Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar “Vokri” që po përmbyt Spanjën me drogë (EMRAT)

By: Brisi
2 February 2026 at 10:54

Borja Mendez – ABC.es Tregtia e drogës është ciklike dhe herë pas here shfaqet një lojtar i ri që kërkon të dominojë lojën. Ky ka qenë rasti me Mafian Mocro, kartelin ballkanik dhe mafian turke. Një nga më të fuqishmet aktualisht është familja Vokri, e cila fiton miliona duke blerë kokainë dhe është e aftë të korruptojë oficerët e policisë, […]

The post Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar “Vokri” që po përmbyt Spanjën me drogë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Vlorës sekuestron pasuritë e të dënuarit për trafik droge

21 January 2026 at 12:02

Prokuroria e Vlorës njoftoi të mërkurën më 21 janar sekuestrimin e pasurive të një personi të dënuar më parë për “Trafik të lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, si dhe të familjarëve të tij. Skuestrimi është kryer bazuar në hetimet e kryera ndaj tyre për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. […]

The post Gjykata e Vlorës sekuestron pasuritë e të dënuarit për trafik droge appeared first on Reporter.al.

Analiza e BIRN: Mesazhi amerikan për grupet kriminale të dr*gës, për kë bien kambanat?

By: V K
18 January 2026 at 09:19

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, iu rikthye kërcënimit që vjen nga lidhjet e grupeve kriminale shqiptare me kartelet e Amerikës Latine, një shqetësim i përsëritur i zyrtarëve amerikanë që, sipas ekspertëve, shenjestron lidhjet e krimit me politikën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i konsiderojnë grupet kriminale shqiptare dhe lidhjet e tyre me kartelet e drogës në Amerikën Latine si rrezik për sigurinë e Shqipërisë, duke kërkuar forcim të institucioneve të drejtësisë në luftën kundër tyre.

Shqetësimi u përcoll nga e Ngarkuara me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn, gjatë një mesazhi të publikuar të premten nga ambasada amerikane në Tiranë.

“Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne”, thotë ajo në videon e shkëputur nga fjalimi përshëndetës në ceremoninë e mbylljes së trajnimit të udhëhequr nga Byroja Federale e Hetimit, FBI, për hetuesit e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, BKH.

Duke e cilësuar si përparësi kryesore për SHBA-të, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, VanHorn theksoi se; “do të ndjekë me këmbëngulje prioritetet e presidentit Trump në Shqipëri, për të forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve, si SPAK, BKH dhe Akademinë e Sigurisë”.

Mesazhi i VanHorn, përpara hetuesve të SPAK thekson edhe njëherë prioritetin kyç të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, i cili lidhet me luftën kundër grupeve kriminale të narkotrafikut.

Edhe në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në mesazhin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio përfshihej ky një shqetësim, ku thuhej se; “partneriteti ynë me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën qytetarët tanë më të sigurt teksa ne përballemi me kërcënimet prej grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të trafikut të drogës dhe atyre që bashkëpunojnë me to”.

Ekspertë të politikës i lidhin këto mesazhe me ndikimin që krimi i organizuar ka në ekonominë dhe politikën shqiptare, me mosfunksionimin e institucioneve ligjzbatuese dhe amnistinë shtetërore ndaj parasë informale që vjen prej këtyre aktiviteteve të paligjshme.

“Trafikantët shqiptarë në Ekuador nuk do të përmendeshin këtu nëse nuk do të kishin bazat dhe ndikimin e tyre në politikën tonë”, i tha BIRN-it Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike, duke komentuar deklaratën e përfaqësueses së ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Sipas tij, mesazhi i saj është përsëritje e mesazheve të mëhershme e të shpeshta për qeverinë shqiptare.

Edhe për Afrim Krasniqin, drejtues i Institutit për Studime Politike, ky është një shqetësim i ngritur disa herë nga SHBA për lidhjet e karteleve të drogës dhe grupeve kriminale nga Shqipëria me vendet latine apo në vetë Shtetet e Bashkuara.

Në kontekstin e mesazhit të VanHorn, Krasniqi sjell në vëmendje rastin e dy muajve më parë kur autoritetet amerikane vendosën një paketë të zgjeruar sanksionesh kundër një familje kriminale shqiptare, e cila akuzohet se ka ndërtuar një rrjet të ndërlikuar biznesesh në Meksikë, Kanada dhe Europë për të pastruar fitimet e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Njëri prej vëllezerve, Luftar Hysa, u bë i njohur edhe në Shqipëri, kur një fotografi e tregonte atë duke hyrë në zyrën e kryeministrit Edi Rama, një takim që ai e ka përshkruar si diskutim për botimin e një libri. Ndryshe nga Hysa, Edi Rama ka pohuar se takimi lidhej me nje investim potencial në Shqipëri.

“Problemi në rastin tonë është se kur ndodh një fenomen i tillë, qeveria e vendit të tij të origjinës, që është Shqipëria, duhet të niste hetimet e menjëhershme për kapitalin e tyre të investuar në vend, për burimet e kapitalit dhe kufizimin e veprimit të kapitalit të tyre në investime e mëdha publike”, thotë Krasniqi.

Por, sipas tij, rezulton që se ata që janë sanksionuar në SHBA vijojnë të përfitojnë nga fondet publike në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë hetim për burimet financiare dhe investimet që kanë bërë, sidomos në fushën e ndërtimit dhe resortet turistike.

