Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 January 2026Main stream

VIDEO/ ‘Zbardhet’ Llogaraja, reshjet e borës përfshijnë zonën, autoritet apel për përdorimin e gomave të dimrit

10 January 2026 at 11:28

Reshjet e dëborës kanë vijuar edhe gjatë natës në Llogara. Në rrugë vijojnë të ketë edhe ngrica.

Rruga është e kalueshme, por bëhet apel që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes dhe të përdorin zinxhirë ose gomat e dimrit.

 

Tuneli 190 milionë euro i Ballukut “fut ujë”/ Qytetarët demaskojnë punimet e dobëta në Llogara, Artan Hoxha: Dëmin e paguajnë shqiptarët, ja çfarë tha inxhinieri grek (VIDEO)

By: V K
10 January 2026 at 10:50

Situata e reshjeve të dendura në të gjithë vendin dhe moti i keq, duket se ka vënë në pah cilësinë e dobët të punimeve të rrugëve, por në veçanti të tunelit të Llogarasë, i cili u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 190 milionë euro.

Disa qytetarët kanë shpërndarë një video të filmuar nga brenda tunelit të Llogarasë, ku shihet se uji ka arritur të futet nga pjesa e sipërme e tavanit prej betoni dhe të rrjedhë lirshëm.

Qytetarët kanë ironizuar këto punime, teksa dëgjohen të thonë se: “Tuneli i Ballukut, ‘Palloshi” u shpu!”

Më herët, deklaratat e inxhinierit grek, Ioannis Kirkinezis në dosjen e Belinda Ballukut, shkaktuan mjaft reagime për shkak se ai ngriti dyshimet se në tunelin e Llogarasë nuk janë bërë punime cilësore, pasi “tuneli nuk duhej konsideruar si një vrimë, por kishte nevojë për më shumë hekur”.

Të premten, gazetari Arta Hoxha, komentoi pamjet theksa tha se: “Inxhinieri grek në dosjen e SPAK thotë “futini hekur tunelit” Pra unë uroj që dëmi të mos jetë sepse dëmin e paguajnë shqiptarë”, thotë ai.

DOSJA E SPAK

Të dhënat e siguruara nga hetimi i SPAK ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi tregojnë se jo vetëm tenderi i madh i ndërtimit, por edhe ai i mbikëqyrjes së punimeve u trukua, ndërkohë që inspektimet e kryera në terren ngrenë hije dyshimi mbi cilësinë e punimeve në tunel dhe sigurinë e tij.

Pas një inspektimi në kantier në korrik të vitit 2022, përfaqësuesi grek i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve në tunelin e Llogarasë mbeti i shokuar.

Ai i shkroi i alarmuar kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi se punët po shkonin përditë e më keq me projektin.

“Evis…kontraktori duhet të kuptojë se projekti nuk është thjesht një “vrimë”, por është një tunel i cili duhet të ndërtohet sipas specifikimeve dhe praktikave ndërkombëtare në respekt ABSOLUT për çështjet e SIGURISË…,” i shkroi Ioannis Kirkinezis, përfaqësues i kompanisë “Hill International NV”, Berberit.

Hetimi i Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi, tregon se tensioni erdhi në rritje në muajt që pasuan.

Në shumë episode të përshkruara në dosje, Kirkinezis ankohet për cilësinë e punimeve, për mungesën e projekteve apo “për neglizhencë dhe fyerje totale” nga ana e nënkontraktorit.

Mesazhet e shkëmbyera mes Kirkinezis dhe Berberit nxjerrin në pah një marrëdhënie të ndërlikuar. Ato e kanë zanafillën në gusht të vitit 2021, pasi Ministria e Infrastrukturës çeli tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, me një fond limit prej 196.2 milionë lekësh.

Fitues të tenderit u shpallën kompania “Hill International” e përfaqësuar nga Kirkinezis dhe “Net Group” sh.p.k, por Prokuroria e Posaçme pretendon se ky është një tjetër tender i manipuluar pas atij të ndërtimit të tunelit të Llogarasë dhe e akuzon Berberin për paracaktimin e fituesit.

