Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 January 2026Main stream

Reshje dëbore në qarkun e Kukësit, Baji për ATSH-në: Rrugët kombëtare të qarkullueshme

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e dëborës në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë edhe ulje të mëtejshme të temperaturave.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Dritan Baji tha sot për ATSH-në se “i gjithë territori i qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët shoqëruar me erë, ndërsa në zonat malore nga dëbora. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme”.

“Nga bashkitë Kukës, Has  dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente”, tha Baji.

I gjithë qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç njësisë administrative Margegaj, Lekbibaj dhe fshati Berishë, njësia administrative Bytyç bashkia Tropojë.

Sipas tij, furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve  Kukës.

Prefekti Baji i bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes sidomos gjatë orëve të natës dhe mëngjesit herët për shkak të ngricave në rrugë.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë mëngjesin e sotëm edhe Pukën.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash ndërsa në relievet malore veri-verilindje mbi 500-700 metër dhe juglindje-jug mbi 700-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

/k.s/j.p/

The post Reshje dëbore në qarkun e Kukësit, Baji për ATSH-në: Rrugët kombëtare të qarkullueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Borë në qarkun e Kukësit, prefekti Baji: Rrugët kombëtare janë të qarkullueshme

By: redi
2 January 2026 at 10:47

Viti i ri ka nisur me probleme. Qarku i Kukësit është përfshirë nga bora në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë edhe ulje të mëtejshme të temperaturave. Prefekti i qarkut të Kukësit, Dritan Baji për për ATSH-në sesi është situata. ”I gjithë territori i qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët shoqëruar me erë, ndërsa në zonat malore nga dëbora.

Source

Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit, temperaturat zbresin deri në –16°C

2 January 2026 at 09:42


Kanë nisur reshjet e para të borës në qarkun e Kukësit.

Bora ka filluar të bjerë në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave.

Reshje bore janë shënuar edhe në afërsi të tunelit të Kalimashit, përgjatë Rrugës së Kombit, një aks i rëndësishëm për qarkullimin rrugor. Megjithatë, deri në këto momente, bora nuk ka krijuar shtresa që të pengojnë lëvizjen e automjeteve.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes, pasi gjatë dy ditëve të fundit Kukësi është përfshirë nga temperatura mjaft të ulëta. Në zonat e thella malore termometri ka zbritur nga minus 3 deri në minus 16 gradë Celsius.

Situata po monitorohet nga strukturat përkatëse, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë vëmendje të shtuar, sidomos gjatë orëve të natës dhe mëngjesit herët. /tch/

Before yesterdayMain stream

Të shtënat me armë në Kukës ku u plagos dy persona vetëdorëzohen në polici vëllezërit

By: Fax Web
22 December 2025 at 11:02

Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore dhe kontrollet intensive për dokumentimin e plotë të rrethanave të një ngjarjeje të ndodhur një ditë më parë, si dhe për kapjen e dy autorëve të dyshuar, të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia dhe pamundësisë për t’u larguar, dy vëllezërit e shpallur në kërkim janë vetëdorëzuar pranë autoriteteve.

Sipas hetimeve, dy vëllezërit janë përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin Sadik Kapica, 65 vjeç, për motive të dobëta, në një zonë të njohur si “Dëshmorët”.

Gjatë përplasjes, shtetasi N. I. dyshohet se e ka goditur 65 vjecarin me qytën e një arme zjarri. Po ashtu, nga pakujdesia, është plagosur rëndë edhe shtetasi Amarildo Cena 36 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.

Njoftimi:

Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të Policisë dhe nga pamundësia për t’u larguar, 2 vëllezërit e shpallur në kërkim për këtë ngjarje, janë vetëdorëzuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin N. I., 38 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin F. I., 39 vjeç, banues në Kodër Lumë.

Këta dy shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasin S. K., 65 vjeç, për motive të dobëta, dje, në vendin e quajtur “Dëshmorët”. Gjatë konfliktit, shtetasi N. I. e ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin S. K., si dhe ka plagosur rëndë nga pakujdesia, shtetasin A. C., 36 vjeç, i cili nuk ishte i përfshirë në konflikt.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Plagosja në Kukës, dorëzohen në polici dy vëllezërit

22 December 2025 at 10:48

KUKËS- Dy vëllezërit,  Fatri dhe Ndricim Iseberi, autorë të dyshuar të plagosjes në Kukës, janë vetëdorëzuar në polici.

Në një njoftim zyrtar policia sqaron se këta dy shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasin 65 vjeç, për motive të dobëta, një ditë më parë në vendin e quajtur “Dëshmorët”.