“Pra është normale që SHBA të shprehë shqetësimin, si çdo vend tjetër perëndimor, që kapitalet që vijnë nga burimet e drogës vijojnë të legalizohen në Shqipëri dhe përmes aministive, siç ndodhi amnistia e fundit, dhe ato kthehen si pjesë e konkurrencës në ekonominë e tregut, kur në një shtet normal si shtet i së drejtës, anëtar i NATO-s, duhet t’i trajtonte këto si aktivitet kriminal dhe të ndiqte procedurat e një hetimi të thelluar, sekuestros dhe vendosjes para përgjegjësisë të individëve të caktuar”, sugjeron Krasniqi

Nga ana tjetër, ai sheh se ka një mosreagim të agjencive ligjzbatuese për të mbështetur apo të për ecur në të njëjtën linjë me operacionet e SPAK-ut ndaj këtyre grupeve.

Këto agjenci, thotë Krasniqi, “do të duhet të hetonin në mënyrë administrative dhe të verifikonin asetet financiare dhe se kush janë biznesmenët që konsiderohen favoritë dhe janë të privelegjuar si kompani në fushat e mësipërme, por asnjë prej tyre nuk e ka bërë dhe vetë SPAK e ka denoncuar këtë në parlament që s’ka pasur asnjë denoncim nga këto agjenci”.

Po ashtu, Krasniqi e sheh mesazhin e përfaqësueses amerikane në linjë me prioritetet që SHBA kanë vendosur në luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës, prioritete që janë sipas tij dhe në interes të shqiptarëve për të pasur “politikanë të pastër dhe ekonomi të pastër”.

“Nuk mund të bëhemi një vend i zhvilluar, demokratik dhe shtet i së drejtës nëse kapitali në Shqipëri është informal dhe vjen nga burimet e drogës, nëse individët të cilët kanë ndikim të madh mediatik, politik dhe publik i kanë ndërtuar pasuritë e tyre përmës trafikimit dhe karteleve të drogës dhe nëse resortet dhe investimet kryesore në Shqipëri, përfshi dhe zonat luksoze të kryeqyetit, të jenë të ndërtuara përmes kapitaleve të tilla”, theksoi Krasniqi.

Sipas tij, duke e ‘amnistuar’ paranë informale dhe elementët e krimit të organizuar, vendi krijon “një trashëgimi negative, një mësim negativ për brezin e ri, një bazë ekonomike të paqëndrueshme”, e cila forcon krimin e organizuar, largon konkurrencën dhe e bën politikën dhe më të korruptueshme dhe më të ndërvarur nga presioni i këtyre grupeve./BIRN

The post Analiza e BIRN: Mesazhi amerikan për grupet kriminale të dr*gës, për kë bien kambanat? appeared first on Albeu.com.

Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Konfliktohen fizikisht dy persona, njëri përfundon në spital

By: V K
14 January 2026 at 12:31

Uniformat blu në Velipojë, janë njoftuar mbi një konflikt të ndodhur mes dy personave në fshatin Gomsiqe, ku si pasojë, është dëmtuar njëri prej tyre.

Nisur nga hetimet, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 47-vjeçarit me iniciale N. S..

Sipas informacioneve policore, 47-vjeçari është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me shtetasin F. K., në fshatin Gomsiqe. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F. K., i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vijim të veprirmeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë që ai e posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Konfliktohen fizikisht dy persona, njëri përfundon në spital appeared first on Albeu.com.

Arratiset i dyshuari si anëtar i organizatës së Çopjave

13 January 2026 at 14:14

Një person i arrestuar dhe nën akuzë për një sërë veprash të rënda penale, përfshi vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, u arratis të martën ndërsa shoqërohej për një vizitë mjekësore në spitalin e Durrësit. “I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave […]

The post Arratiset i dyshuari si anëtar i organizatës së Çopjave appeared first on Reporter.al.

Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

12 January 2026 at 08:19


Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve dhe procedurave gjyqësore që janë përfunduar ose që janë ende në zhvillim.

Këto grupe janë identifikuar nga organizata ndërkombëtare, si EUROPOL dhe INTERPOL, si ndër aktorët kryesorë në trafikimin e kokainës nga shtetet e Amerikës Latine drejt Evropës.

Venezuela ka ardhur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare si një shtet transit për trafikimin e kokainës pas arrestimit të udhëheqësit të rrëzuar, Nicolas Maduro, nga forcat e Shteteve të Bashkuara në fillim të janarit.

Maduro do të përballet me gjykim në SHBA në bazë të një aktakuze që e ngarkon me mbikëqyrje të një rrjeti të tregtisë me kokainë, që ka bashkëpunuar me grupe të dhunshme, përfshirë kartelet meksikane Sinaloa dhe Zetas, rebelët majtistë kolumbianë të FARC‑ut dhe bandën venezuelase Tren de Aragua.

Maduro në seancën e parë dëgjimore të mbajtur në një gjykatë në Nju Jork i mohoi akuzat.

Cili është rëndësia e Venezuelës për grupet kriminale nga Ballkani?

Siç thekson për Radion Evropa e Lirë, Sasha Gjorgjeviq nga Nisma Globale për Luftimin e Organizatave Kriminale Transnacionale (GI-TOC), Venezuela është e rëndësishme për kontrabandën e kokainës, në të cilën janë të përfshira rrjete kriminale nga Ballkani Perëndimor, sepse ajo përbën “korridor strategjik dalës nga Amerika Latine drejt Atlantikut”.

