkencat e sjelljes etj, ajo është një profesioniste e njohur jo vetëm në institucionet suedeze, por edhe për komunitetin shqiptar.

Përkushtimi i vazhdueshëm për edukim-arsim

Ajo është bërë një nga figurat më të suksesshme atje, sikurse në politikë ashtu edhe në profesionin e saj, duke u renditur si femra e parë shqiptare në histori, që ka kryer studimet në Psikoterapi të Nivelit të Avancuar në Universitetin /Hogskokan SAPU në Stokholm- Suedi, bashkë me nivelin Master në Psikoterapi. Po ashtu ajo ka përfunduar fakultetin e Shkencave në Kriminologji, Universiteti i Stokholmit-Suedi, bashkë me nivelin Master në Punë Policore, Universiteti Umeå, ku po ashtu është femra e parë që ka përfunduar këto studime, duke vazhduar me Master të Shkencave në Shkencat e Sjelljes, Universiteti Mälardalen (MDU), përderisa tashmë është në fund të studimeve-përgatitjes së diplomës në Master në Psikologji e Shëndetit të Punës.

Aurora Pirraku- Nika, gjithashtu është edhe gruaja e parë shqiptare që ka qenë anëtare e bordit të regjionit në Västmanland, Suedi, asambliste në Asamblenë e Regjionit Västmanland/Region Fullmäktige, dhe në Asamblenë e regjionit Utvecklingsnämden.

Rruga deri të suksesi

Aurora Pirraku - Nika, nga Drenasi i Republikës së Kosovës, tregon për rrugëtimin e saj jo fortë të lehtë të jetës, duke filluar gjithçka nga e para, dhe duke arritur sukses të jashtëzakonshëm si në politikë, ashtu edhe në arsim, drejtësi dhe siguri publike.

Me katër universitete të përfunduara, tre magjistratura të tjera të përfunduara dhe në përfundim të magjistraturës së katërt, si dhe me mbi 90 kurse të avancuara në psikiatri, psikologji dhe shkencat e sjelljes, ajo tani është një profesioniste me njohuri të thella dhe aftësi të jashtëzakonshme për të kontribuar jo vetëm në institucionet suedeze, por edhe për komunitetin shqiptar, që jeton dhe vepron në Suedi.


Përpos angazhimeve publike, Aurora Pirraku-Nika është themeluese dhe drejtuese e klinikës “Neuro Psychotherapy & Consulting – Psychoneurological Specialized Clinic”, një klinikë e specializuar në psikoterapi dhe neuropsikologji, ku ofron trajtime të avancuara dhe konsulencë profesionale sipas standardeve suedeze.

Përveç veprimtarisë private, ajo punon edhe në Qendrën Shëndetësore Västerås – Önsta Gryta, ku kontribuon drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe mirëqenien e pacientëve.


Pavarësisht obligimeve të shumta si nënë dhe sfidave, nuk u ndal asnjëherë

“Nuk jam ndalur kurrë, pavarësisht se kisha fëmijë të vegjël. Kam studiuar çdo ditë, pa u ndalur dhe kjo më ka sjellë deri këtu ku jam. Një femër e edukuar është pasuri, pasi ajo përcjell këtë imazh në familje. Kështu kam vepruar dhe unë, me dashje dhe pa dashje. Fëmijët e mi kanë ndjekur rrugën time sa i përket edukimit dhe jam shumë krenare. Djali im Ylli ka doktoruar në juridikë dhe aktualisht jep ligjërata ne Kinë, Angli, ShBA dhe Suedi, kurse vajza punon në Itali dhe ka përfunduar studimet e magjistraturës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, fëmijët e mi drejtojnë së bashku dy organizata juridike në Stokholm, duke kontribuuar aktivisht në sistemin ligjor suedez dhe ndërkombëtar“.

Ajo thotë se nëse e dëshiron suksesin, duhet të punosh shumë në atë drejtim, pasi që suksesi dhe integrimi nuk të vijnë brenda një dite, duhet të punosh me vite pa u ndalur, të arrish aty ku ke qëllim.


