Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026Main stream

16:58 Përplasjet për buxhetin, qeveria franceze i mbijeton dy mocioneve të votëbesimit

By: EL
23 January 2026 at 16:58

Last Updated on 23/01/2026 by EL

Qeveria franceze i mbijetoi dy mocioneve të mosbesimit në parlament të premten, lidhur me vendimin e saj për të kaluar me forcë pjesën e të ardhurave të buxhetit të vitit 2026 pa ia dhënë Asamblesë Kombëtare fjalën e fundit.

Gjithsej 269 deputetë votuan pro mocionit të mosbesimit të paraqitur nga e majta radikale Franca e Papërkulur së bashku me të Gjelbrit dhe Komunistët, ndërsa nevojiteshin 288 vota për rrëzimin e qeverisë.

Edhe më pak deputetë mbështetën një mocion të dytë mosbesimi, të paraqitur nga e djathta ekstreme.

Kryeministri Sébastien Lecornu do të përdorë sërish nenin 49.3 të kushtetutës për të imponuar miratimin e pjesës së shpenzimeve të buxhetit në Asamblenë Kombëtare, një veprim që pothuajse me siguri do të shkaktojë mocione të tjera mosbesimi.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron është e detyruar të anashkalojë parlamentin pasi muaj të tërë negociatash dështuan të prodhonin një ligj financiar për frenimin e deficitit që do të kalonte në dhomën e ulët, ku asnjë parti nuk ka shumicë funksionale./et

15:39 Turizmi në 2025, na mban Kosova, ‘mërziten’ italianët, vijnë gjermanët dhe francezët

By: EL
23 January 2026 at 15:39

Last Updated on 23/01/2026 by EL

Shqiptarët e Kosovës mbetën grupi kryesor i turistëve në vend edhe gjatë 2025 dukë shënuar 4.66 milionë hyrje.

Pesha e tyre ndaj totalit prej 12.4 6 milionë hyrje ishte 37.4 për qind duke treguar edhe një herë kontributin që ka turizmi patriotik në këtë sektor në vendin tonë.

Të dhënat zyrtare të grupeve që kanë vizituar Shqipërinë sipas Lëvizjes së Shtetasve të publikuara nga INSTAT tregojnë se italianët mbetën grupi i dytë më i rëndësishëm me 1.29 milionë hyrje në vitin që lamë pas.

Kjo shënon një rritje 3.17 për qind në raport me vitin 2024. Ajo që vihet re është një ngadalësim i theksuar i rritjes së këtij grupi pasi në 2024 krahasuar me 2023 rritja ishte 31.5 për qind.

Turoperatorët thanë gjatë 2025-ës se një zbehje e italianëve sidomos gjatë verës ishte e dukshme dhe kjo lidhej me faktin që ata nuk e konsideronin më Shqipërinë një vend të lirë për pushime. Shtrenjtimi i disa rajoneve ku ky grup u përqendrua për pushime siç ishte pjesa e Jugut të Shqipërisë bëri që shumë prej tyre të anulonin rezervimet ose të ndryshonin destinacion.

Gjithsesi ata mbeten një grup i rëndësishëm për turizmin gjithëvjetor duke preferuar vizitat në fundjava në Tiranë apo Durrës si dhe në pjesën tjetër të vendit dhe duke eksploruar gjithmonë e më shumë pjesën kulinare dhe rurale të vendit nisur nga fakti që mbetemi ende një nga vendet me çmimet më të ulëta në restorante.

Në rënie gjatë vitit të shkuar ishin edhe polakët. Operatorët turistikë theksojnë se kjo rënie nuk vjen nga turizmi i organizuar i cili ndër vite ka qenë në rritje e po kështu kontratat ishin në rritje edhe ne 2025-ën. Rënia vjen nga turistët individual që nën promovimin e gjerë që pati Shqipëria tre vitet e fundit vendosën të eksploronin të vetëm.

Vitin e shkuar në vend hynë 288 mijë polakë që përbëjnë vetëm 2.8 për qind të peshës totale të turistëve. Po kështu në rënie ishin gjatë 2025-ës edhe turistët nga Turqia dhe Spanja.

Grupet në rritje

Gjermania dhe Franca janë dy grupet me rritje të turistëve në vendin tonë dhe kjo pritet të mbetet e njëjtë edhe gjatë këtij viti. Të dhënat zyrtare tregojnë se vitin e shkuar gjermanët patën një rritje 17.27 për qind duke shënuar një numër prej 452 mijë hyrjesh.

