Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama sulmon Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shqyrtohej padia e gjyqtarëve

20 January 2026 at 18:15

Kryeministri Edi Rama lëshoi të martën një batare akuzash ndaj gjyqtarëve, duke përdorur terma si “marrëbabëzi”, “skandal” dhe “turp kombëtar”, në një përpjekje të dukshme për të diktuar vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e dy shoqatave për të shpallur antikushtetues nene të ligjit që lidh pagën e magjistratëve me atë të Presidentit të […]

The post Rama sulmon Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shqyrtohej padia e gjyqtarëve appeared first on Reporter.al.

Komici: Emërimi i kryetarëve të gjykatave deri në vitin 2028, që KLGJ të mos zvarrisë procedurat

20 January 2026 at 11:48

TIRANË, 20 janar /ATSh/ Deputeti Olsi Komici në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale iu përgjigj sot shqetësimit të ngritur nga Shoqata e Gjyqtarëve në lidhje me emërimin e kryetarëve të gjykatave.

Teksa shqyrtohej projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”, Komici tha se është lënë një afat që kryetarët e gjykatave të rrinë në detyrë deri në fund të vitit 2028, por kjo pikë është e diskutueshme.

Komici theksoi se viti 2028 është vendosur për të caktuar një afat për KLGJ-në, në mënyrë që mos të krijohet një vakuum institucional.

“Në rast se bëhet fjalë për ‘deadline’ në lidhje me kryetarët e gjykatave, që është dhe shqetësimi kryesor i Shoqatës së Gjyqtarëve, është lënë një afat që kryetarët e gjykatave apo zëvendëskryetarët të rrinë në detyrë deri në fund të vitit 2028. Që kur bëra prezantimin e nismave ligjore, e lashë si pikë për ta diskutuar, hapa kartat e diskutimit në këtë komision. Logjika dhe ideja ime ka të bëjë me faktin se vërtetë nga ana e KLGJ është miratuar në rregulloren përkatëse për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave, por unë mbaj parasysh që procesi i vlerësimit të pasurisë, integriteti dhe aftësive profesionale të të gjithë kandidatëve për kryetarë gjykatash, është një proces që do të dojë një kohë të konsiderueshme.

“Pra ne mund të dimë datën se kur do të fillojë ky proces, por nuk mund të dimë datën se kur përfundon ky proces, i cili mund të vazhdojë për muaj, por mund të vazhdojë dhe për një 1 vit apo 2 vite. Është një proces realisht mjaft kompleks, ku përveç marrjes së analizës së informacionit që bëjnë Këshillat përkatëse, ka të bëjë me faktin me ndërthurjen e këtij informacioni dhe pika më e vështirë është në vlerësimin përfundimtar që u bëhet kandidaturave.

“Pikërisht, për të shmangur këtë vakuum që mund të krijohet, në kohë dhe institucional, kam propozuar që të vendoset një afat, pra që është viti 2028, në mënyrë që mos të lëmë bosh institucionin e kryetarit të gjykatës, pra të këtë një vazhdimësi ky institucion, ky rol, qoftë ligjor dhe kushtetues, por nga ana tjetër përcaktojmë dhe një afat për KLGJ-në. Pra në bazë të Rregullores, ke të drejtën ta fillosh procesin, por jo ta zgjasësh pafund. Kam vendosur vitin 2028, por që është i diskutueshëm, është relativ”, tha Komici.

Komici shtoi se “ligji përcakton afatin 3-vjeçar të atyre që janë në detyrë, por deadline (afati i fundit) është që mos të zvarrisin pafund procedurat”.

“Një propozim mund të jetë që KLGJ të nisë procedurën për zgjedhjen e kryetarit dhe mos të kalojë afati 3-vjeçar i atyre që janë në detyrë”, tha ai.

Deputetët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë në mbledhjen e komisionit.

