Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vlora shpenzon 154 milionë për hidrovorin, por përmbytet çdo vit

By: Elva
14 January 2026 at 23:00

Në tetor të vitit 2024, qyteti i Vlorës u përmbyt pas vetëm 3 orësh reshje intensive. Llumi pushtoi qytetin, duke bërë të pabanueshme mjaft banesa. Dhjetëra milionë euro investime në ujësjellësa dhe kanalizime përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve rezultuan një dështim. Edhe në atë rast, investimet e gabuara zhvatëse dhe papërgjegjshmëria ishin faktorët kyç. […]

The post Vlora shpenzon 154 milionë për hidrovorin, por përmbytet çdo vit appeared first on BoldNews.al.

Rreziku i përmbytjeve në Fier/ Vjosa në kuota normale. Lumi Seman mbetet kërcënues

By: Rovena
12 January 2026 at 08:26

Situata në qarkun Fier vazhdon të monitorohet nga autoritetet lokale, ndërsa lumi Seman ruan nivel të lartë ujit dhe paraqet rrezik për zonat e banimit dhe tokat bujqësore.

Ndërsa infrastruktura kritike dhe rrugët kombëtare dhe rurale janë të kalueshme normalisht, dhe furnizimi me energji elektrike e ujë të pijshëm nuk ka pësuar ndërprerje, lumenjtë po tregojnë dinamikë të ndryshme.

Lumi Vjosa është në kuota normale me tendencë të lehtë në ulje, ndërsa Seman vazhdon të ketë prurje të larta përgjatë gjithë argjinaturave nga Bashkia Lushnje, Roskovec, Patos e Fier. Brenda argjinaturave janë të përmbytura rreth 100 hektarë tokë bujqësore, ndërsa në fshatrat Mbrostar dhe Petov janë prekur kasolle bagëtish dhe oborre banesash. Rreziku për zonat e banimit nuk është larguar ende në fshatrat Beline, Kallm, Mbrostar, Mujalli, Gercalli dhe Petov.

Nga ana tjetër, lumi Shkumbin është tërhequr brenda shtratit të tij dhe nuk paraqet rrezik për banorët.

Autoritetet lokale dhe hidrovoret mbeten në gatishmëri të plotë dhe vazhdojnë monitorimin e lumit Seman për të parandaluar përmbytje të mundshme. Banorët këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Lumi Vjosa del sërish nga shtrati, rrezik rritjeje në vijim

11 January 2026 at 10:00


Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra, duke sjellë përsëri përmbytjen e tregut të Mifolit.

Prurjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në zonën e Memaliajt niveli i ujit ka arritur në 7 metra. Kjo situatë paralajmëron një rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës.

Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa banorët në zonat pranë shtratit të lumit janë në gatishmëri për marrjen e masave parandaluese./euronews/

Lumi Vjosa del sërish nga shtrati, përmbytet tregu i Mifolit, qytetarët në panik

By: Brisi
11 January 2026 at 08:25

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati këtë të diel, duke arritur një nivel rreziku uji deri në 7.45 metra. Sipas raportimeve, niveli i lartë i ujit është konstatuar pranë Urës së Mifolit, ku si pasojë është përmbytur edhe tregu i Mifolit. Raportohet se prurjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa kjo situatë paralajmëron një […]

The post Lumi Vjosa del sërish nga shtrati, përmbytet tregu i Mifolit, qytetarët në panik appeared first on BoldNews.al.

Rritet sërish niveli i Vjosës pranë Urës së Mifolit, shkon në 7.45 metra

By: Fax Web
11 January 2026 at 08:49

Rritet sërish niveli i lumit, prurjet me intensitet për shkak të reshjeve. Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje në orët në vijim.

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra, duke sjellë përsëri përmbytjen e tregut të Mifolit.

Prurjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në zonën e Memaliajt niveli i ujit ka arritur në 7 metra. Kjo situatë paralajmëron një rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës, që pritet të arrijë deri në 8.5 apo 9 metra në orët në vijim.

Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa banorët në zonat pranë shtratit të lumit janë në gatishmëri për marrjen e masave parandaluese.