Ky është një grup turistësh që vjen në formë individuale por sidomos të organizuar në ture kulturore por edhe gjatë verës. Sa i i takon Francës rritja ishte 25.39 për qind në raport me një vit më parë duke shënuar 293 mijë. Franca pritet të vijojë rritjen edhe këtë vit madje për herë të parë operatorët turistikë ndërmjetësuan me strukturat akomoduese për ti sjellë me kontrata garancie në formë të organizuar gjatë kësaj vere. Në rritje janë edhe hyrjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në vitin 2025 u regjistruan 241 mijë hyrje me një rritje rreth 8 për qind në raport me vitin paraardhës.

Shqipëria po vijon edhe gjatë këtij viti një promovim të gjerë në media ndërkombëtare dhe rrjete sociale por ky promovim nuk është i përmasave që vendi ka pasur në tre vitet e fundit. Ekspozimi i probleme të turizmit në rrjete sociale nga vizitorë që kanë ardhur në Shqipëri duket se ka bërë që përveç pjesës më të bukur të Shqipërisë të huajt të kenë rezerva edhe për problemet që kanë hasur sidomos sa i takon mbetjeve, infrastrukturës, kafshëve të braktisura, çmimeve jo dhe aq ekonomike sa pritshmëritë e tyre.

Gjatë 2026 operatorët e turizmit presin që rritja të vijojnë sa i takon vizitorëve por vëmendja duhet të kthehet tek marrja e masave për të siguruar qëndrueshmëri afatgjatë. Ngadalësimi i rritjes vit pas viti është një sinjal që masat duhet të merren janë urgjente./et

15:35 Ndryshimet në Kodin Penal, parkimi dysh të çon në burg

By: EL
23 January 2026 at 15:35

Last Updated on 23/01/2026 by EL

Në Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme pa praninë e deputetëve të opozitës të cilët janë në terren për përgatitjet e protestës të së shtunës, është diskutuar dhe miratuar një ndryshim në kodin penal.

Parkimi dysh i automjeteve deri tani i ndëshkuar me gjobë kthehet në një vepër penale e dënueshme me burg.  Detajet se përse ashpërsohet kodi penal i dha relatori socialist deputeti Ervin Hoxha.

“Rritja e sigurisë rrugore dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve duke ndëshkuar parkimin në rresht të dytë që pengon qarkullimin e mjeteve emergjente; Parandalimi i bllokimeve totale të rrugëve dhe pengesave serioze për këmbësorët, duke mbështetur lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve; Forcimi i efektit parandalues të ligjit penal në mënyrë që qytetarët të respektojnë hapësirat e qarkullimit dhe të kontribuojnë në sigurinë publike; Sigurimi i një kuadri ligjor të qartë dhe të efektshëm për institucionet e zbatimit të ligjit, duke mundësuar ndërhyrje të shpejta dhe të efektshme në situata emergjente”, tha Hoxha.

Ndryshimet në kodin penal parashikojnë dekriminalizimi e shpifjes përfshi rritjen e mbrojtjes të sigurisë së gazetarëve gjatë punës së tyre.

Sulmi, kërcënimi apo intimidimi ndaj një gazetari do të trajtohet me të njëjtin seriozitet si ai ndaj një punonjësi shteti, duke rritur dukshëm mbrojtjen ligjore dhe sigurinë e tyre fizike.

Ervin Hoxha shtoi: “1 deri 5 vite burg kush godet gazetarët në detyrë”.

Në këtë komision u miratuan edhe disa ndryshime në ligjin për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit. Pirro Vengu ministër i mbrojtjes tha në komision se ndryshimet synojnë një sistem të ri elektronik kontrolli  dhe parandalimi e trafikut të jashtëligjshëm./et

15:33 Karremi i Putinit për Trump-in

By: EL
23 January 2026 at 15:33

Last Updated on 23/01/2026 by EL

Nga Enver Robelli

Duke qenë agjent i KGB-së sovjetike, Vlladimir Putin është specialist për simulim, servilosje, lajkatime. Këtë e bën ndaj atyre që janë më të fuqishëm se ai. Ndaj liderit kinez, për shembull. Dhe sidomos ndaj Donald Trumpit. Ndaj tij diktatori rus sillet si një masazhist i egos së presidentit amerikan.

