Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shenjat që tregojnë nëse doni vërtet një lidhje apo thjesht jeni të mërzitur me veten

By: gaze tare
27 January 2026 at 20:24

Është e vërtetë që jemi rritur në një shoqëri që nuk na pranon plotësisht nëse nuk kemi një partner ose familje. Kjo është arsyeja pse shumë prej nesh përfundojnë me partnerë me të cilët nuk biem në dashuri ose nuk shkojmë mirë me ta. Dhe ndërsa kjo është një pjesë e jetës sonë personale që duhet ta sqarojmë brenda vetes, ekziston edhe pjesa tjetër që na dëshiron të kemi marrëdhënie vetëm sepse ndihemi të mërzitur vetëm.

A keni menduar ndonjëherë pse doni të jeni në një lidhje? A është sepse ndjeni nevojën për ta ndarë jetën tuaj me një person tjetër apo sepse thjesht nuk po kaloni mirë vetëm dhe jeni të mërzitur me shoqërinë tuaj?

A e ke kaluar ende dashurine per ish-in tënd apo ende po mendon për të? Është një pyetje e vështirë, përgjigjen e së cilës të gjithë e kemi të vështirë ta pranojmë. Nëse ndihesh sikur nuk ke mbaruar ende me personin me të cilin ishe dhe duhet kohë që plagët të shërohen, atëherë është më mirë të mos kalosh në një lidhje të re. Dil në takime, shko në festa, udhëto, zbulo veten dhe atë që të pëlqen, dhe kur të ndihesh vërtet se ka ardhur koha, atëherë thuaji “po” një partneri të ri.

Sa e lehtë është për ty të “hapesh” ndaj një personi tjetër?

Ti e di shumë mirë që marrëdhëniet nuk kanë të bëjnë vetëm me seksin dhe kohën e lirë. Personi tjetër do të bëhet pjesë e jetës tënde. Do të duhet të ndash me të momente të jetës tënde të përditshme, mendime, përvoja, ndjenja, përvoja (të tashme dhe të ardhshme). Nëse mendon se nuk mund t’i përjetosh të gjitha këto me dikë, është më mirë të mos vazhdosh me një marrëdhënie me të. Për të mirën e të dyve.

Po kërkoni vetëm një mënyrë për të mbushur boshllëkun që ndjeni?

Ti beson se diçka mungon në jetën tënde dhe e konsideron një marrëdhënie si mënyrën më të mirë për të mbushur boshllëkun. Në vend që të kërkosh tek të tjerët atë që të mungon, shiko brenda vetes sepse nuk mund të ndihesh i plotë vetëm me veten, miqtë dhe të dashurit e tu në krah. Siç shkruam më sipër, së pari zbulo veten dhe pastaj marrëdhënien me një person tjetër.

Ndihesh i vetmuar vetëm në mbrëmje?

Nëse përgjigjja është po, atëherë më mirë mendo shumë seriozisht nëse dëshiron një lidhje të re. Jo sepse nuk është mirë të kesh dikë pranë natën, por sepse nëse ky është i vetmi kriter për të cilin dëshiron të kesh një lidhje, ka shumë të ngjarë që ajo të përfundojë në një lidhje ku do të ndaheni dhe do të riktheheni bashkë gjatë gjithë kohës dhe do të flisni vetëm në mbrëmje, ose siç është quajtur ndryshe, do të jetoni në një “situatë të lidhur”.

A doni vërtet të kaloni kohë me një person tjetër?

Nëse tashmë je duke dalë me dikë, ajo që ka rëndësi është nëse në fund të ditës dëshiron vërtet të kalosh kohë me të. A ndihesh mirë që je bashkë? A je i përgatitur për emocionet që do të lindin dhe për njohjen e asaj që ndjen?

The post Shenjat që tregojnë nëse doni vërtet një lidhje apo thjesht jeni të mërzitur me veten appeared first on iconstyle.al.

AKEP: Interneti celular në rritje, SMS dhe telefonia fikse në rënie

13 January 2026 at 13:28

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Tregu i komunikimeve elektronike në Shqipëri vijon të orientohet gjithnjë e më shumë drejt përdorimit të internetit, veçanërisht atij celular, ndërsa shërbimet tradicionale si SMS dhe telefonia fikse po shënojnë rënie.

Të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për tremujorin e tretë të vitit 2025 tregojnë rritje të ndjeshme të trafikut të të dhënave dhe ndryshim të sjelljes së konsumatorëve.

Sipas raportit, rreth 2,4 milionë njerëz përdorin internetin në celular, ndërsa 2,72 milionë përdorin shërbimet e telefonisë celulare, dhe të dyja shifrat kanë shënuar rritje krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Në të njëjtën kohë, numri i kartave SIM aktive ka arritur në 3,4 milionë, duke reflektuar një stabilizim të tregut dhe reduktim të përdorimit të shumëfishtë të kartave nga i njëjti përdorues.

Rritja më e fortë vërehet në përdorimin e internetit celular.

Gjatë tremujorit të tretë janë konsumuar 73 milionë gigabajt të dhëna, një rritje e ndjeshme krahasuar si me tremujorin e dytë të këtij viti, ashtu edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konsumi mesatar mujor për përdorues ka arritur në mbi 10 gigabajt, duke konfirmuar zgjerimin e përdorimit të shërbimeve online, rrjeteve sociale dhe platformave të komunikimit përmes internetit.

Në të kundërt, shërbimet tradicionale po humbasin terren. Minutat e thirrjeve dalëse kanë mbetur në nivele të qëndrueshme, ndërsa numri i mesazheve SMS të dërguara ka shënuar rënie, duke reflektuar zhvendosjen e komunikimit drejt aplikacioneve digjitale. Edhe struktura e tregut mbetet relativisht e pandryshuar, me rreth 60% të thirrjeve që kryhen brenda të njëjtit rrjet dhe 40% drejt rrjeteve të tjera.

Referuar raportit të AKEP-it, përdoruesit po orientohen gjithnjë e më shumë drejt paketave vetëm me internet, duke lënë pas shërbimet e kombinuara me televizion dhe telefon. /j.p/

The post AKEP: Interneti celular në rritje, SMS dhe telefonia fikse në rënie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: 22% e emigrantëve shqiptarë janë rikthyer në vend

5 January 2026 at 14:55

TIRANË, 5 janar/ATSH/ Shqipëria po përjeton një rritje të dukshme të rikthimit të emigrantëve.

Sipas të dhënave të Anketës Kombëtare të Migracionit 2024, e realizuar nga INSTAT në bashkëpunim me Bankën Botërore, 22% e emigrantëve shqiptarë janë rikthyer në vend.

Të dhënat tregojnë se vetëm gjatë 12 viteve të fundit, 109 mijë shqiptarë janë kthyer në Shqipëri. Nga këta, gati gjysma, ose 45%, janë rikthyer midis viteve 2020 dhe 2024, duke treguar se ritmi i kthimeve është përshpejtuar ndjeshëm në vitet e fundit.

Sa i përket moshës, shumica e personave të rikthyer janë mbi 35 vjeç, ndërsa 29% janë 25-34 vjeç. Vetëm 9% janë të rinj 15-24 vjeç, që tregon se rikthimi i emigrantëve përqendrohet kryesisht tek të rriturit që janë të gatshëm për të punuar.

Shumica e të rikthyerve vijnë nga Italia dhe Greqia, ndërsa emigrantët që jetojnë në vende më të largëta kthehen më rrallë.

Sa i përket punësimit, meshkujt e rikthyer punësohen në masën 67%, krahasuar me shkallën prej 59% për meshkujt jomigrantë.

Ndërsa femrat e rikthyera kanë një performancë të ngjashme me femrat jomigrante (34% krahasuar me 36%).

Shkalla e vetëpunësimit te të rikthyerit është rritur me kalimin e kohës. Nga 7% për ata që u kthyen midis viteve 2000-2004 në 29% për ata që u kthyen gjatë viteve 2015-2024, duke arritur kulmin, 34% për ata që u kthyen në periudhën 2010-2014.

Gratë që kthehen herët kanë një shkallë më të lartë të vetëpunësimit (41%) krahasuar me meshkujt (25%).

Shumica e vetëpunësimeve janë punë individuale (91-93%), por të rikthyerit janë më të prirur të bëhen punëdhënës me punonjës të paguar, veçanërisht ata që kanë kaluar më shumë se gjashtë vjet jashtë vendit.

1 nga 3

/r.e/a.f/

The post INSTAT: 22% e emigrantëve shqiptarë janë rikthyer në vend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Doganat arkëtuan 240 miliardë lekë në 2025-ën, rritje e të ardhurave nga karburantet dhe akcizat

5 January 2026 at 12:03

TIRANË, 5 janar/ATSH/ Administrata Doganore ka mbyllur vitin 2025 me të ardhura në vlerën 240 miliardë lekë, ose rreth 2,5 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, janë mbledhur rreth 10 miliardë lekë më shumë, duke shënuar një rritje prej 4,3%.

Gjatë vitit 2025, sipas raportit të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, forcimi i lekut ndaj valutave të huaja ka ndikuar negativisht në të ardhurat, duke sjellë një humbje prej rreth 9,5 miliardë lekësh. Nëse ky efekt nuk do të kishte ndodhur, rritja reale e të ardhurave do të ishte rreth 19,5 miliardë lekë, ose 10% më shumë se një vit më parë.

Në raport me planin vjetor, të ardhurat u realizuan në masën 98%. Por duke marrë parasysh ndikimin e kursit të këmbimit, rezulton se realisht janë mbledhur rreth 5 miliardë lekë më shumë se plani, ose 103,3% e tij.