Vjosa, bekim dhe mallkim/ Beteja shekullore mes njerëzve dhe lumit të egër të Europës

10 January 2026 at 20:37

Lumi i vetëm i egër i Europës, demonstroi forcën edhe njëherë tjetër. Dhjetëra banorë në Ferras, Çerven, Kashisht dhe Mallakastër u evakuuan për t’i paraprirë incidenteve apo fatkeqësive.

Në pritje të lajmeve për motin, banorët e zonave të prekura rrëfejnë se si përballen me furinë e lumit ndër dekada.

Vjosa me ujërat e saj të kristalta, pasuron tokat e zonave ku kalon dhe në Fier, nuk është rastësi, që zonat me bujqësi të zhvilluar, janë Levani dhe Frakulla. Siat Bana, 84 vjeç banor i fshatit Ferras, ka përjetuar gjatë gjithë jetës së tij, përmbytjet nga Vjosa.

Ai, kujton përmbytjen e 31 dhjetorit te vitit 1970 por edhe rrëfimin e gjyshit të tij për vërshimet e viteve 1930, kur banorët qëndronin edhe majë pemëve deri në tërheqjen e ujërave

Pas përmbytjeve të një dekade më parë, në vitet 2013-2017,  në Fier u përforcuan argjinaturat dhe sistemi kullues. Megjithatë, me një lumë të egër si Vjosa, masat mbrojtëse, mbeten gjithmonë të pamjaftueshme.

Vjosa buron nga malet e Pindit në Greqi. Është lumi i vetëm i egër në Europë dhe është shpallur Park Kombëtar si pasuri botërore natyrore.

Pas përmbytjes, vjen balta/ Banorët bëjnë bilancin e dëmeve në shtëpi e toka

10 January 2026 at 15:18

Furia e Vjosës dy ditë më parë ka lënë pas shkatërrim. Thasë me rërë në oborret e shtëpive, inerte në anë të rrugëve dhe banorët që përpiqen të bëjnë sërish të banueshme shtëpitë e tyre.

Në një nga rrugët e Ferrasit, Pëllumb Tetenaj 84 vjeç, një ish-zetorist qëndron i vetëm në të ftohtë, në hyrje të banesës së tij.

“Pres nipin … të më pastrojë të paktën kuzhinën… kam fjetur të kunati.. Kam fjetur në makinë … kjo përmbytje ishte e madhe”, tha ai.

Përtej shkatërrimit të orendive dhe pajisjeve, përmbytja e 8 Janarit ka lënë pas edhe tronditje të thellë psikologjike. Flora Sulejmani, rrëfen tmerrin që përjetoi, me bashkëshortin invalid, teksa në pak minuta uji vërshoi brenda shtëpisë. Nuk kishte kohë as të merrte telefonin, ndaj kërkoi ndihmë duke fikur dhe ndezur një elektrik dore.

Pajisjet dhe orenditë shtëpiake janë dëmtuar tërësisht, në banesat një katëshe. Pjesa më e madhe e tyre janë blerë te reja, pas përmbytjeve të vitit 2017.

Në terren ndodhen automjete dhe efektivë zjarrfikës për pastrimin e baltës nga banesat e përmbytura.

Në Ferras gjatë vërshimeve të Vjosës u përmbytën 75 banesa, disa banesa të tjera u përmbytën në Çerven dhe Kashisht. Në Rromës të Mallakastrës u evakuua një familje pas daljes së Vjosës nga shtrati. Gjithsej në këtë përmbytje nga Vjosa, u evakuuan 7 familje, pjesa më e madhe në Ferras.

Dëmet nga përmbytjet po inventarizohen nga komisionet e verifikimit. Bilanci paraprak i përmbytjeve  flet për mbi 700 ha tokë bujqësore nën ujë dhe afërsisht 100 shtëpi të përmbytura në Ferras, Çerven, Kashisht, Adë dhe Rromës.

Vjosa kthehet në shtrat/ Nënkalimi i Bishanit ende me ujë, por kalohet me mjete të vogla

10 January 2026 at 15:11

Lumi Vjosa është rikthyer gradualisht në nivele normale, pas rritjes së prurjeve të ditëve të fundit që sollën përmbytje në disa zona, teksa niveli ka shkuar ne 5,5 metra. Sipas informacioneve më të fundit nga terreni, uji është tërhequr nga banesat në fshatin Bishan, duke lehtësuar situatën për banorët e zonës.