Gjatë konfliktit, shtetasi Ndricim Iberi e ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin Sadik Kapica si dhe ka plagosur rëndë nga pakujdesia, shtetasin Amarildo Cena 36 vjeç, i cili nuk ishte i përfshirë në konflikt.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

EMRAT/ Të shtënat me armë zjarri në Kukës, identifikohen autorët dhe dy të plagosurit

21 December 2025 at 15:43

Amarlido Cena dhe Sadik Kapica kanë mbetur të plagosur me armë zjarri

ABC News mëson se autorët e dyshuar janë Fatri dhe Ndricim Iseberi. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.

VIDEO/ Sherr mes disa personave në Kukës, dy plagosur me armë zjarri, në kërkim dy vëllezër

21 December 2025 at 15:29

Një sherr mes disa personave ka ndodhur këtë të diel në Kukës. Sipas policisë, dy shtetas janë plagosur me armë zjarri. Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Të plagosur kanë mbetur Amarlido Cena dhe Sadik Kapica. Ndërsa autorët e dyshuar të shpallur në kërkim janë Fatri dhe Ndricim Iseberi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.

Sherr mes disa personave në Kukës, dy të plagosur - në kërkim dy vëllezër

21 December 2025 at 15:35


Një sherr mes disa personave ka ndodhur këtë të diel në Kukës. Sipas policisë, dy shtetas janë plagosur me armë zjarri.

Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Të plagosur kanë mbetur një 36 vjeçar dhe një 65-vjeçar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit./abcnews/

​Dy persona kapen në flagrancë duke transportuar 12 migrantë në Kukës

21 December 2025 at 14:42


Si rezultat i hetimeve të kryera nga Drejtoria Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re, u finalizua operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit K. L., 20-vjeç, banues në fshatin Mgull; V. K., 43-vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, për veprat penale vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim; mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./Telegrafi/

Të shtëna me armë zjarri në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim 2 vëllezër

By: V K
21 December 2025 at 15:39

Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë një pallati në zonën e Radio Kukësit.

Sakaq, të plagosur kanë mbetur shtetasit A. C., 36-vjeç, dhe S. K., 65-vjeç.

Policia bën me dije se dyshohet se autorë të plagosjes janë dy vëllezër, shtetasit F. I., 39-vjeç, dhe N. I., 38-vjeç, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Njoftimi:

Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.

The post Të shtëna me armë zjarri në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim 2 vëllezër appeared first on Albeu.com.

Kërcënoi drejtorin për të mbrojtur kushëririn, arrestohet inspektori i IKMT-së në Kukës

By: Elva
13 December 2025 at 11:59

Një inspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Kukës është arrestuar, pasi dyshohet se ka kërcënuar drejtorin e institucionit për shkak të detyrës. Në pranga ka rënë D.H., 46 vjeç, banues në Kukës, i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”. Ngjarja ka lidhje me një aktkonstatimi për […]

The post Kërcënoi drejtorin për të mbrojtur kushëririn, arrestohet inspektori i IKMT-së në Kukës appeared first on BoldNews.al.

Mësuesi i vetëm në protestë: Kukësi pa rini në ditën kombëtare të rinisë

By: redi
8 December 2025 at 15:55

Kukësi pa rini dhe me shkolla pa nxënës, janë arsyet e protestës së mësuesit të biologjisë, Besmir Muslia, në ditën kombëtare të rinisë, 8 dhjetorin. Ai ishte i vetëm në sheshin e Kukësit me pankartat që pasqyronin gjendjen e sotme të këtij qyteti, pa rini dhe pa shpresë. I vetëm me pankarta që era tenton t’i shkëpusë, mësuesi i biologjisë Besmir Muslia ka protestuar në Ditën Kombëtare të Rinisë…

Source

“Prindërit pa fëmijë”/ Qytetari proteston në Kukës: Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare!

By: Brisi
8 December 2025 at 14:48

Një qytetar i Kukësit, Besmir Muslia, ka dalë në protestë këtë të hënë, në 8 Dhjetor e njohur ndryshe si Dita e Rinisë. Me pankarta simbolike në dorë ai ka dalë në sheshin e qytetit, duke thënë “Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare”. Referuar emigrimit masiv të të rinjve sidmos në zonën e Kukësit, […]

The post “Prindërit pa fëmijë”/ Qytetari proteston në Kukës: Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare! appeared first on BoldNews.al.

Sallat e baletit, plot me fëmijë/ Ilirjana dhe Prek Memaj nga Prizreni trajnojnë talentet e reja në Kukës

By: Rovena
6 December 2025 at 20:36

Salla e baletit pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Kukës është e mbushur me fëmijë. Të vegjlit mësohen nga Ilirjana dhe Prek Memaj, nga Prizreni, të cilët ndodhen në Kukës për të formuar brezin e ardhshëm të balerinëve.