Sipas SPAK, Kirkinezis i ka hartuar vetë kriteret e vendosura në dokumentet standarde të tenderit dhe në këmbim ka marrë si ortak kompaninë “Net Group” sh.p.k, e cila sipas hetimit ishte e lidhur me Berberin.

Ish-kreu i ARRSH-së, u dërgua në gjykim në qershor të këtij viti së bashku me 18 persona të tjerë për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Në një skemë më të madhe, të zbuluar po ashtu nga mesazhet në telefonin e Berberit, ky i fundit dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, akuzohen se u përfshinë në paracaktimin e fituesit të tenderit 18.9 miliardë lekë, për ndërtimin e tunelit kontrovers të Llogarasë.

Të para së bashku, të dy dosjet tregojnë gjurmë të një problemi sistemik në sektorin e infrastrukturës me shpalljen fiktive të tenderave publikë, ndërkohë që “pazaret” për kriteret dhe fituesit kishin përfunduar.

Ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi, i ka mohuar akuzat e Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë që ministrja Belinda Balluku ka shmangur komentet, duke deklaruar se “ka besim te drejtësia”.

 

The post Tuneli 190 milionë euro i Ballukut “fut ujë”/ Qytetarët demaskojnë punimet e dobëta në Llogara, Artan Hoxha: Dëmin e paguajnë shqiptarët, ja çfarë tha inxhinieri grek (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Qeveria i hap rrugën sekuestrimit të kriptovalutave

10 January 2026 at 09:10

Gjatë raportimit përpara Kuvendit në tetor, ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u ankua se Shqipërisë i mungonte një kuadër ligjor për të mundësuar sekuestrimin e pasurive të paligjshme në formë dixhitale, nëpërmjet kriptovalutave. Pavarësisht vakuumit ligjor, Dumani tha se SPAK kishte bllokuar 11 milionë euro kriptovaluta me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por e […]

The post Qeveria i hap rrugën sekuestrimit të kriptovalutave appeared first on Reporter.al.

Barcelona blindon me kontratë të re një supertalent – La Masia nxjerr edhe një tjetër yll

10 January 2026 at 08:09


Barcelona ka arritur një marrëveshje parimore me talentin 15-vjeçar të akademisë, Ebrima Tunkara, për ta vazhduar qëndrimin e tij në klub, duke siguruar kështu që një nga perspektivat më premtuese të La Masias të mbetet në Kataloni për të ardhmen e afërt.

Sipas SPORT, mesfushori/sulmuesi i majtë dhe klubi katalanas kanë shprehur kënaqësi të ndërsjellë me këtë marrëveshje, e cila pritet të zyrtarizohet në javët në vijim.

Tunkara, i lindur në Lamoi, Gambi, në vitin 2010 dhe përfaqësues i Kombëtares U17 të Spanjës, është pjesë e Barcelonës që nga kategoria pre-Benjamin.

Adoleshenti është i entuziazmuar nga besimi që i ka dhënë klubi, ndërsa drejtuesit e Barcelonës shprehen shumë optimistë për zhvillimin e tij afatgjatë.

Talenti i ri ëndërron të ketë sukses në ‘Camp Nou’ dhe është i përkushtuar të avancojë nëpër rangjet e klubit për të fituar një mundësi në ekipin e parë.

Aktualisht pjesë e skuadrës Juvenil A të drejtuar nga Pol Planas, Tunkara ka shkëlqyer në rolin e tij të ri si sulmues i djathtë, duke shënuar katër gola në 10 ndeshje kampionati këtë sezon.

Ai ka regjistruar gjithashtu tri paraqitje në UEFA Youth League, duke konfirmuar potencialin e tij edhe në arenën evropiane.

I gjithanshëm dhe shpërthyes, talenti spanjollo-gambian shquhet për shpejtësi të jashtëzakonshme, fuqi fizike, ndryshim ritmi dhe një këmbë të majtë cilësore, cilësi që i mundësojnë të çajë linjat kundërshtare dhe të krijojë raste të rrezikshme./Telegrafi/

Yesterday — 9 January 2026Main stream

Cara: Ulet niveli i ujit në fshatrat Adriatik dhe Fushë-Kuqe

9 January 2026 at 18:39

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Shqalsi Cara bëri të ditur sot për ATSH-në se pas ndërhyrjeve për riparimin e argjinaturës së Drojës dhe aktivizimit të kapacitetit të plotë të hidrovoreve, është vënë re një rënie e nivelit të ujit në toka bujqësore dhe kanale kulluese në fshatrat Adriatik dhe Fushë-Kuqe.