Sipas Administratës Doganore, këto rezultate janë arritur falë menaxhimit më të mirë, kontrolleve më të forta në dogana dhe masave për të luftuar evazionin fiskal, të cilat kanë ndihmuar në rritjen e mbledhjes së të ardhurave.

Viti 2025 solli gjithashtu rritje të ndjeshme të të ardhurave nga mallrat e akcizës. zhdoganimi i karburanteve arriti në rreth 760 mijë tonë, ose 75 mijë tonë më shumë se një vit më parë. Zhdoganimi i cigareve arriti në 3450 tonë, duke kaluar planin dhe duke u rritur me 250 tonë krahasuar me vitin 2024.

Po ashtu, u shënua rritje edhe në zhdoganimin e kafesë me rreth 500 tonë dhe të birrës me rreth 1 mijë tonë më shumë se një vit më parë.

/a.f/r.e/

The post Doganat arkëtuan 240 miliardë lekë në 2025-ën, rritje e të ardhurave nga karburantet dhe akcizat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FMN: Shqipëria ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë

24 December 2025 at 09:24

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Shqipëria vazhdon të shënojë një nga normat më të larta të rritjes ekonomike në Europë, e mbështetur nga turizmi, inflacioni i ulët, borxhi publik në rënie dhe rezerva të forta valutore, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në përfundim të Konsultimit të Nenit IV për vitin 2025.

Sipas vlerësimit të Bordit Ekzekutiv të FMN-së, rritja ekonomike pritet të mbetet e qëndrueshme në nivelin 3,5% në vitin 2025 dhe 3,6% në vitin 2026, e nxitur kryesisht nga konsumi privat dhe mbështetja e vazhdueshme e sektorit të turizmit. FMN thekson se ekonomia shqiptare ka tejkaluar tashmë nivelin e saj para pandemisë, falë një kombinimi të përshtatshëm të politikave fiskale dhe monetare.

Inflacioni parashikohet të rritet gradualisht nga 2,2% në vitin 2025 drejt objektivit prej 3% në gjysmën e dytë të vitit 2026, në kushtet e një tregu pune të shtrënguar dhe rritjes së pagave.

Ndërkohë, deficiti i llogarisë korrente pritet të jetë 2,8% e PBB-së në vitin 2025 dhe të zgjerohet gradualisht në rreth 3,5% të PBB-së në afatin e mesëm, si pasojë e rritjes së importeve të nxitura nga të ardhurat më të larta dhe investimet publike kapitale.

FMN vlerëson se disiplina fiskale ka çuar në një ulje të ndjeshme të borxhit publik, i cili pritet të bjerë nën 50% të PBB-së, ndërsa rezervat e forta valutore kanë përmirësuar ndjeshëm pozicionin e jashtëm të vendit. Në këtë kontekst, qeveria shqiptare po avancon reforma të guximshme me synimin për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Megjithatë, FMN paralajmëron se rreziqet për perspektivën ekonomike janë zhvendosur drejt kahut negativ, për shkak të një mjedisi të jashtëm më të paqëndrueshëm. Tensionet gjeopolitike, përshkallëzimi i masave tregtare, luhatjet e çmimeve të mallrave dhe paqëndrueshmëria në tregjet financiare globale mund të ndikojnë negativisht te partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë dhe kërkesa e jashtme. Në planin e brendshëm, rënia e popullsisë në moshë pune mund të thellojë mungesat në tregun e punës dhe të ushtrojë presione inflacioniste.

Për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe për të mbyllur boshllëqet e reformave me Bashkimin Evropian, FMN thekson se reformat e brendshme në kohë janë thelbësore.
Prioritet mbetet ruajtja e rezervave fiskale përmes mobilizimit të qëndrueshëm të të ardhurave, përmirësimit të administrimit tatimor dhe modernizimit të sistemit të taksës së pronës, si dhe rritja e transparencës dhe cilësisë së shpenzimeve publike.

Në lidhje me politikat fiskale, FMN vlerëson se rritja e presioneve mbi shpenzimet, nëse nuk adresohen në kohë, mund të rrezikojë qëndrueshmërinë fiskale, veçanërisht përtej vitit 2030, për shkak të ndryshimeve demografike, detyrimeve për mbrojtjen dhe shpenzimeve që lidhen me klimën. Për të ruajtur rezervat fiskale, FMN rekomandon reforma të favorshme për rritjen në anën e të ardhurave, përmirësim të cilësisë së shpenzimeve dhe rritje të transparencës fiskale.

Në këtë kuadër, FMN komenton edhe nismën e “Paqes Fiskale”.

“Marrëveshja ‘Paqja Fiskale’, e cila ofron falje borxhesh dhe rivlerësim preferencial të pasqyrave financiare, rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe përputhshmërinë tatimore”, thuhet në deklaratëne Bordit të FMN-së.

Në fushën e politikës monetare, FMN vlerëson se qëndrimi aktual i Bankës së Shqipërisë është i përshtatshëm, por thekson se banka qendrore duhet të jetë e gatshme të reagojë shpejt ndaj zhvillimeve të tregut, veçanërisht nëse efektet dytësore nga rritja e pagave rezultojnë më të forta se sa pritej. FMN rekomandon gjithashtu fleksibilitet më të madh të kursit të këmbimit dhe mbështetje më të madhe te normat e interesit për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Sa i përket sektorit financiar, FMN nënvizon nevojën për monitorim të kujdesshëm të rreziqeve që lidhen me kreditimin në pasuri të paluajtshme, ekspozimet ndaj valutës së huaj dhe borxhin sovran, si dhe forcimin e kuadrit prudencial dhe të mbikëqyrjes bankare.

Në planin afatmesëm, FMN thekson se arritja e konvergjencës së të ardhurave me Bashkimin Evropian kërkon reforma të thella strukturore, veçanërisht në rritjen e produktivitetit, zhvillimin e kapitalit njerëzor, përmirësimin e tregut të punës, forcimin e qeverisjes dhe luftën kundër korrupsionit.

Konsultimi i ardhshëm sipas Nenit IV pritet të zhvillohet sipas ciklit standard 12-mujor.

https://www.imf.org/en/news/articles/2025/12/23/pr-25442-albania-imf-concludes-2025-article-iv-consultation

/a.f/

The post FMN: Shqipëria ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

11 mijë pensione pas vdekjes? Si u keqinterpretua raporti i KLSH-së

18 December 2025 at 12:45

Nuk ka vjedhje dhe as mashtrim me 11 mijë pensione. Raporti i KLSH-së për Institutin e Sigurimeve Shoqërore flet për pagesa të parapaguara dhe diferenca që rikuperohen ligjërisht. ISSH sqaroi për Faktoje se rastet abuzive në Shqipëri janë vetëm dy, jo mijëra siç u keqinformua në media. 

Esmeralda Topi 

Në fund të muajit nëntor, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore (ISSH) u bë lajm viral. Portale të ndryshme e interpretuan si “11 mijë pensione të marra pas vdekjes”, duke krijuar përshtypjen e një skandali masiv. 

Lajmi u publikua në të njëjtën javë kur Italia u trondit nga një rast mashtrimi me pensionin që buri bujë. Një burrë 56-vjeçar mbante trupin e nënës së tij për tre vite në shtëpi, ndërsa vazhdonte të merrte pensionin e saj, duke përfituar rreth 53 mijë euro në vit. 

Ky rast dramatizoi situatën në Shqipëri, duke keqinterpretuar raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por krahasimi nuk qëndron.

Çfarë thotë raporti i KLSH-së?

Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë ISSH-së gjatë vitit 2024 evidentoi 11,030 raste pagesash pas vdekjes, me një dëm financiar prej 114,8 milionë lekësh. Nga këto, mbi 100 milionë lekë janë rikuperuar, ndërsa rreth 14,7 milionë lekë mbeten ende në proces arkëtimi.

Por raporti i KLSH sqaron diçka thelbësore që mediat e kanë anashkaluar. 

përfshihen të gjitha rastet e tërheqjes pas datës së vdekjes, gjithashtu edhe rastet kur përfituesi i pensionit e ka tërhequr vetë pensionin, por ka ndërruar jetë në po atë muaj. Meqënëse pensioni është një pagesë që merret paradhënie, pjesa pas datës së vdekjes duhet mbajtur nga granti”, shkruhet në raport. 

Pra nuk bëhët fjalë për mashtrime nga persona të tjerë apo familjarë, por për pensionistë që kanë marrë pensionin dhe më pas kanë ndërruar jetë. 

ISSH: Nuk ka vjedhje

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, sqaron për Faktoje.al natyrën e këtyre pagesave. Ai theksoi se shifra 11 mijë është keqinterpretuar. 

“Ajo që dua të sqaroj është kjo: ato nuk janë pensione të njerëzve që kanë vdekur dhe kanë marrë pensione pasi kanë vdekur, pra i ka tërhequr dikush tjetër. Përgjithësisht këto janë raste kur qytetarët kanë ndërruar jetë pasi kanë marrë pensionin”

Hado shpjegon më tej se pensionet në Shqipëri parapaguhen në fillim të muajit. Për shembull, nëse një pensionist merr pensionin më 1 dhjetor dhe ndërron jetë më 10 dhjetor, ai ka tërhequr pensionin e plotë, por ligjërisht i takon vetëm pjesa deri në datën e vdekjes. Diferenca duhet rikthyer në fondin e sigurimeve shoqërore. Dhe shifra 11 mijë përfaqëson këtë fenomen.

“Në këtë rast nuk ka vjedhje, nuk ka marrje të pensionit të pamerituar, nuk ka shkelje, nuk ka abuzim. Dëmi ka qenë diku tek 37 milionë lekë, janë rikuperuar 29.5 dhe janë për t’u rikuperuar 6.7. Nuk ka dëm ekonomik”,  thekson Hado.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, keqinformimi mbi raportin e KLSH-së nuk është vetëm çështje financiare. Ata paralajmërojnë se raportimi i pasaktë dëmton reputacionin dhe krijon konfuzion shoqëror.