Shembulli më i ri, për të cilin raporton gazeta konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) në numrin e sotëm: Trump tha se Putini e ka pranuar ftesën për të qenë anëtar i të ashtuquajturit “Bord i Paqes”. Në të vërtetë Putini nuk e pranoi ftesën, por vetëm autorizoi vartësit e tij ta shqyrtojnë atë. Dhe e falënderoi Trumpin. Pas lëvdatave Putin, si peshkatar i shkathtë, ia hodhi Trumpit një karrem: i tha se po t’i dhurojë 1 miliard dollarë për “Bordin e Paqes”. I propozoi që këto para t’i marrë nga mjetet ruse të bllokuara në SHBA nga administrata e mëpareshme, pra nga qeveria e Joe Biden.

FAZ shkruan: “Pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, në SHBA u ngrinë katër deri në pesë miliardë dollarë rezerva të Bankës Qendrore ruse; kjo është vetëm një pjesë e vogël e totalit prej 280 miliardë dollarësh që u ngrinë në atë kohë, më shumë se dy të tretat e të cilave në Belgjikë. Sipas vendimit të G7, kjo gjendje duhet të mbetet e tillë derisa Rusia t’i dëmshpërblejë Kievit dëmet e shkaktuara. Pra, Putin i propozon Trumpit një keqpërdorim të mjeteve. Mbi këto mjete Rusia, ndryshe nga çfarë pretendoi Putin, aktualisht nuk mund të disponojë. Qëllimi i tij është ta tundojë Trumpin që të shkëputet nga partnerët (europianë) në një tjetër çështje parimore”.

Zemërgjerë u tregua Putini edhe sa i përket Grenlandës. Tha se Danimarka është sjellë keq, madje brutalisht ndaj këtij ishulli dhe prezantoi një shifër për të cilën SHBA mund të blinin Grenlandën (“diku afër një miliard dollarë, ndonëse SHBA-ja ndoshta do të paguante edhe më shumë”).

Kjo është shkolla e sprovuar sovjetike e politikëbërjes. Në një botë fiksioni do të mund të shkruhej një roman me titullin: “Masazhisti nga Kremlini”. Nganjëherë romanet i shkruan realiteti./et

Disa sisteme imunitare mund të mundin kancerin: A mund të kthehet kjo në një ilaç?

23 January 2026 at 16:43

Shkencëtarët po shqyrtojnë një ide premtuese: a mund të përdoret mënyra se si vetë trupi lufton kancerin për të krijuar një trajtim të ri?

Sipas disa studimeve, përgjigjja mund të jetë po, megjithëse rruga drejt një ilaçi funksional është ende e gjatë, ka raportuar The New York Times.

Dihet se shumica e kancereve rriten, përhapen dhe pa trajtim janë vdekjeprurëse.

Por në disa raste të rralla, kanceri ose zhduket vetë, ose mbetet në trup pa u përkeqësuar dhe pa shkaktuar simptoma. Kjo bie ndesh me atë që zakonisht besohet për kancerin.

Pikërisht kjo e ka intriguar prej vitesh doktorin Edward Patz, studiues i njohur i kancerit në Universitetin Duke, i cili mendon se këto raste të pazakonta mund të fshehin çelësin për trajtime të reja.

Pas shumë vitesh kërkimi, puna e tij ka çuar në zhvillimin e një ilaçi eksperimental, i cili deri tani është testuar vetëm te një numër i vogël pacientësh me kancer të mushkërive. Rezultatet fillestare janë inkurajuese, megjithëse shumica e ilaçeve eksperimentale dështojnë kur testohen në studime më të mëdha.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur doktor Patzin, i cili ka themeluar kompaninë Grid Therapeutics, me shpresën se ky ilaç do të shndërrohet në një formë të re trajtimi kundër kancerit.

Edhe studiues të tjerë, që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në këtë projekt, shprehen të interesuar.

“Jemi ende shumë, shumë herët. Por ideja më pëlqen”, ka thënë doktor Roy Herbst, ekspert i kancerit të mushkërive dhe shef i onkologjisë mjekësore në Universitetin Yale.

Edhe doktor David Barbie, shef i onkologjisë torakale në Institutin Dana-Farber, e konsideron konceptin interesant, por paralajmëron se rruga drejt provave të forta është e gjatë.

“Në këtë fazë, efektiviteti është ende vetëm një lidhje e vëzhguar, jo një provë e qartë”, ka thënë ai.

Kërkimi i doktor Patzit ka nisur dekada më parë, kur ai ka vërejtur se disa kancere që duken të njëjta në skanime, në realitet sillen shumë ndryshe: disa janë të ngadalta dhe të padëmshme, ndërsa të tjerat agresive.