”Në Suedi erdha me fëmijët e mi, dhe menjëherë iu përkushtova mësimit të gjuhës dhe arsimimit. Duke e ditur që ne shqiptarët kemi vlera të çmuara, të cilat shkojnë kah ato suedeze, u përshtata lehtësisht këtu. Duke patur gjithmonë atdheun në mendje, mungesa e ambientit shqiptar behet një barrë në zemër, por unë e kam përdorur ketë për të motivuar vetveten dhe të sjell një ndryshim. Dhe pikërisht ky vullnet për të sjellë një ndryshim, më ka bërë të synoj të arsimohem dhe edukohem, të angazhohem në punë dhe në jetën politike”, tregon ajo për Telegrafin.

Politika në Kosovë dhe nevoja për të bashkëpunuar me palët tjera

Por, nga këndvështrimi i saj se çka i mungon politikes kosovare, Aurora Pirraku - Nika, mendon se politikanët duhet të angazhohen më shume në edukimin politik, sepse të jesh politikan është një barrë e madhe dhe personat që e kryejnë ketë punë duhet të jenë të plotësuar në të gjitha aspektet, përfshire edukimin politik.

”Politika në Kosovë ka nevoje të punojë me tepër me konceptin e bashkëpunimit. Është e pamundur të çohet përpara një vend pa bashkëpunuar me palë të tjera. E fundit, por jo me pak e rëndësishme është përfaqësimi i femrës në politikë. Pavarësisht zhvillimeve te fundit, kjo ngelet ende një nga problemet kryesore, veçanërisht në një shoqëri që synon të zhvillohet, mungesa e femrave në politike e çalon këtë zhvillim”, shpjegon Aurora Pirraku - Nika.

Ajo shpjegon se asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen e saj, pavarësisht që ka mbi 30 vjet që jeton e punon në Suedi. Në çdo moment, ajo thotë se është e gatshme ta ndihmoj aty ku kërkohet dhe ku mund ta jap kontributin e saj, pasi që ka marr një edukim mjaft të zgjeruar në Suedi. Megjithatë, Aurora Pirraku - Nika, mendon se Kosova duhet të ketë një sistem online, ku të gjithë profesionistët e fushave të ndryshme nga diaspora, do të mund ta jepnin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit, qoftë në mjekësi, drejtësi, në siguri, e në shumë fusha. tjera.

Ajo që e dallon Aurorën, është butësia, mirësia dhe këmbëngulja, si dhe fakti që lufton me dinjitet për vlerat e saj, duke qenë krenare për prejardhjen shqiptare. /Lumturije Bekaj/

Rama: Në BE, brenda 2030/ Kryeministri: Po bëjmë detyrat, Brukseli na mbështet

By: xhir jeta
28 November 2025 at 14:22

Integrimi i Ballkanit Perëndimor lidhet drejtpërdrejt me sigurinë dhe unitetin e Europës. Në një intervistë për median austriake, Die Presse, kryeministri Edi Rama rikonfirmoi angazhimin për anëtarësim brenda 2030. Ai thotë se ndryshe nga e shkuara kur përballej me vetot e shteteve anëtare, tashme Tirana ka mbështetjen e Brukselit. Megjithatë, prioritet mbetet tranferimi I njohurive nga kontinenti i vjetër.

“Nuk e bëjmë këtë “detyrë shtëpie” për t’i kënaqur ata. E bëjmë këtë detyrë për të ndryshuar Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë më evropiane, më demokratike, më të bazuar në institucionet e veta dhe jo tek personalitetet e veta.”

Rama komentoi edhe projektin e Jared Kushner në ishullin e Sazanit. Kryeministri tha se miqësia me dhëndrin e Trump do të mbijetojë përtej mandatit të presidentit amerikan në Shtepinë e Bardhë. 

“Mendoj se ky është një investim dhe kjo është një miqësi që zgjat shumë kohë, prandaj do të mbijetojë edhe pas Trump-it, kështu që nuk është aspak një miqësi politike. Kjo ishte ajo që thashë atëherë, dhe kjo është ajo që po them tani.”

Sa i përket përplasjeve politike në SHBA mes Donald Trump dhe Xhorxh Soros, Rama tha se preferon të mos komentojë apo të përfshihet në këtë debat. Ndonëse e cilëson Shqipërinë, shtëpinë e të gjithë miqve të saj.