“Punimet vijojnë për heqjen e inerteve dhe mbetjeve të grumbulluara në grykëderdhjet e përrenjve dhe kanaleve, si dhe për sistemimin e rrugëve rurale në Fushë-Gjorm dhe Skuraj”, u shpreh ajo.

Cara informoi se gjatë ditës së sotme, grupet e punës janë shpërndarë në terren për evidentimin e dëmeve dhe përgatitjen e dokumentacionit për dëmshpërblim, proces që do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Megjithatë, shprehet Cara, situata mbetet e vështirë, pasi sipas njoftimeve, gjatë natës dhe ditës së shtunë priten reshje shiu me intensitet të lartë, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të shpejta.

Cara u bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht atyre në zonat me rrezik të lartë, që të shmangin çdo lëvizje të panevojshme dhe për çdo nevojë emergjente të kontaktojnë me shtabet e emergjencave civile.

/r.e/

The post Cara: Ulet niveli i ujit në fshatrat Adriatik dhe Fushë-Kuqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërcënoi shitësen me thikë dhe vodhi paratë në market/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

By: xhir jeta
9 January 2026 at 14:13

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari që vodhi një shumë parash, në një market në Yzberisht, duke kanosur punonjësen, me thikë.

I arrestuari, me precendent penal për vjedhje me dhunë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.

Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi Elkjer Tafciu(Tafçiu) 40 vjeç, banues në Tiranë.

Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali.

Before yesterdayMain stream

Banka e Shqipërisë, gjatë verës tërhoqi nga tregu 595 mln euro për të ngadalësuar rënien e kursit

8 January 2026 at 12:08

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë periudhës së verës, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu 595.3 milionë euro, rreth 50% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Nga kjo sasi eurosh të blera, 108 milionë euro janë përdorur për rritjen e rezervës valutore, ndërsa pjesa tjetër ka pasur si qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit. Paralelisht me këto ndërhyrje, kursi euro/lek gjatë kësaj periudhe mbeti praktikisht i “ngrirë” në intervalin 97–98 lekë.

Në total, nga janari deri në shtator 2025, Banka e Shqipërisë ka blerë mbi 825 milionë euro në tregun valutor.

Paralelisht, në periudhën korrik–shtator, Banka realizoi operacione injektimi të likuiditetit me një vlerë mesatare ditore prej 38 miliardë lekësh, një nivel pak më i ulët se në tremujorin paraardhës. Megjithatë, në një krahasim që merr parasysh efektet sezonale, mungesa e likuiditetit rezulton të ketë rënë me rreth 64%, duke reflektuar ndikimin e drejtpërdrejtë të blerjeve valutore në rritjen e ofertës monetare në lekë.

Sipas të dhënave, blerjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor kanë qenë faktori kryesor që ka kontribuar në uljen e mungesës së likuiditetit me rreth 63.66 miliardë lekë. Në të kundërt, rritja e parasë në qarkullim me 20.26 miliardë lekë, e përqendruar kryesisht gjatë muajve korrik–gusht, ka vepruar në drejtim të kundërt, duke zbutur pjesërisht efektin e ndërhyrjeve të Bankës.

Gjatë gjithë vitit 2025, euro ka shfaqur një lloj “imuniteti” artificial, i ndërtuar mbi ndërhyrjet e shpeshta të Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij viti banka qendrore ka tërhequr nga tregu rreth 800 milionë euro, me qëllim frenimin e zhvlerësimit të mëtejshëm të monedhës europiane.

Megjithatë, kjo strategji nuk është parë me sy pozitiv nga institucionet ndërkombëtare. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka theksuar vazhdimisht nevojën për një regjim të lirë këmbimi, pa ndërhyrje të vazhdueshme administrative, duke argumentuar se tregu duhet të reflektojë vetë balancat reale ekonomike.