Ai dhe ekipi i tij kanë analizuar mostra të ruajtura prej 25 vjetësh nga pacientë me kancer të mushkërive, duke krahasuar ata që kishin ndërruar jetë shpejt me ata që kishin mbijetuar.

“Ne kishim mostra indi të tumorit, mostra gjaku dhe të dhëna të qarta për ecurinë e sëmundjes”, ka thënë doktor Patz.

Fillimisht, studiuesit kanë kërkuar dallime gjenetike ose proteina të veçanta, por nuk kanë gjetur asgjë domethënëse. Më pas, ata u fokusuan te serumi i gjakut dhe aty zbuluan diçka interesante: një antitrup të quajtur GT103.

Pas analizës së qindra pacientëve, doktor Patz ka vërejtur se prania e këtij antitrupi lidhej me një stagnim të kancerit të mushkërive në fazat e hershme.

Dukej se GT103 ndihmonte sistemin imunitar të sulmonte qelizat kancerogjene, duke bllokuar një “mburojë molekulare” që kanceri përdor për t’u fshehur nga mbrojtja e trupit.

Kur ky antitrup është i pranishëm, një pjesë e sistemit imunitar arrin t’i shkatërrojë qelizat e kancerit.

Hapi tjetër ishte prodhimi i sasive të mëdha të këtij antitrupi për përdorim si trajtim.

Studiuesit e Institutit për Vaksina në Universitetin Duke ndihmuan në prodhimin e tij.

Testet te kafshët kanë treguar rezultate pozitive. Më pas nisi faza e parë e provave te njerëzit, e fokusuar vetëm në sigurinë e ilaçit.

Studimi ka përfshirë 31 pacientë me kancer të mushkërive, te të cilët trajtimet standarde kishin dështuar.

Tumoret nuk u tkurrën, por te rreth një e treta e pacientëve, ato ndaluan së rrituri për një peirudhë kohore.

“E përdora te një pacient që kishte kaluar disa linja trajtimi pa sukses. Nuk kishim shumë çfarë t’i ofronim, por me këtë ilaç, kanceri i tij ka ndaluar së rrituri për nëntë apo dhjetë muaj”, ka thënë doktor George Simon.

Më pas, studiuesit e kombinuan antitrupin me pembrolizumab, një ilaç imunoterapie i njohur si Keytruda.

Ideja ishte që të aktivizoheshin dy mekanizma të ndryshëm të sistemit imunitar njëkohësisht.

“Antitrupi ynë vret qelizat e tumorit, por ndoshta jo të gjitha. Me ilaçin tjetër, ne përpiqemi ta ‘trajnojmë’ sistemin imunitar që të merret me pjesën tjetër”, ka shpjeguar doktor Patz.

Rezultatet ishin të përziera. Te disa pacientë, tumoret u stabilizuan, por më vonë filluan të rriteshin sërish. Në disa raste, rritja e dukshme në skanime ishte për shkak të inflamacionit, jo të rritjes reale të kancerit.

“Ajo që shohim në imazhe nuk janë gjithmonë qeliza kancerogjene”, ka thënë doktor Patz.

Megjithatë, pati edhe një rast të jashtëzakonshëm.

Një pacient kishte zhdukje të plotë të tumorit. Prej dy vitesh, analizat nuk kanë treguar asnjë shenjë të sëmundjes.

“Ai nuk është më në asnjë trajtim”, ka thënë doktori Hirva Mamdani.

Hapi i radhës, sipas studiuesve, është një studim shumë më i madh, me qindra pacientë dhe me një grup krahasimi.

“Duhet t’i studiojmë këto rezultate në shkallë të gjerë”, ka thënë doktor Simon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Disa sisteme imunitare mund të mundin kancerin: A mund të kthehet kjo në një ilaç? appeared first on Sinjali.

Njëri nga komisionerët e pranon para Prokurorisë se pati marrëveshje për ryshfet: Kryeziu tregon detaje

23 January 2026 at 16:29

Pas përfundimit të aksionit të sotëm për dallavere me vota në Prizren, i cili rezultoi me 109 të arrestuar, Prokuroria Themelore ka zbuluar edhe raste të përfshirjes në veprën penale “dhënie e marrje të ryshfetit”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Petrit Kryeziu, bëri të ditur këtë gjatë një konference për media.