/m.q/r.e/a.f/

The post Komici: Emërimi i kryetarëve të gjykatave deri në vitin 2028, që KLGJ të mos zvarrisë procedurat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mandatet e gjyqtarëve/ Konflikt interesi dhe luftë brrylash, Gjykata Kushtetuese fut veten në kolaps

By: Ela
14 January 2026 at 11:39

Nga Boldnews.al Një kërkesë, në dukje naive e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për interpretimin e kohëzgjatjes së mandateve të Gjykatës Kushtetuese, fshihte qëllimin për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të anëtares së asaj gjykate, Sonila Bejtja. Por, ajo që prodhoi vetë Gjykata Kushtetuese për t’i plotësuar “dëshirën” kreut të Shtetit, është një kaos i […]

The post Mandatet e gjyqtarëve/ Konflikt interesi dhe luftë brrylash, Gjykata Kushtetuese fut veten në kolaps appeared first on BoldNews.al.

Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton draftet e PS për reformën në drejtësi

13 January 2026 at 12:11

Në një reagim publik të martën, Shoqata deklaron se nismat të cilat janë dërguar për konsultim nga Kuvendi rrezikojnë që të mos e përmirësojnë kuadrin ligjor, por të zhbëjnë arritjet e deritanishme të reformës në drejtësi. Konkretisht, shoqata kundërshton një “dispozitë kalimtare” të draftit që parashikon emërimin në detyrë të kryetarëve të komanduar të gjykatave […]

The post Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton draftet e PS për reformën në drejtësi appeared first on Reporter.al.

Shoqata e Gjyqtarëve: Projektligji për kryetarët e gjykatave cenon pavarësinë

13 January 2026 at 11:59

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve reagoi sot mbi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”, pjesë e paketës së ndryshimeve ligjore të reformës në drejtësi.

Shoqata shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me Kuvendin dhe institucionet e tjera në përmirësimin e kuadrit ligjor, por paralajmëron se çdo ndryshim duhet të respektojë parimet e shtetit të së drejtës, ndarjen dhe balancimin e pushteteve dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Sipas Shoqatës, neni 12 i projektligjit që parashikon konfirmimin e kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit deri në vitin 2028, cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe uzurpon kompetencën e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për emërimin e kryetarëve.

“Nëpërmjet kësaj norme, kryetarët në detyrë të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe atij administrativ konfirmohen si kryetarë të emëruar deri në datën 31 dhjetor 2028, duke shmangur sakaq garën për këto poste drejtuese në pushtetin gjyqësor”, theksohet në reagim.

Sipas Shoqatës, dispozita cenon kompetencën e Këshillit të Lartë Gjyqësor për emërimin e kryetarëve të gjykatave, zbatimi i saj është selektiv dhe injoron aktin normativ të miratuar nga KLGJ-ja për procedurën e zgjedhjes së kryetarëve, i cili hyri në fuqi më 1 janar 2026.

Shoqata rikujton se përpjekje të ngjashme janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, duke përmendur vendimin nr. 34, datë 10.04.2017.

Shoqata fton Kuvendin të respektojë standardet e shtetit të së drejtës dhe të mos cenoje arritjet e reformës në drejtësi, duke garantuar pavarësinë e pushtetit gjyqësor, dhe shpreh gatishmërinë për të kontribuar në përmirësimin e procesit të ligjbërjes.

/gj.m/j.p/

The post Shoqata e Gjyqtarëve: Projektligji për kryetarët e gjykatave cenon pavarësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shoqata e Gjyqtarëve për statusin e magjistratëve: Po tentohet të uzurpohet pushteti i KLGJ

By: armand
13 January 2026 at 11:27

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar në lidhje me projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke ngritur shqetësimin se po tentohet të uzurpohet Këshilli i Lartë Gjyqësor. Në një reagim zyrtar, Shoqata thekson se çdo ndryshim normativ duhet të jetë i kujdesshëm, të mos bjerë ndesh me parimet themelore […]

The post Shoqata e Gjyqtarëve për statusin e magjistratëve: Po tentohet të uzurpohet pushteti i KLGJ appeared first on BoldNews.al.