The post Banka e Shqipërisë, gjatë verës tërhoqi nga tregu 595 mln euro për të ngadalësuar rënien e kursit appeared first on Gazeta Si.

Luana Lopes Lara: Ish-balerina 29-vjeçare që u bë miliarderja e parë që e bëri vetë pasurinë

By: D Marku
7 January 2026 at 19:46

Emri Luana Lopes Lara mund të mos ju thotë shumë, por gruaja e re nga Brazili është aktualisht miliarderja më e re femër në botë që ka fituar vetë pasurine. Në moshën 29-vjeçare, kompania e saj u vlerësua në 11 miliardë dollarë, një zhvillim që e vendosi në krye të një liste që deri vonë përfshinte Lucy Guo të Scale AI dhe Taylor Swift.

Megjithatë, udhëtimi i saj filloi larg botës së teknologjisë dhe investimeve. Duke u rritur në Brazil, ajo u stërvit intensivisht në balet, duke ndjekur Shkollën e Teatrit Bolshoi. Siç raporton Forbes, vitet e adoleshencës ishin më të vështirat e jetës së saj : mësime akademike nga ora 7 e mëngjesit deri në mesditë dhe prova baleti deri vonë natën, në një mjedis jashtëzakonisht konkurrues. Sjellja e trajnerëve dhe atletëve të tjerë ishte e papranueshme – mësuesit do të digjnin cigare në kofshët e saj për të testuar qëndrueshmërinë e saj, ndërsa bashkëmoshatarët e saj do t’i vinin syze në këpucë për ta sabotuar, por ajo nuk u dorëzua.

Në të njëjtën kohë, interesi i saj për shkencën ishte i madh. Vajza e një matematikani dhe inxhinieri elektrik, ajo shkëlqeu në garat kombëtare akademike në Brazil dhe, pasi mbaroi shkollën e mesme, punoi për nëntë muaj si balerinë profesioniste në Austri. Menjëherë pas kësaj, ajo mori vendimin ta linte baletin përgjithmonë dhe të transferohej në Shtetet e Bashkuara për të studiuar shkenca kompjuterike në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets.

Në MIT, ajo takoi Tarek Mansour, me të cilin ndante një rreth të përbashkët miqsh dhe interesash akademike. Të dy u afruan më shumë përmes kurseve dhe, më vonë, përmes stazheve në sektorin financiar. Gjatë studimeve të saj, ajo punoi gjatë verës në firma të tilla si Bridgewater Associates e Ray Dalio dhe Citadel Securities e Ken Griffin.

Pika e kthesës erdhi në vitin 2018, kur ai dhe Tarek Mansour u takuan në Five Rings Capital në New York. Atje lindi ideja për një platformë tregjesh parashikimi , ku përdoruesit mund të parashikonin rezultatin e ngjarjeve të ardhshme, nga zgjedhjet dhe ndeshjet sportive deri te ngjarjet kulturore.

Një vit më vonë, ideja e tyre u pranua në programin Y Combinator, dhe në vitin 2020, Kalshi, siç e quajtën ata idenë e tyre, siguroi miratimin nga Komisioni i Tregtimit të Kontratave të Ardhshme të Mallrave, duke e bërë atë platformën e parë të tregjeve të parashikimit të rregulluara federalisht në SHBA. Sipas Fortune, në vetëm gjashtë vjet, kompania ka arritur të rritet në një gjigant, duke mbledhur së fundmi 1 miliard dollarë fonde dhe duke e rritur vlerësimin e saj në 11 miliardë dollarë.

Karriera e Luana Lopes Lara shpesh lidhet me qëndrueshmërinë fizike dhe mendore që ajo zhvilloi përmes vallëzimit. Hulumtimet tregojnë se disiplina atletike është e lidhur me rritjen e shanseve për sukses profesional, veçanërisht për gratë . Nuk është rastësi që, sipas të dhënave të EY, shumica dërrmuese e grave në pozicione drejtuese kanë një sfond sportiv.

