Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndërron jetë aktori dhe regjisori i Teatrit “Migjeni”

By: M C
9 January 2026 at 19:10

Është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare aktori dhe regjisori i mirënjohur shkodran, Edmond Mëhilli.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Edmond Mhilli ! Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve. Homazhet zhvillohen nesër, me datë 10 Janar nga ora 09-12, në hollin e teatrit “ Migjeni””, shkruhet në një reagim zyrtar të Teatrit Migjeni.

Regjisor i Teatrit “Migjeni , ka lindur në Shkodër me 23 gusht 1947. Në vitin 1970, mbaroi Institutin e Lartë të Arteve. Në periudhën kohore 1970-1974, punoi si regjisor në Pukë dhe më pas për 15 vite në Estradën e Shkodrës nga 1974-1989.

Po ashtu punoi në Radio Shkodra, në Shtëpinë e Kulturës së rrethit të Shkodrës. Pas vitit 2003 edhe në Teatrin “Migjeni”.

Ai u dallua si regjisor për shijen e mirë, futjen gjerazi në repertorin e Estradës së Shkodrës të skeçit të gjatë dhe të komedisë me një akt, po ashtu në konceptet e tij regjisoriale ra në sy puna e vëmendshme me fjalën, me gjestin, trajtimi me mjete realiste i situatave komike, këmbëngulja për vërtetësinë e karaktereve, si dhe një mizanskenë përgjithësisht “e mbledhur”, pa lëvizje të tepërta.

Seria e shfaqjeve të tij me titull “Ditë buzëqeshjesh” në vitet 1983-1984 fiton Çmimin e Parë, ndërsa një sezon më pas në atë 1985-1986 vlerësohet si më të mirat në takimet e humorit në mes estradave profesioniste të zhvilluara në qytetin e Shkodrës.

Regjisori shkodran ka shkruar edhe disa pjesë skenike, ku spikat drama “Një histori e thjeshtë”.

Në mes shumë shfaqjeve që mbajnë regjisurën e tij është edhe ajo pas viteve 2000, “Ylli i mëngjesit”.

The post Ndërron jetë aktori dhe regjisori i Teatrit “Migjeni” appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë ish-ministri i Financave të Kosovës

By: armand
9 January 2026 at 17:10

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare Ali Sadriu, një nga figurat e njohura të jetës institucionale dhe politike në Kosovë, i cili gjatë karrierës së tij ka mbajtur poste të rëndësishme shtetërore dhe menaxheriale. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familja e ngushtë, ndërsa njoftimi zyrtar është publikuar nga i biri, […]

The post Ndërron jetë ish-ministri i Financave të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Sarandë/ Bie nga ballkoni, ndërron jetë e moshuara

By: armand
4 January 2026 at 22:57

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 19.30 në qytetin e Sarandës ku një 85-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga ballkoni në katin e tretë të një pallati në lagjen nr.3. Selfije Demani është transportuar në spitalin e Sarandës dhe duke parë gjendjen e rëndë të saj […]

The post E rëndë në Sarandë/ Bie nga ballkoni, ndërron jetë e moshuara appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Prishtinë, vdes një polic

By: Brisi
15 December 2025 at 12:17

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku i vdekur mbeti një zyrtar policor. Sipas Policisë së Kosovës, njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e  zyrtarit policor, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë para se të ndodh aksidenti. […]

The post Aksident në Prishtinë, vdes një polic appeared first on BoldNews.al.

Ndërron jetë këngëtari i njohur, Shpat Kasapi

By: lindita
26 November 2025 at 09:34

Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur, Shpat Kasapi. Mediat maqedonase bëjnë me dije se shkaku i vdekjes së këngëtarit ka qenë arresti kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali. Karriera e artistit nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike. Shpati u afirmua përmes tregut…

Source

Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

By: armand
19 November 2025 at 16:10

Një 71-vjeçare ka humbur jetën, pasi dyshohet se është rrëzuar dhe ka rënë në pusin që ndodhej në banesën e saj në fshatin Metoq, Sarandë. Policia informon se ngjarja ka ndodhur më datë 18.11.2025. E moshuara me iniciale M. B., është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së […]

The post Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara appeared first on BoldNews.al.

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 October 2025 at 17:34

SHBA- Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare analisti i njohur amerikan për çështje politike dhe njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Janusz Bugajski.