“Dëmi së pari për vetë gazetarët: humbasin besimin si burim informacioni dhe analizash serioze; dëmtojnë në mënyrë jo të drejtë reputacionin e institucioneve duke i bërë ato më të dobëta para publikut. E gjithë kjo, me kohë, krijon një çoroditje shoqërore dhe zhvlerësim të së vërtetës”, thekson Selami Xhepa. 

2 raste mashtrimi

Instituti i Sigurimeve Shoqërore pranon se ka patur edhe raste abuzive, por ato janë të izoluara dhe nuk bëhët fjalë për mijëra. Përkundrazi, janë vetëm dy raste.

“Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga këto lloj mashtrimesh sepse ka individë që mund të ndërrojnë jetë dhe familjet nuk i ç’regjisrojnë. Dhe këto raste ne sigurisht i kontrollojmë”, thotë drejtori Astrit Hado, duke shtuar se kryesisht janë raste nëpër rrethe apo fshatra.

“Një në fakt ka dalë nga një emision investigativ që kishte 8-9 vjet që kishte ndërruar jetë nuk ishte deklaruar. Dhe rezultoi që as i biri se kishte marr në fakt, e kishin marrë punonjësit e postës me një administrator”, tregon drejtori i ISSH-së.

“Një rast tjetër që kishim, ishte individ që kishte ndërruar jetë para 10 vjetësh në Spanjë dhe ishte marrë pensioni. Jo nga familjarët, nga dikush tjetër. Rast që e investiguam deri në fund dhe morëm edhe masat e nevojshme”, përfundon Hado. 

Por ndonëse të pakta në numër, për ekspertin e ekonomisë Klodian Muço edhe këto raste kërkojnë zgjidhje.

“Duhet gjetur një mekanizëm i kontrollit të vazhdueshëm ndërmjet atyre që përfitojnë pensionin dhe atyre që kontrollojnë. Problematikat ndodhin kur personat që humbasin jetën nuk ç’regjsitrohen dhe familjarët përfitojnë nga kjo situatë, më tepër se koordinim, duhet zgjidhje”, argumenton ai. 

Përfundim

11 mijë pagesa pas vdekjes nuk do të thotë 11 mijë vjedhje pensionesh. Bëhet fjalë kryesisht për një mekanizëm teknik të parapagimit të pensionit dhe për raste që korrigjohen ligjërisht. Mashtrimet ekzistojnë, por janë të rralla dhe jo skandal masiv.

The post 11 mijë pensione pas vdekjes? Si u keqinterpretua raporti i KLSH-së appeared first on Faktoje.al.

OSBE: Shqipëria përparime në politikat për të drejtat e të moshuarve

16 December 2025 at 16:51

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Prezenca e OSBE-së në vendin tonë prezantoi sot gjetjet dhe rekomandimet e vlerësimit mbi të drejtat e njeriut të personave të moshuar, me fokus në aksesin në shërbime dhe ndikimin e digjitalizimit.

Sipas OSBE, vendi ynë ka shënuar përparime në politikat për mbrojtjen e të drejtave të personave të moshuar, ndërsa thekson nevojën për ngushtimin e hendekut midis kuadrit politik dhe zbatimit praktik.

Vlerësimi i realizuar nga shtatori 2024 deri në nëntor 2025, shqyrtoi aksesin e të moshuarve në shërbimet sociale dhe ndikimin e mjeteve digjitale në të drejtat e tyre. Ai u mbështet në vizita në terren, konsultime, vëzhgime të drejtpërdrejta dhe diskutime me autoritetet vendore dhe shoqërinë civile, në të 12 qarqet e Shqipërisë. Raporti thekson prirjet kryesore, sfidat dhe rekomandimet për forcimin e zbatimit të politikave, ofrimit të shërbimeve, përfshirjes digjitale dhe bashkërendimit institucional.

“Me gati 20% të popullsisë të moshës 65 vjeç e lart dhe me gratë e moshuara që përbëjnë shumicën, është thelbësore të sigurohet që politikat publike dhe shërbimet t’u përgjigjen në mënyrë efektive të drejtave dhe nevojave në rritje të kësaj kategorie demografike”, tha ambasadori Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së, në hapje të takimit.

Shqipëria, shtoi ai, ka bërë përparime të rëndësishme në krijimin e kuadrit ligjor dhe të politikave për të drejtat e të moshuarve.

“Megjithatë, nevojiten përpjekje të vazhdueshme dhe të bashkërenduara për të ngushtuar hendekun midis politikave dhe praktikës”, shtoi ai.

Veprimtaria mblodhi aktorë kyç nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, institucionet kombëtare të drejtave të njeriut, Ndihma Juridike Falas dhe shoqëria civile, për të diskutuar gjetjet dhe për të eksploruar mënyra për mbrojtjen më të mirë të drejtave të personave të moshuar në Shqipëri.

Prezantimi shërben si pikënisje për dialog, monitorim të vazhdueshëm dhe veprim të përbashkët për të mbështetur mirëqenien e të moshuarve në të gjithë vendin.

OSBE, prezanton vlerësimin 2-vjeçar për drejtat e te moshuarve në Shqipëri – Florian Abazaj
1 nga 5
OSBE, prezanton vlerësimin 2-vjeçar për drejtat e te moshuarve në Shqipëri – Florian Abazaj

/a.gj/a.f/r.e/

The post OSBE: Shqipëria përparime në politikat për të drejtat e të moshuarve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hulumtimi i Migracionit 2024, shqiptarët jashtë vendit fitojnë më pak se pritshmëritë

15 December 2025 at 15:48

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Hulumtimi Kombëtar i Migracionit 2024, i realizuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) në partneritet me Bankën Botërore, zbulon profilet dhe modelet e migracionit të shqiptarëve, duke ofruar të dhëna të pasura për politikat migratore.

Sipas studimit, migracioni shqiptar kryesisht përbëhet nga të rinj, meshkuj dhe punëtorë me aftësi të mesme, të motivuar nga mundësitë ekonomike jashtë vendit. Më shumë se tre të katërtat e migrantëve aktualë janë meshkuj, ndërsa grupmosha më e përfaqësuar është 25-44 vjeç.

Hulumtimi tregon se migracioni ndryshon sipas arsimimit dhe destinacionit: rreth një e treta e shqiptarëve që shkojnë në SHBA kanë arsim të lartë, ndërsa vetëm 5% e atyre që shkojnë në Greqi kanë përfunduar arsimin universitar. Përveç kësaj, prefekturat bregdetare dhe qendrore regjistrojnë nivele më të larta migracioni për shkak të afërsisë me destinacionet kryesore, si Italia dhe Greqia.

Para largimit, migrantët punojnë kryesisht në pozicione me aftësi të ulëta dhe fitojnë rreth 10% më pak se të punësuarit që nuk migrojnë. Tre muaj para largimit, 75% e migrantëve punojnë, por kjo shifër bie në vetëm 9% në muajin e fundit në Shqipëri.

Hulumtimi zbulon gjithashtu një diferencë të madhe mes pritshmërive dhe të ardhurave reale të migrantëve. Migrantët që jetojnë jashtë vendit prisnin të fitonin mesatarisht 3,900 dollarë në muaj, por të ardhurat reale arrijnë vetëm rreth 2,200 dollarë, duke i detyruar të kursejnë më pak se sa prisnin (450 dollarë kundrejt pritshmërive prej 1,270 dollarësh). Ky hendek i pritshmërive është më i madh për migrantët në Greqi, me një diferencë prej 52% tek të ardhurat dhe 69% tek kursimet.

Hulumtimi, që përfshin 3,804 familje migrantësh dhe 1,198 familje jo-migrantësh, kombinon intervista të drejtpërdrejta dhe sondazhe telefonike me shqiptarë jashtë vendit, duke siguruar të dhëna më të sakta dhe të hollësishme mbi ciklin e plotë të migracionit.

Ky studim shërben si bazë për politika migratore të bazuara në evidencë dhe përputhet me qëllimet e Marrëveshjes Globale për Migracionin e Sigurt, të Rregullt dhe të Rregulluar.

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, në fjalën e saj tha se migracioni është një element shumë i rëndësishëm i familjeve shqiptare dhe varësia ndaj remitancave mbetet e lartë.

Zëvendësdrejtore e grupit për Shqipërinë pranë Bankës Botërore, Evis Sulko theksoi se pjesa më e madhe e migrantëve nuk kanë marrë mbështetje. /j.p/

The post Hulumtimi i Migracionit 2024, shqiptarët jashtë vendit fitojnë më pak se pritshmëritë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Zgjedhjet e 11 majit, më të hetuarat ndonjëherë

11 December 2025 at 22:25

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kujtoi se zgjedhjet e 11 majit ishin “më të hetuarat ndonjëherë”, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike se nuk paraqiti asnjë provë për pretendimet e saj.

Gjatë mocionit me debat të kërkuar nga opozita për raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, Balla kërkoi që reforma zgjedhore të çojë drejt heqjes së numëruesve të partive, ndërsa theksoi se financimi i partive politike dhe fushatave mbetet një çështje që duhet adresuar urgjentisht.

Balla u ndal po ashtu te vota e diasporës gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke theksuar se shqiptarët jashtë vendit dhanë një mesazh të qartë në zgjedhjet e 11 majit 2025. Sipas tyij, “dy ndër tre shqiptarë të diasporës i besuan Edi Ramës dhe Partisë Socialiste”.

“Ky rezultat është i verifikueshëm në të gjitha komunitetet shqiptare në SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe, Gjermani, Itali dhe Greqi”, shtoi ai.