Megjithatë, në disa banesa dhe në hapësirat përreth tyre ende ka prezencë të ujit, kryesisht në oborre dhe toka përreth, çka vijon të krijojë vështirësi për banorët.

Problem mbetet edhe nënkalimi i Bishanit, ku ka ende ujë të grumbulluar, por pavarësisht kësaj, rruga është e kalueshme dhe qarkullimi i automjeteve nuk është ndërprerë.

Banorët shprehen se situata është përmirësuar krahasuar me ditët e mëparshme, por tashmë janë në pritje të procesit të evidentimit të dëmeve, veçanërisht në tokat bujqësore që janë përmbytur për disa ditë me radhë. Sipas tyre, sipërfaqe të konsiderueshme toke janë dëmtuar, duke rrezikuar prodhimin bujqësor dhe të ardhurat e familjeve të zonës

Ndërkohë, autoritetet vendore pritet të vijojnë monitorimin e situatës dhe të nisin verifikimet në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara, si dhe për të marrë masat e nevojshme në ndihmë të banorëve të prekur.

Vjosa kthehet në shtrat/ Uji ulet në nivel normal, tërhiqet uji nga Bishani

10 January 2026 at 11:06

Lumi Vjosë në nivele normale. Uji ndërkohë është tërhequr edhe nga banesat në fshatin Bishan teksa ka prezence në disa prej tyre po rreth banesave.

Ka ende prezence të ujit në nënkalimin e Bishanit por megjithatë rruga kalohet.

Banoret theksojnë se tashme janë në pritje te evidentimit të dëmeve në tokat bujqësore.

 

Rama: Bie niveli i Vjosës, nis verifikimi i dëmeve

9 January 2026 at 08:11

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë ndjeshëm.

Pas përmbytjeve të një dite më parë, që prekën zonat përreth lumit Vjosë, Rama bëri të ditur se ka nisur edhe procesi i verifikimit të dëmeve.

“Ka filluar procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë zonën, ndërsa strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri dhe në shërbim të plotë të të gjithë banorëve për çdo nevojë apo emergjencë”, theksoi Rama.

Lidhur me situatën, Kreu i qeverisë ka thirrur mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, me qëllim adresimin e problematikës së përmbytjeve në mbarë vendin. Pjesë e kësaj mbledhjeje do të jenë ministritë e linjës, përgjegjëse për menaxhimin e situatës.

Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë shkaktuar problematika në disa qarqe, ku më të prekurat janë Shkodra, Lezha, Durrësi, Fieri dhe Vlora.
Një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi evakuimin e disa fshatrave në qarqet Durrës, Fier dhe Vlorë.

/a.f/

The post Rama: Bie niveli i Vjosës, nis verifikimi i dëmeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vlora nën ujë/ Vjosa përmbyt edhe fshatin Mifolin, banesat në rrezik

By: Elva
8 January 2026 at 20:43

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati, duke përmbytur fshatin Mifol dhe duke rrezikuar dhjetëra banesa në zonë. Niveli i ujit ka kaluar argjinaturën dhe ka hyrë në tokat përreth, ndërsa situata po përkeqësohet nga prurjet e vazhdueshme. Pas evakuimit të banorëve në Novoselë, Mifoli është zona e radhës që përballet me emergjencë për shkak […]

The post Vlora nën ujë/ Vjosa përmbyt edhe fshatin Mifolin, banesat në rrezik appeared first on BoldNews.al.

Del nga shtrati lumi Vjosa, bllokohet rruga e vjetër Fier-Vlorë

By: V K
8 January 2026 at 15:39

Dalja nga shtrati i lumit Vjosë në disa pjesë të tij, ka bllokuar edhe aksin e vjetër rrugor Fier-Vlorë.

Policia ka ngritur një postbllok për të pezulluar kalimin e automjeteve.

Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet strukturës së saj të posaçme për emergjencat civile, ka urdhëruar evakuime të menjëhershme të banorëve në të paktën tre zona të vendit, ku rrezikoheshin jetët e tyre si pasojë e prurjeve të larta të lumenjve.