Nga atje, shumica e kokainës shkon ose direkt në Evropë, ose përmes Afrikës Perëndimore në Evropë.

Sipas tij, për grupet kriminale nga Ballkani, Venezuela është e rëndësishme, por jo destinacioni kryesor për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Në këtë kuptim, vendet si Kolumbia dhe Brazili janë shumë më të rëndësishme, dhe në vitet e fundit edhe Ekuadori.

Arrestimi i Maduros dhe veprimet e SHBA-së kundër grupeve kriminale që merren me trafikimin e kokainës, sipas Gjorgjeviqit nuk do të kenë shumë ndikim te këto grupe, anëtarët e të cilave janë me origjinë nga vendet e Ballkanit.

“Duke pasur parasysh se këto grupe gjithmonë kanë qenë fleksibile, supozoj se ato grupe që kanë përdorur Venezuelën do të gjejnë rrugë alternative në këto vende ku, sipas meje, ekzistojnë baza shumë më të rëndësishme”, vlerëson ai.

Kush janë aktorët kryesorë?

Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën u zbuluan përmes sekuestrimit të kokainës pranë bregut të Arubës, afër Venezuelës, në shkurt të vitit 2020.

Në atë rast, marina holandeze ndaloi anijen “Aressa”, e cila më parë ishte ankoruar në portin venezuelas të Guaranos. Në bordin e anijes u sekuestruan 5 tonë kokainë.

Gjatë aksionit u arrestuan 11 shtetas të Malit të Zi, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes. Sipas Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, sekuestrimi i kokainës në Arubë ishte si rezultat i bashkëpunimit mes Mali i Zi, Mbretërisë së Bashkuar, Serbisë dhe Holandës.

Para gjykatës në Arubë, shtetasit malazezë u dënuan në mars të vitit 2021 me dënime nga nëntë deri në 15 vjet burgim.

EUROPOL-i e lidhi kokainën e sekuestruar në Arubë me shtetasin serb Mirosllav Starçeviq, i arrestuar në maj të vitit 2023 së bashku me 12 persona të tjerë. Ata akuzohen nga autoritetet në Serbi për trafik ndërkombëtar të drogës.

Siç është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Gjykata e Lartë në Beograd, procesi gjyqësor kundër këtij grupi është drejt fundit.

Policia serbe e ka cilësuar Starçeviqin si udhëheqës kryesor “të organizatës më të madhe kriminale për trafikim të drogës nga Ballkani” që u zbulua me ndihmën e EUROPOL-it.

Sipas Policisë serbe, karteli i udhëhequr nga Starçeviq qëndron pas dërgesave me shumë tonë kokainë që kanë mbërritur në Evropë nga Kolumbia, Brazili, Ekuadori, por edhe përmes Afrikës Perëndimore.

Grupi i Starçeviqit në raportet e GI-TOC lidhet me klanin Kavaç, klan kriminal me origjinë nga Mali i Zi.

Klanet Kavaç dhe Shkalar janë nga Mali i Zi. Bëhet fjalë për dy klane të armatosura, dhe gjatë përplasjeve që kanë pasur që nga viti 2014 kanë humbur jetën më shumë se 60 persona.

Pa përgjigje nga ministritë e Brendshme të Serbisë dhe Malit të Zi

Nuk dihet nëse dhe sa janë të përfshira ende grupet kriminale, pjesëtarë të të cilave janë me origjinë nga Serbia dhe Mali i Zi, në trafikun e kokainës të lidhur me Venezuelën.

Për këto pyetje, deri në publikimin e këtij teksti, nuk janë përgjigjur Ministria e Brendshme e Serbisë, dhe as ajo e Malit të Zi.

Nga EUROPOL-i thanë shkurt për REL-in se organizata nuk ka bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Venezuelën, kështu që të dhënat për përfshirjen e grupeve kriminale nga Ballkani merren në mënyrë indirekte, nga policitë e këtyre shteteve.

Grupet kriminale nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në raportet e agjencive ndërkombëtare si EUROPOL dhe INTERPOL, cilësohen si të rëndësishme për trafikun e kokainës nga Amerika Latine, kryesisht drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Këtë pozicion, sipas raporteve të GI-TOC, ato e kanë ndërtuar për dekada, kryesisht përmes lidhjeve të drejtpërdrejta me vendet prodhuese dhe distributorë të kokainës.

Pse është e veçantë Venezuela?

Ajo që e bën Venezuelën interesante, thotë Gjorgjeviq nga GI-TOC, është përdorimi i transportit detar dhe ajror për kokainën që dërgohet nga ky shtet.

“Janë avionë të vegjël, për të cilët kontrolli dhe monitorimi është shumë më i ulët se për fluturimet komerciale”, shpjegon ai.

Në Venezuelë nuk prodhohet kokainë, por sipas raporteve të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), Venezuela cilësohet si një nga shtetet kryesore transit për kokainën, e cila prodhohet kryesisht në Kolumbi dhe më pas shpërndahet drejt SHBA-së dhe Evropës.