“Më pyetët për Kushner dhe Soros. Po, të dy janë miq. Mund të mos e pëlqejnë njëri-tjetrin, megjithëse nuk jam i sigurt. Megjithatë, bëhet fjalë për ta. Nuk bëhet fjalë për mua. Nuk është puna ime të gjykoj, nuk është puna ime të jem pjesë e kësaj. Kjo është Shqipëria dhe kjo është shtëpia për të gjithë miqtë që kemi. Pra, të dy janë në shtëpi këtu”

E ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar në negociata mes Rusise dhe Ukrainës, Rama I sugjeron Brukselit të komunikojë me Mosken dhe mos e delegoi politikën e jashtme.

“Kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, mendoj se Bashkimi Evropian duhet të flasë me Rusinë. Dhe nuk duhet të vazhdojë t’i delegojë politikën e vet të jashtme në Uashington, sepse në fund të ditës, Rusia është fqinj i Bashkimit Evropian, jo fqinj i Shteteve të Bashkuara.”/abcnews.al

Dumani në Bruksel: SPAK institucion model i reformës në drejtësi, sfidë menaxhimi i presioneve

24 November 2025 at 18:14

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani dhe Giulio Venneri, zëvendësshef i Njësisë për Strategjinë e Zgjerimit dhe Koordinimin në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG ENEST) zhvilluan javën e kaluar një diskutim në Qendrën Evropiane të Politikave, një nga institutet kryesore të politikave në Bruksel.

Sipas Delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë, “ky diskutim i frytshëm vuri në dukje rolin kyç të SPAK-ut në reformën në drejtësi dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”.

Dumani theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion model i reformës në drejtësi në Shqipëri, i ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut.

“Transformimi sistemik është i mundur kur një shoqëri zgjedh ndershmërinë mbi cinizmin dhe kur institucionet ndërtohen jo për komoditet politik, por për shërbim publik,” u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij, Dumani përmendi edhe sfidat e SPAK, duke theksuar se ka presione nga politika, media dhe krimi.

“Vështirësitë kanë qenë të shtumta. SPAK është institucion i ri, ne në dhjetor mbushim 6 vjet. 6 vite për një institucion janë pak. Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve, me bërjen funksionale të institucioneve. Ne kemi nisur në 2019-ën dhe kanë nisur punë vetëm 8 prokurorë, në mungesë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në mungesë të stafit administrativ, pastaj ishte dhe periudha e COVID në mes. Ishin vështirësi të karakterit, teknik, organizativ dhe operacional.

“Vështirësi tjetër ishte presioni i madh që gjendeshim, i publikut që kërkonte rezultate, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ndërsa pritshmëritë ishin të mëdha, realisht mundësitë tona reale ishin të kufizuara.

Tjetër vështirësi është menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar. Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione, pavarësisht nga vijnë ato. Secili ka një përvojë të admirueshme dhe janë profesionalisht të maturuar dhe i përballojnë këto presione”, tha Dumani.

Dumani shtoi gjithashtu se “sfidë ishte edhe krijimi i besimit tek partnerët, pasi institucionet shqiptare shiheshin me mosbesim”.

Venneri nënvizoi se rezultatet në rritje të SPAK-ut, të ndërtuara mbi arritje konkrete, forcimin e kapaciteteve teknike dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për rritjen e besueshmërisë së Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kur vendet i zbatojnë me seriozitet reformat, edhe BE-ja jep përgjigjen e saj,” tha Venneri.

/m.q/r.e/

The post Dumani në Bruksel: SPAK institucion model i reformës në drejtësi, sfidë menaxhimi i presioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapa drejt Europës: Rama dhe Marta Kos përparojnë integrimin e rajonit

By: melisa
21 November 2025 at 12:47

Pas samitit “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, ku bëri bilancin e takimit dhe angazhimeve të rajonit drejt Bashkimit Europian. “Kemi mbyllur një takim të frytshëm, me hapa që e afrojnë më tej rajonin me BE. Plani i rritjes shërben si një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët…

Source

Kos: Thelbësore, të arrijmë në realitet konvergjencën ekonomike të Ballkanit Perëndimor me BE-në

21 November 2025 at 10:49

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos u shpreh gjatë fjalës së saj në nisje të punimeve të samitit për Planin e Rritjes në Tiranë, se një treg i përbashkët rajonal rrit ekonomitë e vendeve anëtare me 10%.

