Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Main stream

Ramës i rri mendja te modernizimi i administratës së Kuvendit: Duhet të vendosim piketat për godinën e re

By: Ela
16 January 2026 at 12:33

Pasi ka “zgjidhur” hallet e qytetarëve, Edi Rama hodhi idenë për ndërtimin e godinës së re të Parlamentit, por nuk dha më shumë detaje për vendin dhe kur pritet të nisë. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se duhet të modernizohet edhe administrata e Kuvendit. Sipas tij, administrata e Kuvendit […]

The post Ramës i rri mendja te modernizimi i administratës së Kuvendit: Duhet të vendosim piketat për godinën e re appeared first on BoldNews.al.

Siguria ushqimore/ Rama pranon dështimin: Në kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në BE

By: Ela
16 January 2026 at 12:18

Edi Rama ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të PS dhe në fjalën e tij u ndal tek integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku siç tha ai “Shqipëria e integruar do të jetë një pikë ujë në oqean”. Rama pranoi se për ta është sfidë përmbushja e detyrimeve për të dalë me sukses nga procesi […]

The post Siguria ushqimore/ Rama pranon dështimin: Në kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në BE appeared first on BoldNews.al.

NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën

By: Ela
16 January 2026 at 11:48

Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”. Kjo ide lindi kur ambasadorët e aleancës ushtarake u mblodhën në Bruksel më 8 janar […]

The post NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën appeared first on BoldNews.al.

Itali – Shqiptari dhunon gruan në sy të fëmijëve, arrestohet! Telefonata që shpëtoi 33-vjeçaren

By: Ela
16 January 2026 at 11:31

Karabinierët e Raguzës kanë arrestuar një burrë 29-vjeçar shqiptar, i akuzuar për dhunë në familje pas incidentit të fundit në shtëpinë që ai ndante me partneren e tij. Sipas rindërtimit, oficerët e Njësisë së Radios Mobile të Karabinierëve të Raguzës ndërhynë për të parandaluar një krim të mundshëm në familje. Grindja midis dy bashkëjetuesve, e […]

The post Itali – Shqiptari dhunon gruan në sy të fëmijëve, arrestohet! Telefonata që shpëtoi 33-vjeçaren appeared first on BoldNews.al.

Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në mbylljen e negociatave të anëtarësimit në BE

16 January 2026 at 12:23

TIRANË, 16 janar/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot garantimin e  sigurisë ushqimore si një ndër sfidat kryesore në procesin e integrimit europian.

Kryeministri Rama, njëherësh kryetar i Partisë Soccialiste zhvilloi sot një mbledhje me grupin parlamentar të PS-së ku bëri një përmbledhje të punës dhe të sfidave që janë ndeshur në sesionin e mëparshëm parlamentar, por edhe u vendosën disa objektiva për në vijim.

Rama theksoi se tashmë Shqipëria ka hyrë në fazën më intensive të negociatave me Bashkimin Europian. “Në një hark kohor relativisht shumë të shkurtër, prej vetëm 2 vitesh, Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit”, shtoi ai.

Rama solli në vëmendje barrën e detyrimeve dhe kushteve që duhet të përmbushë vendi për të dalë me sukses nga procesi i negociatave dhe për të përballuar përfshirjen në një realitet tërësisht të ri, siç është realiteti i një tregu prej 450 milionë njerëzish.

“Shqipëria e integruar do të jetë një pikë uji në oqean dhe sfida për të gjithë sektorin prodhues dhe po ashtu për institucionet do të jetë e shumëfishtë. Ne përmes skuadrës së negociatave jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme pas momentit të anëtarësimit që t’i japim mundësi vendit që të jetë i gatshëm të përmbushë të gjitha kriteret”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për të gjithë prodhuesit në fshat dhe për të gjithë sipërmarrjet që përpunojnë prodhimet ushqimore.

Në kushtet e sotme, Rama tha se jemi të paintegrueshëm në BE për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të BE-së.

“Për këtë arsye, po përpiqemi të fitojmë një fazë të ndërmjetme prej 5 vitesh pas anëtarësimit, por përgatitjet duhet të fillojnë tani”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje situatën në të cilën ndodhej vendi për sa i përket sigurisë ushqimore në vitin 2013 dhe arritjet që janë bërë në këtë fushë.