Indikacionet e forta që pjesë të aparatit shtetëror venezuelas janë të përfshirë në aktivitetet kriminale vijnë nga gjetjet e Indeksit për Krim Global, sipas të cilit Venezuela renditet në dhjetë për qindëshin më të lartë të vendeve në botë për ndikimin e aktorëve kriminalë brenda vendit.

Raportet vjetore për këtë indeks i publikon GI-TOC, organizatë joqeveritare me seli në Gjenevë.

Në raportin e fundit të publikuar në nëntor të vitit 2025, thuhet se grupet guerile kolumbiane “menaxhojnë zinxhirët e furnizimit në bashkëpunim me zyrtarë të korruptuar venezuelas”.

“Grupet janë integruar në komunitetet lokale, shpesh duke manipuluar të rinjtë që të punojnë për ta nën maskën e punësimit të ligjshëm, dhe kanë marrë në dorë sistemet lokale të drejtësisë dhe strukturat e qeverisjes”, theksohet në raport.

Aty shtohet se marrëdhënia simbiozë midis grupeve guerile kolumbiane dhe zyrtarëve shtetërorë venezuelas ka lehtësuar operacionet e tyre, duke rezultuar në “dhunë minimale, por kontroll të konsiderueshëm mbi rajonet kufitare”. /REL/

Korridor strategjik dalës nga Amerika Latine drejt Atlantikut/ Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

By: V K
12 January 2026 at 08:04

Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani, kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve dhe procedurave gjyqësore që janë përfunduar ose që janë ende në zhvillim.

Këto grupe janë identifikuar nga organizata ndërkombëtare, si EUROPOL dhe INTERPOL, si ndër aktorët kryesorë në trafikimin e kokainës nga shtetet e Amerikës Latine drejt Evropës.

Venezuela ka ardhur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, si një shtet transit për trafikimin e kokainës pas arrestimit të udhëheqësit të rrëzuar, Nicolas Maduro, nga forcat e Shteteve të Bashkuara në fillim të janarit.

Maduro do të përballet me gjykim në SHBA në bazë të një aktakuze që e ngarkon me mbikëqyrje të një rrjeti të tregtisë me kokainë, që ka bashkëpunuar me grupe të dhunshme, përfshirë kartelet meksikane Sinaloa dhe Zetas, rebelët majtistë kolumbianë të FARC‑ut dhe bandën venezuelase Tren de Aragua.

Maduro në seancën e parë dëgjimore të mbajtur në një gjykatë në Nju Jork i mohoi akuzat.

Cili është rëndësia e Venezuelës për grupet kriminale nga Ballkani?

Siç thekson për Radion Evropa e Lirë, Sasha Gjorgjeviq nga Nisma Globale për Luftimin e Organizatave Kriminale Transnacionale (GI-TOC), Venezuela është e rëndësishme për kontrabandën e kokainës, në të cilën janë të përfshira rrjete kriminale nga Ballkani Perëndimor, sepse ajo përbën “korridor strategjik dalës nga Amerika Latine drejt Atlantikut”. Nga atje, shumica e kokainës shkon ose direkt në Evropë, ose përmes Afrikës Perëndimore në Evropë.

Sipas tij, për grupet kriminale nga Ballkani, Venezuela është e rëndësishme, por jo destinacioni kryesor për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Në këtë kuptim, vendet si Kolumbia dhe Brazili, janë shumë më të rëndësishme dhe në vitet e fundit edhe Ekuadori.

Arrestimi i Maduros dhe veprimet e SHBA-së kundër grupeve kriminale që merren me trafikimin e kokainës, sipas Gjorgjeviqit nuk do të kenë shumë ndikim te këto grupe, anëtarët e të cilave janë me origjinë nga vendet e Ballkanit.

“Duke pasur parasysh se këto grupe gjithmonë kanë qenë fleksibile, supozoj se ato grupe që kanë përdorur Venezuelën do të gjejnë rrugë alternative në këto vende ku, sipas meje, ekzistojnë baza shumë më të rëndësishme”, vlerëson ai.

Kush janë aktorët kryesorë?

Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën u zbuluan përmes sekuestrimit të kokainës pranë bregut të Arubës, afër Venezuelës, në shkurt të vitit 2020.

Në atë rast, marina holandeze ndaloi anijen “Aressa”, e cila më parë ishte ankoruar në portin venezuelas të Guaranos. Në bordin e anijes u sekuestruan 5 tonë kokainë.

Gjatë aksionit u arrestuan 11 shtetas të Malit të Zi, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes. Sipas Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, sekuestrimi i kokainës në Arubë ishte si rezultat i bashkëpunimit mes Mali i Zi, Mbretërisë së Bashkuar, Serbisë dhe Holandës.

Para gjykatës në Arubë, shtetasit malazezë u dënuan në mars të vitit 2021 me dënime nga nëntë deri në 15 vjet burgim.

EUROPOL-i e lidhi kokainën e sekuestruar në Arubë me shtetasin serb Mirosllav Starçeviq, i arrestuar në maj të vitit 2023 së bashku me 12 persona të tjerë. Ata akuzohen nga autoritetet në Serbi për trafik ndërkombëtar të drogës.

Siç është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Gjykata e Lartë në Beograd, procesi gjyqësor kundër këtij grupi është drejt fundit.

Policia serbe e ka cilësuar Starçeviqin si udhëheqës kryesor “të organizatës më të madhe kriminale për trafikim të drogës nga Ballkani” që u zbulua me ndihmën e EUROPOL-it.