Alarmi i parë i evakuimit u dha për banorët e Novoselës, pasi lumi Vjosa kishte nivele të larta prurjesh dhe, në afërsi të urës së Mifolit, nisën përmbytjet e tokave bujqësore dhe të banesave.

The post Del nga shtrati lumi Vjosa, bllokohet rruga e vjetër Fier-Vlorë appeared first on Albeu.com.

Ministria e Mbrojtjes: Urdhërohet evakuim i menjëhershëm i banorëve në Novoselë

By: lindita
8 January 2026 at 11:35

Lumi Vjosë ka kaluar pikën maksimale, duke dalë nga shtrati dhe ka përmbytur shumë hektarë toka dhe banesa në Vlorë. Për këtë situatë kanë reagur strukturat e Emergjencave Civile duke kërkuar evakuim të menjëhershëm të banorëve në Novoselë. Lajmërim zyrtar për evakuim të menjëhershëm: Si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e…

Source

Regjistrohet viktima e parë në Durrës, lumi Vjosa arrin në pikën kritike mbi 9 metra

8 January 2026 at 12:02


Prej tre ditësh, në shumë zona Shqipëria vijon të jetë e përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Këtë të enjte është regjistruar edhe viktima e parë nga moti i keq. Një 54-vjeçar u gjet pa shenja jete në një kanal kullues në afërsi të ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik.

Në disa zona të Elbasanit si dhe në veri, shiu i ka lënë reshje dëborës, e cila ka shkaktuar vështirësi në qarkullim në shumë akse.

Ndërkaq në Vlorë, niveli i Vjosës ka kaluar mbi 9 metra, janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë.

Dalja e lumit Vjosa nga shtrati, bllokohet segmenti “Bishti i Malit” në Selenicë

8 January 2026 at 10:18

Moti i keq ka përfshirë vendin dhe si pasojë janë raportuar përmbytje masive. Ndërkohë njoftohet se rruga që të çon në Selenicë, në segmentin “Bishti i Malit”, është aktualisht e bllokuar për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa.

Prurjet e larta kanë shkaktuar përmbytje në zonë, duke e bërë rrugën të pakalueshme për momentin. Ndërkohë, ekipet e emergjencës dhe të Bashkisë ndodhen në terren dhe po ndjekin situatën nga afër.

Autoritetet apelojnë  që qytetarët të shmangin qarkullimin në këtë segment derisa të ketë një përmirësim të situatë.

VIDEO/ “Çmendet” Vjosa, 100 hektarë tokë të përmbytura në Vlorë, ushtria në gatishmëri

8 January 2026 at 10:11

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në disa segmente. Gazetari Elton Nika tha për ABC News se si pasojë 100 hektarë tokë janë të përmbytura dhe disa fshatra janë të rrezikuara

Ndërsa situata vijon të jetë shqetësuese edhe për shkak të erërave të forta.

Ndërkohë raportohet se 13 familje janë evakuuar.

Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore në qarkun Fier

By: Fax Web
8 January 2026 at 08:02

Në qarkun e Fierit situata paraqitet shqetësuese si pasojë e rritjes së vazhdueshme të niveleve të lumenjve, veçanërisht lumit Vjosë, i cili ka arritur në pikën kritike.

Sipas informacionit zyrtar, akset rrugore në të gjithë qarkun janë aktualisht të aksesueshme normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vijon pa ndërprerje të plota.

Hidrovorët ndodhen në gatishmëri pune për të përballuar situatën.

Nivelet e lumenjve Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rritjeje, ndërsa situata më problematike paraqitet në lumin Vjosë. Në Urën e Mifolit, prurjet kanë kaluar mbi pikat e matjes, duke arritur nivelin kritik buzë më buzë përgjatë argjinaturës.

Si pasojë e prurjeve të larta, në fshatrat Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras janë përmbytur rreth 200 hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturave. Gjithashtu, raportohet për prezencë të lartë uji në 27 banesa në zonën Ferras–Cerven, të cilat ndodhen brenda sistemit mbrojtës të argjinaturës.