Në tryezën e samitit, ku të pranishëm janë Kryeministri Edi Rama dhe disa prej liderëve të Ballkanit Perëndimor, Kos tha se mungesa e progresit apo ecurisë rrezikon aksesin në tregun e vetëm të BE-së.

“Reformat për të cilat ne kemi rënë dakord nuk janë të lehta. Por, ato lejojnë përshpejtimin e negociatave në BE dhe përgatisin ekonomitë tuaja për tregun e përbashkët me 450 milionë banorë. Ato japin mundësi dhe qasje në një trajtim të ngjashëm si vendet anëtare me politikat e BE-së si dhe u tregojnë vendeve anëtare të BE-së se ju jeni gati për më shumë integrim të thelluar në BE”, tha ajo.

Kos tha se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ishte shumë e impresionuar nga dy konferencat e investimeve, ndërsa shtoi se kjo punë e nisur duhet të shkojë përpara për të sjellë akoma më shumë investime të qëndrueshme nga BE dhe më shumë partnerë tregtarë në rajon.

“Ne e dimë që sa më shumë i afrohemi zgjerimit aq më shumë investohet dhe është thelbësore që të arrijmë në realitet konvergjencën tuaj ekonomike me vendet e BE-së. Ne e dimë nga përvoja që sa më shumë ecni përpara drejt BE-së, aq më shumë kureshtje kanë investuesit e huaj, mediat evropiane për vendet tuaja dhe shpresoj që sa më shumë kureshtje të vijë edhe nga vetë qytetarët e tyre”, vijoi Kos.

“Le t’i shfrytëzojmë dy vitet e mbetura për ta bërë Planin e Rritjes një sukses të vërtetë për të përgatitur terrenin e për të anëtarësuar vendin tuaj në BE sepse objeksioni i vërtetë i Planit të Rritjes është që t’ju ndihmojmë të ecni më tej që të bëheni anëtarë më të drejta të plota në BE në të ardhmen”, përfundoi Kos.

/e.i/j.p/

The post Kos: Thelbësore, të arrijmë në realitet konvergjencën ekonomike të Ballkanit Perëndimor me BE-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave

By: D Marku
16 November 2025 at 19:38

Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian.

Ditën e hënë, më 17 nëntor do të çelet grupkapitulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, i cili shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh.
“Shqipëria arriti të pamendueshmen, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh – rekord absolut në procesin e integrimeve europiane” – e vlerësoi këtë moment Kryeministri Rama, i cili do të marrë pjesë të hënën në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, së bashku me Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar për të çelur negociatat për Grup-Kapitullin V: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.
-Grupkapitulli V përfshin pesë kapituj thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, me ndikimin më të drejtpërdrejtë tek prodhimi, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i balancuar i territorit:
“Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” (kapitulli 11);
“Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare”, (kapitulli 12);
“Peshkimi” (kapitulli 13);
“Politika rajonale dhe koordinimi i instrumentave strukturore” (kapitulli 22), si dhe
“Dispozitat Financiare dhe Buxhetore (kapitulli 33).
Përmes këtij Grupkapitulli, Shqipëria përfiton lidhur me modernizimin e bujqësisë, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe dixhitalizimin e zinxhirit ushqimor. Një vend të veçantë zë forcimi i mekanizmave të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe përafrimi me standardet e BE-së, ndërsa sektori i peshkimit dhe akuakulturës synon të përfitojë nga rregullat dhe programet europiane për menaxhim të qëndrueshëm.
Në komponentin e kohezionit, Shqipëria adreson rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e fondeve të BE-së dhe përgatitjen për pjesëmarrje efektive në politikat e zhvillimit rajonal.
Ndërkohë, kapitulli për dispozitat financiare dhe buxhetore përfshin përputhjen me praktikat europiane për transparencë, planifikim buxhetor dhe administrim të fondeve publike.
Hapja e Grup-Kapitullit V përfaqëson një hap vendimtar drejt afrimit përfundimtar të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke konsoliduar progresin e bërë dhe duke krijuar bazën për reforma më të thelluara në sektorët që mbështesin ekonominë, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

The post Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave appeared first on Albeu.com.