Lajmi u bë i ditur nga ish-drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Biberaj shkruan se mungesa e Janusz Bugajski do të ndihet thellë nga të gjithë ata që e kanë njohur.

Biberaj e përshkruan atë si “një analist të shkëlqyer, autor të frytshëm dhe njeri të ditur”.

“U prehsh në paqe Janusz Bugajski

U trondita dhe u pikëllova thellë kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë Janusz Bugajski. Janusz ishte një analist brilant i çështjeve euroaziatike, një autor prolifik botimet e të cilit formësuan thellësisht kuptimin tonë për rajonin dhe një avokat i qëndrueshëm për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe lirinë e shtypit. Ai ishte një mysafir i shpeshtë dhe i vlerësuar në transmetimet e Zërit të Amerikës, dhe njohjet e tij ishin vazhdimisht të qarta, parimore dhe thellësisht të informuara.

Ndër vite, punuam së bashku në shumë projekte, sidomos në punët e Ballkanit. Erdha për të admiruar jo vetëm intelektin por edhe integritetin, zgjuarsinë dhe angazhimin e tij të palëkundur ndaj vlerave që mbante të dashur.
Mungesën e tij do ta ndjejmë thellë të gjithë ne që patëm privilegjin ta njohim dhe të punojmë me të.
Do të më mungojë tmerrësisht. U prehsh në paqe, Janusz.”, shkruan Biberaj./abcnews.al

Shpëtoi dy fëmijë nga mbytja/ Pas 3 muajsh në koma, ndërron jetë Arjan Kraja

By: V K
14 October 2025 at 11:19

Në Shkodër është përhapur me dhimbje lajmi për ndarjen nga jeta të Arjan Krajës, punonjës i  OSSH  Shkodër, i cili humbi jetën pas tre muajsh në koma.

Qyteti është pikëlluar nga humbja e një njeriu të përkushtuar dhe të dashur.

Arjani u transportua me urgjencë në spital, pasi ndërhyri për të shpëtuar dy fëmijë nga mbytja në detin e Velipojës.

Falë guximit të tij, fëmijët shpëtuan, por ai vetë përfundoi në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk arriti të rikuperohej. Pas tre muajve në koma, ai u largua nga kjo botë.

Të afërmit, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën e kujtojnë Arjanin si një njeri të qetë, me shpirt të madh dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

Akti i tij heroik do të mbetet gjatë në kujtesën e komunitetit shkodran dhe jo vetëm.

 

The post Shpëtoi dy fëmijë nga mbytja/ Pas 3 muajsh në koma, ndërron jetë Arjan Kraja appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndërron jetë sopranoja Luiza Çako, bashkëshortja e Gaqo Çakos

By: V K
29 September 2025 at 08:54

Një figurë e shquar e artit shqiptar është ndarë nga jeta. Sopranoja e njohur Luiza Çako (Papa), bashkëshortja e legjendës së muzikës operistike Gaqo Çako, ka ndërruar jetë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në skenën shqiptare.

Luiza Çako, ka pasur një karrierë të gjatë dhe të pasur në muzikën klasike, ku është vlerësuar për zërin e saj të veçantë dhe interpretimet me ndjeshmëri të lartë artistike.

 

 

 

Ajo ka interpretuar në një sërë veprash të repertorit operistik shqiptar dhe ndërkombëtar, duke lënë gjurmë në kulturën tonë.

Ajo ishte bashkëshortja e të ndjerit Gaqo Çako, një prej ikonave të operës shqiptare, dhe nëna e kantautorit të njohur Piro Çako, i cili ka ndjekur gjurmët e prindërve të tij në muzikë, duke ndërtuar një karrierë të suksesshme në muzikën moderne shqiptare.

 

 

E ëma e kantautorit të njohur Pirro Çakos, Luiza Papa, ka qenë një nga femrat më të bukura shqiptare të viteve ’60.

Luizën e përshkruajnë si vajzën që të gjithë kthenin kokën kur ajo kalonte. Ishte e bukur por dhe me shumë stil në të veshur, aq sa femrat e Tiranës e kopjonin.

Gruaja me emrin Luiza Papa, shquhej për veshje të veçanta tërë elegancë, për stilin e saj perëndimor dhe për topuzin e famshëm që gjithnjë e ka pasur të veçantë dhe i jepte hir mbretëreshe.