“Pjesa me dhënie e marrje të ryshfetit është zbuluar sot prej një prej komisionerëve ka vendosur të bashkëpunojë me Prokurorinë. Ata që janë të dyshuar, mund të marrin dhe cilësinë e dëshmitarëve bashkëpunëtorë”, tha Kryeziu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Njëri nga komisionerët e pranon para Prokurorisë se pati marrëveshje për ryshfet: Kryeziu tregon detaje appeared first on Sinjali.

E bujshme nga Torino: Juventus synon Fisnik Asllanin për të zëvendësuar Vlahovicin

23 January 2026 at 16:23

Juventusi ka nisur tashmë planifikimin e repartit ofensiv për verën e ardhshme, me synimin për të zëvendësuar Dusan Vlahovic dhe për të sjellë emra të rinj kyç në sulm.

Mes profileve që bardhezinjtë po ndjekin me vëmendje është Fisnik Asllani, i cili aktualisht aktivizohet te Hoffenheim. Sulmuesi, 1.91 metra i gjatë, po kalon një sezon pozitiv, duke regjistruar 19 paraqitje në Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë, ku ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë pesë asistime.

Hoffenheim e vlerëson Asllanin rreth 30 milionë euro, një shifër që e bën operacionin të vështirë, por gjithsesi konkret për një lojtar të ri me potencial të madh zhvillimi.

Interesi për të nuk mungon, pasi edhe Bayern Munich po e monitoron situatën, me klubin bavarez që e sheh si një alternativë të mundshme për të ardhmen, përfshirë edhe skenarin e zëvendësimit të Harry Kane.

Plani i Juventusit, duke shpresuar që edhe Youssef En-Nesyri të ketë ndikim pozitiv nëse transferohet në janar, është ndërtimi i një reparti të ri sulmues. Ideja është një treshe e përbërë nga sulmuesi maroken, Openda dhe Asllani, ndërsa Jonathan David nuk konsiderohet më prioritet për bardhezinjtë, raportojnë mediat italiane pranë klubit nga Torino.

Ndërkohë, Asllani do të largohet nga Hoffenheim, por aktualisht është i fokusuar që ta kualifikojë skuadrën gjermane në Ligën e Kampionëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E bujshme nga Torino: Juventus synon Fisnik Asllanin për të zëvendësuar Vlahovicin appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Skandali i votave në Prizren, një tjetër anëtar i familjes Paçarizi në arrati

23 January 2026 at 16:08

Sinjali mëson se një person nga familja Paçarizi është në arrati.

Bëhet fjalë për Hasan Paçarizin – Cani.

Pak më parë, Sinjali raportoi se nga kjo familje janë ndaluar edhe dy persona, Granit dhe Ideal Paçarizi.

Nga ky aksion, 109 persona janë arrestuar lidhur me dyshimet për manipulim me vota në këtë komunë.

Kurse, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka thënë se 109 persona janë ndaluar lidhur me manipulimin e votave, derisa ka theksuar se katër partitë kryesore në vend “i kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe ata kanë menduar se larg syve të drejtësisë mund të manipulojnë”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Skandali i votave në Prizren, një tjetër anëtar i familjes Paçarizi në arrati appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Ndalet edhe një tjetër anëtar i familjes Paçarizi

23 January 2026 at 16:03

Gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, përveç arrestim të Granit Paçarizit në pranga ka rënë edhe një anëtar tjetër i kësaj familje.

Sinjali mëson se është ndaluar Ideal Paçarizi.

Kujtojmë se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha se 109 persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për keqpërdorim të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Autoritetet thanë se të ndaluarit janë kryesisht komisionerë dhe në mesin e tyre ka edhe familjarë të kandidatëve për deputetë.

Ata dyshohen për falsifikim të rezultateve zgjedhore, presion dhe kanosje dhe për dhënie e marrje të ryshfetit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ndalet edhe një tjetër anëtar i familjes Paçarizi appeared first on Sinjali.

A do të intervistohen kandidatët për deputetë? Flet kryeprokurori Kryeziu

23 January 2026 at 15:56

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka folur për mundësinë e intervistimit të kandidatëve për deputetë në kuadër të hetimeve për keqpërdorimin e votës, duke theksuar se Prokuroria vepron gjithmonë mbi bazën e provave.

Ai ka bërë të ditur se deri në këtë fazë, veprimet janë të përqendruara tek personat që dyshohet se kanë keqpërdorur drejtpërdrejt votën, duke sqaruar se këta persona kanë vendosur nënshkrimet e tyre.