Vetë Luana Lopes Lara është një shembull kryesor se si këmbëngulja, rezistenca ndaj dështimit dhe disiplina mund të transferohen nga skena e baletit në botën e sipërmarrjes. Sot, Kalshi vazhdon të zgjerohet, me vëllime transaksionesh në rritje dhe partneritete të reja, ndërsa Luana Lopes Lara mbetet një nga fytyrat më interesante në skenën globale të teknologjisë.

The post Luana Lopes Lara: Ish-balerina 29-vjeçare që u bë miliarderja e parë që e bëri vetë pasurinë appeared first on Albeu.com.

Luana Lopes Lara: Ish-balerina 29-vjeçare që u bë miliarderja e parë që e bëri vetë pasurinë

By: gaze tare
7 January 2026 at 17:50

Emri Luana Lopes Lara mund të mos ju thotë shumë, por gruaja e re nga Brazili është aktualisht miliarderja më e re femër në botë që ka fituar vetë pasurine. Në moshën 29-vjeçare, kompania e saj u vlerësua në 11 miliardë dollarë, një zhvillim që e vendosi në krye të një liste që deri vonë përfshinte Lucy Guo të Scale AI dhe Taylor Swift.

Megjithatë, udhëtimi i saj filloi larg botës së teknologjisë dhe investimeve. Duke u rritur në Brazil, ajo u stërvit intensivisht në balet, duke ndjekur Shkollën e Teatrit Bolshoi. Siç raporton Forbes, vitet e adoleshencës ishin më të vështirat e jetës së saj : mësime akademike nga ora 7 e mëngjesit deri në mesditë dhe prova baleti deri vonë natën, në një mjedis jashtëzakonisht konkurrues. Sjellja e trajnerëve dhe atletëve të tjerë ishte e papranueshme – mësuesit do të digjnin cigare në kofshët e saj për të testuar qëndrueshmërinë e saj, ndërsa bashkëmoshatarët e saj do t’i vinin syze në këpucë për ta sabotuar, por ajo nuk u dorëzua.

Në të njëjtën kohë, interesi i saj për shkencën ishte i madh. Vajza e një matematikani dhe inxhinieri elektrik, ajo shkëlqeu në garat kombëtare akademike në Brazil dhe, pasi mbaroi shkollën e mesme, punoi për nëntë muaj si balerinë profesioniste në Austri. Menjëherë pas kësaj, ajo mori vendimin ta linte baletin përgjithmonë dhe të transferohej në Shtetet e Bashkuara për të studiuar shkenca kompjuterike në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luana Lopes Lara (@luana_lopes_lara)

Në MIT, ajo takoi Tarek Mansour, me të cilin ndante një rreth të përbashkët miqsh dhe interesash akademike. Të dy u afruan më shumë përmes kurseve dhe, më vonë, përmes stazheve në sektorin financiar. Gjatë studimeve të saj, ajo punoi gjatë verës në firma të tilla si Bridgewater Associates e Ray Dalio dhe Citadel Securities e Ken Griffin.

Pika e kthesës erdhi në vitin 2018, kur ai dhe Tarek Mansour u takuan në Five Rings Capital në New York. Atje lindi ideja për një platformë tregjesh parashikimi , ku përdoruesit mund të parashikonin rezultatin e ngjarjeve të ardhshme, nga zgjedhjet dhe ndeshjet sportive deri te ngjarjet kulturore.

Një vit më vonë, ideja e tyre u pranua në programin Y Combinator, dhe në vitin 2020, Kalshi, siç e quajtën ata idenë e tyre, siguroi miratimin nga Komisioni i Tregtimit të Kontratave të Ardhshme të Mallrave, duke e bërë atë platformën e parë të tregjeve të parashikimit të rregulluara federalisht në SHBA. Sipas Fortune, në vetëm gjashtë vjet, kompania ka arritur të rritet në një gjigant, duke mbledhur së fundmi 1 miliard dollarë fonde dhe duke e rritur vlerësimin e saj në 11 miliardë dollarë.

Karriera e Luana Lopes Lara shpesh lidhet me qëndrueshmërinë fizike dhe mendore që ajo zhvilloi përmes vallëzimit. Hulumtimet tregojnë se disiplina atletike është e lidhur me rritjen e shanseve për sukses profesional, veçanërisht për gratë . Nuk është rastësi që, sipas të dhënave të EY, shumica dërrmuese e grave në pozicione drejtuese kanë një sfond sportiv.