Dhe përveç kësaj kishte një trup të skalitur qe te gjithe e krahasonin me Sophia Loren dhe një fytyrë të harmonishme dhe mrekullisht të bukur si një divë kinemaje.

 

 

Pas fejesës më Gaqo Çakon, ajo filloi të bëhej më fanatike për veshjen. Duke qenë se fati e kish lidhur me një emër të lakmuar të botës muzikore, një prej tenorëve më të mirë shqiptarë, ajo filloi të ishte më e kujdesshme për pamjen e saj të jashtme.

Trend i asaj kohe ishte një tualet i thjeshtë dhe një e veçantë që ajo e kish ruajtur gjithmonë: flokët topuz.

Një model flokësh që gjithnjë i ka dhënë pamje mbretërore dhe aristokratike.

Mjeshtri i madh i muzikës, Gaqo Çako, ndërroi jetë në banesën e tij në Tiranë mbrëmjen e 1 gushtit 2018 në moshën 83-vjeçare.

The post E trishtë/ Ndërron jetë sopranoja Luiza Çako, bashkëshortja e Gaqo Çakos appeared first on Albeu.com.

Ylli i ‘Netflix’ ndërron jetë në moshën 37 vjeç, u rrëzua nga…

By: M C
14 September 2025 at 20:24

Aktori i njohur kinez, Alan “Yu” Menglong, ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga pallati i tij, sipas raportimeve. Ai ishte 37 vjeç.

Menglong, i njohur më së miri për rolin e tij në serialin “Eternal Love” të Netflix, vdiq të enjten në lagjen Chaoyang të Pekinit, Kinë, sipas ‘Asia One’.

Aktualisht është e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e Menglong, por policia ka përjashtuar çdo mundësi që dinamika të ketë qenë kriminale.

“Me një hidhërim të padurueshëm, njoftojmë se Menglong ynë i dashur vdiq më 11 shtator. Policia ka përjashtuar çdo kriminalitet”, tha ekipi i menaxhimit të Menglong në një deklaratë të postuar në Weibo. “Shpresojmë që ai të prehet në paqe dhe të dashurit e tij të mbeten të fortë”.

Vendas i Xinjiang-ut, ai u bë i famshëm duke garuar në një konkurs kinez kënge, të quajtur “Super Boy” në vitin 2013.

Ai vazhdoi të luante në projekte si The Legend of the White Snake, “Go Princess Go” dhe “The Moon Brightens You”. Paraqitja e fundit e artistit erdhi në serialin e vitit 2025 “Feud”.

The post Ylli i ‘Netflix’ ndërron jetë në moshën 37 vjeç, u rrëzua nga… appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk

10 September 2025 at 23:00

Ka ndërruar jetë në spital Charles James Kirk, ku edhe pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, sërish nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagës së marrë. Charles James Kirk, i njohur si Charlie, 31 vjeç, aktivist politik i djathtë amerikan dhe mik i Donald Trump, u qëllua nga një snajper në qafë gjatë një eventi […]

The post VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk appeared first on BoldNews.al.

Makina e tij u rrokullis 100 metra, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 30-vjeçari (EMRI)

By: V K
9 September 2025 at 11:11

Ditën e sotme në orën 09.00, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë,  30-vjeçari Esat Xherri, që mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor që ndodhi mesditën e të dieles në në fshatin Zdrajsh, që bën pjesë në Njësinë Administrative Orenjë të Librazhdit.

Automjeti që ai drejtonte doli nga rruga në një kthesë të fortë, që më pas u rrokullis për rreth 100 metra në një terren të thepisur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit pësoi plagë të shumta dhe fraktura.

Ai pasi u nxor nga automjeti i shkatërruar, u dërgua me autoambulancë me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Paraprakisht, dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë ose gjendjes së rrugës së amortizuar, mund të ketë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

Ndërkohë, familjarët kanë kërkuar që kjo ngjarje të hetohet me shumë seriozitet.