Balla kritikoi Partinë Demokratike për mospërmendjen e diasporës ndërsa falënderoi publikisht qytetarët shqiptarë jashtë vendit.

“Nuk dëgjova asnjë fjalë për diasporën nga kryetari i PD-së. Dua t’ju them shumë faleminderit motra e vëllezër në diasporë për votën që i dhatë Partisë Socialiste”, tha ai.

Balla theksoi se qeveria ka prioritet forcimin e marrëdhënies me diasporën, duke premtuar që brenda vitit 2026 të gjitha shërbimet konsullore do të jenë të ofruara online dhe se do të shtohet prezenca e konsullatave shqiptare në vendet ku komunitetet janë më të mëdha.

/m.m/j.p/

 

The post Balla: Zgjedhjet e 11 majit, më të hetuarat ndonjëherë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Raportet ndërkombëtare, nekrologji e farsës elektorale të 11 majit

11 December 2025 at 21:04

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se “raportet e OSBE/ODIHR-it, Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian janë nekrologjia e farsës elektorale të 11 majit”.

Gjatë mocionit me debat në Kuvend për gjetjet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, Berisha u shpreh se “ky ishte një proces në të cilin shteti elektoral përdori të gjithë burimet e tij njerëzore, financiare, logjistike për të blerë votën e shqiptarëve dhe për të kontrolluar vullnetin e tyre”.

“Ishte një proces, si kurrë ndonjëherë më parë, falangat kriminale të patronazhistëve dhe aktivistëve të partisë së krimit, që paguhen nga qytetarët shqiptarë për shërbime, punonjës të administratës, zyrtarë, drejtorë, hajdutë, makutë, që tani janë edhe këtu, përdorën të gjithë fuqinë e pushtetit, të gjitha mjetet e pushtetit për të kontrolluar vullnetin politik të qytetarëve shqiptarë”, shtoi ai.

Berisha theksoi po ashtu se “fuqia ekzekutive e shtetit u përdor në dhjetëra mijëra raste për punësime, leje ndërtimi, leje legalizimi, certifikata pronësie”.

Në 11 maj, sipas tij, u shkelmuan të gjitha parimet për zgjedhjet e drejta dhe u falën dy ditë para zgjedhjeve 2 miliardë euro gjoba dhe kamata.

“Iu dhurua për votë 760 mijë pensionistëve, 100 euro secilit. U shpërndanë licenca për mbjellje kanabisi 28 mijë hektarë, kundrejt 200 hektarëve që parashikonte ligji. Ishte një proces në të cilin Troplinët, Çelët, Bajrët, bandat me radhë në rrethe, me hanxharët e krimit dhe paratë e krimit, sollën në parlament 28 deputetë”, shtoi ai.

Berisha shprehu mirënjohjen ndaj 300 vëzhguesve nga dhjetëra vende, të cilët firmosën tre raportet, të OSBE/ODIHR, të Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, të cilat sipas tij, “janë nekrologjia e farsës elektorale në Shqipëri”.

Berisha siguroi se “PD do të rikthejë votën e lirë”.

“U bëj thirrje shqiptarëve të marrin në dorë çështjen e votës së tyre. I garantoj se do bëjmë gjithçka për të përmbysur këtë regjim dhe rikthyer votën e lirë shqiptarëve. Ju kurrë nuk fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do organizonit 4533 aktivitete; nëse nuk do falnit 2 miliardë euro gjoba dhe kamata; nëse nuk do u jepnit 760 mijë pensionistëve 100 euro; nëse nuk do angazhonit kartelet e drogës”, tha ai.

/m.m/j.p/

The post Berisha: Raportet ndërkombëtare, nekrologji e farsës elektorale të 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

125 raste të reja me HIV në Shqipëri gjatë vitit 2025

1 December 2025 at 10:30

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Rastet e reja me HIV vijojnë të shfaqen çdo vit në vendin tonë, duke e bërë gjithnjë e më të domosdoshme rritjen e ndërgjegjësimit, parandalimit dhe aksesit në trajtim, në përputhje me mesazhin global të Ditës Botërore të AIDS-it.

Të dhënat e fundit të raportuara nga Instituti i Shëndetit Publik, tregojnë se gjatë vitit 2025, në Shqipëri, janë diagnostikuar 125 raste të reja me HIV, ndërsa numri total i rasteve të evidentuara nga viti 1993 deri në tetor 2025 ka arritur në 1,973. Prevalenca e infeksionit në nivel kombëtar vlerësohet në 0.08%, ndërsa incidenca për vitin 2025 është 5.3 raste për 100 mijë banorë.

Shifrat tregojnë se transmetimi seksual vazhdon të mbetet rruga kryesore e infektimit, duke përfaqësuar 72.6% të rasteve, ku pjesa më e madhe është transmetim heteroseksual. Ndërsa rastet e transmetimit nga nëna te fëmija, përmes gjakut apo përdorimit të drogave me injektim kanë mbetur në nivele shumë të ulëta.

Sipas shpërndarjes sipas grupmoshave, infeksioni është më i përhapur tek personat 35–44 vjeç (27.8%) dhe 25–34 vjeç (26.9%), ndërsa raporti gjinor mbetet i pabarabartë: në vitin 2025 janë regjistruar 98 raste tek meshkujt dhe 27 tek femrat, me një raport 3.5 : 1.

Në kuadër të Ditës Botërore të AIDS-it, e cila këtë vit mbahet nën moton “Të kapërcejmë pengesat drejt një përgjigje të re ndaj HIV/AIDS”, theksohet se pavarësisht përparimit të bërë globalisht, HIV/AIDS mbetet një sfidë e rëndësishme shëndetësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se në vitin 2024 rreth 1.3 milionë persona u infektuan me HIV dhe 630 mijë humbën jetën nga shkaqe të lidhura me AIDS-in.

Ekspertët nënvizojnë rëndësinë e masave parandaluese, testimit të hershëm dhe trajtimit të vazhduar. Testimi për HIV në vendin tonë është falas, konfidencial dhe i aksesueshëm, ndërsa trajtimi ofrohet pa pagesë në Shërbimin Infektiv dhe Pediatrinë Infektive në QSUT. Autoritetet shëndetësore rikujtojnë se përdorimi i prezervativit, testimi pas çdo kontakti të pambrojtur, kujdesi ndaj mjeteve të injektimit dhe informacioni i saktë mbeten armët kryesore për parandalimin.

Stigma dhe diskriminimi vijojnë të jenë barriera të rëndësishme që pengojnë testimin dhe trajtimin.

Në këtë ditë simbolike, institucionet shëndetësore apelojnë për më shumë ndërgjegjësim, respekt dhe mbështetje për personat që jetojnë me HIV, me synimin e përbashkët për t’i dhënë fund epidemisë deri në vitin 2030. /j.p/

The post 125 raste të reja me HIV në Shqipëri gjatë vitit 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

By: Brisi
16 November 2025 at 13:31

Në raport me popullsinë, Shqipëria qëndron midis shpresës së lindjeve dhe realitetit të hidhur të rënies demografike. Tremujori i tretë i vitit 2025 nëpërmjet të dhënave të INSTAT paraqet një tablo të përzier. Ndërsa në rang vendi raportohen 1 mijë e 347 lindje më shumë se vdekje, pesë qarqe vijojnë të përballen me një bilanc […]

The post Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ appeared first on BoldNews.al.

Gjipali për ATSH: Shqipëria, përparim të dukshëm në negociatat me BE, progres domethënës në drejtësi

11 November 2025 at 07:50

TIRANË, 11 nëntor /ATSH-Gjergji Mima/ Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), Gledis Gjipali, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, lidhur me progresraportin 2025 të Komisionit Europian, vlerëson se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në procesin e negociatave për anëtarësim në BE, por thekson se sfidat mbeten të konsiderueshme, veçanërisht në fushat e dialogut politik, drejtësisë, administratës publike dhe mjedisit.

Sipas Gjipalit, gjatë vitit 2025 Shqipëria ka hapur negociatat për 5 nga 6 grup-kapitujt, duke kompensuar kohën e humbur nga vonesat e viteve të kaluara.

Ai thekson se ritmi i reformave duhet të rritet nëse vendi synon të mbyllë negociatat deri në fund të vitit 2027.

“Ecuria deri më sot është tejet pozitive. Gjatë 12 muajve të fundit kemi hapur negociatat për 5 nga 6 grup-kapitujt duke fituar kohën e humbur nga bllokimi disavjeçar. Shqipëria po i afrohet kështu Malit të Zi e Serbisë, vende të cilat janë në negociata prej më shumë se dhjetë vitesh. Pavarësisht kësaj ecurie, ne duhet të rrisim ritmin e reformave nëse duam të arrijmë objektivin e vendosur, për mbylljen e negociatave në fund të 2027-ës. Pengesat kryesore që duhet të tejkalohen janë polarizimi i theksuar politik dhe dialogu i kufizuar parlamentar, si dhe forcimi i kapaciteteve administrative për zbatimin e reformave”, shprehet Gjipali për ATSH.

Në vlerësimin e tij për sistemin e drejtësisë, Gjipali nënvizon se, reforma ka sjellë rezultate konkrete, sidomos me përfundimin e procesit të Vetting-ut dhe rritjen e kapaciteteve të SPAK, megjithëse mbeten sfida si vonesat në emërime, ndërhyrjet politike dhe efikasiteti i ulët institucional.

“Raporti evidenton se reforma në drejtësi ka treguar progres domethënës, veçanërisht me përfundimin e procesit të vetting-ut në shkallë të parë. Sidoqoftë, mbeten sfida si: ndërhyrja e vazhdueshme politike, vonesa në emërime, efikasiteti i ulët i KLGj dhe KLP në emërimin, promovimin, transferimin dhe vlerësimin e magjistratëve, gjë që ndikon në cilësinë dhe efikasitetin gjyqësor në të gjitha nivelet. Kanë filluar të zbatohen masa për uljen e stokut të çështjeve në gjyqësor, që është një nga problemet kryesore të sistemit të drejtësisë”, thekson Gjipali.