“Prokuroria udhëheqet gjithmonë me prova. Deri në këtë fazë po veprojmë ndaj atyre që drejtpërdrejt kanë keqpërdorur votën. Ata kanë vendosur nënshkrimet e tyre”, ka deklaruar Kryeziu.

Sipas tij, aktualisht nuk ka informacione që ndërlidhin drejtpërdrejt ndonjë kandidat me ndërhyrje në procesin zgjedhor, por kjo nuk përjashton mundësinë që edhe ata të dëgjohen nga Prokuroria.

“Deri në këtë fazë nuk kemi ndonjë informacion që involvon ndonjë kandidat drejtpërdrejt në ndërhyrje, mirëpo unë besoj që edhe kandidatët do të dëgjohen në Prokurori”, ka shtuar ai.

Kryeziu ka theksuar se Prokuroria ka dëgjuar edhe deklaratat publike të kandidatëve, të cilët janë shprehur se ndihen të dëmtuar nga kjo situatë, duke bërë të ditur se atyre do t’u ofrohet mundësia të japin dëshmi në cilësinë e të dëmtuarve.

“Ne kemi dëgjuar edhe deklaratat e tyre që ata ndihen edhe të dëmtuar. Prokuroria do t’ua ofrojë edhe këtë mundësi që të japin dëshmi edhe në cilësinë e të dëmtuarve”, ka thënë ai.

Në fund, kryeprokurori i Prizrenit ka siguruar se do të bëhen përpjekje maksimale për të siguruar prova për secilin rast dhe se Prokuroria do të jetë e pakompromis ndaj kujtdo për të cilin ka prova.

“Në çdo rast, do të bëjmë përpjekje maksimale të sigurojmë për secilin prova dhe do të jemi të pakompromis ndaj kujtdo që ka prova”, ka thënë Kryeziu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A do të intervistohen kandidatët për deputetë? Flet kryeprokurori Kryeziu appeared first on Sinjali.

Gjesti rikthehet te publiku, kënga e re gati sipas menaxherit

23 January 2026 at 15:53

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje për t’u qëndruar pranë familjarëve, Gjesti është gati të rikthehet me një projekt të ri.

Menaxheri i tij, Bonart Hajvazi, konfirmoi përmes Instagramit se kënga është gati, duke thënë: “Më shpejt se sa shpejt”.

Fansat e kanë pritur me padurim këtë projekt që pritet të jetë emocional dhe domethënës për karrierën e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjesti rikthehet te publiku, kënga e re gati sipas menaxherit appeared first on Sinjali.

Rusia sulmon infrastrukturën energjetike, BE: Moska dëshiron të “ngrijë Ukrainën”, para bisedimeve me SHBA-në

23 January 2026 at 15:49

Bashkimi Evropian ka akuzuar Rusinë se po përpiqet qëllimisht ta “ngrijë Ukrainën” duke sulmuar infrastrukturën energjetike, me synimin për të thyer moralin e popullsisë civile, përpara zhvillimit të bisedimeve të rralla trepalëshe me Shtetet e Bashkuara.

Sipas Komisionit Evropian, sulmet e vazhdueshme ruse ndaj rrjetit energjetik ukrainas po i privojnë civilët nga ngrohja, energjia elektrike dhe shërbimet bazë, në mes të dimrit të ashpër.

Komisionerja e BE-së për Gatishmërinë dhe Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, deklaroi se këto sulme janë të qëllimshme.

“Sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës po i privojnë qëllimisht civilët nga ngrohja, drita dhe shërbimet bazë në mes të dimrit. Ato janë të dizajnuara për të thyer shpirtin ukrainas. Ato do të dështojnë’, tha ajo.

Në përgjigje të situatës, Komisioni Evropian njoftoi se do të dërgojë 447 gjeneratorë emergjentë nga rezervat strategjike të BE-së, të mekanizmit rescEU, të vendosura në Poloni. Gjeneratorët do të shpërndahen nga Ministria për Zhvillimin e Komuniteteve dhe Territoreve të Ukrainës, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Ukrainas, për komunitetet më të prekura.

“Evropa përgjigjet me veprime, jo me fjalë. Dërgesa e re e gjeneratorëve është tashmë në rrugë e sipër dhe i shtohet më shumë se 9 500 gjeneratorëve që BE-ja ka siguruar deri tani në të gjithë Ukrainën,” theksoi Lahbib.

Edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Eva Hrncirova, u shpreh se BE-ja nuk do të lejojë që Rusia ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet përmes dimrit.

“Nuk do ta lejojmë Rusinë ta ngrijë Ukrainën. Ne sjellim dritë dhe ngrohtësi aty ku Rusia dërgon errësirë.”