Shoqata e Gjyqtarëve, rezolutë për dosjet e mbetura stok dhe sigurinë

22 December 2025 at 18:24

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i drejtoi Këshillit të Lartë Gjyqësor të hënën një rezolutë me shqetësime dhe propozime lidhur me ngarkesën e stoqeve të dosjeve të prapambetura në gjykatat e Juridiksionit të Përgjithshëm, sidomos ato të kryeqytetit. Në rezolutë kritikohen dhe akte nënligjore të KLGJ-së që përcaktojnë afatet procedurale, të cilat […]

The post Shoqata e Gjyqtarëve, rezolutë për dosjet e mbetura stok dhe sigurinë appeared first on Reporter.al.

Debati për Belinda Ballukun/ Rama i përgjigjet Shoqatës së Gjyqtarëve, përmend edhe rrogat: Gabojnë nëse presin të hesht

By: V K
9 December 2025 at 11:00

Në një postim në X, kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratës së Shoqatës së Gjyqtarëve, e cila ka shprehur shqetësimin për atë që e quan “presion” të kreut të qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rastin “Balluku”.

Rama u shpreh se shoqata ose “nuk e di kuptimin e fjalës presion”, ose zgjedh të mos reagojë kur presionet i kryejnë individë të tjerë.

Ndërsa thekson se; “nuk ankohen për disa të tjerë që prej vitesh i këndojnë librin e shtëpisë”.

Gjithashtu, kreu i qeverisë deklaron se prej një dekade nuk është i përfshirë në luftë me gjyqtarët, por ka mbështetur reformën në drejtësi.

“Unë jam ai që kam 10 vjet që nuk luftoj me ta, po luftoj për ta – madje duke i përtypur në heshtje, si çështje të pavarësisë së shpallur botërisht me Reformën në Drejtësi, edhe jo pak “lajthitje” të dhimbshme të gjyqësorit, në dëm të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi dhe të interesave të këtij shteti”, shkruan Rama.

Kryeministri i kujton Shoqatës së gjyqtarëve rrogat, duke thënë se “po tenton të marrë nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin, një rritje të re prej plot 1600 Eurosh po po, 1600 Euro plus pagës aktuale të pagave të magjistratëve e të këshilltarëve të tyre”.

Pavarësisht kritikave, Rama deklaroi se qeveria dhe shumica parlamentare mbeten të hapura për dialog institucional me Shoqatën e Gjyqtarëve për çështjet që prekin drejtësinë e re.

Reagimi i kryeministrit Rama:

“Shoqata e Gjyqtarëve ka bërë deklaratë për t’u ankuar për “presionin” tim ndaj Kushtetueses. Dy mundësi ka këtu:

Ose nuk e dinë kuptimin e fjalës presion, sepse nuk i kam parë të ankohen për ca të tjerë, që prej vitesh u këndojnë librin e shtëpisë njerëzve të drejtësisë, ose e dinë që kur ankohen për mua, nuk u hyn gjemb në këmbë, sepse unë jam ai që kam 10 vjet që nuk luftoj me ta, po luftoj për ta – madje duke i përtypur në heshtje, si çështje të pavarësisë së shpallur botërisht me Reformën në Drejtësi, edhe jo pak “lajthitje” të dhimbshme të gjyqësorit, në dëm të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi dhe të interesave të këtij shteti.

Mirëpo gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve, nëse pret që unë të mbyll gojën e të mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vetë palë në një gjyq kushtetues, për shkak se funksioni që mbuloj, me votat e afro 1 milionë shqiptarëve, është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore.

Jo vetëm kaq, po Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit.

Heshtja ime herën e parë, përpara se sa të merrej ai vendim befasisht i turpshëm, nuk do të përsëritet këtë herë, kur me (ri)kërkesën në fjalë, shoqata e gjyqtarëve po tenton të marrë nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin, një rritje të re prej plot 1600 Eurosh – po po, 1600 Euro plus pagës aktuale – të pagave të magjistratëve e të këshilltarëve të tyre.