Megjithëse sfidat mbeten të mëdha, nënvizon ai, “Shqipëria ka dokumentuar përmirësime konkrete në sistemin e drejtësisë. SPAK ka rritur kapacitetin për të shkatërruar grupet e krimit të organizuar dhe përdorimi i hetimeve financiare është përmirësuar. KLGj mbas disa vonesash ka proceduar me emërime të reja të magjistratëve, duke kontribuar në uljen e vakancave në nivel shkalle të parë. Gjatë kësaj periudhe u miratua një strategji ndërsektoriale e re për Drejtësinë 2024-2030 që do ndihmojë në mirëmenaxhimin e sistemit. Përdorimi i hetimeve financiare është përmirësuar dhe asetet e lidhura me krimin e organizuar po sekuestrohen më efektivisht”.

Sa i përket ekonomisë, ai shprehet se, Shqipëria ka ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe një rritje të PBB-së prej rreth 4%, por paralajmëron për mangësi në planifikimin dhe ekzekutimin e investimeve publike, të cilat mund të ndikojnë në performancën ekonomike edhe pas anëtarësimit.

“Ekonomia e Shqipërisë ka treguar qëndrueshmëri të konsideruar dhe arritje në stabilitetin makroekonomik gjatë vitit 2024, sipas raportit. Rritja ekonomike ka mbetur e fortë me 4% rritje të PBB-së, e nxitur kryesisht nga kërkesa e fortë vendase, performanca e suksesshme e turizmit, dhe aktivitete ndërtimi të vazhduara”, shprehet Gjipali.

Megjithatë, shton ai, “Shqipëria përballet me sfidat strukturale të rëndësishme që kërcënojnë qëndrueshmërinë e arritjeve makroekonomike. Të ardhurat e qeverisë si përqindje e PBB-së mbeten të ulëta në krahasim me nevojat për investime publike të cilat vazhdojnë të mos zbatohen sipas planeve të parashikuara. Kjo është një mangësi që duhet adresuar pasi kapacitet e dobëta në planifikim dhe ekzekutim të projekteve do të ndikojnë në performancën e vendit dhe pasi të anëtarësohet”.

Në fushën e mjedisit, Gjipali vëren se, tranzicioni i gjelbër mbetet ndër pikat më të dobëta, për shkak të mungesës së investimeve të mëdha dhe harmonizimit të pjesshëm me legjislacionin e BE-së.

Ai shton se përparimi në reduktimin e ndotjes dhe menaxhimin e mbetjeve është i ngadaltë, ndërsa kërkohen financime dhe përpjekje të mëdha në vitet e ardhshme.

“Mjedisi është një nga pikat e dobta që evidentohet nga raporti, kjo dhe për shkak të investimeve të mëdha që kërkohen për të arritur standardet europiane. Ndërsa në fushën  e energjisë ka progres, te mjedisi vlerësohet që ka stanjacion në arritjen e standardeve europiane. Masat për luftën kundër ndotjes së ajrit, menaxhimi i burimeve ujore dhe trajtimi i mbetjeve kanë përparuar ngadalë. Në përgjithësi legjislacioni mjedisor dhe klimatik është i harmonizuar vetëm pjesërisht me atë të BE-së. Arritja e standardeve të BE-së në këto fusha do të kërkojë përpjekje dhe financime të rëndësishme në vitet ardhshme”, nënvizon ai.

Në përfundim, Gjipali thekson se, Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit, por për të përmbushur objektivin e 2027-ës “duhet të ruajë ritmin e reformave, të forcojë institucionet dhe të krijojë klimë bashkëpunimi politik përtej interesave partiake”.

/r.e/a.f/

The post Gjipali për ATSH: Shqipëria, përparim të dukshëm në negociatat me BE, progres domethënës në drejtësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raport: Ballkani Perëndimor mbetet korridor kyç i kontrabandës në Evropë

10 November 2025 at 18:09

Pavarësisht dallimeve të tyre politike dhe ekonomike, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ndajnë një sërë cenueshmërish që i bëjnë ato një mjedis të favorshëm për krimin e organizuar, sipas Indeksit të Krimit të Organizuar 2025, i publikuar të hënën. Raporti, i përgatitur nga organizata jofitimprurëse me qendër […]

The post Raport: Ballkani Perëndimor mbetet korridor kyç i kontrabandës në Evropë appeared first on Reporter.al.

Rama: Gati për përfundimin e negociatave brenda vitit 2027

7 November 2025 at 09:56

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se progresraporti i KE ka vlerësuar me superlativa përparimin e pashembullt të Shqipërisë në proceset e anëtarësimit në BE.

Duke folur në rubrikën “Shënimet e Javës” në Podcast-in “Flasim” lidhur me gjetjet e progresraportit 2025 të Komisionit Evropian për Shqipërinë, Rama u shpreh se, “progresraporti i Komisionit Evropian ka vlerësuar me superlativa atë që është quajtur përparimi i pashembullt, progresi i pashembullt i Shqipërisë në proceset e anëtarësimit në BE, me hapjen e 5 nga 6 grup-kapitujve për negociatat në vetëm 11 muaj”.

“Uroj dhe besoj që do të hapim dhe grup-kapitullin e 6-të përpara përfundimit të këtij viti”, tha Rama.

“Duke ju kujtuar të gjithëve sesi disa e përqeshnin, apo e nënçmonin atë që unë thoja se në 2027-ën do të mbyllim negociatat me BE-në, duke më thënë se kjo ishte një shpikje dhe kjo nuk kishte asnjë lidhje me vullnetin e Bashkimit Evropian, progresraporti e thoshte shprehimisht që ne kemi treguar se jemi gati të plotësojmë teknikisht kushtet për përfundimin e negociatave brenda vitit 2027”, theksoi Rama.

“Pse? Sepse këta jemi ne , ky jam unë, kjo është PS”, nënvizoi Rama.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Gati për përfundimin e negociatave brenda vitit 2027 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ANALIZË – Raporti i zgjerimit të BE-së përshëndet progresin dhe nxit reforma më të thella

7 November 2025 at 07:35

– Kjo analizë është edhe kontribut i Agjencisë Telegrafike Shqiptare – 

BRUKSEL, 7 nëntor /ATSH-enr/ – Raporti vjetor i BE-së mbi progresin e vendeve kandidate të BE-së drejt anëtarësimit, tregon një BE që po përgatitet për valën e ardhshme të zgjerimit.

Brukseli thotë se ”momenti për një BE më të madhe është aty – por jo çdo vend po ecën me të njëjtin ritëm”.

Komisioni Evropian ka prezantuar raportin e tij vjetor të zgjerimit, duke vlerësuar procesin e pranimit të shteteve që aspirojnë të bashkohen me Bashkimin Evropian: Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Turqia.

Në krye të grupit të kandidatëve për në BE janë dy vendet ballkanike, Mali i Zi dhe Shqipëria, ndërsa Ukraina dhe Moldavia kanë bërë hapa të rëndësishëm pas dorëzimit të aplikimeve të tyre në vitin 2022.

Mali i Zi, kandidati kryesor, thotë se dëshiron të përfundojë bisedimet deri në fund të vitit 2026, ndërsa Shqipëria kërkon t’i përfundojë ato në vitin 2027. Ukraina dhe Moldavia  synojnë vitin 2028.

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha se viti 2026 do të jetë një “moment i së vërtetës për të gjitha vendet kandidate”, duke theksuar se një “kontinent i bashkuar është përgjigjja më e fortë ndaj atyre që kërkojnë të ndajnë dhe destabilizojnë Evropën”.

Cilat janë perspektivat për kandidatët individualë? Ja një përmbledhje:

Shqipëria dhe Mali i Zi: dy kandidatet kryesore

Në raportin e tij vjetor të zgjerimit, Komisioni Evropian thekson progresin e shpejtë të Malit të Zi dhe Shqipërisë në proceset e tyre përkatëse të pranimit.

Mali i Zi, i cili filloi bisedimet e pranimit në vitin 2012, shihet si kandidati kryesor midis gjashtë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, me negociatat që potencialisht do të përfundojnë deri në fund të vitit 2026 nëse reformat vazhdojnë.

Mali i Zi ka demonstruar “një angazhim të vazhdueshëm politik” dhe “ka prodhuar rezultate të prekshme në përmbushjen e reformave të kërkuara dhe në çuarjen e vendit përpara në rrugën e pranimit në BE”, sipas raportit.

Megjithatë, dokumenti thekson se institucionet demokratike të vendit mbeten të brishta dhe të ndjeshme ndaj krizave politike dhe bllokimeve të mundshme institucionale.

Sipas vlerësimit të Komisionit, Mali i Zi duhet të përmirësojë rekordin e tij në aspektin e ndjekjeve penale dhe dënimeve në rastet e korrupsionit, veçanërisht në një nivel të lartë, si dhe efikasitetin e përgjithshëm të gjyqësorit, duke përfshirë uljen e rasteve të prapambetura.

Komisioni Evropian vlerësoi se Mali i Zi është i përgatitur në mënyrë të moderuar në fushën e lirisë së shprehjes dhe se është bërë njëfarë progresi në zbatimin e reformave.

Theksohet veçanërisht se Mali i Zi duhet të vazhdojë të zbatojë vazhdimisht të gjitha ligjet që lidhen me median dhe t’i përafrojë ato më tej me acquis të BE-së – koleksionin e të drejtave dhe detyrimeve të përbashkëta që përbëjnë trupin e ligjit të BE-së duke siguruar kështu emërimin e shpejtë të anëtarëve në Këshillin e Agjencisë për Shërbimet e Medias Audiovizuale (AMU).