Vetë Luana Lopes Lara është një shembull kryesor se si këmbëngulja, rezistenca ndaj dështimit dhe disiplina mund të transferohen nga skena e baletit në botën e sipërmarrjes. Sot, Kalshi vazhdon të zgjerohet, me vëllime transaksionesh në rritje dhe partneritete të reja, ndërsa Luana Lopes Lara mbetet një nga fytyrat më interesante në skenën globale të teknologjisë.

The post Luana Lopes Lara: Ish-balerina 29-vjeçare që u bë miliarderja e parë që e bëri vetë pasurinë appeared first on iconstyle.al.

Ndërsa një gjyq përfundon, një tjetër fillon për Hashim Thaçin

7 January 2026 at 14:30

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përballet këtë vit me një gjyq të ri në Hagë, vetëm pak ditë pas fjalëve përmbyllëse në gjyqin aktual për krime lufte, gjë që mund ta mbajë atë në paraburgim edhe për disa muaj të tjerë, edhe në rast se shpallet i pafajshëm në çështjen e parë. Thaçi, i cili […]

The post Ndërsa një gjyq përfundon, një tjetër fillon për Hashim Thaçin appeared first on Reporter.al.

Gjashtë viktima dhe qindra fluturime të anuluara, dëbora shkakton kaos në Europë

By: melisa
7 January 2026 at 10:52

Reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e rrezikshme nga akulli kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të udhëtimeve në mbarë Europën, me gjashtë viktima të raportuara nga moti ekstrem, sipas BBC. Pesë persona humbën jetën në Francë për shkak të aksidenteve të lidhura me rrugët e mbuluara nga akulli, ndërsa një grua vdiq në Sarajevë pasi një pemë e rënduar nga bora u rrëzua mbi të…

Source

SHBA “do blejnë” Groenlandën/ Administrata amerikane thotë se përdorimi i ushtrisë është opsion

By: Rovena
6 January 2026 at 23:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ekipi i tij po diskutojnë në mënyrë aktive mënyrat se si SHBA-të mund ta “blejnë” Groenlandën , me Shtëpinë e Bardhë që tani deklaron drejtpërdrejt se përdorimi i ushtrisë amerikane “është gjithmonë një opsion”.
Deklarata vjen në një kohë tensionesh në rritje, me udhëheqësit evropianë dhe Kryeministrin e Groenlandës që e paralajmërojnë Uashingtonin te mos ndermarre veprime ushtarake , pas përshkallëzimit të retorikës së Trump. Klima është përkeqësuar më tej nga operacioni i fundit i SHBA-së në Venezuelë, me arrestimin e Nicolas Maduros, një zhvillim që – sipas diplomatëve evropianë – ka përforcuar ndjesinë se Shtëpia e Bardhë është e përgatitur të marrë masa ekstreme.

Danimarka reagoi menjëherë me ministrin e jashtëm të këtij shteti qe kërkoi një takim zyrtar me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio për të diskutuar zhvillimet e fundit.

Aksioni i Amerikës në Venezuelë, nis takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së

By: redi
5 January 2026 at 16:41

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është mbledhur këtë të hënë dhe do të flitet për aksionin e Amerikës në Venezuelë. Sipas mediave të huaja, në rendin e ditës për takimin e jashtëzakonshëm është listuar diskutimi i “kërcënimeve ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”. Kjo mbledhje vjen pasi dy ditë më parë, ushtria amerikane, me urdhër të Presidentit Donald Trump, nisi një aksion në…

Source

Kiara Tito zbulon detaje të reja nga filmi i ri me Luizin

By: V K
5 January 2026 at 11:35

Këtë të hënë, e ftuar në studion e “Wake Up”, ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito, që këtë sezon e shohim edhe në “Big Brother Fan Club”.

Si po e përjeton ajo këtë rol të ri, si e sheh edicionin e pestë të “Big Brother VIP” dhe a ka ajo ndonjë banor të preferuar?