Në ndërkohë, unë dhe qeveria e shumica parlamentare që kam nderin të udhëheq, mirëpresim krahëhapur çdo komunikim institucional me shoqatën në fjalë, për të adresuar nevojat e sfidat e drejtësisë së re, ku parimi i shenjtë i pavarësisë së gjyqësorit, duhet mbrojtur me çdo kusht jo vetëm nga ndërhyrjet e jashtme të kujtdoqoftë, përfshirë dhe mua vetë, po edhe nga krimbi i brendshëm i papërgjegjshmërisë së gjyqtarëve, i cili bren përditë besimin e popullit tek drejtësia”, shprehet Rama.

The post Debati për Belinda Ballukun/ Rama i përgjigjet Shoqatës së Gjyqtarëve, përmend edhe rrogat: Gabojnë nëse presin të hesht appeared first on Albeu.com.

Shoqata e Gjyqtarëve: Pavarësia e gjyqësorit, gur themeli për shtetin e së drejtës

9 December 2025 at 10:58

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për pezullimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut nga GJKKO.

“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Shoqata thotë se “nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë”, thuhet në deklaratë.

Sipas gjyqtarëve, këto mesazhe nga kreu i qeverisë krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor.

“Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit”, vijon Shoqata e Gjyqtarëve.

Gjyqtarët theksojnë se pavarësia e gjyqësorit mbetet gur themeli për shtetin e së drejtës, por mund të cenohet jo vetëm me veprime konkrete por edhe me deklarata të tilla si të kreut të qeverisë.

Shoqata thotë se gjyqtarët i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve, ndërsa përcjell edhe një thirrje për zyrtarët, duke kërkuar që të respektojnë pavarësinë në vendimmarrjen e tyre.

“Shoqata rithekson se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe”, vijon deklarata.

Shoqata nënvizon se, Komisioni Evropian në raportet për Shqipërinë ka adresuar si shqetësim vazhdimin e përpjekjeve të ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë.

“Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve e si të tillë qëllimi i misionit të tyre nuk është fitimi i pëlqimit të shumicës së publikut apo një pjese të tij, por zbatimi me fanatizëm i vullnetit të sovranit të shprehur në këto akte. Vendimet gjyqësore mund të jenë të papëlqyeshme për disa subjekte, por kjo nuk i bën ato ilegjitime, pasi sistemi demokratik i qeverisjes vepron brenda kufijve që i përcaktohen nga standardet e shtetit të së drejtës dhe zbatuesit finalë të këtyre standardeve janë gjyqtarët”, thuhet më tej në deklaratë.

“Në këtë kuadër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë fton dhe i kërkon secilit zyrtar të lartë të dy pushteteve të tjera që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrjen e tyre dhe të distancohet nga çdo sjellje që e cenon atë. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit”, përfundon deklarata e Shoqatës së Gjyqtarëve.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Shoqata e Gjyqtarëve: Pavarësia e gjyqësorit, gur themeli për shtetin e së drejtës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Deklaratat e Ramës për Ballukun, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore

By: V K
9 December 2025 at 09:34

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjen ‘Balluku’.

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, po hetohet nga SPAK për ‘shkelje të barazisë në tendera’ për Unazën e Madhe dhe për tunelin e Llogarasë, ndërkohë që GJKKO e pezulloi atë nga detyra.

Pas këtij vendimi, kryeministri veproi duke kundërshtuar vendimin, ndërsa e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Në reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve, çdo deklaratë në lidhje me çështjet e gjyqësorit, është presion politik.

“Ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe”, thuhet në reagim.

Reagimi:

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme. Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor. Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit.

Shoqata rithekson se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe. Komisioni Evropian ne raportet për Shqipërisë ka adresuar si shqetësim vazhdimin e përpjekjeve te ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë.

Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve e si të tillë qëllimi i misionit të tyre nuk është fitimi i pëlqimit të shumicës së publikut apo një pjese të tij, por zbatimi me fanatizëm i vullnetit të sovranit të shprehur në këto akte. Vendimet gjyqësore mund të jenë të papëlqyeshme për disa subjekte, por kjo nuk i bën ato ilegjitime, pasi sistemi demokratik i qeverisjes vepron brenda kufijve që i përcaktohen nga standardet e shtetit të së drejtës dhe zbatuesit finalë të këtyre standardeve janë gjyqtarët. Në këtë kuadër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë fton dhe i kërkon secilit zyrtar të lartë të dy pushteteve të tjera që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrjen e tyre dhe të distancohet nga çdo sjellje që e cenon atë. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit.

The post Deklaratat e Ramës për Ballukun, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore appeared first on Albeu.com.

Shoqata e Gjyqtarëve dënon sulmet ndaj gjyqtarit Asim Vokshi

11 November 2025 at 13:09

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dënoi përmes një deklarate të martën sulmet personale ndaj gjyqtarit Asim Vokshi, i zgjedhur si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Sipas Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, publikimet në media i kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë shndërruar në denigrime që cënojnë drejtpërdrejt “dinjitetin, […]

The post Shoqata e Gjyqtarëve dënon sulmet ndaj gjyqtarit Asim Vokshi appeared first on Reporter.al.

Sulme personale dhe denigruese/ Akuzat ndaj gjyqtarit Asim Vokshi, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Cenohet dinjiteti i magjistratëve, jo presione publike

By: V K
11 November 2025 at 10:48

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, ka reaguar pas publikimeve të fundit në media që lidhen me kandidimin e magjistratit Asim Vokshi, për pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Në deklaratë, Shoqata teksa i del në mbrojtje gjyqtarit shprehet se disa raportime në media “kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme” dhe janë shndërruar në “sulme personale e denigruese”, të cilat cenojnë dinjitetin, reputacionin dhe integritetin institucional të magjistratit.

“Denigrimet personale dhe përpjekjet mediatike për delegjitimim të proceseve të kandidimit të magjistratëve bien ndesh me standardet profesionale të gazetarisë, parimet e etikës publike dhe detyrimin për respektimin e dinjitetit njerëzor që burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kalimi i këtyre kufijve përbën abuzim me të drejtat e garantuara dhe cënon besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, për të cilin magjistratët me punën e tyre të përditshme luftojnë ta fitojnë”, theksohet në reagim.

Shoqata e gjyqtarëve deklaron se; “vlerëson rolin e medias në një shoqëri demokratike si garantuese e transparencës dhe llogaridhënies publike, por ushtrimi i këtyre lirive duhet të bëhet në mënyrë të përgjegjshme dhe etike, në respekt të së vërtetës”.

SHOQATA KOMBËTARE E GJYQTARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DEKLARATË PUBLIKE

Në mbrojtje të integritetit dhe dinjitetit të magjistratit

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të thellë deklarimet dhe publikimet e fundit në media vizive, të shkruara dhe elektronike, që kanë pasur në fokus kandidimin e magjistratit z.Asim Vokshi në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Këto publikime kanë marrë formën e sulmeve personale, të cilat kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë shndërruar në denigrime që cënojnë drejtpërdrejt dinjitetin, reputacionin dhe integritetin institucional të magjistratit.

Shoqata vlerëson rolin themelor që ushtron media në një shoqëri demokratike, si garantuese e transparencës dhe përgjegjshmërisë publike. Liria e shprehjes dhe shpërndarjes së informacionit, të parashikuara në nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe nenet 22 e 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përbëjnë baza të pandashme të shtetit të së drejtës. Megjithatë, ushtrimi i këtyre lirive duhet të bëhet në mënyrë të përgjegjshme, etike dhe në respekt të së vërtetës, në mënyrë që media të mos shndërrohet në mjet presioni apo në instrument për cënimin dhe denigrimin e figurës së magjistratëve.

Shoqata thekson se liria e medias nuk mund të përdoret për të justifikuar presione publike, nxitje, përbuzjeje apo cenim të dinjitetit njerëzor dhe institucional të magjistratit, sidomos në procese të tilla kandidimi me rëndësi dhe ndikim të madh në publik.