“Kur kemi marrë detyrën rrugët e Shqipërisë ishin njëkohësisht tregje ushqimore dhe thertore. Të gjitha autostradat e vendit ishin të kufizuara nga tezgat dhe tregjet informale ushqimore. Shumë përparim është bërë por ama në raport me kriteret e sigurisë ushqimore të BE-së jemi ende larg”, shtoi Rama.

Rama paralajmëroi se në rast se nuk garantohet siguria ushqimore, në momentin e anëtarësimit dhe kur përfundon periudha e ndërmjetme asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri nuk mund të shitet jashtë vendit.

Madje sipas tij edhe në Shqipëri do të funksionojnë kriteret e njëjta dhe ushqimet mund të bllokohen nëse nuk përmbushin kriteret e sigurisë.

“Pastaj në skenarin më pesimist do të thotë se gjithçka që hahet të importohet. Për këtë arsye duhet një super punë por edhe super vendosmëri nga ana jonë si vendimmarrës për të mos falur asgjë dhe askënd në emër të nevojës që ‘vazhdoj të punoj’. Gjithësekush duhet të vendoset në pozita shumë të forta përgjegjshmërie dhe pune sepse në rastin më të mirë janë vetëm 10 vite përpara dhe është një punë shumë e madhe për t’u bërë”, u shpreh Rama.

The post Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në mbylljen e negociatave të anëtarësimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çmime reference edhe për zonat rurale. Farka, fshati më i shtrenjtë i Shqipërisë

16 January 2026 at 10:55

Nga Gazeta ‘SI’ – Pak muaj pas shpalljes së çmimeve të reja të referencës në qytetet dhe bregdetin e Shqipërisë, qeveria ka shpallur dhe ato për fshatrat e zonat rurale.

Sipas një dokumenti që pritet të miratohet, për fshatrat do të përdoren çmimet e aktuale të qyteteve, në pritje të miratimit të çmimeve të reja. P.sh në rastin e Durrësit, ku çmimi i vjetër i referencës ishte 67 mijë lekë, për zonën urbane, tashmë 67 mijë lekë do të jetë edhe për zonën rurale. Me propozimet e reja, një m2 në Durrës, qytet dhe bregdet, shkon deri në 200 mijë lekë.

Fshatrat e Durrësit, në tërësi kanë vlerën më të lartë të çmimit për m2, sipas listës së re, por fshati më i shtrenjtë rezulton Farka e Tiranës, me 115.200 lekë për m2. Petrela dhe Peza parashikohet të kenë një çmim 84.000 lekë/m2.

Në Vlorë, çmimi i referencës për zonën rurale, përfshirë Radhimën (jashtë vijës së parë bregdetare), propozohet në 61.800 lekë për metër katror. Saranda ndahet në pesë zona urbane dhe një zonë rurale të re për fshatrat, me çmim reference 56 mijë lekë për metër katror.

Në zonën e veriut, fshatrat e Shkodrës dhe Lezhës do të kenë vlerat më të larta të referencës, repsektivisht 58 dhe 56 mijë lekë për metër katror.

Asnjë nga ndryshimet nuk ka hyrë ende në fuqi dhe janë në pritje të miratimit nga Kuvendi. Në draftin e çmimeve për qytetet, zona e ish-Bllokut në Tiranë kryeson me çmimin më të lartë të referencës, 228 mijë lekë për metër katror ose 2.2 mijë euro.

Pas kryeqytetit, zonat më të shtrenjtë janë ishulli i Sazanit dhe porti i Durrësit, ku një metër katror tokë kushton 200.000 lekë ose 2 mijë euro. Çmimet e rritura duket të jenë të lidhura me dy projektet luksoze që pritet të zhvillohen në Sazan nga familja Trump dhe në Durrës nga miliarderi arab Mohammed Alabbar.

Tabela e miratuar nga ministria e Financave tregon një rritje të konsiderueshme të çmimeve përgjatë të gjithë bregdetit. çmimet e reja për Himarën kapin 1.4 mijë euro/m2.

Propozimet e qeverisë nuk u mirëpritën nga të gjithë aktorët e tregut. Profesionistët e lirë shprehën shqetësimin e tyre duke thënë se drafti ka një metodologji jo transparente dhe nuk pranon transaksionet poshtë vlerës së caktuar, duke nxitur rritje artificiale të të çmimeve të apartamenteve.