Dokumenti thekson gjithashtu se politika e vizave e Malit të Zi nuk është plotësisht në përputhje me atë të BE-së dhe se Mali i Zi duhet të ndërpresë marrëveshjet e regjimit pa viza me vendet, shtetasit e të cilave kërkojnë viza për të hyrë në BE.

Shqipëria, e cila ka qenë një vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2014, mund të përfundojë deri në fund të vitit 2027. Raporti mbi Shqipërinë vlerëson përparimin e rëndësishëm në disa fusha, të tilla si reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe angazhimi i qeverisë shqiptare për integrimin evropian.

Megjithatë, Komisioni thekson se zbatimi i reformave dhe konsolidimi i sistemit demokratik të Shqipërisë mbeten kushte themelore, për shembull në sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe polarizimin politik dhe dialogun institucional.

Ukraina dhe Moldavia: përparim i shpejtë, reforma të vështira

Raporti i Komisionit tha se Ukraina duhet të përshpejtojë reformat nëse dëshiron të përmbushë qëllimin e saj të vetimponuar për të përfunduar procesin e pranimit në BE deri në fund të vitit 2028. Vendi “ka vazhduar të tregojë qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe angazhim të fortë në rrugën e saj evropiane pavarësisht përshkallëzimit të luftës së vazhdueshme të agresionit të Rusisë”, vuri në dukje ai.

Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Sulmi i dha jetë të re përpjekjeve të bllokuara prej kohësh për të përfshirë anëtarë të rinj në bllokun prej 27 vendesh. Brukseli e sheh rritjen e numrit të anëtarëve të tij si një përparësi strategjike përballë agresionit të Kremlinit, me shefen e Zgjerimit të Komisionit të BE-së, Kos, e cila tha se më shumë vende ishte “një mundësi realiste, brenda viteve të ardhshme”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i kërkoi të martën kryeministrit hungarez Viktor Orbán të ndalojë bllokimin e përpjekjes së Kievit për t’u bashkuar me BE-në, ndërsa Brukseli mbështeti avancimin e vendit të shkatërruar nga lufta në hapin tjetër pavarësisht shqetësimeve për korrupsion.

Megjithatë, Brukseli paralajmëroi kundër “kthimit prapa” në përpjekjet kundër korrupsionit pasi Zelenskyy u detyrua të tërhiqte masat për të frenuar pavarësinë e agjencive që merren me korrupsionin për shkak të pakënaqësisë nga mbështetësit e tij evropianë.

Lidhur me Moldavinë, Komisioni ka vënë në dukje se vendi “ka vazhduar të përballet me sfida të papara si rezultat i luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, përpjekjeve nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj për të destabilizuar vendin dhe kërcënimeve për furnizimin dhe sigurinë e saj me energji”. Ai shtoi se “pavarësisht kësaj, Moldavia ka treguar qëndrueshmëri dhe angazhim ndaj reformave”.

“Moldavia ka bërë përparimin më të madh njëvjeçar nga të gjithë kandidatët”, tha Kos.

Në Rumaninë fqinje, Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se mirëpret mbështetjen e Komisionit për objektivin e Moldavisë për të përfunduar negociatat e pranimit deri në fillim të vitit 2028.

Serbia: protestat dhe retorika anti BE pengojnë përparimin

Në raportin e tij, Komisioni shpreh keqardhjen se zbatimi i reformave nga Serbia “është ngadalësuar ndjeshëm”, për shkak të polarizimit në rritje në shoqërinë serbe mes protestave që kanë përfshirë vendin për një vit.

Komisioni vuri në dukje “narrativën anti BE të dukshme jo vetëm në mediat serbe, por edhe të përdorur nga mbajtësit e posteve politike, përfshirë në nivelet më të larta”, dhe u kërkoi autoriteteve serbe të “marrin shumë më tepër përgjegjësi për komunikim proaktiv dhe më objektiv mbi procesin e pranimit të Serbisë në BE dhe BE-në, si dhe për luftimin e dezinformimit dhe manipulimit të informacionit”.

Megjithatë, për Ministrin e Jashtëm, Marko Gjuriç dhe kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Ana Brnabiç, mesazhi më i rëndësishëm për Serbinë në raport ishte se Serbia është gati të hapë grupin 3 të procesit të pranimit (“Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”), dhe se vendi ka përparuar në një numër fushash.

Brnabiç u pajtua me vlerësimin e Komisionit se Serbia ka ngadalësuar reformat. “Ajo me të cilën pajtohem plotësisht – dhe është me të vërtetë një kritikë – është se ne kemi ngadalësuar reformat. Dje, presidenti Vuçiç e përsëriti këtë dhe u bëri thirrje të gjitha institucioneve kompetente të bëjnë gjithçka që munden për të përshpejtuar reformat tona”, tha ajo.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me nevojën për të ndryshuar narrativën shpesh negative për BE-në në Serbi – e cila ishte gjithashtu një nga kritikat e Komisionit Evropian – Brnabiç tha se pajtohej me këtë. “Ne duhet të bëjmë një përpjekje për të ndryshuar narrativën ndaj BE-së dhe për të pasur një narrativë shumë më pozitive – ose të paktën shumë më pak kritike – për BE-në, pa asnjë dyshim”, tha ajo.

Raporti gjithashtu shqyrtoi Kosovën, një vend kandidat potencial për në BE, duke thënë se pavarësisht “sinjalizimit të saj të qartë të angazhimit ndaj vlerave të BE-së”, ajo po përjeton një ngadalësim në ritmin e reformave për shkak të ngërçit politik pas zgjedhjeve të shkurtit të kaluar.

Bosnje-Hercegovina: rruga drejt stabilitetit

Pavarësisht krizave politike dhe reformave të ngadalësuara në Bosnje-Hercegovinë (BH), raporti i Komisionit nxjerr në pah mundësitë që mund të përshpejtojnë procesin e pranimit.

Ai thekson se mosmarrëveshjet politike kanë ndikuar negativisht në progres, duke rezultuar në vonesa të reformave – por është regjistruar edhe progres i prekshëm, veçanërisht në harmonizimin e legjislacionit në fushat e mbrojtjes së të dhënave dhe kontrollit kufitar, si dhe në nënshkrimin e një Marrëveshjeje Statusi me Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare ”Frontex”.

Pavarësisht sfidave, Komisioni vlerësoi BH për paraqitjen e Agjendës së Reformës, duke sinjalizuar gatishmërinë e saj për reforma të mëtejshme. Megjithatë, sfida kryesore mbetet zbatimi i ligjeve të reformës gjyqësore, të cilat duhet të jenë plotësisht në përputhje me standardet e BE-së për të mundësuar përparim të vazhdueshëm në procesin e negociatave.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas tha se BE mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit të BiH dhe se reforma gjyqësore, së bashku me emërimin e një kryenegociatori për procedurat me BE-në, mbetet çelësi për përparim të mëtejshëm.

Maqedonia e Veriut: harmonizim i fortë në politikën e jashtme

Për Maqedoninë e Veriut, raporti tha se është e rëndësishme që vendi të përparojë dhe të finalizojë të gjithë punën përgatitore në lidhje me standardet e hapjes për grupin e bazave. U vlerësua për ruajtjen e marrëdhënieve të mira me vendet e tjera në zgjerim dhe për vazhdimin e angazhimit të saj në nismat rajonale.

Komisioni gjithashtu i kërkoi vendit të “miratojë ndryshimet përkatëse kushtetuese” të nevojshme për të përparuar, për shembull duke “përfshirë në Kushtetutë qytetarët që jetojnë brenda kufijve shtetërorë dhe që janë pjesë e popujve të tjerë, siç janë bullgarët”.

Pas një takimi me homologun e tij gjerman, Johann Wadephul në tetor, ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev tha se Sofja dhe Berlini gjithashtu ndajnë pikëpamjen se Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë kushtetutën e saj si një hap i parë drejt hapjes së bisedimeve të pranimit në BE.

Komisioni tha se vendi është angazhuar në mënyrë aktive me Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe ka filluar të zbatojë katër shtyllat e planit të integrimit gradual me tregun e vetëm të BE-së, integrimin ekonomik rajonal, reformat themelore dhe rritjen e mbështetjes financiare.

“Maqedonia e Veriut ruajti përputhjen e saj të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, duke dërguar një sinjal të fortë të zgjedhjes së saj strategjike të pranimit në BE dhe duke treguar veten si një partner i besueshëm”, thuhet në raport.

Gjeorgjia dhe Turqia: të veçantët?

Ndërsa pati reagime pozitive për disa vende në rishikimin vjetor, pamja për Gjeorgjinë ishte e zymtë pasi qeveria e vendit të Kaukazit është përpjekur ashpër të kundërshtojë kundërshtarët dhe është zhvendosur drejt Moskës. “Gjeorgjia nuk ka një rrugë të qëndrueshme drejt BE-së në këtë fazë, përveç nëse kushtet ndryshojnë në mënyrë dramatike. Tani është një vend kandidat vetëm në emër”, tha Kos.

Turqia njihet gjithashtu për një hap prapa në standardet e të drejtave themelore dhe shtetit të së drejtës. Ndërkohë, vendi po përpiqet gjithashtu të bëhet pjesë e Veprimit të Sigurisë për Evropën (SAFE) të BE-së prej 150 miliardë eurosh – një mekanizëm që synon forcimin e aftësive mbrojtëse evropiane. Edhe pse Turqia teknikisht është e kualifikuar për të hyrë në iniciativën SAFE, ajo kërkon miratimin nga të gjithë 27 anëtarët e BE-së – diçka që Greqia ka kërcënuar ta bllokojë.

Çfarë vjen më pas për aspirantët e BE-së?