Ndërkohë, operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës ka bërë të ditur se situata energjetike në vend është përkeqësuar ndjeshëm, pas sulmeve të fundit ajrore ruse. Sipas autoriteteve, disa objekte të prodhimit të energjisë po i nënshtrohen aktualisht riparimeve emergjente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia sulmon infrastrukturën energjetike, BE: Moska dëshiron të “ngrijë Ukrainën”, para bisedimeve me SHBA-në appeared first on Sinjali.

Operacion rekord në Prizren, Ibrahimi: Një nga më të mëdhatë që ka realizuar Policia

23 January 2026 at 15:46

Zëvendësdrejtori i Krimeve Ekonomike, Luan Ibrahimi, ka konfirmuar se aksioni në Prizren, ku u arrestuan 109 persona për manipulim votash, ishte ndër operacionet më të mëdha të realizuara ndonjëherë nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se Drejtoria e Krimeve Ekonomike ishte mobilizuar dhe angazhuar për të mbledhur informacione dhe për të zbatuar autorizimet e lëshuara nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Ibrahimi shtoi se pritet që në vazhdimësi të hetimeve të arrestohen edhe persona të tjerë.

“Ne si Drejtori e Krimeve Ekonomike jemi angazhuar të marrim informacione për keqpërdorime, gjithashtu edhe me t’u pajisur me autorizimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, edhe përkundër vështirësive që kanë ndodhur për shkak se ky ka qenë një prej operacioneve më të mëdha që ka realizuar ndonjëherë Policia e Kosovës, ne jemi përgatitur, jemi mobilizuar. në përpkrahje të vazhdueshme të prokurorisë themelore ne kemi arritur të arresotjmë të intervistojmë një numër jashtëzakonisht të madh dhe mund të konsiderohet një nga operacionet më të mëdha që ndonjëherë ka realizuar, pritet edhe persona të tjerë në vazhdimësi të hetimeve. Kjo është gjendje deri tani”, theksoi Ibrahimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Operacion rekord në Prizren, Ibrahimi: Një nga më të mëdhatë që ka realizuar Policia appeared first on Sinjali.

Prizreni kampion i keqpërdorimit të votave: 109 të ndaluar dhe mbi 68 mijë vota të manipuluara

23 January 2026 at 15:32

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se manipulimet kanë prekur mbi 40,497 vota të shtuar dhe 27,520 të hequra, duke treguar një organizim të qëllimshëm për të ndikuar në rezultatin përfundimtar, shkruan Gazeta Sinjali.

Katër prokurorët e departamentit të krimeve të rënda kanë lëshuar vendimet për ndalim dhe kanë vepruar në stacionet policore për zbardhjen e skemës.

“Ditë më parë kemi parlajmëruar se manipulimi i votës është krim dhe do të ndëshkohen pa kompromisë. Sot secili prej atyre që ka guxuar ti fus duar në vota dhe vullnetin e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit. Bëhet fjalë për manipulime brenda llojit ku katër prej subjeketeve më të mëdha politike i kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe ata kanë menduar që ata larg syve të drejtësisë mund të manipulojnë. Sot, katër prokurorët e departamentit të krimeve të rënda, janë marrë me procese dhe kanë dalë edhe nëpër stacionet policore dhe kanë lëshuar 109 vendime për ndalim.

Pra deri në momentin që po flasim, i kemi 109 të ndaluar për vepra penale të ‘Falsifikimit të rezultateve zgjedhore’, për ‘Presion e kanosje’ dhe për ‘Dhënie e marrje të ryshfetit. Po flasim për Komunën e Prizrenit që ia janë shtuar hic më pak se 40 mijë 497 vota, dhe janë hequr 27 mijë e 520 vota. Diferenca totale e keqpërdorimeve është 68 mijë 17 vota. Po flasim për një organizim për dashje dirkete për ta përmbytur rezultatin”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prizreni kampion i keqpërdorimit të votave: 109 të ndaluar dhe mbi 68 mijë vota të manipuluara appeared first on Sinjali.

Bullgaria zgjedh për herë të parë një presidente femër

By: Elva
23 January 2026 at 16:28

Bullgaria ka zgjedhur për herë të parë në historinë e saj një presidente femër. Zëvendëspresidentja Iliana Yotova ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës, pas pranimit të dorëheqjes së presidentit Rumen Radev. Vendimi u mor nga Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë, e cila miratoi dorëheqjen e Radevit, duke i hapur rrugë kalimit automatik të kompetencave […]

The post Bullgaria zgjedh për herë të parë një presidente femër appeared first on BoldNews.al.