Sipas APL, përdorimi i projekteve të ardhshme të zhvillimit urban si indikatorë për rritjen e çmimeve referuese, pa u bazuar në të dhëna reale të tregut të sotëm, përbën një tjetër rrezik për deformimin e tregut.

The post Çmime reference edhe për zonat rurale. Farka, fshati më i shtrenjtë i Shqipërisë appeared first on Gazeta Si.

Apartamente, vila e llogari bankare/ Lista e plotë e pasurive të sekuestruara të Argita dhe Jamarbër Malltezit

By: Ela
16 January 2026 at 10:58

Apeli i GJKKO rrëzoi këtë të premte kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezi për heqjen e sekuestros së pasurive. Bëhet fjalë për pasuri të sekuestruara si apartamente, llogari bankare, truall, vila, etj. Pasuritë janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për aferën “Partizani”. LISTA e plotë e pasurive të sekuestruara: 1) Shuma prej 63 657.10 euro […]

The post Apartamente, vila e llogari bankare/ Lista e plotë e pasurive të sekuestruara të Argita dhe Jamarbër Malltezit appeared first on BoldNews.al.

Përfituan miliona euro duke krijuar kompani fiktive në Shqipëri, sekuestrohen bizneset dhe pasuritë e një spanjolli

By: Ela
16 January 2026 at 10:52

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur sekuestron ndaj bizneseve dhe pasurive të një shtetasi spanjoll. Alvaro Romillo Castillo është i dyshuar për përfshirje në një skemë të gjerë ndërkombëtare mashtrimi dhe pastrimi parash, nga e cila dyshohet se janë përfituar rreth 30 milionë euro. Pasuritë e sekuestruara: […]

The post Përfituan miliona euro duke krijuar kompani fiktive në Shqipëri, sekuestrohen bizneset dhe pasuritë e një spanjolli appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

By: Ela
16 January 2026 at 10:22

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi sot, 16 janar, masën e sigurimit “sekuestro preventive” për pasuritë e Argita dhe Jamarbër Malltezit. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive, llogari bankare, apartamente si edhe vilën te Gjiri i Lalazit. Pasuritë janë sekuestruar në […]

The post Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti tragjik në Durrës, identifikohen viktima dhe i riu që drejtonte mjetin i dehur/ EMRAT

By: Ela
16 January 2026 at 10:16

Vikena Greku është 18-vjeçarja që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik mbrëmjen e djeshme (15 janar) në Durrës. Mjeti mësohet se drejtohej nga 26-vjeçari Arbëri Xhaxhaj, i cili sipas Policisë së Durrësit ka qenë i dehur në timon. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, në zonën e urës së Dajlanit, në lagjen nr. […]

The post Aksidenti tragjik në Durrës, identifikohen viktima dhe i riu që drejtonte mjetin i dehur/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Marco Rubio: Jemi të shqetësuar se liria e shprehjes në Evropë po gërryhet

By: Ela
16 January 2026 at 09:59

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjete sociale mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio për Evropën. Rubio në një nga paraqitjet e tij të fundit ka folur i shqetësuar në lidhje me lirinë e shprehjes në Evropë. “Jemi të shqetësuar se liria e shprehjes në Evropë po gërryhet. Aleancat tona me partnerët tanë […]

The post Marco Rubio: Jemi të shqetësuar se liria e shprehjes në Evropë po gërryhet appeared first on BoldNews.al.

U zhduk më 22 tetor, 35-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Trento/ Detajet

By: Ela
16 January 2026 at 09:52

Floresha Prengu, 35-vjeçarja shqiptare për të cilën familja kishte raportuar zhdukjen që më 22 tetor 2025, është gjetur e pajetë të enjten rreth 40 kilometra larg shtëpisë së saj përgjatë lumit Adige. Ajo ishte nënë e dy vajzave dhe banore e Trentos në Itali. Trupi i saj u identifikua nga familja, e cila deri në […]

The post U zhduk më 22 tetor, 35-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Trento/ Detajet appeared first on BoldNews.al.