Bashkimi me BE-në përfshin vite negociatash të mundimshme dhe reforma të mëdha, dhe vendet mund të vonohen nga shumë çështje gjatë rrugës. Edhe pasi një vend kandidat të kalojë të gjitha pengesat negociuese, bashkimi kërkon ende mbështetje unanime nga shtetet anëtare ekzistuese të BE-së.

Siç e tha ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski “anëtarësimi në BE nuk është një detyrim, por një zgjedhje e lirë e bërë nga një vend dhe qytetarët e tij.” Polonia është ndër vendet që theksojnë se zgjerimi duhet të shoqërohet me respektim rigoroz të standardeve demokratike, shtetit të së drejtës dhe koherencës strategjike dhe se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të bllokojnë progresin në anëtarësim.

Për herë të parë, Komisioni tani ka shprehur nevojën që traktatet e ardhshme të pranimit të përmbajnë “mbrojtje më të forta” kundër mosrespektimit të angazhimeve të marra gjatë negociatave të pranimit për të “siguruar që të ruhet dinamika pozitive në sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat themelore”.

Në sytë e shumë vëzhguesve, BE-ja ka nxjerrë një mësim të dhimbshëm, pasi vende si Hungaria kanë penguar punën e bllokut, ndërsa janë tërhequr nga shteti i së drejtës.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, Brukseli po shqyrton gjithashtu nëse duhet t’u mohojë të drejtën e vetos vendimeve anëtarëve të rinj në fusha si politika e jashtme për disa vite, pasi ata të anëtarësohen./ (Nga enr në bashkëpunim me AFP, Agerpres, ATSH, ANSA, BTA, dpa, FENA, MIA, MINA, PAP, STA dhe Tanjug)./  a.jor.

The post ANALIZË – Raporti i zgjerimit të BE-së përshëndet progresin dhe nxit reforma më të thella appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pirdeni: Paga minimale 50 mijë lekë në 2026-ën, rritje pagash në administratë

6 November 2025 at 19:12

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se në progresraportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, reformat për administratën publike vlerësohen objektivisht me progres në gjashtë shtyllat e saj me rezultate të matshme.

Në prezantimin sot në Kuvend të veprimtarisë vjetore të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2024, Pirdeni u shpreh se, “veçanërisht KE ka evidentuar plotësimin e kuadrit strategjik të reformës me dy strategji kyçe, përkatësisht atë për antikorrupsionin dhe strategjinë e dedikuar për reformën në administratën publike deri në vitin 2030, shtrirjen e planeve të integritetit në mënyrë kapilare në të gjithë qeverisjen qendrore, si dhe menaxhimin e qëndrueshëm fiskal në vend”.

Pirdeni tha se, “ky vlerësim i Komisionit është pika me e rëndësishme e referencës për çdo institucion që mbart përgjegjësi në procesin e pandërprerë të reformës, përfshirë DAP-in”.

Ministrja nënvizoi se, reforma është tashmë e përshirë drejtpërdrejt si pjesë e grup-kapitujve “Themeloret”, që përcaktojnë ritmin dhe cilësinë e të gjithë procesit të anëtarësimit në BE.

Pirdeni shtoi se, “2024-a ka qenë një vit tejet i rëndësishëm për DAP-in, për konsolidimin e reformës dhe për shndërrimin e saj nga një proces i mirëplanifikuar në një proces të maturuar tashmë”.

Kjo, vijoi Pirdeni, “u bë e mundur gjithashtu, përmes krijimit të portofolit të dedikuar ministror për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, vendim që në fillim të vitit 2024 i dha reformës peshën politike, institucionale dhe funksionale të nevojshme për t’u trajtuar si prioritet qeveritar dhe kombëtar”.

Pirdeni evidentoi vlerësimin e OECD/SIGMA që në raportin e publikuar në dhjetor 2024, e pozicionoi Shqipërinë si vendin me performancën më të lartë në rajon në shumicën e 32 indikatorëve të matur, veçanërisht në hartimin dhe koordinimin e politikave, në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe shërbimin civil, në qeverisjen digjitale dhe menaxhimin e financave publike.

Gjithashtu, theksoi Pirdeni, “SIGMA vlerëson gjithashtu se, “sistemi i rekrutimit dhe menaxhimit të Shërbimit Civil në Shqipëri vlerësohet i pjekur dhe i qëndrueshëm”.

Ministrja nënvizoi se ndërhyrja më e thellë strukturore që ka kontribuuar në këtë pjekuri ka qenë reforma radikale e pagave, e iniciuar në vitin 2023 dhe vijuar në 2024-ën dhe më tej. Ajo ka sjellë një rritje mesatare nga 35-64%, në varësi të kategorive të pagave dhe e ka çuar pagën mesatare në administratë në rreth 100 mijë lekë, pothuajse dyfishi i vitit 2013”.

Kjo reformë, theksoi Pirdeni, “është vlerësuar pozitivisht nga Komisioni Evropian, jo vetëm për rritjen nominale të pagave, por edhe sepse shoqërohet me një model të drejtë karriere, shpërblimesh dhe vjetërsie, falë rritjes së indeksit të shkallës së komprimimit të pagës dhe peshës së elementit të vjetërsisë në pagën totale”.

Ministrja theksoi se në kuadër të kësaj reforme përgjatë vitit 2024 janë zbatuar rritje pagash për disa sisteme karriere me peshë të lartë publike.

“Për rreth 36 mijë punonjës mësimorë dhe të tjerë jomësimorë në sistemin arsimor parauniversitar, pagat u rritën me mesatarisht nga 23% deri në 53%. Për rreth 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor rritja mesatare ka qenë nga 25% për mjekët, ose rritje në vlerë prej 20 mijë lekësh të reja në muaj për mjekët e përgjithshëm si dhe rritje mesare prej 32% për infermierët ose rritje në masën 15 mijë lekë të reja në muaj për ta”, tha Pirdeni.

Ministrja shtoi se, “për rreth 6 mijë ushtarakë të Forcave të Armatosura pati një rritje nga 7-22% për gradë, për rreth 3500 punonjës policie, pati rritje të pagës për gradë mesatarisht 15,12%. për rreth 1500 punonjës të Gardës së Republikës rritja e pagës për gradë u shënua nga 12,9 deri në 34,6%. Për rreth 1200 punonjës të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi paga për gradë u rrit nga 6,5 deri në 30,4%”.

Po ashtu, shtoi Pirdeni, “reforma tërësore e sistemit të pagave u shtri dhe në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore duke barazuar tashmë njëherë e mirë pagat e atyre me ato të klasës përkatëse korresponduese për administratën shtetërore. Kjo e çoi rritjen e pagave nga 15% deri në 241% në varësi të bashkive”.

Pirdeni nënvizoi se, “me projektbuxhetin e vitit 2026 qeveria synon parashikon indeksimin e pagave të administratës publike sikurse kërkohet dhe nga ligji për kompetencën e pagave si dhe parashikon gjithashtu një rritje të pagës minimale me 10 mijë lekë të reja nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë të reja, që përkthehet në një rritje 25% për një kategori të konsiderueshme të punonjësve të administratës me paga aktualisht më të ulëta”.

Ministrja nënvizoi se, kjo është një politikë e re pagash që e kombinuar me rritjen e përgjithshme si rezultat i rritjes së pagës minimale për të gjithë i shton gati 100 milionë euro qysh në vitin e parë 2026 shumës që mandati i katërt do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore.

Pirdeni shtoi se, “10 600 punonjës shërbimi, sanitarë, shoferë, teknikë, protokollistë, arkivistë, magazinierë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj, me një vlerë në rritje gati 25%”.

“Për specialistë të administratës publike rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja. Mësuesit do të përfitojnë pagë 3 mijë lekë të reja më shumë në muaj. Dhe për herë të parë në sektorin e shëndetësisë, përveç indeksimit do të fillojë dhe llogaritja e vjetërsisë në punë”, tha Pirdeni.

“Kjo do të thotë se si mesatare për mjekët e përgjithshëm nga 131 700 lekë, paga do të shkojë në 143 500 lekë në muaj. Për mjekët në spitale nga 174 mijë lekë në 186 mijë lekë në muaj. Për infermierët nga 87 mijë lekë në 92.500 lekë në muaj”, tha Pirdeni.

Po ashtu, Pirdeni theksoi se, “edhe për punonjësit e Policisë së Shtetit, përveç indeksimit, do të ketë rritje për vjetërsinë në punë, e cila për gradat më të ulëta përkthehet në një rritje mesatare me 5 mijë lekë të reja në muaj”.

“E thënë ndryshe, për një punonjës me vjetërsi mesatare 15 vjet, sipas gradave, pagat rriten si më poshtë: Për inspektorët e thjeshtë nga 80.500 lekë të reja në 84.500 lekë të reja, plus shtesa për kushtet e punës dhe ushqimit, që e çon pagën mesatarisht në 100 mijë lekë të reja. Për komisarët nga 105 mijë në 110.600. Dhe për drejtuesit e thjeshtë, nga 130.500, paga do të shkojë 141.450 lekë të reja, që me shtesën dhe me ushqimin bëhet mesatarisht 156.450 lekë”, u shpreh Pirdeni.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Pirdeni: Paga minimale 50 mijë lekë në 2026-ën, rritje pagash në administratë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shehu: 159 auditime dhe 13 kallëzime penale nga KLSH në vitin 2024

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, prezantoi sot në Kuvend raportin vjetor për veprimtarinë audituese të institucionit për vitin 2024.

Në fjalën e tij, Shehu tha se “KLSH ka realizuar gjithsej 159 auditime në institucionet publike, që përfshijnë auditime financiare, përputhshmërie, performance, të sistemeve IT, të kombinuara, tematike dhe verifikuese”.