Ministri gjerman: Shqipëria të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar

By: Elva
23 January 2026 at 16:06

Ambasada Gjermane ka zbardhur detaje nga vizita e sotme në Tiranë e Ministrit të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Günther Kirchbaum. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit […]

The post Ministri gjerman: Shqipëria të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Durrës/ Komiteti i Helsinkit: Shteti të mbajë përgjegjësi dhe të dëmshpërblejë qytetarët

By: Elva
23 January 2026 at 15:49

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si u menaxhuan përmbytjet e ndodhura më 6 janar në Durrës, duke theksuar se përgjegjësia nuk mund t’u faturohet vetëm banorëve, por duhet të verifikohet roli i institucioneve shtetërore dhe vendore. Pas një monitorimi në zonën e “ish-Kënetës”,  Komiteti Shqiptar i Helsinkit  raporton se përmbytjet […]

The post Përmbytjet në Durrës/ Komiteti i Helsinkit: Shteti të mbajë përgjegjësi dhe të dëmshpërblejë qytetarët appeared first on BoldNews.al.

SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

By: Elva
23 January 2026 at 15:36

SHBA-të janë tërhequr zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke e lënë agjencinë e Kombeve të Bashkuara pa një nga kontribuuesit e saj financiarë më të mëdhenj. Vendimi vjen pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar një vit më parë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili kishte kritikuar OBSH-në për mënyrën se si, […]

The post SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë appeared first on BoldNews.al.

BE do të pezullojë tarifat 'hakmarrëse' ndaj SHBA-së

23 January 2026 at 16:40


Bashkimi Evropian do të pezullojë tarifat hakmarrëse për mallra amerikane me vlerë 93 miliardë euro për gjashtë muaj të tjerë, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump u tërhoq nga kërcënimi i tij për të vendosur taksa ndaj disa vendeve të BE-së që kundërshtuan përpjekjen e tij për të aneksuar Grenlandën.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së që merret me çështjet tregtare për bllokun, po planifikon të paraqesë një propozim për të zgjatur pezullimin e kundërmasave, i cili do të skadojë më 7 shkurt, sipas zëdhënësit Olof Gill.

“Ne e arritëm objektivin tonë nëpërmjet mjeteve diplomatike dhe politike, të cilat do të jenë gjithmonë preferenca jonë, në vend që të ndjekim një spirale masash dhe kundërmasash”, u tha Gill gazetarëve në Bruksel të premten.

Pezullimi do të zgjasë për gjashtë muaj, megjithëse kundërmasat mund të riaktivizohen në çdo moment nëse janë të nevojshme, sipas tij.

Trump kishte kërcënuar me një tarifë prej 10% për mallrat nga tetë vende evropiane duke filluar nga 1 shkurti, duke u rritur në 25% në qershor, nëse nuk do të kishte një marrëveshje për "blerjen e Grenlandës".

Kjo u shty pas njoftimit të një marrëveshjeje nga presidenti amerikan pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Davos. /Telegrafi/

Anëtarësimi i Ukrainës në BE, Orban: Jo për 100 vitet e ardhshme

23 January 2026 at 15:52


Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka paralajmëruar se Ukraina do të ketë një rol aktiv në fushatën zgjedhore në Hungari, duke shtuar se ky fakt nuk është i këndshëm për qeverinë e tij.

“Duhet ta kemi parasysh që ukrainasit do të jenë lojtarë aktivë në fushatën zgjedhore në Hungari, sepse ata kanë një interes themelor në ndryshimin e qeverisë në vendin tonë”, tha ai, duke shtuar se, megjithëse kjo është e kuptueshme, nuk e bën situatën më të lehtë për Hungarinë.

Kryeministri gjithashtu shprehu bindjen se për të paktën një shekull të ardhshëm, parlamenti hungarez nuk do të miratojë asnjë vendim për pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

— (@)

Deklaratat e Orbanit vijnë në një kohë kur tensionet politike brenda Hungarisë dhe raportet me vendet fqinje janë në fokus.

Analistët shohin këto komente si një sinjal të fortë për politikat e ardhshme të qeverisë në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe ndikimin e jashtëm në zgjedhjet kombëtare.

Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kritikuar qasjen pro-ruse të udhëheqësit të shtetit hungarez. /Telegrafi/


— (@)

❌
❌