Çfarë mund të na thuash për filmin e ri “Loja e fundit”, ku personazhet do të jenë Kiara Pipo dhe Luiz Bejlli?

Prej vitesh jemi Kiara dhe Luiz dhe do jetë më e thjeshtë për publikun, që të qëndrojmë tek emrat tanë por me mbiemra të tjerë. Nuk ka të bëjë me historinë tonë të dashurisë, por mesazhi është pak a shumë i njejti. Kemi dhe një detaj tjetër. Do të jetë dhe Heidi tek një pjesë. Do ta shohim si aktore, ka dalë shumë bukur, do shihni një anë tjetër të saj.

Si u bëtë bashkë ju të dyja?

Kiara: Ka ardhur gradualisht. Heidi ka qenë e ftuar në “Portokalli”. Ka qenë një gjë që lindi shumë natyrshëm. Ka ngjitur pozitiviteti, energjia. Nëse dikush ka energji të mirë, e dua afër vetes. Heidi nuk ka fare kunja. Shoh shumë nga vetja ime tek Heidi.

Heidi: Nuk ka fare negativitet. Më pëlqen ajo qetësia.

Filmi del në shkurt, pse kjo zgjedhje?

Kemi dashur shumë ta nxjerrim në shkurt. Nuk ka gjë më të bukur që të kalosh muajin e dashurisë në kinema për të ndjekur një histori dashurie nga dy personazhe që i njeh publiku./TAR

The post Kiara Tito zbulon detaje të reja nga filmi i ri me Luizin appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i senatorit amerikan: Ditët e Kubës janë të numëruara

5 January 2026 at 10:43

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se “ditët e Kubës janë të numëruara”, pas një operacioni ushtarak amerikan që Washingtoni e përshkroi si një “sulm në shkallë të gjerë”, i cili rezultoi në kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

“Pritni për Kubën. Kuba është një diktaturë komuniste që ka vrarë priftërinj dhe murgesha, ata kanë sulmuar popullin e tyre, ditët e tyre janë të numëruara”, u tha Graham gazetarëve të dielën në Air Force One, ndërsa udhëtonte me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“Do të zgjohemi një ditë, shpresoj në vitin 2026, në oborrin tonë do të kemi aleatë në këto vende që bëjnë biznes me Amerikën, jo diktatorë narko-terroristë që vrasin amerikanë”, shtoi ai.

Të shtunën, Trump njoftoi se veprimi ushtarak i SHBA-së ndaj Venezuelës rezultoi në kapjen e Maduros dhe gruas së tij, Cilia Flores, duke u zotuar gjithashtu të ushtrojë kontrollin amerikan mbi vendin për momentin, me trupa amerikane nëse është e nevojshme.

Maduro dhe Flores u dërguan në New York të shtunën vonë dhe po mbahen në një qendër paraburgimi në Brooklyn. Ata përballen me akuza federale amerikane të lidhura me trafik droge dhe bashkëpunim të dyshuar me bandat e përcaktuara si organizata terroriste.

Maduro i ka mohuar akuzat dhe zyrtarët në Karakas kanë bërë thirrje për lirimin e çiftit.

Kuba njoftoi gjithashtu se 32 nga luftëtarët e saj u vranë gjatë ndërhyrjes amerikane në Venezuelë, me presidentin Miguel Diaz-Canel që shpalli 5 dhe 6 janar ditë zie kombëtare.

 

Moti i keq rrëzon pemët në Llogara, bllokohet qarkullimi rrugor

By: armand
5 January 2026 at 08:58

Prej disa ditësh vendi ynë është i përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Kështu gjatë orëve të natës si pasojë e erës së fortë në zonën e Llogarasë disa pemë janë rrëzuar duke shkaktuar edhe bllokimi të këtij segmento rrugor. Era e fortë që ka fryrë gjatë natës në jug të vendit ka shkaktuar rënien […]

The post Moti i keq rrëzon pemët në Llogara, bllokohet qarkullimi rrugor appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Sarandë/ Bie nga ballkoni, ndërron jetë e moshuara

By: armand
4 January 2026 at 22:57

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 19.30 në qytetin e Sarandës ku një 85-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga ballkoni në katin e tretë të një pallati në lagjen nr.3. Selfije Demani është transportuar në spitalin e Sarandës dhe duke parë gjendjen e rëndë të saj […]

The post E rëndë në Sarandë/ Bie nga ballkoni, ndërron jetë e moshuara appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i Maduros/ Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban të hënën mbledhje emergjente

By: Rovena
3 January 2026 at 21:45

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se do të mbajë një mbledhje emergjente të hënën, lidhur me operacionin e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.