Sipas Policisë serbe, karteli i udhëhequr nga Starçeviq qëndron pas dërgesave me shumë tonë kokainë që kanë mbërritur në Evropë nga Kolumbia, Brazili, Ekuadori, por edhe përmes Afrikës Perëndimore.

Grupi i Starçeviqit në raportet e GI-TOC lidhet me klanin Kavaç, klan kriminal me origjinë nga Mali i Zi.

Klanet Kavaç dhe Shkalar janë nga Mali i Zi. Bëhet fjalë për dy klane të armatosura, dhe gjatë përplasjeve që kanë pasur që nga viti 2014 kanë humbur jetën më shumë se 60 persona.

Pa përgjigje nga ministritë e Brendshme të Serbisë dhe Malit të Zi.

Nuk dihet nëse dhe sa janë të përfshira ende grupet kriminale, pjesëtarë të të cilave janë me origjinë nga Serbia dhe Mali i Zi, në trafikun e kokainës të lidhur me Venezuelën.

Për këto pyetje, deri në publikimin e këtij teksti, nuk janë përgjigjur Ministria e Brendshme e Serbisë, dhe as ajo e Malit të Zi.

Nga EUROPOL-i thanë shkurt për REL-in se organizata nuk ka bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Venezuelën, kështu që të dhënat për përfshirjen e grupeve kriminale nga Ballkani merren në mënyrë indirekte, nga policitë e këtyre shteteve.

Grupet kriminale nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në raportet e agjencive ndërkombëtare si EUROPOL dhe INTERPOL, cilësohen si të rëndësishme për trafikun e kokainës nga Amerika Latine, kryesisht drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Këtë pozicion, sipas raporteve të GI-TOC, ato e kanë ndërtuar për dekada, kryesisht përmes lidhjeve të drejtpërdrejta me vendet prodhuese dhe distributorë të kokainës.

Pse është e veçantë Venezuela?

Ajo që e bën Venezuelën interesante, thotë Gjorgjeviq nga GI-TOC, është përdorimi i transportit detar dhe ajror për kokainën që dërgohet nga ky shtet.

“Janë avionë të vegjël, për të cilët kontrolli dhe monitorimi është shumë më i ulët se për fluturimet komerciale”, shpjegon ai.

Në Venezuelë nuk prodhohet kokainë, por sipas raporteve të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), Venezuela cilësohet si një nga shtetet kryesore transit për kokainën, e cila prodhohet kryesisht në Kolumbi dhe më pas shpërndahet drejt SHBA-së dhe Evropës.

Indikacionet e forta që pjesë të aparatit shtetëror venezuelas janë të përfshirë në aktivitetet kriminale vijnë nga gjetjet e Indeksit për Krim Global, sipas të cilit Venezuela renditet në dhjetë për qindëshin më të lartë të vendeve në botë për ndikimin e aktorëve kriminalë brenda vendit.

Raportet vjetore për këtë indeks i publikon GI-TOC, organizatë joqeveritare me seli në Gjenevë.

Në raportin e fundit të publikuar në nëntor të vitit 2025, thuhet se grupet guerile kolumbiane “menaxhojnë zinxhirët e furnizimit në bashkëpunim me zyrtarë të korruptuar venezuelas”.

“Grupet janë integruar në komunitetet lokale, shpesh duke manipuluar të rinjtë që të punojnë për ta nën maskën e punësimit të ligjshëm, dhe kanë marrë në dorë sistemet lokale të drejtësisë dhe strukturat e qeverisjes”, theksohet në raport.

Aty shtohet se marrëdhënia simbiozë midis grupeve guerile kolumbiane dhe zyrtarëve shtetërorë venezuelas ka lehtësuar operacionet e tyre, duke rezultuar në “dhunë minimale, por kontroll të konsiderueshëm mbi rajonet kufitare”./rel

The post Korridor strategjik dalës nga Amerika Latine drejt Atlantikut/ Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën appeared first on Albeu.com.

Kontejneri me 500 kg kokainë në Zvicër/ Si dështoi misioni i kontrabandës për 3 shqiptarët

By: Brisi
9 January 2026 at 10:50

Nga Sebastian Schanzer, BaZ ONLINE Në pranverën e vitit 2022, policia sekuestroi gjysmë ton kokainë në fabrikën Nespresso në Romont, në kantonin e Fribourg-ut. Ndërsa ky është “vetëm” rasti i dytë më i madh i kontrabandës së drogës i zbuluar ndonjëherë në Zvicër për sa i përket sasisë, vlera e drogës është rekord: Sipas zyrës së […]

The post Kontejneri me 500 kg kokainë në Zvicër/ Si dështoi misioni i kontrabandës për 3 shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

6 January 2026 at 09:57

Pasditen e 5 nëntorit 2020, ndërsa rrugët qëndronin të mbyllura për shkak të masave kundër pandemisë së Covid-19, dy burra shqiptarë me banim në Belgjikë shkëmbyen një seri mesazhesh të shkurtra nëpërmjet aplikacionit të koduar Sky ECC – të deshifruara vite më vonë nga autoritetet ligjzbatuese europiane. “E gjetëm mallin,” shkruante i kënaqur një prej […]

The post Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës appeared first on Reporter.al.