Meloni: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë. Ky nuk është zgjerim, por ribashkim i Evropës

13 November 2025 at 16:40

 

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi sot se “pas pak ditësh do të hapet kapitulli i fundit për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, një kapitull teknik”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama pas mbledhjes së dy qeverive, Meloni tha se “kjo është shumë e rëndësishme. Do të ishte një arsye për të qenë vërtetë shumë të kënaqur që mund t’i hapim negociatat politike pikërisht me rastin e marrjes së kryesisë nga ana e Italisë të BE-së që siç e dini do të ndodhë në 6 mujorin e parë të vitit 2028. Do të ishte kaq e natyrshme për të gjithë sa kemi bërë së bashku gjatë gjithë këtyre viteve”.

“Ju e dini që Italia ka lançuar nisma të ndryshme siç është nisma e Ministrisë së Jashtme, falënderoj ministrin Tajani, miqtë e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi kemi qenë mbështetës të parë të anëtarësimit të tyre dhe vazhdojmë të themi se ky nuk është aq zgjerim i Europës, por një ribashkim i saj”, nënvizoi Meloni.

Nuk jemi ne, vijoi Meloni, ata që e vendosim se kush është evropian e kush jo, Shqipëria sigurisht është një vend, një komb europian.

“Ajo ç’ka na takon është ta ndihmojmë këtë proces në mënyrën më serioze dhe nëse është e mundur më të shpejtë të mundshme sepse dhe kjo është në interesin tonë”, tha Meloni.

/k.s/

The post Meloni: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë. Ky nuk është zgjerim, por ribashkim i Evropës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Maqedonia e Veriut; Hapa në vend në procesin e integrimit

5 November 2025 at 22:28

Progres i kufizuar në fushën e drejtësisë, ngecje e theksuar në luftën kundër korrupsionit dhe mosrealizimi i ndryshimit të kushtetutës janë disa kritikat në raportin e KE-së për Maqedoninë e Veriut.

Vendi nuk ka ndërmarrë hapa vendimtarë për të përparuar në negociatat brenda këtij viti. Maqedonia e Veriut duhet të miratojë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të ecur përpara në rrugën e saj euro-integruese” tha Marta Kos, Komisionere e BE-së për Zgjerimin.

Sipas saj nevojiten përpjekje më vendimtare për të përmbushur detyrimet si vend kandidat për anëtarësim në BE.

Mickoski: Edhe pse të zhgënjyer do t’i përmbushim detyrimet

Rruga drejt Bashkimit Evropian është e mbushur me sfida, por ne jemi të vendosur të përfundojmë detyrat tona, të punojmë për reformat. Për Maqedoninë e Veriut në vend të kriterëve të Kopenhagës, po vendosen kushte artificiale nga Bullgaria, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

“Por le ta përfundojmë detyrën tonë, t’i dorëzojmë detyrat e shtëpisë që të lëmë përshtypje tek BE-ja edhe pse kjo dëmton vlerat tona, ne jemi zgjedhur për të qeverisur”, tha Mickoski.

Sipas tij unanimiteti si mekanizëm brenda BE-së po keqpërdoret. Maqedonia nuk ka garanci se pas ndryshimeve kushtetuese nuk do të përballet me kërkesa të tjera bilaterale. Por gjithsesi sipas Mickoskite ardhmja e vendit është në Bashkimin Evropian.

“Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor do të thotë ribashkim i Evropës. Pavarësisht të gjitha zhgënjimeve, ne ndajmë të njëjtat vlera me BE-në”, tha Mickoski.

Raporti i KE-së duhet të shihet si udhërrëfyes

Për politikanin e VMRO-DPMNE-së Marjan Gjorgiev, raporti për Maqedoninë e Veriut është “i moderuar”. Sipas tij zgjidhja për ecjen e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit evropian është që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë, por me efekt të vonuar.