“Sipas llojit të auditimeve janë kryer 45 auditime financiare, 43 përputhshmërie, 35 të kombinuara, 15 performance, 8 IT dhe 13 për zbatimin e rekomandimeve. Sa i takon fushëmbulimit në auditim këto misione janë kryer në 205 subjekte publike, përfshirë 97 të qeverisjes qendrore, 75 të vetëqeverisjes vendore, 13 institucione të pavarura dhe 20 shoqëri publike me shumicë shtetërore”, nënvizoi Shehu.

Kjo shtrirje institucionale dhe territoriale, vijoi Shehu, tregon përpjekjet e vazhdueshme të institucionit për të siguruar një mbulim të plotë dhe të balancuar.

Sipas tij, në përfundim të auditimeve janë dhënë 194 opinione dhe konkluzione, përfshirë 80 financiare, 78 përputhshmërie, 15 performance, 8 IT dhe 13 për zbatimin e rekomandimeve.

Shehu bëri të ditur se “në 29 raste është dhënë opinion i pamodifikuar, në 7 raste opinion i kundërt për shkak të shkeljeve materiale e të përhapura, ndërsa pjesa tjetër janë opinione të kualifikuara”.

Kreu i KLSH sqaroi se auditimet, janë shoqëruar me 4378 rekomandime, përfshirë 2594 masa organizative, 28 përmirësime ligjore, 1059 masa disiplinore e administrative, 184 masa me dëm ekonomik dhe 513 për adresimin e parregullsive me efekt financiar negativ.

Nga verifikimi i zbatimit të rekomandimeve të auditimeve të vitit 2023, Shehu tha se rezultoi se rreth 70% e tyre janë zbatuar plotësisht, pjesërisht ose janë në proces, ndërsa niveli i pranueshmërisë mbetet 99%.

Sipas tij, në bashkitë e audituara u konstatuan prona të paregjistruara, asete pa certifikata pronësie, mungesë harmonizimi të të dhënave kontabël me sistemin e Thesarit dhe shkelje të parimeve të kontabilitetit publik në regjistrimin e detyrimeve.

Auditimet e përputhshmërisë nxorën në pah mosrespektim të kuadrit ligjor në prokurime, menaxhimin buxhetor dhe raportimin fiskal.

KLSH, sipas Shehut, evidentoi shkelje në administrimin e kontratave koncesionare e PPP, me pagesa për shërbime të pakryera dhe angazhime pa fonde në vlerë 6,7 miliardë lekë, ndërsa detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve arritën në 30,9 miliardë lekë dhe stoku i detyrimeve të prapambetura në 8,1 miliardë lekë.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, vijoi Shehu, u konstatua stok borxhi doganor prej 47,6 miliardë lekësh, me rikuperim vetëm 1,2% gjatë vitit, dhe dobësi në kontrollin ndaj kontrabandës, çka solli opinion të kualifikuar.

Në Administratën Tatimore, shtoi ai, stoku i borxhit tatimor arriti në 155,2 miliardë lekë për mbi 181 mijë tatimpagues, me shtesë vjetore prej 40 miliardë lekësh dhe 2,35 miliardë jashtë sistemit elektronik.

Sipas Shehut, nga 2982 kontrolle të planifikuara, 109 nuk u realizuan, për shkak të mungesës së koordinimit mes strukturave përkatëse.

“Auditimet evidentuan gjithashtu parregullsi në prokurime publike, kufizim të konkurrencës, procedura me një operator të vetëm, vonesa në zbatimin e kontratave dhe pagesa për punime të papërfunduara”, deklaroi Shehu.

Në fushën e administrimit të burimeve njerëzore, vuri në dukje ai, u konstatuan largime të padrejta nga puna dhe vendimmarrje pa dokumentacion mbështetës, që kanë shkaktuar kosto shtesë për buxhetin e shtetit.

Gjatë vitit 2024, KLSH, tha Shehu, ka referuar 13 kallëzime penale dhe ka përcjellë 35 materiale të tjera informuese për çështje që kërkojnë hetim të mëtejshëm nga organet e drejtësisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së PD-së, Ledina Alolli, se përse vazhdon pagesa për kontratat PPP të check up, sterilizimit dhe dializës, kur vetë KLSH ka evidentuar pagesa të tepërta për raste që nuk janë kryer, Shehu u përgjigj se KLSH ka kryer  procedura auditimi për të cilat institucionet janë njohur dhe janë në dispozicion të Kuvendit të Shqipërisë në mënyrë periodike.

“Duke pasur parasysh kërkesën, e cila është drejtuar institucionit nga deputeti Braçe për një vëmendje të veçantë të këtyre kontratave dhe jo vetëm të kontratave në shëndetësi, por të koncesioneve në tërësi KLSH pas një analize të këtyre ditëve ka vendosur kryerjen e veprimeve institucionale në mënyrë të veçantë. Kërkesa e deputetit Braçe është vlerësuar jo vetëm me një rëndësi të veçantë, por me një emergjencë dhe për shkak të afateve në disa raste për të shfrytëzuar çdo lloj elementi kohor në mënyrë që institucionet të kryejnë detyrimin me përgjegjshmërinë dhe me efikasitetin maksimal”, u shpreh Shehu.

Kreu i KLSH-së garantoi se deputetët do të vihen në dijeni në mënyrë të menjëhershme.

Kreu i KLSH informoi gjithashtu se KLSH është në proces auditues për Bankers Petrolium për rrugën Thumanë- Kashar dhe anijet energjetike në Vlorë.

“Ky është detyrimi ynë që t’iu vëmë në dispozicion konkluzionet tona nëpërmjet raportit përfundimtar shtoj këtu që jemi të gatshëm dhe kjo është e padiskutueshme, çdo moment të investohemi në mënyrë maksimale për ato raste që ju vlerësoni që janë me impakt të lartë”, përfundoi Shehu. /k.s/

The post Shehu: 159 auditime dhe 13 kallëzime penale nga KLSH në vitin 2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kos takim online me Spiropalin: Shqipëria në rrugën e duhur drejt integrimit

5 November 2025 at 15:48

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi raportprogresin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në një takim virtual mbi gjetjet dhe pritshmëritë e këtij raporti.

Në takimin online, komisionerja Kos theksoi se, “kur flitet për procesin e integrimit nuk ka dyshim që Shqipëria është në rrugën e duhur”.

Ministrja Spiropali theksoi se, “vizioni ynë për anëtarësimin në BE vetëm përforcohet nga gjetjet realiste dhe të balancuara të raportit, njohja e angazhimit tonë të fortë politik, ritmi dhe madhësia e reformave”.

Spiropali shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për përkushtimin e Komisioneres Kos ndaj agjendës së zgjerimit, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me Komisionin.

1 nga 3

/gj.m/j.p/

The post Kos takim online me Spiropalin: Shqipëria në rrugën e duhur drejt integrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për mbylljen e negociatave brenda 2027-ës, sfidat do të adresohen në çdo hap

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se progresraporti i publikuar dje nga Komisioni Evropian për vitin 2025 thotë shumë gjëra, por mbi të gjitha thotë që Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda 2027-ës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadorin e Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi progresraportin e Komisionit Evropian, Rama tha se patjetër në këtë rrugë të duhur ka sfida në çdo hap, sfida dhe çështje për t’u adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore, por edhe në mënyrë cilësore.

Kryeministri vuri në dukje se raporti i progresit është një gotë e mbushur përgjysmë.

“Ajo që ne kemi bërë gjithmonë dhe do të bëjmë përsëri është që duke marrë të gjithë energjinë e nevojshme nga gjysma e plotë të fokusohemi me të gjithë energjinë e nevojshme tek gjysma bosh, në mënyrë që brenda 2027 ta përmbyllim këtë proces dhe në mënyrë që raporti i vitit 2027 të shkruajë: rekomandojmë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se ndjehet krenar që tanimë askush nuk harron të thotë që Shqipëria është në pararojë të këtij procesi së bashku me Malin e Zi dhe që më në fund Shqipëria është shembulli pozitiv që iu jepet edhe të tjerëve që duan të bëhen pjesë e familjes evropiane.

Ky është raporti për mua, vijoi Rama, të tjerat janë të gjitha pjesë të detajuara të një procesi ku ne i kemi kryer në një kohë rekord hapjen e 5 grup-kapitujve.

Kryeministri shprehu besimin se Shqipëria do të kryejë edhe hapjen e grup-kapitullit të gjashtë.

“Do ta mbyllim vitin me të gjithë grup-kapitujt e hapur”, tha Rama.

Kjo, shtoi Kryeministri, ka ardhur si rezultat i një fakti që e risolli në vëmendjen e të gjithëve.

“Në ‘vitet e poshtërimit’, siç unë i quaj dhe do t’i quaj gjithmonë ato vitet kur na e jepte Kadiu, por na e refuzonte Aliu, kur Komisioni rekomandonte hapjen e negociatave dhe për shkak të një, dy apo tre vendeve Këshilli nuk arrinte t’i hapte negociatat me Shqipërinë, ne jemi përgatitur për ditën kur negociatat do të hapeshin, kemi punuar njësoj sikur të ishin hapur”, nënvizoi Rama.

Për këtë arsye, theksoi Kryeministri, grupi ynë negociator ka shkëlqyer në këtë proces sepse nuk ka vajtur në tryezën e negociatave për të mësuar aty se çfarë duhet të bëjë, por ka qenë i mirëstërvitur gjatë periudhës 3-vjeçare të “poshtërimit” të Shqipërisë.

Kryeministri Rama dhe ambasadori Gonzato në konferencë shtypi në Kryeministri, foto: Florian Ab...
1 nga 9

/k.s/j.p/r.e/

The post Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për mbylljen e negociatave brenda 2027-ës, sfidat do të adresohen në çdo hap appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