The post Makina e tij u rrokullis 100 metra, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 30-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar

11 August 2025 at 16:49

Një fëmijë 4-vjeçar, djali i një çifti turistësh me origjinë moldave, ka ndërruar jetë pas një goditjeje të rëndë nga i nxehti në Olmedo, provinca e Sassarit në Itali Sipas hetimeve paraprake, vogëlushi është larguar nga banesa pa u vënë re nga prindërit që po pushonin dhe është futur në makinën e familjes, e parkuar […]

The post Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

U aksidentua në kantierin e Paskuqanit, punëtori ndërron jetë pas 12 ditësh në koma

By: armand
7 August 2025 at 21:21

Petrit Alkollari, 58-vjeçari që u plagos më 27 korrik në një kantier ndërtimi në Paskuqan, ka ndërruar jetë pas disa ditësh në kujdesin e mjekëve Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i tij për News 24, i cili tha se Alkollari humbi jetën mbrëmjen e djeshme dhe u varros sot. Ngjarja që ndodhi […]

The post U aksidentua në kantierin e Paskuqanit, punëtori ndërron jetë pas 12 ditësh në koma appeared first on BoldNews.al.

Ndërron jetë Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

5 August 2025 at 21:52

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat më me ndikim, por gjithashtu më kontroverse të periudhës postkomuniste të Rumanisë – ka vdekur në Bukuresht më 5 gusht, në moshën 95-vjeçare. Ish-presidenti ishte shtruar në spital që nga 9 qershori, dhe mjekët e kishin diagnostikuar me kancer në mushkëri. Në një komunikatë zyrtare, Qeveria […]

The post Ndërron jetë Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë appeared first on BoldNews.al.

Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse “Shën Maria” në Elbasan

By: armand
20 July 2025 at 09:49

Mbrëmjen e së shtunës, më 19 korrik 2025, në orën 22:00, u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan. Një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjithë qytetin e […]

The post Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse “Shën Maria” në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në futbollin amerikan, kampioni i Superbowl vdes në moshën 38-vjeçare

By: armand
17 July 2025 at 18:05

Ish-lojtari i Philadelphia Eagles dhe kampioni i Super Bowl, Bryan Braman, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar agjenti i tij, duke bërë të ditur se Braman u nda nga jeta ditën e enjte. Ish-futbollisti, i cili ka luajtur edhe për Houston Texans, lë pas dy vajzat e tij, Blakely […]

The post Tragjedi në futbollin amerikan, kampioni i Superbowl vdes në moshën 38-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Dhërmi, duke luajtur volejboll

15 July 2025 at 19:48

Në foton e mësipërme është 20-vjeçari Anid Hoxha nga Rahoveci i Kosovës, i cili humbi jetën ditën e djeshme duke luajtur volejboll në Dhërmi. I riu kishte ardhur me shoqërinë për psuhime në Shqipëri, teksa sipas Policisë, dyshohet se ai humbi jetën për shkaqe natyrale. “Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, […]

The post EMRI/ Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Dhërmi, duke luajtur volejboll appeared first on BoldNews.al.

Ndërron jetë në Durrës ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Ish-ambasadori i Gjermanisë, Werner Daum ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Ai është gjetur i pajetë në një hotel në Durrës.

Ish-diplomati ndodhej për një vizitë në Shqipëri, dhe dy ditë më parë, mori pjesë së bashku me Sali Berishën në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë.

Werner Daum shërbeu si ambasador në Shqipëri nga viti 1987 deri në vitin 1990, pikërisht në kohën kur nisi lëvizja kundër regjimit komunist.

Ai hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët, duke dalë kundër udhëzimeve të qeverisë së tij.

Në një intervistë të dhënë më vonë, ai pranoi se bëri këtë gjë qëllimisht, duke e ditur se eksodi masiv i shqiptarëve do sillte edhe rrëzimin e regjimit komunist.

Ish-ambasadori Daum mbërriti në Shqipëri pak ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i PD, Sali Berisha.

Daum u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, për kontributin e tij në momentet historike të vitit 1990. /j.p/

The post Ndërron jetë në Durrës ish-ambasadori gjerman, Werner Daum appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërron jetë në det/ 59-vjeçari pëson arrest kardiak në plazhin e Qerretit

11 July 2025 at 13:22

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në plazhin e Qerretit, Kavajë, ku një 59-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas burimeve paraprake, rreth orës 12:00, shtetasi K. Gj., banues në Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det. Për fat të keq, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar plotësisht shkaqet e vdekjes së 59-vjeçarit.

The post Ndërron jetë në det/ 59-vjeçari pëson arrest kardiak në plazhin e Qerretit appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