Nga Dubai në rrugët e Romës dhe Milanos/ Ku ‘shtrihen’ baronët shqiptarë të drogës

By: Brisi
3 January 2026 at 18:39

Nga Davide Milosa – Il Fattoquotidiano.it “Restoranti “L’anima di Damasco” ndodhet në rrugën Calle Val-tuille në Fuenlabrada, zonë industriale e Madridit. Trafikanti shqiptar Eldi H., i quajtur “Mekaniku”, mbërrin aty me një sedan të errët. Ai ka një takim me pronarin e lokalit, të cilin të gjithë e thërrasin El Rubio (“Biondi”), një sirian rreth […]

The post Nga Dubai në rrugët e Romës dhe Milanos/ Ku ‘shtrihen’ baronët shqiptarë të drogës appeared first on BoldNews.al.

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, te atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën

By: Brisi
31 December 2025 at 09:08

Viti 2025 u shënua nga disa ngjarje të rënda kriminale që tronditën publikun dhe rendin në vend. Gjatë periudhës 1 janar-30 nëntor 2025, janë regjistruar 39 vrasje në territorin e Shqipërisë, ndërsa 8 prej tyre mbeten ende me autorë të paidentifikuar, kryesisht në zonat e Shkodrës dhe Lezhës. Ja disa nga ngjarjet kriminale më të […]

The post Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, te atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën appeared first on BoldNews.al.

Korrupsion dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale/ Kompania e lidhur me “KAYO”-n e përfshirë në një skandal në Belgjikë, ‘Elbit System’ dyshohet për kontrata të manipuluara

By: V K
10 December 2025 at 11:21

Zyra e prokurorit federal belg, ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për një konsulent të dyshuar se ka vepruar në emër të Elbit Systems, kontraktorit kryesor të mbrojtjes së Izraelit, në një seri kontratash të mëdha të dhëna nga një agjenci e NATO-s.

Emri i Eliau Eluasvili, një shtetas italian 60-vjeçar, shfaqet vazhdimisht në këtë rast të gjatë që përfshin gjyqtarë dhe policë në Belgjikë, Holandë, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Luksemburg dhe Rumani.

Eluasvili është kërkuar nga gjykatat që nga 30 shtatori për “korrupsion aktiv dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale”.

Sipas burimeve tona, Elbit Systems, u pezullua në korrik nga pjesëmarrja në kontratat e prokurimit publik të NATO-s.

La Lettre, në partneritet me gazetat belge Le Soir dhe Knack dhe median holandeze Follow the Money, ka disa muaj që heton pagesat në lidhje me disa kontrata të mëdha armësh të dhëna nga Agjencia e Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s ( NSPA ).

Arrestimi i pesë agjentëve dhe ish-agjentëve të saj midis shkurtit dhe majit në disa vende evropiane e tronditi agjencinë me seli në Luksemburg, e cila ka shpenzuar gati 10 miliardë euro për porosi këtë vit (LL, 20/10/25 ). Skandali ka tronditur NSPA-në dhe NATO-n që nga pranvera.

Konsulent në arrati

Ai është në kërkim që prej 30 shtatorit, ndërsa sipas burimeve të hetimit, Elbit Systems u pezullua në korrik nga të gjitha prokurimet publike të NATO-s.

Hetuesit besojnë se gjatë disa viteve, Eluasvili ka ndihmuar Elbit Systems të siguronte kontrata të manipuluara nga NSPA (Agjencia e Prokurimeve në NATO).

Ai rezulton i përfshirë në një rrjet kompanish konsulence të regjistruara në Lituani, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Greqi dhe Rumani.

Sipas dokumenteve të brendshme, NATO pezulloi gjatë verës 15 kontrata, prej të cilave 13 i përkisnin Elbit Systems dhe filialit të saj Orion Advanced Systems.

Këto kontrata përfshinin furnizime me ndezës ajrorë, municione, fishekzjarrëve për avionë dhe predhave 155 mm për forcat e armatosura të NATO-s.

Ndër kontratat më të mëdha të pezulluara, është ajo për modernizimin e flotës së anijeve patrulluese të Marinës Portugeze, me vlerë 100 milionë euro për periudhën 2016–2024.

Parregullsitë e kontratës

Në një dokument të datës 31 korrik që shoqëronte listën e kontratave të pezulluara, kreu francez i programit të municioneve të NSPA-së, Céline Danielli, i paralajmëroi përfaqësuesit e Aleancës për shkallën e mashtrimit.

“Pezullimet e shitësve vijnë pas shfaqjes së akuzave serioze që tregojnë se ka të ngjarë që furnizuesit të jenë përfshirë në praktika të sanksionueshme, duke përfshirë parregullsi në dhënien e kontratave”, shkroi ajo.

“Si rezultat, strategjia jonë ekzistuese e Prokurimit tani nuk mund të ekzekutohet”, shtoi Céline Danielli.

NSPA mbetet e disponueshme për të diskutuar ndikimin operacional të këtij vendimi dhe ai mund të jetë i kufizuar.

Dyshimet përforcohen nga fakti se të gjithë agjentët ose ish-agjentët e NATO-s të arrestuar në muajt e fundit ishin aktivë në programin e municioneve të NSPA-së.

Duke filluar me Guy Moeraert, një ish-ushtar belg i cili ishte aktiv në vitet 2015-2020 në departamentin e operacioneve, ku u caktua në programin e prokurimit të municioneve. Ai më vonë u bë konsulent.