“Në Kuvend duhet të votohet me shumicë të madhe që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë, por me zbatim të vonuar” tha Gjorgiev.

Andrej Petrov nga LSDM vlerëson se Maqedonia ndodhet në një moment kyç të procesit të saj drejt Bashkimit Evropian, por thekson se fjala kryesore i takon qeverisë, e cila duhet të ndërmarrë hapa që janë në interes të shtetit dhe të qytetarëve.

“Qeveria kur zgjidhet, nuk është aty vetëm për të marrë duartrokitje, ajo ka detyrimin të punojë në interes të qytetarëve dhe të marrë edhe vendime të vështira. Politika nuk është vetëm populizëm, ndonjëherë duhet të bësh diçka që e konsideron të mirë për shtetin”, deklaroi Petrov.

Analisti politik, Bashkim Selmani, tha se raporti i KE-së vë në pah se shumë reforma ende nuk kanë arritur thellësinë e nevojshme për të garantuar ndryshime të qëndrueshme. Qeveria duhet ta shohë raportin e BE-së si një instrument profesional për përmirësim dhe jo si dokument kritik.

“Është koha që retorika e reformave të kthehet në veprim konkret përmes forcimit të institucioneve, rritjes së transparencës dhe të depolitizimit të administratës publike. Vetëm nëse krijohet ky kohezion, vendi mund të ecë përpara drejt përmbushjes së kritereve të anëtarësimit”, tha analisti politik Bashkim Selmani.

Nuk ka paralajmërim për ndryshime kushtetuese

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se nuk ka paralajmërim për ndryshime kushtetuese, edhe pse ekziston vullneti i shumicës drejt Bashkimit Europian.

“Nuk ka paralajmërim për ndryshime kushtetuese por jam optimist se nga BE-ja ka vullnet për zgjerim, shumica parlamentare duhet të shfrytëzojë rastin”, tha Gashi./DW/

Gjergj Luca në mbështetje të thirrjes së eurodeputetes Arba Kokalari: Paqja politike, garancia e integrimit europian të Shqipërisë

By: berti
29 October 2025 at 12:06

Nga Albert Vataj Në një kohë kur Shqipëria ndodhet në prag të një momenti historik për rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, zëri i arsyes, i ndershmërisë dhe i përgjegjësisë qytetare vjen nga Gjergj Luca një figurë që ka folur gjithmonë përmes punës, e jo fjalëve, përkushtimit dhe këmbënguljes për të bërë gjithçka që t’u besojmë energjive dhe kapaciteteve tona për progresin dhe mirëqëniesn…

Source

Rama: Kosova të përmbushë kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë topin në derë Serbisë

25 October 2025 at 22:13

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria ka një kalendar shumë ambicioz me Komisionin Evropian për të përmbushur deri në 2027 të gjitha detyrat për të cilat është dakordësuar.

Gjatë intervistës për Deutsche Welle Shqip nga Berlini, Rama tha se “sfida është që të përmbushim të gjithë detyrat që ka ky proces”.

“Kemi një kalendar shumë ambicioz të dakordësuar me Komisionin Evropian për t’i përmbushur të gjitha detyrat brenda vitit 2027 dhe për ta vendosur Komision Evropian në pozicionin që t’iu thotë vendeve anëtare që Shqipëria i ka kryer me sukses negociatat. Pastaj kemi parashikuar një tjetër 2-vjeçar për ratifikimin në të gjitha vendet anëtare mund të jetë më shpejt, por kemi vendosur maksimumin, prandaj kemi 2030-ën si një datë. Nuk është një afat imagjinar ose një afat i vendosur nga dëshira, por i vendosur bazuar nga sa ju thashë”, tha Rama.

I pyetur nëse Shqipëria mund të anëtarësohet në BE e vetme si një shtet i rajonit apo në bllok me vendet e tjera, Rama tha se “kjo nuk është në dorën apo në dëshirën tonë”.