Denigrimet personale dhe përpjekjet mediatike për delegjitimim të proceseve të kandidimit të magjistratëve bien ndesh me standardet profesionale të gazetarisë, parimet e etikës publike dhe detyrimin për respektimin e dinjitetit njerëzor që burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kalimi i këtyre kufijve përbën abuzim me të drejtat e garantuara dhe cënon besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, për të cilin magjistratët me punën e tyre të përditshme luftojnë ta fitojnë.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të medias televizive, të shkruar dhe elektronike që, në ushtrimin e profesionit të tyre, të udhëhiqen nga parimet e mirëbesimit, etika profesionale dhe deontologjia gazetareske.

Ritheksojmë se respektimi i dinjitetit të magjistratëve është kusht themelor për ushtrimin e pavarur të pushtetit gjyqësor dhe për ruajtjen dhe forcimin e besimit të publikut në drejtësi.

Ky qëndrim publik nuk duhet interpretuar si tentativë për krijimin e mureve komunikimi apo kufizim të bashkëpunimit me median. Përkundrazi, Shoqata rithekson gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim ndërinstitucional, në funksion të një komunikimi të ndershëm dhe profesional që reflekton rolin dhe përgjegjësinë e gjyqësorit në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe të parimeve të demokracisë.

Tiranë, më 10 nëntor 2025

Në emër të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë

Z.Engert Pëllumbi

Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë

The post Sulme personale dhe denigruese/ Akuzat ndaj gjyqtarit Asim Vokshi, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Cenohet dinjiteti i magjistratëve, jo presione publike appeared first on Albeu.com.

Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve

By: Ela
3 November 2025 at 09:32

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Engert pëllumbi është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve. “Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e mbledhur ditën e premte, më datë 31.10.2025, mori disa vendime të rëndësishme ne vijim të funksionimit të saj. Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Shoqatës, pas konsultimeve, me votë unanime mori vendimet […]

The post Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve appeared first on BoldNews.al.

Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve

By: V K
3 November 2025 at 09:51

Shoqata kombëtare e gjyqtarëve, ka zgjedhur kryetar gjyqtarin Engert Pëllumbi.

Pëllumbi është gjyqtari që la në masa arrest në burg Erion Veliaj në apelin e GJKKO.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e mbledhur ditën e premte, më datë 31.10.2025, mori disa vendime të rëndësishme ne vijim të funksionimit të saj.

Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Shoqatës, pas konsultimeve, me votë unanime mori vendimet e mëposhtme:

1. Z. Engert Pëllumbi u zgjodh Kryetar i Shoqatës;

2. Z. Ardit Kuka u zgjodh Nënkryetar i Shoqatës;

3. Znj. Valjona Haxhiraj u zgjodh Sekretare e Shoqatës;

4. Anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës (duke përfshirë Kryetarin dhe Nënkryetarin e saj) u zgjodhën gjyqtarët Engert Pëllumbi, Ardit Kuka, Ina Hoxhaj, Manjola Xhaxho, Ervin Sulaj, Fatri Islamaj, Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Albert Keraj;

5. U vendos pranimi i 14 (katërmbëdhjetë) anëtarëve të rinj në Shoqatë si dhe u bënë disa ndryshime në Statutin e saj.

The post Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Lartë mbron procesin që nxorri fitues gjyqtarin Asim Vokshi

17 October 2025 at 15:58

Gjykata e Lartë mbrojti përmes një deklarate të premten procesin e votimit që nxorri fitues gjyqtarin Asim Vokshi për një vend në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shtoi se po përballej me një sulm verbal të ngritur sipas saj mbi interpretime dhe pretendime “të pavërteta, të pasakta dhe të njëanshme”. Gjykata e Lartë sqaroi gjithashtu rregulloren e […]

The post Gjykata e Lartë mbron procesin që nxorri fitues gjyqtarin Asim Vokshi appeared first on Reporter.al.

Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, rezolutë në mbështetje të gjyqtarëve pas vrasjes së Astrit Kalasë

By: V K
15 October 2025 at 10:49

Me kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, shoqata më e madhe në Europë e gjyqtarëve, ka miratuar një rezolutë në mbështetje të trupës gjyqësore pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Rezoluta u miratua unanimisht me kërkesë të Unionit, i cili u përfaqësua nga Gerd Hoxha dhe Genti Dokollari, në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve, pjesë e së cilës është edhe EAJ, që po mbahet në Baku, Azerbajxhan, nga data 11 deri më 17 tetor.

Sipas Hoxhës, kjo rezolutë është shenjë e respektit të lartë për kolegun e ndjerë, z. Astrit Kalaja, dhe për të gjithë gjyqtarët shqiptarë, si dhe një mbështetje e fortë për gjithë trupën gjyqësore në veçanti dhe punonjësit e drejtësisë në përgjithësi, për ta çuar më tej përkushtimin tonë në dhënien e drejtësisë, shkruan A2 CNN.

“Kjo rezolutë,” u shpreh Hoxha, “është një thirrje për reflektim serioz dhe të menjëhershëm të organeve shtetërore, që kanë detyrë kushtetuese dhe ligjore të sigurojnë një klimë normale pune dhe sigurinë e gjyqtarëve, si gur themeli për një drejtësi të pavarur.”

The post Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, rezolutë në mbështetje të gjyqtarëve pas vrasjes së Astrit Kalasë appeared first on Albeu.com.

Mbledhja e gjyqtarëve, Albana Boksi: Drejtësia ka nevojë për kushte të sigurta. KLGJ duhet të reagojë me forcë

By: redi
9 October 2025 at 15:17

Pas mbledhjes që erdhi nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gjyqtarët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët. Ata kërkojnë më shumë siguri për gjyqtarët. Në fjalën e saj, gjyqtarja Albana Boksi tha se drejtësia ka nevojë për kushte të sigurta. “Kërkojmë siguri dhe kushte për ushtrimin me ndershmëri të funksionit, thirrje për veprim. Sistemi gjyqësor po përballet me mungesë sigurie…

Source

Vr*sja e gjyqtarit Kalaja, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve: Ofrojmë ndihmën tonë

By: redi
7 October 2025 at 18:43

Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, presidenti i EAJ, Mikael Sjoberg, ka shprehur ngushëllimet dhe tronditjen e thellë për këtë ngjarje tragjike, duke ofruar gjithashtu mbështetjen e organizatës për kolegët shqiptarë. “Sipas lajmeve, mësuam se një gjyqtar shqiptar është vrarë gjatë…

Source

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve: Ofrojmë ndihmën tonë

7 October 2025 at 17:50

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, një ditë më parë.

Gjyqtari Kalaja u vra brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi.

Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, presidenti i EAJ, Mikael Sjoberg, ka shprehur ngushëllimet dhe tronditjen e thellë për këtë ngjarje tragjike, duke ofruar gjithashtu mbështetjen e organizatës për kolegët shqiptarë.

“Sipas lajmeve, mësuam se një gjyqtar shqiptar është vrarë gjatë ushtrimit të detyrës së tij  të hënën. Në emër të Bordit të EAJ, dëshiroj të shpreh ngushëllimet dhe tronditjen tonë për këtë ngjarje tragjike ndaj shoqatës shqiptare. Njëkohësisht, do të donim të dinim nga ju më shumë për atë që ka ndodhur dhe nëse EAJ mund të ofrojë ndonjë ndihmë”, ka shkruar Mikael Sjoberg, president i Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes E.SH., si dhe shtetasit G. Sh., xhaxhai i autorit, dhe B.K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve: Ofrojmë ndihmën tonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vrasja e Astrit Kalasë, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Jemi të gatshëm për çdo ndihmë

By: Elva
7 October 2025 at 17:23

Shoqata Europiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi një ditë më parë gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e gjyqit. Në një mesazh të dërguar Shoqatës Shqiptare të Gjyqtarëve, bordi i EAJ shprehu ngushëllimet më të sinqerta […]

The post Vrasja e Astrit Kalasë, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Jemi të gatshëm për çdo ndihmë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