Ai aktualisht i nënshtrohet etiketimit elektronik pas një qëndrimi gjashtëmujor në burg.

Moeraert dyshohet nga gjykatat belge se ka marrë 1.9 milion euro në ryshfete për programe municionesh dhe pajisjesh aeronautike me vlerë disa qindra milion euro.

Ai është akuzuar për “korrupsion aktiv dhe pasiv, pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale”.

Avokati i tij tha se klienti i tij “ka vënë gjithçka në tryezë, ka dhënë emra (dhe) nuk i konteston elementët faktikë”, por “ende përfiton nga prezumimi i pafajësisë”.

Gjykatat belge duan të zbulojnë nëse ish-agjenti i NSPA-së, i cili u bë konsulent i pavarur në vitin 2021, ka punuar për Eluasvilin dhe e ndihmoi atë të siguronte disa kontrata të NATO-s për Elbit Systems, sipas burimeve tona.

Një rrjet ish-agjentësh të shndërruar në konsulentë, të cilët me kënaqësi i hapin librat e tyre të adresave për industrialistët, graviton rreth selisë së NSPA-së në Luksemburg.

Ata kanë përfituar nga situata e re gjeopolitike, shpërthimi në buxhetet e mbrojtjes evropiane dhe njohuritë e tyre të brendshme për Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut për të ndihmuar kompani të caktuara të fitojnë kontrata pas tenderëve kompleksë të nisur nga NSPA.

Ndonjëherë ata madje dhanë këshilla mbi detajet më të imëta të kontratave. NSPA, kodi i etikës së së cilës hesht për agjentët e saj që kalojnë në sektorin privat, ka treguar pak shqetësim për zhvillimin e karrierës së ish-punonjësve të saj.

The post Korrupsion dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale/ Kompania e lidhur me “KAYO”-n e përfshirë në një skandal në Belgjikë, ‘Elbit System’ dyshohet për kontrata të manipuluara appeared first on Albeu.com.

Apartamente dhe toka/ Konfiskohen 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale në Lezhë

By: V K
3 December 2025 at 13:58

Policia e Lezhës, ka ekzekutuar një vendim të Apelit të GJKKO-së dhe SPAK-ut, duke konfiskuar 9 pasuri të tjera që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Burime zyrtare njoftuan sot (3 dhjetor) se pasuritë janë 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente. Ato ndodhen në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe në Ishull Lezhë dhe kanë sipërfaqe totale 33815 m².

“Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, për gjurmimin e aseteve kriminale, si dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, të lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 9 pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nuk jepen detaje të hollësishme se kujt i përkasin këto pasuri të paligjshme të konfiskuara me vendim të formës së prerë të Apelit të GJKKO-së.

Policia sqaron gjithashtu se “gjatë 2 muajve të fundit janë sekuestruar në qarkun Lezhë, 29 pasuri me sipërfaqe totale rreth 132 322 m²”.

The post Apartamente dhe toka/ Konfiskohen 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale në Lezhë appeared first on Albeu.com.

Përgjigje e koordinuar për rezultate kundër rrjeteve kriminale që veprojnë globalisht

25 November 2025 at 11:15

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi javën e kaluar një takim në Bruksel.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, njoftoi se Dumani përfaqësoi Shqipërinë në një takim trilateral për herë të parë mes zyrtarëve të lartë nga Bashkimi Evropian, Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor, fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

“Më shumë se 100 pjesëmarrës morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Komisioni Evropian, mes tyre përfaqësues nga 18 shtete anëtare të BE-së”, vë në dukje delegacioni i BE-së.

Sipas delegacionit të BE-së, “Dumani theksoi rezultatet konkrete të SPAK, të arritura në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe Agjencitë e BE-së, në identifikimin dhe analizimin e komunikimeve të enkriptuara të përdorura për koordinimin e aktiviteteve të paligjshme”.

“Ky bashkëpunim ka çuar në arrestime të rëndësishme në Shqipëri dhe në gjithë Evropën, si dhe në goditjen e grupeve kriminale ndërkufitare, përfshirë ato me lidhje në Amerikën Latine”, njoftoi delegacioni i BE përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Delegacioni i BE-së theksoi se “mesazhi i tij, se vetëm një përgjigje e koordinuar mund të japë rezultate kundër rrjeteve kriminale që veprojnë globalisht, u përforcua fuqimisht si nga përfaqësuesit e BE-së, ashtu edhe nga pjesëmarrës të tjerë”.

“Ata ranë dakord për nevojën e një bashkëpunimi edhe më të ngushtë gjyqësor dhe policor, përfshirë ndarjen e inteligjencës, hetimet financiare dhe analizën, si dhe punën e përbashkët në ekipe të përbashkëta hetimore”, njoftoi zyra e delegacionit të BE në Tiranë.

/m.q/j.p/

The post Përgjigje e koordinuar për rezultate kundër rrjeteve kriminale që veprojnë globalisht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Metamorfoza 2”/ GJKKO jep dënimin për Dedan Gjonin dhe 5 të pandehurit e tjerë

By: Brisi
22 November 2025 at 11:31

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimin për 6 të pandehurit e dosjes së njohur si “Metamorfoza 2” përfshirë ish-shefin e krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni. Bëhet fjalë për Ismail Zenelin, Bujar Ajetin, Adrian Cenajn (Dedja), Dedan Gjonin (ish-shefi i krimeve), Besmir Murtatin dhe Albert Prengën, të cilët akuzohen […]

The post “Metamorfoza 2”/ GJKKO jep dënimin për Dedan Gjonin dhe 5 të pandehurit e tjerë appeared first on BoldNews.al.