Probleme janë konstatuar edhe në Stacionin e Pompimit të Kafarajt, Njësia Administrative Frakull, prej nga realizohet furnizimi me ujë i qytetit të Fierit. Si masë paraprake, Ujësjellësi i Fierit ka stakuar disa nga pompat në puset pranë lumit Vjosë dhe po operon me kapacitet të reduktuar nga puse më të largëta, çka ka sjellë furnizim me ujë të kufizuar dhe me grafik për qytetin.

Të dhënat e marra nga pika e matjes në Urën e Memaliajt tregojnë për përkeqësim të mëtejshëm të situatës në orët në vijim, duke rritur rrezikun për përmbytje të tjera.

Situata po monitorohet në terren nga Institucioni i Prefektit dhe strukturat e Bashkisë Fier, të cilat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të agravimit të mëtejshëm.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonave të rrezikuara të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Situatë kritike në Vlorë, Vjosa gati të kalojë vijën e kuqe - lumi tejkalon 9 metra

8 January 2026 at 08:12


Reshjet e dendura të shiut që kanë vijuar që prej ditës së martë kanë sjellë rritje të ndjeshme të nivelit të lumit Vjosa.

Në disa segmente, prurjet kanë tejkaluar 9 metra, duke shkaktuar përmbytje të tokave dhe dëme në banesa pranë zonave të rrezikut, raporton euronews.al.

Në Memaliaj, niveli i ujit ka shënuar 7.5 metra mbi nivelin e detit, një tregues i qartë i intensitetit të prurjeve.

Si pasojë, është mbuluar edhe stacioni hidrometrik, ndërsa rreth 100 hektarë tokë janë nën ujë.

Situata ka ndikuar edhe në infrastrukturën kritike, pasi është raportuar prezencë uji në Stacionin e Pompimit të Kafarajt, në Njësinë Administrative Frakull, nga ku sigurohet furnizimi me ujë për qytetin e Fierit.

Deri më tani, 14 banesa rezultojnë të prekura nga përmbytjet.

Mersini: Evakuohen 13 familje, niveli i Vjosës 8.6 metra

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Niveli i lumit Vjosa ka arritur në 8.6 metra, duke sjellë evakuimin e 13 familjeve në zonat e rrezikuara në qarkun e Vlorës.

Kryetarja e bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini dhe drejtori i Policisë së qarkut Vlorë, Elidon Çela ndodhen në terren për të monitoruar situatën.

Në një prononcim për mediet Mersini tha se situata aktualisht është në pikë kritike sepse prurjet janë në nivelin 8.6 metra.

“Në orët në vazhdim presim një ulje të sasisë së ujit, duke qenë se pjesa e jugut që sjell këto prurje është stabilizuar dhe kjo do të pasqyrohet në harkun kohor të 12 orëve”, theksoi kryebashkiakja.

“Në një zonë risku kemi 6 familje që në rast se do të kalohet kjo pikë prej 8.6 metrash, do të evakuohen. Deri më tani janë 13 familje që kanë qenë të gatshme të largohen nga zona e rrezikuar”, tha Mersini.

Drejtori i Policisë së qarkut Vlorë, Elidon Çela, tha se të gjitha strukturat janë në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme.

“Kemi vënë në dispozicion të gjitha mjetet me kalueshmëri të lartë dhe në rast nevoje për evakuim, policia dhe emergjencat civile do të ndërhyjnë kudo të jetë nevoja”, theksoi Çela.

/k.s/j.p/

The post Mersini: Evakuohen 13 familje, niveli i Vjosës 8.6 metra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lumi Vjosa del nga shtrati, evakuohen dhjetëra banorë

By: Elva
7 January 2026 at 20:36

Reshjet e pandërprera të 48 orëve të fundit po rëndojnë situatën në jug të vendit, ku lumi Vjosë ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje dhe rrezik për komunitetet pranë brigjeve. Sipas raportimeve nga terreni, niveli i ujit në urën e Mifolit vijon të rritet me shpejtësi, duke detyruar ekipet e emergjencave të ndërhyjnë. Në […]

The post Lumi Vjosa del nga shtrati, evakuohen dhjetëra banorë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