Për Kukësin kanë një vlerësim të madh, për shkak se ky qytet ishte kontribuesi më i madh për të përballuar eksodin e 1999. Nuk e kishin menduar që në Kukës do gjenin këtë interes kaq të madh të fëmijëve për të mësuar balet.

Grupmoshat e fëmijëve që ndjekin kurset janë nga katër deri në 15 vjeç. Në kurset e baletit po ofrohen mësime për zhanre të ndryshme, por baza mbetet baleti klasik.

Preka dhe Ilirjana pasi kanë përfunduar akademinë e arteve, punojnë në institucionet kulturore të Kosovës. Inspirimin për baletin, Ilirjana e ka marrë nga vëllai i saj që në moshë të vogël, e bashkë me Prekën nisën rrugëtimin artistik.

Preka thotë se të qenit balerin është paska e vështirë për shkak të mentalitetit që ka ende në Shqipëri e Kosovë. Trajnerët thonë se projektet nuk mbesin vetëm brenda sallës së kërcimit, por do të ketë bashkëpunime e shfaqje në evente e festivale. Kurset zhvillohen dy herë në javë, ndërsa bashkia e Kukësit i parapriu me rikonstruksionin e sallës së baletit dhe krijimin e kushteve optimale për të tilla aktivitete.

Kuksiani i falsifikon firmën shokut, prokuroria kërkon burg, gjykata jep pafajësi

By: Elva
5 December 2025 at 21:43

Në emisionin investigativ “Piranjat”, 25-vjeçari Ardit Lala ka denoncuar një padrejtësi që i është bërë babait të tij të ndjerë, Hidër Lala, i cili ndërroi jetë në vitin 2020 si pasojë e Covid-19. Ai deklaron se babai i tij kishte miqësi me një zotëri nga Kukësi, Muhamet Sula, i cili në vitin 2018 shfaqet poshtë […]

The post Kuksiani i falsifikon firmën shokut, prokuroria kërkon burg, gjykata jep pafajësi appeared first on BoldNews.al.

Qëlluan me armë drejt biznesit në Kukës/ Arrestohet 59-vjeçari, në kërkim i biri (EMRAT)

By: Brisi
3 December 2025 at 13:44

Policia e Kukësit ka arrestuar shtetasin Xheme Mema 59-vjeç dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij Misin Mema 26-vjeç pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë zjarri drejt një biznesi në këtë qytet. Sipas Policisë më datë 27 nëntor të këtij viti, këta shtetas në lagjen Drinas, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri […]

The post Qëlluan me armë drejt biznesit në Kukës/ Arrestohet 59-vjeçari, në kërkim i biri (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Reshjet dëbore në qarkun e Kukësit, Baji: Vijon pastrimi dhe kriposja e rrugëve

29 November 2025 at 10:58

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Qarku i Kukësit vijon të jetë edhe ditën e sotme i përfshirë nga reshjet e dëborës, si dhe shi me intensitet të ulët.

Prefekti i qarkut Kukës, Dritan Baji tha sot për ATSH-në se “i gjithë territori i qarkut Kukës gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit në lartësinë mbi 600 m është mbuluar nga dëbora”.

Sipas tij, subjektet kontraktore kanë vazhduar punën gjatë gjithë kohës për pastrimin nga bora dhe inertet si dhe kriposjen e tyre.

Prefekti Baji informoi se të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

Ndërsa nga bashkitë Kukës, Has  dhe Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

I gjithë qarku furnizohet me energji elektrike përveç 39 abonentëve të fshatit Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Kukës.

1 nga 4

/k.s/ /a.g/

 

The post Reshjet dëbore në qarkun e Kukësit, Baji: Vijon pastrimi dhe kriposja e rrugëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plumbat drejt biznesit “Furra Kosova” në Kukës, pronari: Nuk kam konflikte me askënd

By: Ela
28 November 2025 at 12:57

Policia e Kukësit ka zbuluar detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri drejt një biznesi në qytet gjatë orëve të natës së kaluar. Raportohet se rreth orës 09:30, shtetasi L. O.,  ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij. […]

The post Plumbat drejt biznesit “Furra Kosova” në Kukës, pronari: Nuk kam konflikte me askënd appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi në Kukës

By: armand
28 November 2025 at 12:17

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qytetin e Kukësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një biznesi gjatë natës, ndërsa vetëm në orët e para të mëngjesit janë konstatuar gëzhojat. Pas denoncimit nga pronari i biznesit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Po ashtu një grup […]

The post Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi në Kukës appeared first on BoldNews.al.

Qëllohet me armë zjarri drejt një biznesi në Kukës, rrethohet zona

28 November 2025 at 12:24

KUKËS- Fasada e një biznesi në Kukës është qëlluar me armë zjarri.

Policia e Kukësit thotë se nga verifikimet rezulton se fasada e xhamit të biznesit është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./abcnews.al

❌
❌