Europol: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave

By: Ela
21 November 2025 at 10:03

Një fenomen jashtëzakonisht shqetësues po shfaqet përmes video-lojërave dhe celularëve, paralajmëron shefja e Europol-it, Catherine De Bolle, e cila thekson se rrjete kriminale po rekrutojnë dhe “po i shndërrojnë fëmijët në armë”. Sipas saj, këto organizata përbëjnë sot kërcënimin më të madh të vetëm ndaj Bashkimit Europian, duke destabilizuar shoqëritë përmes synimit ndaj më të pambrojturve, […]

The post Europol: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave appeared first on BoldNews.al.

Ish-drejtuesi i policisë vijon betejën për të rifituar pasuritë e tij miliona euroshe

19 November 2025 at 18:44

Oltion Bistri, ish-drejtori i njësisë Operacionale në Policinë e Shtetit, i dënuar një ditë më parë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për zbulim të akteve sekrete në favor të një organizate kriminale, vijon betejën e tij gjyqësore për të rimarrë pasuritë e shumta të luajtshme e të paluajtshme, të sekuestruara, që arrijnë […]

The post Ish-drejtuesi i policisë vijon betejën për të rifituar pasuritë e tij miliona euroshe appeared first on Reporter.al.

Udhëheqësi i bandës së drogës ekuadoriane u kap në Spanjë – disa vite pasi falsifikoi vdekjen e tij

16 November 2025 at 23:10


Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Ekuador u kap të dielën, disa vite pasi ai falsifikoi vdekjen e tij dhe u transferua në Spanjë.

Presidenti ekuadoras Daniel Noboa tha se Wilmer Chavarria, i njohur edhe si "Pipo", u kap në qytetin spanjoll të Malagas në një operacion të përbashkët me policinë spanjolle, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në një mesazh në X, Policia Kombëtare e Spanjës postoi një foto të Chavarria-s ndërsa shoqërohej nga oficerët e policisë drejt një makine patrullimi.

Chavarria besohet të jetë udhëheqësi i Los Lobos, një grup trafikimi droge me rreth 8,000 luftëtarë që së fundmi u shpall organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

#ATENCIÓN| Alias Pipo, identificado como Wilmer Geovanny Chavarría Barré y máximo líder de Los Lobos, fue detenido en España tras fingir su muerte en 2021, cambiar de identidad en Venezuela y operar desde Europa mientras ordenaba asesinatos y manejaba minería ilegal y rutas de… pic.twitter.com/onNTED5c4J
— Sambonews TV Digital (@Sambonews_ecu) November 16, 2025

Los Lobos është lidhur me vrasje politike në Ekuador dhe është akuzuar gjithashtu për bashkëpunim të ngushtë me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco të Meksikës.

Noboa tha se Chavarria falsifikoi vdekjen e tij në vitin 2021 gjatë pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, mori një identitet të ri dhe u transferua në Spanjë, nga ku ai koordinoi dërgesat e drogës, urdhëroi vrasje dhe drejtoi raketa zhvatjeje kundër minierave të arit në Ekuador.

Ekuadori ishte një nga vendet më paqësore në Amerikën e Jugut në fillim të viteve 2010.

Por kombi me 18 milionë banorë ka përjetuar një rritje të vrasjeve dhe krimeve të tjera të dhunshme, pasi bëhet një pikë kyçe tranziti për kokainën e prodhuar në Kolumbinë dhe Perunë fqinje.

Alias “Pipo”, líder de Los Lobos, fue capturado en España en un operativo conjunto con la Policía de Ecuador. Wilmer Chavarría Barre había fingido su muerte en 2021 y operaba desde Europa con identidad falsa. Inteligencia lo vinculaba a homicidios, minería ilegal y narcotráfico.… https://t.co/74mESlNYrg pic.twitter.com/pPJPwReMrn
— Informatech (@Informatech_ec) November 16, 2025

Bandat e trafikimit të drogës kanë sulmuar kandidatët presidencialë, zyrtarët bashkiakë dhe gazetarët, ndërsa luftojnë për kontrollin mbi portet dhe qytetet bregdetare.

Kapja e Chavarrias vjen ndërsa ekuadorasit votojnë në një referendum me katër pjesë, ku do t'u kërkohet nëse kushtetuta e vendit duhet të ndryshohet për të lejuar vendet e huaja të drejtojnë baza ushtarake në Ekuador.

Noboa ka argumentuar se kjo reformë është e nevojshme për të çuar më tej bashkëpunimin kundër drogës me vende si Shtetet e Bashkuara dhe për të rritur presionin mbi trafikantët e drogës. /Telegrafi/

Raporti/ Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

By: Brisi
2 January 2026 at 20:00

Pavarësisht të gjitha dallimeve të tyre politike dhe ekonomike, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ndajnë një sërë dobësish që i bëjnë ato një mjedis të favorshëm për krimin e organizuar, sipas Indeksit të Krimit të Organizuar 2025 të publikuar të hënën. Raporti, i prodhuar nga OJQ-ja Iniciativa Globale Kundër Krimit […]

The post Raporti/ Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