“Është e vërtetë, ne e kemi nisur nga shumë mbrapa këtë garë, këtë vrap. Tani jemi në pararojë, siç i quajnë ata vendet që janë në pozicionin më të përparuar, vendet pararojë. Së bashku me Malin e Zi gjasat janë që ne të jemi në këtë proces bashkë. Për sa i përket vendeve të tjera, ato kanë disa probleme të një natyre tjetër, që duhen zgjidhur me patjetër. Pra, asnjë nga ato vende nuk e ka veten në dorë, sepse Maqedoninë e Veriut e mban lidhur kërkesa e Bullgarisë për të zgjidhur një problematikë mes tyre, Kosovën dhe Serbinë i mban lidhur fakti i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, dhe Bosnja është një rast i komplikuar, i një natyre tjetër”, pohoi Rama.

I pyetur lidhur me raportet mes Kosovës dhe Shqpërisë dhe etiketimet e ndryshme në drejtim të tij, si “vëllai i Vuçiçit”, Rama tha se i mirëkupton të gjitha etiketat që i janë vendosur, sepse burojnë nga arsye dhe shtytje të brendshme që janë të lidhura me kujtime shumë të freskëta dhe të vrazhda të një kohe tejet dramatike, tragjike për popullin e Kosovës.

“Unë jam mësuar me këto dhe nuk kam asnjë shqetësim nga asnjë lloj etiketimi. Raporti im është me të vërtetën dhe njerëzit me të cilët më besojnë. Ndaj, nuk është e nevojshme që të gjithë të jenë dakord me mua, apo të gjithë të pëlqejnë atë që bëj unë apo të gjithë të më besojnë mua. Kjo nuk ndodh, edhe sikur ta kërkosh. Nga ana tjetër, unë nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë dhe nuk kam asnjë pishman për asgjë që kam bërë, sepse të gjitha i kam bërë nga interesi kombëtar dhe i Shqipërisë”, vijoi Rama.

“Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë unilaterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës dhe vendeve të Evropës, dhe atyre vendeve që nuk e njohin akoma që: ja kush jemi ne, i përmbushëm, i firmosëm tani shkoni dhe merrjani firmën Serbisë”, nënvizoi Rama.

Ai shtoi se Kosova duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet të jetojë me idenë e Serbisë.

Rama u ndal edhe te raportet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke pohuar se ka një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, ndërsa kanë dallime të pashmangshme në këndvështrime.

Rama tha se këto këndvështrime i ndajnë në mënyrë shumë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, kur flasin ballë për ballë apo kur mbajnë qëndrime publike.

“Ndërkohë, në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, flas në bashkëpunimin ndërshtetëror, ne kemi bërë goxha përparim dhe jemi duke punuar në një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë”, pohoi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare u pyet edhe për raportet me Gjermaninë, si një prej shtyllave kryesore të Bashkimit Evropian.

“Ne kemi një bashkëpunim shumë pozitiv. Gjermania është vend i madh, ne jemi vend i vogël. Gjermania është qartësisht mbështetëse e rrugës sonë në anëtarësimin drejt Bashkimit Evropian dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi Rama.

/e.i/r.e/

The post Rama: Kosova të përmbushë kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë topin në derë Serbisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Integrimi i Shqipërisë drejt BE ka ngecur sërish/ Paralajmërimi i zi nga Brukseli

By: armand
23 October 2025 at 10:14

Fillimisht ishte portali i njohur ‘Politico’, i cili me anë të një profili për presidentin francez, Emmanuel Macron, paralajmëronte se integrimi i Shqipërisë në BE mund të ketë ngecur. Tani është Guy de Launey, korrespondenti i njohur nga Brukseli i disa medieve të mëdha si BBC apo SKY, që shkruan për revistën ‘Monocle’ se vrulli […]

The post Integrimi i Shqipërisë drejt BE ka ngecur sërish/ Paralajmërimi i zi nga Brukseli appeared first on BoldNews.al.

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

By: armand
21 October 2025 at 15:55

Në një deklaratë në panelin e Chatham House në Londër, Kryeministri Edi Rama shpalli me krenari se Shqipëria po ecën më mirë se vetë kontinenti që po përpiqet ta pranojë. Në fjalimin e tij, Rama tha: “Në këtë pikë në kohë, ne po ecim më mirë se Europa!” Rama falënderoi Vladimir Putinin për agresionin ndaj […]

The post Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