Arratisja e Ndocit risjell në vëmendje numrin e lartë të bosëve të krimit në arrati

By: Ela
16 January 2026 at 09:37

Altin Ndoci, 38 vjeç, i arrestuar fillimisht në vitin 2020, mbi të cilin rëndojnë tetë akuza, u arratis nga Spitali i Durrësit të martën më 13 janar, në një skenë të denjë për filma, ku dukshëm organizimi ishte i lartë me një automjet që e priste dhe, siç duken punët, me polici të paaftë për […]

The post Arratisja e Ndocit risjell në vëmendje numrin e lartë të bosëve të krimit në arrati appeared first on BoldNews.al.

Vengu: Forca Tokësore, në vijën e parë të sigurisë kolektive në Bullgari

16 January 2026 at 09:35

TIRANË, 16 janar/ATSh/ Kontigjenti VII i Forcës Tokësore u nis sot drejt Bullgarisë në kuadër të misionit të NATO-s në Novo Selo.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vlerësoi Forcat Tokësore të cilat ndodhen në vijën e parë të sigurisë kolektive.

Sipas tij, “ky është  një tjetër mision për efektivët e Forca Tokësore dhe një tjetër mundësi për ta mbajtur flamurin shqiptar lart, krah për krah me flamujt aleatë”.

Vengu vlerësoi po ashtu kontigjenti VI, që përmbylli me sukses misionin, duke përfaqësuar Shqipërinë me profesionalizëm, disiplinë dhe përgjegjësi të lartë.

“Kontigjenti VII merr stafetën, gati për të treguar se përkushtimi, gatishmëria dhe standardet e NATO-s janë vlera që Forca Tokësore i mban në çdo mision”, u shpreh Vengu.

Duke filluar nga 29 nëntori 2022, Forcat e Armatosura janë angazhuar në Aktivitetin e Vigjilencës së Përforcuar (eVA) në Novo Selo, Bullgari.

Kontingjenti i FARSH i përbërë nga 30 ushtarakë, dislokohet në përbërje të grup-batalionit të NATO-s në kufijtë lindorë të Aleancës. Vend drejtues i këtij misioni është Italia dhe rotacioni i kontingjenteve është çdo 6 muaj.


/m.m/j.p/

The post Vengu: Forca Tokësore, në vijën e parë të sigurisë kolektive në Bullgari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë do të diskutohet/ Axhenda

By: Ela
16 January 2026 at 08:40

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 10:00 një mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar dhe drejtuesit e komisioneve. Mbledhja do të zhvillohet në një format të plotë vlerësimi të veprimtarisë së grupit në Kuvend dhe të performancës së çdo komisioni sektorial. Në nisje të mbledhjes, pritet fjala e vetë Kryeministrit Rama, e […]

The post Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë do të diskutohet/ Axhenda appeared first on BoldNews.al.

Banka Botërore: Tarifat e çerdheve në Shqipëri arritën deri në 11% të pagës minimale në 2025

By: Ela
16 January 2026 at 08:33

Raporti i Bankës Botërore për Shqipërinë vlerëson se tarifat prindërore, tashmë pothuajse dyfish krahasuar me nivelet e vitit 2016,  përfaqësojnë midis 4 dhe 11 për qind të pagës minimale dhe kontribuojnë në financimin e ECEC (Edukimi dhe Kujdesi për Fëmijërinë e Hershme). Sipas raportit, çdo Këshill i Njësisë së Vetëqeverisjes Vendore i përcakton tarifat individualisht, ku […]

The post Banka Botërore: Tarifat e çerdheve në Shqipëri arritën deri në 11% të pagës minimale në 2025 appeared first on BoldNews.al.

Inceneratori fantazmë i Tiranës ‘përpiu’ 1.4 miliardë lekë më 2025, totali arrin në 92 milionë euro

By: Ela
16 January 2026 at 08:22

Në vitin 2025, Integrated Energy BV SPV, kompania që mban kontratën PPP të inceneratorit të Tiranës rezulton financiarisht aktive me rreth 1,4 miliardë lekë pagesa nga buxheti i shtetit, sipas Open Data, ndërkohë që totali i fondeve publike të transferuara deri më tani ka arritur në 9,1 miliardë lekë rreth 92 milionë euro. Fondet janë […]

The post Inceneratori fantazmë i Tiranës ‘përpiu’ 1.4 miliardë lekë më 2025, totali arrin në 92 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 15 January 2026Main stream

Gjykata Kushtetuese: Vijimi i “Arrestit në shtëpi” për Berishën, në kundërshtim me Kushtetutën

15 January 2026 at 22:36

TIRANË, 15 janar/ATSh/ Gjykata Kushtetuese vlerësoi sot se vendimet e gjykatave të posaçme për vijimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha vijnë në kundërshtim me Kushtetutën.