Pjesëmarrësit në mbledhje ende nuk janë konfirmuar, por pritet që në të të marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

Kërkesa për mbajtjen e kësaj mbledhjeje është bërë nga Kolumbia, me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, të cilat janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Lara Colturi nis 2026-ën me podium, lë pas Mikaela Shiffrin

3 January 2026 at 12:21

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Lara Colturi ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2026 në Skitë Alpine.

Skiatorja 19-vjeçare shkëlqeu në zbritjen e parë të slalomit gjigant, në ndalesën e Kupës së Botës që po zhvillohet në Kranjska Gora, duke u renditur në vendin e tretë.

Colturi zhvilloi një garë shumë solide dhe e përshkoi pistën me kohën 1 minutë, 1 sekondë e 75 të mijtat, vetëm 37 të qintat më ngadalë se fituesja e zbritjes së parë, Camille Rast. Vendin e dytë e zuri amerikania Paula Moltzan.

Paraqitja e saj ishte edhe më domethënëse pasi la pas emra të mëdhenj të skive alpine botërore, si Mikaela Shiffrin, kryesuese e klasifikimit të përgjithshëm të Kupës së Botës për këtë sezon, si edhe Julia Scheib dhe Sara Hector.

Zbritja e dytë e slalomit gjigant do të zhvillohet në orën 13:00. Në formë të jashtëzakonshme, Lara Colturi synon të konfirmojë performancën e shkëlqyer dhe të regjistrojë një tjetër podium, pas atyre të arritura më herët këtë sezon në Levi, Gurgl, Copper Mountain dhe Semmering.

/gj.m/a.f/

The post Lara Colturi nis 2026-ën me podium, lë pas Mikaela Shiffrin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fundi i cash-it? Hyjnë në fuqi masat kundër parasë së thatë në Shqipëri

3 January 2026 at 12:22

Nga Gazeta ‘SI’ – Me hyrjen e vitit të ri, Shqipëria ka vendosur masa të reja me qëllim luftimin e informalitetit ekonomik dhe rritjen e përdorimit të pagesave digjitale. Që nga 1 janari 2026, asnjë individ nuk mund të kryejë blerje me vlerë mbi 500 mijë lekë cash, ndërsa bizneset nuk mund të kryejnë transaksione me para në dorë mbi 100 mijë lekë me kompanitë e tjera.

Një tjetër detyrim i rëndësishëm i ligjit është pajisja me terminal POS për të gjitha bizneset, veçanërisht ato të sektorëve të shërbimit, akomodimit, transportit dhe tregtisë, për të lehtësuar pagesat me kartë nga klientët. Bizneset në këto sektorë kanë kohë deri më 31 maj 2026, ndërsa për të gjithë të tjerët afati përfundon më 31 dhjetor 2026.

Ky nismë, e quajtur “Cashless Albania” dhe e mbështetur nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë, synon të rrisë përdorimin e pagesave elektronike dhe të formalizojë ekonominë, duke ulur qarkullimin e parasë jashtë sistemit bankar.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se efektiviteti i projektit mund të jetë i kufizuar përballë një popullsie që ka besueshmëri të ulët në sistemet bankare dhe është mësuar të përdorë kryesisht para cash. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për muajin nëntor tregojnë se në vend qarkullonin 467 miliardë lekë jashtë sistemit bankar, një shifër rekord.

Sipas statistikave ndërkombëtare, Shqipëria renditet e treta në botë për përhapjen më të lartë të parasë cash, me 97% të totalit të parasë në qarkullim që ekziston jashtë bankave.

The post Fundi i cash-it? Hyjnë në fuqi masat kundër parasë së thatë në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

❌
❌