Në 17 dhjetor, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim në seancë plenare çështjen me kërkues Sali Berishën, i cili kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; dhe të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën.

Pasi mori në shqyrtim pretendimet e palëve, Gjykata Kushtetuese nënvizoi se në vitin 2023 ndaj kërkuesit rezulton se, për kërkesën e prokurorit, nga gjykatat e zakonshme janë vendosur masat e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

“Vendimet gjyqësore që kanë disponuar për këto masa sigurimi janë bërë objekt i shqyrtimit nga Gjykata, e cila, me vendimin e datë 21 nëntor 2024 ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës dhe shfuqizimin e vendimeve gjyqësore që kishin vendosur ato masa, si të papajtueshme me Kushtetutën, vetëm për pjesën që kanë caktuar masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. “Kjo me arsyetimin se në caktimin ndaj kërkuesit të këtyre dy masave vendimeve të gjykatave u mungon arsyetimi, për rrjedhojë nuk rezulton që të kenë vlerësuar nevojën për caktimin tyre për të njëjtin procedim ndaj tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Për shkak se Berisha nuk respektoi një prej masave të sigurimit të caktuar nga gjykata, “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për kërkesën e prokurorit gjykatat e zakonshme, në datën 30 dhjetor 2023, ka zëvendësuar masat e sigurimit të vendosura ndaj kërkuesit me masën “Arresti në shtëpi”.

“Edhe procesi gjyqësor që disponoi për zëvendësimin e masave të sigurimit ndaj kërkuesit, duke caktuar masën “Arresti në shtëpi”, është bërë objekt i kontrollit kushtetues nga Gjykata, e cila, me vendimin e datës 17 janar 2025, ka vendosur rrëzimin e kërkesës”, bëri të ditur Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë rasti që u shqyrtua sot lidhet me një vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të datës 30 korrik 2024, përmes të cilit është disponuar për vijimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”.

Gjykata, bazuar në jurisprudencën e GjEDNj-së vlerësoi t’i analizojë vendimet gjyqësore në drejtim të kufizimit të lirisë personale për periudhën që ato kanë prodhuar pasoja juridike.

Në vlerësimin e kësaj çështjeje, Gjykata konstatoi se gjykatat në shqyrtimin e kushteve dhe të kritereve për vijimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” kanë arsyetuar se nevojat e sigurimit paraqiten të pandryshuara me ato për të cilat në gjenezë është konkluduar se kërkuesi duhej të vendosej nën një masë sigurimi.

Në këtë kuptim, Gjykata Kushtetuese evidentoi se gjykatat që kanë lejuar vijimin e masës së sigurimit personal “Arresti në shtëpi”, u janë referuar të njëjtave nevoja sigurimi si në momentin fillestar, kur janë caktuar masat e sigurimit ndaj kërkuesit “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Gjykata konstaton se për këtë të fundit, në vendimin e saj ka konsideruar që për sa kohë u konstatua mungesë në vlerësimin e elementit të nevojës për kufizimin e të drejtave dhe të lirive të kërkuesit, në raport me mbarëvajtjen e procedimit penal, kjo përbën shkak të mjaftueshëm për të konstatuar cenimin e parimit të proporcionalitetit në caktimin e masës “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Po kështu, Gjykata, mbi bazën e të njëjtave argumente, konstatoi se edhe vetëm masa e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” duket se i plotësonte nevojat e sigurimit.

“Ndërkohë, në vendimet e gjykatave të zakonshme objekt kontrolli, ndonëse kishin kaluar 7 muaj nga caktimi i masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi”’ në lidhje me rrezikun e ikjes, nuk ka ndonjë arsyetim, ndërsa për rrezikun e marrjes dhe të vërtetësisë së provave organi i prokurorisë, në vijim, por edhe gjykatat e zakonshme, në momentin fillestar të caktimit të masave të sigurimit, kanë vlerësuar se ajo përmbushej nga masa e sigurimit ‘Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore’”, vlerëson Gjykata Kushtetuese.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese konstaton se për të njëjtën nevojë sigurimi dhe pa evidentuar ndonjë rrethanë të re për ndonjë sjellje konkrete të kërkuesit në aspekt të kësaj nevoje sigurimi, në rastin në shqyrtim gjykatat e zakonshme kanë konsideruar se ajo përmbushej nga një masë sigurimi më e rëndë, ajo e “Arrestit në shtëpi”.

Nisur nga kjo, Gjykata konstatoi se arsyetimi i vendimeve gjyqësore nuk është i mjaftueshëm në aspektin kushtetues në vlerësimin e kësaj nevoje sigurimi, duke mbajtur parasysh edhe faktin se justifikimi për caktimin fillimisht të masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” konsistonte në mosrespektimin, moszbatimin nga kërkuesi të masës “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Në vlerësimin e Gjykatës, vetëm një rrethanë e tillë nuk mund të justifikojë vijimin e zbatimit ndaj kërkuesit të masës “Arresti në shtëpi”, pra nuk mund të përbëjë arsye të mjaftueshme për zgjatjen në kohë të gjatë të kufizimit të lirisë, pa arsyetuar për ndonjë arsye të re që justifikon vijimin e masës konkrete.

Për këtë arsye, Gjykata vlerësoi se vendimet objekt i këtij gjykimi kushtetues, që kanë disponuar për vijimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, vijnë në kundërshtim me Kushtetutën.

Për shkak se masa e sigurimit “Arresti në shtëpi” nuk është më në fuqi, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në datën 3 janar 2025 ka vendosur zëvendësimin e saj me masën e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, Gjykata vendosi të mos i shfuqizojë vendimet objekt të këtij shqyrtimi kushtetues.

Në përfundim të këtij gjykimi, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës dhe deklarimin si antikushtetuese të vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; dhe të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. “Shpenzimet e përfaqësimit të kërkuesit në vlerën 75.000 lekë i ngarkohen Ministrisë së Financave”, thuhet në vendim.

/m.m/a.f/r.e/

The post Gjykata Kushtetuese: Vijimi i “Arrestit në shtëpi” për Berishën, në kundërshtim me Kushtetutën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Negociatat me BE-në, Lamallari: Adresuam 51 nga 64 boshllëqet kritike të “Themelorëve”

15 January 2026 at 22:13

TIRANË, 15 janar/ATSh/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi sot një takim me Grupin Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Evropian, ku u diskutua për ecurinë e negociatave në nivel teknik përgjatë vitit 2025.

Ministri vlerësoi se “falë bashkëpunimit serioz ndërinstitucional kemi arritur rezultate domethënëse duke adresuar 51 nga 64 boshllëqet kritike të grupkapitullit të Themelorëve, ndërsa pjesa tjetër është në proces të avancuar”.

Ndërkohë, Lamallari theksoi se Reforma në Drejtësi ka nevojë të konsolidohet më tej, ndërsa janë bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, në mbrojtjen e të drejtave themelore, në lirinë e medias dhe në përafrimin e legjislacionit penal me standardet e Bashkimit Evropian.

“2026 mbetet një tjetër vit sfidues për ecurinë e negociatave dhe për rrugën tonë pa kthim drejt përmbushjes së aspiratës për Shqipërinë në BE”, u shpreh Ministri i Drejtësisë.

/m.m/a.f/r.e/

The post Negociatat me BE-në, Lamallari: Adresuam 51 nga 64 boshllëqet kritike të “Themelorëve” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kushtetuesja: Arresti i shtëpisë për Berishën, i tejzgjatur

By: dan iela
15 January 2026 at 19:31

11 muaj në arrest shtëpie kanë qenë të tejzgjatur. Kështu i ka cilësuar Gjykata Kushtetuese vendimet e tre gjykatave të shkallëve më të ulëta, lidhur me kërkesën e kreut të PD Sali Berisha për masën e arrestit shtëpiak ndaj tij.

Vendimi është dhënë në përfundim të seancës, ku palët nuk kanë qenë të pranishme, ndërkohë që gjatë seancave të raportimit dymujor avokatët e Berishës kundërshtonin vazhdimisht kërkesën e SPAK, i cili insistonte në vijimin e masës së arrestit shtëpiak.

Në janar të vitit 2025, masa e arrestit shtëpiak ndaj ish-kryeministrit u ndryshua në “detyrim paraqitjeje”, vendim i mbështetur tashmë edhe nga Gjykata Kushtetuese.

 

❌
❌